Me 11 tetor 2006, ora 20.30 do te luhet ne stadiumin "Arena" te Amsterdamit ndeshja e futbollit Hollande-Shqiperi.
Me 11 tetor 2006, ora 20.30 do te luhet ne stadiumin "Arena" te Amsterdamit ndeshja e futbollit Hollande-Shqiperi.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-09-2006 më 16:45
Qe nga 14 gushti 1996 eshte vene ne shfrytezim ne Amsterdam te Hollandes nje stadium multifunksional: ArenA-Amsterdam.
Eshte i vetmi stadium ne bote, nen te cilin kalon nje rruge dhe po ashtu eshte i vetmi stadium ne Europe qe ka nje mbulim me rreshqitje.
Amsterdam ArenA eshte shtepia e AFC Ajax.
Stadiumi ka nje kapacitet prej 51628 vendesh. Tribuna e shtypit ka 230 vende. Kapaciteti i parkimit te automjeteve eshte 12500 vende.
Shqiperia ka luajtur dy ndeshje kunder Hollandes ne vitin 1964, te vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Boteror.
Ndeshja e pare e luajtur ne Feyenord me 24-05-1964 ka perfunduar me rezultatin 2-0 per Hollanden dhe ndeshja e kthimit eshte luajtur ne Tirane me 25-10-1964 dhe ka perfunduar po 2-0 per Hollanden.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 30-09-2006 më 16:44
Marko Van Basten ka thirrur keta futbolliste per ndeshjen kunder Shqiperise:
Emri Klubi
Portiere
Edwin van der Sar Manchester United
Henk Timmer Feyenoord
Mbrojtes
Khalid Boulahrouz Chelsea
Giovanni van Bronckhorst FC Barcelona
Tim de Cler AZ
Kew Jaliens AZ
Johnny Heitinga Ajax
Urby Emanuelson Ajax
Joris Mathijsen Hamburger SV
André Ooijer Blackburn Rovers
Mesfushore
Mark van Bommel Bayern München
Demy de Zeeuw AZ
Stijn Schaars AZ
Denny Landzaat Wigan Athletic
Wesley Sneijder Ajax
Nigel de Jong Hamburger SV
Sulmues
Ryan Babel Ajax
Klaas-Jan Huntelaar Ajax
Jan Vennegoor of Hesselink Celtic
Dirk Kuijt Liverpool
Robin van Persie Arsenal
Arjen Robben Chelsea
Trajneri kroat më në fund ka publikuar emrat për ndeshjen me skuadrën e Van Bastenit 30-09-2006
Kombëtarja, ja kuqezinjtë për Holandën
Olsi Avdiaj
Trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç, më në fund ka publikuar emrat e lojtarëve që do të grumbullojë për takimin e 11 tetorit. Kroati, i cili tashmë duket se ka marrë zakonet e trajnerit të mëparshëm të kombëtares, Brigelit, duke e dërguar me faks listën, ka zgjedhur për takimin me Holandën 22 emra. Duke mos pasur në dispozicion dy lojtarë kryesorë të kombëtares, Elvin Beqirin dhe Lorik Canën, të pezulluar me kartonë, Bariçi është munduar që të bëjë maksimumin për të zgjedhur më të mirët. Kështu ndaj Holandës trajneri Oto Bariç ka grumbulluar për herë të parë në kombëtaren e parë për një ndeshje zyrtare Ervin Bulkun. Mesfushori i ekipit të Tiranës me të gjitha gjasat do të jetë zëvendësuesi i Lorik Canës në mesfushën kuqezi. Ndërkohë që e gjithë mbrojtja për ndeshjen me Holandën, me përjashtim të Aliajt dhe Dallkut, do të përbëhet nga lojtarë të kampionatit shqiptar. Veç Nevil Dedes dhe Erion Xhafës, Bariçi ka grumbulluar edhe Arjan Pishën dhe Tefik Osmanin. Në mesfushë, veç të zakonshmëve Skela, Lala, Hasi, Murati dhe Haxhi, janë konfirmuar edhe Muka me Currin. Jashtë nga mesfusha ka mbetur Blendi Shkëmbi për arsye që nuk dihen. Jashtë ekipit është edhe Isli Hidi, ndërkohë që Bariçi ka vendosur që të grumbullojë vetëm dy portierë, Beqajn dhe Likën. Në sulm, veç Bogdanit, Tares dhe Kapllanit, janë grumbulluar edhe Bekim Kastrati, Hamdi Salihi, por për herë të parë edhe Besart Berisha. Kosovari që vetëm pak ditë më parë ka marrë pasaportën shqiptare, është grumbulluar nga Bariçi që në takimin me Holandën. Sipas informacioneve në FSHF, Bariçi nuk ka grumbulluar Mërgim Mavrajn, pasi ky i fundit është i dëmtuar.
Skuadra kuqezi do të grumbullohet në Holandë më 2 tetor. Skuadra do të akomodohet në hotel "Hampshire Golf", që është caktuar nga komiteti ekzekutiv. Kuqezinjtë do të qëndrojnë 10 ditë dhe më 11 tetor, në "Amsterdam Arena", do të përballen me Holandën në ndeshjen e tretë në historinë 60-vjeçare të kombëtares sonë. Në dy ndeshjet e para kuqezinjtë janë mundur nga Holanda e famshme më 1964 ën dy herë me rezultatin 2 0. Gjithsesi, edhe këtë herë skuadra jonë nuk është se niset favorite për të fituar apo për të marrë pikë në Holandë. Në "Amsterdam Arena" kuqezinjtë do të mundohen të mos turpërohen përballë një skuadre si Holanda, që në fushën e vet gjithmonë është shumë e fortë. Për kombëtaren tonë ndeshja me Holandën është e treta në grupin G. Dy ndeshjet e para skuadra kuqezi ka marrë një barazim me Bjellorusinë dhe është mundur në Tiranë nga Rumania.
Lista e kuqezinjve
Portierë
1.Ilion Lika (Dinamo)
2.Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta)
Mbrojtës
3.Armend Dallku (Vorskla Poltava)
4.Erion Xhafa (Dinamo)
5.Arjan Pisha (Tirana)
6.Adrian Aliaj (Glad Solin)
7.Nevil Dede (Tirana)
8.Debatik Curri (Vorskla Poltava)
9.Tefik Osmani (Elbasani)
Mesfushorë:
10.Ervin Skela (Askoli)
11.Edvin Murati (Panseriakos)
12.Devi Muka (Tirana)
13.Altin Lala (Hanover 96)
14.Altin Haxhi (Ergotelis)
15.Besnik Hasi (Lokeren)
16.Ervin Bulku (Tirana)
Sulmues
17.Erion Bogdani (Siena)
18.Igli Tare (Lacio)
19.Edmond Kapllani (Karlsruhe)
20.Besart Berisha (Hamburg)
21.Hamdi Salihi (Tirana)
22.Bekim Kastrati (E.Braunshvajg)
Sporti Shqiptar
me lojtare qe luajne ne liga te dyta do kemi patjeter sukses
Bashkohem Me Mendimin E Goldian .
Stjerner er dom som lyser i Mørke
sot ne minuten e 4 te takimit ka dale nga fusha e lojes kastrati i demtuar rende dhe keshtu ka shume mundesi te mos jete i gatshem ne ndeshjen ndaj hollandes
Parashikoj ndonje termet 6-ballesh,nga tulipanet.
Po te pyesni Dodonin fiton Shqiperia 3-1,gjen zakonisht edhe goleshenuesit.....................
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Harrove minutat kur do bohen golat lol
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
Postuar më parë nga kolombi
![]()
![]()
.......................duhet me von edhe ca pika![]()
HOLLAND...
Krijoni Kontakt