Ky artikull tregon per dicka reale, nje mesymje qe iu be kete vit bregdetit shqiptar, sidomos nga shqiptaret e Kosoves, por pati edhe shume emigrante shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi.
Per ta greket dhane dhe nje shperblim ne gusht, i zune kufirin e i moren frymen ne mes te vapes. Shpetuan vetem ata qe degjuan per ate qe kishte ndodhur e u futen ne Greqi nga Maqedonia.
Bregdeti shqiptar eshte pushtuar nga ndertesat e reja, sikurse edhe qytetet e Tirana mbi te gjitha. Nga njera ane eshte mire, se te pakten jane krijuar ambiente clodhese ku te kalosh disa dite prane detit. Problemi eshte se sa gjen tek ato ato krahasuar me cmimin e ofruar. Rralle mund te ndodhe qe te krahasohen me kushtet e Italise, Greqise, apo Turqise e cmimet nuk jane te perballueshme per nje pjese te mire te shqiptareve.
Problem tjeter, gjithcka eshte ndertuar pa rregull, nuk ka asnje ngjashmeri mes godinave, e duke qene se siperfaqja eshte zene e vetmja gje qe ngjan e mundshme per nje te ardhme eshte qe nese do te kerkohet permiresim, duhet te rrezohen ndertimet e tanishme e te behen te tjera me plan rregullues.
Tjeter problem, shumica jane pa leje dhe jane ne toke te ish-pronareve qe nuk e kane marre, megjithese u takon. Perderisa pronesia eshte e pasqaruar mire, problem ne te ardhmen do te jene edhe ceshtjet e ndryshme gjyqesore. Shtetaret kane pervetesuar shume ne kete mes, e kane ndertuar shume ne jug te Shqiperise. Por per ta provuar kete gje qe e dine te gjithe me goje nuk besoj se ka gje te dokumentuar me shkrim e firme.
Por ne teresi, turizmin une e shoh si nje dege ekonomie qe ne Shqiperi ka per te ecur ne te sotshmen e te ardhmen. Keto shkaterrimet e sotshme jane pjese e nje tranzicioni qe po sterzgjatet. Po besoj se shprese ka se natyren e kemi shume te bukur (po nuk qe shkaterruar perfundimisht deri atehere)
Krijoni Kontakt