Gazeta Shqip dhe Albaniasoccer, 02.10.2006 (Futboll)
Shum probleme per ekipin e tulipanave
Huntelar, një rrezik më pak për Shqipërinë
Sulmuesi i Ajaksit do të mungojë në ndeshjet eliminatore të Euro 2008
Klas-Jan Huntelar do të mungojë për Holandën në dy ndeshjet e radhës eliminatore, drejt Evropianit Zvicër-Austri 2008. Sulmuesi i Ajaksit ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën për 2 javë, duke bërë që një nga futbollistë më të rrezikshëm të "tulipanëve" të japë aforfe për sfidën me Shqipërinë.
Do të ishte thuajse e pabesueshme, ose më mirë një çmenduri qoftë edhe të besoje se Kombëtarja shqiptare do të arrinte t‘i "vidhte" Holandës një rezultat pozitiv në "strofkullën" e saj. Megjithatë, me një dozë të lartë fati, por edhe sakrifice në terrenin e "Amsterdam Arenës", skuadra e Bariç mund të mendojë të bëjë surprizën e parë në këto eliminatore. Shkak është situata jo e mirë që po kalon kampi portokalli, ku problemeve brenda dhomave të zhveshjes, për zgjedhjet e teknikut Marko van Basten, i cili ka lënë jashtë sulmuesin Van Nistelroi, i shtohet edhe problematika e dëmtimeve.Gjatë të premtes, i pari që është detyruar të tërhiqet nga Kombëtarja holandeze ka qenë sulmuesi i Ajaksit, Klas-Jan Huntelar. Gjatë stërvitjes me klubin kryeqytetas, lojtari ka pësuar një dëmtim të lehtë, që në momentin e parë nuk është marrë seriozisht nga trajneri i tij: "Klas është porsi një shkëmb", ka deklaruar Kat. Por diagnoza e stafit mjekësor ka qenë e pamëshirshme, ku koha e rikthimit në fushë është përcaktuar data 14 tetor, duke bërë që Huntelar të humbasë sfidat eliminatore me Bullgarinë dhe Shqipërinë.
Një tjetër problem, të cilit Van Basten i druhet janë edhe kartonët e Van Persit, Mathijsen e Landzat, të cilët nëse ndëshkohen me të verdhë në takimin kundër Bullgarisë, nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës për takimin e 11 tetorit me kuqezinjtë e drejtuar nga Otto Bariç.
Van Bommel largohet përgjithmonë nga skuadra përfaqësuese, thirrret Van Nilstelrooy i cili refuzon duke shkaktuar një tronditje për përfaqësuesen
Skuadra përfaqësuese e Hollandës po kalon një krizë shumë të madhe morale dhe organizative. Trajneri Marko Van Basten po lëkund shumë ato themele aq të forta të cilat i ka krijuar me aq solidarizim gjatë periudhës që ka qenë në drejtim të skuadrës. Pas dëmtimit të lojtarit të Ajaksit Huntelaar, tekniku holandez i bëri thirrje sulmuesit të njohur Ruud Van Nistelrooy si zëvendësues primar, por sulmuesi aktual i Realit të Madridit refuzoi angazhimin me skuadrën duke mos pranuar të rikthehet në ekip për momentin. Duke patur parasysh se çfarë bisedash kontradiktore ndodhën javën e kaluar midis dy titullarëve, polemikat duket se do të vazhdojnë. Eshte në të mirë të skuadrës, që unë të mos bashkohem me ekipin në këto momente", u shpreh Van Nistelrooy gjatë pronocimit të tij për të shpjeguar arsyen e mos angazhimit në kombëtare pas thirrjes zyrtare që i bë trajneri Marko Van Basten
Kësaj drame i shtohet edhe vendimi i mesfushorit Van Bommel, një konkluzion aspak i dëshiruar për stafin drejtues të skuadrës Hollandeze. Mesfushori i Bajernit ka eklaruar se dha dorëheqjen përfundimtare nga skuadra kombëtare dhe nuk pritet ti bashkohet më asaj, të paktën derisa në krye të saj të jetë Marko Van Basten.
tifozatkuqezi.com
Krijoni Kontakt