Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Ky eshte nje shpjegim per injorantet dhe per ata qe BASHKIMI i duket i veshtire apo i pamundur. Kur themi "BASHKIM",nuk flasim per ndryshim te kufijve.(Kjo tani per tani mund te behet vetem me Kosoven.Sic po behet.Dhe ishit vete ju pesimistat qe kjo ju dukej e paharritshme.Dhe ja tani realiteti si ju pergenjeshtroi).

    Bashkimi ne kohet moderne behet me mentalitetin,duke bashkuar ndjenjat tona dhe identitetin tone shqiptar.Harrojini kufijte..... Sikur nuk e ekzistojne.Mos diskutoni me per to...... fare.

    Nuk jane aspak te veshtira gjerat.Vetem ju i beni komplekse.
    Si u lirua kosova? Sepse ata ruajten dhe mbajten gjalle identitetin shqiptar,kjo eshte dicka qe juve PESIMISTAVE ju behet harram.

    Kosovaret harriten qellimin dhe fituan lirine dhe derdhen gjak per te.

    Tani per ne kane mbetur gjerat me te lehta,dhe per bashkimim e shqiptareve,nuk duhen,as partizane,as luftra,as arme.Vetem identiteti jone duhet te jete i forte.

    Kaq e thjeshte eshte. Perhapje e zakoneve. Lufta moderne eshte pa arme dhe gjyle.behet me fjale dhe me miresjellje,viktimen e ben shok.


    Pse mos ti bejme ne serbet te ndihen shqiptar? Pse mos te bejme ne greket te ndihen shqiptare???? Ketu duket zotesia e njeriut qe ka vetbesim dhe karakter te forte burri.Mjafton ti bindim.


    Nqf mirni nje te huaj dhe i tregoni traditat,zakonet dhe menyron tone te jeteses, do shikoni sesi ata do impresionohen.Nuk mund te vshehim se akoma kalojme vite te veshtira,po gjerat permiresohen vazhdimisht.Te huajt, kur vine,nuk kane idete me te mira,po kur e shikojne me sy,atehere shtangen. :Nje gjerman me thoshte : SHqiptaret jane populli me bujar dhe me mikprites qe kam njohur. Juve keni vetem 15 vjet qe dolet nga varferia e komunizmit, e megjithate nuk ju mungojne as dyqanet moderne,as robat moderne,as bencat dhe bmw-te,as vilat dhe as shtepite lukzoze.DHe vec ketyre jeni njerez qejflinj.


    Kjo eshte perhapja e kultures,Krijimi i nje imazhi sa me te forte dhe mbreslenes te te huajt.

    Prandaj harrojini kufijte dhe luftrat,Ato behen vetem sippas qejfit te amerikes.Punen me te madhe, mund ta bejme vete.Tu tregojme te huajve bujarine,miresjelljen, fisnikerine,pasurine historike,legjendat e famshme,dhe do kemi harritur 80 % te deshires sone.

    Pesimimstave kjo u duket e veshtire.po Eshte vertetuar nga psikologjia dhe nga sociologjia se eshte menyra me e mire per zhvillimin mendor,kulturor dhe ne fund teritorial te cdo vendi.......

    Hidhini dhe nje sy te kaluares,do shikoni se sa here eshte perdorur kjo menyre me sukses te paimagjinueshem....
    Ndryshuar për herë të fundit nga dizer7 : 09-10-2006 më 11:08
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  2. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Për atë që thua dizer7, unë mendoj se rol të madh luajnë martesat mes shqipëtarëve nga trojet e ndryshme.Martesa është ajo që i bën shqiptarët ndërmjet veti dajë e nip.Dhe kjo është një lidhje familjare, që ndikon në kohezionin brenda kombit shqiptar.

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Oj Shqipe...

    Cfar nacionalisti Serb une? Nuk eshte amik ai qe te perkujton te metat dhe realitetin!!!


    Kosova eshte ne berllog dhe nese bashkohemi me Shqiperine do te jete nje berllog i madh. Oj burra, ne kosove na mbyti pluhuri e papunsija.

    Shkoni dhe tregoni per Shqiperine e madhe njerzve qe kalojne diten me nje cope buke. Po une e di cfare keni nen lekure; kelthitni vargjet e ushtruara "oj Shqipni e madhe" e kendej Shqipet vjedhin popullin, fqiut qe nuk ka buke i ofroni patriotizem e harta.

    Te gjitha vrasjet e kyera ne Kosove jane kryer nen pretekstin e patriotizmit e ne realitet jane vrasje gangsteresh per territor.

    Ju jeni ata qe degradoni shpirtin SHQIPTAR.

    Por nuk kemi faj se cfare jemi ashtu edhe i kemi punet.

    Na presin pune tjera e jo Shqipnia. Kur te jetojme si njerez pastaj bashkohemi deri ne ate sa lejon Evropa.

    Oj BURRA; po pse nuk e luftuat shkaun po thrrisnit oj Amerike eja se na u q* Nana????

    Pse Shqipnia nuk hyri ne lufte?

    Oj Trima....

    P.S
    Shqipet e MalitZi iu merrnin Shqipeve nga Kosova qira te majme. Bashkim se jo mahi.


    Ti mesiguri nuk i din te metat dhe realitetin, se po ta dije mesiguri se do te kerkoje edhe me shume se une bashkimin kombetar.
    Eshte pikerisht ky realitet i hidhur i yni qe na e bene te detyrueshme bashkimin kombetar. Jane keto parti politike e keta lideret tane te korruptuar e te shantazhuar qe nuk punojn per askend tjeter pos per veten e tyre. Keta qe gojen e kane plot pavaresi ndersa me veprat e tyre e kan deshmuar se nuk e duan kete vend. Detyre e tyre ka qene ngritja e mireqenjes sociale te popullit e jo proklamimi i rrejshem i pavaresise, sepse eshte populli ai i cili vendose per fatin e tije.

    Mos me trego ti mua per vuajtjet e popullit se une i sho ato per cdo dite dhe i di shume me mire se ti. Eshte ky popull i vuajtur qe me detyron mua dhe bashkombasit e mi te luftojm me te gjitha ato pasuri qe na i ka falur Zoti i madherueshem (intelektuale, fizike e materiale) per ta rimekembur kete popull shqiptar, per t'ia kthyer identietin e dinjitetin e tije, per ta kthyer ne vlerat e verteta te tije. E kjo nuk arrihet NE ASNJE MENYRE NDRYSHE PERPOS ME BASHKIM KOMBETAR.

    A eshte kjo Kosove e enklavizuar e copetuar brenda saj me decentralizime, eksteritorialitete, me UNMIK te korruptuar (UN internal watchdog report), me lider te akuzuar per korrupsion dhe vrasje (Steiner, hard talk with Tim Sebastian), me 2 milion banore, me ekonomi te lene pas dore me dekada e se fundi edhe te shkatrruar nga lufta, e rrethuar nga armiqt sllav, e cila edhe me tej nuk do te kete nen kontroll tere territorin e vet, nuk do te kete ushtrine, nuk do te kete ulese ne OKB, do te jete e varun nga BE etj etj . a eshte kjo Kosova qe ti mendon se do te kesh mireqenjen me te mire .... ?! Jo KURR, po hapi syt ti dhe shume te tjere si ti e shikojeni realitetin, mos i besoni genjeshtrave te njepasnjeshme te te paftyreve tane politikuaj.

    Kombi shqiptar vetem si i bashkuar (sikurse kombet tjera) mund te mbijetoj. Vetem ne kete menyre do te kishim ekonomi me te mire, mireqenje sociale me te mire.

  4. #34
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Për atë që thua dizer7, unë mendoj se rol të madh luajnë martesat mes shqipëtarëve nga trojet e ndryshme.Martesa është ajo që i bën shqiptarët ndërmjet veti dajë e nip.Dhe kjo është një lidhje familjare, që ndikon në kohezionin brenda kombit shqiptar.

    Edhe keto luajne rol, po me sa di une,nuk perban rezik se ne shqiptaret gjithmone martohemi me shqiptare. Jane reste te ralla dhe shume problematike ata qe detyrohen te martohen me te tjere.

    Te gjithe qe njoh,si cuna edhe vajza, te gjithe duan te martohen me shiptare se jane shume me te afte dhe te vendosur per familjen.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  5. #35
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    E kam fjalën për martesa në mes shqiptarëve nga krahina të ndryshme, kosovë shqipëri, maqedoni mal i zi, etj

  6. #36
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Hylli


    Mos me trego ti mua per vuajtjet e popullit se une i sho ato per cdo dite dhe i di shume me mire se ti. Eshte ky popull i vuajtur qe me detyron mua dhe bashkombasit e mi te luftojm me te gjitha ato pasuri qe na i ka falur Zoti i madherueshem (intelektuale, fizike e materiale) per ta rimekembur kete popull shqiptar, per t'ia kthyer identietin e dinjitetin e tije, per ta kthyer ne vlerat e verteta te tije. E kjo nuk arrihet NE ASNJE MENYRE NDRYSHE PERPOS ME BASHKIM KOMBETAR.

    O Migjen, nese i di vuajtjet e popullit; pse atehere i ofron (sikur bejne edhe politikanet tone) vetem premtime? Eshte me lire apo?

    Iku Serbi. Serbia pervec ne status, nuk luan asnje rol ne mireqenjen e Shqipeve te Kosoves sepse Kosova eshte de-facto ndare nga Serbia. Por, nuk iku pluhuri, nuk iku korrupcioni, nuk iku varferia, dembelia, injoranca dhe ende nuk kemi rryme. Para luftes thonin se Obiliqi prodhon rryme sa per tere Ish-Yugosllavine e tani nuk kemi as per vete. Ku eshte faji?

    Papunsia eshte pothuaj e njejte si ne kohen e Serbve; atehere ish 90% e tani eshte afer 70%. Ende populli genjehet. Njehere te gjitha fajet per cdo feler tonin ia atribuonim Serbve, tash Statusit, ndersa neser mireqenia jone do te kushtezohet (sikur qe edhe punohet) me bashkim kombtar. Pse?
    Si thote S.Berisha, Ja u them Une, plehun para oborrit duhet ta heqim vete.

    Rezultati; asgje nuk po ndryshon pervec retorikes e cila nuk eshte te pakten as elokuente por perplot gabime gramatikore nga te cilat me vjen te vjell.

    Shqipet nuk ishin ne gjendje qe 7 vite te fillojne nje bashkpunim te mirefillte as ne sferen e Edukimit. Te pakten kete e shpresoja, me padurim prisja diten kur Shqiperia do te merr frenat dhe pergjegjsine per arsimin e Kosoves. Keshtu, Shqipja nga Kosova nderton nje shtepi te madhe dhe pastaj hap Univerzitet. Ministri i Serbise para nje apo dy vitesh shkon ne shkolla Shqiptare te Presheves dhe iu dhuron kompjuter.

    Mos i fajeso politikanet sepse populli i ka votuar. Afer 40% e Kosovarve mendojne se Thaqi eshte Abraham Linkoni, 10% , mendojne se Ramushi eshte Garibaldi, etj etj te mos hyme ne shije politike.

    Populli nuk nxjerr nga gjiri i vet asgje te hajrit; as tash as me heret. Nuk kemi asnje shkenctar, asnje filozof, asnje shkrimtar (per Kosoven e kam fjalen) asnje mjek me renome, asnje reformator, asnje vizionar; krejt cka kemi jane patriota dhe ate pasi iken Serbet. Cdo popull pas cdo lufte ka nxjerre nga germadhat nje tufe krijmitaresh, si Gjerman, Cek, Polak etj. Kosovaret kane nxjerre "Kshtu foli T.Zema" -- "Kshtu beri T.Zema" -- "Kshtu luftova une", krejt personale, shpifje, eksagjerime dhe te shtrembruara.

    Larg jemi ne nga BE. Ne BE ndertojne nendetse; ne ndertojme ciftelia.

    Mos i permend enklavat e eksteritorialitete; mos harro kur Shqipet u ngriten ne Mars 2004 dhe..e dime te gjithe cfare bene; dogjen dhe i treguan botes se kush jane Shqipet. Cfare idenditeti kane. Me motor sharra dolen ne rruge e tfurqi e lopata.

    Lexoje rekomandimet e Kai Eides bera UN-it; tmerr. Ai thote se asnje institucion publik e qeveritar i Kosoves nuk funkcionon si duhet.

    Larg jane bashkimet; ato jane vetem shprese e rrejshme. Duhet ta heqim plehun i cili na ka mbuluar.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #37
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Pse mos ti bejme ne serbet te ndihen shqiptar? Pse mos te bejme ne greket te ndihen shqiptare???? Ketu duket zotesia e njeriut qe ka vetbesim dhe karakter te forte burri.Mjafton ti bindim.
    juve PESIMISTAVE

    Pesimisti eshte njeriu qe di cmimin dhe vleren e cdo gjeje (so they say).

    Nuk mund te perfitosh Serbet\Greket dhe ti besh te ndjehen Shqiptare sepse ata kane alfabetin shume me heret se Shqiptaret. Kur ATA shtypnin gazeta; ne ende ishim analfabet. Edhe Gjergji shkruante qirilice.

    Nuk mund ti besh te ndjehen Shqiptar kur jane me te zhvilluar se NE; sepse ATA e punojne token me mjete motorike e NE (sikur pash ne nje emsion ne Top Channel) ende me Gomar.

    Nuk mund ti besh te ndjehen Shqiptar sepse askush nuk deshiron (eshte logjike e shendoshe) te udhetoje prapa neper kohe.

    Pesimisti i din keto, ka kritika konstruktive dhe ul koken dhe punon per te sotmen per te siguruar nje te ardhme. E kam thene edhe me heret; cdo gjenerate e secilit popull Europian trashegon nje standard te caktuar progresi e civilizimi e kulture; Shqipet trashegojne folklor, konfuzion dhe borxhe.

    Ne mund te co-ekzistojme ne paqe. NE (Shqipet) duhet te iu thejme hundet vetem me pune e jo me deklarata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 16-10-2006 më 08:41
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    O Migjen, nese i di vuajtjet e popullit; pse atehere i ofron (sikur bejne edhe politikanet tone) vetem premtime? Eshte me lire apo?
    Jo, une punoj per mireqenjen e popullit time, nuk iu ofroj premtime. Une personalisht kam mireqenje shume te mire, kam pas mundesi me jetu edhe ne SHBA dhe Angli, por ne vend te asaj kam zgjedhe me i ndihmu popullit tim se e dua.

    ...ndersa neser mireqenia jone do te kushtezohet (sikur qe edhe punohet) me bashkim kombtar. Pse?
    Nese nuk te mjafton arsyeja se ne si komb shqiptar nuk e kemi nje shtet kombetar shqiptare, por nje Shqiperi gjysmake dhe se gjysma tjeter e kombit eshte e sunduar nga pushtuesit sllavo-grek, dhe per kete arsye ne si Shqiptar e kemi obligim te lindur qe te punojm dhe nese eshte nevoja luftojme per bashkim ne nje shtet kombetar sikurse te gjithe shtet komb te tjera.
    Arsyeja tjeter eshte edhe se, sic te kam thene me heret, Kosova i ka 2 milion banore, ka ekonomi e cila i eshte nenshtruar nje ngecje ne zhvillim me dekada dhe ne luften e fundit edhe eshte shkatrru, dhe si e tille nuk eshte atraktive per investime te huja te cilat jane te domosdoshme per zhvillim. Ndersa si te bashkuar do te krijonim numer me te madh te popullsise, do te kishim resurse humane dhe natyrale shume me te medhaja per tu zhvilluar dhe do te ishim shume me atraktiv per investitoret e medhenje dhe per krijimin e aleancave te bashkupnimit me fuqit e medhaja per realizimin e interesave tona kombetare.
    Gjithashtu ne do te krijonim edhe nje pozite shume me te favorshme gjeopoltike ne rajon dhe te kishim shume teper influence.

    Si thote S.Berisha, Ja u them Une, plehun para oborrit duhet ta heqim vete.
    Shume mire ka thene z. Berisha dhe se pari do te fillojme ti heqim plehrat sikur ti, te cilit para- , gjate dhe pas luftes i kan sabotuar interesat tona kombetare.

    Shqipet nuk ishin ne gjendje qe 7 vite te fillojne nje bashkpunim te mirefillte as ne sferen e Edukimit. Te pakten kete e shpresoja, me padurim prisja diten kur Shqiperia do te merr frenat dhe pergjegjsine per arsimin e Kosoves. Keshtu, Shqipja nga Kosova nderton nje shtepi te madhe dhe pastaj hap Univerzitet. Ministri i Serbise para nje apo dy vitesh shkon ne shkolla Shqiptare te Presheves dhe iu dhuron kompjuter.


    Mos i fajeso politikanet sepse populli i ka votuar. Afer 40% e Kosovarve mendojne se Thaqi eshte Abraham Linkoni, 10% , mendojne se Ramushi eshte Garibaldi, etj etj te mos hyme ne shije politike.
    40% ka qene numri i pergjithshem i atyre qe kan dale ne zgjedhje, pjesa tjeter nuk ka votuar fare.

    Populli nuk nxjerr nga gjiri i vet asgje te hajrit; as tash as me heret. Nuk kemi asnje shkenctar, asnje filozof, asnje shkrimtar (per Kosoven e kam fjalen) asnje mjek me renome, asnje reformator, asnje vizionar;
    Me vjen keq qe jeni kaq te mjere, ate qe nuk e din te lutem mos e thuaj sepse ne te kunderten del i mjere dhe qesharak. Ne kemi shkencetar, filozof e shkencetar (si psh. Prof. Dr. Musa Haxhiu, shkencetar ne SHBA per fizologji, pediatri, patofiziologji etj).

    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 16-10-2006 më 08:44

  9. #39
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me vjen keq qe jeni kaq te mjere, ate qe nuk e din te lutem mos e thuaj sepse ne te kunderten del i mjere dhe qesharak. Ne kemi shkencetar, filozof e shkencetar (si psh. Prof. Dr. Musa Haxhiu, shkencetar ne SHBA per fizologji, pediatri, patofiziologji etj).
    Ti shoq Kosova ka 2 e gjysmë milion shqiptarë.Nuk ka mbetë Kiniku me të dhanë informata.Nji si kiniku nuk di çfarë kërkon në këtë forum.
    Ti mos harro Nënë Terezën e Luan Krasniqin e shumë tjerë që nuk është tema të flasim për ta, që asnjëherë nuk mohuan origjinën e tyre shqiptare.
    E sa i përket asaj që thotë kiniku, ne as që e kemi për detyrë t'i japim botës diçka.Është bota ajo që duhet të na japë neve, që duhet të na kthejë Gjënë Tonë.
    Ne kemi nevojë t'i japim vetëm vetvetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 16-10-2006 më 08:45

  10. #40
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Alibaba, e morra porosine edhe heren e pare. Nuk ke nevoje ta perseritesh 3 here. Okay?


    Ndersa si te bashkuar do te krijonim numer me te madh te popullsise, do te kishim resurse humane dhe natyrale shume me te medhaja


    Resurse Humane me te mdhaja; sa mire kur meson ndonje fjale dhe pastaj e perdor vend e pa vend; ne rastin tend kjo nuk perkon fare me realitetin.

    Nese ka ndonje element te ekonomise i cili asnjehere nuk mungon; jane resurset humane te cilat cdo here dhe ne cdo vend jane me bollak dhe te teperta. I mire eshte ky plan; sikur femiu 7 vjeqar qe sapo fillon te shijon parane dhe mendon, pardon, endrron se cfare do te bente po ti kishte 1 milion $. Edhe Gjermania ka problem me resurse humane te teperta.

    Une e di se nuk din me teper mirpo nuk eshte zgjidhje te adoptosh fyrjet si instrument debati.

    Por, kur mendoj me mire, Antarktiku ka mungese per resurse humane dhe mbase atje do te shkojme te punojme, tog me Eskimezet neper Iglo te cilat nuk ndryshojne shume nga shtepite tona.

    te cilit para- , gjate dhe pas luftes i kan sabotuar interesat tona kombetare.
    Tash ia ke qelluar; jam pikerisht une ai qe sabotoje Shqipet 1999 te ri-kthejne territoret e Presheves, Camerise, Malit te Zi etj etj.


    Mesazhi te cilin (ndoshta agresivisht) e potencoj eshte te mos kushtezohet mireqenia Kosovare me koncepte te cilat priten te realizohen ne ardhmerine e larget. Te mos ushqehen iluzione.

    Shqiptar e kemi obligim te lindur qe te punojm dhe nese eshte nevoja luftojme per bashkim ne nje shtet kombetar sikurse te gjithe shtet komb te tjera.
    Ishte rasti me 1999. Ku ishin Shqipet?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •