14-vjecarja kerkohet edhe nga emisioni "Jete ne Kerkim".
Që prej ditës së shtunë, një 14-vjeçare nga një fshat i Ballshit rezulton e humbur, ndërkohë hidhen dyshimet e para se mund të jetë rrëmbyer. Gladiola Kanaj nga fshatit Usojë është zhdukur pa lënë gjurmë tri ditë më parë, në momentin kur asnjë nga të afërmit e saj nuk ndodhej në shtëpi. Prindërit e saj, kur janë kthyer në banesë dhe nuk e kanë gjetur vajzën e tyre, kanë menduar se ajo mund të kishte shkuar te ndonjë i afërm i tyre në fshat. Orët kalonin dhe 14-vjeçarja nuk ishte bërë e gjallë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët janë detyruar që të bënin dhe denoncimin në polici për zhdukjen e mistershme të saj.
Krijoni Kontakt