Feja ne lashtesi,trashegohej sepse ishte nje nga vecorite qe permbante zakonet dhe traditat me te cilat cdo popull behej i vecante.Per te vazhduar traditat e pasura te popullit dhe zakonet qe siguronin vazhdimesine e jeteses se zgjedhur,ishte e detyrueshme te trashegohej edhe feja.
Sidoqofte,ato kohe kane kaluar po prinderit tane e kane akoma nevojen e trashegimise te brezi i ardhshem.Dhe eshte gabim i madh te themi pa menduar se e kane gabim.Eshte e vertetuar se cdo gje qe trashegohet,luan rol te rendesishem ne jeten tone.Ti je vete shembull.duke mos pranuar nje zakon qe te lane prinderit,u hap nje problem ne familje.Dhe kjo gje ndodh mjaft here ne kohet qe jetojme.
Nuk vihet ne dyshim se prinderit e tu,i thone per te mire keshillat e tyre,po nga ana tjeter,nqs ti ke besim tend qe ndryshon nga i tyre,mire eshte ta mbash per vete,keshtu qe edhe ata mos te merziten.Duhet te kuptosh qe trashegimia luan nje rol shume te rendesishem ne jeten e popujve dhe mire eshte mos ti vihesh kunder kesaj fuqie.
Besimi eshte lidhja qe ke me veten tende,dhe ne te vertete pak rendesi ka se ne cilen fe beson.nuk nevoja ta besh publike.
Mendoj se ke adoptuar nje fe tjeter pikerisht per tju kundervene prinderve,se ne te vertete fete jane pak a shume te gjitha njesoj.......
Krijoni Kontakt