Pershendetje te nderuar antare
Jam antar i ri i ketij forumi dhe ky eshte mesazhi im i pare. Qe te mos shkonte dem, vendosa te hap nje teme te re.
Me ardhjen e VMRO-se ne pushtet dhe meqe kjo morri pas vetes dhe PDSH-ne, keto dyja formuan qeverine. Kjo qeveri tani po ben punesimet e reja, ashtu si kane bere deri tani edhe partite tjera, nxirr njerin prej pune - per te futur tjetrin. I njejti vend pune vetem njerez te ri.
Sidoqofte, ceshtja eshte kjo:
Partia e Arben Xhaferit dhe Menduh Thacit ka vendosur se fundmi te vendosin per REKTOR te Univerzitetit Shteteror te Tetoves nje "militant te sofistikuar" te tyre, dr. Sadi Bexheti.
Ceshtja per te cilen ju ftoj te diskutojme eshte:
A ka te drejte PDSH si parti qe ishte kunder legalizimit te UT-se, te vendose per rektor nje njeri te vetin, i cili ja per cudi eshte edhe bartes aksionesh ne Univerzitetin e Shtulit bashke me Menduh Thacin?
A ka te drejte cilado parti shqiptare ose maqedone te vendose rektoret e Univerziteteve?
Cfare duhet te bejne studentet nese vjen nje zgjidhje e imponuar si shume here deri tani???
Krijoni Kontakt