"Fenomeni" mund tė kthehet nė Itali nė verė, pasi shprehu gjithė rezervat e tij ndaj Realit tė Madridit tė hėnėn 22-02-2006
Ronaldo, nis derbi Inter-Milan
Pas shfryrjes sė dufit tė hėnėn, kur ia shfaqi tė gjitha pakėnaqėsitė e tij Real Madridit, pėr Ronaldon po pėrflitet njė rikthim i papritur nė Itali. Pas 4 vitesh, "Fenomeni" mund tė kthehet nė Milano. Nė kuadėr tė merkatos profilizohet nė horizont njė derbi Inter Milan: Morati nuk e ka harruar, kurse kuqezinjtė synojnė tė pėrpiqen ta kryejnė goditjen. Alternativa pėr brazilianin ėshtė Anglia, ku Manēester Junajtidi ėshtė vėnė menjėherė nė lėvizje pėr tė.
Pėr Ronaldon ka nisur momenti i pendimeve.
Ai s'do ta kishte menduar kurrė nė verėn e katėr viteve mė parė se do tė fitonte vetėm njė kampionat spanjoll me klubin mė tė fortė nė botė, pasi tė largohej nga Interi. Pasi ia pėrplasi derėn nė fytyrė asaj qė pėr 5 vite ishte familja e tij, tani Ronit i ka mbetur vetėm njė grusht me miza nė dorė, dhe pėr mė tepėr urrehet nga tifozėt e tij qė nuk i falin asgjė, edhe pse ēdo vit ėshtė shėnuesi mė i mirė i skuadrės. Njė marrėdhėnie qė nisi me probleme qė nė fillim, duke qenė se pas pak javėsh iu vendos nofka "Gordo" (bullafiq), pėr problemet e tij tė famshme me peshėn.
Por pika qė e ka derdhur kupėn e mbushur plot, kanė qenė vėrshėllimat e radhės nė momentin e zėvendėsimit ndaj Alaveshit. "Tani e mbushėn kupėn", duhet tė ketė menduar golashėnuesi dhe mendja i ėshtė kthyer menjėherė nė Milano, qyteti qė e ka dashur mė shumė nė karrierėn e tij.
Divorci me Interin ka qenė i ashpėr, pasi ia mbathi si njė hajdut natėn e 31 gushtit tė 4 viteve mė parė. Njė largim qė i tėrboi tifozėt, tė cilėt nuk ngurrojnė ta shajnė sa herė emri i tij pėrmendet nė lidhje me skuadrėn zikaltėr. Njė marrėdhėnie qė tanimė duket e "grisur" dhe qė vetėm Morati mund ta "qepė". Dhe vetė simpatia e madhe e pronarit mund tė luajė njė rol vendimtar nė ēėshtjen e pabesueshme tė njė rikthimi tė mundshėm.
Por nėse s'do bėhet gjė, Milani ėshtė i gatshėm tė hyjė nė lojė, edhe sepse Shevēenko kėrkohet gjithnjė me ngulm nga Ēelsi i Abramoviēit.
Me Inzagin qė ndodhet pranė largimit, braziliani do tė shkonte tė kompletonte njė repart qė me Shevėn dhe Xhilardinon s'do tė kishte konkurrentė nė botė. Por kuqezinjtė qėndrojnė nė dritare dhe pėrpara se tė lėvizin, presin njė shenjė nga kushėrinjtė. Pėr Ronin ėshtė e pėrshkueshme edhe pista qė tė ēon nė Angli, ku do tė gjente mjaft hapėsira pėr tė shprehur fuqinė dhe shpejtėsinė e tij: Manēester Junajtidi ėshtė vėnė nė lėvizje tanimė.
Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė se "Fenomeni" do tė vėrė nė lėvizje njė "centrifugė" sulmuesish: Van Nistėlroi, Henri, Inzagi dhe pėrse jo Adriano. Kėtė verė mund tė ketė tė forta...
Krijoni Kontakt