Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223

    Post mendime qe nuk vine 2 here

    E Pambaruar

    Ne enderren e nates qe gjumin ma prishi
    Vendim tim po sikoja dhe lotova
    Mu rrenqesh mishi
    Me dukej se nenen e takova

    U zgjova dhe degjova nje gjuhe tjeter
    Jo me gjuhen time te vjeter
    Degjova emra te huaj
    Ishin krejt ndryshe nga ato te vendit ku kam jetuar

    Oh sa u permallova
    Sa shume zemren e lendova
    Dy lote me rreshqiten
    Shoqet me pane u haiten

    Ah thashe me veten time
    Me duket vetja jetime
    Ju nuk dini sa malle kam
    Dhe ju nuk mund te kuponi se ca shpirti kam

    Sa e vrare jam ju nuk e dini
    Me pyesno lotet pse me rreshkiten?
    Ju them te ikni vetem te me lini
    Nuk mund te kuptoni se kam nevoje per priderit qe me rriten

    Shpirti eshte bere si ne gremine e rrenuar
    Zemra nga dhimbja ka shkalluar
    Nuk di me se ca te mendoj
    As veten me nuk di ta ngushelloj
    ……………

    Pershendetje te gjithe shqipetareve nga sweetie dhe uroj ta keni mergimin te lete se jemi shpernda neper bote si ato dallendyshet qe shtegtojne po me nje ndryshim se ne nuk kthehemi me pranveren. bye kalofshmi mire te gjithe.
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  2. #2
    Te uroj fat! Poezia ishte mallengjyese...

  3. #3
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    shume e bukur !!!! pershendetje nga ana ime
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    shume faleminderit Nuska dhe malli per komplimentet. paci fat edhe juve dhe sweetie ju pershendet shume nga zemra. ju kam xhan bye
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Pa Titull

    Nje jete pa kuptim
    Nje dore qe nuk leviz
    Nje trup I zverdhur
    Vena bosh
    Sy te brishte
    Buze te zbardhura
    Gjera qe nuk me perkasin me mua
    Nje pafundesi pa fillim.

    .................................


    ZHDUKJE NE PAFUNDESI

    Ika u largova nga vendi im duke lene pas kaq shume enderra femierije te paplotesuara. U largova nga ai vend ku kisha thurur aq shume enderra femierije qe nuk u realizuan. Nuk di se si por ishin te asja femierije qe iku per mos u kthyer me kurre. Iku u largua duke I perpire ne ate gojen e saj te madhe qe u mbyll per mos u hapur me. Dhe une ika nga vendi im duke mos mundur te bej asgje per ate vend te adhuruar ika dhe e lashe ashtu sic me lane edhe mua enderrat e mia qe u zhduken ne pafundesi……..

    ............................

    LOTI

    Dil o i uruar dil.
    Bėje rrugėn tėnde
    Rrokullisu e nxirre dufin e shpirtit.
    Mos e lėr shpirtin tė vetėm
    Dil o mor i shkretė vetėm per te ndihmuar shpirtin e vrarė
    Se kjo botė e egėr nuk tė merr vesh.
    Dhe ndėrsa disa habiten e thone LOT? C’ėshte ky??
    Askush jashtė shpirit nuk tė kupton askush
    Asnjė nuk di se ca ėshtė dhimbja nė shpirtin e njė femre
    Askush nuk di se c’do tė thotė zemėr femre qė qan
    Po dil o mor i shkretė rrokullisu nė rrugėn tėnde
    Digje atė rruge qe ke kaq shume kohė qė e bėn
    Digje me nxehtėsinė tėnde
    Dil o mor I shkretė dil e shihe botėn jashte teje
    Mos kurse lodhjen se do shohėsh qė tė gjithė atje jashtė kanė nevojė pėr ty nė mos nė njė moment apo nė njė tjetėr tė gjithė tė kėrkojnė
    Pa c’ka se jo tė gjithė te kuptojnė njėsoj…

    ........................

    Sikur

    Sikur nata te mos me rrembente ne mendime mashturese…
    sikur jeta te ishte nje diell qe shkelqen atehere naten do ishime te qete. Sa shume mendime. Premtime mashtruese. Sy qe te rrembejne ne thellesine e tyre te gjelber , te bejne te jetosh parajsen ne nje moment dhe pastaj te mbysin ne gjelbersine e tyre te pafundme…. Te vrasin ndjenjat. Ne kete bote qenka mekat te dashurosh…. Dhe pastaj dhimbja shtohet; syte marrin vrapin derjat rruges se loteve…. Dhe ne mendojme “ sikur te mos kishte ndodhur keshtu…”
    *********
    Dhe cdo dite themi “sikur te mos kishte ndodhur keshtu apo ashtu…”
    “ sikur te qe kjo gje apo ajo ndryshe…” dhe ne cdo moment qe ndihemi keq themi “sikur…” Harrojme se koha ecen… minutat kthehen ne ore dhe ditet ne muaj dhe vitet ikin kalojne dhe bashke me to ikim edhe ne. Dhe vjen nje dite qe perseri kthehemi tek ajo “sikur…” Dhe nje dite te gjithe thone “ …. Sikur te ishim edhe nje here te rinj…”

    pershendetje te gjitheve nga sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  6. #6
    Perjashtuar nga Mod. Maska e ^Pretty_Girl^
    Anėtarėsuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    56
    sweetie poezi shum shum te bukura me kan pelqyer jasht mase
    je shum e mire

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    Pretty Girl shume flm. edhe ti je shume e kendeshme
    te kam xhan .

    PRITJE E GJATE…………
    Avione qe ulen
    Te tjere qe ngrihen
    Njerez me valixhe
    Sy me lot gezimi
    Sy me lot hidherimi
    Takime pas kaq vjetesh
    Largesa pa kthim
    Dhe une pres per ty
    Pres te vish ti
    Pres dhe i gdhij ditet duke pare cdo njeri
    Me shprese se aty do jesh edhe ti
    Pres ne shi ne diell dhe kurdohere
    Dhe une pres
    Por ti nuk dukesh asgjekundi
    Dhe pres
    Shoh avionet qe ulen dhe njerezit qe presin
    Me mall te afermit e tyre
    Dhe une pres per ty
    Por ti nuk dukesh gjekundi
    I gdhij ditet me shprese
    Por asgje
    Sa e gjate kjo pritje…
    Si nuk po mbaron valle?
    Si ka mundesi qe nuk po mbaron
    Perse ti nuk po vjen
    Per te shuar kete pritje te gjate
    Dhe perseritet cdo gje
    Nje monotoni qe nuk mbaron
    Avione qe ulen
    Dhe te tjere qe ngrihen
    Dhe une pres per ty
    Valle a do mbaroj nodnjehere kjo pritje kaq e gjate
    I gdhij ditet me shprese
    Dhe per ty pres
    SA PRITJE E GJATE………

    bye me respekt sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    AH SIKUR TE NDODHTE EDHE NJE HERE…
    Oh sa dua te te shoh edhe nje here… Atje ku per here te pare te pash. Atje ku per here te pare zemra per nje moment pushoi se rrahuri dhe pastaj si e cmendur vrapoi pas ndenjave. Ah sa do doja te vinte edhe nje here ajo dite, te te shihja edhe nje here atje ku kishe pamjen e nje cunaku, atje ku zemra te dashuroi, atje ku ndjenja jeten gjalleroi. Ah sa shume kohe kane kaluar qe nga ajo dite. Po valle si nuk u lodha nje here se dashuri ty, si nuk u lodha nga gjithe keto vuajtje dhe akoma vuaj. Dhe akoma zemra ime qan dhe akoma syri im e nxjerr lotin. Sa shume gjera mban ky shpirti im, kaq shume vuajtje qe ti nuk I di dhe e gjithe kjo vetem se nuk kam dashur qe ti te ndihesh keq. Ah sa kohe kan kaluar nga ajo dite kur per here te pare e ndjeva veten ndryshe. Me ka marre malli per ty dhe tashme fytytren tende kam filluar ta harroj por ndjenjen nuk e harroj dot. Ajo ka ne mes nje vullkan qe nuk shuhet dhe nje akullnaje qe nuk shkrin. Por une kurre nuk te lash te kuptosh se sa fort te dua, nuk te lash te kuptosh se per ty vuaj, kurre nuk te dhashe te kuptosh se je gjithcka per mua. Gjithmone te kam pare me syrin e miqesie te mire, por nuk e mohoj se do doja qe dita e pare te vinte edhe nje here si nje dite njohje si ne dite ndjenjash perseri. Ah sa do doja edhe nje here ate rrahjen e zemeres si ate dite. Por mos harro se gjithnje te dua dhe gjithnje te kam dashur me beso qe te dua c’do dite edhe me shume ……. ME BESO!


    ...............................


    PA TITLULL 2
    Krejt papritur degjova emrin tend. Ne nje bisede e siper dikush te kujtoj. Mendova ne fillim se mos ndoshta te ngatrronin me dike tjeter qe mban emrin tend, por jo. Mes flladit te nates dikush te kujtoj. U struka ne veten time dhe u ula ne parvazin e dritares. Hena qe e paster por une nuk e shihja dot qarte sepse lotet nuk me linin. Ndjeva mall ne ato momente. Dhe vetem kur mendova se na ndan nje Oqean i tere ndjeva dhimbje. Nuk di se si u hap ajo bisede ate nate. Nuk di c’u tha. Sepse une sapo degjova emrin tend u drodha nuk mund te rrija pa reaguar. Qe shume e veshtire per mua. Dicka me therri brenda vetes. Nje dridhme e cuditshme nuk me la te rrija me aty. Dhe ika nga ajo dhome e zhurmshme, shkova ne ate parvaz te qete per t’u strukur ne folene e shpirtit tim. Nuk dija ta largoja dhimbjen ate moment ishte me e forte se une. Mendoja rruget qe me conin drejt adreses tende. Me miliona enderra ne shpirt une u afrova tek ti. Nje pjese e loteve me ishin thare ne faqe dhe te tjere me kullonin nga syte. Nga keto mendime me zgjoi trokitja e deres. Dikush ne dhomen matane me kerkonte. U detyrova te hedh dicka kraheve sepse Hena qe me kishte soditur per nje kohe te gjate me kishte bere akull dhe une nuk e kisha ndjere aspak kete gje. U largova prej atij parvazi duke braktisur aty lotet, mallin, dhimbjen e shpirtit dhe enderrimet pa fund….



    .....................

    PIKTURE ABSTRAKTE….
    Mora nje flete te bardhe
    Dhe u mundova te vizatoj
    Jeten qe jetojme
    Por me del nje lemsh pa fillim dhe pa fund

    U mundova te vizatoja njerezit
    Por me dalin te shemtuar dhe me zemra ne duar

    Mundohem te vizatoj dashurine
    Por nuk me del si nje lule e bukur por si nje ferrr qe vetem te vret e te cjerr

    U mundova te vizatoja dhimbjen
    Por per ate nuk me doli fleta
    Pasi ishte shume e madhe



    ..............................


    Shoqėria

    Sonte nuk po di vėrtet se nga tė filloj pėr tė shkruar dicka. Edhe mė vjen tė shkruaj po edhe nė njė moment nuk dua tė hedh asnjė fjalė nė kėtė fletė tė bardhė. Jam kaq shumė larg sa nuk di se nga tė filloj pėr tė tė shkruarė po e shkruaj kėtė pėt tė tė thėnė se kam mall. Shoqėria mbi gjithēka. Po mundohem tė gjej njė Kartolinė tė bukur tani. Dhe tani sapo tė dėrgova dicka tė letshme. Mė ka marrė vėrtet malli. Sa vjet u bėnė qė nuk tė kam parė .. Oh kur mendoj dhe them vjet ndjej dhimbje mė shtohet malli. Shoqėria nuk vdes kurrė dhe une pėr ty do mbetem shoqja jote. Nė do kesh njė gėzim dhe do ta ndash me dikė mė thuaj … nėse do kesh njė dhimbje unė do jem kėtu pėr at ndarė bashkė. Do jem kėtu si njė shoqe e vjetėr sepse tė kam shumė xhan dhe e di se ndoshta njė ditė do kem nevojė edhe unė pėr dikė pėr njė mik tė vjetėr dhe atėhere do flas me ty me njė shok tė vjetėr do tė tė kėrkoj njė kėshillė njė moment pėr tė folur bashkė dhe e di se do jesh aty pėr mua e di dhe kjo mė bėn tė besoj se dikush mund tė jetė vėrtet shoku im dhe e di se ti do jesh perhere. Tė kam xhan mė mungon ….disa herė edhe mė shumė… po kjo do kaloj me shpresėn se do tė tė takoj shpejt. Vėrtet qė kam shumė mall pėr ty...

    pershendetje te gjitheve nga sweetie ju kam chan shume
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    AH SIKUR TE NDODHTE EDHE NJE HERE…
    Oh sa dua te te shoh edhe nje here… Atje ku per here te pare te pash. Atje ku per here te pare zemra per nje moment pushoi se rrahuri dhe pastaj si e cmendur vrapoi pas ndenjave. Ah sa do doja te vinte edhe nje here ajo dite, te te shihja edhe nje here atje ku kishe pamjen e nje cunaku, atje ku zemra te dashuroi, atje ku ndjenja jeten gjalleroi. Ah sa shume kohe kane kaluar qe nga ajo dite. Po valle si nuk u lodha nje here se dashuri ty, si nuk u lodha nga gjithe keto vuajtje dhe akoma vuaj. Dhe akoma zemra ime qan dhe akoma syri im e nxjerr lotin. Sa shume gjera mban ky shpirti im, kaq shume vuajtje qe ti nuk I di dhe e gjithe kjo vetem se nuk kam dashur qe ti te ndihesh keq. Ah sa kohe kan kaluar nga ajo dite kur per here te pare e ndjeva veten ndryshe. Me ka marre malli per ty dhe tashme fytytren tende kam filluar ta harroj por ndjenjen nuk e harroj dot. Ajo ka ne mes nje vullkan qe nuk shuhet dhe nje akullnaje qe nuk shkrin. Por une kurre nuk te lash te kuptosh se sa fort te dua, nuk te lash te kuptosh se per ty vuaj, kurre nuk te dhashe te kuptosh se je gjithcka per mua. Gjithmone te kam pare me syrin e miqesie te mire, por nuk e mohoj se do doja qe dita e pare te vinte edhe nje here si nje dite njohje si ne dite ndjenjash perseri. Ah sa do doja edhe nje here ate rrahjen e zemeres si ate dite. Por mos harro se gjithnje te dua dhe gjithnje te kam dashur me beso qe te dua c’do dite edhe me shume ……. ME BESO!

    ............................

    Mos te lutem se eshte teper vone
    Mos te lutem, mos me zgjo enderrat qe flene prej vitesh ne shpirt. Mos te lutem mos me ngacmo te me kerkosh adresen ku enderrat mashtruese fshihen. Mos se ato kane vite qe flene ne sundukun e harreses. Mos ma kerko celesin e saj. Mos te lutem mos. Mos e hap edhe nje here plagen e zemres. Mos I zgjo kujtimet qe flene si engjej ne shpirt. Shshhshsh mos be zhurme, mos trokit ne ate porte qe eshte mbylur per mos u hapur me. Mos I zgjo ato qe flene pas saj. Jane miliona enderra ne shpirt, enderra mashtruese qe me mbajten me nje shprese te vdekur prej kohesh. Nuk duhet t’I ngacmosh ato enderra qe jane varrosur nen dheun e gjumit te perjetshem. Nuk ka plage me te madhe se kur vdes nje shprese. Po ja qe edhe ajo vdiska nje dite dhe atehere faqja kthehet dhe jeta mundohet te ringjallet perseri. Prandaj te lutem mos e co peshe shpirtin e vrare. Mos ja hap edhe nje here plaget e mbyllura. Mos te lutem mos. Nuk e kuptoj dhe nuk e di jo se si ti pas kaq vjetesh mundohesh te zgjosh edhe nje here ndjenjat e vjetra. Diten kur ti I largove ato nga vejta jote, kur ti I hodhe atje tej, ato iken. U arrratisen prej shpritit dhe prej vetes time. Vrapuan drejt nje rruge pa kthim. Drejt asaj te harreses, te vdekjes. E ndersa ti tani u ktheve ato jo me. Kane ikur shume larg. Dhe ti mundohesh t’I kapesh t’I kthesh edhe nje here. Por te them se nuk mund t’I gjesh me, se Hena I ka kthyer ato ne akull dhe Dilli I ka shkrire dhe pastaj I ka avulluar dhe era I ka marre me vete si nje ajer I zakonshem. Tani eshte teper vone per t’u kthyer edhe nje here ne kohen e shkuar. Tani edhe ajo fle, shshshshshsh mos e zgjo. Enderrat flene, shpresat kane vdekur, ndjenjat jane zhdukur ! Cdo gje tani ka mbaruar. Koha doktor I cdo semundje. Dhe verte tani ka filluar nje kapituull I ri per mua. Mos pra mos te lutem. Mos e zgjo edhe nje here cdo gje qe ka rene ne gjum te thelle. Mos tani eshte teper vone per shpirtin e vrare. Mos te lutem se eshte teper vone.

    ju pershendes shume te gjitheve antar te forumit shqipetar
    luv ya'll sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  10. #10
    sweetie
    ur so sweet
    ju made me cry
    Im so crazy in love

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime mbi librin "Shqipja dhe Sanskritishtja"
    Nga baaroar nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-01-2024, 13:58
  2. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52
  5. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •