Close
Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 335
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ti ke nje aftesi te papare te asocimit te gjerave pa i disolvuar fare
    pak me qart...mos e mat me kutin personal...

    Hitam Manis eshte Hyjnesha e nates se verber. Emer i importuar te cilit nuk i dihet kuptimi
    Ne mitologjine nordike, MANI eshte personifikimi i henes, i biri i Mundilfari dhe vellai i SOL, diellit. MANI perndiqet nga ujku HATI. Ujku kerkon gjthnje te kape henen dhe kjo shkaktoi eklipsin lunar. Njerezit u tremben dhe u perpoqen qe ta perzinin ujkun.


    ...kaq per tani VAFTIS...po do kthehem prape per te treguar legjenden e HITAM MANIS
    :-)

  2. #72
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Bukur, po perparon drejt asaj qe thash ne postimin e kaluar; Se perendesha Hitam Mani(oi), eshte qielli me hene te erret, ku do mund ta perfshish edhe henen ne eklips. Per te cilen gje nordiket e fajsuan ujkun sepse eklipsi eshte erresim i paparashikuar keshtu duhej gjetur fajtori ne prishjen e orareve kozmike.

    Edhe nje gje. Per legjenden e "Hitam Manis" mos humb kohe shume me te se nuk eshte legjende. Fatkeqsisht nuk eshte as mit, sepse eshte e degraduar deri ne ate mase sa ka rene ne nivelin e perralles me krejt pak gjurme te mitit. Duket se edhe miti origjinal ka qene import i transmetuar jo me aq suskse sa te mund te nxjerrim deshifrime te dhenash me ndonje relevance te caktuar. Aq me pak per Maaten.

    Ajo nuk eshte hene.
    Nuk eshte perendeshe astrale.

    Nese ka ndonje lidhje me ndonje perendeshe te njohur nga tradita, ajo duhet te kete afersi me Harmonine e Kadmit e cila u rishfaq apo u riaktualizua/rehabilitua pjeserisht ne periudhen e tij tani si e nenshtruar e apo e subordinuar ndaj Aresit pra ndaj nje gjenerate me te re te perendive aktual ne kohen Kadmeje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #73
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Herodoti thot qe perendite "Greke" kan prejardhjen nga perendite Egjyptiane.
    Zeu_s:

    Herodoti eshte latuar me siguri per te dale sipas mases se deshiruar, basjkohem me Baptistin ne kete pike.... Ja pergjigja sipas Platos:

    “Se me te vertete, njehere e nje kohe, Solon, para shkaterrimit te madh nga uji, ai qe sot njihet si Qyteti Athines ishte me guximtari ne lufte dhe I organizur ne menyren me superiore ne te gjithe drejtimet. Eshte (shkruar- kjo fjale eshte fshire rastesisht! Shenim i Styx) qe posedonte veprat me te shkelqyera te artit dhe organizimin me fisnik nden qiell…..dhe po te them, si per hir tend edhe te Qytetit (Athines), dhe mbi te gjitha per hir te Perendeshes (Athina) qe u adoptua si nga ju ashtu edhe ne, qe na ka mbrujtur e edukuar, juve me pare me nje diference praj mijera vjetesh… dhe pas kesaj ne.”
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #74
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Baptist, ka nje fare taslimani qe quhet Carnucopia, ose Briri i Begatise. Nje bri kau me mjalte (e begatira) dhurate e Zeusit. Romaket e mbushen me xhevahire.

    Kjo nuk ka lidhje me temen, por postimet e fundit te bera ne kete teme. Si e konsideron Kanunin e Dukagjineve Patri apo Matri-linear?

    PS. Kuotimi im ne shkrimin me lart eshte e nje prifti Egjiptian.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #75
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Per Kanunin them se nuk eshte as patri as matri, njesoj si shoqeria paleopellasgjike. Eshte natyral, pra baras-gjinor.
    Megjithese ky ka evoluuar mjafte nga rrenja gjer te formimi i kurores se mbetur. Pas Luftes se Trojes Kanuni fillon perfundimisht te rreshqase ne drejtim te patrilinearitetit. Shih krahasimin e ritualit martesor (krushqise) qe bene Kadare ne punen e tij pioniere ne lidhje me kete qeshtje te kanunit dhe luftes se trojes.

    Ndersa te k[h]onu[y]c[j]opi-oi vet fjala te tregon se eshte "Bri Sjapi". E ndeshim ndonjehere edhe si bri dashi. -Mjalti nuk me ka lene ndonje gjurme kujtese se permendet aty.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Per te gjetur perendine tone pellazge, e perseris pellazge ...jo shqiptare...sepse pellazget nuk shtriheshin vetem ne hapsiren qe shtrihen shqiptaret sot, detyrimisht duhet qe te shohesh te tera vendet qe ka egzistuar nje perendi e ngjashme me ate.
    Emri HITAM MANIS eshte i importuar dhe kjo eshte e vertete...ne Polinezi u importua nga Hindute, ashtu si dhe legjenda e Hitam Manis-E ERRETA E BUKUR apo bukuroshja, e zeza etj Hitam Manis dhe i biri i sulltanit u dashuruan. Duke qene se ajo ishte nje njeri i zakonshem edhe pse shume e bukur, dashuria e tyre nuk mund te kurorezohej me martese. Kur e merr vesh sulltani urdheron ta vrasin. E qellojne kur ajo po largohej bashke me sherbyeset e saja me vrap dhe nje shigjete e godet ne zemer. Ajo nuk vdes por shnderrohet ne nje tufe bletesh te
    cilat fluturojne neper nate. Kalon njefare kohe dhe princi del per gjueti. Ne nje peme gjigande qe quhet Taulang (aty ku mblidhet edhe sot mjalti) ai pa nje fole te stermadhe bletesh dhe u ngjt qe ti merrte mjaltin.Urdheron ti hedhin nje thike per te prere folene dhe per te marre mjaltin. Pas disa minutash foleja bie te sherbetoret qe e prisnin poshte por ata u tmerruan kur pane brend trupin e coptuar te princit te tyre. U degjua nje ze si ne te qare qe thoshte se ai kish bere nje sakrilegj, nje perdhosje, duke prere me metal folene pasi i solli nder mend HITAM MANIS, shigjeten qe iu ngul ne zemer. Megjithate ra nje shi i arte dhe HITAM MANIS e fali princin dhe e solli ne jete.Qe nga ajo dite nuk perdoret metali
    ne carjen e foleve te bleteve ne pemet Taulang. A e kane marre hindute nga dikush tjeter Hitam Manis apo te erreten apo bukuroshen...?
    ..kjo ngelet per tu pare pasi edhe ata kane huazuar...
    per kete do bej nje poste tjeter...

    ps....
    herodoti eshte latuar me te vertete po e rendesishme eshte lidhja qe na jep per perendite pellazge dhe egjiptiane, jo informacioni qe i vene ne goje ...qe ata apo keta i moren andej apo kendej...kur e kane rrumbullakosur kaq...mendoni se c mund te kish thene ne te vertete ai apo dikush tjeter qe s ka arritur fare me ditet tona

  7. #77
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Per te gjetur perendine tone pellazge, e perseris pellazge ...jo shqiptare...sepse pellazget nuk shtriheshin vetem ne hapsiren qe shtrihen shqiptaret sot, detyrimisht duhet qe te shohesh te tera vendet qe ka egzistuar nje perendi e ngjashme me ate.
    Nuk e kam thene une askund te kunderten, kete qe po thua ti e kam dhene keshille une ne postimin e dyte apo te trete menjehera sapo kam hapurt temen, prandaj nuk po arsyetoj me tutje, se i ke te gjitha kronologjikisht atje. (Kuptohet nese nuk i ka fshire gjeniu ende).

    ***
    Te thash te mos humbasesh kohe me Hitam Manisin dhe Princin Taulang (Druri i Larte) se kjo nuk eshte legjende dhe eshte teper e ndotur me folklorin indian te kastave.
    Keto gjera nuk kane ekzistuar ne asnje menyre ne kohen kur jan bere piktogramet prej te cilave (ata qe ua transmetuan hinduseve) jane munduar ta lexojne. Leximi dhe mundi per ta kuptuar u be ne menyre demtuese qe ta interpretojne me nocionet e tyre bashkekohore. Por qe e kane ngaterruar tmerresisht dhe nuk ka bire nene qe e restauron me kuptimin e vertete dhe asaj cfare behet fjale ne te. Mos humb me terper kohe me te. Se rrefimi origjinal Hitam Manis eshte princi dhe jo princesha, dhe kjo e largon edhe me teper nga ajo qe po kerkon ti prej saj ndaj Maates.

    Tjeter, perjashtohet cdo lidje qe ka Maata me mjalten e ketyre maniakeve, sepse ata bejne gjah ne mjalt dhe nuk e kultivojne ate, ndersa Maata u thirr ne ndihme nga kultivuesit e mjaltit dhe bletes se bute. Dallim i madh a s'thua ti? Mata nk kishte lidhje te drejtperdrejte me bleten por pasi ishte mjeshter ne pajtim, baraim drejtepeshim, bletaret e therrisnin per shkak te ketij virtyti ne me nyre qe ta pajtonte bleten qe kish ikur duke vene rend dhe te futet ne zgjua...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #78
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ti i hedh diamantet ne plera pa i shikuar more mik. Nuk te vjen nga mireqenja, por egoja e tepert.


    "Meliseus, mbret i vjeter i Kretes eshte baba i Adrastes dhe Ides nga Amalthea, te cilit Rhea i beson beben Zeus per ta rritur." thote Apollodori. Laktant nga ana tjeter quan vajzat e po ketij mbreti Melisa dhe Amalthea.

    Burimet mitologjike flasin qe Amelathea/Meliseus ose Melisa ushqyen Zeusin me mjalte. Kur vjen ne fuqi ai i demshperblen me bririn e kaut. (Ndaj them qe ka me shume burime mitologjie se nje).

    Nga ana tjeter, jemi komplet ne nje mendje kur thua qe se (sipas burimeve Romane), briri eshte Capricornius, pra bri dhije. Cfar eshte interesante, edhe ky bri eshte njihet si bri dhuruar Amaltheas, vajzes se Meliseut, por kjo e fundit ka nuk perdor mjalte por “qumesht dhie” per te Jupiterin.

    Eshte bri kau apo dhije? Eshte Zeus apo Javan? Kete duhet ta gjesh vete.

    Vazhdojme ne nje drejtim tjeter. Une kam thene qe Athinaja dhe MAAT jane sinonime etnonimike, po ashtu qe Artemisa me mizat/apo bletet eshte pelhure e perdorur. Po te them tani qe bletet shoqeronin Demetren ne rrugen ne boten e nentokes. Po ashtu qe Selene (perendesha e Henes) ravijezohet si Artemisa.

    Sic e sheh, nuk eshte mungesa jone kuptimit, por falsikimet dhe mbishtresat pervetesuese mitologjike qe te komplikojne historine. Per te shkruar nje esse tematike, kritikuar Kolen per cektesi mendimi etj. eshte me e kollajshme se te krijosh nje veper te themelte shkencore. Per kete deshiron ose jo, do te duhet te pastrosh rendshem gjerdhet qe te udheheqin per ne qorrsokak, dhe qe ta kane mbuluar rrugen e vertete, te vetmen. Por dhe pasi ta kesh kryer kete pune te mundimshme, do te ngrihen gjerdhet dhe thone qe je idjot dhe amator.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 15-10-2006 mė 11:42
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #79
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pranndaj nuk ngutem une dhe i marr gjerat shtruar. I fry dushkut qe ka mbuluar ferkemben (gjurmen) dhe nuk i bie fshise me nervozizem. Po as nuk ngutem te them po sa kam pare nje gjurme, -he ja atje shpien gjurma! Mos bej me gisht para se te arrish aty.

    A-mal-thea : Ida : Dhia
    Amalthea ishte Dhi, "Dhija e Malit te Shenjte Ida". Prandaj Zeusi foshnje eshte rritur dhe ushqyer me qumesht dhije.

    Tjeter nese ky mit eshte (dhe duhet te jete) me i vjeter shume se miti per Minotaurin dhe mbretin Minuk (Minos), ne Krete atebote nuk kishte lope ende, aq me pak Qe (Kije). Pra briri eshtre i dhise ne mitin origjinal. Dhe varianti romak i mitit del se eshte me origjinal se varianti grek.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #80
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    A-mal-thea : Ida : Dhia
    Amalthea ishte Dhi, "Dhija e Malit te Shenjte Ida". Prandaj Zeusi foshnje eshte rritur dhe ushqyer me qumesht dhije.

    Tjeter nese ky mit eshte (dhe duhet te jete) me i vjeter shume se miti per Minotaurin dhe mbretin Minuk (Minos), ne Krete atebote nuk kishte lope ende, aq me pak Qe (Kije). Pra briri eshtre i dhise ne mitin origjinal. Dhe varianti romak i mitit del se eshte me origjinal se varianti grek.

    E zeme qe miti Kretan me Buall eshte me ri se ai Romak me Dhi. Kjo do te thoshte:

    • Dhia ishte para Bletes. Perndyshe mjalti nuk do te zevendesonte qumeshtin e dhise ne nje mit ekzistues, por e anasjellta.
    • (T)amel-Gea = Dhia do ishte me vjeter se Maat, se Shqiponja dhe Luani.
    • Kadmi (vella i Europes, nenes se Minos) dhe burre (bashkekohes) i Harmonies vjen pas Dhise, ose Aegines. domethene pas formimit te Trojes. Kadmi nuk mund te kete qene Adami/Ademi.


    PS. Pse mendon qe Ida eshte Dhia?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 15-10-2006 mė 14:22
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •