Totali 135.4%Postuar më parë nga Albo
![]()
![]()
Prandaj thashe qe asht shkrue gabim.Postuar më parë nga unreal
35,4 asht te krishtere (ku perfshihen katolike+ortodokse+protestante)
Ne gazete kane ba rrumuje.
Shifrat e sakta qe i referohen kesaj statistike jane:
38,8% muslimane
35,4% te krishtene
25,6 agnostike
0,2% tjere
Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 02-10-2006 më 10:29
Myslimanët kundër Meidanit: Jemi 70 për qind
Komuniteti Mysliman nëpërmjet ka kundërshtuar dje publikisht shifrat e dhëna nga ish presidenti Rexhep Meidani për përkatësinë fetare në vendin tonë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga Qendra "Millenium Club" dhe të mbështetur nga NATO.
Në konferencën për shtyp të zhvilluar pikërisht për këtë qëllim ata deklaruan se në vendin tonë, rreth 70 për qind e shqiptarëve i përkasin fesë myslimane. Pas kësaj deklarate aspak miqësore, ka ardhur reagimi i ish- Presidentit të Republikës, Rexhep Meidani. "Nuk kam bërë gjë tjetër përveç se u jam referuar disa shifrave të "Christian Oxford Dictionary", që ka kryer studimin e përkatësive fetare pak vite më parë, pa bërë komente mbi të" ishte reagimi i djeshëm i ish kreut të shtetit.
Sipas raportit që i është referuar ish- Presidenti Meidani, 38 për qind e popullsisë i përket besimit mysliman dhe 35 për qind, atij kristian.
Komuniteti Mysliman kundërshton këto shifra, duke shprehur edhe indinjatën e tij për faktin se "një ish- President i Republikës si Meidani, bëhet pjesë e spekulimeve numerike, duke iu referuar shifrave provokative të publikuara nga "Christian Oxford Dictionary". Sipas komunitetit, Shqipëria paraqet në maxhorancë me përkatësi fetare islame që variojnë nga 65-70 për qind. "Këto janë shifra të publikuara nga departamenti i shtetit të SHBA-së dhe "Calendri Atlante de Agostini", ndaj nisur nga publikimi i shifrave të tilla, deklarojmë se shifrat janë të pavërteta, të njëanshme dhe aspak serioze për t'u cituar pa kujdes nga një ish-President i një vendi që shquhet për vlera unikale të bashkëjetesës, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare", thuhet në këtë deklaratë.
Por, një tjetër deklaratë është bërë nga Qendra "Millennium Club", e cila ka dalë në mbrojtje të ish-Presidentit Rexhep Meidani, i cili është edhe anëtar nderi i bordit të kësaj qendre. "Ish-Presidenti i vendit Meidani, përmendi dy projektime statistikore në lidhje me përbërjen fetare në Shqipëri, një të 1922-it dhe një tjetër të Oksfordit të vitit 2000, thjesht për të ilustruar mungesën e koherencës në lidhje me këto të dhëna, pa thënë se i beson ato", thuhet në këtë deklaratë të QMC-së. Sipas kësaj qendre, "çdo reagim në lidhje me këto statistika është adresuar keq dhe tërësisht i shpërpjesëtuar".
Qendra ka sqaruar se aktiviteti në fjalë ishte me karakter ekskluzivisht shkencor, ku nuk kërkohej prania e përfaqësuesve zyrtarë të komuniteteve fetare. "Me iniciativën e drejtuesve të Qendrës me statusin e diskutantëve vëzhgues u ftuan dhe krerë komunitetesh mes të cilëve dhe kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, i cili ato ditë ka qenë jashtë shtetit për arësye shëndetësore", thuhet në njoftimin për shtyp të bërë nga QMC
Gazeta Shqiptare
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Feja ne Shqiperine post-komuniste
nga Miranda Vickers*
Nje nga aspektet me te rendesishme te periudhes se tranzicionin ne Shqiperi ishte ri-prezantimi i fese ne shoqeri pas heqjen se mases ndaluese te vendosur ne vitin 1967 mbi te gjitha format e adhurimit fetar. Menyra e qete dhe dinjitoze me te cilen shqiptaret kane perqafuar serish fene pasqyron, qendrimin relativisht te qete qe kane pasur tradicionalisht shqiptaret ne lidhje me ceshtje qe kane te bejne me mireqenien e tyre shpirterore. Gjate historise se tyre te trazuar, shqiptaret kane kaluar lehtesisht nga nje fe ne tjetren- duke qene katolike, ortodokse apo myslimane bazuar ne interesat e tyre ne ate kohe Te gjithe e dime shprehjen e shekullit 19 te marre nga nje elegji e intelektualit Pashko Vasa “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”.
Ne mesjeten e vone, tokat e tyre ishin bere fushebeteje ndermjet perendimit katolik dhe lindjes ortodokse. Sa here qe perendimi perparonte, feudalet shqiptare- shpesh te ndjekur nga popullsia e tyre- i ktheheshin katolicizmin, sa here qe sundimi bizantin fitonte dhe perendimi terhiqej, ata perqafonin ortodoksine.
Pas renies se otomaneve dhe krijimit te nje shteti te pavarur shqiptar ne vitin 1912, qeveria qendroi laike. Pervojat e Lufterave Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore perfunduan ne nje rezultat te pergjithshem qe cdo dallim fetar duhej te nenvleresohej ne emer te etnise se perbashket. Prandaj gjate periudhes ndermjet lufterave nuk njihej nje fe zyrtare e shtetit, edhe pse garantohej liria per te praktikuar fene. Pas fitores se komunizmit ne vitin 1945, shqiptaret ne fillim, teorikisht, ishin te lire te adhuronin. Por shtysa e forte per t’i edukuar per te kuptuar dhe pranuar ideologjine e re socialiste kishte per qellim shkaterrimin e zakoneve dhe traditave te vjetra patriarkale dhe konservatore. Keshtu qe feja pesoi nje goditje perfundimtare ne vitin 1967 me ndalimin e detyruara te te gjitha praktikave fetare, qe e beri Shqiperine shtetin e pare ne bote krejtesisht ateist.
Pas rrezimit te shtetit nje partiak ne vitin 1991, u hoq ndalimi i fese, duke rezultuar ne nje ringjallje graduale te praktikes fetare se bashku me restaurimin dhe rindertimin e kishave dhe xhamive. Ri-shfaqja e fese ne qytetin mysliman te Shkodres perfaqeson harmonine tradicionale fetare te Shqiperise. Shkodra eshte gjithashtu vendi shpirteror i katolikeve te Shqiperise. Ne vitin 1992, kur u rihap kisha katolike e qytetit, myslimanet dhe katoliket ndihmuan ne kete gje, ndersa pese dite me vone, katoliket ndihmuan ne hapjen e xhamise se dyte ne Shkoder. Ne te gjithe Shqiperine, te merguarit e pasur nga diaspora filluan te financonin ndertimin e xhamive te reja ne fshatrat e tyre te lindjes dhe shtetet e huaja filluan te jepnin para dhe te dergonin eksperte me pervoje per ndertesat dhe restaurimet fetare.
Arabia Saudite pagoi per importimin e me shume se gjysme milion kopje te Kuranit, qe tejkaloi kerkesen, ndersa ne nje xhami gjate fillimit te viteve ‘90 ndodheshin kuti te panumerta te pahapura me keto volume. Nje zedhenes per Agjencine e Ndihmes Islamike qe shperndante ndihma raportoi qe shqiptaret myslimane ishin si nje sfungjer i thate, gati per te thithur cdo gje qe u jepej. Nga mesi i viteve ‘90, u ngriten shkollat islamike dhe femijet e te rinjte u derguan ne Turqi, Siri, Malajzi, Arabi Saudite dhe Egjipt per te studiuar teologji islamike. Organizata te huaja islamike financuan gjithashtu shpenzimet e shqiptareve qe deshironin te udhetonin ne Meke per pelegrinazh e pervitshem te Haxhit.
Ne kete kohe, perfaqesues te te gjitha besimeve ishin mbledhur ne Shqiperi, por deri tani manifestimi me i fuqishem i zjarrit fetar ka ardhur nga misionaret evangjeliste te krishtere. Per shkak te ateizmit te shpallur te vendit, keta perkrahes te flakte teper te motivuar e konsideronin te rendesishme nevojen e madhe per mesime te krishtera ne Shqiperi krahasuar me ndonje vend tjeter ish komunist. Shqiptaret e pane ardhjen e ketyre grupeve te krishtera si nje pervoje terheqese, pasi shume prej tyre vinin nga skaje te pakultivuara te levizjeve te kulteve. Me kujtohet qe isha ulur ne plazhin e Durresit ne korrik 1991 me nje grup misionares te rinj nga Holanda te cilet u binin kitarave dhe kendonin para nje grupi shqiptaresh te habitur- “Zoti e do Shqiperine”- nje slogan qe zbukuronte makinat e tyre.
Baptistet, mormonet, deshmitaret e Jehovait dhe Adventistet e Dites se Shtate te gjithe konkurronin me njeri-tjetrin per te ofruar stimul material si ushqim, veshje dhe kanoce me Coca Cola per te terhequr personat qe mund te ndryshonin fene. Misionaret e krishtere e pane veten si pararoje te nje kryqezate te re per krishterimin. Rrjedhimisht, qindra mijera bibla u printuan per te arritur numrin e Kuraneve qe u derguan nga bota islamike. Megjithate ne mes te viteve ’90 shume shqiptare u irrituan nga keta misionare kembengules dhe dogmatike- te quajtur “bleres te shpirtit”. Pjesemarrja ne kishen protestante ne mbare vendin u vleresua jo me shume se 3500 persona. Keta te krishtere te zjarrte sipas mendimit tim jane eklipsuar nga fete e tjera kryesore pasi nuk kishin asgje te prekshme per t’i ofruar popullit te deshperuar. Ata mund te premtonin vetem viza per ne parajsen e botes tjeter dhe jo largimin nga varferia gerryese e kesaj bote duke dhene viza per ne Greqi apo Itali me ane te kthimit ne ortodoksi apo katolicizem.
Midis kater fete kryesore ne Shqiperi, kisha ortodokse eshte e lidhur ngushte me minoritetin etnik grek ne jug te vendit. Kisha ortodokse shqiptare u themelua ne vitin 1908 ne Boston Massachusetts nga peshkopi Fan Noli dhe u njoh si kishe autoqefale nga Patriarku Ekumenik ne vitin 1937. Ne fillim te viteve ‘90, kisha ortodokse greke nen metropolitanin nacionalist dhe ekstremist Sevastianos i Drinoupolis kishte filluar te perdorte kishen e sapo krijuar ortodokse shqiptare per propaganden vorio-epirote nepermjet shoqates se tij Panhelenike te vorio Epirit. Kryepeshkopi ishte ne krye te nje dioqeze te perhapur me qender ne Konice, ne Epir te Greqine Veriore. Kjo dioqeze perfshinte gjithashtu nje pjese te madhe te Shqiperise jugore- e njohur nga greket si vorio-Epiri - qe eshte vendlindja e minoritetit etnik shqiptar grek. I vendosur qe mesazhi i tij shpirteror do te degjohej nga ndjekesit e tij shqiptare, Sevastianos drejtonte sherbesa ne fshatin kufitar Mavropoulo duke perdorur disa nga folesit me te fuqishem ne Greqi, qe bucisnin mesazhin e krishtere pertej gardhit elektrik tek cdo shqiptar qe mund te degjonte. Edhe pse shoqata Panhelene e vorio-Epirit ishte shume ne skaj te politikes bashkekohore greke, perkrahesit e saj ishin personeli i pare ortodoks qe filloi shperndarjen e ndihmave ne Shqiperine jugore ne vitin 1991. Gjate kesaj kohe, qindra shqiptare ndryshuan emrin ne emer grek dhe pranuan te pagezoheshim me besimin ortodoks jo vetem per te marre pakot e cmuara me ndihma, por edhe per te marre vize pune per ne Greqi.
Qe ne 1992, kishat ortodokse jane ri-shenjteruar dhe restauruar me zell ne Shqiperine e jugut nga artizane te financuar nga Greqia dhe komuniteti greko-amerikan. Megjithate, shume prej tyre tani nuk kane kongregacione, per shkak te eksodit masiv ne Greqi te pjeses me te madhe te popullsise minoritare greke dhe ortodokse. Konflikti ndermjet qeverise shqiptare dhe greke per numrin, statusin dhe te drejtat e minoritetit etnik grek ne Shqiperine jugore e ka bere ne menyre te pashmangshme ringjalljen e besimit ortodoks ne Shqiperi me te diskutueshem sesa ne rajone te tjera kryesore.
Momentalisht, ekzistojne relativisht pak shenja te islamizmit konservator ne Shqiperi. Pavaresisht rritjes graduale te numrit te grave me shami dhe ceshtjes se ngritur se fundmi per veshjen e shamive ne shkolla, shumica e myslimaneve shqiptare akoma krenohen me traditen e tyre te tolerances dhe maturise fetare. Vertet, shume tronditen nga shfaqja e hapur e zellit islamik ne zonat e banuara nga shqiptaret e Maqedonise Perendimore, ku vajzat e reja gjithnje e me shume mbulohen me shami dhe eshte e veshtire te gjendet nje bar apo restorant qe ofron alkool. Megjithate, gjate viteve te kaluara, komuniteti islamik shqiptar ka perjetuar konfliktin qe eshte shfaqur ndermjet perkrahesve te vjeter te interpretimit liberal dhe tradicional te islamit, te njohur si Hanefi, dhe te rinjve qe jane kthyer nga edukimi fetar ne vendet arabe dhe perkrahin shkollen Selefi te islamit qe eshte me pak tolerante dhe me shume radikale. Kjo gje ka shqetesuar anetaret e komunitetit bektashian ne Shqiperi, i cili praktikon formen me liberale te islamit qe e ka vene ne perplasje te drejtperdrejte me perkrahesit e Selefi-t.
Bektashinjte ne vecanti dyshojne shume per islamiket e rinj konservatore brenda Qendres Arabe te Informacionit, per te cilet ata besojne se po perpiqen ne menyre agresive te vendosin gjithe boten shqiptare myslimane nen kontrollin e sektit ekstremist “eahabi” dhe te marrin nen kontroll reklamimin per pronen e sapo-legalizuar te bektashinjve. Beshtakinjte jane nje sekt panteist – gjejne perendine ne natyre dhe kafshe, si edhe njerezim. Historikisht, ata benin thirrje per hakmarrje shiite kunder pushtetit otoman sunni dhe predikonin tolerance te te gjitha besimeve jo-islamike. Bektashinjte inatosnin me teper myslimanet konservatore duke injoruar rregullat konvencionale islamike si ndalimin e alkoolit, mbulimin e grave dhe nevojen per t’u kthyer drejt Mekes ne lutje. Momentalisht, bektashinjte jane shume te pambrojtur sepse drejtuesi i tyre nuk ka arsim dhe ndjekesit e tij marrin pjese vetem ne teqe me te njejten shpeshti si nje i krishtere ne nje shoqeri perendimore- kryesisht per nje lindje, martese ose vdekje.
Pavaresisht nga kjo, ndersa shifra te vogla kane shkuar per te studiuar teologji islamike ne boten arabisht-folese, shumica e shqiptareve nuk kane kontakt kulturor me boten e gjere islamike. Ndikimi nga organizata te huaja te ndihmes islamike me pakot e tyre me ndihme, megjithate e kane ndryshuar kete marredhenie. Natyra e ketij ndryshimi po krijon nje mjedis qe bie ne kundershtim me organizatat vendore te cilat perpiqen te ruajne traditen islame ne vend, kunder atyre te ndikuara nga tradita e importuar. Megjithate organizatat vendore nuk kane burime financiare per te trajtuar materialin e qarte dhe nevojat shpirterore te pjesemarresve ne to. Per rrjedhoje, shqiptaret e vjeter dhe tradita e tyre e tolerances jane menjanuar ngadale ne zhvillimin e perditshem te botes shpirterore shqiptare ndersa te jashtmit e perqendrojne “ndihmen” e tyre ne rinine qe eshte lehtesisht e ndryshueshme nga ana shpirterore.
Te gjitha shoqatat dhe fondacioneve islamike ne Shqiperi qe ne vitin 1998 kur u zbulua ne Tirane dhe ne qytetin e Elbasanit nje qelize e Jihadit radikal egjiptian islamik jane monitoruar rreptesisht. Shume shqiptare myslimane megjithate jane te inatosur me mbikeqyrjen intensive te komunitetit te tyre, ndersa veprimtarite e shume grupeve te krishtera qe veprojne ne gjithe Shqiperine terheqin pak vemendje. Disa shqiptare besojne qe nje arsye pse Europa duket se nuk e ka me ngut te perqafoje Shqiperine eshte fakti qe shumica e shqiptareve kane origjine myslimane dhe qe tani ne bote mbizoteron ajo qe perceptohet si ndjenja anti-myslimane. Por pas protestave ne mbare boten nga myslimanet kunder karikaturave te Danimarkes, ishte inkurajues fakti qe ne Shqiperi nuk u be asnje proteste publike nga shqiptaret myslimane.
Se fundmi, sheikati islamik ne Shqiperi, autoriteti me i larte mysliman, krijoi nje komitet ad hoc per te ndjekur krijimin e universitetit te pare islamik ne vend pasi mori miratimin nga qeveria shqiptare. Komuniteti do i siguroje vete fondet per universitetin e ri sepse ligji shqiptar e ndalon financimin e ndonje institucioni fetar nga shteti. Universiteti shpreson te terheqe studente nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Shqiperia. Drejtuesit e moderuar mysliman theksojne rendesine e krijimit te universitetit islamik ne vend, keshtu qe myslimaneve te rinj ne vend nuk do u duhet te udhetojne jashte vendit dhe te ndikohen nga dogma dhe ideologji edhe me fanatike. Deri tani te gjitha perpjekjet per te krijuar universitetin islamik ne Shqiperi kane qene pa rezultat.
Vezhguesit besojne se qeveria ka pranuar nocionin e nje universiteti shqiptar islamik pas hapjes se universitetit te ri katolik.
Vitin e kaluar nje perpjekje e myslimaneve te rinj te arsimuar ne vendet arabe per te prezantuar nje propozim per ndryshimin e ritualeve fetare brenda komunitetit mysliman u rrezua nga elemente te arsyeshem. Propozimi ishte per ndryshimin e medh’hebi (drejtimi i mendimit te nje njeriu te ditur ne ritet fetare islamike) nga shkolla tradicionale Hanefi ne shkollen me radikale Selefi. Pas nje debati te gjate, Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Islamik me konsensus, pranoi te mos ndryshoje ritualet tradicionale fetare ne favor te ritualeve “te importuara”, te cilat shume shqiptare te vjeter myslimane i konsiderojne ekstreme dhe fanatike. Kjo ishte fitore inkurajuese per myslimanet ne vend qe kane sanksionuar vazhdimesine e nje qendrimi tolerant dhe liberal kundrejt islamit.
Duket se problemet kryesore jane ekonomike. Kisha shqiptare katolike dhe ortodokse kane me shume sesa financim te duhur nga Vatikani dhe Athina, sesa komuniteti mysliman –si sunni dhe bektashi- i cili shqetesohet se ndonje ndihme e huaj qe marrin mund te shkaktoje akuza per pranimin e fondeve nga ekstremistet islamike. Per shembull, nje organizate islamike egjiptiane ka financuar se fundmi per ndertimin e nje xhamie te re ne Peshkopi, por edhe nje sistem te ri kanalizimi dhe furnizimi me uje. Banoret thone qe BE i ka premtuar prej vitesh keto gjera, por asgje s’ka ndodhur, keshtu qe tani fale egjiptianeve kane uje me te paster. Bektashinjte kane nevoje urgjente per fonde per restaurimin e teqeve dhe krijimin e nje instituti ose studimin e bektashizmit, por deshira e tyre per te qene te pavarur do te thote refuzim i shumave te medha qe u ofrohen vazhdimisht nga Irani. Pavaresisht nga mungesa e parave, ata i refuzojne te gjitha ofertat nga qeveria e Iranit per ndertimin e shkollave dhe projekte te tjera edukative.
Ne mbare Shqiperine shohim struktura te medha te ndertuara nga te huaj, qe jane te panevojshme dhe te frikshme. Xhami te medha jane ngritur ne zona me popullsi te perhapur dhe kishat jane ngritur ne vende me shume pak te krishtere. Ne fshatin e vogel verior mysliman te Koplikut, nje kishe e madhe e verdhe, e ndertuar nga sauditet ne vitin 1992, i ben hije vargut me shtepi te vogla dhe rrugicave te pista qe shihen ne kete fshat teper te varfer dhe te vaket. Ndersa ne qytetin mysliman te Fierit, nje kishe e madhe katolike eshte ngritur ne nje zone ku pothuajse nuk asnje katolik. Ne jug te vendit duken pothuajse kudo, shpesh ne zona me pak popullsi, shume kisha te reja ortodokse.
*Referati i studiueses ne workshopin me titull “nxitja dhe forcimi i bashkejeteses fetare dhe tolerances per nje shoqeri civile me te sigurt ne Ballkan dhe me gjere”, mbajtur ne Tirane me 29 shtator
Krijoni Kontakt