Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Niveli i varfërisë në Shqipëri.

    Shqipëri: Nxënësit në fushatë kundër varfërisë

    Ilirjan Agolli

    28-09-2006



    Fëmijët dhe të rinjtë janë ato pjesë të popullatës që janë të prekura më shumë nga varfëria në Shqipëri. Varfëria është një nga problemet më shqetësuese të vendit, ndaj edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve nisi një fushatë sensibilizimi me moton zëri ynë kundër varfërisë. "Bashkëmoshatarë të mi di që shkojnë në shkolla të prishura ku nuk ka kushte dhe mjedise për të mësuar. Mendoj se duhet të bëjmë dicka për ta sepse ekstremet e varfërisë kanë nevojë për ne, kanë nevojë për ndihmën tonë" - thotë Evi Nasho, nxënëse e vitit të parë të shkollës së mesme "Aristoteli" në Tiranë.

    Fëmijë nga pothuaj gjithë qytetet e vendit u mblodhën pranë Galerisë Kombëtare të Arteve për të shprehur me pikturat e tyre të sinqerta dhimbjen dhe shqetësimin e tyre ndaj varfërisë dhe për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe opinionit publik për të përmirësuar situatën në zonat e varfra. "Vetreagimi i fëmijëve tregon që e ardhmja e këtyre aktiviteteve është shumë e mirë në Shqipëri. Në këtë mënyrë ndërgjegjësohen qytetarët, dhe fëmijët janë qytetarët e ardhshëm, të cilët që në këtë moshë që janë 10-12 vjecarë po mësojnë të përballohen me fenomene të tilla negative të shoqërisë"- thotë Neritan Alibali, zëvendës ministër i kulturës, turizmit, rinisë dhe sporteve.

    Studime të OKB vlerësojnë se vdekshmëria foshnjore dhe vdekshëmria e fëmijëve nën moshën 5 vjec është relativisht e lartë në Shqipëri, krahasuar me vende të tjera të rajonit. Po ashtu, në çdo 7 fëmijë nën moshën 5 vjecare është vërejtur se njëri prej tyre është i kequshqyer.

    Mungesa e ushqimit pengon rritjen e të vegjëlve. Studiuesit vërejnë se nga kequshqyerja cdo 1 në 7 fëmijë paraqet mangësi të theksuara në zhvillim, ndërsa 1 në 3 fëmijë paraqet mangësi të lehta në zhvillimin e tij. "Në rrugë shihen shpesh fëmijë të ndryshëm të cilët shesin cigare, gjë që është jonormale për ato mosha. Për ata duhet të mendojë shteti që t'i kthejë në shkolla, ose shoqata të ndryshme private të kontribuojnë për këta fëmijë, që ata të shkollohen" - thotë Lindi Dervishi, nga shkolla "Dituria" e Shkodrës. Instituti i Statistikave ka vërtetuar se varfëria e të rinjve e kalon mesataren e varfërisë së përgjithshme në vend.

    Gjysma e të varfërve në Shqipëri janë nën moshën 21 vjec. Sipas studimeve të Bankës Botërore, një e treta e shqiptarëve mund të konsiderohen të varfër, ndërsa gjysma e tyre jetojnë varfëri ekstreme. Me 1 dollar amerikan në ditë mbijeton një në 6 familje shqiptare, ndërsa me më pak se 2 dollarë në ditë shtyn jetën cdo njëra në dy familje.

    Një tregues tjetër i pazakontë, nxjerr që më tepër se gjysma e buxhetit familjar harxhohet për ushqim, kur vende të tjera këtë shifër e kanë shumë më të ulët. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor të nxjerrë nga specialistët ndërkombëtarë, pohon se Shqipëria është vendi më i varfër në Europën Lindore. Papunësia zyrtare është rreth 14%, por vëzhgues jozyrtarë e çojnë atë deri në 30-40%. Pjesa më madhe e dramës së varfërisë ndodh në fshat. Sipas Institutit të Statistikave, nga regjistrimi i fundit i popullsisë doli se rreth 58 për qind e banorëve jetojnë në fshat, dhe 42 për qind jetojnë në qytet.

    Radio : "Zëri Amerikës".

  2. #2
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    sa te varfer mbetem. Mjere femijet e uritur shqiptare te shtetit tone te vogel

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  4. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  5. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •