shekulli
--
Super-babai! I denjė pėr Guinness, ka 31 fėmijė!
Petrika GROSI
Rreth dy javė mė parė Fadil Kepi, eksperti i njohur i ēėshtjes sė pensioneve, ishte nė redaksinė e Shekulli-Kontakt. Gjatė njė bisede me tė, na tregoi pėr Kujtim Sinanin, i cili ishte babai rekord i Shqipėrisė e ndoshta i Evropės. Z. Kepi na tha se Kujtimi kishte plot 31 fėmijė. E pabesueshme kur e dėgjon. Ne shkuam nė Elbasan dhe takuam kėtė njeri tė denjė pėr Ginnes
Nga Elbasani
Petrika GROSI
Tė gjithė e njohin burrin mė tė vjetėr tė lagjes Rrapishtė nė Elbasan. Ai ka krijuar njė tribu tė vėrtetė qė i kalon 100 persona nė pėrbėrje, duke pėrfshirė bijtė, bijat dhe nipėrit e mbesat e tij, qė vetė Kujtimi zor se i mban mend...
Nuk e patėm shumė tė vėshtirė qė ta gjenim personazhin tonė, ndonėse nuk kishim ndonjė adresė tė saktė. Personat e parė qė ndeshėm rrugės, na drejtuan menjėherė pėr te strofulla e babait. Padyshim, njė rast tepėr i rrallė: Kujtim Sinani ėshtė baba i 36 fėmijėve, nga tė cilėt 31 janė tė vėrtetuar me certifikatė familjare. Vetė Kujtimi thotė se sot ėshtė 70 vjeē dhe se ka pasur 32 fėmijė, nga tė cilėt njėrin ia vranė bashkė me gruan e fundit (gjatė trazirave tė 97-ės), por djali i tij i tretė, Bujari, 47-vjeēar, na thotė qė plaku nuk i mban mend mirė tė gjithė. Ai shton: Kemi qenė 36 fėmijė... hiq njė qė u vra, mbetemi 35 vėllezėr e motra nga njė baba dhe tri barqe nėnash....
***
Kujtimin e gjejmė me 8 prej bijve dhe bijave tė tij, qė nuk janė martuar ende, pasi janė tė vegjėl. Jetonin bashkė nė njė gjysmėstrehė tė ndotur, tė mbushur me mbeturina dhe tesha tė vjetra. I mbledhur kutullaē, nėn kėmbėt e njė kali tė bardhė, burri i moshuar tė krijonte nė pamje tė parė pėrshtypjen e njė tė harruari nga koha, por, nė fakt, kur biseduam me tė, pamė se logjika dhe gjykimi nuk i mungonin.
Djali i shpjegoi Kujtimit se ishim gazetarė. Atėherė, Kujtimi u ul kėmbėkryq i gatshėm pėr tė biseduar. Fjalėt e para, me ton krenar dhe nėnqeshje nė buzė: Jam i vetmi baba nė Shqipėri me kaq shumė fėmijė. Rekordin tim nuk ka thyer njeri deri sot. Pas kėsaj, krekoset dhe dredh njė cigare duhani nga kutia qė mban nė prehėr.
Kujtimi ėshtė martuar tri herė. Pėr fat tė keq, tani skam moshė, por nuk do tė rrija beqar..., - thotė babai-rekord. Ai ka ardhur nė Berat nė 97-ėn, mė parė bashkė me familjen numeroze kanė jetuar nė Berat.
Nė mėnyrė tė pashmangshme, biseda shkon te varfėria. Kujtimi ka pėrpara njė gazetar, nuk mund ta lerė rastin ti ikė nga dora, pa iu ankuar pėr varfėrinė ku jeton bashkė me fėmijėt e tij: Qė kur u vendosėm me pasaportizim nė Elbasan, unė nuk kam marrė mbėshtetje sociale asnjė qindarkė nga qeveria, kurse nė Berat na jepnin ndihma rregullisht.... Do tė takoja vetė Sali Berishėn po tė kisha mundėsi, - thotė duke thithur duhan.
***
Ndėrsa ishim duke biseduar, papritur njė grua e moshuar thatanike rrėmben njė lopatė dhe afrohet duke bėrtitur me njė ton kėrcėnues.... Ėshtė Mikeja, gruaja ime e dytė, - thotė qetė Kujtimi. E pyesim pėr shkaqet e zemėrimit tė saj dhe Mikeja, pasi qetėsohet, na shpjegon: Pandeha se ishin ata tė Bashkisė.... Mikeja bėn pastaj njė gjė qė pak na e priste mendja. Kėrkoi falje pėr sjelljen e saj, duke shtuar e zemėruar: Vetėm gėnjeshtra na shesin ata shkėrdhatat e Bashkisė... U kemi thėnė njėqind herė qė kur bie shi, pėrmbytemi me gjithė ēkemi nga ujėrat e zeza, po nuk na e vėnė veshin... Djali i tretė i Kujtimit, Bujari, i jep tė drejtė: Do tė vijnė prapė ata qė tė kėrkojnė votat e familjes sonė, tė cilat shkojnė mbi 100, por kėtu do ti pres me lopatė kokės, tund kokėn ai.
***
E pyesim Kujtimin se ēdo tė thotė tė jesh baba i kaq shumė fėmijėve... Ėshtė pyetje pak e vėshtirė... Mė mjafton njė kasolle qė mos mė lagė shiu dhe era e ti kem tė sigurt, - ėshtė pėrgjigjja. Pastaj zė e qesh dhe na thotė: Ah sikur tė kisha bėrė nja dy kalamaj budallenj! Tani do tė merrja si komshia ime nga 60 mijė lekė nė muaj... Po ēe do, spata fat... mė dolėn tė gjithė tė saktė.... Kujtimi na flet me shumė pėrkushtim pėr njėrėn nga vajzat e tij. Ajo ėshtė martuar dhe dhėndri kthen shpesh pėr tė ndihmuar Kujtimin dhe fėmijėt e tjerė qė rrojnė me tė. Pa ndihmėn e tij ndoshta do tė kishim vdekur..., - thotė babai i denjė pėr Gines.
31 fėmijėt me certifikatė tė Kujtim Sinanit
Bujari, Vasilika, Papi, Esati, Mondi, Gjergji, Monoshi, Kujtimi, Nexhmije, Nedo, Gentiani, Luljeta, Tomori, Maksi, Shqipo, Bujani, Veria, Reshiti,Vaska, Lavdoshi, Myrtezai, Pano, Nafia, Jeta, Kristina, Antoneta, Pyjorja, Vali, Kalia, Zana, Shpresa
30/09/2006
KATEGORIA: Unė njoh njė njeri
Krijoni Kontakt