Pour les albanais franchophones:
Shqipëria është pranuar anëtare me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë, gjatë samitit të organizatës që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Një delegacion i drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ndodhet me këtë rast në kryeqytetin rumun.
Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare në kuadrin e integrimit të vendit në strukturat rajonale dhe globale është përcaktuar si një nga përparësitë e qeverive shqiptare që nga rënia e rregjimit komunist.
Shqipëria është bërë anëtarja e 54-t e organizatës ndërkombëtare të frankofonisë që nga e enjte.
Shqipëria kishte aplikuar dhe përpjekur për t’u anëtarësuar në organizatë prej disa vitesh, ndërsa kishte statusin e anëtarit shok në Frankofoni që nga viti 1999.
Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është një organizim politik i shteteve që ndajnë mes tyre përdorimin e gjuhës frënge dhe që përpiqen të frymëzojnë frymën e bashkëpunimit dhe paqes globale.
Kuptohet që Franca është promotor i organizatës që përpiqet të shtrihet në sa më shumë vende.
Shqipëria nuk ka pasur asnjë dilemë për të hyrë në orgaizatë duke e parë pjesëmarrjen në Frankofoni si një shans më shumë për t’u integruar në botën demokratike.
(Marre nga BBC Shqip)
Krijoni Kontakt