Sipas artikullit te Shekullit, date 12 korrik 2007, me titull "Turizmi, shqiptaret braktisin plazhet e vendit", shkruhet se te ardhurat nga turizmi kane qene 170 milion euro (15% me pak krahasuar me vitin e kaluar), ndersa shpenzimet e shqiptareve jashte vendit kane qene rreth 177 milion euro (ose 62% e dergesave te emigranteve shqiptare). Gjithashtu, permendet se Shqiperia luan rolin e nje pike tranziti per emigrantet shqiptare, te cilet hyjne ne vendin tone dhe dalin per te bere pushimet ne nje nga vendet fqinje. Keto shifra jane te sakta, sipas publikimeve te Bankes se Shqiperise.
Nje person me lart kritikon shqiptaret per mos-shfrytezimin e turizmit tone ne favor te turizmit ne vende te huaja. Kjo eshte nje kritike qesharake, nisur nga krahasimi i thjeshte i kushteve qe ofron Shqiperia dhe vendet fqinje (per te mos folur per me gjere). Per shembull, para pak ditesh mora disa oferta nga disa agjenci turistike per ne Turqi. Nje pakete turistike per nje pushim 12 ditor ne Turqi kushton rreth 600 euro. Nje pushim ekuivalent ne jug te Shqiperise kushton rreth 550 euro. Nisur nga kushtet, cilin nga te dy vendet do te zgjidhnit? Do te shkonit ne Turqi, apo ne Shqiperi, ku per rreth gjashte ore te dites mungon energjia elektrike, uji i pijshem, kushtet e tjera dytesore, e te tjera te tilla? Mos thoni se do te zgjidhnit Shqiperine, per shkak te ndonje ndjenje te semure, sepse nuk shfaqni asgje me shume se idiotsi! Ne dhjete vitet e fundit, asnjehere nuk kam bere pushime ne Shqiperi, ashtu sic nuk do t'i bej kete vit apo edhe per jo pak vite ne vazhdim.
Krijoni Kontakt