Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    U mundova të gjej diçka në lidhje me këtë por nuk kishte asgjë.Më ra në mend se e kam lexuar në një gazetë, se shqipëtarët kryesisht nga Kosova, blejnë shtëpi, villa, toka etj.Mali i Zi ka një legjislacion lehtësues në këtë çështje sepse kush blen patundshmëri në Mal të Zi, automatikisht pranohet si banor malazez.Shqipëtarët blejnë patund. kryesisht në zonat bregdetare.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Ne Maqedoni rritja e popullsise eshte ne favorin tone. Sipas nje artikulli qe lexova tek Wikipedia.org , shqiptaret ne Maqedoni jane shtuar nga 7% deri ne 25% ne nje periudhe 30-40 vjecare. Megjithate Shiqiptaret pretendojne se jane deri ne 35%. Gjithashtu organizatat nderkombtare ne Maq. i estimate shqipot deri ne 30-35%.

    Per detaje me te hollsishme lexoni "2002 Census in Macedonia "
    tek website-i qeverise: http://www.stat.gov.mk/english/glavna_eng.asp?br=18

    Ne 2002 Maqedoniasit perbenin 64% te popullsise, te tjeret jane Shqipo edhe minoritete te tjera (Turq, Rome, etc). Une parashikoj se ne te ardhmen, maqedonasit do te ulen nen 50% duke u bere minoritet ne shtetin e tyre. (ne favorin tone)

    Ne Greqi eshte shume e veshtire puna. Ne rradhe te pare, nuk ka shkolla shqipe edhe asnje fare zyrtarizimi te shqipes. Keshtuqe shqiptaret mund te asimilohen.

    Edhe pse jemi ne numer te madh ne Greqi ( estimated deri ne 500 000 emigrante pa perfshire camet edhe Arvanitet) jemi te shperndare kudo ne Greqi. Mire do te ishte sikur te ishim te mbledhur ne nje krahine ne kufir me Shqiperine dhe te perbenim shumicen ne ate krahine.

  3. #23
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Elbasanas ti siç duket jeton në Greqi.A ke pasë rast të takosh ndonji arvanitas?A kanë ndonji ndjenje afërsie me shqipëtarët apo çamët në veqanti?

  4. #24
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga elbasanas
    Ne Maqedoni rritja e popullsise eshte ne favorin tone. Sipas nje artikulli qe lexova tek Wikipedia.org , shqiptaret ne Maqedoni jane shtuar nga 7% deri ne 25% ne nje periudhe 30-40 vjecare. Megjithate Shiqiptaret pretendojne se jane deri ne 35%. Gjithashtu organizatat nderkombtare ne Maq. i estimate shqipot deri ne 30-35%.

    Per detaje me te hollsishme lexoni "2002 Census in Macedonia "
    tek website-i qeverise: http://www.stat.gov.mk/english/glavna_eng.asp?br=18

    Ne 2002 Maqedoniasit perbenin 64% te popullsise, te tjeret jane Shqipo edhe minoritete te tjera (Turq, Rome, etc). Une parashikoj se ne te ardhmen, maqedonasit do te ulen nen 50% duke u bere minoritet ne shtetin e tyre. (ne favorin tone)

    Ne Greqi eshte shume e veshtire puna. Ne rradhe te pare, nuk ka shkolla shqipe edhe asnje fare zyrtarizimi te shqipes. Keshtuqe shqiptaret mund te asimilohen.

    Edhe pse jemi ne numer te madh ne Greqi ( estimated deri ne 500 000 emigrante pa perfshire camet edhe Arvanitet) jemi te shperndare kudo ne Greqi. Mire do te ishte sikur te ishim te mbledhur ne nje krahine ne kufir me Shqiperine dhe te perbenim shumicen ne ate krahine.
    Sa per 30-40 vjet shqipot e Maqedonise 100% do dalin shumice (duke bazuar ne shifrat zyrtare panvarisht sllavomaqedonasit shume rome, vllehe e bulgar i kane numruar si sllavomaqedonas)

    Por se pari ti duhesh ta perkujtosh se para vitit 1994 ka pas shume shume emigrime te shqiptarve Maqedonise ne Turqi dhe sjane kthyer me kurr sidomos nga zonat e Manastirit, Struges, Ohrit, Prilepit, Kumanoves (dhe tjera qytetet) mos te harroj edhe Dibranet me te madhe jane emigruar ne USA dhe nuk jane kthyer asnje.....mos te kishin ndodh keto emigrime prej vitit 1942 (plus nuk po e permendi periudhen ku me se shumti ka pas shperngulje te shqiptarve ne drejtim te turqise prej vitit 1912-1942) sot zyrtarisht ne Maqedoni kishin me qene mbi 40%-45% shqiptar.....por tash sot ceshtja eshte ndryshe shqiptaret kane te drejta sikur kurr me pare, ka ma pak shperngulje (emigrime sigurisht ka por jane perkohesisht) Shqiptaret per 28-30 vjet kane rastin te dalin shumice (duke u bazuar ne shifra zyrtare 25.2% se me shume ka shqiptar).

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Se pari dua te them se me vjen shume mire per postime te temave te ketilla, sepse ka te beje drejtperdrejt me çeshtjen kombetare. Ndersa sa i perket komenteve te kinik-ut apo dardajan-it nese nuk ia kam gabuar emrin nuk vlen te humbet kohe ne komentimin e tyre, jane tejet te pavlera. Ata nuk jan me shume se shqipfoles. Me lexu qka shkruan kiniku eshte sikur me lexu qka shkrun per shqiptaret nje serb ultranacionalist, neofashist. Nga njerezit e tille kemi vuajtur dhe jemi duke vuajtur ende, me shume se nga armiqet tan serb.

    Sa i perket pyetjes, une besoj se Shqiperia e ribashkuar duhet te jete realisht me shume se ne kufijte te cilet i ka pershkruar GL-Branch. Eshte e vertete se duket e veshtire realizimi i bashkimit te te gjitha trojeve tona ne nje shtet kombetar shqiptar, por me punen e ndershme dhe te palodhshme ne te gjitha keto troje (qe eshte duke u bere), dhasht Zoti i madherishem, do te ndodhe.

    Kombi shqiptar ne ballkan eshte ndare nga ana e fqinjeve tane, me ndihmen e fuqive te medhaja te asaj kohe te ndikuara nga Rusia. Shqiptaret jetojn te sunduar nga pushtues sllavo-grek kunder vullnetit te tyre. Kete e dime te gjithe. Kjo ndarje nuk na sjelle asgje tjeter pos vuajtjeve.Kete te gjithe e dine dhe kete nuk po e them vetem une (qe disa shqipfoles do te me quanin iluzionist) por edhe politikan serb si Nenad Çanak, ne nje prononcim para mediave te Kosoves, ku pat deklaruar se "problemi i kombit shqiptar ne ballkan eshte ende i pazgjidhur dhe kerkon zgjidhje"

    Per te mos e zgjatur me shume, per arsye te permiresimit ne çdo aspekt te mundshem te jetes, jo vetem ate patriotik ne duhet te bashkohemi.
    Eshte ekzistenicalisht e domosdoshme per kombit shqiptar bashkimi ne nje shtet Shqipetar.

    RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR !

  6. #26
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Oj Shqipe...

    Cfar nacionalisti Serb une? Nuk eshte amik ai qe te perkujton te metat dhe realitetin!!!


    Kosova eshte ne berllog dhe nese bashkohemi me Shqiperine do te jete nje berllog i madh. Oj burra, ne kosove na mbyti pluhuri e papunsija.

    Shkoni dhe tregoni per Shqiperine e madhe njerzve qe kalojne diten me nje cope buke. Po une e di cfare keni nen lekure; kelthitni vargjet e ushtruara "oj Shqipni e madhe" e kendej Shqipet vjedhin popullin, fqiut qe nuk ka buke i ofroni patriotizem e harta.

    Te gjitha vrasjet e kyera ne Kosove jane kryer nen pretekstin e patriotizmit e ne realitet jane vrasje gangsteresh per territor.

    Ju jeni ata qe degradoni shpirtin SHQIPTAR.

    Por nuk kemi faj se cfare jemi ashtu edhe i kemi punet.

    Na presin pune tjera e jo Shqipnia. Kur te jetojme si njerez pastaj bashkohemi deri ne ate sa lejon Evropa.

    Oj BURRA; po pse nuk e luftuat shkaun po thrrisnit oj Amerike eja se na u q* Nana????

    Pse Shqipnia nuk hyri ne lufte?

    Oj Trima....

    P.S
    Shqipet e MalitZi iu merrnin Shqipeve nga Kosova qira te majme. Bashkim se jo mahi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 06-10-2006 më 11:11
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #27
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Zemren mal do ja beje nje serbo-greku nese do lexonte keto qe ke shkruar me lart, zoti realist patriot! E pra, jane pikerisht keto fjale, te dala nga goja e nje shqiptari, te thena nga mendja e zemra e nje shqiptari, te cilat joshin syte e fqinjeve duke i lene te qete ne detyren e tyre...formula ka bere efekt thone! Percarjen ta kane injektuar ne trup shekuj me pare dhe akoma sot te njejten gje po shijojne...

    Kinik...mjere ti e mjere Shqiperia per bij qe po rrit!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Kinik ne postimet e meparshme ti mohove trimerin e Shqiptarve. Kjo tregon mendimet e mbrapshta ce kan mberthyer trurin e felliqur tendin, sepse kerkush nuk tha ce te kapim armet ce tani dhe te bejm nje Luft Ballkanike per realizimin e Shqiprise Etnike. Ska nevoj per luft (ndoshta nje konflikt i vogel i armatosur ne te ardhmen), por jo lufte ce te perfshinte gjith Gadishullin. Bashkimi Kombtar, sic ka then dhe Kristo Frasheri, nuk do vij me lufte sic ishte menduar perpara por do te vij pas drites ce Europa e re po l'shon, pra nepermjet paqes. Kjo teme eshte e rendsishme sepse hedh drit mbi nje problem madhor sic eshte ceshtja kombtare, por njerez keqberes si ti nuk deshironi ti shihni Shqiptaret te mendojn per bashkim. Por ti dhe mostra juaj jeni te deshtuar. Shqiptaret kan hedhur shtyllat e bashkimit. Bashkpunimi midis trojeve etnike shihet kudo ne ekonomi, tregti, turizem, kultur, dhe arsim. Dita dites trojet tona po zhvillohen dhe ky zhvillim po e con Shqiperin Etnike drejt bashkimit de-facto, ndersa de-jure do te behet sigurisht. Pikerisht per kete du ti referohem fjaleve te nje forumisti ce shkruajti ketu Bashkimi i Shqiperise Etnike eshte i pashmangshem o figur.

    TCH: Emisioni SHQIP
    Shqiperi-Kosove, Nje Treg
    http://shqiphost.top-channel.tv/1875...p28shtator.wmv
    Ndryshuar për herë të fundit nga Djal_Lacjan : 07-10-2006 më 00:45

  9. #29
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Mos me ofendoni; pervec nese jeni nen iluzionin se keni nje armik para dhe se imagjinoni se jeni 'duke pre shkja' si neper kenge kreshinke.

    Sa lehte eshte te dashurosh e duash e kultivosh e agjitosh koncepte. Sa lehte eshte te ulesh e te qash e vajtosh per viktimat e Cunamit apo per viktimat e Hiroshimes dhe Nagasakit, apo te predikosh paqe e bashkpunim e bashkime etj etj. Pse eshte lehte? Sepse jane vetem fjale, pallavra. Nuk kushton asgje, as mund, as para; vetem fjale dhe lot krokodillesh. E Shqipet kane fjalet e lira. Sidomos fyrjet.

    Veshtire eshte te perballesh me ate cfare e ke para hundes, me fqiun e uritur, me syte e femiut qe rrugve te Shqiptarise te lyp ndonje metelik. Pse eshte veshtire? Sepse kushton kohe, pune, mund dhe te holla. Fjalet nuk bejne pune ne kete mes. E Shqipet kane vetem fjale prandaj zgjedhin te flasin per ate cka kane; fjalet.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Bashkimi i shqiptareve eshte nje enderr per shumicen absolute te shqiptareve duke pasur parasysh vet interesat e seicilit prej nesh. Mund te kete ndonje person naiv si ketej ashtu edhe andej kufirit qe mund te jene kunder bashkimit por keta jane shume te pakte ne numer dhe per vet naivitetin e tyre meritojne nje injorim te plote.

    Bashkimi i shqiptareve ndihmon dhe eshte nje interes i pallogaritshem (nuk ka kalkulator qe ka numra te mjaftueshem per te llogaritur kete) per te gjithe ne shqiptaret dhe ky bashkim na shton shume forcen te gjithe ne shqiptareve si ne aspektin politik ashtu edhe ne ate ekonomik dhe ne te gjitha aspektet tjera.

    Normalisht qe bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te vetem eshte nje proces i pashmangshem dhe i domosdoshem qe do realizohet patjeter, eshte ne pyetje ketu vetem koha. Une kam besimin qe shume shpejt do realizohet kjo, ne nje periudhe jo me shume se 10-15 vjecare, te pakten Shqiperia me Kosoven, e per Maqedonine, mund te marre ndoshta edhe disa vite me shume.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •