Pak sa e gjate po me siguri do zgjoj edhe kersherine tuaj:
Plazhet turke, pas rusëve dhe gjermanëve, fluksi i shqiptarëve
Turizmi, 135 milionë euro të humbura
Shekulli
Shqipëria mendohet se ka humbur rreth 135 milionë euro, vetëm këtë sezon turistik nga largimi i shqiptarëve jashtë për turizëm dhe nga mosardhja e një pjese të emigrantëve nga jashtë për të shpenzuar kuotat e tyre të pushimeve në Shqipëri. Shifra është llogaritur duke patur parasysh shifrat e pakta zyrtare që serviren prej dikastereve si dhe të dhëna të tjera që nuk janë bërë publike. Zëvëndës ministri i Turizmit Artan Lame pak ditë më parë deklaroi se rreth 35 mijë shqiptarë kanë preferuar të kalojnë pushimet e këtij viti jashtë Shqipërisë, duke e konsideruar këtë largim ashtu siç i ka hije një qeveritari shqiptar, si “dukuri normale”. Shqiptarët që kanë shkuar jashtë, sipas agjensive turistike, kanë udhëtuar në shumicën e tyre në Turqi dhe Malin e Zi. Duke iu referuar paketave turistike të ofruara nga agjensitë, mësohet se ato variojnë sipas kushteve të hoteleve nga 400 euro në 1000 euro për person, çka do të thotë se mesatarisht çdo shqiptar që ka udhëtuar jashtë ka paguar mesatarisht të paktën 700 euro vetëm për paketën e tij turistike. Për 35 mijë persona, llogaria e thjeshtë aritmetike nxjerr se janë paguar rreth 25 milionë euro vetëm për shërbimet që ofron paketa turistike, pa llogaritur këtu shpenzimet e tjera, normale për një vizitor në vend të huaj si shoping, suvenire, zbavitje jashtë hotelit, shpenzime për mjekime të rastit, etj. Mesatarisht një personi që e ka parapaguar udhëtimin, fjetjen dhe ngrënien në hotel sipas paketës turistike, do ti duhen të paktën 20-30 euro në ditë për shpenzime ekstra, domethënë 200-300 euro për 10 ditë. Për 35 mijë persona herë 200 euro minimum shpenzime ekstra, llogaria na thotë 7 milionë euro. Në këtë pikë jemi tek 32 milionë euro që janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për turizmin e huaj, për shkak të mungesës së kushteve dhe çmimeve të larta në turizmin vendas. Këtyre 35 mijë shqiptarëve që kanë kaluar pushimet jashtë duke ia dhënë kursimet e tyre ekonomisë së një vendi tjetër, i shtohen edhe emigrantët tanë të shumtë në Greqi e Itali si dhe bashkëatdhetarët në Kosovë e Maqedoni, të cilët nuk kanë ardhur në Shqipëri si vitet e tjera për shkaqe të ndryshme. Nga rreth 700-800 mijë shqiptarë që kanë emigruar jashtë, llogaritet që rreth 100 mijë prej tyre, pushues potencialë të viteve të tjera, nuk kanë ardhur në Shqipëri, për shkaqe të ndryshme që lidhen me pakënaqësitë e krijuara nga vitet e mëparshme si dhe nga mungesa e stabilite6tit në vend. Të shumta kanë qenë “rrjedhjet” ndër emigrantët e Greqisë, të cilët kanë hequr njëmijë e një të zeza nëpër rradhë pikash kufitare e që u duhen një qerre me dokumenta për të lëvizur pa patur probleme. Është llogaritur që një emigrant pushues mund të shpenzojë në Shqipëri minimalisht deri në 1 mijë euro për pushimet e tij, përfshirë transportin, dhuratat, shpenzime të tjera turistike të domosdoshme për pushimet etj. Rreth 100 mijë turistë të munguar, do të thotë rreth 100 milionë euro të munguara. Shuma në total e humbjeve për shkak të paaftësisë së shtetit për të krijuar kushte për turizëm, vetëm për këtë vit shkon pra në rreth 135 milionë euro.
“Kusuret” e sezonit në perlën Sarandë
-investimi prej 4.2 milionë euro në Sarandë, i kryer për ujësjellësin e ri të qytetit, ende nuk ka dhënë efektet e pritshme për të pasur Saranda 24 orë ujë dhe rezultati është shumë i dyshimtë edhe për vitet që vijnë.
-parametrat skandalozë të tensionit që i rezervon KESH-i Sarandës. Dritat në Sarandë ndricojnë si qiri, nga që tension normal quhet kur ai është 120 volt.
-mungesë totale e fondeve për rehabilitimin e rrugëve nacionale që sjellin në Sarandë, të cilat ua bëjnë pushuesve që e adhurojnë atë shumë më të largët nga sa është në fakt.
-nuk investohet për të krijuar mundësira për lëvizje detare dhe ajrore drejt Sarandës.
-nuk limitohet koha e reklamave që i bëhet turizmit jashtë Shqipërisë, se nuk është normale të teprohet me reklamën për Turqinë
-nuk ka asnjë reklamë kombëtare për turizmin shqiptar, që është një praktikë e njohur e fqinjëve tanë në publicitetin qeveritar.
-asnjë fletëpalosje dhe asnjë asistencë në këtë fushë nuk mban autorësinë e dikasterit të specializuar për turizmin.
-i vetmi “kontribut” i këtij dikasteri është një automjet kamioncinë për pastrimin e plazheve, që ia shiti Sarandës si frengu pulën, me vlerë 43 mijë euro.
-eshtë e barabartë me zero asistenca që i ka dhënë kjo ministri Sarandës, për të cilat jam i gatshëm të flas në një studjo të hapur me shifra dhe fakte, duke nisur që me faktin që minsitria e Turizmit i mban akoma licensat në Tiranë dhe nuk di sa hotele dhe cfarë shërbimi ka Saranda.
-dikasteri i Turizmit nuk ka bërë një fletëpalosje për qytetin e Sarandës dhe nuk ka përcaktuar akoma prioritetet e turizmit në Shqipëri, aq më pak për Sarandën, që krahasimisht ka edhe detin më të pastër.
-Fino si ministër duhet të njohë se është përgjegjësi e tij personale që e ka lënë Sarandën 10 ditë pa ujë.
Shkodër
Në plazhin e Velipojës
Dhomat 2 euro deri 18 euro për person nata
Hotelet 20 deri 40 euro për person
Thethi e Ramza
Dhomat 10 - 15 euro për person
Vlorë
Dhomat 2500-30.00 lekë
Hotelet -2500-3000 lekë
Himarë, Dhërmi, Palasë
varjojnë 4500-8000
çadrat 60.000 leke
Pogradec
Fshati turistik Lyhnida në Pojskë 3500 lekë
Në Tushemisht pranë Drilonit 3000 lekë
Sarande
Hoteli: 2500-3000 lekë për një natë
Dhomat: 3500 – 6500 lekë
Ja si kalohen 10 ditë në Turqi dhe pse për një shqiptar të mesëm ëhstë një ofertë e pëlqyeshme
Plazhet turke, pas rusëve dhe gjermanëve, fluksi i shqiptarëve
Të kalosh një 10 ditësh pushimesh gjatë verës në Turqi, bëhet cdo vit e më tepër një joshje edhe për shqiptarët. Po çfarë ofron Turqia dhe pse është kaq e lehtë për ne shqiptarët të shkojmë aty, ndërkohë që dihet sa të vështirë e ka pasaporta shqiptare të kalojë pa telashe nëpër aeroporte vendesh të tjera. Turqia ka një sistem të liberalizuar vizash, me shumë vende të botës, përfshi Shqipërinë. Një vizë turke merret fare lehtë në cilindo aeroport të Turqisë. Për shqiptarët pagesa është 15 dollarë për një vizë 15 ditore. Fluksi i personave që pajisen me viza çdo ditë nëpër aeroportet turke gjatë sezonit veror, është aq i madh saqë ndodh shumë shpesh që në sportelin e vizave, sportelistët nuk kanë kohë as ta hapin pasaportën në faqen e fotografisë. E hapin nga fundi dhe ngjisin në faqen e pasme një katror të vogël, ngjyrë blu me flamurin turk në mes ku shkruhet në turqisht dhe anglisht: “Vizë turistike e vlefshme për 15 ditë”.
Në aeroporte fluksi është i jashtëzakonshëm. Në aeroportin e Antalias, një nga qytete më të frekuentuara prej shqiptarëve, numri i gate-ve dhe i sporteleve të kontrollit është më i madh edhe se në aeroportet më të frekuentuara tranzit të Europës. Rreth 30-35 mijë persona hyjnë e dalin çdo ditë të verës në Antalia. Pas marrjes së vizës në sportelin e parë, do të kalosh edhe në disa sportele të tjera për kontroll dokumentesh dhe bagazhesh. Procedurat zakonisht janë tepër të shpejta, pa zvarritje. Me shqiptarët janë shumë të sjellshëm dhe kanë bindjen se të gjithë turistët shqiptarë dinë turqisht. Kur hasin në një shqiptar që u flet anglisht habiten.
Shqiptarët q ëkanë prenotuar këtë vit nëpërmjet agjensive turistike në Tiranë për Antalia, tregojnë se në aeroporte, dalin dhe të presin përfaqësues të agjensive turistike turke të cilët janë njoftuar prej simotrave në Tiranë për numrin dhe emrart e turistëve të ndarë sipas hoteleve. Antalia ka rreth 100 hotele turistike, nga 2 deri në 5 yje. Zakonisht shqiptarët përqëndrohen në hotele me 3 dhe 4 yje, por edhe ato me 5 yje kanë klientë të shumtë. Në Antalia të tregojnë se shqiptarët kanë nisur të vijnë dy ditet e fundit, ndërkohë që turistët e përhershëm dhe më të shumtë vijnë nga Rusia dhe Gjermania. Rusët dhe gjermanët janë aq të shumtë sa nëpër sportele dhe lokale, punonjësit të flasin fillimisht gjermanisht ose rusisht, pastaj anglisht, nëse jep shenja që nuk kupton. Nuk mungojnë izraelitët dhe iranianët. Të parët kanë një mënyrë pushimi shumë të veçantë. Mos u habisni nëse ti ngulin sytë për një kohë të gjatë nëse qëllon tu ulesh në shezlongun përbri. Duan të sigurohen që nuk je një…palestinez.
Në një hotel me 5 yje paketa turistike për 10 ditë, për dy persona shkon deri në 1800 euro. Duket një shifër e kripur për shumë shqiptarë, por po të kesh parasysh çmimet e lëvizjes dhe akomodimit, llogaria del e leverdisshme. Nëse do të niseshe vetë nga Tirana drejt Antalias vetë i dytë, do të duhej të paguaje rreth 500-600 euro vetëm për biletat vajtje-ardhje. Një hotel me 5 yje, kushton minimumi 100-115 euro nata, pra për dhjetë netë, duhet të paguash rreth 1100 euro. Ja ku jemi tek 1600 euro shpenzim ende pa nisur nga shpenzimet e të ngrënit dhe shoping-ut tjetër. Paketat turistike ofrojnë plus këtyre pagesave, edhe vaftet e të ngrënit falas, të cilat nëse do ti përballoje vetë do të duhej të paguaje shumë më tepër se diferenca që mbetet nga shuma 1800 euro. Hotelet me 5 yje ofrojnë jo vetëm tre vaftet falas brenda paketës, por edhe vafte të ndërmjetme, pije, snack-e, si dhe pishinën, palestrën, saunën, lojëra të tjera, disko, pub dhe programe të përnatshme argëtuese.
Sapo hyn në hotel, pas rregjistrimit të pajisin me tre karta, një prej të cilave përdoret për shërbimet në dhomë, tjetra për tu prezantuar në ambjentet e hotelit gjatë ngrënies apo argëtimit dhe tjetra për tu shkëmbyer me peshqirët e plazhit. Për të gjitha problemet dhe guidën e përdorimit të shërbimeve të hotelit, në dhomë ka manuale të veçanta në anglisht, turiqisht, rusisht dhe gjermanisht. Shërbimi në hotele është korrekt. Nuk të përkëdhelin shumë, por as të lënë gjë mangut. Duhet të keni parasysh se në kamarierët, banakierët e punë të tilla, në Turqi paguhen pak dhe mos u habisni kur të shikoni një kamarier që mund t’ju shërbej në dy ose deri në tre turne.
Në të kundërt të asaj që thuhet shpesh, Turqia nuk është një vend ku turistët mund të blejnë lirë. Mund të blihet lirë, vetëm në tregje publike të mëdha, por në to nuk mungojnë kurrë matrapazët. Në rrugë sheh të ekspozuara mbi tezga firmat më të mëdha të botës në veshje, por janë padyshim të gjitha false. Për këtë arsye mos u habisni nëse një çantë “Dolce e Gabana” që shitësi në rrugë të thotë se bën 140 euro, të ta shesë për…30 euro, e bën vaki edhe të shkojë në shifra më të ulëta. Sigurisht dyqanet e vërteta të modës nuk mungojnë për ata që e kanë xhepin plot. Mirë është të mos mbani shuma të mëdha parash me vete. Rastet e vjedhjeve nëpër plazhe nuk mungojnë. Sidoqoftë, mbetet i vetmi vend ku shqiptari i mesëm, mund të kalojë ditë të mira pushimesh.
Sipas metereologëve javë e tretë e gushtit do të shënojë temperatura të larta, deri në 37 gradë celcius
Gushti, diell dhe shumë nxehtë
Një javë plot diell, temperatura të larta dhe shumë nxehtë. Ky është parashikimi i metereologëve për javën në vazhdim. Për të gjithë ata që kanë planifikuar këtë sezon për të kaluar pushimet, koha nuk do t’i lërë në “baltë”. Madje edhe ata që pas diellit tmerrësisht të nxehtë të dy ditëve të fundit shohin të fshehur ndonjë shi të mundshëm, nuk duhet të shqetësohen. Sipas parashikimeve të marra nga sateliti, jepet garanci se së paku për shtatë ditët e ardhshme koha do të jetë perfekte për t’u prehur në plazh, kudo qoftë ai. Krahasuar me gjysmën e parë të muajit gusht, ku koha u tregua ca “tekanjoze”, pasi njohu edhe ditë të vrenjtuar e pak reshje, këtë herë pushuesit këshillohen të marrin masa serioze për të mbrojtur lëkurën dhe kokën nga dielli i fortë. Të gjithë ata që i kanë qëndruar besnik bregdetait shqiptar do të “theken” në diell. Koha do të jetë në favor të pushuesve në qytetin bregdetar të Vlorës. Dita e sotme, edhe pse parashikohet të njohë një temperaturë maksimale prej 29 gradë celcius do të jetë me diell të plotë dhe të shndritshëm. Ndërsa java do të nisë me rritje temperaturash, që gjithmonë sipas metereologëve do të jenë së paku 1 gradë më të larta se fundjava. Temperatura më e lartë e javës parashikohet të rregjistrohet ditën e enjte dhe do të shënojë 36 gradë celcius, për të zbritur ditën e shtunë në 33 gradë celcius. Por sipas parashikimeve, edhe me këtë zbritje prej tre gradësh dita do të jetë shumë e nxehtë. Në grafikët shoqërues të temperaturave, gjithandej gjen lehtësisht shënimin “hot” dhe të vizatuar një diell që përflak, ç’ka do të thotë se pushuesit të paktën nga koha nuk kanë ç’të qahen në këtë sezon. Për ata që gjatë javës do të pushojnë në Durrës, koha do të dhurojë diell pa kursim. Edhe në këtë bregdet, tenmperaturat do të pësojnë rritje, duke arritur në mesjavë deri në 37 gradë celcius, për të rënë më pas gjatë fundit të javës. Rënia sipas parashikimeve do të jetë me 3-4 gradë celcius, por që gjithsesi i nxehti i madh do të sundojë edhe gjatë kësaj kohe. Jo më pak do t’u ecë me kohën atyre që do të fluturojnë në drejtim të Turqisë, vendit që ka njohur një fluks shumë të madh pushuesish shqiptarë, gjermanë e rusë. Këta të fundit së paku do t’i gëzohen një dielli që vetëm e kanë ëndërruar, ndërsa për shqiptarët koha do të jetë mëse e pranueshme. Turqia sipas parashikimeve do të jetë gjithashtu me shumë diell. Java e ardhshme do të regjistrojë në Antalia, bregun më të frekuentuar nga pushuesit, temperatura deri në 38 gradë celcius. Temperaturë që duket se do të qëndrojë për disa ditë me radhë. Java do të nisë me temperaturë 36 gradë celcius, ndërsa më e ulëta gjatë javës nuk dotë jetë më pak se 33 gradë celcius. Dy ditë sipas parashikimeve të meteorologëve dotë jenë me re, por shumë të ngrohta. Edhe metereologët tanë, pavarësisht se theksojnë që nuk bëjnë parashikime të gjata, mënjanojnë praninë e reshjeve dhe shtojnë se gushti dotë jetë një muaj me dilel të nxehtë .
Moti për javën e ardhshme
Vlorë
E diel
Temp më e lartë 29 gradë celcius
Temp më e ulët 16 gradë celcius
diell i plotë
e hënë
30 dhe 18
diell i plotë
e martë
33 dhe 21
diell dhe re
e mërkurë
35 dhe 22
shumë nxehtë
e enjte
36 dhe 23
shumë nxehtë
e premte
34 dhe 20
shumë nxehtë
e shtunë
33 dhe 19
shumë nxehtë
Durrës
e diel
29 dhe 15
ditë me diell të plotë
e hënë
30 dhe 17
diell i plotë
e martë
33 dhe 21
diell dhe pak re
e mërkurë
36 dhe 22
diell dhe shumë nxhetë
e enjte
37 dhe 23
diell shumë i nxehtë
e premte
34 dhe 19
diell shumë i nxehtë
e shtunë
33 dhe 19
diell i plotë dhe nxehtë
Antalia
e diel
36 dhe 21
diell i plotë
e hënë
36 dhe 21
diell shumë i nxehtë
e martë
38 dhe 25
diell dhe shumë nxehtë
e mërkurë
38 dhe 25
shumë nxehtë
e enjte
38 dhe 23
diell shumë i nxehtë dhe pak re
e premte
35 dhe 20
ditë e nxehtë dhe me re
e shtunë
33 dhe 20
diell me re
Infrastruktura e dobët.
Pavarësisht disa akseve të rregulluara udhëtimi nga Tirana (në kryeqytet është përqëndruar normalisht pjesa më e madhe e popullsisë me fuqi blerëse) në Sarandë, ose nga Tirana në Pogradec është shumë i lodhshëm, qoftë edhe me një makinë private. Edhe Tiranë-Durrës ka shumë probleme për shkak të pamundësisë së infrastrukturës për të përballuar trafikun.
Çmimet e pallogjikshme.
Vetëm për dy orë pushim në një lokal në zonën e Plepave në Durrës, mund të harxhosh deri në 5 mijë lekë te reja. ( 300 lekë të reja për hyrjen dhe parkimin e makinës, 1600 lekë të reja për dy shezlongje në pishinë, dhe deri në 3 mijë lekë të reja për një drekë për dy persona)
Papastërtia e plazheve.
Sidomos nga pushuesit shqiptarë që vijnë nga Kosova, vihet shpesh në dukje papastërtia që shoqëron ambjentet përreth hoteleve. Mbetjet nga ndërtimet si dhe mbeturinat e krijuara nga konsumimi i ushqimeve janë një pamje jo fort e këndshme për një pushues, qoftë edhe kur ky ka dëshirën e mirë që të mos i vëjë re. Ndërtimet e shumta që nuk lënë hapësira lëvizjeje të lirshme, shtojnë stresin e krijuar nga këto papastërti
Ndotja e ditëve të fundit
Ndotja e ditëve të fundit në Jon ka krijuar një dilemë të madhe tek qindra familje, nga rrethet apo në emigracion që kishin planifikuar pushime në bregun e Jonit. Vetëm në redaksinë e “Shekullit” kanë mbëritur këto ditë së paku 20 e-maile dhe telefonata përditë, ku njerëz të shqetësuar pyesin nëse mund të shkojnë në bregdetin jugor
Varfëria e shtuar
Një pjesë e shqiptarëve nuk mund ti lejojnë vetes as luksin e të lëvizurit brenda vendit. Shembull është plazhi i Semanit në afërsi të Fierit, ku njerëzit i kanë zgjidhur të gjitha problemet vetë. Me xhepat bosh dhe në mungesë të investimeve ata kanë ngritur baraka dhe çadra me mjete rrethanore, për të kaluar ditët e nxehta të verës
Krijoni Kontakt