Close
Faqja 9 prej 57 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 565
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Babai i Sokol Olldashit quhet Vangjel.

    http://www.parlament.al/dokumenti.as...am=Jetëshkrime

    Se cfar lidhje ka Sokol Olldashi me Petro Olldashin , une kete nuk e di.

    Megjithate.

    Edhe sikur Sokol Olldashi te kete lidhje gjaku me kete Petro Olldashin ish-sekretar i pare i Beratit , kjo nuk eshte arsye per te mos i dhene voten atij dhe per t`ia dhene ish-sekretarit te pare te Tepelenes kriminelit Gramoz Ruci, shok i ish-burrit te ish-dashnores se Kristaq Rames (emrin e ish- burrit te ish-dashnores se Kristaq Rames, e gjeni tek deponimi qe ka bere Edi Rama ne gjyqin e ndarjes se tij nga ish-bashkshortja Matilda Makoci)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 18-01-2007 më 13:11

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Ministri i Brendshem Olldashi jep doreheqjen

    ------------------------------------------------

    Kandidati demokrat per bashkine e Tiranes Sokol Olldashi, ka dhene doreheqjen nga posti i Ministrit te Brendshem. Olldashi e ka bere te ditur vendimin e tij gjate nje konference per shtyp ku nder te tjerat tha se: "Sot paradite i paraqita kryeministrit doreheqjen. Nje hap qe e konsideroj etik dhe moral kundrejt qytetareve, pavaresisht se nuk eshte nje detyrim ligjor. Ne perfundim te detyres si minister do doja te shprehja kenaqesine per bashkepunimin me stafin dhe punen e bere".

    ------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 18-01-2007 më 13:44
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #83
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Breshka
    Correction....

    1)Dashnor Mamaqi ishte gjyshi i tij nga nena, dhe eshte vrare nga regjimi komunist i enver kriminelit.....(ne qeshor 2006 ndodhi nje konflikt ne parlament midis Sokolit dhe Gjinushit....... acarimi erdhi pasi Gjinushi i tha se do ta conte aty ku kishin cuar dhe gjyshin e tij)
    2)Babai i Sokolit e divircoj te jemen e tij pas arrestimit te Dashnorit, kur Sokoli ishte foshnje. Sokoli eshte rritur pa baba (me baba gjalle).
    3) Sokoli me nenen dhe gjyshen kane qene te internuar (si shume armiq te Partise se vampirve), dhe vetem pas '90 kreu studimet.

    4)Kristaq Rama nuk ka qene vetem nje "skulptor i thjesht" por deputet i kuvendit komunist per dy legjislatura. Edvin Rama eshte rritur ne rruget e bllokut me te gjitha benefitet qe vinin nga ai bllok i urryer.
    E shoqja e Kristaq Rames eshte mbesa e Spiro Kolekes. Nuk me duket e sakte ajo qe keni shkruar me siper qe Ed Rama eshte rritur neper rruget e bllokut. Dhe fatmiresisht nuk ka patur aq benefite sa supozohet.
    I di edhe une ca gjera...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga kocollari
    Per Correction, per kohen qe ka qene ne fuqi babi Sokolit ka vrare e ka prere ashtu si te gjithe ne ate kohe, prandaj s'ka pse te ulim dhe ngrejme ndonje duke u bazuar ne ato vite, shihni perpara cuna, goca, kalavica.
    Rama eshte konsumu, do mundohet me u bere edhe kryeminister, s'i del koha per asgje dhe ka shume kunguj nen sqetulla, prandaj jo Sokoli por edhe nje me pak sokol, gardeline fjala bien, do te ishte nje zgjidhje me e mire se Rama.
    me mire se kaq prishet
    neve jemi mesuar te kemi nje njeri drejtues gjithe jeten dhe po u nderrua ai vjen fundi i botes.Rama eshte si puna limonit te shtrydhur qe ska çte japi me dhe nuk ka rendesi kush vjen por ka rendesi nderrimi pushteteve.

  5. #85
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Rama kerkonte 1 milion dollare per leje ndertimi”
    E Enjte, 18 Janar 2007
    Olldashi sulmon rivalin e tij Rama, per ndertimet pa kriter ne kryeqytet dhe presionin ndaj ndertuesve per qellime klienteliste. Ne nje takim me lobin e ndertuesve, grupin me te prekshem nga vendimet e Bashkise se Tiranes, kandidati per kryetar bashkie i kryeqytetit eshte shprehur me tone te forta ndaj Rames, duke deklaruar ndryshimin e tere procedures se dhenies se lejeve te ndertimit, qe sipas tij ne 6 vite te qeverisjes se kryebashkiakut aktual kane qene te lodhshme dhe ne funksion te perfitimit. Nderkaq, Olldashi premton se do te beje liberalizimin e lejeve te ndertimit. Sipas tij, brenda vitit 2007 leja e ndertimit do te merret per nje hapesire kohore prej 30 ditesh. “Brenda vitit 2007 do te bejme qe leja e ndertimit te jete nje procedure jo me shume se 30 dite. Gjithashtu, nuk do te lodhim ndertuesit duke vajtur sa te nje institucion te tjetri, ujesjellesi apo elektriku. Cdo gje duhet te kryhet brenda bashkise, pasi hartat ekzistojne, qofte te linjave te ujesjellesit, qofte elektrikut”, deklaroi Olldashi. Mendimi i tij ka gjetur mbeshtetje edhe nga ndertuesi Hajredin Fratari. Sipas ketij te fundit, Rama merr 1 milion dollare per te dhene nje leje ndertimi. “Kur paraqitem dokumente per leje ndertimi, Edi Rama na kerkoi 1 milion dollare. Korrupsioni ka hyre kaq shume, sa edhe nepunesi me i vogel do te kerkoje para, jo vetem per lejet e ndertimi, por edhe kur vjen puna per lejet e shfrytezimit”, ka deklaruar Fratari. Olldashi gjithashtu ka akuzuar kreun aktual te bashkise dhe rivalin e tij, se nuk ka nje plan te qarte rregullues per bashkine e Tiranes, si dhe dhenia e lejeve te hipotekimit. Por premton se, sapo ai te fitoje mandatin e kryetarit, brenda vjeshtes do te hartoje planin rregullues. Ky plan, sipas tij, do te shoqerohet me sipermarrje publike dhe private, qe do t’i hapin rrugen investimit dhe fitimit. Ai do te jape kritere te qarta per cdo zone dhe nuk do te kete me nevoje per te paguar dhe per te gjetur zonat, pasi plani do te jete nje dokument publik i arritshem ne cdo moment. Po dje Olldashi ka prezantuar dhe Gerti Bogdanin, kandidat per njesine bashkiake nr. 10 ne kryeqytet.

  6. #86
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Olldashi jep dorëheqjen nga detyra e ministrit të Brendshëm. 6 vjet më parë, Edvin Rama nuk guxoi ta bënte


    Ministri më i suksesshëm, në shërbim të Tiranës


    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, dha dje dorëheqjen nga detyra, për shkak të kandidimit si përfaqësues i PD për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet 18 shkurtit, ndërsa 6 vjet më parë, Edi Rama refuzoi të dorëhiqej si ministër i Kulturës nga frika humbjes dhe e përdori pushtetin atëherë për të grabitur votat. Gjatë një konference për shtyp, së bashku me gjithë stafin drejtues të Ministrisë së Brendshme, Sokol Olldashi, tha se, paraditen e sotme i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dorëheqjen time nga detyra e ministrit të Brendshëm, një akt të cilin e konsideroj etik dhe moral kundrejt qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht se nuk është një obligim ligjor. "Besoj se kjo është më e udhës, të bëhet përsa kohë unë kam hyrë në një fushatë elektorale", u shpreh Olldashi.

    Olldashi vlerësoi punën e punonjësve të policisë dhe të drejtuesve për arritjen e rezultateve jashtëzakonisht pozitive. "Në përfundim të detyrës time si ministër i Brendshëm, do të doja të shprehja kënaqësinë për punën që kam patur dhe bashkëpunimin me të gjithë drejtuesit dhe stafin e Ministrisë së Brendshme. Në saj të këtij bashkëpunimi dhe përkushtimit total të gjithësecilit prej tyre, qoftë në Policinë e Shtetit, qoftë dhe në administratën civile dhe në sektorin e Pushtetit Lokal, besoj se kjo ministri ka arritur rezultate jashtëzakonisht pozitive", tha Olldashi. Më tej, Olldashi evidentoi arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit gjatë vitit të kaluar.

    Eshte ministri me i sukseshem i kesaj qeverie,por edhe nder me te miret e ketyre 16 vjet demokracie.Nje njeri i disiplinuar dhe punetor.Shume larg palacove si puna e Edvinit.

  7. #87
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    per drity, meqe ka bere nje koment te nje postimi tim me lart.

    Ndertimi i qendrave urbane me qellim shitje apartamentesh, per te ulur cmimin e apartamenteve te reja eshte ulje artificiale. Tregu i lire funksionon sipas kerkeses dhe ofertes. Ata qe kerkojne qe organet shteterore te nderhyjne ne kete treg, nuk duan gje tjeter por vetem socializmin, ku shteti kontrollon gjithcka.
    Nese kryebashkiaku kerkon te mendoje per shtresat sociale te varfera ose per ata te rinj, te cilet duan te shkeputen dhe te jetojne me vete nga prinderit, atehere le te veproje sic veprohet ne gjithe shtetet europiano-perendimore, ku ndertohen banesa per shtresat e varfera dhe leshohen me qera te buta, por e theksoj leshohen me qera dhe nuk shiten. Dhe nuk i fusin hundet ne cmimet e tregut.

    Pastaj po kete shqetesim, e ka shprehur edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, i cili paralajmeronte qe nje renie e vleres se imobilieve do te sillte pasoja te renies ekonomike shume me te fuqishme sesa piramidat e ´97.

    Pastaj na thoni, ne te djathtet e vertete, ke duhet te votojme? Sepse edhe Olldashi edhe Rama rrafin shume majtas.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  8. #88
    po na jep skampin nje sentence te shperdalur,
    nuk ka rendesi kush vjen por ka rendesi nderrimi pushteteve
    Nuk paska rendesi personi, ka rendesi vetem partia ... socialiste qe i ka mbetur edvinit, dhe ... demokratike qe eshte e mberthyer ne daren e forte te sales, ne anen e te cilit ka dalur hapur tos "nemesis" dhuntia.

    Ne rastin konkret, olldashi perfaqson dyshen sali-tosi qe i sollen dhe po i sjellin gjithmone fatkeqesi Shqiperise - pra qe ta kene qarte skampin e ndonje tjeter i mashtruar, ketu nuk behet fjale per siglen e partise - ketu behet fjale qe bashkia e Tiranes te vihet nen thundren e sali-tosit, per nje sundim total e te pakundershtueshem ...

    kush mund ti jape pergjigje pyetjes se perdros
    ne te djathtet e vertete, ke duhet te votojme?

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ska ci rregullon tiranes kerkush..
    ka marr fund..
    un e kam nje plan te mire po nuk e tregoj se ma vjedhin idene..

    megjithse e thash nje dit me pak fjale..

    si olldashi si rama jan shqiptar..dhe nuk dine shume..
    por olldashi ka nje avantazh.. ai di gafat qe kan bere tjeret para tije.. dhe mund te reflektoje..

    puna pare do jete stopimi i gratacielizmit.. dhe qilizem nentokes se tiranes..pra rrjeti inxhinierik..

    cfryrja e tiranes.. eshte a-ja..
    megjithse e mira eshte qe..

    duhet nje kryetar bashkie suedez a danez a gjerman nja 20 vjet qe ta rregulloj tiranen..

  10. #90
    Une, ne emer te xhumakerise, e mbeshtes, me disa rezerva, idene e mesiperme te brarit.

    Jo vetem per Tiranen, por per te gjithe Shqiperine. Pse e them kete?

    E them prej paaftesise e kryeministrit per te drejtuar, administruar, e menaxhuar eshte evidente, dhe per ti "mbuluar" ato, gjeneron kriza ...

    E them prej mosnjohjes e mosrespektimit te kushtetutes e te institucioneve qe saliu bashke me tosin ushtrojne ne menyre flagrante, hapur shmangen institucionin e presidentit, per te na rikujtuar neve te shushaturve nga bolleku i plehrave morale, propagandistike e materiale, mungesa e energjise elektrike, ujit, shkollave ... se ata jane ende gjalle dhe nuk duan te largohen, vetem si plehra te riciklohen.

    Edhe ne Kosove, ndonse mund te jepet pavarsia, ajo do te jete e "kushtezuar" siç pat kerkuar sali mustafaj, keshtu qe Kosova do te kete nje administrator te OKB-se, ose te BE-se, ose te OSBE-se, ose te PE-se, ose te BRSS-se, ...

    Edhe ne IRJM, shqiptaret nuk arrijne te merren vesh mes vedit, ndaj do te jete nje keshill sllavo-maqedonas, i cili do te administroje e menaxhoje papajtueshmerite e eksponenteve te partive politike Shqiptare.

    Malaziasit e kane zgjidhur problemin, duke futur nja katermbedhjete Shqiptare ne burg per "terrorista", dhe ministri i pakicave atje merr pjese ne ceremonite e dhenies se dekoratave ne Shkoder.

    Shqiptaret e Lugines se Presheves i zgjidhen problemet ne mes tyre duke vendosur te futen ne zgjedhjet e Serbise.

    Shqiptaret ne Kroaci, ndonse jo me numur te madh, kane krijuar disa parti, duke shfaqur aftesite unike te shqiptare te multi-partitizmit.

    Ne Bukuresht, problemi i Shqiptareve eshte zgjidhur mepermjet emerimit prej qeverise te nje perfaqsuesi, te cilit i kane dhene te drejten te ulet ne karrige deputeti, me detyre vetem te degjoje se çfar thuhet atje.

    Edhe ne vende te tjera problemi i mosmarreveshjeve mes Shqiptareve eshte ne udhe e siper duke u rregulluar, perfshi ata ne Australi e Neo Zelande.

    Problem ende i pazgjidhur ka mbetur ai i Shqiptareve ne Uashington, Amerike ku nuk po arrijne dot ti zgjidhin mosmarreveshjet sepse nuk shohin ende ndonje menyre se si te riparojne ate qe ende nuk eshte ndrequr atje: Distrikti i Kolumbias eshte i taksuar, por ende i pa-perfaqsuar.

    E dhashe tere kete panorame per te perforcuar idene gjeniale te brarit se mbase duhet ndonje princ super-vid te vije e te rregulloje problemet ndermjet Shqiptareve ne RSH, por ama jo si ne 1914 ...

Faqja 9 prej 57 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •