Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Besnikėria


    Sipas shkrimeve, njė nga karakteristikat e Perėndisė ėshtė besnikėria e Tij absolute. Ky virtyt tek njeriu ėshtė konsideruar, gjithashtu tė jetė njė nga "frytet e Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22).

    Tė jesh besnik do tė thotė tė jesh absolutisht i vėrtetė nė fjalėt e tua, tė jesh krejtėsisht besnik nė pėrkushtimin tėnd, tė jesh krejtėsisht i qėndrueshėm dhe i palėkundur nė thirrjen dhe prirjen tėnde. Do tė thotė gjithashtu, tė mbetesh i pėrunjur nė shėrbim, nė tė vėrtetė dhe dashuri, pavarėsisht nga kushtet ose pasojat. Tė jesh besnik do tė thotė tė jesh kurajoz dhe tė jesh e tė bėsh atė qė duhet tė jetė dhe duhet tė bėhet nga vullneti i Perėndisė, pavarėsisht nga ēdo kundėrshtim nga tė tjerėt dhe pavarėsisht nga ēdo mungesė njohje dhe vlerėsimi.
    Vetė Perėndia ėshtė pėrsosmėrisht besnik. Ai ka bėrė premtime dhe ka deklaruar besėlidhje, duke e mbajtur fjalėn e Tij pavarėsisht se ēfarė bėn njeriu. Kur njerėzit janė kurorėshkelės dhe tė pabesė, Perėndia mbetet besnik (Kr. Jeremia 3, Ezekieli 16); sepse "Zoti ėshtė betuar dhe nuk do ta ndryshojė mendjen e Tij" (Psalmi 110:4, Hebrejtė 7:21).

    Po ta mohojmė, edhe Ai do tė na mohojė. Nėse jemi tė pabesė, Ai mbetet besnik, sepse Ai nuk mund tė mohojė Vetveten (2 Timotheu 2:12-13).

    Krishti ėshtė besnik deri nė fund tek Ati i Tij dhe tek krijesat e Tij. Ai nuk shmanget nga misoni i Tij, por pėrmbush gjithēka qė Perėndia Atė i ka dhėnė Atij pėr tė bėrė (Kr. Joani 17:4). Sipas librit tė Zbulesės, emri i Jisuit, Fjalės sė Perėndisė, ėshtė "Besniku dhe i Vėrteti"; Ai ėshtė quajtur "dėshmitari i vėrtetė" nga Shėn Joani (Zbulesa 19:11, 1:5).

    Njeriu shpirtėror ėshtė ai qė ėshtė besnik nė thirrjen e tij, qė pėrmbush ēdo vendim tė mirė dhe qė jep fryte me durim prej dhuratave dhe talenteve tė dhėna nga Perėndia. Njeriu shpirtėror ėshtė besnik nė ēdo gjė tė vogėl - ēdo mendim, ēdo fjalė, ēdo vepėr- "sipas masės sė besimit qė Perėndia i ndau secilit" (Romanėt 12:3), "sipas masės sė dhuntisė sė Krishtit" qė i ėshtė "dhėnė secilit" (Efesianėt 4:7). Njė besnikėri e tillė ėshtė mėsimi kryesor i parabolės sė talentave. Ai qė besnikėrisht dhe pa frikė zhvillon dhe rrit me atė qė Zoti i ka dhėnė, ai ėshtė ai qė dėgjon zėrin e Zotit tė tij.

    Mirė, o shėrbėtor i mirė, sepse ke qenė besnik nė gjėra tė vogla (Lluka 19:17); Unė do tė tė vė mbi shumė gjėra; hyr nė gėzimin e zotit tėnd (Matheu 25:21).

    Armiqtė mė tė mėdhenj tė besnikėrisė sė Perėndisė dhe njeriut janė krenaria, lakmia, frika, zilia dhe kundėrshtimi pėr tė shėrbyer pėrunjėsisht atje ku ai ėshtė, me kushtet dhe dhuratat qė Perėndia i ka dhėnė. Mosbesnikėria lind kur njė "e vlerėson veten mė shumė se sa duhet ta ēmojė" (Romanėt 12:3), trembet se nuk mund tė bėjė asgjė me atė qė Perėndia i ka dhėnė, lakmon talentet dhe dhuratat qė kanė tė afėrmit e tij dhe bredh nga vendi nė vend, duke kėrkuar tė kėnaqet dhe tė ngopet me gjėrat e kėsaj bote.

    Besnikėria karakterizohet nga qėndrueshmėria e trupit dhe e shpirtit; kundėrshtimi absolut pėr tė lėvizur ose pėr tė qenė i lėvizur pėr ndonjė arsye tė padenjė; pėrkushtimi i plotė ndaj asaj qė Perėndia i jep dikujt pėr tė bėrė, me besimin, hirin dhe fuqinė qė Perėndia tė jep pėr ta bėrė atė. Ashtu si ėshtė shkruajtur nė thėniet e etėrve tė shkretėtirės: "Ashtu si njė pemė nuk mund tė japė fruta nėse ajo shkulet dhe mbillet nė njė vend tjetėr shpesh, po ashtu nuk mund tė japė edhe njė murg (ose njeri) qė e ndryshon mendjen e tij shpesh dhe lėviz nga njė vend nė tjetrin." E vetmja mėnyrė pėr tė fituar "kurorėn e jetės" ėshtė tė jesh "besnik deri nė vdekje" nė vendin ku Perėndia na ka vėnė (Zbulesa 2:10). Mėnyra e vetme pėr tė gjetur gėzim, dituri dhe paqe ėshtė tė jesh besnik ndaj unicitetit tė secilit, duke e ditur se ēdo person ka jetėn dhe thirrjen e tij tė veēantė nga Perėndia qė asnjė tjetėr nuk e ka; misionin e tij tė veēantė qė asnjė tjetėr nuk mund ta kryejė. Njeriu shpirtėror e zhvillon jetėn e tij nė besnikėri, pa zili dhe frikė dhe kėshtu pėrmbush dhe bėhet ēfarė Perėndia ka dashur pėr atė para agimit tė krijimit.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vetė-Pėrmbajtja


    Vetė-pėrmbajtja vendoset, gjithashtu, nga Apostulli Pavėl nė listėn e "fryteve tė Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22). Ky virtyt ėshtė ai, i cili nuk arrihet shpesh lehtė, sepse njerėzit harrojnė se, ashtu si durimi, ai ėshtė njė hir i Perėndisė dhe ata duhet ta kėrkojnė atė nga Zoti. Por ata mendojnė se mund tė vijė vetėm nga pėrpjekja njerėzore dhe nga fuqia e vullnetit.

    Vetė-pėrmbajtja ėshtė njė nga karakteristikat kryesore tė Perėndisė dhe ėshtė njė nga dhuratat kryesore tė njeriut si i krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė. Sipas shenjtorėve, vetė-pėrmbajtja ėshtė njė nga elementėt kryesorė tė shėmbėlltyrės hyjnore tek njeriu, bashkėekzistues me dhuratėn e lirisė, e cila shpesh ėshtė shpjeguar si elementi themelor dhe bazik i ngjashmėrisė sė njeriut me Krijuesin e tij. Kur njė ėshtė pėrsosmėrisht i lirė nga hiri i Perėndisė - "atje ku ėshtė Fryma e Zotit, atje ėshtė liria" (2 Korinthianėt 3:17) - ėshtė, gjithashtu, edhe kontrolli i pėrsosur ndaj vetes.

    Njeriu e humbet vetė-pėrmbajtjen kur ai e shet veten nė mėkatin dhe bėhet njė skllav i prishjes sė pasioneve tė tij mishore. Njė njeri i tillė ėshtė karakterizuar mirė nė letrėn e dytė tė Shėn Pjetrit.

    ... ata qė shkojnė pas mishit nė lakminė e fėlliqėsisė dhe e pėrbuzin pushtetin . . . tė paturpshėm, arrogant . . . shtazė pa mend, tė lindura nga natyra qė tė kapen dhe tė shkatėrrohen, flasin keq pėr gjėrat qė nuk i dinė . . . janė njolla dhe fėlliqėsi, dhe lėshohen pas mashtrimeve tė tyre . . . Sytė i kanė plot me kurorėshkelje dhe nuk pushojnė sė mėkatuari... kanė zemėr tė stėrvitur nė lakmime... e lanė udhėn e drejtė... Kėta janė burime pa ujė, re qė shtyhen nga furtuna... Sepse duke mbajtur ligjėrata jashtė mase tė fryra dhe tė kota bėjnė pėr vete, me anė tė pasioneve tė mishit dhe tė paturpėsisė, ata qė me tė vėrtetė kishin shpėtuar nga ata qė jetojnė nė gabim; ndėrsa u premtojnė atyre liri, ata vetė janė skllevėr tė prishjes, sepse njė bėhet skllav i atij qė e mundi (2 Pjetri. 2:10-19).

    Njeriu pa vetė-pėrmbajtje ėshtė i skllavėruar. Ai ėshtė rob i mėkatit, instrument i gatshėm i pasioneve mishore, viktimė e ēdo marrėzie dhe ligėsie. Ai ėshtė i kapur nė mendjen dhe zemrėn e tij nga "lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės" (1 Joani 2:16). Ai ėshtė njė "bir i djallit" (Joani 8:44, Veprat 13:10, 1 Joani 3:10) dhe ka njė "mendje mishore" (Romanėt 8:7).


    ... keni ecur dikur, sipas ecjes sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes, ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit . . .(Efesianėt 2:3-4, Romanėt 1:18-32).


    Vetė-pėrmbajtja, sipas traditės shpirtėrore tė Kishės, ėshtė kontrolli shpirtėror mbi lakminė e mendjes dhe tė mishit. Eshtė quajtur shpesh "papasionshmėri" nga mjeshtėrit shpirtėror. Papasionshmėria (apathia) nuk do tė thotė shkatėrrimi i shtysave dhe dėshirave natyrale tė trupit dhe tė shpirtit, si: nevoja pėr gjumė, ngrėnie dhe pirje; ose tė emocioneve, si: dėshira shpirtėrore, zelli, entuziazmi, gėzimi, mrekullimi, keqardhja ose frika. Por, do tė thotė kontrolli i ndjenjave qė nuk janė natyrale, normale dhe tė shėndetshme, si edhe vdekėsimi i ndjenjave qė janė tė kėqia dhe tė liga.

    E keqja duhet tė shihet jo nė natyrėn e krijesave, por nė veprimet e tyre tė gabuara dhe irracionale.

    Papasionshmėria ėshtė njė gjendje paqeje e shpirtit, nė tė cilėn ai nuk mund tė shtyhet lehtė nė tė keqen.

    Nė shpirt janė fuqitė e tij shpirtėrore. Nė trup janė shqisat dhe gjymtyrėt e tij. Rreth personit janė ushqimet, pasuritė, paraja, etj. Njė pėrdorim i drejtė apo i gabuar i gjėrave dhe efektet qė rezultojnė na tregojnė ne nėse janė tė virtytshme apo mėkatare.

    Shkrimet... nuk e ndalojnė tė hash apo tė lindėsh fėmijė, ose tė kesh para dhe t'i shpenzosh drejt, por ato ndalojnė grykėsinė, kurvėrinė dhe kėshtu me radhė. Madje ato nuk na ndalojnė ne tė mendojmė rreth gjėrave tė tilla ... por vetėm na ndalojnė tė mendojme pėr to me pasion dhe lakmi.

    Kur mendja nuk ėshtė zotėruesi, ndjenjat e marrin kontrollin dhe si rregull, ndjenjat pėrzihen me fuqinė e mėkatit qė, nėpėrmjet kėnaqėsisė, e sjell shpirtin nė mėshirėn e mishit ... Si rezultat, ai ndėrmerr, sikur tė ishte natyrale tė bėjė kėshtu, njė pėrkujdesje pasionante, epshore dhe kėnaqėsi-dashėse pėr mishin qė e largon njeriun nga jeta e vėrtetė natyrale, duke e shtyrė njeriun tė bėhet pėr veten e tij nxitėsi i sė keqes ...

    E keqja pėr njė shpirt tė arsyeshėm ėshtė tė harrojė tė mirėn e tij natyrale, si pasojė e njė qėndrimi pasionant ndaj mishit dhe botės. Kur mendja bėhet zotėruesi, ajo e heq njė qėndrim tė tillė . . . duke e interpretuar drejt origjinėn dhe natyrėn e botės dhe tė mishit...

    Kur mendja i mban pasionet nėn pushtetin e saj i bėn ndjenjat instrumente tė virtytit, ndėrsa kur pasionet e robėrojnė mendjen i shtyjnė ndjenjat nė mėkat. Ėshtė e nevojshme tė shihet sesi shpirti duhet tė mbajė njė mėnyrė tė pėrshtatshme veprimi, duke pėrdorur pėr virtytet ēfarė pėrdorej mė parė pėr mėkatin.

    Njė shpirt vepron nė mėnyrė tė arsyeshme kur fuqia e tij dėshiruese ka fituar vetė-kontrollin, fuqia e tij eksituese pėrpiqet tė arrijė dashurinė ... dhe fuqia e tij mendore qėndron nė Perėndinė nga lutja dhe soditja shpirtėrore (Shėn Maksim Konfesori, shek. 7).


    Kėshtu, ėshtė vetėm kungimi me Perėndinė, me anė tė Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė, ai qė u jep fuqinė e vetė-pėrmbajtjes krijesave tė arsyeshme tė Perėndisė.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mirėdashja


    Njeriu shpirtėror ėshtė mirėdashės. Ai kurrė nuk e praktikon egėrsinė nė asnjė nga format e saj, por ėshtė gjithmonė i dashur nė lidhjet e tij me tė tjerėt. Mirėdashja, sipas Apostullit Pavėl, ėshtė, gjithashtu, njė "fryt i Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22).

    Sipas shkrimeve, Vetė Perėndia ėshtė mirėdashės. Megjithė zemėrimin dhe inatin kundėr mėkateve tė njerėzve, Zoti ėshtė "mirėdashės me mosmirėnjohėsit dhe tė mbrapshtėt" (Lluka 6:35).

    Sepse e madhe ėshtė mirėdashja e tij e mėshirshme ndaj nesh, dhe besnikėria e Zotit vazhdon pėrjėtė. Aleluja (Psalmi 117:2; Kr. Psalmi 31:21,119:76).

    Tė krishterėt janė thirrur tė ndjekin pas Perėndinė nė mirėdashjen e Tij dhe tė bėjnė ēdo gjė me butėsi dhe dhembshuri. Sidomos kur i qortojnė dhe i ndreqin tė tjerėt, njeriu shpirtėror duhet tė jetė mirėdashės.

    ... shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė zihet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė pėr tė mėsuar njerėzit dhe i durueshėm, duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt... (2 Timotheu 2:24; Kr. Galatianėt 6:1).

    Sidomos prindėrit kėshillohen tė mos i "provokojnė fėmijėt nė zemėrim" nga egėrsia dhe mosbutėsia (Efesianėt 6:4, Kolosianėt 3:21).

    Shumė shpesh ndodh qė njerėzit tė jenė tė sjellshėm me tė huajt dhe me ata qė kanė vetėm njė lidhje kalimtare, por me personat qė kanė lidhje tė gjata dhe tė thella - familja, tė afėrm, bashkėpuntorė, anėtarėt e tė njėjtės kishė - pandehet se ata mund tė jenė tė pasjellshėm dhe madje, sikur ata kanė njėfarė tė drejte tė veprojnė pa kujdes dhe me ashpėrsi. Ky ėshtė njė tundim i madh. Familjariteti dhe kontakti i pėrditshėm nuk i jep dikujt tė drejtėn tė veprojė nė mėnyrė tė pasjellshme ose tė sillet me vrazhdėsi. Tek mė tė afėrmit dhe tek mė tė ngushtėt, nevoja pėr butėsi, mirėsjellje dhe dhembshuri tė vazhdueshme nė ēdo veprim dhe fjalė, ėshtė, veēanėrisht, e domosdoshme. Nuk ka justifikim pėr pandjeshmėrinė dhe ashpėrsinė, ēfarėdo qofshin lidhjet. Njerėzit shpirtėrorė duhet "t'u bėjnė mirė tė gjithėve, por nė radhė tė parė atyre qė janė nė familjen e besimit" (Galatianėt 6:10).


    . . . sepse jemi gjymtyrė, njėri me tjetrin. Zemėrohuni dhe mos mėkatoni; dielli tė mos perėndojė mbi inatin tuaj; dhe mos i jepni vend djallit (Kr. Psalmi 4).... Asnjė fjalė e keqe le tė mos dalė nga goja juaj, por ajo qė ėshtė e mirė pėr ndėrtimin, sipas nevojės, qė t'u japė hir atyre qė dėgjojnė . . . Le tė flaket larg jush ēdo hidhėrim, zemėrim, inat, trazirė dhe shpifje me ēdo ligėsi. Por jini tė mirė dhe tė mėshirshėm njėri me tjetrin, duke e falur njėri-tjetrin, sikurse edhe Perėndia ju ka falur nė Krishtin (Efesianėt 4:26-32).

    Mirėdashje nuk do tė thotė t'i mbikalosh fajet e njerėzve; por do tė thotė t'i falėsh ato. Mirėdashja nuk do tė thotė, gjithashtu, "tė jesh i mirė" me tė gjithė, kushdo ata qofshin dhe ēfarėdo qė ata bėjnė. Nuk do tė thotė "tė jesh dakort" me tė tjerėt nė ēdo gjė. Njė njeri mirėdashės do t'i qortojė tė tjerėt, nėse do tė jetė nevoja dhe mirėdashja e tij, do tė tregohet nga kujdesi dhe interesimi i tij pėr mirėqenien e bashkė-krijesės sė tij "pėr tė cilin Krishti vdiq" (Romanėt 14:15).

    Por nė qoftė se vėllai yt ka mėkatuar kundėr teje, shko dhe qortoje vetėm pėr vetėm; nė qoftė se tė dėgjon, ti e fitove vėllanė tėnd (Matheu 18:15).

    Qortimi nga njė njeri mirėdashės nuk ėshtė kurrė me pėrbuzje ose egėrsi. Ai kurrė nuk tall, poshtėron ose dėnon. Por gjithmonė nxit dhe ndėrton me butėsi dhe kuptim.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Mirėnjohja


    Njeri shpirtėror ėshtė ai qė ėshtė mirėnjohės pėr gjithēka. Ai ėshtė njė qė pret gjithēka me falėnderim dhe qė e di se ai nuk ka asgjė, pėrveē atyre qė ka marrė nga Perėndia (Kr. Joani 3:27).


    Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir (Joani 1:16).


    Nė Dhiatėn e Vjetėr, falėnderimi ishte qėndror nė jetėn e popullit tė Perėndisė. Litugjia e Tempullit blatonte flijime falėnderimi dhe lavdėrimi dhe vazhdimisht i kėndoheshin psalme falėnderimi Perėndisė.


    Kėndoni lavdėrime Zotit, o ju shenjtorėt e Tij dhe falėnderojeni emrin e Tij tė shenjtė.


    Le tė vijmė nė praninė e Tij me falėnderime. Le tė hyjmė nė portat e Tij me falenderime dhe nė oborrin e Tij me lavdėrim. Falėnderojeni Atė, bekoni emrin e Tij!
    Ėshtė mirė t'i falemi nderit Zotit dhe ta kėndojmė emrin Tėnd, o i Lartė, tė japim zė nė mėngjes pėr mėshirėn tėnde pėr natė.


    O falėnderojeni Zotin se ėshtė i mirė, se pėrdėllimi i Tij mbetet pėrjetė. (Psalmet)


    Nė Dhiatėn e re, falėnderimi ėshtė esenca e jetės sė Kishės. Fjala eukaristi do tė thotė falėnderim dhe qendra e adhurimit liturgjik tė Perėndisė nė Kishė ėshtė kur, nė pėrkujtim tė tė gjitha veprimeve tė Tij shpėtimtare nė Krishtin, besnikėt "i ngrenė lart zemrat dhe "falėnderojnė Zotin."

    Shkrimet apostolike dhe jetėt e shenjtorėve janė tė mbushura me falėnderime ndaj Perėndisė pėr gjithēka.


    As ndonjė papastėrti, as kurnacėri tė mos zihet nė gojė midis jush; as pandershmėri, as tė folur pa mend e tė pėrqeshur, tė cilat nuk kanė hije, por mė tepėr tė ketė falėnderime . . . duke e falėnderuar vazhdimisht pėr ēdo gjė Perėndinė dhe Atin, nė emėr tė Zotit tonė Jisu Krisht (Efesianėt 5:4, 20).

    Jini gjithmonė tė gėzuar. Lutuni pa pushim. Pėr ēdo gjė falėnderoni, sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jisu pėr ju (1 Selanikasit 5:16-18).

    Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni! (...) Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim. Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jisu (Filipianėt 4:4-7).

    Njeriu shpirtėror ka falėnderim dhe mirėnjohje nė ēdo rrethanė, nė ēdo gjė dhe pėr ēdo gjė. Falėnderimi ėshtė rrėnjosur nė bindjen e fortė pėr pėrkujdesjen e mėshirshme tė Perėndisė nė tė gjitha gjėrat, nė besimin e palėkundur se "Perėndia vepron nė gjithēka pėr tė mirėn e atyre qė e duan Atė" ose, si mund tė thuhet ndryshe, se "tė gjitha gjėrat bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė" (Romanėt 8:28).

    Mėsuesit shpirtėrorė, veēanėrisht Shėn Joan Gojarti (shek. 4), janė shumė tė rreptė nė kėtė mėsim. Njeriu shpirtėror nuk e falėnderon Perėndinė vetėm pėr ēfarė ai konsideron tė jetė e mirė. Por ai e falenderon Perėndinė pėr gjithēka, edhe pėr ēfarė duket si e keqe, duke e ditur se kujdesi i dhėmbshur i Perėndisė ėshtė mbi gjithēka dhe se e keqja e kėsaj bote - e cila ėshtė gjithmonė e pranishme dhe e pashmangshme (Kr. Joani 17) - mund tė bėhet vetė mjet pėr rritjen shpirtėrore dhe pėr shpėtimin, nėse kuptohet drejt dhe mposhtet nga hiri i Perėndisė.

    E kundėrta e mirėnjohjes ėshtė zemėrimi dhe ankimi; ėshtė vajtimi rreth fatit nė jetė pėr shkak tė krenarisė dhe lakmisė. Ajo shkaktohet nga mungesa e mbėshtetjes sė pėrunjur nė Zotin. Ėshtė rrėnjosur nė njė qėndrim jete qė nuk e lejon njeriun tė thėrrasė me Jobin e drejtė:


    Lakuriq dola nga barku i nėnės sime dhe lakuriq do tė kthehem. Zoti ka dhėnė dhe Zoti ka marrė. Qoftė i bekuar emri i Zotit (Jobi 1:21).


    Tė falėnderosh Perėndinė nė ēdo gjė dhe pėr ēdo gjė ėshtė rezultat i besimit dhe besnikėrisė nė Perėndinė. Ėshtė rezultat i mbėshtetjes absolute nė Zotin, qė e di mė mirė se ēfarė ne kemi nevojė pėr shpėtimin tonė dhe bėn gjithēka qė mundet brenda kushteve tė kėqia tė botės pėr tė na sjellė nė jetėn e pėrjetshme, nė paqen dhe gėzimin. Ėshtė produkt i besimit, qė sė bashku me Isainė, Fjala e Ēliruesit thotė:

    Tė kam braktisur pėr njė ēast tė shkurtėr, por me dhembshuri tė pamasė do tė tė mbledh. Nė njė shpėrthim zemėrimi tė kam fshehur pėr njė ēast fytyrėn time, por me njė dashuri tė pėrjetshme do tė kem dhembshuri pėr ty, thotė Zoti, Ēliruesi yt.
    Duke qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, as rrugėt tuaja nuk janė rrugėt e mia, thotė Zoti. Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se toka, kėshtu edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja.

    Sepse ju do tė niseni me gėzim dhe do t'ju kthejnė nė paqe. Malet dhe kodrat do tė shpėrthejnė nė britma gėzimi pėrpara jush dhe tėrė drurėt e fushave do tė duartrokasin.

    Respektoni tė drejtėn dhe zbatoni drejtėsinė, sepse shpėtimi im ėshtė duke ardhur .. . (Isaia 54:7-8; 55:8-9,12; 56:1).


    Njė njeri ėshtė mirėnjohės nė shkallėn qė ai beson nė Zotin dhe ka dashuri pėr Perėndinė dhe njeriun.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •