Darwin, jane aq shume pika dhe aq shume larg temes sa nuk ja vlen ti hyjme dhe njehere nje per nje. Jo per gje po ne perfundim kam idene se prape do ngelemi ne te njejtat pozicione, kryesisht si rrjedhim i tifozllekut personal. Per me teper pas rezultatit te Suzukas nuk kane ndonje kuptim te madh. Pas dy javesh Shumaker i jep fund karrieres ne F1 qe, duaje apo urreje, e dominoi si kur ishte tek Beneton, si tek Ferrari. Uroj qe ta mbylli me fitore te gares dhe mundesisht me Alonson & Raikonen ne podium.

Alonso per mendimin tim eshte trashegimtari i provuar i Shumakerit (Raikonenit i duhet akoma ta tregoje veten). Bile dhe rastesite e statistikat e tregojne, : ashtu si Shumaker, pas dy sezoneve premtuese me Beneton (03 & 04), dy here kampion rradhazi (05 & 06), mban rekordin si piloti me i ri kampion (njeheresh dhe dyheresh) per tu larguar te nje nga ekipet me te medha. Beneton & Britore eshte hera e dyte qe nuk e mbajne dot nje kampion. Ta shohim vitin qe vjen perballe Raikonenit.