Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    PS: Lulzim Basha, liçensë transporti djalit të dajës

    Basha i trembur nga faktet që dotë dilnin për të,pengoi shtypjen e gazetës

    Tiranë

    - Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Lulëzim Basha i trembur nga publikimi i Fakteve që kishte paralajmëruar se do të publikonte dje në gazetën "Zëri i Popullit", ka penguar daljen e saj në treg si gjithë gazetat e tjera, duke ushtruar presion mbi shtypshkronjën që të mos e shtypte këtë gazetë. Për pasojë dje gazeta e "Zërit të Popullit", që është organi i partisë Socialiste nuk ka dalë dje në treg si gjithë gazetat e tjera, dhe kjo për asnjë arsye që ka të bëjë me gazetën apo anën ekonomike. Kryeredaktori i "Zërit të Popullit", deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe është shprehur dje në lidhje me këtë pengesë që i është bërë daljes së Gazetës, duke theksuar se e gjithë kjo farsë është rezultat e punës së ministrit Basha që ndjehet tërësisht i trembur nga situata që po krijohet për faktet që gazeta po publikon herë pas here. Sipas Braçes "Siç mund ta keni vënë re, Gazeta "ZP është gazeta e vetme që nuk është lejuar sot të shtypet nga shtypshkronja dhe më pas të dalë në treg. Kjo është hera e tretë brenda dhjetëditëshit të fundit, por sot nuk dolëm as në Tiranë, pasi dy herët e tjera kemi mundur të dalim me tirazh vetëm për Tiranën. Kjo ka ndodhur për shkak të dy skandaleve të ndryshme që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ministrin Basha dhe normalisht me qeverinë e zotit Berisha. Botimi i djeshëm është penguar të publikohet dhe të dalë në treg për shkak të publikimit të emërimit të asaj që mund të quajmë me plot gojën Albatros dy dhe që ka të bëjë po përsëri me ministrin Basha, në shkelje të ligjit për konfliktin e interesave, shkelje flagrante e ligjit për këtë ligj si dhe për zhvatje të një shtetasi biznesmen të huaj për familjarët e ministrit. Skandali është plotësisht i vërtetuar, dokumentat që disponon "ZP", janë tërësisht të qarta dhe për shkak të ekzistencës së tyre, dhe paralajmërimit se do të publikoheshin për 10 ditë rresht skandalet në këtë gazetë ne jemi ndaluar të dalin me treg", ka sqaruar ai. Sipas kryeredaktorit të "ZP", "Skandali ka të bëjë me atë që ministri Basha në konflikt për ligjin me konfliktin e interesave ka licencuar djalin ëe dajës së tij për Transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash, Agjensi Transporti Udhëtarësh dhe mallrash brenda dhe jashtë vendit. Agjenci detare dhe agjenci ajrore, agjenci udhëtimesh turistike brenda dhe jashtë vendit, shërbime të ndryshme Transport Eksporti në përgjithësi. Shoqëri thotë ministri mund të blejë shesë dhe marrë pjesë në formën e aksioneve oaose jo edhe në të tjera shoqëri vendase ose të huaja që kanë si objekt të njëjtë veprimtarie ose të ngjashëm me të. Administratori I shoqërisë, Interbus Lines, zoti Adrian Hoti që në bazë të gjithë certifikatave të trungut familja të Ardia Hotit dhe Lulëzim Basha provohet katërcipërisht që presoni i licensuar nga ministri është djali i dajës së tij, pra i biri i Osmanit që është vëllai i nënës Remzie Hoti që është nënë e ministrit".

  2. #2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Lulzim Basha, liçensë transporti djalit të dajës

    Basha liçensë transporti djalit të dajës

    Tiranë

    - Ministri Basha ka firmosur për t'i dhënë licencë djalit të dajës së tij. Tashmë i njohur për favoret ndaj familjarëve të tij, duke përdorur postin dhe firmën e ministrit, Lulzim Basha vetëm dy muaj pasi ka marrë karrigen, ka dhënë licenë për kushëririn e tij. Kjo licencë i ka dhënë mundësinë më pas djalit të dajës së tij që të nisë aktivitetin si një shoqëri për transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash. Basha ka licencuar një shoqëri, administrator i së cilës është djali i dajës së tij dhe prej këtej kanë rrjedhur gjithë favoret për të, të cilat duken që në kushtet e licencimit. Duke filluar nga kohëzgjatja dhe kapërcimi i fushës së veprimtarisë, pavarsisht se nuk rezultojnë të përmbushen një sërë kushtesh të cilat janë të domosdoshme në bazë të ligjit për dhënien e licencave. Por duke qenë se i pari dhe i fundit që vendos dhe vulos është vetë ministri Basha, gjithcka bëhet më e thjeshtë dhe nuk ka nevojë të ndiqen procedurat ligjore apo ato teknike. Ndërsa ministri nga ana e tij, ka shprehur gatishmëri për t'i bërë një favor kushëririt, përsa kohë asgjë nuk mund ta pengojë. As ligji për konfliktin e interesit dhe as kushtet që në bazë të ligjit, kjo shoqëri duhet të përmbushë përpara se të merrte një licencë prej atyre me "pesë yje" që Basha ka firmosur për djalin e dajës së tij. Në vijim do të publikohen të tjera dokumenta që zbardhin skandalin ku është implikuar sërisht ministri i favoreve për familjarë, duke shkelur rregullisht ligjin dhe rregullat.

    Linjë interurbane, asnjehere linje urbane



    Tiranë- Shoqëria me administrator djalin e dajës së ministrit Lulzim Basha ka marrë një licencë të firmosur nga ky i fundit për veprimtari interurbane. Duke parë favoret që janë dhënë bashkë me këtë licencë mund të thuhet pa dyshim se ministri ka qenë shumë dorëlëshuar. Jo rastësisht për shoqërinë e kushëririt të tij. Aq sa licenca është dhënë për kryerjen e linjave interurbane, edhe pse kjo shoqëri nuk ka asnjë ditë eksperiencë në kryerjen e linjave urbane. Pra, Basha përmes firmës së tij ka bërë të mundur që shoqëria që nuk kishte kryer asnjëherë transport udhëtarësh apo mallrash brenda për brenda vendit, të kalonte menjëherë jashtë tij që me marrjen e licencës. Në një kohë kur bazuar në legjislacionin që ministri duhet ta dijë mirë, kusht është që shoqëria të ketë kryer më parë transport udhëtarësh brenda vendit për të marrë më pas licencën interurbane.



    Shoqeria, kohe-zgjatje per 15 vjet



    Tiranë- Shoqëria që ka për administrator djalin e dajës së ministrit Lulzim Basha është krijuar me kohëzgjatje për 15 vjet. Me vendim të gjykatës së Tiranës, kjo shoqëri është regjistruar si person juridik në regjistrin tregëtar, në bazë të rregullave të përcaktuara nga ligji nr.7638, dt. 19.11.1992 "Për shoqëritë tregëtare" dhe ligjit nr.7667 dt.23.01.1993 "Për regjistrin tregëtar". Një gjyqtare e rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke parë përmbushjen e kushteve kryesore të kërkuara nga ligji për krijimin e një shoqërie, ka vendosur ngritjen e saj përmes regjistrimit. Sipas të dhënave të nxjerra pikërisht nga ky vendim rezulton se shoqëria është ngritur nga tre ortakë, të tre të njohur bashkë me përqindjet dhe garancinë.

    Selia e shoqerise "Interbus Lines"



    Tiranë- "Kërkuesit Ardjan Hoti, Bujar Musha dhe Dimitrios Bezaitis janë ortakë dhe administratorë të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Interbus Line" sh.p.k me seli në adresën Rruga "Stavri Themeli" nr.122 Tiranë, me kohëzgjatje 15 vjet, me kapital themeltar 100.000 lekë". Në këtë mënyrë është përkufizuar nga gjykata e Tiranës shoqëria që me një vendim të saj është pranuar të ngrihet si shoqëri tregëtare. Bazuar në rregullat dhe procedurat ligjore, një shoqëri që kërkon të regjistrohet si person juridik në Regjistrin Tregëtar duhet të plotësojë kushtet e garancisë së kapitalit themeltar, personat që kërkojnë ngritjen e saj dhe një adresë të saktë që në këtë rast rezulton të jetë ajo e rrugës "Stavri Themeli", nr122 Tiranë.



    Linja ku operon, Tirane-Kallamate



    Tiranë- Përmes licencës së marrë, shoqëria tregëtare "Interbus Line" ka patur mundësi të ushtrojë veprimtarinë e saj si në transportin e udhëtarëve dhe mallrave brenda vendit por edhe jashtë tij. Megjithatë ajo është përqëndruar më shumë për të mos thënë tërësisht në kryerjen e linjave interurbane, vecanërisht Kallamatë- Tiranë. Nga ana tjetër shoqëria ka mundësinë që pikërisht përmes licencës që ka marrë "dhuratë" nga ministri Basha të ushtrojë një sërë shërbimesh të tjera, mes të cilave përfshihen edhe agjencitë e transportit të mallrave dhe udhëtareve brenda dhe jashtë vendit, agjenci detare, ajore, agjenci udhëtimesh turistike brenda dhe jashtë vendit, si dhe shërbime të tjera që konsistojnë në import- eksport. Gjithashtu kjo shoqëri ka marrë edhe mundësinë të blejë dhe shesë aksione edhe nga shoqëri të tjera me veprimtari të njëjtë ose të ngjashme.

    Shoqëria me tre ortakë, quhet "Interbus Line"

    Tiranë- Shoqëria "Interbus Line" sh.p.k është ngritur me vendim të gjykatës së Tiranës dhe është regjistruar në Regjistrin Tregëtar më 9 Nëntor 2005. Kjo shoqëri me kohëzgjatje 15 vjet ka patur për kapital themeltar 100 mijë lekë dhe administratorë të saj me përgjegjësi të kufizuar rezultojnë: Ardjan Hoti, Bujar Musha dhe Dimitrios Bezaitis. Ajo ka për objekt veprimtarie: Transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash, agjenci transporti udhëtarësh dhe mallrash brenda dhe jashtë vendit, agjenci detare dhe spedicionere, agjenci ajrore, agjenci udhetimesh turistike jashtë dhe brenda vendit, shërbime në ndryshme, import eksport në përgjithësi. "Shoëria mund të blejë, shesë dhe të marrë pjesë në formën e aksioneve ose jo edhe me të tjera shoqëri vendase ose të huaja që kanë si objekt të njëjtë veprimtari ose të ngjashme me të". Vendimi është marrë nga gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga ngritja e kësaj shoqërie, deri në marrjen e licencës nuk ka kaluar një kohë e gjatë. Madje jo vetëm kaq por edhe licenca që ka marrë "Interbus Line" ka qenë për linja interurbane edhe pse ajo nuk kishte eksperiencë për linjat urbane, që është kusht për përfitimin e një licence të tillë. Administratori që rezulton i renditur i pari në dokumentat zyrtarë për ngritjen e kësaj shoqërie është pikërisht djali i dajës së ministrit Basha dhe në vijim do të publikojmë dokumentat zyrtarë që e vërtetojnë këtë. Me siguri që kjo shoqëri ka plotësuar gjithë kushtet për t'u regjistruar si person juridik në regjistrin tregëtar, duke qenë se kërkesa për regjistrimin e kësaj shoqërie është vlerësuar si e drejtë edhe nga gjykata. Por ajo që dukshëm është në shkelje me ligjin dhe në konflikt interesi është licenca që i është dhënë nga ministri Basha, ekskluzivisht për djalin e dajës së tij. Jo vetëm me kushtet më të mira, por edhe duke kapërcyer me favore mundësitë që mund të japë një licencë, qoftë kjo edhe më e mira që mund të ofrojë ministria e Transporteve, duke përfshirë këtu edhe shancin për të patur më shumë privilegje si i afërm i afërt me vetë ministrin. Kjo ka filluar te duket qe me dhenien e licenses, edhe pse shoqeria nuk paraqiste gjithe kushtet per te marre nje license me veprimtari aq te zgjeruar sa ajo qe u firmos per "Interbus Line". Por favoret nuk jane mbyllur ketu sepse Ministri ka patur te tjera plane per kusheririn e tij administrator dhe sidomos per dy ortaket e tjere, qe ngriten shoqerine me te drejta te barabarta administrimi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Mos! Edhe kete e paska bere ai Basha. I paska dhene licence djalit te dajes!!!!!! Burre i keq paska qene.Shyqyr qe se kam gje Bashen se me duhet nje licence edhe mua.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Sa per te qeshur....ZP nuk me lejon mua ta lexoj ne internet dhe Basha per inat nuk e le qe te shtypet.....Ha ha ha Ju betohem qe nuk e kam kusheri Bashen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Mir ka bere qe e ka ndaluar ministri Basha , edhe une te isha ate do beja.. sepse ne fund te fundit 2 duar per 1 koke jane :d

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ti e ke liçencën... por me 17!

  7. #7
    Vetem nje gje nuk kuptohet deri tash se ku eshte korrupsioni Bashes per kete rast!?
    Cdo qytetar shqiptar qe desheron te hape nje biznes mund ta beje kete me vullnetin e tij te lire dhe ne kete rast nuk bejne perjashim as njerezit e aferm te X apo Y.

    Ku eshte konflikti i interesit ne kete rast?
    Ku eshte korrupsioni?
    Kjo firme a ka perfituar sherbime (sic ka perfituar fjala vjen Albatros) nga institucioni qe drejton Basha?

    Po te merren te gjitha rastet me kete mendesi, atehere ne Shqiperi duhet te hapen biznese vetem nga te huajt.
    Eshte thjesht nje tentative mjerane e Braces dhe e ZP-se per te bere zhurme, zhurme, shume zhurme, ashtu sic ja ka enda Edit.
    Opozita shqiptare merret me bishtra problemesh e jo me problemet madhore qe ka vendi, mentalitet ky i futur nga stili i punes se nje bashkiaku, qofte ky dhe i bashkise me te madhe te Shqiperise.
    Edi ecen me stilin e punes se nje kryebashkiaku dhe nuk mund te dale jashte vijes se verdhe te saj per t'u marre seriozisht me ato qe e cuan PS-e ne opozite.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Epo Sbehet Dot Liria Si Xhoi.....
    Duhet Me U Be Dikush....
    Le Te Behet Basha Se Eshte Edhe Si Femer.....

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17
    Ministria: Bllokimi i “ZP”, nje halucinacion

    E Diele, 01 Tetor 2006

    Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e ka cilesuar si nje halucinacion te kryeredaktorit te “Zerit te Popullit”, Erion Brace, deklaraten e tij se ministri Lulzim Basha ka penguar daljen ne treg te gazetes zyrtare te PS-se. Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Ministrise, Gerti Bogdani, ka theksuar se “ne seline roze u mbajt seanca e radhes e shpifjeve ne adrese te ministrit Basha. Zoti Brace pretendoi se ministri Basha ka penguar botimin e gazetes “Zeri i Popullit”, cka perben nje trillim halucinant”.

    Nderkohe, Bogdani ka sqaruar opinionin per deklaraten e anetarit te kryesise se Partise Socialiste, ku pretendohej se ministri Basha ka lejuar licencime ne baze te lidhjeve nepotike. “Sa u perket shpifjeve te zotit Brace ne lidhje me licencimet ne fushen e transportit te udhetareve, sqarojme se te gjitha subjektet e licencuara, duke perfshire edhe ate te permendur nga zoti Brace, jane licencuar konform te gjitha rregullave ne fuqi dhe pa asnje shkelje apo abuzim te ligjit per konfliktin e interesit”, ka deklaruar zedhenesi i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

  10. #10
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rëndohet "Basha Travel" Kallëzim penal vjedhje nga kushëriri

    Tiranë

    - Pasi e kanë mënjanuar nga pjesa e tij në shoqëri, nuk kanë nguruar të përdorin paratë e tij për ngritjen dhe aktivitetin e shoqërisë tjetër që është licencuar gjithashtu pa asnjë lloj problemi nga ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Ky i fundit ka anashkaluar gjithë shkeljet e bëra dhe ka miratuar licencën për shoqërinë vetëm sepse kjo administrohet nga djali i dajës së tij. Lidhja mes Bashës dhe Ardjan Hotit është provuar tashmë përmes dokumentave zyrtarë të certifikatave. Ndërkohë që këtë herë gazeta sjell të plotë kallëzimin që shtetasi grek, dikur bashkëortak me Hotin në një shoqëri tregëtare të licencuar gjithashtu është mashtruar dhe më pas edhe grabitur. Autorë janë dy bashkëortakët që kanë mundur të realizojnë vjedhjen edhe me zyrtarë të shtetit, punonjës të doganës së portit të Durrësit por edhe të agjencisë doganore. Duke fallcifikuar dokumentat, ata kanë mundur të rrëmbejnë një prej autobuzëve të blerë nga shtetasi grek për shoqërinë e ngritur dhe ta përdorin atë madje për shoqërinë e re që kanë krijuar, duke shmangur pjesën e grekut Beizaitis në kapital. Kjo ka bërë që ky i fundit t'u drejtohet organeve të drejtësisë pasi këtë nuk ka mundur ta gjejë asgjëkundi tjetër. Me siguri jo tek ministri Basha që ka nxituar të licencojë edhe shoqërinë tjetër, të emërtuar këtë herë si "Eurobus Trade" ku djali i dajës së tij, Ardjan Hoti ka 50% të kapitalit themeltar. Pasi vjedhjes i ka vënë edhe ministri i Transporteve firmën e tij, asnjë pengesë nuk kishte më për nisjen e aktivitetit, që shoqëria e krijuar me vetëm dy prej emrave të mëparshëm edhe sot e tutje po e zhvillon me autobuzin e blerë nga shtetasi grek dhe që më pas është vjedhur përmes mashtrimit dhe fallcikimit të letrave zyrtare që janë pranuar dhe firmosur edhe nga zyrtarë të shtetit. Zhvatja ka nisur pikërisht në këto zyra të vogla të doganës për të përfunduar në zyrën e ministrit të Transporteve, Lulzim Basha që i vuri virmën e fundit vjedhjes.

    Tiranë

    - Hetimet për këtë grabitje ku janë implikuar me dhjetëra zyrtarë të shtetit, agjenci doganore dhe të portit, po vazhdojnë akoma nga autoritetet pas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, ish ortaku në "Interbus Line". Sipas deklarimeve të tij, nuk iu grabitën vetëm përqindja në shoqëri por është mashtruar duke iu vjedhur edhe para për blerjen e autobuzit që tani po përdoren nga dy të tjerët. Lidhur me kallëzimin penal të shtetasit grek që denoncon grabitjen e biznesit është vënë në dijeni kryeprokurori i rrethit Tiranë, kryeprokurori i rrethit Durrës, kryetari i Këshillit të Ministrave, Sali Berisha, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave. "Quhem Dhimitrios Bezaitis, shtetas grek, me banim të përkohshëm në rrugën "Stavri Themeli", banesë private Nr.8, Tiranë. Po ju kallëzoj një veprimtari kriminale dhe korruptive të kryer në bashkëpunim edhe me punonjës të administratës doganore të portit të Durrësit. Të quajturit: Ardian Osman Hoti, banues në rrugën Y.Bylykbashi" pallati 24/1/2/15, Tiranë dhe Bujar Hasan Musha, banues në rrugën "Stavri Themeli", Nr122, Tiranë, në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me Agjencinë Doganore "Laura" me selin në Portin Detar Durrës, si dhe me punonjës të Degës së Doganës të Portit Durrës, në datën 21.02.2006, kanë kryer krimet e mashtrimit që parashikohet nga neni 164 të Kodit Penal, dhe të fallsifikimit të dokumentave që parashikohet nga neni 186 të Kodit Penal. Të dy të sipërpërmendurit, në fillim të këtij viti, me anë mashtrimi, më vodhën gjithsej 15 mijë euro. Kështu, fillimisht më propozuan dhe krijuam shoqërinë tregëtare të përbashkët "Interbus Line" sh.p.k. Pas kësaj shkuam në Gjermani dhe blemë një autobus transporti udhëtarësh, si dhe paguam një paradhënie për blerjen e një autobuzi tjetër. Të sipërpërmendurit, ndonse autobuzin në datën 14.02.2006 e kemi blerë së bashku nga firma gjermane "Galaxy Omnybushandel" në Doganën e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me punonjës të kësaj Dogane dhe me Agjencinë Doganore "Laura", kanë hartuar dokumente të fallsifikuara sikur, po në datën 14.02.2006, Bujar Musha e ka blerë nga firma gjermane "Schnare Reisen Gmbh&Co KG 27804" në Berne, në një kohë që në bazë të dokumentave të autobuzit rezulton se kjo e fundit në datën 06.02.2006 ia ka shitur firmës gjermane "Galaxy" nga e cila në fakt autobuzi është blerë për llogari të shoqërisë tregëtare "Interbus Line" të krijuar bashkarisht me mua. Në këtë mënyrë po të shikohen me kujdes këto dokumenta, del qartë fallsifikimi I kryer mbasi del sikur I njëjti autobus në të njëjtën datë është shitur nga dy firma të ndryshme, gjë që nuk është e vërtetë sepse sic përmenda më sipër dokumentat tregojnë gjithashtu se firma gjermane "Schnare" në datën 06.02.2006, autobuzin ia ka shitur firmës "Galaxy". Me këto dokumenta të fallsifikuara, autobuzi është zhdoganuar në emër të Ardjan Hotit dhe Bujar Mushës, të cilët e përdorin për transport udhëtarësh në një shoqëri tjetër tregëtare të quajtur "Tirana Eurobus Trade" me seli në Tiranë, gjithashtu të krijuar nga ata vetë. Sic përmenda më sipër, për blerjen e autobuzit dhe zhdoganimin e tij, për parapagimin për blerjen e një autobuzi tjetër, për udhëtim dhe fjetje në hotel në Gjermani, për vete dhe për ata, për krijimin e shoqërisë së përbashkët dhe shpenzime të tjera, ata më kërkuan dhe unë u besova dhe u dhashë shumën prej 15 mijë euro. Në fakt, qëllimi I bërjes së shoqërisë "Interbus Line" nga Ardjan Hoti dhe Bujar Musha, ishte të më mashtrojnë dhe të më marrin lekët mua për të blerë autobuzin për veten e tyre dhe që u pasua edhe me fallsifikimin e dokumentave të kryer më vonë për zhdoganimin e tij dhe shfrytëzimin në interes të tyre. Në dokumentin e fallsifikuar të blerjes gjoja nga Bujar Musha, shkrimi është i vetë Bujarit, sepse dokumentet origjinale në Gjermani nuk plotësohen me shkrim dore. Veprimtaria kriminale provohet plotësisht me dokumentat e krijimit të Shoqërisë, me aktin e blerjes së autobuzit në emër të po kësaj Shoqërie nga firma gjermane "Galaxt", me dokumentat e autobuzit, si dhe me dokumentat e fallsifikuara sikur autobuzi është blerë nga Bujar Musha, në të njëjtën datë, por nga firma që në fakt këtë autobus e kishte shitur që në datën 06.02.2006, fotokopjet e të cilave po jua dërgoj bashkëngjitur. Origjinalet, si rregull duhet të jenë në Degën e Doganës së Portit Durrës nga mund të sekuestrohen sa të jetë e mundur me shpejtësi për të mos u zhdukur. Mund t'u jap edhe hollësira të tjera nëse thirrem nga ana juaj, si unë dhe bashkëshortja Adela Bezaitis, e cila është në dijeni të plotë tëk ësaj veprimtarie kriminale. Këtë kallëzim e bëj me qëllim që të fillojë procedimi penal dhe fajtorët të vihen përpara përgjegjësisë penale për krimet e kryera.

    Kallëzimi penal i shtetasit grek Dimitrios Bezaitis ka nxjerrë në pah faktin se ministri ka licencuar shoqërinë tregëtare "Tirana Eurobus Trade" vetëm një muaj pasi administratori i saj kishte mashtruar dhe vjedhur ortakun e tij. Gjithcka ka nisur me fallcifikimin e letrave të blerjes së një autobuzi transporti në zyrat e doganës së Durrësit, sipas të cilave figuron se ky mjet ishte blerë nga dy personat që vetëm një muaj më pas do të krijonin një tjetër shoqëri tregëtare. Këtë herë administrator do të ishte vetëm Ardjan Hoti, me 50% të kapitalit themeltar, pikërisht djali i dajës së ministrit të Transporteve, që e kishte mëse të sigurt se e merrte një licencë aktiviteti edhe me emrin e ri të shoqërisë. Dhe kushëriri i tij në të vërtetë nuk e zhgënjeu, pasi jo më larg se një muaj nga realizimi i zhvatjes së biznesit të shtetasit grek dhe parave të tij, Basha firmosi. Dhenia e licenses eshte bere jo me larg se Marsi i ketij viti, nderkohe qe vjedhja me fallsifikimin ne dokumenta eshte kryer ne bashkepunim mes Hotit dhe Mushes ne shkurt te ketij viti. Dy te fundit jane edhe emrat qe krijuan shoqerine e re tregtare te licensuar.


    Shoqëria e dytë e liçensuar një muaj pas zhvatjes dhe mashtrimit

    Tiranë- Krijimi i shoqërisë së parë tregëtare me shtetasin grek bashkëortak është bërë vetëm me qëllim për të vjedhur këtë të fundit. Të paktën ky është konstatimi i Dimitrios Bezaitis që është bërë i qartë edhe në denoncimin dorëzuar organeve të drejtësisë. Ndryshimi mes dy licencave është i dukshëm, jo vetëm në emrin e shoqërisë tregëtare, por edhe të emrave të ortakëve. Firma është vënë pa asnjë ngurim nga ana e ministrit, që mesa duket nuk u ka kushtuar rëndësi detajeve për licencën e parë apo të dytën. Shoqëria "Interbus Line" me kohëzgjatje 15 vjet ka patur për kapital themeltar 100 mijë lekë dhe administratorë të saj me përgjegjësi të kufizuar rezultojnë: Ardjan Hoti, zotërues i 33.334% të kuotave të kapitalit themeltar, 2- Bujar Mushi, zotërues i 33.333% të kuotave të kapitalit themeltar dhe 3- Dimitrios Bezaitis zotërues i 33.333% të kuotave të kapitalit themeltar, me administratorë të tre ortakët. Ajo ka për objekt veprimtarie: Transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash, agjenci transporti udhëtarësh dhe mallrash brenda dhe jashtë vendit, agjenci detare dhe spedicionere, agjenci ajrore, agjenci udhetimesh turistike jashtë dhe brenda vendit, shërbime në ndryshme, import eksport në përgjithësi. Shoqëria mund të blejë, shesë dhe të marrë pjesë në formën e aksioneve ose jo edhe me të tjera shoqëri vendase ose të huaja që kanë si objekt të njëjtë veprimtari ose të ngjashme me të. Shoqëria "Tirana Eurobus Trade" me kohëzgjatje 15 vjet dhe me kapital themelor 100.000 lekë, me ortakë; 1- Ardjan Hoti, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar dhe 2- Bujar Musha; me administrator Ardjan Hoti, me objekt veprimtarie: Transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh dhe mallrash, agjenci transporti udhëtarësh dhe mallrash brenda dhe jashtë vendit, agjenci detare dhe spedicionere, agjenci ajrore, agjenci udhetimesh turistike jashtë dhe brenda vendit, shërbime në ndryshme, import eksport në përgjithësi. Shoqëria mund të blejë, shesë dhe të marrë pjesë në formën e aksioneve ose jo edhe me të tjera shoqëri vendase ose të huaja që kanë si objekt të njëjtë veprimtari ose të ngjashme me të.


    ZP

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pse mos tja japi licencen kushos ai, per ate pune u bo politikan.

  12. #12
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Neni 32

    Transportuesi shqiptar mund të fitojë një licencë për kryerjen e transportit ndërkombëtar me autobus në linja të rregullta, kur ai paraqitet me një punë të sukseshme në transportin e udhëtarëve për një periudhë jo më pak se 3 vjet.

    Kërkesa për licencë transporti në linjat ndërkombëtare me autobus i nënshtrohet provës për plotësimin e kushteve të përcaktuara me udhëzim të ministrit.

    19.8.2 Subjekti i transportit që aplikon për këtë licencë paraqet:

    a) Dokumente që vërtetojnë se subjekti ka eksperiencë mbi tre vjet në transport udhëtarësh. Kjo eksperiencë e subjektit vërtetohet me eksperiencën e pronarit/pronarëve, administratorit ose e drejtuesit teknik të veprimtarisë me të cilin ka një kontratë pune me afat jo më pak se një vit.

  13. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Ligji Nr .9367, datë 7.4.2005

    "Për parandalimin e konfliktit të interesit"



    Neni 3

    Përkufizime

    Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

    1. "Konflikt i interesit" është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

    2. "Kryerje në mënyrë të drejtë e detyrave dhe përgjegjësive" është mënyra e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive, të materializuara në një vendimmarrje, në të cilën zyrtari vepron në përputhje me ligjin, me ndershmëri, paanshmëri, përgjegjësi, përkushtim, në afat, në mbrojtje, në çdo rast, të interesit publik dhe të drejtave të ligjshme të personave privatë, si dhe për ruajtjen dhe forcimin e besueshmërisë e të dinjitetit të institucionit ku punon, të shtetit në përgjithësi dhe të figurës së zyrtarit.

    3. "Kryerje në mënyrë të padrejtë e detyrave dhe e përgjegjësive" është rasti kur nuk plotësohet të paktën njëra prej kërkesave të pikës 2 të këtij neni për shkak dhe vetëm të ndikimit të mundshëm të interesave privatë të zyrtarit, sipas pikës 1 të këtij neni.

    4. Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:

    a) "konflikt faktik i interesit" është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare;

    7. "Zyrtar" është çdo person, që kryen detyra dhe ushtron funksione publike, sipas përcaktimit të shkronjave "a", "b" e "c" të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.

    11. "Person i lidhur me një zyrtar" është çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore, sipas nenit 5 të këtij ligji, me zyrtarin.

  14. #14
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Neni 5

    Interesat privatë

    1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:

    dh) marrëdhënie:

    i) familjare apo të bashkëjetesës;


    4. Vlerësohet shkak për lindjen e konfliktit të interesit, çdo lloj interesi privat i një zyrtari nga ata të përcaktuar në këtë nen, çdo lidhje apo gërshetim ndërmjet dy a më shumë prej tyre, nëse për shkak të këtij interesi ose për shkak të daljes jashtë kufizimeve të detyrueshme të këtij interesi, shfaqet një gjendje me konflik interesi, sipas përkufizimeve të pikave 1 e 4 të nenit 3 të këtij ligji.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    O hum boll ia fute kot duke na sjelle ato ligje.Une qe jam kusheri me ndonje minister nuk paskam te drejte te bej biznes ! Kjo nuk ma merr mendja se eshte e vertete.....! Boll me lojra fjalesh.

  16. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga beni67
    O hum boll ia fute kot duke na sjelle ato ligje.Une qe jam kusheri me ndonje minister nuk paskam te drejte te bej biznes ! Kjo nuk ma merr mendja se eshte e vertete.....! Boll me lojra fjalesh.
    Nuk di ti lexosh ligjet në shqip ti dhe e paskam fajin unë??!!

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Neni 5

    Interesat privatë

    1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:

    dh) marrëdhënie:

    i) familjare apo të bashkëjetesës;


    4. Vlerësohet shkak për lindjen e konfliktit të interesit, çdo lloj interesi privat i një zyrtari nga ata të përcaktuar në këtë nen, çdo lidhje apo gërshetim ndërmjet dy a më shumë prej tyre, nëse për shkak të këtij interesi ose për shkak të daljes jashtë kufizimeve të detyrueshme të këtij interesi, shfaqet një gjendje me konflik interesi, sipas përkufizimeve të pikave 1 e 4 të nenit 3 të këtij ligji.
    Humdinger,

    Te me te drejte i ke cituar keto nene, por si e kupton lidhjen apo marredhenien familjare apo te bashkejeteses?
    Ministri cfare lidhje ka me ate qe eshte licensuar?
    Djali i dajes & Co nuk quhen as lidhje familjare e as bashkejetese familjare!
    Me lidhje familjare kuptohet familja e ngushte, pra ajo qe ti ke ne gjendjen civile dhe qe pasqyrohet ne certifikaten familjare.
    Vetem ne kohen e diktatures shiheshin lidhjet e largeta si lidhje familjare, me qellimin e vetem te ngenjes se kokes se njeri-tjetrit.
    Prej zones nga vjen Erion Brace i ZP e kane patur dhe e kane zakon qe t'ja hane koken njeri-tjetrit, duke gjurmuar neper biografite e te tjereve deri ne breza te tere vetem e vetem per te gjetur nje fije kashte per t'u kapur.
    Pavaresisht nga mosha, atavizmat trashegohen!
    Jo me kot sulmohet Basha. Ai eshte pare dhe shihet si nje rival potencial ndaj Rames dhe si i tille ai duhet te kryqezohet. Po ashtu sa u permend Olldashi si rival i Rames, nxitoi Ruci te shpallte se ne Ministrine e tij punon "e dashura" e pengmarresit turk!?
    Dhe Ruci eshte prodhim i atij mentaliteti prej te ciit jane ngrene me dekada kokat e njeri-tjetrit, permes shpifjeve te uleta dhe denigruese ne mes te bashkefshatareve dhe bashkecobaneve.
    Mentaliteti i luftes se klasave eshte shume i veshtire per t'u nderruar prej atyre qe jane ushqyer nje jete te tere me te!

  18. #18
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Humdinger,

    Te me te drejte i ke cituar keto nene, por si e kupton lidhjen apo marredhenien familjare apo te bashkejeteses?
    Ministri cfare lidhje ka me ate qe eshte licensuar?
    Djali i dajes & Co nuk quhen as lidhje familjare e as bashkejetese familjare!
    Me lidhje familjare kuptohet familja e ngushte, pra ajo qe ti ke ne gjendjen civile dhe qe pasqyrohet ne certifikaten familjare.
    Vetem ne kohen e diktatures shiheshin lidhjet e largeta si lidhje familjare, me qellimin e vetem te ngenjes se kokes se njeri-tjetrit.
    Prej zones nga vjen Erion Brace i ZP e kane patur dhe e kane zakon qe t'ja hane koken njeri-tjetrit, duke gjurmuar neper biografite e te tjereve deri ne breza te tere vetem e vetem per te gjetur nje fije kashte per t'u kapur.
    Pavaresisht nga mosha, atavizmat trashegohen!
    Jo me kot sulmohet Basha. Ai eshte pare dhe shihet si nje rival potencial ndaj Rames dhe si i tille ai duhet te kryqezohet. Po ashtu sa u permend Olldashi si rival i Rames, nxitoi Ruci te shpallte se ne Ministrine e tij punon "e dashura" e pengmarresit turk!?
    Dhe Ruci eshte prodhim i atij mentaliteti prej te ciit jane ngrene me dekada kokat e njeri-tjetrit, permes shpifjeve te uleta dhe denigruese ne mes te bashkefshatareve dhe bashkecobaneve.
    Mentaliteti i luftes se klasave eshte shume i veshtire per t'u nderruar prej atyre qe jane ushqyer nje jete te tere me te!
    Djali i dajës apo djali i hallës e kështu me rradhë, janë kushërinj të PARË dhe si rrjedhim, janë lidhje gjaku të familjes pas vëllait dhe motrës.
    Mos vallë ajo apo ai që bashkëjeton është lidhje gjaku apo njihet si bashkëshortja apo bashkëshorti në ndonjë ligj kudo në botë??!!
    Kur të llogaritet e dashura apo i dashuri në këtë nen njeri i afërt apo i familjes, si paska mundësi mos quhet kushëriri i parë??!!

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Djali i dajës apo djali i hallës e kështu me rradhë, janë kushërinj të PARË dhe si rrjedhim, janë lidhje gjaku të familjes pas vëllait dhe motrës.
    Mos vallë ajo apo ai që bashkëjeton është lidhje gjaku apo njihet si bashkëshortja apo bashkëshorti në ndonjë ligj kudo në botë??!!
    Kur të llogaritet e dashura apo i dashuri në këtë nen njeri i afërt apo i familjes, si paska mundësi mos quhet kushëriri i parë??!!

    Humdinger,

    Mos ngaterro qellimisht kuptimin e fisit me ate e familjes.
    Nese pretendojme se jetojme ne nje bote moderne, atehere kuptimi i familjes eshte tjeter nga ai i fisit. Fisi dhe marredheniet fisnore jane nje kohe e vjeteruar.

  20. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Humdinger,

    Mos ngaterro qellimisht kuptimin e fisit me ate e familjes.
    Nese pretendojme se jetojme ne nje bote moderne, atehere kuptimi i familjes eshte tjeter nga ai i fisit. Fisi dhe marredheniet fisnore jane nje kohe e vjeteruar.
    Ligji më lart, po të llogarit edhe të dashurën (bashkëjetesën) dhe mos llogariska edhe lidhjet e gjakut??!!
    Kush po i ngatërron qëllimisht kuptimet tani??!!
    Apo mos edhe Argita, nuk llogaritet më si familje e Berishës, me kodet " e reja"??!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Jasharët me sloganin “Bac nuk qenka kry”
    Nga strange në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 12:41
  2. Thaçi fton Tadiqin në Prishtinë !!!!!
    Nga Roi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 14:10
  3. Turpi i Qeverisë:I biri i Adem Jasharit jashtë FSK-së
    Nga YlliRiaN në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 18:30
  4. KLANET E FSK-së
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 13:24
  5. Kokalari kryeministrit: "Heto pasurinë e Lulzim Bashës"
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 04:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •