Suksesi i dėshtimit
Nga Besjan PESHA
Ministri i Arsimit, pa asnjė rezultat tė matshėm, ēuditėrisht vazhdon tė konsiderohet si mė i suksesshmi i qeverisė. Ndoshta sepse ka bėrė shumė pak investime nė shkollat e zonave rurale? Ah, pėr kėtė duhet tė jenė sonduar patjetėr nxėnėsit e atyre shkollave tė cilėt ose bėjnė mėsim nė pyll, ose ecin me kilometra tė tėra ditė pėr ditė pėr tė vajtur e ardhur nga shkolla...Ndoshta ministri ka sukses sepse tė tjera u thanė - e tė tjera u bėnė pėr liberalizimin e teksteve shkollore (duke liberalizuar vetėm 30 % te tyre) ? Pėr kėtė besoj se janė sonduar tė gjitha shtėpitė botuese qė po ulėrijnė me sa kanė nė kokė, por gėnjeshtra mbisundon tingujt e tjerė...
Duhet tė jetė me siguri mė i suksesshmi sepse tė tjera u thanė e tė tjera u bėnė, me maturantėt nėpėrmjet Guidės sė Maturės Shtetėrore.. Ose- ose me siguri, sepse nuk ka siguruar ende stafet e duhura pedagogjike pėr shkollat super tė mbushura dhe as qė ka ndėrmend tė marrė ndonjė masė pėr konviktet studentore... Mund tė jetė i suksesshėm edhe ngaqė ėshtė jo i ndjeshėm ndaj mendimit tė studentėve... Suksesi i tij ėshtė i pallogaritshėm nėse shkon dhe i pyet tė gjithė maturantėt e ēorientuar dhe studentėt e mbetur nė mes tė katėr rrugėve, me njė super-tarifė pėr tė paguar pėrpara e njė qira shtėpie tė pallogaritur mbi supe...
Jo se ėshtė hera e parė qė kjo ndodh. Edukimi i lartė gjithnjė ka qenė maja e Everestit pėr shqiptarėt. Vit pėr vit skenat e prindėrve dhe maturantėve qė pėrplasen nė kangjellat e njė fakulteti apo Ministrisė sė Arsimit kanė qenė tė pashmangshme e gati- gati janė kthyer nė normalitet, aq sa kur ky numėr nuk ėshtė mė i madh dhe i egėr, zyrtarėt fillojnė tė argumentojnė se as nuk e kanė hiē tė drejtėn pėr tė kėrkuar ēka ėshtė e drejta e tyre e pamohueshme.
Kėtė vit me aplikimin e maturės shtetėrore e gjithė makina propagandistike e qeverisė na garantoi se kjo nuk do tė ndodhte mė. Epokės sė zarfeve dhe radhėve mbas kangjellave u kishte ardhur fundi, sepse kryeministri me ministrin arsimdhėnės do tu siguronte edukim tė lartė 95 % tė maturantėve shqiptarė. Gjithashtu u premtua me tė madhe se futja e koeficientėve nė llogaritjen e pikėve do tė siguronte profilizimin mė tė mirė tė maturantėve dhe rritjen e cilėsisė sė studentėve nėpėr auditoret shqiptare.
Ajo qė ndodhi nė realitet edhe nė kėtė rast, ishte shumė larg sajesės kryeministrore. Pėrsėri pėrpara kangjellave tė fakulteteve me qindra tė rinj e prindėr pritėn edhe kėtė vit me shpresėn se viza e hekurt ndarėse midis fituesve dhe humbėsve do tė ulej sadopak, e do tu lejonte tė edukoheshin mė mirė. Pėrsėri u hap thashethemi famėkeq se disa pedagogė pėr disa mijėra euro mund tė tė ndryshonin renditjen nė listė e tė ta kthenin buzėqeshjen e humbur pa kokėēarje. Pėrsėri me qindra tė rinj u mblodhėn pėrpara Ministrisė sė Arsimit duke kėrkuar tė drejtėn e vjedhur prej ministrit e specialistėve tė tij si rrjedhojė e keqllogaritjes tė koeficientėve.
Pėrsėri ministri i suksesshėm na tha se pranimet nė shkollat e larta po shkojnė si jo mė mirė dhe se ato pak zėra qė protestojnė e kontestojnė, sjanė veē qurravitje humbėsish, tė cilėt nuk meritojnė aspak vėmendjen e opinionit. Pėrsėri maturantėt u dėshpėruan, sistemi u dorėzua pėrpara babėzisė politike, dekanėt u ndanė mes tyre si tė suksesshėm e tė korruptuar. Pėrsėri e njėjta situatė, i njėjti skenar i shėmtuar, vetėm se kėsaj radhe aktorėt janė tė tjerė si edhe kanė ndryshuar disa skena nga seriali i mėrzitshėm e i pėrvitshėm.
Edhe kėtė vit ministria dėshtoi, por bashkė me ministrinė dėshtuam tė gjithė ne. Si fillim ata qė ēirren rrugėve apo nė media pėr njė sistem mė tė mirė arsimor. Mė pas ata qė tentojnė tė shesin studime krahasuese me frymė perėndimore pėr ti bėrė shqiptarėt mė tė ditur. Dėshtuan partitė politike, dėshtoi Berisha e Rama, Lėvizja Mjaft, e gjithė shoqėria civile. Dėshtuam sepse pėrsėri sistemi ėshtė i korruptuar e do tė prodhojė korrupsion. Meritokracia nuk u fut dot sė bashku me maturantėt nėpėr fakultete e si rrjedhojė, as ka pėr tė dalė prej fakultetit mbas katėr vitesh. Nėse kjo lojė do tė vazhdojė edhe disa vjet, fėmijėt tanė do tė edukohen edhe mė keq nga tė keqedukuarit e sotėm, e atėherė nuk do tė ketė mė fare shpresė pėr sistemin tonė arsimor. Andaj, duhet tė luftojmė mė shumė pėr arsimin tonė, sepse ai nuk ėshtė aspak nė duar tė sigurta aspak. I vetmi njeri qė nuk dėshtoi nė tė gjithė kėtė skemė dominosh ėshtė ministri i Arsimit. Ai vazhdon tė mbetet i suksesshėm
30/09/2006
Shekulli
KATEGORIA: Analiza
Krijoni Kontakt