Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 104
  1. #81
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga FЯODO
    Une asnjehere nuk kam bere tifozllik per Kombetaret e huaja, vetem per Kombetaren tone se jam shqiptar dhe duhet te ndjek Kombetaren e vendit tim.
    Prandaj hallall kosovareve se jane PATRIOTA. Luajn me gjak dhe shpirt ne fushe dhe jane krenar qe jane shqiptare. E kane provuar diskriminimin dhe poshterimin nga mbeturinat serb me dekada e shekuj.
    Ndersa lojtaret tane jane prodhace, lojtare rrugesh, viktima qe jane rritur me mentalitetin e humbesit dhe uljes se kokes.
    Shihet kjo qe lojtaret me te mire ne fushe jane kosovaret me Canen, Currin, Dallkun dhe Hasin.
    Ne luajme pa ambicje, pa motiv, pa pasion... nuk kemi shpirt luftarak.
    Ky mentalitet eshte reflektim edhe te lojtaret sic e shihni, jo vetem te tifozat dhe nuk cuditem fare qe gjysma e shqiptareve (tifozat e Hollandes) u gezuan qe fitoi Hollanda dhe nuk donin te fitonim ne e ti prishnim rekordin Hollandes.
    TURP
    Tifozat Shqiptare me ANTI-Kombetare qe kam pare jane tifozat e Gjermonve. Kam pare Shqiptare qe bejne tifozllik ne Qemal Stafa per Gjermanine dhe jam tmerruar.

    Edhe une i bashkohem mendimit tend per Kosovaret. Atyre u pikon zemra gjak Shqiptari e jo si keta pocaqite tane. Ndoshta nje dite kur Kosova te kete kombetaren e saj une do bej tifozllik per ata se keta tanet kane 50 vjet qe po na hapin barkun.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  2. #82
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi
    Tifozat Shqiptare me ANTI-Kombetare qe kam pare jane tifozat e Gjermonve. Kam pare Shqiptare qe bejne tifozllik ne Qemal Stafa per Gjermanine dhe jam tmerruar.

    Edhe une i bashkohem mendimit tend per Kosovaret. Atyre u pikon zemra gjak Shqiptari e jo si keta pocaqite tane. Ndoshta nje dite kur Kosova te kete kombetaren e saj une do bej tifozllik per ata se keta tanet kane 50 vjet qe po na hapin barkun.
    ishalla asnjehere sdo kemi dy perfaqesuese ne futboll.nje komb nje kombetare.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #83
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Njoh me qindra e mijera shqiptare te Kosoves qe kane lindur, jane rritur, dhe kane jetuar gjithe jeten e tyre ne Gjermani, aq sa edhe shqipja e tyre e gjitha eshte me prapashtesa -en, -zi, etj. pra me akcent gjerman, dhe qe nuk jane tifoza te Gjermanise por te Shqiperise. Bile me kujtohet ne ndeshjet e fundit te Shqiperise me Gjermanine ne Gjermani, te gjithe kishin vene plisat mbi koke, femijet ne veshje kombetare, kishin marre tupana, boria, flamuj me vete dhe conin peshe stadiumet ne Leverkusen e qytetet tjera ku luante Shqiperia. Nese ka shqiptare qe ne njefare menyre do ju arsyetohej tifozlliku per Gjermanine jane keta ose askush tjeter. Kurse keta shqiptare te Shqiperise qe bejne tifozllek per Gjermanine, 99% e tyre jo qe nuk dijne asnje fjale gjermanisht (Nichst farschtein deutsch) por Gjermanine vetem e kane pare ne televizion, une nuk i kuptoj keta njerez per vete. Ashtu sikur nuk i kuptoj edhe ata tifozet shqiptare te Holandes, Italise, Anglise e shteteve tjera.

    Kur luajti Shqiperia me Zvicren ne Zvicer heren e fundit para dy-tri vitesh, stadiumi kishte me shume tifoze shqiptare se zvicerane. Shumica absolute e ketyre shqiptareve ishin shqiptare te Kosoves qe jetojne ne Zvicer tash e shume kohe dhe nje pjese e madhe e tyre edhe te lindur ne Zvicer.

    Uroj qe te kemi vetem nje kombetare te perbashket sepse eshte ne interesin e te gjithe ne shqiptareve. Megjithese, si po shkojne punet deri tani, nje gje e tille nuk duket fare ne horizont por shpejt (prej vitit te ardhshem) duket qe do kemi dy kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 13-10-2006 më 19:23
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #84
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nuk eshte puna vetem te patriotizmi,por ne futboll duhen gjunje te forte.Mjafton te shikosh klubet se ku luajne hollandezet(Ajax,Celsi,Barca,Real,Arsenal) dhe krahasoi me lojtaret tane qe ne shumicen e rasteve luajne me ekipe jo te njohura ose edhe jane rezerva ne keto klube.
    Shyqyr zotit qe Beqaj ishte ne forme te mire,se 4-5 do na kishin futur pa problem.Tare aktivizohet nga 5 minuta te Lazio,Bogdani beri nja 10 gola vjet dhe kujton se eshte i pazevendesueshem,Skela mezi gjeti ekip dhe ka luajtur shume pak,Aliaj ne kategori te dyte,Murati ne kategori te dyte,Lala nje meter e pesedhjete i gjate,Hasi i shkrete eshte 35 vjec.Do te duhet kohe qe ne te kemi ekip per te pretenduar dicka.Ne keshtu bejme gjithmone,fitojme nje ndeshje dhe mepas mezi marrim ndonje pike.Ose bejme nje ndeshje ku rifemi 4-3 me Gjermanine dhe e mbajme mend sikur te kishim fituar.E njejta gje po ndodh pas humbjes me Hollanden 2-1.
    Po nuk pashe nje ekip qe te marri te pakten 4-5 pike rresht nuk ma mer menja se kemi gje ne terezi.Keshtu filluam edhe me Greqine ne 2004,dhe pastaj te gjitha ndeshjet u rrafem me rezultat 2-0.Gjeorgji,Danimarke,Turqi,Greqi,Ukraine, shto edhe 2-0 prape ne Tirane me Rumanine.Mos merrni kot o burra se gjoja mezi na rrafi Hollanda.Le te shohim se si do dalim me Sllovenine ne Mars,ekip qe edhe Bjelloruset i futen 4 patate.

  5. #85
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Njoh me qindra e mijera shqiptare te Kosoves qe kane lindur, jane rritur, dhe kane jetuar gjithe jeten e tyre ne Gjermani, aq sa edhe shqipja e tyre e gjitha eshte me prapashtesa -en, -zi, etj. pra me akcent gjerman, dhe qe nuk jane tifoza te Gjermanise por te Shqiperise.

    Kurse keta shqiptare te Shqiperise qe bejne tifozllek per Gjermanine, 99% e tyre jo qe nuk dijne asnje fjale gjermanisht (Nichst farschtein deutsch) por Gjermanine vetem e kane pare ne televizion, une nuk i kuptoj keta njerez per vete. Ashtu sikur nuk i kuptoj edhe ata tifozet shqiptare te Holandes, Italise, Anglise e shteteve tjera.

    Uroj qe te kemi vetem nje kombetare te perbashket sepse eshte ne interesin e te gjithe ne shqiptareve.
    Ti dodon me kenaq, i fryn zjarrit si te doje qejfi ty, dhe pastaj thua pse merr flake kasollja. Flet per "epersine" e disave, e pastaj i fut ndonje shprehje solidarizimi ne fund.
    Mbetet duke gjykuar patriotizmin e nje pale apo nje tjetre, pffff, edhe ne nje teme futbolli. Nejse, bieri se i bini bukur.

    PS: "Akcent" ne shqip i thone "theks".

  6. #86
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Ti dodon me kenaq, i fryn zjarrit si te doje qejfi ty, dhe pastaj thua pse merr flake kasollja. Flet per "epersine" e disave, e pastaj i fut ndonje shprehje solidarizimi ne fund.
    Mbetet duke gjykuar patriotizmin e nje pale apo nje tjetre, pffff, edhe ne nje teme futbolli. Nejse, bieri se i bini bukur.

    PS: "Akcent" ne shqip i thone "theks".
    Edhe ti Lioness me kenaq me shkrimet e tua per kombetaren gjermane , u cudita qe erdhe te shkruash ketu sepse eshte hera e pare me duket.

    Ne vend qe te marresh mesim nga shkrimet e mia te Tulipanit, Frodos e te tjereve ne kete teme ne lidhje me kete ceshtje, ti vjen e me kritikon mua dhe bile mundohesh te ma mesosh edhe shqipen.

    Murik keta lojtaret tane vetem duke deshmuar veten e tyre ne ndeshjet me kombetaret e tjera si Holanda, etj. mund te arrijne te luajne ne ekipet me te mira te futbollit europian e boteror. Ashtu ka arritur edhe Van Persi te luaj me Arsenalin, Roben e Bulahruz me Celzin etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 13-10-2006 më 21:06
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #87
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Dode m'tranove krejt tash.Me dasht asht nji sen,me mujt asht nji tjeter.C'ka kena me bo tash,kaq mujna me lujt.Shenja t'mira duket se po ka prej gjenerates s're.Po kta pleqt duhen me u largu,Tare,Haxhi,Hasi,Skela,Lala,Murati,Aliaj e ndonje tjeter.Duhet shancin me ja dhan ma t'rijve.

  8. #88
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Edhe ti Lioness me kenaq me shkrimet e tua per kombetaren gjermane , u cudita qe erdhe te shkruash ketu sepse eshte hera e pare me duket.

    Ne vend qe te marresh mesim nga shkrimet e mia te Tulipanit, Frodos e te tjereve ne kete teme ne lidhje me kete ceshtje, ti vjen e me kritikon mua dhe bile mundohesh te ma mesosh edhe shqipen.
    Degjo ti djale, per mua gjerat jane shume te thjeshta, dhe s'ka nevoje t'i nderlikoj. Toni yt "epersor" ne shkrime nuk spikatet vetem ketu, ka dhe tema te tjera. Dhe te drejtohem pikerisht ty, si anetar stafi per dallimet qe ben.
    Per te tjeret, ohuuu, e diskutuan me pare kete kete pune, se kush eshte me shume tifoz e kush eshte me pak, tek nje teme e hapur nga Cycklo. Une s'dal me flamur ne dore, e kam thene 100 here. S'do provoj patriotizmin tim ne forum.
    Ato dallimet trashanike qe behen me lart, t'i mbajne me shendet ata qe i bejne. Nejse, do behet Kosova shtet me vete, e do kete kombetaren e vete. Pastaj gjithe kosovaret qe luajne me mire se shqiptaret do kene mundesi te provojne veten. Se deri tani, sipas "eksperteve" ketu, lojtaret e Shqiperise i mbajne prapa.

    Sa per temat ku kam shkruar, apo ku s'kam shkruar, eshte sic thashe me lart, shume e thjeshte. Kombetarja shqiptare per mua eshte e para. Kur nuk kualifikohet me tutje, zgjedh nje ekip tjeter, se ndryshe nuk me shijon te shikoj futboll, apo dhe ndonje loje tjeter. Ne US, jam me Yankee ne baseball, u skualifikuan ata, une s'shoh me as finale, asgje. Basketboll nuk kam ndjekur ne US, qekur NY Knicks nuk kane vajtur gjekundi qe ne vitin 2000. Keshtu dhe puna e futbollit. E adhuroj si sport, dhe mendoj qe eshte sporti me i bukur ne bote, prandaj dhe bej tifozllek.

    Prandaj, boll na dhate leksione per patriotizmin, ti apo tulipi, apo frodo. S'kam mbetur te marr mesim nga dynjaja se si do dua atdheun tim. Para disa ditesh shkruajta nje cek per nje NGO qe merret me jetimoret ne Shqiperi. Te tjerat, pak rendesi kane.

    PS: Kur Flamurtari (ne kohen e lavdise) mundi Partizanin e Beogradit, gjithe Vlora ishte ne rruge, e beme dasem. I mbajtem Sokol Kushten me shoke ne krahe, dhe e ndezem. E une isha femije dhe sot e kesaj dite e mbaj mend. E pse e ndezem ne Vlore? Per vellezerit kosovare qe sot disa prej tyre na shesin mend se si te duam shqiptarine.

  9. #89
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Menyra se si i merr tonet e mia ne shkrimet e mia eshte problem i yti. Mendimi i yne eshte qe kombetarja jone eshte duke pasur nje problem me tifozerine sepse shume prej tyre (duke perfshire edhe vet ty qe shkruan perdite shkrime per kombetaren gjermane kurse asnje per kombetaren tende) nuk jane duke perkrahur dhe mbeshtetur kombetaren tone por kombetaret e huaja. Tani, nese ty nuk te duket problem ky dhe deshiron te vazhdosh keshtu, eshte e drejte e juaja por nuk ke te drejte te vish e te na kritikosh ne per kete gje.

    PS: Xhaxhai im ka mbajt 60 dite burg per mbeshtetjen dhe perkrahjen qe i dha Flamurtarit ne stadiumin e Beogradit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #90
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O Dode,por mjaft he burre,pak tolerance dhe respekt ma shume per femrat.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •