Drejt një bashkëjetese paqësore në Ballkan
Kryepeshkop prof. Dr. Anastasios (Yannoulatos)
Një kontribut thelbësor drejt bashkëjetesës paqësore në Ballkan ka nevojë për një përpjekje sistematike, të vazhdueshme dhe të duruar në katër fushat kryesore: 1) edukimi i bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve të ndryshme fetare, 2) kapërcimi i çdo forme dhune, 3) rivlerësimi i kuptimit dhe rëndësisë së ekzistencës kombëtare, dhe 4) përpjekje për pajtim të mirëfilltë dhe paqe të pandërprerë.
1. Edukimi i bashkëjetesës harmonike mes komuniteteve të ndryshme fetare
Intoleranca mes komuniteteve fetare mund të rritet ose nga farat e tyre fetare (p.sh. fondamentalizmi ekstrem) apo rrënjët jo-fetare (p.sh. faktorët politikë, nacionalistë, psikologjikë apo egoistë). Të gjitha këto rrënjë kanë luajtur një rol të fuqishëm në të kaluarën, dhe vazhdojnë të mos zvogëlohen në Ballkan.
Nga ana tjetër, bashkëjetesa paqësore e komuniteteve fetare mund të rrjedhë nga dy pikënisje të kundërta: Një indiferencë ndaj eksperiencës fetare, apo një eksperiencë e vetëdijshme e esencës më të thellë të fesë, ashtu si përfaqësohet në jetën e shumë personaliteteve të dalluar në të gjitha fetë.
Pozicioni që dua të theksoj është se në botën e sotme të Ballkanit, themeli për zhvillimin e një bashkëjetese harmonike mes komuniteteve fetare, si dhe me grupet jo-fetare, është një respekt për Deklaratat e të Drejtave Njerëzore dhe për lirinë e vetëdijes. Në ditën e sotme, shkollarët e krishterë dhe myslimanë, pak a shumë i miratojnë këto deklarata. Të gjitha komunitetet fetare duhet të kërkojnë parimet e një antropologjie të shëndetshme nga thellësitë e mësimeve të tyre dhe faqet më të mira të traditës së tyre. Ato duhet të theksojnë një respekt të sinqertë për çdo qenie njerëzore, dhe të përpiqen për zhvillimin dhe përhapjen e këtyre parimeve për të penetruar karakterin e lidershipit dhe edukimin e anëtarëve të tyre.
Ata gjithashtu duhet të bashkëpunojnë në mbushjen e një vakumi të thellë shpirtëror që është krijuar kohët e fundit në vendet e Ballkanit. Duke folur edhe një herë në kontekstin tonë, kanë vënë re se në periudhën tranzicionale të vitit të fundit, një krizë edhe më e përgjithshme në sistemin e vlerave është shfaqur në shoqërinë tonë, duke krijuar një krizë besimi në të gjitha format e autoritetit, si dhe një pasiguri për atë që është e vërtetë. Ndërsa sloganët e utopizmit kolektiv mbizotëronin në të kaluarën, mesazhi i së sotme, i kapitalizmit të vetë-qendërzuar bombardon rininë. Brenda vakumit shpirtëror, komuniteteve fetare i bëhet thirrje të kultivojnë një besim në realitetin suprem, në Perëndinë dhe të hapin horizonte të reja shpirtërore që forcojnë idetë morale dhe disiplinën e brendshme, si dhe forcojnë qëndresën dhe krijimtarinë e njerëzve. Patjetër, që kjo mund të ndodhë nën kushtet e një bashkëjetese miqësore me njëri-tjetrin. Me anë të hirit të Perëndisë, në Shqipërinë e sotme, kjo bashkëjetesë harmonike është një realitet. Dhe ndoshta, kjo mund të bëhet, në disa aspekte, një model pozitiv i bashkëjetesës fetare brenda Ballkanit.
2. Kapërcimi i çdo forme dhune
Zakonisht, ata më të priturit për dhunë janë ata në pushtet, pushtet politikë, financiar, ushtarak dhe administrativ. Këta janë të aftë të imponojnë synimet përmes manipulimit, keqinformimit, larjes së trurit elektronike dhe njerëzore, dhe nga kërcënimet apo përpjekjet për të blerë ndërgjegjen.
Megjithatë, dhuna nuk gjendet vetëm aty kur media masive nxjerr në pah vëmendjen tonë. Gjithashtu themelon qytetet dhe komunitetet e vogla, ato që mendohet se ishin të sigurta. Dhuna gjithashtu na habit me format e ndryshme të krimit. Ajo na frikëson duke shkatërruar personin human përmes drogës, ksenofobisë dhe racizmit. Dhe, tragjikisht, disa njerëz nuk hezitojnë të sjellin sloganë fetarë dhe argumente në këtë kërcim të egër të dhunës. Një gjë thelbësore për të njohur, është se virusi i dhunës fshihet brenda secilit prej nesh, dhe në momente kritike, infekton marrëdhëniet tona me të tjerët. Le të kujdesemi të mos nënvleftësojmë agresivitetin që fshihet në çdo zemër njerëzore.
Në përpjekjen për të kapërcyer dhunën, komunitetet fetare ofrojnë një kontribut të rëndësishëm, si parimet e vlerës të përjetshme, një vizion paqeje dhe pajtimi, duke lënë shembuj të ndërmjetësuesve, dhe fuqinë e vetë-kritikës së vazhdueshme dhe përtëritjes.
Ju lutem, më lejoni t'i referohem veçanërisht një rasti nga situata në Shqipëri. Kur në vitin 1999, me qindra mijëra viktima të dhunës nga Kosova erdhën në vend, Kisha Ortodokse u mblodh të përqafonte sa më shumë njerëz të mundte me dashuri praktike, dhe asnjëherë nuk pyeti për identitetin e tyre fetar. Kisha mobilizoi të gjithë anëtarët e saj, veçanërisht të rinjtë dhe gratë. Ajo motivoi miq nga e gjithë bota, duke mbledhur më shumë se 12 milionë dollarë, dhe ngriti një përkujdesje që kaloi kufijtë duke lehtësuar dhimbjet e më shumë se 33 mijë refugjatëve. Ndërkohë që zëra nga qarqe të ndryshme u përpoqën t'i shtonin tone fetare luftës në Kosovë, ne protestuam fuqishëm, duke thënë vazhdimisht se "Askush nuk ka të drejtë ta përdorë vajin e shenjtë të fesë për të intensifikuar zjarrin e konfliktit të armatosur; por në vend të kësaj duhet ta përdorë si një dhuratë hyjnore për të lehtësuar zemrat, të shërojë plagët, dhe t'i bashkojë individët dhe njerëzit në paqe" (13.3.98)
3. Rivlerësimi i kuptimit dhe rëndësia e ekzistencës kombëtare
Dikush pa dyshim që ka nevojë për kurajë të madhe dhe forcë shpirtërore për t'iu adresuar kësaj çështjeje duke qenë se ka qenë problemi më i komplikuar me të cilin është përballur Ballkani në shekullin e fundit. Besimi ka luajtur një rol thelbësor në formimin e kulturës, vetëdijes dhe identitetit kombëtar të njerëzve në Ballkan. Fjalët e mirënjohura të Biblës, "I bekuar është kombi, Perëndia i të cilit është Zoti, njerëzit të cilët Ai i ka zgjedhur si trashëgiminë e tij" (Ps 33:12) janë përdorur në shumë raste. Madje edhe njerëzit indiferentë ndaj besimit, ose ata që deklarohen si "ateistë" sot i mbështesin organizmat fetare vetëm për të justifikuar dhe ruajtur interesat e tyre kombëtare.
Bibla nuk e kufizon veten në bekimin dhe lumturinë e një kombi besimtar. Ajo hap një horizont bekimesh ndaj gjithë botës. Ajo sheh brenda këtij sistemi zhvillimin e një kombi. Asnjë komb, pavarësisht sesa i devotshëm është, nuk mund të ketë në mënyrë ekskluzive dashurinë e pafund të Zotit. Në mënyrë më specifike, të jesh i afërt me një besim nuk do të thotë se çdo komb ose grup kombesh mund të pretendojë të monopolizojë Zotin dhe t'i konsiderojë të tjerët si kombe të klasit të dytë. Shën Pali ka cituar në mënyrë të qartë se Zoti "krijoi nga një çdo komb njerëzish" (Veprat 17:26). Të gjithë kombet i përkasin të njëjtit njerëzim të krijuar nga i njëjti Zot. Në këtë erë të re globalizimi, kombet duhet të përballen me problemin e madh se si të ruajnë identitetin e tyre dhe t'i rezistojnë uniformitetit të imponuar nga jashtë. Çdo komb mund të ketë një ambicie, si dhe të drejtën dhe detyrimin për të ruajtur identitetin e tij. Për shekuj kombet e Ballkanit kanë jetuar së bashku nën perandori të fuqishme - atë Romake, Bizantine dhe Osmane - duke krijuar kulturën e tyre nën influencën e të tjerëve. Kjo aftësi për të jetuar dhe për t'u zhvilluar së bashku mund të vazhdojë në realitetin e ri që është komuniteti evropian. Ne duhet të përgatisim rrugën duke korrigjuar imazhin fals e të trazuar që kemi për njëri tjetrin, imazhet ksenofobike që regjime të ndryshme kombëtare kanë krijuar me anë të edukimit dhe historisë të anshme. Ne duhet të njohim cilësitë pozitive të njëri tjetrit dhe të mësojmë të bashkëpunojnë. Zhvillimi dhe mirëqenia e një vendi mund të ndihmojë në progresin e vendit fqinj. "Tjetri" nuk duhet të shihet si kërcënim; nën rrethana të caktuara mund të jetë një bekim.
4. Përpjekje për pajtim autentik dhe paqe të përhershme
Besimi është përdorur në të kaluarën, në periudha kritike, për të forcuar identitetin kombëtar dhe rezistencën. Sot, liderët fetarë dhe njerëzit duhet të përmbushin një thirrje ndryshe e të lartë - të punojnë, me entuziazëm dhe këmbëngulje për pajtimin e kombeve dhe njerëzve si dhe të ruajnë një paqe të përhershme në Ballkan dhe në gjithë botën. Armiku i madh i përbashkët është urrejtja dhe kjo është ajo me çka ne duhet të përballemi. Vetëm nëpërmjet një përpjekjeje intensive dhe të përbashkët ne mund të shpresojmë të zvogëlojmë dhe madje ta shërojmë këtë sëmundje të madhe. Si helmi i gjarprit, dyshimi dhe urrejtja kanë helmuar zemrat e mijërave njerëz sot në Ballkan. Mësimi i mirëfilltë fetar dhe shembujt e tillë mund të kultivojnë antidotin ndaj këtij rreziku- antidotin e faljes dhe dashurisë brenda zemrave të njerëzve. Paqja e qëndrueshme nuk mund të vendoset vetëm me negociata diplomatike dhe politike. Ajo arrihet kryesisht përmes një pune të madhe të njerëzve të frymëzuar me besim, njerëz që besojnë në dashurinë e Zotit dhe i dedikojnë jetën e tyre përpjekjeve për të krijuar iniciativa për pajtim dhe paqe.
"Komunitete të ndryshme fetare duhet të mësojnë nga shtresat më të thella dhe më të sinqerta të mësimeve të tyre dhe traditave, duke u bërë punëtorë të frymëzuar të pajtimit dhe paqes. Ne duhet të marrim iniciativën për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe të drejtë që respekton lirinë e besimit dhe veçanërisht lirinë e besimit të tjetrit. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri ku të tjerët nuk pushojnë se qënuri krijesa të Zotit, dhe janë vëllezërit dhe motrat tona, pavarësisht se çfarë ai apo ajo beson". (Thirrje publike 24.6.1999)
Kufiri mes të mirës dhe të keqes nuk mund të gjendet tek personat, grupet sociale apo popuj. Ajo gjendet brenda zemrës së çdo qenieje njerëzore. Kështu që, është e domosdoshme që drita e dashurisë të shkojë në pjesën më të thellë të ndërgjegjes dhe mendimeve tona. Atje ku shtrihet përgjegjësia jonë.
Në përmbledhje, iniciativat e reja, me mendimtari krijuese dhe perspektiva më të gjera, janë të nevojshme që vizioni paqësor i bashkëjetesës mes njerëzve të Ballkanit të bëhet realitet. Duhet të theksohet në veçanti, se çdo tip konflikti dhe lufte në emër të fesë është një ofendim kundrejt fesë.
Ne besojmë thellësisht se në këtë kohë historike, kundërhelmi i vetëm për urrejtjen që është mbjellë dhe kërcënon krahinën tonë, dhe se është po kaq i rrezikshëm sa radioaktiviteti në të ardhmen, janë iniciativat e dashurisë së sinqertë, të kryera me guxim dhe këmbëngulje.
Propozimi ynë i vazhdueshëm është ky: Me kontributin aktiv e të gjitha komuniteteve fetare dhe çdo personi me vullnet të mirë, le të përparojmë drejt një mirëqenieje më të madhe paqeje dhe solidariteti që siguron drejtësi dhe dinjitet njerëzor për çdo person, çdo njeri, dhe çdo minoritet, dhe së fundmi sjell një kulturë më të thellë njerëzore.
* Fjalimi i mbajtur gjatë Konferencës tre ditore për marrëdhëniet ndërfetare, Tiranë
Krijoni Kontakt