Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 151
  1. #91
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë

    (Marre nga Shekulli)

    .Rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë kufijve, rreth 583 milionë euro, ose sa 85 për qind e totalit të dërgesave nga emigrantët.


    .
    I beson ndonjeri kesaj shume ?

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Vertet kur kemi vende ne Shqiperi turistike nuk e kuptoj cfare me shume kane ata jashte nga vendet tona ose nga pikat tona turistike.Shpresojne qe Turizmi te arri ne nje pike qe ne te jemi te kenaqur edhe me shume per ekonomine tone.

  3. #93
    Shqipëria, gati për t'u zbuluar





    Për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ministri shqiptar i turizmit organizon një konferencë për shtyp. "Popull mikpritës, natyrë e virgjër dhe kulturë e larmishme, janë tri atraktivitetet kryesore turistike të Shqipërisë," thotë ministri shqiptar i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj

    “Albania - yours to discover” (Shqipëria - e juaja për ta zbuluar) shkruhet me të kuqe në sfondin e stendës 202 të njërit prej salloneve të Evropës në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. Një fotomontazh me shtëpi të vjetra të Beratit, njerëz të veshur me kostume popullore, të tjerë me kaska mbrojtëse dhe kajakë duke bërë rafting mbi ujërat e një lumi të rrëmbyer, pamje malesh e bregdetesh, përfaqëson atë që ofrojnë turoperatorët shqiptarë në panairin e turizimit Berlin 2007. Ministri Bujar Leskaj, që mbulon këtë sektor, e përmbledh shkurt me tri fjalë atë që e pret vizitorin e huaj në Shqipëri: “Një popull mikpritës, një natyrë e virgjër dhe një kulturë e pasur.”

    Në panairin më të madh të turizmit në botë, i cili mbyll portat të djelën (11.03) u zhvillua për herë të parë një konferencë shtypi me ministrin shqiptar të turizimit: “Një nga qëllimet kryesore të kësaj konference ishte të tregohej se cili është atraktiviteti që ka Shqipëria në sytë e turistëve të huaj,” sqaron ministri Bujar Leskaj. Në Shqipëri mund të zhvillohet çdo lloj turizmi, thotë ai më tej: “Duke filluar nga udhëtimet e ndryshme, ngjitjet alpine, peshkimi, sportet dimërore e verore, biçikleta, ekoturizëm etj. “ E pasur në bukuri natyrore dhe me mbi 2000 monumente të kulturës Shqipëria ka një pasuri potenciale turistike. Qëllimi ynë është që ta shndërrojmë atë në pasuri reale, thotë Leskaj më tej për Deutsche Wellen.

    Në pavionin shqiptar në Berlin është shmangur enkas promovimi i bregdetit si vend për pushime në masë, sqaron Luan Dervishi nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ: “Është shumë e vështirë të konkurrosh aktualisht me të gjithë tregun botëror. Kjo është arësyeja, se përse po shpërndahet turizmi gjatë gjithë vitit, si edhe gjeografikisht, pra, që të mund të përfitojnë edhe komunitetet e vogla.“

    Përveç GTZ-së, në paraqitjen e Shqipërisë në Berlin, kanë ndihmuar edhe programi EDEM i USAID/it si edhe Enti Kombëtar i Turizmit. “Bashkëpunimi ndërmjet këtyre institucioneve ka qenë më i frytshëm sivjet,” - vlerëson për Deutsche Welle-n Nevila Popa, specialiste e turizmit në projektin EDEM të USAID-it. “Jo vetëm që është rritur sipërfaqja e pavionit nga 84 në afro 120 metra katrorë (2006), por gati është dyfishuar numri i agjencive turistike. Ndërsa në panairin e vitit 2006 merrnin pjesë tetë firma, këtu prezantohen 15.” Një element tjetër i ri, shton Popa, ishte edhe performimi me muzikë dhe valle popullore shqiptare.

    Në krye të pavionit është një stendë e Entit të Turizmit. Bukra Malasi është një nga punonjëset që rrinë në pritje të vizitorëve. “Kryesisht janë turoperatorë të huaj që duan të bashkëpunojnë me ata shqiptarë”, - sqaron ajo. Por ka edhe shumë gazetarë që duan të dinë, se çfarë turizmi do të prezantojë Shqipëria në vitin 2007.

    Në të djathtë të stendës së Entit të Turizmit janë radhitur banakë, pas të cilëve qendrojnë përfaqësuesit e firmave. Mbi tryeza ata mbajnë laptopët me fotografi të ndryshme nga vendet turistike të Shqipërisë e prospekte promovuese. Sonja Popa, pronare e Gulliver OK, e ka punuar me kujdes katalogun e agjencisë së saj, ku premtohen të kënaqen jo vetëm shqisat e të parit, por edhe ato të shijimit: “Tani kemi filluar të promovojmë rajonin e Korçës me fshatra, në mënyrë që turistët të njihen me vendasit, të provojnë gjellët tradicionale e të njohin mentalitetin e vendit,” – sqaron ajo.

    Megjithëse turizmi në Shqipëri ka ecur përpara në aspektin sasior, me një rritje prej 28 për qind nga viti 2005 në atë 2006, por edhe në atë cilësor, përsëri ka shumë punë për të bërë, gjykon Popa. “Na duhet një komunikim më i mirë midis agjencive turistike, hoteleve, sajteve arkeologjike etj., në mënyrë që produkti final të dalë i kopsitur mirë. Duhet bërë edhe klasifikimi i hoteleve, standardet, ligji të jetë i tillë, që ne të mund ta bëjmë punën ashtu siç duhet.”

    Rritje të turizmit në Shqipëri ministri Bujar Leskaj shpreson veçanërisht pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, që para pak kohësh kaloi në kabinet e që tani pritet të miratohet nga parlamenti.

    Anila Shuka, Berlin

    DW

  4. #94
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Shqipëria, një potencial turistik

    ************************************************** **************

    Nga Bujar LESKAJ


    Si vend mesdhetar, Shqiperia ka nje kompleks te faktoreve klimateriko-tokesore ne favor te zhvillimit dhe inkurajimit te sherbimeve te karakterit turistik, por pa pasurite e medha kulturore, arkeologjike, natyrore e mjedisore, shpirterore e gjeografike, faktoret klimateriko-tokesore nuk do te kishin vleren e duhur. Ne Shqiperi ka nje diversifikim te persosur te kushteve qe favorizojne forma dhe lloje te ndryshme te turizmit, te cilat ashtu te perfytyruara dhe te konceptuara si nje e tere, plotesojne nje produkt turistik mjaft atraktiv .

    Duke qene nje nder vendet komuniste gjate viteve 1945-1990, qe aplikonte izolimin ne komunikimin njerezor dhe ekonomik me vendet perendimore, periudhe kjo e pasuar me nje tranzicion ekonomik me turbulenca ne stabilitet dhe ne rajon me luftera, vazhdon te mbetet “nje destinacion per t’u zbuluar” ne tregun e turizmit boteror.

    Ne programin e qeverise per vitet 2005-2009, eshte vene theksi vecanerisht ne zhvillimin e turizmit, duke e pare ate si nje nder tre fushat prioritare (krahas agro-industrise dhe eksportit) per zhvillimin e shpejte dhe te qendrueshem te vendit. Ne kete aspekt, ai eshte dhe do te jete nje pjese e strategjise kombetare drejt permbushjes se nevojave urgjente te zhvillimit dhe si detyrim i vendit per Qellimet e Zhvillimit te Mijevjecarit. Kthimi i turizmit nga pasuri potenciale ne pasuri reale per zhvillimin dhe begatine e shpejte te vendit, eshte nje nga objektivat me te cilat duhet te matet roli i institucioneve, i shtetit dhe i politikave qe mbeshtesin, perkrahin, stimulojne dhe zhvillojne subjektet akomoduese dhe njesite e atraksioneve turistike.

    Tani pas 15 viteve ne nje sistem te hapur ekonomise se tregut, nga nje numer i kufizuar dhe strikt i kontrolluar ne levizje dhe sjellje nga ish-Sigurimi i Shtetit i grupeve turistike qe mund te vizitonin Shqiperine te organizuar nga i vetmi tour operator shteteror qe zoteronte rreth 30 objekte akomoduese ne te gjithe vendit, kemi nje zhvillim te turizmit me mbi 900 objekte akomoduese private, rreth 100 agjenci turistike dhe 25 pika hyrjeje ne Shqiperi.

    Stabiliteti politik dhe makroekonomik si ne vend, ashtu dhe ne rajon shoqeruar me permiresimet ne infrastrukture, sherbime, imazh dhe intensitet te marredhenieve ekonomike kane bere te mundur qe per vitin 2006 te ruhet tendenca pozitive e rritjes dhe te realizohet nje rritje prej 28 % e mberritjeve nderkombetare te vizitoreve. Tashme si struktura publike, ashtu edhe industria turistike, kane kontribuar gjate vitit 2006 per zhvillimet pozitive. Nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, rritja e kontrollit dhe masat e sigurise ne vend, stabiliteti makro-ekonomik jane nje mbeshtetje per krijimin e nje destinacioni me te sigurte per vizitoret e huaj.

    Nga te dhenat e marra, shihet nje rritje e qarte e mberritjeve nga vendet e Europes Perendimore si Finlanda 345 %, Franca me 189 % , Britani e madhe 152 %, Austria 136 %, Gjermania 68 %, nderkohe qe kishte nje rritje te konsiderueshme edhe te tregut te Europes Lindore. Rreth 53 % te tregut turistik shqiptar e zene vizitoret nga vendet fqinje si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi qe vizitojne shpesh Shqiperine per biznes dhe e frekuentojne ate per pushimet e veres. Italia dhe Greqia zene 13 % me nje pjese te konsiderueshme te vizitoreve per qellime biznesi, nderkohe qe tregu i Europes Perendimore, SHBA e Kanada, i cili vleresohet kryesisht per levizje per qellime pushimesh, mund te ndahet ne Britani e Madhe me 5 %, Gjermani, Zvicer dhe Austri me 4%, SHBA e Kanada me 4 %, dhe Franca, vendet e Beneluksit dhe vendet skandinave, me 4%.

    Keshtu turizmi po shnderrohet ne nje faktor te rendesishem ekonomik per vendin tone. Sipas Bankes se Shqiperise vitin e kaluar 69 perqind e te ardhurave nga tregtia e jashtme vijne nga sektori i turizmit. Gjithsej ky sektor solli 614 milione euro ne vend, 19 perqind me shume se vitin e kaluar. Sipas “World Travel & Tourism Council” (WTTC) sektori shqiptar i turizmit shenon plot 138.000 vende pune, te cilat perbejne dhjete perqind te numrit te pergjithshem te tyre. Shqiperia ka nje strategji te zhvillimit te turizmit deri ne vitin 2012, e cila percakton qarte objektivat e zhvillimit te ketij sektori aq te rendesishem per vendin tone. Gjithashtu, eshte miratuar edhe Strategjia dhe Plani i Veprimit per Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Natyror. Keto strategji ofrojne direktiva per nje zhvillim te qendrueshem te produkteve turistike me synim destinacion sa me te preferuar nga turistet. Disa nga objektivat qe kemi percaktuar per te arritur, nepermjet implementimit te ketyre strategjive jane:

    • Zhvillim i qendrueshem dhe afatgjate

    • Marketingu dhe ofrimi i nje eksperience pozitive vizitoreve, sa me konkurruese me vendet e tjera

    • Permiresimi i cilesise se produktit dhe imazhit

    • Krijimi i vleres se produktit

    Potenciali turistik eshte menduar te arrihet nepermjet kombinimit te turizmit te diellit dhe plazhit, interesit te vecante dhe turizmit te biznesit, duke u fokusuar per periudha afatshkurtra dhe afatmesme ne zhvillimin e turizmit te interesit te vecante dhe per periudha afatgjata ne turizmin e diellit dhe plazhit. Gjithashtu, ne kuader te ndryshimeve te tregut nderkombetar e shohim te domosdoshme vendosjen e partneriteteve ne nivel nderkombetar, per te qene sa me te suksesshem dhe konkurrues ne treg. Kjo do te arrihet nepermjet promovimit dhe perceptimit te kulturave te tjera, krijimit te nje imazhi pozitiv per te rritur benefitet ekonomike dhe promovimit te stabilitetit ne rajon, ne saje te perpjekjeve te perbashketa.

    Ne pozionimin tone strategjik ne e mendojme Shqiperine si nje destinacion te sigurte me cilesi te larte te atraksioneve kulturore dhe natyrore, te prezantuara ne menyre vertet “autentike” ne kete territor te vogel gjeografik i menaxhuar me pergjegjesi sociale dhe ambjentale, lehtesisht i arritshem nga tregjet europiane.

    Ne listen e WTTC-se prej 174 vendesh me perspektive rritjeje te turizmit ne dhjete vitet e ardhshme, Shqiperia ndodhet ne vendin e nente. Shqiperia eshte e anetaresuar ne Organizaten Boterore te Turizmit, ne te cilen bejne pjese shume shtete. Kjo ka bere qe nje pjese e mire e subjekteve turistike te vendit tone, si ne aspektin organizativ, ashtu edhe ne ate profesional, te ndihen te integruara dhe te perfshira ne strukturat nderkombetare te turizmit. Disa nga agjencite turistike shqiptare kane kohe qe kane vendosur kontakte dhe punojne si partnere te barabarte me subjektet paralele te huaja.

    Ne stenden tone gjate ketij panairi, tour operatoret te mbeshtetur nga Enti i Turizmit po prezantojne paketat turistike qe orientohen si tek paketat e turizmit kulturor (vizita ne qendrat e rendesishme arkeologjike, historike, kulturore) tek produkti i natyres (nga ai i bregdetit, udhetimet e aventures me rally, kayak, bicikleta, paragliding, ekskursionet) ku kudo komunikimi me komunitetin prites shton vlerat e eksperiences turistike.

    Ne kuader te aplikimit te standardeve nderkombetare ne turizem te percaktuara nga OBT, kemi shperndare Kodin Global te Etikes ne Turizem te gjithe subjekteve te sherbimeve turistike, te cilet jane te detyruar ta zbatojne ate. Gjithashtu, ne funksion te zbatimit te ketij kodi, kohet e fundit Ministria e Turizmit Kultures, Rinise dhe Sporteve nenshkroi nje Memorandum Mirekuptimi me Prezencen e OSBE-se ne Shqiperi dhe Ministrine e Brendshme mbi zbatimin e Kodit te Sjelljes per Parandalimin e Shfrytezimit Seksual te Femijeve, kur ai shkaktohet nga sherbimet turistike.

    Qeveria shqiptare i ka dhene nje prioritet te vecante rregullimit te infrastruktures rrugore ne zonat turistike, per te rehabilituar dhe ndertuar rruge te reja ne te gjitha akset rrugore qe lidhin zonat turistike te Shqiperise me shtetet fqinje si psh: ndertimi i rruges Durres-Morine-Prishtine, i cili do te sherbeje si nje aks me shume vlera per shtimin dhe qendrueshmerine e fluksit te turisteve kosovare, te cilet jane rritur ndjeshem pas viteve 2000-2001, fill pas luftes se Kosoves, ashtu sikurse edhe projekti i rruges Hanin i Hotit- Kosove dhe segmentet e fundit per arritjen e skajeve jugore dhe jugperendimore si dhe po punohet per terminalin e pasagjereve ne Portin e Durresit, nderkohe qe inaugurohet me date 22 mars terminali i ri i pasagjereve ne aeroportin e Rinasit.

    Gjithashtu, Shqiperia eshte ne prag te miratimit te Ligjit te ri “Per turizmin”. Qellimi kryesor i hartimit te ketij ligji eshte percaktimi i parimeve dhe rregullave qe veprojne ne fushen e turizmit, vendosja dhe zhvillimi i standardeve te sherbimeve turistike dhe sherbimeve te tjera qe lidhen me te etj. Rol te rendesishem ne procesin e hartimit te draftit paraprak te ligjit, ka luajtur Organizata Boterore e Turizmit, nepermjet financimit te konsulences.

    ************************************************** ***************

    Shkeputur nga Korrieri.com
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    11
    ...............
    Ndryshuar për herë të fundit nga gea_07 : 12-03-2007 më 16:02

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Postime
    11
    Mendoj se gjerat po rregullohen avash avash per turizmin Shqiptar, do ZOTI vazhdohet ne kete udhe.

    Ju lutem nqs keni mundesi me ndihmoni me disa informacione qe kane te bejne me investimet ne turizmin Shqiptar, biznese ne fushen e turizmit (kryesisht hotele, restorante) qe kane bere investime.Duhet te analizoj investimet e ketyre bizneseve ne turizem. Me duhen emra biznesesh dhe investimet qe ato kane bere, si i kane bere keto investime, anet pozitive dhe negative te ketyre investimeve, ose dhe informacione se ne cilat adresa ne internet apo zyra mund te drejtohem qe te marr informacion.

    Ju faleminderit.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Postime
    10

    Turizmi ne Shqiperi

    Heren e kaluar (dmth vitin e kaluar) kam qen i zhgenjyer me sjellet dhe mikepritjen shqiptare te Shqiperis e te jem me i specifikuar rrethit te Durresit; por per hir qe e folmi nje gjuhe (shqipe) kam vendosur qe te e provoj edhe kete vite mikepritjen "Shqiptare" te Shqipersire se Madhe!!

    Thanks Albania!

  8. #98
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    po zgjerohu icik, ca te zhgenjeu ,se psh ti mund te kesh qene anglez qe thote thanks albania duke kerku femije te vegjel dhe ne vend te femijeve ke henger dru dhe ke mbet i zhgenjyer.
    paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2006
    Postime
    95
    une isha para dy vjetsh ne jug - DHermi- Sarande e te tthem te drejten kam ngelur shume i kenaqur.

  10. #100
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    ndihem per website te hoteleve te Durresit
    URIME FITOREN PDK

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •