Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Lightbulb Universiteti i Tiranës, në 5 më të mirët e Evropës!

    Universiteti i Tiranës, në 5 më të mirët e Evropës


    Ajo që kishte nisur si një lëvizje e thjeshtë studentore, as që ishte menduar të finalizohej me një triumf. Kompeticioni i radhës në Kanada vërtetoi realisht se studentët e Universitetit të Tiranës nuk të mahnisnin vetëm me anglishten perfekte, por edhe me projekte ambicioze në fushën e sipërmarrjes së lirë. Gjashtë projekte të Universitetit të Tiranës u prezantuan dhe ngjallën kureshtje të veçantë nga ana e jurisë, mes 1 000 universitetesh nga e gjithë bota. “Ky vlerësim nuk është vetëm kaq. Kjo tregon se shkolla shqiptare po integrohet në nivele ndërkombëtare edhe me cilësi, duke hyrë në garë me universitete prestigjioze që kanë një traditë në sipërmarrje. Arritëm të hyjmë në garë, madje edhe të lëmë pas vende si Kanadaja, Suedia apo Japonia”, - tregojnë dy pedagogët që kanë punuar me studentët, ërofesor Halit Xhafa dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, duke kujtuar se vlerësimi i projekteve që u prezantuan u bë nga një komision prej 200 vetësh, me emrat më të njohur të biznesit në rang ndërkombëtar. Prezantimi i bërë përpos kornizës së përcaktuar tregoi se një brez të rinjsh, të ardhur nga një vend i vogël, kishin realizuar projekte të cilat jo vetëm janë një shkëndijë bashkëpunimi mes bizneseve dhe studentëve, por edhe një mundësi e cila u jep kryesisht studentëve të Ekonomikut të flasin përtej arritjeve në shkollë. Këtu nis edhe zanafilla e punësimeve të tyre në tregun vendës, pse jo edhe në atë ndërkombëtar.
    Kupa e botës

    Për tri ditë me radhë, nga datat 5-7 tetor, mbi 1 200 studentë, rreth 400 biznesmenë të suksesshëm dhe 100 profesorë universitetesh nga 45 vende, morën pjesë në Kupën e Botës 2005 në Toronto, Kanada. Mes 45 skuadrave SIFE të përzgjedhura në konkurset kombëtare, Universiteti i Zimbabvesë u shpall Kampion Bote, ndërsa Universiteti Drury i SHBA-së u rendit në vend të dytë. Në pjesëmarrjen e tij të dytë radhazi në një eveniment të tillë ndërkombëtar, Universiteti i Tiranës arriti të kalojë në finale duke u renditur mes 5 skuadrave më të mira në Evropë që vinin nga vende me traditë në arsimin e lartë si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Rusia.

    Projektet

    18 projekte Made in Albania, u prezantuan në kompeticionin e SIFE në Kanada. Drejtori Ekzekutiv i SIFE për Shqipërinë, Jorida Tabaku, shpjegon se ky prezantim ishte kurorëzimi i punës njëvjeçare të studentëve dhe ishte vërtet i rëndësishëm, por akoma më i rëndësishëm është ndikimi i punës së këtyre studentëve në jetën e komunitetit. “Projektet kanë qenë të gjithanshme në fushën e sipërmarrjes, turizmit, etikës në biznes, dhe edukimit të rinisë me principet e ekonomisë së tregut. Në fokusin e projekteve, turizmi i periferisë së kryeqytetit ishte një prej tyre, ku u përfshinë banorët e Pezës edhe Petrelës”. Studentët ndihmuan që në këto zona të hapeshin dyqane, ku prodhimet tradicionale artizanale, jo vetëm që rritën të ardhurat, por ishin një hap, i cili çeli mundësinë e integrimit të turizmit në këto zona.

    Ishte emocionuese - tregon koordinatori i SIFE Saimir Sallaku - tek shikoje interesin e gjithanshëm që u tregua për skuadrën shqiptare. Kjo jo vetëm për prezantimin në konkurs dhe projektet, por edhe për gjatë shkëmbimit kulturor që është kthyer në një aktivitet tradicional të evenimentit ndërkombëtar. Gjatë këtij ekspozimi, të pranishmit patën mundësi të njiheshin me bukuritë natyrore dhe potencialet ekonomike që ofron Shqipëria për bizneset dhe turistët ndërkombëtar. Gjatë vizitës në stendën e Shqipërisë kryebashkiaku i Torontos, David Miller, u shpreh se “Kisha dëgjuar për Shqipërinë, por tani po ndjehem i mahnitur më bukuritë e saj”. Suksesi i sivjetshëm në Kanada pret tani më shumë projekte dhe po kaq vëmendje nga ata që mbështesin financiarisht që janë emrat e njohur të biznesit. Një ndër mbështetësit e SIFE, Behar Male, që shoqëroi ekipin si përfaqësues i Shqipërisë në jurinë ndërkombëtare, shprehet mjaft entuziast për punën e studentëve dhe mendon se iniciativa të tilla duhet të mbështeten fuqishëm dhe të përbëjnë urat lidhëse midis bizneseve dhe universiteteve. Ndërkohë një tjetër mbështetës, Andi Derhemi, drejtor i investimeve 2K Group, pohon se mbështetja duhet të bëhet e qëndrueshme dhe të kalojë në nivelin e bordeve këshilluese, për të promovuar lëvizjen SIFE dhe ndikimin që ka puna e studentëve në komunitetin tonë.


    Çfarë është SIFE?

    SIFE (Students In Free Enterprise) është një lëvizje studentore ndërkombëtare, krijimi i së cilës daton qysh më 1975-ën, ndërkohë që nga mesi i viteve 90 shtriu shumë shpejt rrjetin e saj nga Amerika në të gjithë globin. Kjo lëvizje ka si qëllim t’u japë studentëve mundësi për të konkretizuar njohuritë e tyre në vizione për të ardhmen dhe projekte që mund të shfrytëzohen në dobi të biznesit duke krijuar mundësi ekonomike në komunitetet ku ata jetojnë. Skuadra e parë e SIFE në Shqipëri është krijuar në mars të vitit 1996, duke u përqendruar fillimisht vetëm në Fakultetin Ekonomik të kryeqytetit, ndërkohë që më pas rrjeti u zgjerua, derisa në tetor të po këtij viti SIFE Albania kishte strukturat e saj në 5 universitete të tjera. Më shumë se 1 100 studentë janë përfshirë deri më sot në më shumë se 270 projekte SIFE, duke përmirësuar jetën e gjashtë komuniteteve të rëndësishme universitare, atyre të Tiranës, Kamzës, Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit.


    PROJEKTI I BURGUT

    Një nga projektet e ideuara dhe zbatuara nga të rinjtë e SIFE Albania, është ai i punësimit të grave të Burgut 325 në kryeqytet. Në bashkëpunim me dy firma të prodhimit të këpucëve, të rinjtë e SIFE angazhuan 58 gra të dënuara në një prej proceseve të dorës, pasi ishin trajnuar fillimisht. Ato arritën që duke punuar për një pierudhë kohe në këtë projekt, u shpërblyen financiarisht dhe një pjesë të të ardhurave ia dërguan të afërmve, ndërsa një pjesë i përdorën për qëllime personale. Projekti i dha një mundësi jo vetëm grave të dënuara, por edhe biznesit, që përpos përfshirjes në projekt, të ndihmonin edhe në integrimin e tyre.

    Marre nga Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Shume fjale te bukura shkruhen per ne neper gazeta. Por e verteta eshte shume e kundert per Universitetet Shqipare. Edhe per ekonomikun po ashtu.

    Pegagoget jane kthyer si ata qe presin bileta, dhe ne kohe provimesh mbledhin parate nga studentet. Ne leksione shpjegojne nj epjese sa per te kaluar radhen.

    dhe gazetat shkruajne per rezultatet qe arrin Arsimi yne i LARTE....


    booooooo
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Sa skeptik qe je Xhuxho! Qe dolen mire ne konkurs nuk genjejne gazetat. Te gjithe e dime situaten ne universitetet e Shqiperise, por te pakten kur ndodhin gjera te tilla pozitive, ka nje fare shprese qe nuk i ka ardhur fundi sistemit tone shkollor.

  4. #4
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    Per tu mburrur duhet te mburremi per studentet tane, qe studiojne jo vetem ne shqiperi po edhe ne vende te tjera. Sistemin arsimor e kemi pasur shume perpara europes edhe Amerikes Veriore sepse ne pergjithesi kemi qene me te perparuar ne te gjitha lendet...
    Nejse, Nga titulli kujtova se ishte bere Universiteti i Tiranes si Harvardi i Amerikes...dhe me ngriu gjaku ..lol...

    U lumte studenteve tane qe na nderuan
    When in Doubt, Act Stupid!

  5. #5
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Me sa duket ka marre pjese ne konkurs ajka boterore e universiteteve.
    Vendin e pare e paska zene Univ i Zimbaves.
    Duket qe konkurrenca ka qene e forte. Nje triumf i vertete ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mos genjejme veten.

    Universiteti i Tiranes eshte pasqyre e shoqerise shqiptare me te gjitha te metat e saj.

    Ka dege te tera qe jane shume skandal qe nga baza laboratorike deri te ajo qe provimi miret me para, kontrabande qe e diskretiton komplet cdo gje, ne zero.

    Ne e kemi ne dore po te duam e bejme dhe nga me te miret e europes.

    Shqiperia nje gje ka treguar

    KA TALENTE

    PETAGOG E STUDENT qe dhe ne europe e amerike e kane treguar veten.


    Ajo qe me shqeteson mua eshte dhe debati qe behet tani eshte teper i gabuar nga te gjitha palet.
    Perfitojne matrapazet.
    Nuk flas me teper se nuk ja vlen se universiteti eshte bere si kooperative.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Haruat 'Universitetin e Beratit' edhe ai do jete ne 5 ce.

    Duke qene ne Gjirokastra edhe Universiteti i Gjirokastres edhe ai.

    Nje te mire i sjell qytetit ky universitet

    Shume femra

    Te cilat ne 4 vjet universitet, si 'intelektuale ne formim', me shume se biologji e letersi apo vlerat intelektuale te qytetit, Cabein Kadarene etj

    Mesojne emrat e kolegeve te Zanit, Gaxhait etj ne Gjirokaster.

    I pershendes te gjitha me kengen

    'O c'mu me qejfi, tu prish Mercedezi'

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Pershendetje te gjitheve
    Un jetoj ne Itali. Kte vit mbarova gjimnazin ktu dhe jo per tu mburrur por dola me maksimumin. I vetmi ne te gjith gjimnazin. Un jam shqiptar dhe arrita te dilja me nje not shum me te lart se sa vet italianet. Kjo gje kam ven re se ndodh me shum shqiptar ktu ne Itali, te cilet kan filluar shkollen ne Shqipri dhe e vazhdojn ktu ne Itali. Kam degjuar per lemshin neper universitet shqiptare, por baza q merr ne shkollat shqiptare esht shum me e lart ne krahasim me ate qe behet ktu ne Itali. Prandaj nuk habitem shum kur degjoj se Universiteti i Tiranes esht nga 5 me te miret.

  9. #9
    çun i lezeçëm Maska e i_lezeçëm
    Anëtarësuar
    25-06-2005
    Vendndodhja
    Detroit, USA
    Postime
    5
    Shqiperia ka sistem te forte arsimor, une kam kryer filloren atje dhe nje vit gjimnaz dhe ketu ne shkollen time ne Detroit them me gojen plot se jam ose kam qene me i mire.

    Pse?

    Une ora e pare qe fillova ishte Gjeografi, dhe une aq mire dija gjeografi sa qe dija mund te them cdo shtet ku gjendet dhe shume gjera tjera, keto ketu mahniteshin mendonin se kane te bejne me gjeni, ashtu me behej edhe me lendet tjera, jo se dua te lavderoj veten por vertet Shqiperia si teori ka shume shkolla te forta, eshte fakt se na mungon praktika por per to s'kemi kushte te mira kete duhet te pranojme.

    Nejse, mua nuk me vjen cudi kjo gje, levdata nese eshte e vertete.
    "You guys line up alphabetically by height."
    - Bill Peterson, Florida State football coach

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mendoj se universitetin e kemi vertete te mire por nxenesit ama ... shumica e marrin me para shkollen ajo dihet
    ama si shkollat shqiptare ska .. madje as ketu ne Kanada ///

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •