Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Odiseas Elitis

    Nje kronike nga jeta dhe vepra e ELITIS
    (1911-1996)

    Lindi ne Iraklio te Kretes. Prinderit e tij nga Militini transferojne fabriken e tyre ne Pire dhe banojne ne Athine.
    Odiseas elitis ndjek shkollen e mesme dhe eshte adhurues i Egjeut.
    Bie ne kontakt me poezine e Kavafis dhe shfaq preferencat letrare. Zbulon surrealizmin e poezise franceze, lexon Elyar dhe Lorka.
    Ne Universitetin filozofik te Athines shkruan poezite e para. Me e1935 boton me pseudonimin Elitis, pasi emri i tij i vertete eshte Odiseas Alepudhelis.
    Njihet me Seferis, Empirikos, Karandonis,gacos. Perkthen elyarin.
    Ne 1937 eshte oficer rezervist ne Korfuz. Boton "Klepsidrat e se panjohures", "Sporades".Me 1938 shkruan "Marina e shkembinjeve", "Mosha e kujtimit te kaltert", "Kthjelltesite". Me 1939 botohen "Orientimet"
    Njihet me Henri Myler.Me 1940, poezite e tij botohen ne frengjisht.
    Ne luften Italo-Greke si nentogermerr pjese ne luftimet ne Sarande, Delvine, Kuc,Kallarat,Bolene,Nivice, Shen Vasil.
    Kthehet ne spitalin e Athines gati per vdekje nga tifoja. Me 1943 botohet "Dielli i pare".
    Me 1945, "Kenge heroike dhe e perzishme per nentogrein e rene ne Shqiperi.
    Ne France botohet vellimi i tij i zgjedhur poetik.Takohet me Elyarin ne vitin 1948, stabilizohet ne Paris, ku njihet me personalitet te medhasi Pikaso,Teriant,Leger,Shagall.
    Udheton ne Spanje. Ne Londer eshte bashkepunetorr i BBC dhe shkruan versionin e pare te kryevepres "AKSION ESTI".
    Ne itali njohet me Ungaretin dhe Mario Vitin dhe ketu perkthehen poezite e tij. Ne Athine punon me radiofonine, por largohet shpejt.Me 1955 shkruan"Gjashte edhe nje goditje per qiellin" Perkthehet ne anglisht dhe ne gjermanisht, kurse vete perkthen Brehtin.
    Versioni i plote perfundimtar i kryevepres "Aksion esti" botohet ne vitin 1959 dhe me 1960 merr cmimin e pare shtetrore te poezise.
    Udheton ne USa, dhe ne Bashkimin Sovjetik , ku takohet me Jevtushenkon.
    Shkruan esse per vellimi "Letra te hapura".
    Me 1969, gjate pucit te koloneleve largohet prap ne Paris. Dhe per disa muaj ne Qipro.
    Shkruan "Druri i drites". Mohon Cmimin qe i akordojne kolonelet. Nuk pranon te behet akademik.
    "Aksion esti" qarkullon edhe ne USA. Botohet "Maria Nefeli".
    Ne dhjetor te viti 1979fiton cmimin "Nobel". Vepra e Elitis perkthehet ne shume gjuhe te botes.
    Poezia e tij eshte kompozuar nga MIkis Teodor raqis.
    Nderkohe ekspozohet veprimtaria e tij ne pikture. Shpallet lektor nderi i shume universiteteve, Athine , Rome.
    Perkthen ne greqishten e re safon, "Apokalipsin"
    Do te vijne njeri pas tjetrit vellimet poetike
    "Monogram", "Re -te e dashurise", "Lundertari i vogel", "Udhe vetjake", "Elegjite e Oksopetras", "Perendimi i pikellimit". Ky vellimi i fundit poetik eshte "Kenga e mjelmes" botuar para vdekjes.

    ps;
    Ky autor eshte perkthyer ne shqip nga NIKO KACALIDHA dhe eshte botuar ne vitin 2001 nga Onufri. Titulli i librit eshte "Poezi boterore"
    eshte pak te thuash se eshte liber i bukur. Lexojeni qe te besoni e te ndjeni POEZI.
    pershendet macia blu.

  2. #2

    POEZI NGA ODISEAS ELITIS (Nobel 1979)

    (1911-1996)

    Nė vitin 1939, studenti i fakultetit Juridik tė Universitetit tė Athinės, Odhysseas Alepudhelis (i lindur nė Iraklio tė Kretės, mė 2 nėntor 1911), vendosi pėrfundimisht tė braktiste studimet dhe t’i pėrkushtohej letėrsisė, mė saktė poezisė. 40 vjet mė vonė, vendimi i tij do tė pėrligjej nė mėnyrėn mė tė mirė, teksa Akademia Suedeze i akordoi meritėn mė tė madhe, Ēmimin Nobel. Ky ishte suksesi i dytė i poezisė greke, pas Nobelit qė kishte fituar Jorgos Seferis, mė 1963.
    1939-a ishte njė vit pėrcaktues, pasi shėnon afirmimin e poetit, me emrin Odhysses Elitis. Atė vit u botua pėrmbledhja e parė e tij, “Orientime”, qė e renditi menjėherė ndėr poetėt e vijės sė parė.
    I pėrket njė brezi qė jo vetėm ndryshoi rrėnjėsisht vokacionin e poezisė greke, por edhe i dha dimensione ndėrkombėtare asaj (Seferis dhe Elitis i pėrkasin atij brezi). Ishte brezi qė predikonte se Greqia duhej tė pushtonte sė qeni pjesė e Ballkanit dhe tė integrohej nė Europė, ndėrsa poezia greke duhej tė kėrkonte rrugė tė reja.
    Kėtė rrugė, siē shėnon kritika, Elitis e gjeti nė territorin grek, nė traditėn antike dhe bizantine. Me zbulimin e surrealizmit, ai gjeti metodėn e vet tė shprehjes qė pėrngjasonte me mėnyrėn se si e konceptonte dritėn njė tjetėr shkrimtar i madh i Masdheut, Alber Kamy.
    Deri nė gjallje (ai vdiq nė Athinė, mė 18 mars 1996), botoi 19 vėllime poetike, qė pėrbėnin ngjarje tė mėdha, ende pa marrė ēmimin Nobel.
    Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes, viti 2011 ėshtė shpallur si Viti i Elitis-it.

    Pėrktheu: Robert Goro
    (Tribuna)


    NAUTILIUS I VOGĖL

    Ēka munda tė marr njė jetė tė tėrė prej veprash tė pashme nga tė gjithė,
    rrjedhimisht
    Tė fitoj vetė tejdukshmėrinė, ia detyroj njė farė kuraje tė posaēme qė ma
    Dha Poezia: tė bėhem erė pėr balonėn e balonė pėr erėn,
    Madje edhe kur qielli nuk ekziston.
    Nuk bėj lojė fjalėsh. Flas pėr at’ lėvizjen qė ndokush e zbulon
    Brenda “Ēastit”, kur arrin ta hapė e t’i japė vazhdimėsi. Atėbotė
    Kur dhe trishtimi bėhet Gėzim dhe Gėzimi Engjėll; Lumturia Murgeshė dhe Murgesha Lumturi
    Me plepa, krahė tė gjatė mbi zbrazėti, njė zbrazėti e mbushur me pikla zogjsh,
    fllade borziloku e fėshfėrima tė mbytura parajse.

    MOSHĖ E KUJTIMIT TĖ MJEGULLT

    Ullishte dhe vreshta gjer tej nė det
    Kaike tė kuqe gjer tej nė kujtesė
    Membranė e artė e gushtit nė gjumin pasdrekor
    Me alga apo molusqe. Dhe ai skaf
    I saponxjerrė, i gjelbėr, qė e lexon ende
    Nė paqen e ujrave tė gjirit, ka zoti.
    Vitet kaluan mbi fletė dhe guacka

    Kujtoj djemtė marinarė qė shkonin,
    I ngjyenin velat si zemrėn e tyre
    Dhe kishin tatuazhe stuhish nė gjokse.
    Ē’kėrkoja kur mbėrrite e ngjyer
    nga p’rendimi i diellit;
    Me moshėn e detit nė sy
    Dhe me hiret e diellit nė trup – ē’kėrkoja
    Thellė shpellave tė detit me ėndrrat pa kufi
    Ku shkumonte era ndjenjat e veta?
    I panjohur e i zbardhur – emblemėn pellazgjike
    Skalitur nė gjoks.
    Me rėrėn nėpėr duar i mbyllja gishtrinjtė,
    Me rėrėn nė sy i shtrėngoja gishtat,
    Ishte ankthi.
    Mbaj mend ishte prill kur ndjeva sė pari
    Peshėn tėnde njerėzore
    Trupin njerėzor argjil dhe mėkat
    Si ditėn tonė tė parė mbi tokė.
    Festonin zambakėt – Por mbaj mend
    tė dhembi
    Ishte njė kafshim i thellė nė buzėt
    Njė gėvishtje e thellė nė lėkurė kah
    Vendi ku skalitet pėrjetėsisht koha.
    Tė lashė atėbotė
    Dhe njė frymė gjėmuese i ngriti
    peshė shtėpitė
    Ndjenjat e bardha tė porsalara mbi
    Qiellin qė ndriēonte me njė buzėqeshje.
    Tash do tė kem afėr njė shtambė me
    ujė pavdekėsie
    Dhe ato duart e tua ku do tė vuajė dashuria
    Dhe atė guackėn tėnde ku do tė
    jehojė Egjeu.

    MONOGRAMĖ
    (fragment)


    Tė dua, dėgjon?
    Qaj, si ndryshe, pėrderisa njerėzit duhen
    Qaj pėr vitet qė vijnė pa ne
    Dhe kėndoj pėr ato qė shkuan, nėse ėshtė e vėrtetė.
    Pėr “besomė”-t dhe “Mos”-ėt.
    Herė nė erė, herė nė muzikė
    Nėse kėto janė tė vėrteta kėndoj
    Qaj pėr trupin qė preka dhe pashė botėn.
    Kėshtu flas pėr ty dhe pėr mua.
    Sepse tė dua dhe nė dashuri
    Di tė hyj si hėnė e plotė
    Nga gjithkah, pėr ty

    Brenda shtrojave thumboj lule dhe e kam forcėn
    Tė fryj e tė pėrgjumur tė t’shpie gjithandej.
    Tė kanė dėgjuar valėt si pėrkdhel,
    Si puth, si thua “ēfarė” dhe “si”.
    Gjithmonė ne drita dhe hija.
    Gjithmonė ti ylli dhe unė errėsira,
    Gjithmonė ti statuja e gurtė dhe unė hija qė rritet
    Dritarja e mbyllur ti, era qė e hap unė.
    Sepse tė dua e tė dua.

    ..............................

    Ėshtė ende herėt nė kėtė botė, e dashura ime,
    Tė flas pėr ty e pėr mua.
    Ėshtė ende herėt nė kėtė botė, dėgjon?
    Jam unė, dėgjon? Tė dua, dėgjon?
    Ku po mė lė, ku po shkon, mė dėgjon?

    TRUP NĖ VERĖ

    O, trup nė verė, lakuriq i djegur
    I ngrėnė prej vajit e prej kripės
    Trupi i shkėmbit dhe ethe e zemrės
    Valėvitje e krifės sė xunkthit
    Re borziloku mbi kaēurrelat e pubisit
    Mbushur yllza dhe gjėlpėra pishe
    O trup i thellė notues i ditės.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •