Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 151
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO
    Po aman cflisni per Turizem ne Shqiperi.Po Shqiperia 30km bregdet ka ore njerez.Sa per Malet edhe ato pak pyje qe ishin i shfarrosen njerezit edhe keshtu qe Cfare Turizmi mund te zhvillohet ne Shqiperi?
    30 km mbase ka Mali i Zi qe din t'i shfrytesozje dhe te perfitoje me shume se Shqiperia qe ka 420 km bregdet.

    Ok....

    Marka Turistike e Shqiperise ende mungon

    Nga Alban Bala

    “Made in Albania” njehere e nje kohe shiste shume mire krom, domate (Albanische Tomaten), shalqi, bime medicinale, punime artizanale, etj. Tani kjo marke thuajse nuk ekziston, me ndonje perjashtim te imet kryesisht lendesh te para. Turizmi shqiptar, i cili i ishte nenshtruar mbylljes se vendit me boten, e hapi faqen e tij te re ne vitin 1990. Por ai nuk kishte atehere nje marke te tijen. Dhe ende nuk e ka.
    Shume vone qeverite shqiptare vendosen te realizojne nje strategji te zhvillimit te turizmit duke arritur ne vitin 2003 ne te parin dokument strategjik, qe u sponsorizua nga GTZ-ja gjermane. Pa dashur te paragjykojme motivet qe prune ne slloganin turistik “Albania, the last secret”, ka nje seri çeshtjesh qe duhen sqaruar.
    Te huajt qe do te qendrojne per pune ne Shqiperi zakonisht kerkimet e tyre ne Internet i bejne me fjalet-çeles “Accomodation Albania”. Kushdo tjeter qe kerkon te vije ne Shqiperi si turist, nese ben nje kerkim te shpejte ne internet, normalisht shkruan “Visit Albania”.
    Site-i i pare me kete emer ne fakt mbahet nga nje organizate sherbimesh web ne ... Republiken Çeke (?!). Dmth qe nje turist te vije ne Shqiperi, prenotimi i tij me poste ka per adrese Pragen. Ne internet, ai duhet t’i drejtohet nje OJQ-je (?!), qe ne databazen e saj nuk ka asnje hotel te regjistruar, dhe as agjensi turistike.
    Faqja e dyte me e rendesishme me kete fjale-kerkim turistik i takon nje OJQ-je britanike qe merret me konvertimin e muslimaneve ne te krishtere.
    Faqja e trete me e rendesishme nen kerkimin “Visit Albania” eshte agjensia e udhetimeve te aventures “Kutrubes Travel” me seli ne Boston, MA, USA. Vendet qe kjo agjensi ofron jane Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Bullgaria, Jugosllavia (?!), Rusia, Tunizia, Libani, Jordania dhe Siria. Shoqeria nuk ka prezence ne Shqiperi. Ai qe e njeh apo ka degjuar per te, lutet qe te na shkruaje.
    Agjensia e Vlores, Kolombo, eshte e katerta me e listuar me kete kerkim.
    Faqja e peste eshte zbavitese, por titulli i saj eshte zhgenjyes: “Arsye per te mos vizituar Shqiperine”. Megjithate ajo nuk shpall asnje arsye, pasi eshte jashte funksionit.
    Faqja e gjashte i perket Dept. Amerikan te Shtetit i cili njofton se anetare te Polus dhe shoqates se Aksionit kundra Minave kane vizituar Shqiperine. Per hir te se vertetes lajmi eshte shume pak nxites per turistet. Edhe linku i fundit i faqes se pare te kerkimit tregon per nje vizite te Bordit te Drejtoreve te BERZH-it ne Tirane.
    .......

    Vazhdimin e gjeni ketu:
    http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=191

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Po te punojne me nje program ose me nje lidhje qe ka me turizmin do arri ne nje turizem me rezultat ne Ballkan.
    1)Bashkepunimi i Hoteleve me Travel Agencies
    2)Cmimet e Hoteleve sipas sezoneve
    3)Reklamat e vendeve turistike ne Shqiperi
    4)Bashkepunimi i Travel agencies te shteteve te medha ose me mire ato Europiane.

  3. #83
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga vajze_mire
    Po te punojne me nje program ose me nje lidhje qe ka me turizmin do arri ne nje turizem me rezultat ne Ballkan.
    1)Bashkepunimi i Hoteleve me Travel Agencies
    2)Cmimet e Hoteleve sipas sezoneve
    3)Reklamat e vendeve turistike ne Shqiperi
    4)Bashkepunimi i Travel agencies te shteteve te medha ose me mire ato Europiane.

    E tera dhe e bera..PO vall ndodh kshu si thua ti ketej nga shqiperia ?!

    Pergjigja eshte..duke u menduar qeveria
    Feel the pump √

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    turizmi shqiptar ka te ardhme neqoftse kompanit qe ofrojn ture kan nje manaxhim serioz te klasit botror. Manaxhimi i turismit shqiptar ka me shum rendsi se manaxhimi i turismit ne florida, apo hawai. Turistet duan te jen te garantuara siguria, pastertia, profesionalizmi. keto jan kryesoret te tjerat edhe po te jen pak keq shtojn aventuren e turizmit.

  5. #85
    komjuter expert
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    skandinavi
    Postime
    94
    Sa për turizëm në shqipëri do të ketë në të ardhmen por duhet pastërti se plazhat janë të pastërta por njerzit që vijnë i bëjnë të zhytura duke hudhur mbeturina siguri dhe angazhim sidomos ne shqiptarët nga skandianvia kemi shum interesim ma mirë ta lemë eu në vendin tonë se sa ti harxhojmë në tjera shtet por edhe popujt skandinav kan interesim por duhet angazhim për turizëm që ti ofrojmë unë për vedi kisha shum interesim të angazhojmë për turizëm në shqipëri por duhet punë dhe angazhim. kalofshi mirë

  6. #86
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Qe cke me te
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga Dj-GabrieL
    E tera dhe e bera..PO vall ndodh kshu si thua ti ketej nga shqiperia ?!

    Pergjigja eshte..duke u menduar qeveria
    Lepurush ketu nuk ka te beji qeveria por ka te beji puna midis Hoteleve edhe Travel Acencies eshte nje dicka qe do organizim edhe nje pune te madhe por tani ne bote kemi arritur qe cdo gje te bejme midis Internetit nje dicka qe ne Shqiperi nuk zvillohet ky "mjet" per turizmin.
    Nga Interneti mund te behen reklamat te Travels Agencies ne Europes ose ne Bote per Shqiperine nje dicka qe edhe nje njeri te punoji per 1 jave i ka bere .Kjo e gjitha varet nga Hotelet sigurisht qe do miratojne cmimet sezonale per cdo klient ose per cdo grup qe do arri ne Shqiperi.
    Grups i quajtur ne gjuhen turistike ka nje cmim me te ulet nga nje klient i vecant sepse cdo Grups miratohet ose ben qendrimin e tij nga Travel Agencies keshtu ky bashkepunim do te ket te arrdhura.
    Shume vende ne Ballkan ose ne Europe cdo vit sipas sezonit bejne reklamat e Shtetit edhe te vendit qe duan te ket Turizem .
    Kjo e gjitha varet nga bashkepunimi midis atyre qe permenda me lart por ne fund e gjitha edhe me e rendesishme qe ka te beji me qeverine eshte menyra qe mund te arrijne turistat ne Shqiperi midis aerodromit ose midis portit nje dicka qe keto te dyja nuk jane edhe aq te zhvilluara.

  8. #88
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Me inisiativen e duhur dhe me njerez qe marrin pak vesh ca do te thote te promovosh Turizem, Shqiperia brenda 15 vitesh mund te behet nje nder destinacionet kryesore turistike ne Europe.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  9. #89
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Turizmi shqiptar (?)

    Shqiptarët, 583 milionë euro për pushime jashtë

    (Marre nga Shekulli)

    Çmimet e kripura për të kaluar pushimet në vend, si dhe konkurrenca gjithnjë në rritje, kanë bërë që shpenzimet e bëra nga shqiptarët për turizëm dhe udhëtime jashtë, të rriten me shpejtësi gjatë 2-3 viteve të fundit. Megjithëse me kushte klimaterike dhe natyrore tepër të përshtatshme, vendi duket se e ka të vështirë të konkurrojë me fqinjët, që, për nga infrastruktura turistike janë shumë para. Fqinjët tanë, duke e orientuar mirë zhvillimin e sektorit turistik, kanë bërë që të jenë atraktivë jo vetëm në tërheqjen e turistëve nga Perëndimi, por edhe të shtetasve shqiptarë, që gjithmonë e më shumë po i drejtohen destinacioneve të tjera turistike.Rezidentët shqiptarë kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë kufijve, rreth 583 milionë euro, ose sa 85 për qind e totalit të dërgesave nga emigrantët.


    Rritja në shpenzimet e udhëtarëve shqiptarë jashtë, është më e lartë sesa rritja në të ardhura nga turizmi brenda kufijve, duke shkaktuar ngushtimin e bilancit pozitiv të kësaj kategorie, nga 38 në 30 milionë euro, në nëntëmujorin e parë të vitit 2006. Por, edhe në ruajtjen e këtij bilanci ende pozitiv të vendit me jashtë, mbetet deciziv faktori i emigrantëve. Ardhja e tyre masive në periudhat e pushimeve, ka edhe ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave nga turizmi në vend, i vlerësuar edhe si sektori i të ardhmes. Nëse emigrantët do të mungonin në kategorinë e atyre që frekuentojnë vendin në raste pushimesh apo festash, atëherë edhe statistikat për këtë sektor do të ishin të tjera.

    Turizmi vendës, në "hijen" e fqinjëve

    Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga sektori i turizmit gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, kanë rezultuar rreth 614 milionë, një vlerë kjo gjithsesi rreth 33 për qind më e lartë se vlera e eksporteve të mallrave. Një tregues i tillë jep një panoramë të qartë të potencialit të rëndësishëm që ka turizmi për ecurinë ekonomike të vendit. Megjithëse i lënë pas dore dhe i betonuar në pjesën dërrmuese të tij, bregdeti shqiptar dhe jo vetëm, vazhdon që të jetë një nga gjeneruesit kryesor i të ardhurave në valutë për ekonominë shqiptare. Të ardhurat nga turizmi, për nëntëmujorin 2006, vlerësohet të jenë 19 për qind më të larta kundrejt të njëjtit hark kohor ë vitit 2005, të ndikuara kryesisht nga rritja e fluksit të shtetasve të huaj dhe e emigrantëve që kanë vizituar vendin, si dhe nga rritja e lehtë e koeficientëve vlerësues të shpenzimeve ditore.
    Gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2006, numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë është rritur me 26 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.
    (Shenim nga nje teme tjeter e sjelle ne forum: edhe pse keto shifra e bejne mese te qarte vleren dhe potencialin e bregdetit, qeveria kerkon te "naftoje" Vloren dhe bregdetin e saj.)

    Shërbimet, rritje e shpejtë edhe në 2006

    Tregtia në shërbime, me ritme rritëse gjatë viteve të fundit, po shndërrohet
    gjithnjë e më shumë në një element të rëndësishëm të integrimit me jashtë për Shqipërinë. Transaksionet tregtare në shërbime, arritën në rreth 1.9 miliardë euro dhe vlerësohen 22 për qind më të larta, krahasuar me nëntëmujorin e parë të vitit 2005. Llogaria e shërbimeve u mbyll me një bilanc negativ prej 61 milionë eurosh, në rënie (rreth 30 për qind) ndaj deficitit të kësaj kategorie në një vit më parë. Përmirësimi i pozicionit të deficitit të shërbimeve, ka ardhur kryesisht si rezultat i tkurrjes së deficitit në "shërbime të tjera", rezultat ky i ekspansionit në eksporte të kësaj kategorie shërbimesh.

  10. #90
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Turizmi shqiptar dhe problematika e tij

    TURIZMI SHQIPTAR DHE PROBLEMATIKA E TIJ


    prof. dr. Vjollca BAKIU

    Pedagoge në UT
    Fakulteti i Ekonomise


    Shqiperia eshte nje vend i “bekuar nga perendia”, nga pikëpamja e potencialeve natyrore, ende te pashfrytezuara per zhvillimin e turizmit. Kombinimi i mahnitshem i diellit, detit, bores, malit, fushes, e te tjera si keto, jane vetem produkt i natyres dhe shihen me mjaft “zili” nga vende tjera te botes, te cilat nuk i disponojne ato, sepse pikerisht ato perbejne edhe “lenden e pare” per zhvillimin e turizmit.
    Por, shtrohet pyetja: a jane te mjaftueshme keto “lende te para” per te patur nje turizem cilesor, te qendrueshem dhe konkurrent ne rajon dhe aq me teper per t’u integruar ne Evrope e me gjere?
    Nepermjet nje analize te thjeshte te turizmit ne Shqiperi, mendoj se mund te merret pergjigjja e kesaj pyetje, si dhe del ne pah problematika qe kerkon zgjidhje imediate per arritjen e objektivave ne kete fushe:
    Duhet pranuar qe produkti turistik, (pra çdo gje qe ofrohet per turistet gjate kalimit te pushimeve apo te kohes se lire te tyre), nuk mund te jete si çdo produkt tjeter, te cilin konsumatoret mund ta blejne edhe nga “halli”, ai eshte nje produkt te cilin konsumatoret e blejne per “qejf”. Kjo do te thote qe konsumatori paguan mire, por me kusht qe te kenaqet. A kenaqet ai me produktin turistik shqiptar? Sigurisht qe jo. Pse? Te gjithe jemi deshmitare te ketij turizmi. Paguajme shume dhe nuk marrim ate qe presim, por ne vend qe te marrim kenaqesine, relaksin, marrim papastertine, zhurmen, mungesen e ujit, mungesen e dritave, mungesen e cilesise se sherbimit e te tjera. Turizmi nuk i duron dhe toleron keto probleme.
    Pra, zhvillimi i turizmit ne kushtet e mungesave serioze ne infrastrukture, si mungesat ne rruge, drita, uje, e te tjera si keto, eshte gati i pamundur ose ne nje nivel embrional. Por krahas infrastruktures, turizmit i duhen edhe strukturat e nevojshme per akomodimin e turisteve, te cilat duhet te jene ne perputhje me mjedisin ku ato ngrihen, si hotele, motele, fshatra turistike, restorante, bar-kafe, ambiente argetuese, relaksuese e te tjera. Sigurisht ne zhvillimin dhe harmonizimin e ketyre dy komponenteve ka nevoje per nje kombinim te rolit te shtetit me iniciativen private. Shteti duhet te hartoje politika favorizuese per investimet e domosdoshme ne kete fushe, te cilat duhet te mbeshteten ne prognoza e projekte afatgjata dhe jo te behen ndertime sot dhe te prishen neser, siç eshte bere dhe vazhdon te behen ne disa zona turistike te Shqiperise, te cilat konsiderohen si perla te saj, por qe jane masakruar keq nga mungesa e projekteve te tilla, si dhe nga shfrytezimi i tyre per interesa personale nga ish-pushtetaret. Ky eshte nje abuzim me turizmin, pasi krijohet nje imazh negativ dhe veshtireson rikuperimin e tij.
    Sigurisht per nxitjen dhe stimulimin e investimeve ne fushen e turizmit rol te veçante ka strategjia per zhvillimin e turizmit. Kjo strategji eshte e domosdoshme, por nga nje strategji e mire varet edhe e ardhmja e ketij turizmi, se sa i qendrueshem dhe sa kompetitiv do te jete ai. Gjate 15 viteve te fundit jane bere dy strategji, sigurisht jo nga specialiste shqiptare, por nga ata te huaj. Strategjia e pare nuk gjeti rrugen e saj te zbatimit. Pse? Ndoshta sepse nuk ishte realiste. Urojme te mos te kete te njejtin fat edhe strategjia e dyte per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi. Pse e them kete? Sepse edhe ne kete strategji ka mjaft probleme, te cilat mendoj se do te jete teper e veshtire te gjenden donatore apo investitore per te “hedhur parate” ne zbatimin e saj. Ne kete strategji shtrohen mjaft probleme te rendesishme per te ndryshuar dhe eshte e vertete qe ato duhet te ndryshohen. Karakteri i trajtimit te problemeve ne te eshte teper komercial, pa i pare ato te lidhura me mbrojtjen e mjedisit, si elemeti kryesor ku fabrikohen te gjitha produktet turistike, dhe pa mbrojtjen e te cilit nuk garantohet nje turizem afat gjate apo i qendrueshem. Keshtu nuk garantohen “parate” per implementimin e kesaj strategjie dhe bashke me te edhe zhvillimi i turizmit shqiptar.
    Ndihet nevoja e permiresimit te menaxhimit ne kete fushe, pasi mjaft elemente te ketij menaxhimi po krijojne nje imazh jopozitiv te turizmit shqiptar, si:
    Mosperputhja e vleres se produktit turistik te realizuar me çmimin. Perdoren çmime te larta, pothuajse te barabarta me ato te tregut evropian, perballe produkteve dhe sherbimeve jocilesore. Produkti duhet te paguhet per cilesine dhe vleren e tij. Mirëpo biznesmenet e turizmit shqiptar nuk nisen nga ky fakt, por nga fakti i thjeshte i fitimit te “majme” te momentit, i cili do t’i çoje ne nje humbje te sigurt ne te ardhmen. Ne keto kushte, me politiken e ndjekur, ne vend qe Shqiperia te fitoje tregje te tjera, po humbet ato te fituarat, si tregun vendës dhe ate kosovar.
    Kultura e sherbimit, le per te deshiruar. Produkti turistik karakterizohet ne pjesen me te madhe nga produkti “sherbim”, i cili realizohet kryesisht nga personeli. Personeli i sherbimit pothuajse ne te gjitha strukturat turistike nuk ka kualifikimin e nevojshem turistik, si dhe as behen perpjekje per ta trajnuar ate. Tashme ne Shqiperi ekzistojne shkolla te larta dhe te mesme, te cilat pergatitin specialiste te niveleve te ndryshme. Por nuk ekziston vullneti i mire per t’i punesuar ata, duke filluar qe nga ministria perkatese e deri ne strukturat turistike, si ne hotele, restorante, agjenci udhetimesh, fshatra turisike, kompani ajrore e te tjera. Keshtu eshte e kuptueshme cilesia e produkteve te ofruara prej tyre. Nje pjese e mire e klienteles turistike shqiptare nuk eshte edhe aq ekzigjente. Por nese do te flasim per turizem kompetitiv ne rajon, pra per thithjen edhe te klienteles se huaj ne turizmin shqiptar, (dhe qe eshte e domosdoshme, ndryshe nuk do te kishte kuptim), atehere eshte domosdoshmeri ofrimi i produkteve turistike cilesore, dhe qe kjo e fundit te realizohet, ne menyre te veçante kerkohet kualifikimi i personelit te sherbimit me kulturen turistike. Eshte fakt, dhe duhet ta pranojme, qe mjaft shqiptare perpiqen te kalojne pushimet jashte vendit te tyre, gje qe do te thote se edhe shqiptaret po behen ekzigjente ndaj ketij produkti. Kjo na ben te mendohemi qe duhet te ndryshojme shpejt ne kete drejtim, per te mos humbur kohen, te ardhurat, klientelen turistike vendese.
    Zgjidhja e problemeve te mesiperme duhet te ece paralel me shtimin e prodhimit ne vend, si te bujqesise, blegtorise, artizanatit etj. dhe me zhvillimin e sektoreve te tjere te industrise dhe transportit. Pasi turizmi eshte konsumator i ketyre produkteve dhe normalisht duhet te stimulohet zhvillimi i tyre, me qellim qe te kemi nje turizem autentik, i cili ne vetvete stimulon zhvillimin, dhe bashke me te dhe punesimin. Nje turizem i konceptuar ndryshe, duke inportuar produktet e nevojshme te tij, do te stimulojë importin, bashke me te dhe fluturimin e monedhes vendëse, do te rrise inflacionin, pra nuk do te jete efektiv ne zhvillimin e ekonomise se vendit. Probleme te kesaj natyre jane evidente ne vendin tone, prandaj duhet shpejtuar ne zgjidhjen e tyre per te mos u gjendur ne situata jo te favorshme.
    Kemi gati pesembedhjete vjet qe jemi hapur ne tregun nderkombetar. Nje hapje e tille kerkon rregullat e veta te hyrjes, komunikimit dhe tregtimit. Nje gje e tille realizohet nepermjet nje marketingu efikas, ku rolin kryesor e luan shteti ne promovimin e ketij turizmi te porsa “çelur”, por qe duhet “rritur” e zhvilluar. Per kete duhen ngritur zyra te turizmit ne disa vende, ku mendohet se mund te thithet nje fluks turistik i nevojshem, pasi ky i fundit eshte e “ardhur” per vendin dhe per komunitetin e vizituar. E pse duhet lene ne “dore” te agjencive te vendeve perkatese, prurja e fluksit turistik te huaj ne Shqiperi? Dihet, interesi tyre nuk eshte ne nivelin e interesit te zyrave turistike shqiptare ne vendet e huaja, si dhe mungon informacioni i nevojshem per Shqiperine. Ne kete drejtim ka shume per te bere, pasi mugojne kataloget per Shqiperine, mungojne guidat turistike per destinacione te ndryshme, mungojne hartat per zonat turistike, vidio-kasetat per te gjitha vendet turistike, e shume te tjera, per te ofruar nje turizem cilesor.
    Me e rendesishme eshte se mungojne idete dhe njohurite e nevojshme per te levizur dhe drejtuar “gjerat” ne sensin e duhur, si dhe mungon vullneti i mire per te bashkepunuar me specialistet perkates te kudo ndodhur ne vend, (qofshin keta inxhiniere apo profesore te diplomuar jashte vendit ne kete fushe) dhe qe jane iniciatore dhe promotore te zhvillimit te turizmit ne Shqiperi ne shume nivele, duke dhene ne forma dhe menyra modeste kontributin e tyre, edhe kur ate nuk ja kerkojne vendim-marresit ne kete fushe, por qe ata e ndjejne kete boshllek dhe perpiqen sadopak ta mbushin ndoshta, edhe nepermjet ndonje shkrimi te tille…. Ideja i paraprin veprimit, prandaj mbeshtetini ideatoret e kesaj fushe “pa xhelozi”, ne sherbim te çeshtjes kombetare, se ata jane te paket ne numer, por mjaft cilesore.
    Keto dhe probleme te tjera te pranishme ne turizmin shqipetar kerkojne zgjidhje imediate, per mos e rrezikuar ate me shume se kaq. Pergjegjesia eshte e shumefishte, por me shume se çdo institucion tjeter, shteti ka rolin me deciziv per zgjidhjen e tyre, duke harmonizuar iniciativat private (interesat e bizneseve ne kete fushe) me politikat e medha te zhvillimit, nepermjet krijimit te “formative” dhe modeleve te caktuara qe garantojne zhvillimin e qendrueshem ne vend.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •