Gare e shkelqyer nga Shumi fillimisht duke u kualifikuar ne vend te gjashte (Bridgestone me i afert ishte ne vend te 15) me pas duke parakaluar Barrichelo, Button, Fisichella. Renault dhe Alonso duhej ta kishin fituar pa problem kete gare pasi dukeshin me te shpejte ne piste te thate dhe shume me te shpejt ne piste te lagur. Por gabimet trashanike fillimisht duke nderruar vetem dy gomat e perparme dhe humbur 20 sekondat e diferences, pastaj me pitstopin e dyte duke humbur dhe 12 sekonda te tjera i dhane fitoren kundershtarit. Dy gara nga fundi, Shumi arrin Alonson ne renditje (ne fakt e kalon ngaqe ka nje fitore me teper).
Pas nje jave eshte Suzuka dhe ngelet per tu pare nese Renault eshte vertete me e shpejte se Ferrari ne piste te thate, apo Shumaker thjesht po ruante makinen dhe avantazhin prej rreth 30 sekondash ne ato 15 xhiro te fundit. Sidoqofte duke pas parasysh qe nga tre garat e fundit, Shangai llogaritej te favorizonte Renault, Suzuka Ferrarin kurse Brazili i barabarte per te dy, Shu & Ferrari kaluan me sukses pengesen me te veshtire per me teper ne motin me pak te pershtatshem.
Ndersa nga Alonso & Renault (deri para gares se sotme te pakten) nuk mbaj mend ndonje gare ku mund te merrnin me teper se c'moren, Shumi & Ferrari kane bere disa gafa pa te cilat pothuaj duhet ta kishin siguruar nderkaq titullin:
1. Australi - gabim i Shumit teksa humb kontrollin e makines dhe perplaset me murin duke dale jashte gare ndersa perpiqej te kapte Button i cili ishte rreth 1 sek me ngadale. Nje podium ose minimumi nje vend i katert i humbur.
2. Monako - incidenti i pole position. Me nje start minimalisht nga vendi i dyte ose i trete, mund te merrte 2-3 pike me teper se 4 piket e vendit te peste.
3. Hungari - nje pitstop ne 5-6 xhirot e fundit per te nderruar gomat e konsumuara, i jepte te pakten nje vend te peste, 3 pike me teper se vendi i tete ku perfundoi.
4. Turqi - ne rast se sakrifikohej Masa per Shumakerin, do nderrohej pozicioni me Alonson ne 1-2, nga 3-2 qe perfundoi, pra 4 pike me teper.
Ne total 14-18 pike me teper ndaj Alonsos me dy gara para perfundimit. Mgjth, prandaj eshte gare me makine dhe jo llogari numrash,
![]()
Krijoni Kontakt