Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Kufijte e Shqiperise (te ardhmen i shihni ne kete menyre?) -është titulli i temës,kurse më bëri përshtypje pjesa tjetër e titullit në kllapa-TË ARDHMEN...
    Një herë në një temë të ngjashme pyeta debatuesit (edhe vetveten):

    Më shumë mendoj se është dëshirë se vullnet!
    Por,të themi se "nesër" bashkohen këto troje at'herë lind pyetje:
    -Ç'farë sistemi zgjedhor do të praktikohet,presidencial,Fron,parlamentar me një ose dy dhoma apo diçka tjetër....
    -Kush do të jet kryeqytet Tirana apo Prishtina apo...?
    -Ku do të ketë selin parlamenti,kryetari,ministritë etj,etj...?
    -Po ambasadat e shteteve të ndryshme ku do të vendosen?
    -Banka Kombëtare?
    -Akademia?
    -Shtabet e ushtrisë dhe policisë?
    -Oda ekonomike?
    Nuk po e vazhdojë më shumë me shmebuj rreth vendosjes së institucioneve të ndryshme...
    Edhe një supozim:
    Nëse të gjitha "duhet"vendosur në Tiranë,a do t'i kushtojë shtrejtë Kosovës dhe banorëve të saj,kur duhet "shpërngul" të gjitha institucionet me personelin,vendet e punës,intelektualët etjetj...në Tiranë?
    Ose e kundërta a do t'i kushtonte "shtrejtë" Tiranës,nëse kryeqytet duhet të jetë Prishtina?
    Dhe të gjitha këto "probleme" të vogla a duhet të zgjidhen para apo pas bashkimit!?

    Pastaj,më "stopoi" një anëtar i këtij forumi me kundërpërgjigje se,për të ardhmen e shtetit (trojeve të bashkuara) e kemi programin e kaluar jo më të ri se 130 vjet nga Abdyl Frashëri!!!!
    Pra bisedohej për të ardhmen por,me programe të para një shekulli!!!
    E b´ana batall muhabetin!

    K'tu kufijtë e jashtëm qenkan "rregulluar" por,funksionalizimi i institucioneve mbrenda këtyre kufinjëve si do të bëhet?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #42
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk është fare problem kryeqyteti.Qyteti më i madh në Gjermani është Berlini, ndërsa Boni kryeqytet, Washingtoni kryeqytet ndërsa New York qyteti më i madh.
    Kështuq' q'është e thënë vetëm Tiranën apo Prishtinën por mund t'a zgjedhim ndonjë qytet tjetër, varet cili peizazh u pëlqen më shumë politikuajve.Dhe pastaj as Tirana as Prishtina.
    Pyetja për rregullimin shtetëror administrativ të shtetit shtrohet edhe te shtetet tjera jo vetëm te ato që janë të sapobashkuara.Për këtë punë janë juristët, referendumi, votuesit etj.

  3. #43
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Harudi
    -Ç'farë sistemi zgjedhor do të praktikohet,presidencial,Fron,parlamentar me një ose dy dhoma apo diçka tjetër....
    -Kush do të jet kryeqytet Tirana apo Prishtina apo...?
    -Ku do të ketë selin parlamenti,kryetari,ministritë etj,etj...?
    -Po ambasadat e shteteve të ndryshme ku do të vendosen?
    -Banka Kombëtare?
    -Akademia?
    -Shtabet e ushtrisë dhe policisë?
    -Oda ekonomike?

    Shqiptaret presin qe keto c'eshtje 'praktike' te rregullohen vetvetiu; nje hokus-pokus dhe cdo gje do te vije ne vendin e vet. Per problemet financiare e praktike nuk vrasin koken fare. Tash edhe do te ndertohet Auto-Strada Kosove-Durres dhe pa problem Shqipet me Benca do te udhetojne Pr-Tr.

    Qe 7 vite nuk ishin ne gjendje te bejne te pakten nje abetare uniforme apo nje plan-program pak a shume te njejte mesimor. Kjo nuk kushton shume, kerkon vetem mund dhe pajtim vullnetesh.

    Pengesat qe duhet tejkaluar (me sukses) para bashkimit nuk jane te vogla dhe kam frige se nese i injorojme; ato nuk do te zhduken. Merreni shembull sa shume kushtoj bashkimi i Gjermanise. E ne nuk kemi buke te ngopemi.

    Parakusht per te arritur bashkimin kombtar eshte nje stad i caktuar i zhvillimit ekonomik s'pari, pastaj politik, social etj etj perfshire ketu edhe redukimin e divergjencave Kosove-Shqiperi ne minimum. Zhvillimi ekonomik ne Kosove po ngec sepse politikanet Kosovare lidhin zhvillimin ekonomik me Status qe ne fund te fundit eshte vetem shkronje e vdekur ne leter sepse Kosova ne realitet eshte e pavarur ne te gjitha ato sferat qe kane te bejne me ngritjen e standardit jetsor, arsim, shendetsi dhe ekonomi.

    Tash do vjen pavarsia dhe ju garantoj se nuk do te kete ndryshime; Eurot nuk do te bien nga qielli.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #44
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Burimi - full teksti

    Shkruan Bedri Selmani, ekspert i marrdhënjeve ekonomike ndërkombëtare.


    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    në shoqërin kosovare ende nuk është duke u treguar interes i mjaftueshëm për zhvillimin e diturisë në funksion të zhvillimit të prodhimtarisë dhe shërbimeve vendore.
    Por nuk mungon interesi per hartografi.


    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    Një është e vërtet që ekonomia kosovare si duket ende është larg njohurisë që të kuptoj rolin e kapitalit intelektual. Edhe pse krejt kjo në rrethanat e zhvillimit bashkëkohor ekonomikë është bërë domosdoshmëri. Për këtë shkak si pasoj, kemi jo efikasitetin afarist të pjesës dërmuese të ndërmarrjeve kosovare. Kjo ka bërë që kriza ekonomike, që e ka kapluar ekonomin kosovare në vitet e kaluara, e cila edhe tani po thellohet në përmasa të dhimbshme për qytetarët e saj.

    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    Prodhimi kosovar në kuptimin e dijes po thuaj se nuk ekziston.
    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    15 vitet e ardhshme për Kosovën problemi kryesor do të jetë si t’i krijohen kuadrat e afta dhe si t’i mbajmë ato që mos të “ikin” në botën e jashtme. Tani kjo ekonomi po ballafaqohet me problemin e mungesës së kuadrit menaxhues.
    Cfare jane edhe 15 vite? Vitet shkojne shpejt!!!

    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    Kosova në këtë drejtim gjendet në situatë të paditurisë së theksuar në menaxhmentin e saj, kurse ky faktor është bërë kryesori në afarizëm.
    E plotsojne me aptriotizem.

    Citim Postuar më parë nga Bedri Selmani
    Kjo gjendje po shkakton import të madhë të mallrave dhe deficit të përhershëm në afarizmin me botën e jashtme, (97% import dhe vetëm 3% export). Por, edhe importi, gjithnjë e më shumë po vjen në pyetje, nga do të paguhet?!.
    Vetem 3% eksport?


    [QUOTE=Bedri Selmani]Problemi i vetëm që mbetët në Kosovë edhe më tutje është, si të arrihet gjerë të INICIATIVA”?!.[/QUOTE]
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Sic e ka vertetuar koha, ndarja e teritoreve shqiptare ne 4 shtete e ne nje shtet mikroskopik shqiptar qe me teper i merej fryma gjithe kohen nga te huajt, indirekt e direkt, qe te mos mbidhte fuqi e kerkonte unifikim, ka treguar qarte se nuk ka zhvillim pa unifikim.

    E nje nga arsyet e problemeve ekonomike e me radhe eshte kjo, e gjithe ajo energji qe gjenerohet per te mbajtur shtetin shqiptar te dobet .
    Po te mos qe shteti jone i ndare , ne disa shtete as shqiperia nuk do binte per 50 vjet nen komunizem sic dihet qe dy pjeset e saj te medha Shteti Shqiptar dhe Kosova duhet te qene ne te njejtin kamp.
    E po te qene gjithe shqiptaret ne nje shtet soT do kishim bere unifikimin e kombit, e do ishim nje ne shume kuptime.[mjafton te kujtoj Enver Hoxha beri ca deshte ne 50 vjet po te qe i gjithe shteti shqiptar bashke do kishim nje unifikim te tij, kuptohet Hoxha nuk do qe drejtus i tij e as do ishim ne lindje as ne sensin e tij po ne kuptimin nje shtet natyral i gjithe shqiptareve do impononte unifikim].
    E jo si sot qe jo vetem na kane ndare si teritore po na ndajne ne cdo gje e investohet cdo dite ne shqiperi e kudo te na percajne ndajne copetojne qe te vjedhin copat nje e nga nje............e kjo e nxitur nga copetimi i kombit i shqiperise natyrale.........e i mbajtur gjalle nga kjo.

    Idete e Arber Xhaferit dhe te Koco Danajt per unifikim jane llogjika reale per zhvillimin e vendit e gjithe teritoreve shqiptare.
    Te pakten me keto territore qe na kane ngelur na grabitja e coptimi i trojeve shqiptare e nga gjenocidet e debimet e shqiptareve nga to ne 100 vjetet e shkuar, te paktem me keto teritore qe kemi te krijojme nje shtet unik.

    Shteti unik shqiptar do vej paqe ne rajon e ekulibrat ne vend, e do ndaloj shume nacionalizma e shovinizma qe kane bere gjema e gjenocide ne te shkuaren te vazhdojne te planifikojne punojne e investojne te bejne gjenocide e te keqia ne copat e ndara te shqiperise.
    Mos harojme luftrat ballkanike filluan vetem si do grabisnin e ndanin fqinjet tokat shqiptare te ngelura nga nje perandori turke qe e dinin qe kishte vdekur.
    Shiko greket ne jug jo vetem kane mare arten e janinen nga ne e zbuan camet e ckombetarizuan e s'njohen shqiptaret ne greqi, po sot cdo dite perpiqen te krijojne e mbjellim minoritete e copa greke ne greqi, po stilin e deri tanishem krijo copera e copeto Shqiperine Natyrale, e ajo qe te ben pershtypje jane te pangopur [se kane mare sa kane dashur e plus jane mire sic jane] e me nje motivim te madh ndaj nesh se deri tani procesi ka qene copeto Shqiperine Natyrale e ndaje e vidh, eshte ne doren tone ta ndalojme kete e tu tregojme vendin e pastaj ata do dekurajohen e nuk do kene kete motivim kaq te madh qe nje shtet i BE me kaq mireqenie investon aq shum ne planet arkaike shoviniste.

    Plus ne si komb do unifikohemi e do flasim si nje, sic kane bere gjithe kombet, qe kane pasur nje periudh unifikimi e pas saj kane prodhuar zhvillim.Kjo sidomos per shtetet e zhvilluara perendimoret qe kane ecur ne kete rruge.

    Per ne bashkimi i shqiperise me kosoven pjesen shqiptare te maqedonise e zonat shqiptare ne malin e zi, do krijonte stabilitet ne gadishull e zhvillim per shqiptaret.

    Po vazduam te ndare, do kemi probleme gjithe kohen e do stimulojme e mbajme gjalle gjithe faktoret antishqiptar, e shqiperia e ndare do jete si nje thele ne tavoline qe do duan te gjithe te marin nje cope, e do investojne gjithenje per mostabilitet e mos zhvillim te saj.

    Zhvillimi i shqiperise eshte vetem bashkim unifikim i gjithe trojeve shqiptare.

    Kjo do prodhoj zhvillim stabilitet e femite shqiptar qe do lindin ne kete shtet do kene nje shtre te sigurt per veten, pra nje vend ku te mund te jetojne e nje shtet shtreh qe ti mbroj e mbroj vetveten, e jo si copa qe jane gati tu prishin jeten gjithe perverset shovinist te ballkanit.

    E mos i ngateroni gjerat me integrimin europian e me endra me sy hapur, sot ne globalizem qe gjithe bota po integrohet, po qe te kesh nje jete te mire e zhvillim nuk eshte integrimi po sa i zoti je e sa i forte je ti ne kete bote te integruar.

    Unifikimi i kombit eshte e vetmja zgjidhje dhe e drejte natyrale per shqiptaret ne SHQIPERINE NATYRALE.

    PS: Nga ne qe jetojme ne ameriken e veriut, e qe kemi shtetesi amerikane a kandeze e qenia ne europe sic kane endra ca shqiptar, me teper qe te emigrojne e jo qe te bejne vendine e tyre te zhvilluar si europa, pra vetem qenia brenda europes nuk eshte ndonje gje, pra ne e kemi perdite kete realitet shtetas amerikan a kanadez.........
    se sic po shihet shqiptaret ne europe do jene vetem sherbetore aty e do bejme ca na thone te tjeret , pa ze vete, pa mireqenie vete e nuk do ta gezojme ate, as do jemi partner qe bejne pazaret e marin dhe te mirat e saj , pra zhvillimi i Shqiperise Natyrale ka te bej me te dhe me te vetem sa te zote do jen shqiptaret e as me endra e as me te tjeret qe secili sic dihet sheh e ben pazarin e tij.
    Ka dhe lagje ne amerike ,qe jane ne te [psh sic mund te jene ne europe] qe jane skandal e qe nuk do te vesh aty, pra thjesht qenia brenda nuk eshte vetem ajo, ajo eshte nje mundesi qe te jepet po gjerat varen nga ne e si do jemi ne sa te forte ne pazaret [ne kuptimin pozitiv] qe behen aty, te perfitojme te mirat e saj.

    SHQIPTARET KANE TE DREJTE SI GJITHE KOMBET NE BOTE TE KENE NJE SHTET TE TYRE QE TI MBROJ ATA E ATA TE GARANTOJNE VETEN E ZHVILLIMIN E TE ARDHMEN E FEMIVE TE TYRE....E KJO DO VENDOS DHE EKULIBRAT NE RAJON.....PERFUNDIMISHT.


    SHQIPERIA NATYRALE ESHTE ZGJIDHJA E VETME


    Per mua kush i vete ne rrenje probleme te Shqiperise, coptimi eshte ajo qe gjeneron gjithcka negative nga rrenjet, e qe shume meren me pasojat e shfaqet e jashtme etj etj etj [jo thelbi pasojat vetem] pra jo me shkakun real.
    Per shume qe jane kurioz, e qe zhihen sy symbyllur cdo dite, edhe komfliktualiteti politik ne shqiperi , qe cdo dite pret e krijon nje klime teper te pa favorshme per zhvillim, rrjedh nga kjo e invetohet shume per te e per njerezit qe bejne lojne e konfliktualitetit,[nga ata qe duan te mbjane coptimin e ta cojne ne fund deri ne Shkumbin]

    Shqiptaret duhet te risin horizontin e pamjes e te shikojne ne thelbin e thellesine e gjerave qe ti zgjidhin ato REALISHT e jo si deri tani qe meren me pasoja e harxhojne kote energji me zenie me njeritjetrin lojen sic e thashe mesiper te copetimit e konfliktit qe e futen ca koka te liga e ndonje here shume njerez nga padituria u sherbejne e ecin ne rrugen e tyre dhe falas.

    Duhet te ndryshojne gjerat ne rrenje qe te ndryshoj cdo gje dhe ne pamje, e cdo gje te kthehet ne sensin pozitiv e te kemi zhvillim fuqi e mireqinie.

    SHQIPERIA NATYRALE ............ESHTE ZGJIDHJA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 11-10-2006 më 10:55
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Personalisht me vjen keq, qe shqiptaret harxhojne gjithe keto energji ne partira [ose keshtu eshte krijuar sistemi qe i thith e shfrytezon ata, pra qe nga copetimi ne fillim e me radhe ne cdo kohe me gjera te ndryshme.
    Pra zihen per PD PS etj sikur njera ose tjetra ne pushtet do ndryshoj gjithcka per ta, qe dihet eshte genjeshter, e qe dihet behet per te mare nje vend e per te vjedhur e per te demtuar me shume vendin e vjedhur e plackitur e varferuar ate.

    Ky konfliktualitet i mbjellur me nje investim kolosal te jashtem ne Shqiperi perpiqet te eksportohet edhe ne Kosove per te kerkuar te prishur dhe ate realitet pozitiv aty.

    Kuptohet me stilin e vjeter te mbajme nje Shtet Shqiptar te dobet mos te kerkoj e te kete fuqine te mbroj shqiptaret ne shtepite e tyre jashte kufive te shtetit, e ta mbajme te dobet qe po erdhi dita ta copetojme dhe ate, e njejta gje dhe ne Kosove nga qe u iku nga dora te pakten ta prishim te futin konfliktualitet e te mbjellin nje klime te keqe qe ajo te mos zhvillohet e te kete probleme gjithe kohen qe ta kene gati qe nje nje kohe tjeter ne te tjera ekulibra te bejne planet e tyre te zeza qe sic dihet jane inkurajuar nga copetimi 100 vjecar , po qe tani ka filluar procesi i kunder, unifikimi, qe do sjell dhe dekurajimin e shovinisteve.

    Jo me kote armiqte e shqiperise ata qe investojne keto skenare, dalin ne publik me tezat 'qe shqiptaret sdine te qeverisen' per te korrur invetimet e tyre te ereta qe kane bere ne prapaskene.

    Gjerat mund te jene krejt ndryshe, qe energjite te vene ne vendin e duhur e Shqiperia te ecte para forcohej pasurohej e zhvillohej bashke me shqiptaret.

    Jo me kote nje Rilindas i yne tha


    Drite drite me shume drite


    Shqiptaret duhet te fillojne te mos harxhojne energji kote, e ti harxhojne ato atje ku duhet, se vetem keshtu do marin perfitime nga to e sigurojne jeten e tyre e te femive te tyre, e asgje nga energjite e derdhura nuk do vej dem, po do jete dicka qe to ta korrin diku me tutje.

    Shqiperia Natyrale eshte zgjidhja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 11-10-2006 më 11:13
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  7. #47
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kjo është Shqipëria e vogël.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #48
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Hylli...

    Para disa ditesh pash ne Top Channel se toka ne shume vise te Shqiperise, punohet me Gomar nga Ekspertet e Bujeqsise. Nuk ka dyshim, Eksperti i Bujqesise ka nje cike Dr. Dullitell ne vete dhe kjo mbase ndihmon shume ne bashkpunimin me Gomar sepse duhet te pranojme, Gomari ka nje sistem navigacioni te nderlikuar.

    Greqia ri-atdhesoj (burimi; mbrame, voice of Amerika) 600 emigrant Shqiptar. Kur endrra e cdo te tretit Shqiptar eshte te leshoj folen e vogel\madhe (dhe cdo te pestit te formoj parti politike); kjo tregon shume per atdhe-dashurine. Shumica e forumistve ketu lajmerohen nga Diaspora sepse atje ka internet.

    Nuk jam pesimist; jam vetem skeptik dhe si te mos behem kur kam sy dhe vesh. Krejt cka me duhet e bart me vete, nuk me duhet as valixhe. Shoh cfare po ndodh. Shohin edhe gazetaret si AA Gil.

    Vazhdoni ju te trilloni dhe sajoni armiq te brendshem dhe jashtem sepse ju duhet nje adut per te llomotitur. Si ne Kosove dhe Shqiperi vrisni oponentet politik. Kjo eshte nisme e mbare drejt bashkimit.

    Artikullin qe e solla une ishte nga Shqiptari i cili thjesht na tregoj se cfare na pret ne 15 vitet e ardhshme. Poashtu, ngriti c'eshtjen se me se do te paguhet ushqimi qe do te importon Kosova sepse nuk do te kete para. Une ju premtoj Kosovarve se kur te mbesin pa buke (gje e cila eshte duke ndodhur) do te shohin se cfare eshte Shqiperia, Nene, Njerke apo kusherire e larget.

    Shpresoj se nuk je njeri nga ata "whose name shouldn't be mentioned" te cilet kane zakon te perfundojne bisedat duke sjellur nenat si objekt debati edhe pse Moderatoret lejojne nje gje te tille. Edhe nuk eshte produktive edhe dikush mund ta kete nenen te vdekur edhe cka eshte me e rendesishmja, eshte e trasheguar nga skllavet sepse ata shajne-njeri tjetrin. Keshtu ishte ne ushtrine e ish-Yugoslavise, e gjithe kishin specifikat e tyre ndersa e Shqipes ishte qe te mos shahet.

    P.S. Ju betohem se une nuk kam faj qe humbi mbrame Shqiperia nga Holanda.

    II P.S Forumi Shqiptar -->Ceshtja Kombtare
    Shqipëria etnike; ëndrra e vërtetë e shqiptarit të vërtetë. Në këtë forum diskutohet vetëm mbi çështjen tonë kombëtare, rrugët që duhet të ndjekim për realizimin e kësaj ëndrre shekullore.

    Po mungon edhe kenga e John Lennonit; You may say I am a Dreamer....
    Ndryshuar për herë të fundit nga kiniku : 12-10-2006 më 03:13
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kinik !
    Cdo dite qe ne mengjes njerez te thjeshte e te zakonshem si une, lexojne pa deshiren e tyre fjalimet e tua .
    Por njerez te thjeshte si une ende nuk e kane humbur llogjiken e te kuptuarit te gjerave qe ti kerkon te turbullosh.
    Per fat te mire te ketij kombi, njerez si une, nuk kane mare valixhet ne krah e te bredhin rrugeve e te japin mend, por shkojne perhere tek kutia e votimit dhe me voten e tyre te vogel, vendosin per fatet e medha te Atdheut te tyre.
    Teorite e tua i kemi dhene provim te detyruar me dhjetra here ne ato vite kur ti dhe soji yt bente ligjin ne kete vend.

    Koha juaj mbaroi njehere e pergjithmone.Qerohuni sa me larg nga ky vend se nuk do njeri t`ju kete me neper kembe.
    Dhe mos pergojo Atdheun tend, se ndyn vetem veten tende dhe asgje me teper.
    Se c`mund te beje Shqiperia meme per kosovaret e tregoi njehere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 16-10-2006 më 08:29
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #50
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    njerez si une, nuk kane mare valixhet ne krah e te bredhin rrugeve e te japin mend, por shkojne perhere tek kutia e votimit dhe me voten e tyre te vogel, vendosin per fatet e medha te Atdheut te tyre.
    Qe te japesh mend; duhesh te kesh mend. Kjo eshte e verteta e hidhur. A ke apo nuk ke mend kjo eshte c'eshtje e juaj.

    Qe nuk ke marre valixhet; hallall te qofte. As une nuk kam marre valixhet. Nuk flas nga bregu i 'sigurte' e trumpetoj patriotizem.

    Qe voton; prape hallall, cdo popull zgjedh ata njerez qe edhe i meriton. As me te mire as me te keq, por vetem ata qe i meriton. Edhe une kam votuar per Rugoven.

    Qe ngritem kunder popullit tim; nuk eshte e vertete.

    Tregom a genjeva dicka ne postimet e mija???
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Historia politike e Shqipërisë në tre vjet
    Nga no name në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •