KESH: 152 MILIONE LEKE QE MOS MUNGOJE ENERGJIA NE PLAZH
Teuta Shamku
Ndonese sezoni turistik ka filluar dhe ne shume zona bregdetare energjia mungon disa ore, KESH paralajmeron se gjate kesaj vere nuk do te mungoje energjia ne keto zona. Burime zyrtare nga KESH-i thane dje se korporata ka marre te gjithe masat qe energjia elektrike te mos mungoje ne zonat turistike gjate ketij sezoni veror. Sipas ketyre burimeve furnizimi normal me energji i zonave turistike, do te behet i mundur si rrjedhoje e shume investimeve qe ka kryer KESH ne keto zona. Burimet zyrtare nga KESH, konfirmuan dje se jane investuar mbi 152 milione leke per rrjetet elektrike ne zonat turistike te bregdetit tone. Me kete fond eshte rehabilituar rrjeti i shperndarjes ne disa zona turistike te rendesishme ne vendin tone. Ky investim, sipas specialisteve te KESh krijon te gjithe mundesite per furnizimin normal me 24 ore energji elektrike te zonave ku pushuesit do te zgjedhin per te kaluar veren e sivjetshme. Nga zona e Shkodres deri ne Sarande jane kryer investime te rendesishme per garantimin e furnizimit me energji elektrike per turistet qe pushojne ne bregdetin shqiptar. Krahas investimeve me fondet e veta, ne zonat turistike KESH vazhdon te rehabilitoje rrjetet elektrike, kryesisht te shperndarjes, fale donancioneve te huaja, te cilat kapin shumen prej mbi 9 milione euro. Ne zonen turistike Fier-Vlore po investohen ne rrjetet e shperndarjes, duke perfshire ndertimin e disa kabinave te reja elektrike, linjave te tensionit te ulet ne plazhin e Vlores, Radhime, Dhermi, Himare, te cilat perfundojne brenda muajit qershor. Burime zyrtare te KESH thane dje se eshte e angazhuar plotesisht qe te plotesoje kushtet e pushuesve me furnizimin pa nderprerje te energjise elektrike. Ne kete menyre KESH, konfirmon edhe nje here deklaraten e Ministrit te Industrise dhe Energjetikes, Viktor Doda, i cili tha se zonat turistike do te furnizohen "non stop", me energji.
Me gjithe deklaratat pozitive te Ministrit Doda dhe KESH-it, shume pronare lokalesh, hotelesh dhe motelesh kane mare paraprakisht masat duke u pajisur me gjeneratore te fuqishem. Por kjo gjithesesi eshte kosto e rritur qe do ta paguajne qytetaret ne ato pak dite pushimi, pasi pronaret kane filluar te rrisin cmimet per prenotimet e ketij viti.
Krijoni Kontakt