Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Mjafton te lexosh kete teme ne forum, per te kuptuar se sa mbrapa ne kohe dhe ne mentalitet kane mbetur shqiptaret. Dhe kjo prapambetje eshte pengesa kryesore qe duhet kapercyer ne menyre qe te arrihen pikerisht ato arritje qe te gjithe shqiptaret i duan e i shohin si aspirata kombetare.

    Kufijte ne Ballkan nuk ndryshojne, jo vetem sepse nderkombetaret nuk duan te shohin ndryshim kufijsh, por edhe se vete shqiptaret nuk duan te shohin ndryshim kufijsh. Kadare tha gjithcka vetem me titullin e ditarit te kujtimeve te tij te vitit 1999, "Ra ky mort dhe u pame". E kish fjalen per valet e refugjateve nga Kosova qe u debuan nga rregjimi i Milloshevic dhe u stehuan ne Shqiperi. Rreth 1/2 milion shqiptare nga Kosova u strehuan ne Shqiperi, duke krijuar keshtu nje mundesi per te dy shoqerite qe te njihen nga afer e jo nga larg me njeri-tjetrin. Dhe kjo njohje, krahas emocioneve historike qe i diktonte situata, solli edhe nje ndergjegjesim te brendshem tek cdo shqiptar, se pavaresisht se shqiptaret jane nje popull, ata jane ne dy plane te ndryshme shoqerore, ekonomike, politike, shpirterore. Dhe keto dallime te medha midis shqiptareve ne te dy anet e kufirit nuk duhet te injorohen por duhet te pranohen dhe kuptohen, pasi vetem ne kete menyre shqiptaret do te mund te ndergjegjesohen ne lidhje me hapat qe duhet te hidhen me kohen, qe shqiptaret te jetojne te gjithe ne nje plan historik, politik, ekonomik, e shoqeror.

    Mesimi i dyte i madh i historise se ketyre 7 viteve te fundit, mesim qe edhe kokat me te medha te kombit sot ende nuk arrijne ta pranojne e kuptojne ne teresine e vet, eshte fakti se "bashkimi kombetar" nuk eshte ne vetvete nje "bashkim fizik" qe nenkupton shkrirjen e kufijve te popullsise shqiptare. Kete e kane te qarte si burrat e shtetit ne Shqiperi edhe ata ne Kosove. Bashkimi fizik jo vetem qe nuk eshte i mundur, por ne kete moment ne histori do te ishte jashtezakonisht i demshem.

    Per tu kuptuar se si bashkimi fizik i shqiptareve do te ishte i demshem, duhet ti referohemi historise se Ballkanit, dhe me konkretisht, ish-Jugosllavise. Njerezit e jetojne historine por nuk marrin mundimin qe te mesojne nga gabimet e historise. Nese Jugosllavia iu imponua sllaveve nga Franca dhe Britania, si nje plan per te "bashkuar popujt sllave te jugut", ky projekt qe zgjati per afro 1 shekull, jo vetem qe deshtoi por eshte shkaktari kryesor i disa prej luftrave me te fundit ballkanike qe kane sjelle deme te jashtezakonshme njerezore per mbare rajonin e me gjere. Dhe nese ne fillimet e shekullit te XX lindi Jugosllavia, ne fillimet e shekullit te XXI sot edhe provinca me e vogel e ish-Jugosllavise, Mali i Zi, e gjen veten te pavarur, ashtu sic e gjejne veten te pavarur te gjitha ish-republikat e Jugosllavise, perfshi ketu Kosoven.

    Nese ju do te kishit nxjerre mesimet e duhura nga historia, nuk do te kerkonit te perseritnit te njejtin gabim duke insistuar ne nje Jugoalbani.

    Bashkimi midis dy popujve ose dy degeve te te njejtit trungu, asnjehere nuk vjen fale "vullnetit politik" apo "imponimit" qofte ky i brendshem apo i jashtem. Bashkimi duhet te vije vetem si rezultat i nje ndergjegjesimi te brendshem te cdo shqiptari ne te dy anet e kufirit, ndergjegjesim qe do te beje te mundur qe te gjithe shqiptaret te ndajne te njejten vetedije kombetare te ngritur jo mbi emocionet e rruges, por mbi punen dhe arritjet konkrete ne krijimin e nje klime bashkejetese, bashkepunimi te ngushte, riatdhesimi kulturor te krahinave shqiptare qe kane jetuar te ndara nga trungu kombetar per shekuj me rradhe.

    Me pak fjale, bashkimi kombetar nuk eshte nje bashkim fizik, eshte nje bashkim shpirteror. Ai nuk ka per te ndodhur kur dy kryeministrat e vendeve perkatese te kerkojne nje gje te tille, por kur femijet ne te dy anet e kufirit te rriten duke mesuar shqip me te njejtin abetar, duke pare te njejtin televizion, duke shkuar ne te njejtat universitet, duke punuar se bashku per te adresuar problemet shoqerore qe hasim ne te dy anet e kufirit. Deri atehere, ngelet shume pune per tu bere.

    Prandaj amaneti i Gjergj Kastriotit per brezat ka qene "Bashkimi ben fuqine!" dhe ai nuk e kish fjalen per "bashkimin e trojeve", e kish fjalen per bashkimin e shqiptareve. Prandaj motoja e ketij forumi ne vite ka qene "Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar".

    Albo

  2. #52
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Eshte e vertete se rendesia me e madhe eshte identiteti,dmth bashkimi shpirteror i te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen.Dhe eshte bere shume debat per kete.

    Albo e quan ndergjegjesim.

    Per punen e kufijve une kam shume shpresa,jo vetem se amerika nuk e beri kot luften,po edhe sepse sipas ligjit nderkombetar te "se drejtes se vetvendosjes".Dmth ceshtja jone mbrohet edhe nga ana e superfuqise,po edhe nga ana ligjore.C'do hipoteze tjeter eshte e ndikuar kryesisht nga propaganda sllavo-greke.

    Po dihet se me e rendesishmja eshte fuqizimi i identitetit,ndjenja e shqiptarizmit qe kemi brenda nesh.Kjo bashke me te drejten qe ligjet na ofrojne,e bejne realitet beshkimin e plote.Mjafton te kemi mbeshtetjen e amerikes dhe te evropes,te cilen deri tani na e kane dhene.Pra te gjitha jane ne doren tone,ose me mire te politikaneve tane qe te ndjekin hapat e nevojshem per te realizuar deshiren e gjithe shqiptareve.


    Pershendetje !!!!
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  3. #53
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    ok , nqs ka dashur te thote kete atehere mendoj gjithashtu se ka te drejte
    por une ka ca gjera qe spo i kuptoj

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kufijte ne Ballkan nuk ndryshojne, jo vetem sepse nderkombetaret nuk duan te shohin ndryshim kufijsh, por edhe se vete shqiptaret nuk duan te shohin ndryshim kufijsh.
    1) Vetem ne Ballkan qe nuk ndryshohen kufijte
    2) Nqs ti nuk do te ndryshohen kufijte , kjo s'do te thote qe te tjeret s'duan dhe dije se ka Shqiptare qe kane vdekur pikerisht per ti ndryshuar ato kufij

    Bashkimi midis dy popujve ose dy degeve te te njejtit trungu, asnjehere nuk vjen fale "vullnetit politik" apo "imponimit" qofte ky i brendshem apo i jashtem
    .

    Plotesisht dakord, por veç se bashkimi i dy degeve, a dy popujve sic i quan ti ( asaj Gege dhe asaj Toske , ) eshte kryer prej kohesh ne Shqiperi , dhe ne nuk kemi popuj te tjere a dege te tjere qe te bashkojme, ne anen tjeter kemi vllezerit tane , kusherinjte tane , me te cilet na kane ndare padrejtesisht

    . Bashkimi duhet te vije vetem si rezultat i nje ndergjegjesimi te brendshem te cdo shqiptari ne te dy anet e kufirit, ndergjegjesim qe do te beje te mundur qe te gjithe shqiptaret te ndajne te njejten vetedije kombetare te ngritur jo mbi emocionet e rruges, por mbi punen dhe arritjet konkrete ne krijimin e nje klime bashkejetese, bashkepunimi te ngushte, riatdhesimi kulturor te krahinave shqiptare qe kane jetuar te ndara nga trungu kombetar per shekuj me rradhe.
    Mesa duket ti je i vetmi i painformuar se ky ndergjegjesim eksiston prej kohesh qe prej Rilindjes Kombetare



    Me pak fjale, bashkimi kombetar nuk eshte nje bashkim fizik, eshte nje bashkim shpirteror. Ai nuk ka per te ndodhur kur dy kryeministrat e vendeve perkatese te kerkojne nje gje te tille, por kur femijet ne te dy anet e kufirit te rriten duke mesuar shqip me te njejtin abetar, duke pare te njejtin televizion, duke shkuar ne te njejtat universitet, duke punuar se bashku per te adresuar problemet shoqerore qe hasim ne te dy anet e kufirit
    Femijet te njejten abetare mesojne prej kohesh, te njejtat televizione shikojne , e te njejtat site interneti vizitojne poashtu , sic edhe Forumin Shqiptar ( s'po kuptoj çfare ke dashur te thuash )

    Nese ju do te kishit nxjerre mesimet e duhura nga historia, nuk do te kerkonit te perseritnit te njejtin gabim duke insistuar ne nje Jugoalbani
    .

    SHQIPERI ETNIKE ( dmth: te gjithe vendet e banuara nga Shqiptaret qe kane vazhdimesi historike me teritorin meme ) JO JUGOALBANI, Nqs nuk do te ishte shpresa se bashkimi i shqiptareve ne nje Shqiperi etnike ose me mire Shqiperi Natyrale do te realizohet nga hyrja e vendeve Ballkanike ne Komunitetin Europian , atehere sot ky bashkim do te ishte duke u realizuar ne menyra te tjera me pak paqesore

    Prandaj amaneti i Gjergj Kastriotit per brezat ka qene "Bashkimi ben fuqine!" dhe ai nuk e kish fjalen per "bashkimin e trojeve", e kish fjalen per bashkimin e shqiptareve
    si mund te bashkohen shqiptaret e te bekan fuqine kur jane te shperndare si kurdet ne 5 shtete ( s'e kuptoj gjithashtu )

    Prandaj motoja e ketij forumi ne vite ka qene "Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar".
    Ketu ke te drejte " Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar"

  4. #54
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Po ju them nje sekret te vogel atyre qe nuk e kuptojne dot mentalitetin e Shqiptarit

    Ajo harte ka per tu bere realitet se keshtu duam ne Shqiptaret , e ndaj jemi Shqiptare per te bere c'fare te na doje qejfi, edhe Jugosllavia ndaj u shkaterua se keshtu na ka dashur qejfi , e po ashtu perandoria Osmane eshte shkateruar per te njejten arsye . Por kete, shpirtrat e perulur s'mund ta kuptojne dot , ashtu sic nuk mund te kuptonin me pare se Kosova do te ishte nje dite e lire nga pushtimi Serb . Jane te njejtet njerez qe flasin ore e minute per Shqiperine e per Shqiptarin por as se dijne se cdo te thote te jesh Shqiptar , te njejtet persone qe kujtojne se Shqiptari eshte Arab, se Shqiptari eshte Amerikan , a se Shqiptari eshte Francez . hapini syte mire e shikoni rreth e rotull se kush jane Shqiptaret , Shqiptaret jane ata qe kthejne boten permbys per te arritur qellimet e tyre , qe nderojne 3-4 fe te ndryshme brenda nje jete , e nqs tani qellimi i tyre eshte pasurimi, neser mund te jete Shqiperia Etnike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 16-10-2006 më 08:30

  5. #55
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Falenderoj Admin\Mod qe ka 'pastruar' temen nga sharjet teresisht te panevojshme dhe shpreh keqardhje qe cdo debat Shqipe-Shqipe perfundon me sharje dhe jo vetem ketu ne forum, por edhe ne parlamentin e Shqipeve ku me sherr e shkelma pezullohet seanca dhe ndalen mediat e pavarura te transmetojne direkt punimet e Shqipeve, apo, sharjet e tyre. Banalizimi i debatit eshte ne trend tek Shqipet; thuajse sharjet jane per shumicen e Shqipeve story of their lives apo paradigme e tyre debatuese.

    Kur flasim per kufijt e Shqiptarise ne te ardhmen, duhet te diskutojme edhe c'eshtje tjera dhe jo vetem te marrim globin para nesh dhe...

    Vetem mbreme ne lajme treguan nje raport te bere nga UNICEF-i ku potencuan se 1 nga 10 femijet e Shqiperise ka tentuar vetevrasje. Tutje, 40% e e femijve jane gjakosur te pakten njehere, 16% kane humbur ndjenjat, dhuna e ushtruar ne familje dhe ne shkolla eshte tmerrsisht e larte perderisa denoncimet ne Polici jane te pakta. E tash ju pyes une; a eshte ky brezi qe do te luftojne per Shqiptari? Gjysma e qeverise Shqiptare ishte ne prezantimin e ketij raporti dhe te turperuar numronin masat e tyre te ndermarra, duke tentuar me kot te relativizojne faktet e shtruara para.


    Pastaj, pse dikush permendet principin e te drejtes se vetevendosjes pa ditur pasojat dhe disbalancin Europian qe do te krijonte adoptimi dhe implementimi i ketij parimi? Mbase ne shekullin e kaluar kur krijoheshin shtetet ky parim ishte i qelluar, por, shekullin e kaluar nuk kishim alfabet dhe 90% e Shqipeve nuk dinin shkrim-lexim dhe nuk mund te artikuloheshin. Sot, ne shek 21 gjerat kane ndryshuar nje cike, gje qe eshte normale sepse kane kaluar 100 vite. Ne kohen kur shtetet afrohen dhe shlyejne kufije nuk ka dr.vetevendosje sepse eshte VONE. Interesi dhe qellimi i Europes nuk eshte i njejti.
    Ne kemi aleatin e forte i cili do te jap pavarsine por baze ligjore nuk do te jete vetevendosja por tentim gjeno-etnocidi ndaj Kosovarve.


    Humoristat jane bere ndergjegja e popullit. Mbreme komediani Kosovar Vala-Mala tha, "Shqiptaret kane nje te kaluar te bujshme e lavdishme, kane nje te ardhme te ndritur por kane te tashmen katastrofale".

    Shume thenje e mire. Vazhdoni te jetoni ne te kaluaren duke veguar per te ardhmen ndersa per te tashmen, ate realen, mos u brengosni.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #56
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Falenderoj Admin\Mod qe ka 'pastruar' temen nga sharjet teresisht te panevojshme dhe shpreh keqardhje qe cdo debat Shqipe-Shqipe perfundon me sharje dhe jo vetem ketu ne forum, por edhe ne parlamentin e Shqipeve ku me sherr e shkelma pezullohet seanca dhe ndalen mediat e pavarura te transmetojne direkt punimet e Shqipeve, apo, sharjet e tyre. .
    Mire e ke thene

    Shume thenje e mire. Vazhdoni te jetoni ne te kaluaren duke veguar per te ardhmen ndersa per te tashmen, ate realen, mos u brengosni.
    Kinik gjithe diten shkojme ne shkolle a punojme pikerisht per kete te tashme , per veten tone ne rradhe te pare e per Atdheun gjithashtu, por tani qe e mbaruam ate dreq dite pune a shkolle , s'kemi te drejte te futemi ne forum e te diskutojme per gjera te tjera ?

  7. #57
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    s'kemi te drejte te futemi ne forum e te diskutojme per gjera te tjera ?
    E dr. e garantuar me statutin e Forumit eshte qe cdo kush te 'futet' ne forum. Eh, diskutimi varet nga (jo) aftesite vetanake te secilit forumist. Bile bile, mund te futen ne google dhe te gjejne argumente. Nuk e di pse nuk e bejne nje gje te tille.

    Shqiptaret po tregohen te pandjeshem nga ngjarjet dhe detyrat qe kemi si komb para nesh. Nuk mund ta duam kombin po nuk deshem njeri tjetrin. Fatos Lubonja Andrea Stefanit, "Kur krijon nje sistem shtetror qe vetem nje grusht oligarkesh te krijon pasuri, atehere nuk jemi vllezer". Shume e qelluar dhe aktuale. Nuk po hyj kush eshte kush por, fjali e qelluar.

    Sot ne mengjez ne RTK nentitulli shkruante, "Qeveria me shume te orientohet kah Ekonomia". Hehe. Vetem sa nuk thane na mbytet me kopalla e status. Krejt qeveria po punon ne status. Ju lutem. Askush nuk punon ne ndonje c'eshtje konkrete. Gjyqet Kosovare jane plot padi te bera nga qeveritaret kunder njeri tjetrit per shpifje. As gjate luftes ne Kosove Shqiptaret nuk u bashkuan nen nje flamur per te luftuar armikut por u ndane ne frakcione dhe luftonin njeri-tjetrin me vrullshem e me me shume entuziazem se sa vete armikun. Dy qeverite andej e kendej murit te tejdukshem i ka kapluar korrupcioni. Qeveria e Kosoves zhvendos gjithe skenen Kosovare ne patriotizem e Status. Pa dyshim, statusi eshte shume i rendesishem por, te behemi real, statusi i Kosoves eshte percaktuar me heret. Nuk ka me Serb ne Kosove. Ata pak qe kane mbetur, jane neper vendbanime rurale dhe nuk kane asnje ndikim ne ate cfare po ndodh ne Prishtine. Mitrovica fatkeqsisht ka mbetur ne duart e tyre, por, brenda Kosoves. Eshte vetem pytje kohe kur do ta leshojne edhe Mitrovicen.

    U shit e gjithe Kosova me cmim te lire. Ka vende rurale ne Kosove ku njerezit kane blere toke me 0.90 centi per ari. Qesharake a? Pas 10 vitesh e njejta toke do te shitet per 50 here me shume. Procesi i privatizimit vetem sa pasuroj edhe me shume te pasurit. Te gjitha Ndermarrjet Publike i blene funkcionaret e klika Kosovare. Te gjithe e dime se cfare ndodhi ne Shqiperi para 10 vitesh. Ne nje vend ku nuk funkcionon aparati shtetror; ...

    Ky eshte njeheresh edhe postimi im i fundit sepse dua te leshoj udhe, kush do qe deshiron te kaloj, noblesse oblige. Pastaj, nuk mund te fajsoj askend pse nuk verejne "el ninjon" qe iu kalon para hundesh. Shoh se ka njerez qe kane gjetur kuptimin e tyre te jetes ne rregjistrimin e sa me shume nofkave vetem e vetem per te me share dhe fyer. Nuk dua te luftoje fantazma qe me vijne prapa.

    Nuk kemi arritur ende ate standard, ate mentalitet te bashkohemi. Fatkeqsisht. Na mungojne gjerat elementare qe popujt tjere i kane me shekuj.

    Cdo te mire Shqipet e mija te dashura.

    P.S Thorgal. Mos te vije keq pse shkruan dicka qe eshte e vertete, le te vije keq pse eshte ashtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 13-10-2006 më 12:53
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #58
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kiniku eshte fakt qe kemi shume probleme por keto nuk e pengojne bashkimin. Po te presim ti zgjidhim te gjitha problemet brenda per brenda nesh qe te bashkohemi, ne nuk do bashkohemi kurre. Edhe Amerika shteti me i fuqishem ne bote shikuar nga cfaredo aspekti ka shume probleme vazhdimisht. Bashkimi vetem se ndihmon ne zgjidhjen me te shpejte dhe me efektive e eficente te ketyre problemeve tona si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi sepse me bashkimin do kemi nje shtet me te forte shikuar nga cfaredo aspekti dhe me te fuqishem ne perballjen me keto dukuri negative qe i permend ti ketu.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Po te presim ti zgjidhim te gjitha problemet brenda per brenda nesh qe te bashkohemi, ne nuk do bashkohemi kurre.
    Problemi nuk eshte se shqiptaret nuk kane aftesite e energjite qe ti zgjidhin problemet, problemi eshte se shqiptaret nuk arrijne ta shohin realitetin ne sy, por u pelqen te shohin ate qe u pelqen te shohin dhe te shkojne deri atje sa te injorojne deri ne inekzistence dallime te thella shoqerore, kulturore midis degeve te te njejtit popull.

    Thorgal me lart thote "ne e kemi realizuar bashkimin shpirteror me rilindjen kombetare", por harron qe ka 4 milion shqiptare qe jetojne perreth Republikes se Shqiperise qe nuk e kane patur fatin e madh te shkollimit ne gjuhen shqipe, apo njohjen me vete rilindasit tane. Nuk kane patur te gjithe fatin e thorgal e Albo qe te shkollohen ne gjuhen shqipe, dhe me keta anetare ti diskuton perdite ne forum.

    Ka me shume shqiptare sot qe njohin Adelina Ismajlin se sa Naim Frasherin. Ka me shume shqiptare sot qe njohin kenget e Adelines apo Gentes se sa vargjet e Bageti e Bujqesi te Naim Frasherit! Ka plot anetare ne forum, perfshi veten time, qe flasin per Kosoven e Shqiperine, por ende nuk kane shkelur e vizituar gjithe Kosoven e Shqiperine.

    Ideja se duke i injoruar problemet e dallimet ato do te zhduken vetvetiu eshte nje gabim i jashtezakonshem historik qe mund ti shtyje shqiptaret te perseritin gabime te se shkuares. Problemet shtrohen, pranohen dhe njerezit angazhon qe ti zgjidhin ato jo vetem me fjale, por edhe me pune.

    Patriot nuk eshte ai qe i ben qejfin vetes duke i mbyllur syte perballe realitetit te zymte, patriot eshte ai qe e pranon kete realitet te zymte, e shikon ate ne sy, dhe angazhohet qe te punoje me mish e me shpirt qe ta ndryshoje ate. Prandaj ate ndryshimin e madh qe prisni te shihni ne hartat politike, kerkojeni ne mendjet dhe zemrat tuaja, se atje buron ndryshimi i madh.

    Albo

  10. #60
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une e kisha fjalen qe problemet nuk zhduken kurre, problemet e tashme me zgjidhjen e tyre lindin problemet e ardhshme dhe keshtu shkon deri ne infinit, gjithmone kemi probleme te natyrave te ndryshme. Natyrisht, qe ne duhet te ballafaqohemi me to e ti zgjidhim ato sa me mire e sa me shpejte. Bashkimi i jone e ben me te lehte ballafaqimin me problemet tona.

    Edhe ne Amerike, me shume amerikane sot njohin Britney Spears-in se George Washington-in apo Thomas Jefferson-in. Keshtu eshte gjithkund ne bote.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •