
Postuar mė parė nga
Albo
Prindi asnjehere nuk i "imponohet" femijes se tij, por deshiron gjithmone qe femija te trashegoje vlerat dhe moralin me te mire, qe do ti vlejne gjate gjithe jetes. Dhe nese nje prind e pagezon apo ben synet femijen ne lindje, nuk e ben kete per te "prangosur" femijen e tij, por e ben pasi beson se ky eshte besimi i vertete qe do ti duhet femijes ne jete. Pra eshte nje akt dashurie dhe jo nje akt imponimi.
Kur femija arrin moshen madhore, ai ben perzgjedhjen e tij duke eksploruar besimin e prinderve dhe duke eksploruar besimet e tjera ne te njejten kohe. Nga observimet dhe kontaktet me te konvertuar nga besime te ndryshme, e perbashketa e tyre ishte nje edhe e vetme: te gjithe kishin eksploruar besimin familjar deri ne ate shkalle, aqsa ishin ndiere mire ose keq, plot ose bosh. Dhe kjo kish qene shtysa per ta per te eksploruar pertej kufijve te tradites familjare. Ashtu sic kam njohur plot njerez qe traditen e besimit familjar e njohin pak ose aspak dhe tradita familjare per ta eshte vetem nje etiketim i jashtem e jo dicka e brendshme. E perbashketa e kesaj kategorie njerezish eshte qe jo vetem qe nuk besojne ne Zot, por nuk jane ne gjendje qe te shohin as rolin e besimit ne jeten e njerezve dhe historine e njerezimit.
Krijoni Kontakt