Close
Faqja 36 prej 57 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 565
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Mitingje madhështore të kryeministrit dhe kandidatëve të Aleancës së Madhe në Vlorë, Lushnje dhe Fier


    PD, e sigurt drejt fitores së thellë


    Mijëra vlonjatë mbushën dje Sheshin e "Flamurit" në pritje të kryeministrit Sali Berisha, i cili, në atmosferën festive të krijuar, uroi qytetarët e Vlorës për fitoren e 18 shkurtit. Duke uruar vlonjatët për fitoren, kreu i qeverisë shprehu besimin se Kreshnik Alimerko, kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Vlorës, është personi që përfaqëson çdo virtyt njerëzor. "Votoni për Kreshnik Alimerkon, sepse ai përfaqëson dhuntitë, moralin dhe shpirtin tuaj qytetar, përfaqëson ndershmërinë dhe mençurinë tuaj! Zotohem para jush, se me Kreshnik Alimerkon ne do ta bëjmë Vlorën një nga polet më të fuqishme të zhvillimit të turizmit", u shpreh kryeministri Berisha dhe shtoi se Vlora do të ketë parkun e saj industrial. Në vijim, kreu i qeverisë tha se me Alimerkon preu shiritin e autostradës me 4 korsi, që lidh Vlorën me Tiranën, Prishtinën dhe botën, dhe premtoi se investime të mëdha do të vazhdojnë të bëhen edhe në të ardhmen. "Kjo është vepër e besimit tuaj. Ju na besuat, por edhe ne qëndrojmë pas interesave tuaja. Kjo autostradë përfundon për 18 muaj dhe çdo njëri prej jush, çdo qytetar i Vlorës, do të shkojë në kryeqytet shumë më shpejt, shumë më mirë, si të gjithë qytetarët evropianë, qytetarët e vendeve të zhvilluara", tha kreu i qeverisë. Në vijim, Berisha u shpreh se me besimin që dhanë qytetarët, u arrit të firmoset katër ditë më parë, këtu në Vlorë, kontrata për ujësjellësin prej 26 milion euro, i cili do ta bëjë Vlorën me 24 orë ujë në çdo kohë. "Me besimin tuaj, ne inauguruam impiantin e përpunimit të ujërave të zeza për Vlorën, do të modernizojmë shkollat e Vlorës, universitetin, infrastrukturën e saj", theksoi kryeministri Berisha dhe premtoi se besimin e vlonjatëve qeveria do ta kthejë në tapi, në leje legalizimi për të gjithë ata që vendosën të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Vlorë. "Qytetarë të Vlorës, më duhet t'i them dy fjalë vullnetarit të Mezanit, sepse në fakt ai nuk përfaqëson asnjë njeri tjetër, përveç Mezanit dhe vetes së tij. Shoku Shpëtim, për Vlorën janë qindra milion euro, por ti je njeri i rrezikshëm për paratë", tha kryeministri Berisha, duke iu referuar kandidatit të PS-së për Bashkinë e Vlorës. Gjatë fjalës drejtuar vlonjatëve, kreu i qeverisë bëri thirrje që 18 shkurti të kthehet në fitore për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu mirënjohjen për 3 korrikun, ditë në të cilën qytetarët e Vlorës vendosën besimin dhe firmosën fitoren e koalicionit të Partisë Demokratike. Sipas Berishës, me ndihmën dhe besimin e tyre u shtyp krimi në të katër anët e vendit dhe rrugët, rrugicat, jetët e fëmijëve u bënë më të sigurta se asnjëherë më parë. Në vijim, kreu i qeverisë tha se si rezultat i qeverisjes "me duar të pastra", u shpëtuan nga kthetrat e zeza të babëzisë së korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal, 600 milion euro dhe u shënuan një sërë arritjesh të tjera që ndikuan drejtpërsëdrejt në jetën e shqiptarëve. "Ne po e shndërrojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet. Me besimin tuaj, ne patëm një rritje 30 për qind të turizmit të vendit dhe më e madhe do të jetë rritja vitin që vjen", deklaroi kryeministri Berisha para mijëra vlonjatëve që merrnin pjesë në mitingun elektoral të koalicionit të djathtë.

    Orikumi, votë për Kanan Brahon


    Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me banorë të Orikumit, përgëzoi kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, Kanan Braho, duke u shprehur se tashmë në Orikum është krijuar atmosfera e shkëlqyer e fitores. Në fjalën drejtuar banorëve, kreu i qeverisë theksoi se Orikumi është bashki shumë e rëndësishme, që ka 64 kilometra breg dhe është një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Për këtë, Berisha premtoi se pas fitores, do të bëhet çdo përpjekje për të realizuar ato që qytetarët e Orikumit presin nga qeveria. Sipas kryeministrit Berisha, për momentin është e nevojshme të përcaktohet si prioritet absolut realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe këtë ai e sheh si një detyrë të të gjithëve. "Ne kemi patur përballë një kundërshtar që nuk e kemi patur ndonjëherë. Kundërshtari është i çmuar dhe ne e dimë se kemi kaluar shumë vite pa kundërshtar, por ky i tanishmi, siç e shikoni, mund të marrë çdo vendim të papërgjegjshëm. Ai e ka lënë pas dore fushatën dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit ndodh që një forcë madhore e vendit ndërpret fushatën elektorale dhe motivet për këtë është vështirë që të kuptohen", tha kreu i qeverisë, duke iu referuar ndërprerjes së fushatës elektorale nga koalicioni i majtë. Sipas Berishës, detyrë kryesore është që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor dhe t'u faktohet qytetarëve shqiptarë se ata do të votojnë në mënyrë të ndershme dhe se çdo votë do të numërohet. "Ne jemi të përgatitur që çdo premtim ta shndërrojmë në realitet. Për këtë bashki është një projekt i Bankës Botërore prej 10 milion euro për infrastrukturën e tij. Gjithashtu, ne do të bëjmë studimin e përgjithshëm të zonës, në mënyrë që Orikumi, me bukuritë e tij përrallore, të zhvillohet", u shpreh kryeministri Berisha dhe siguroi se qeveria, në qendër të vëmendjes, do të ketë edhe problemet e tjera dhe jo vetëm të infrastrukturës.

    Anila Shamku





    Alimerko: Vlorën do ta bëjmë mbretëreshën e turizmit


    Berisha ka ngritur peshë zemrat e vlonjatëve në mitingun e fitores së madhe, në qytetin bregdetar të Vlorës. Berisha, në këtë ditë të shënuar të Shën Valentinit, ka ardhur dy herë në qytetin bregdetar. Në orët e paradites, në këtë qytet, është inauguruar autostrada e qytetit Levan-Fier, ndërsa pasdite, Berisha ka zbritur me kandidatin Alimerko në mitingun madhështor. Sheshi historik i këtij qyteti ka qenë i tejmbushur me mijëra vlonjatë që kanë pritur me thirrjet "Kreshniku, kryetar". Alimerkon, edhe sondazhet e shpallin fitues me 70% të votave. Kryetari i PD Vlorë, Agron Sharra, ka hapur mitingun e fitores, duke uruar kryebashkiakun e Vlorës, Alimerko, për postin e ri.

    Sharra ia ka dhënë fjalën më pas kryetarit të LZHK, Dashamir Shehit, i cili bëri thirrjen për të votuar më 18 shkurt Alimerkon. Edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu, u tha vlonjatëve se më 18 shkurt duhet të largojmë të fundit e qeverisjes vendore dhe t'i hapim rrugë fitores së madhe.

    Kandidati Kreshnik Alimerko, në këtë tubim, tha se "sot nis sfida jonë e madhe për një Vlorë ndryshe. Ju, këtu në këtë shesh, po tregoni se kjo nuk është më dëshirë, por bindje. Vlora e të gjithëve do të rilindë me dëshirën dhe forcën tuaj. Jemi këtu për t'i dhënë një fjalë njëri-tjetrit: Të ndërtojmë një Vlorë për të gjithë.

    Një Vlorë për prindërit që kanë merituar vendin dhe respektin e tyre prej nesh, por që aq shumë u ka munguar. Një Vlorë për fëmijët tanë, një qytet që i rrit e që duhet t'u trashëgojë vlerat e tij më të mira. Vlorën e të rinjve, të cilët do ta ndërtojnë dhe frymëzojnë në shëmbëlltyrën e tyre. Një Vlorë me shkëlqim, të cilin aq shumë e ka shuar mungesa e mendjes dhe dashjes së Bashkisë që ikën. Por, mbi të gjitha, një Vlorë të trajtuar e drejtuar me respekt e jo me fodullëk, e ndërtuar me mendjen e shumë vlonjatëve, dëshirën dhe zellin e tyre, e jo me mendjen e vogël e të izoluar të deritanishme. Sot, kryeministri Berisha na dha çelësin e trekëndëshit të artë, që do ta bëjë Vlorën mbretëreshën e turizmit. Drita, ujë dhe rrugë, tanimë bëhen realitet. Vlora, mbretëreshë e turizmit, nuk bëhet me gojët e spekullatorëve, as atyre që nuk e duan apo atyre që mendojnë se janë ende duke e tallur. Vlonjati meriton dritë, nuk meriton të mbushë ujë me bidona tek tuneli i Ujit të Ftohtë, as të ecë në rrugë që e sakatojnë. Ju, tanimë, e keni bërë zgjedhjen tuaj. Ajo është nderim dhe përgjegjësi për ne. Por, po ashtu, është një sfidë e fituar dhe e garantuar. E fituar nga ne të gjithë, që do të formojmë të ardhmen tonë. E garantuar nga suksesi i qeverisjes qendrore, mbi vlerat dhe modelin e të cilës do të drejtohet bashkia e 19 shkurtit. Asaj që u tregoi vlonjatëve se cili është vendi i tyre dhe i Vlorës. Jo e përdorur, por e lartësuar, jo e konsumuar, por çelës i zhvillimit dhe qendër e investimeve. Pas 18 shkurtit, na presin punë e sfida të mëdha. Por bashkë me to pret e ardhmja e Vlorës. Më 19 shkurt, ejani të gjithë të nisim punën për ta ndërtuar atë!

    GËZIM LLOJDIA





    Kryeministri deklaron se në qershor nis projekti i madh i 6 mijë kilometrave rrugë rurale dhe rrugë dytësore të qyteteve tona


    Fieri, votë për Ferdinand Muratin


    Kryeministri Sali Berisha u tha dje mijëra banorëve të Fierit që merrnin pjesë në mitingun elektoral të koalicionit të djathtë, se më 18 shkurt, ata, me votën e tyre, do të firmosin ndryshimin e madh për Fierin. Duke përshëndetur qytetarët, kryeministri Berisha u shprehu atyre urimet në ditën që simbolizon dashurinë dhe theksoi se 18 shkurti do të jetë dita e fitores dhe e ndryshimit të madh për këtë qytet, për më shumë paqe, zhvillim dhe integrim. "Më 18 shkurt, ju, me votën tuaj, firmosni ndryshimin e madh në këtë qytet, firmosni që të vazhdojmë së bashku dhe unë jam këtu për t'ju premtuar se të vazhdojmë së bashku, që do të thotë më shumë paqe, më shumë siguri për çdo qytetar të Fierit, për fëmijët tuaj, rrugët, rrugicat, sheshet e qyteteve tuaja", deklaroi kryeministri Berisha. Ai shtoi se në mënyrë absolute nuk do të ketë tolerancë ndaj krimit, sepse jeta, siguria e qytetarëve dhe e fëmijëve është qëllimi më madhor i qeverisë. "Të vazhdojmë së bashku, sepse ne, më të çmuar dhe më të shtrenjtë se çdo gjë, kemi fëmijët tanë. Ju jap fjalën se këto katër vjet do të dyfishojmë investimet për fëmijët tanë, në mënyrë që ata të shkollohen në shkolla moderne", theksoi kreu i qeverisë. Në vijim, ai premtoi se Universiteti i Myzeqesë do të jetë një nga universitetet më të rëndësishme të vendit dhe do të ketë degët e tij në Fier, Berat, Lushnje. Kryeministri Berisha theksoi se edhe pse në 4 vitet e ardhshme qeveria do të përqëndrohet kaq shumë te fëmijët, ajo kurrsesi nuk do të lërë në harresë pensionistët dhe hallet e tyre. Kreu i qeverisë, në vijim, tha se këtë vit, në fondin e pensioneve, qeveria vendosi 94 milion euro, duke bërë rritjen më të madhe të 15 viteve të fundit dhe premtoi se përsëri qeveria do të ketë prioritet rritjen e pensioneve.

    Gjatë fjalës drejtuar fierakëve, kryeministri Berisha i ftoi ata të mbështesin Ferdinand Muratin, kandidatin e mazhorancës për kreun e Bashkisë së Fierit. "Unë ju ftoj të votoni për Ferdinand Muratin dhe ju jap fjalën se do të shndërroj në realitet çdo projekt të tij, për rrugët e qytetit, furnizimin me ujë dhe kanalizimet, për Gjanicën dhe fushën e sportit, për qendrën kulturore dhe qendrën e biznesit", tha kreu i qeverisë. Në vijim, Berisha, duke iu referuar kandidatit të opozitës, shtoi se ai nuk pranon të përballet në debat me kandidatin e djathtë Ferdinand Murati. "Ne na duhen "duart e pastra", sepse shoku Baftjar nuk do debat me Ferdinandin. Unë dua t'i them shokut Baftjar se njeriu, çfarëdo që të jetë, nëse ka frikë nga kundërshtari, ka frikë nga vetja e tij. Shoku Baftjar, frika jote nga vetja jote na tremb edhe ne ndaj teje, sepse paratë e qytetarëve duhet të dalin në rrezen e diellit, duhet të përdoren për qytetarët dhe jo të përfundojnë në xhepat e klaneve të tua", theksoi kryeministri Berisha. Në vijim, ai i ftoi banorët e Fierit të vazhdojnë së bashku, sepse qyteti i tyre është një qendër e fuqishme biznesi dhe industrie. "U kam premtuar para 3 korrikut biznesmenëve të Fierit se do të përgjysmonim taksat e biznesit të vogël dhe ne e kemi bërë këtë. Kemi ulur 32 për qind sigurimet shoqërore, kemi ulur 33 për qind çmimin e energjisë për biznesin. Të gjitha këto vetëm dhe vetëm që biznesmenët e Fierit të mund të zgjerojnë bizneset e tyre, në mënyrë që të punësojnë sa më shumë qytetarë", u shpreh Berisha. Ai theksoi se qeveria që ai drejton, është e vendosur të mbajë premtimet e dhëna, ashtu siç ka bërë deri më tani me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. "Ne duam duar të pastra, sepse pikërisht lufta kundër korrupsionit ishte ajo që na bëri të mundur të rrisnim pensionet, rrogat, bëri të mundur të prokurojmë 2 muajt e fundit të vitit që shkoi dhe në 2 muajt e parë të këtij viti, rrugë, ura, autostrada, më shumë se në 50 vite të marra së bashku", tha kryeministri Berisha dhe premtoi se në mesin e këtij viti do të nisin punimet për by-pass-in e Fierit, financimi për të cilin është siguruar totalisht.

    Sipas kreut të qeverisë, në qershor nis projekti i madh i 6 mijë kilometrave rrugë rurale dhe rrugë dytësore të qyteteve tona. Berisha garantoi se Lushnja, Fieri, Korça, do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti, ndaj dhe i ftoi kryetarët e komunave të bëjnë të gjitha projektet për rrugët e rrugicat, në mënyrë që ato të asfaltohen, ndërsa bashkia të përballojë gjelbërimin e tyre. "Këtë 4-vjeçar, për rrugë, ura dhe autostrada të Shqipërisë do të investohen 1.4 miliard euro dhe dua t'ju garantoj se investimet që parashikohen në Fier, do të jenë nga më gjigandet në Ballkan. Fieri do të ketë miliarda dollarë investime në parkun e tij industrial, që do ta inaugurojmë bashkë me zotin Ferdinand Murati", u shpreh kreu i qeverisë dhe ftoi banorët e Fierit që 18 shkurtin ta shndërrojnë në festën e gjithsecilit, duke votuar si qytetarë të lirë. Lidhur me koalicionin e majtë, Berisha u shpreh se ai është koalicioni më i sfilitur. "Dua ta pyes sërish shokun Baftjar: kolegu yt në Patos është kandidat vetëm i Ramës së madh dhe i Ramës së vogël, sepse parlamentarët e PS-së mbështesin tjetër kandidat atje. Po ty, kush të mbështet? Thuaja mirë këtë socialistëve të Fierit, sepse Rama e thërrmoi PS-në dhe jam i bindur se pas këtyre zgjedhjeve, do të bëhesh dhe ti "kurban" i zgjedhjeve, dhe do të dalësh edhe ti në profesion të lirë si piktor", tha kryeministri Berisha dhe shprehu bindjen se mazhoranca do ta çojë Shqipërinë drejt integrimit europian.

    Berisha përuron poliklinikën e re të qytetit


    Gjatë vizitës në Fier, kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e poliklinikës së re të qytetit, që është investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 24 milion lekë të reja.

    Kryeministri Berisha vizitoi ambientet e reja të poliklinikës, e cila përfshin të gjitha specialitetet dhe është e pajisur me laboratorë modernë, ku në mënyrë të veçantë, kreu i qeverisë vlerësoi Laboratorin e Talasemisë, si laborator të niveleve bashkëkohore.

    Kryeministri Berisha u takua edhe me personelin, mjekët, infermierët e sanitarët, të cilëve u shprehu kënaqësinë për rikonstruksionin e kësaj poliklinike, e cila u shndërrua në një ndërtesë të re, e pajisur me mjete moderne dhe të standardeve për shërbimin ndaj qytetarëve. Kryeministri siguroi se qeveria i ka të gjitha potencialet, mundësitë dhe vullnetet që çdo institucion të rëndësishëm që i shërben njeriut dhe mirëqenies së tij, ta sjellë në standardet e kësaj poliklinike. Duke vlerësuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë që ka sektori i shëndetësisë për qytetarët, kryeministri u shpreh se qeveria është e angazhuar në dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë. "Ne vërtet e kemi nisur me rregullimin e rrugëve dhe të infrastrukturës, por ju siguroj se brenda mandatit do të kemi dyfishuar buxhetin për shëndetësinë, sikundër do të rrisim rrogat e punonjësve të shërbimit shëndetësor, të infermierëve, sanitareve, pasi e konsiderojmë të rëndësishme rritjen e rrogave të këtij sektori", deklaroi kreu i qeverisë. Në vijim, kryeministri u ndal në projektet e parashikuara për modernizimin e sistemit shëndetësor në vend. Sipas tij, një vend të posaçëm do të zërë ristrukturimi i reparteve të reanimacionit për spitalet pediatrike në rrethet më të mëdha të vendit si dhe modernizimi, në tërësi, në mjete dhe pajisje i rrjetit spitalor në shkallë vendi. Duke theksuar përparësinë absolute që ka kujdesi shëndetësor ndaj qytetarit, në bashkëbisedimin me drejtuesit, kryeministri kërkoi hartimin sa më parë të projektit për ristrukturimin e spitalit të Fierit. "Ju kërkoj që të bëni projektin e ristrukturimit të spitalit të Fierit, sepse më lëndohet zemra kur shoh spitale të rrënuara. Ne po ndërtojmë korridore të mëdha dhe vepra të mëdha publike, por mos mendoni se ka përparësi tjetër më të madhe sesa spitalet dhe shkollat", u shpreh kryeministri.

    Në kuadrin e përmirësimit dhe modernizimit të sistemit spitalor, kreu i qeverisë solli shembullin e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza", për të cilën qeveria disponon të gjitha mundësitë financiare që të shndërrohet në një qendër moderne të standardeve evropiane, me aparatura të kohës dhe me një personel të kualifikuar. Kryeministri Berisha premtoi se pas ristrukturimit të kësaj qendre, do të shndërrohen edhe të gjitha qendrat e tjera spitalore. Duke folur për hapat e ndërmarra nga qeveria për reformën në shëndetësi, kryeministri Berisha theksoi si tiparin më të rëndësishëm të saj, luftën kundër korrupsionit në radhët e bluzave të bardha dhe siguroi se qeveria do të japë mbështetje të plotë për një shërbim modern dhe të standardeve të larta për qytetarët. "Kjo reformë është e vështirë kudo, madje edhe në vendet me standarde të larta. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ne do të tërhiqemi nga reforma, përkundrazi, do ta vazhdojmë atë me shpejtësi. Edhe njëherë ju siguroj se do të keni një mbështetje të plotë të qeverisë, për një shërbim modern dhe të standardeve të larta për qytetarët", tha kryeministri. Gjithashtu, ai shtroi nevojën urgjente për të ndryshuar me shpejtësi qëndrimin ndaj mjedisit, i cili po gllabëron jetë njerëzish si rezultat i ndotjes së thellë. "Dikur, Elbasani konsiderohej si qyteti më i ndotur, por, për fat të keq, tani ky qytet është Tirana dhe kjo për shkak të papërgjegjshmërisë njerëzore të autoriteteve vendore", theksoi kryeministri Berisha dhe shtoi se duhet të merren masa të rrepta për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.


    Anila Shamku





    Kryeministri Berisha shprehet për fitore të thellë të kandidatëve të koalicionit të djathtë në mbarë vendin


    Lushnja në shesh për Florian Danin


    Kryeministri Sali Berisha, gjatë një mitingu entuziast në qytetin e Lushnjes, shprehu sigurinë për fitoren e thellë të kandidatëve të koalicionit të djathtë në mbarë vendin, në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit. Kreu i qeverisë u tha mijëra banorëve të Lushnjes që kishin mbushur sheshin, se me praninë e tyre në këtë shesh, ata i faktojnë Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë se më 18 shkurt fitorja është e tyre, është e Florian Danit, kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e qytetit. Kryeministri Berisha garantoi banorët se çdo votë për kandidatin e koalicionit të djathtë, Florian Dani, do të jetë votë për rritjen e pensioneve e rrogave të tyre dhe premtoi se do ta mbështesë atë në çdo projekt të tij për të ndryshuar jetën e qytetarëve të Lushnjes. "Florian Dani përfaqëson koalicionin më të madh të partive politike. Përballë tij është kandidati i koalicionit të copëtuar. Ju e shikoni Edvin Ramën se si e shformoi PS-në si askush në historine e saj. E gjithë fushata e tyre u shndërrua në një betejë të egër dhe të pamëshirshme. Të duket se kandidatët e të majtës janë vetëm kandidatët e Ramës së madh dhe Ramës së vogël", tha kryeministri Berisha, duke iu referuar koalicionit të forcave të majta. Gjatë fjalës së tij drejtuar banorëve të Lushnjes, Berisha premtoi gjithashtu se qeveria do të mbështesë kryetarët e komunave të Divjakës dhe të bashkive të tjera në të gjitha projektet për përmirësimin e jetesës, për të krijuar kushtet, infrastrukturën, shkollat, furnizimin me ujë, për të përmirësuar jetën kulturore, shërbimin shëndetësor dhe çdo gjë që ka lidhje me jetën e qytetarëve. "Ne hapëm dyert e universiteteve, themeluam Universitetin "Aleksandër Moisiu", hapëm degën Ekonomike në Sarandë dhe së shpejti, universiteti i Myzeqesë do të hapë dyert në Lushnje", premtoi kreu i qeverisë. Në vijim, kryeministri Berisha, duke e lidhur ditën e vizitës së tij në Lushnje me festën e Shën Valentinit, u shpreh se nuk ka forcë më të madhe se dashuria për të realizuar qëllimet tona fisnike. "Këtë ditë të Shën Valentinit, ne njohim fitoren e radhës, të të gjithë atyre që besojnë tek dashuria dhe vlerat e saj, tek familja dhe vlerat e saj të patjetërsueshme, që besojnë tek njëri-tjetri, që besojnë tek Zoti, qyteti, fshati dhe vendi i tyre", u shpreh kreu i qeverisë. Berisha, gjatë fjalës së tij, u shpreh gjithashtu se ai vjen në Lushnje për të ndërmarrë angazhime dhe për t'i shndërruar ato në realitet. Sipas tij, premtimi i para 17 muajve për luftë kundër krimit të organizuar u mbajt dhe si rezultat u çlirua e gjithë Shqipëria nga bandat dhe krimi. Po ashtu, kryeministri Berisha vlerësoi dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit, dhe shtoi se si rezultat i kësaj lufte janë arritur të shpëtohen qindra milion euro, të cilat u përdorën për rritje rrogash, pensionesh, etj. Ndërsa lidhur me investimet që do të bëhen në të ardhmen, Berisha informoi se gjatë këtij 4-vjeçari, investimet dhe shpenzimet për arsimin do të mbidyfishohen. "Ne do të investojmë një sistem shkollash dhe konvikte moderne, që çdo fëmijë që mbaron shkollën 9-vjecare, të mundet të vazhdojë shkollën e mesme, që çdo i ri që mbaron shkollën e mesme, të mund të ndjekë universitetin. "Shqipëria në shkollë" - është motoja jonë", theksoi kryeministri Berisha.

    Në vijim, ai u shpreh se këtë vit janë bërë investime të mëdha në vepra publike si, rrugë, autostrada, ura, porte, etj. "Ne jemi të vendosur ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja dhe ato vendase. Sot paradite, preva shiritin e autostradës Vlorë-Fier, ndërsa në qershor do të presim shiritin e by-pass-it të Fierit", tha kreu i qeverisë dhe premtoi se vepra të mëdha do të ndërtohen në 3-4 vitet e ardhshme në rrugët e Shqipërisë, me vlerë prej 1.4 miliard euro. "Nëse sot fillon projekti i 6 000 km rrugë dytësore dhe rurale në qytete, Myzeqeja do të jetë përfituesi i parë i këtij projekti, por asgjë nga këto nuk do të na shpërqëndrojë, nuk do të na i heqë sytë nga hallet tuaja, problemet e pensionistëve tanë, të grave shqiptare", deklaroi Berisha. Sipas tij, një rëndësi të veçantë do të kenë edhe investimet në energji dhe informoi se mbi 1 miliard do të jenë investimet që do të bëhen gjatë këtij katërvjeçari në këtë fushë. Në këto investime përfshihen dhjetra hidrocentrale të vogla dhe të mesme, që do të nisin punimet deri në fund të këtij viti, si dhe disa termocentrale që do të ndërtohen në disa rrethe të vendit. Në përfundim të fjalës drejtuar banorëve të Lushnjes, kryeministri Berisha bëri thirrje që në 18 shkurt të gjithë të marrin pjesë në votime dhe mbi të gjitha, të votojnë me dinjitet, sepse18 shkurti është dita kur secili do të dëshmojë vlerat e tij qytetare.


    Anila Shamku

  2. #352
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga B-16
    Nje keshille: Po merre thyeje ate pocin e kristalte se le nam ketu ne forum...apo ta ka dhuruar Berisha dhe nuk ndahesh dot prej tij (shiko po ta them hapur...ndonjehere perdor ironi ne shkrimet e mia, se mos keqkuptohemi jo per gje)...Shiko jam kurioz te di se cila ishte shprehja qe me karakterizon nga ana kulturor se nuk po e marr vesh...Dyshimet mbeten dyshime...faktet jane koktrashe...edhe une ketu po kembengul...kot nuk thote populli kapesh pas cikerrimave...une te ve ne dukje fakte, qe ti me dashamiresine tende nuk perton ti serviresh ne forum, rreth injorances tende pa kufij:
    Ti ke shkruar...............Shkruhet
    shum...........................shume
    pergjegje.................... pergjigje
    tuja..............................e tua
    kadegoria....................kategoria
    deportojne...................depertojne(sa per kujtese; Hitleri ka urdherua DEPORTIME masive te hebrejve)
    gjith..............................gjithe
    her................................her
    me qenese....................meqenese
    hillur..............................hidhur
    Faktet jane koktrasha...une thjesht te sugjeroj te keshillohesh me nje logopedist per te zgjidhur ate problemin tend rreth ngaterrimit kembengules se fonemes DH me fonemen LL...fakt shqetesues per ty, qe te shtyn te mbyllesh syte kur flet vete per te mos pare nenqeshjet e te tjereve me ty...ketu kushdo mund ta kuptoje fare mire se kush mund ta kete degjuar emrin e universitetit "La Sapienza" gjekundi, poshte e perpjete dhe kush ne fakt e frekuenton dite per dite...
    P.S: Do te isha i gatshem t'Ju shpjegoja kuptimin e fjales LOGOPEDIST dhe me se ka te beje...por qe te mos dukesh i paditur dhe i pa kulturuar te keshilloj te hedhesh nje sy ne Wikipedia
    e kuptoj drejt shqetsimin tend prej miopi!
    nga qe nuk je ne gjendje te debatosh rreth temes qe eshte hapur duke sjedhur argumente apo kundra argumente tuja,ate here fillon dhe na ben si i ditur duke bere diktim ne ato qe une shkruaj.keto gjera qe ti i quan gabime ne drejtshkrim i kemi bere qe ne klasen e pare fillore,dhe po te hyja te beja diktimin e shkrimeve tuaja mund te gjeja me qindra gabime te tilla!por thelbi i debatit per te cilin eshte ngritur nuk eshte ky,prandaj permbaju temes dhe mos devijo duke konfirmuar pa aftesin tende ne debat!por per te mbushur mendjen ty se sa ke fituar nga universiteti i famshem qe ti gjoja frekunton mjafton te lexosh ato brockullat e tuja dhe etiken tende me te cilen komunikon!

  3. #353
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Letër e Hapur drejtuar Z. Edi Rama

    Miss Albania dhe Edi Rama

    Gentiana Ramadani


    I dashur Z. Rama, në mbrëmjen e 13 Shkurtit keni qenë i ftuar në
    emisionin televiziv, Studio e Hapur, të gazetarit Gerti Shella, në News 24
    TV (një televizion që e respektoj). Përveç monologut tuaj, përrallor, ju
    ishit përballë edhe një paneli nga fusha të ndryshme të shoqërisë për t`iu
    drejtuar nga një pyetje në lidhje me atë se çfarë keni bërë ju si kryetar
    bashkie në Tiranë në këto 6 vjet. Sigurisht, përgjigjet që ju dhatë nuk
    kishin asnjë lidhje me pyetjet që u shtruan, por nuk arrij të kuptoj Z.
    Rama se deri kur ju do vazhdoni të mendoni se keni të drejtë të fyeni dhe
    të ironizoni inteligjencën apo titujt e gjithsekujt në këtë shoqëri. Nëse
    nuk jeni i qartë për çfarë po flas, më lejoni t`jua kujtoj.
    dashur Z. Rama, para dy ditësh isha e ftuar ashtu sikurse edhe ju, në
    këtë emision, si përfaqësuese e shoqërisë civile për t`ju bërë një pyetje,
    të cilën unë e gjykoja të arsyeshme dhe me baza për punën që kryej. Jo
    vetëm nuk mora përgjigje, jo vetëm e devijuat bisedën, ashtu siç juve dhe
    institucionit tuaj ju interesonte, por së bashku me ironizimin që i bëtë
    një titullit tim të fituar në adoleshencë, ju më fyet publikisht, duke
    thënë se Miss Albania nuk ka informacion për këtë çështje, kur në fakt,
    nuk isha e ftuar si miss Albania. Po të isha si e tillë, sigurisht pyetja
    ime do ishte tjetër, ndoshta për monopolin e sponsorizimeve kulturore, (ku
    ju siguroj se edhe këtu kam informacion).
    Atëherë, për t`ju thënë juve se në radhë të parë isha aty si një
    drejtuese e një prej OJF në Tiranë, do thoja të suksesshme dhe kam plot
    informacion, sigurisht nuk mund të mohoj edhe titullin e Miss-it, i cili
    nuk më ka penguar asnjëherë të kultivoj dijet e mia, veçanërisht ato në
    fushë gender, po ju shtroj edhe njëherë pyetjen, njëkohësisht po jap edhe
    përgjigjen, gjë të cilën duhet ta bënit ju gjatë emisionit.

    Pyetja: Z. Rama, ju nuk keni patur një strategji të veçantë në Bashkinë
    e Tiranës për parandalimin e dhunës në familje apo për të njohur shërbimet
    mbështetëse, sikurse janë strehëzat apo qendrat ditore për grupet
    vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat e trafikuara apo të dhunura. Më
    duhet të theksoj se kjo është një nga detyrat qendrore që ka sektori i
    shërbimeve sociale pranë institucionit që ju drejtoni. Konkretisht, çfarë
    keni bërë ju për këtë grup në nevojë, pra, gratë dhe vajzat e trafikuara
    dhe të dhunura? Çfarë programesh sensibilizuese keni realizuar në këto 6
    vjet?
    Atëherë, ju them unë se çfarë është bërë. Asgjë.

    Ju keni vetëm një plan veprimi në kuadër bashkie, të ndarë në katër
    faza, i cili ka mbetur në kuadrin e një cope letre të shkruar dhe të
    parealizuar.
    Faza e parë e këtij plani, është, Ndërgjegjësimi i komunitetit (këtu
    është realizuar vetëm një projekt 6- mujor në shkollën “Myslym Keta”,
    shpërndarje dhe fletëpalosje)
    Faza e dytë është Legjislacioni (Bashkia Tiranë për këtë pikë ka
    organizuar vetëm disa tryeza të rrumbullakta, pra, biseda)
    Faza e tretë, Integrimi-formimet profesionale, por jo vetëm. Kjo pikë
    ka të bëjë me ngritjen e qendrave ditore dhe rezidenciale (këtu ka vetëm
    një qendër për fëmijë Every Child, që nuk i përket target grupit që unë ju
    kam pyetur, pra, gratë dhe vajzat e trafikuara dhe të dhunuara, po edhe
    sikur, vetëm një qendër për fëmijë nuk mjafton, aq më tepër me fondet e
    Bankës Botërore)
    Faza katër, është studimi lidhur me dhunën në familje. (Edhe këtu
    gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve dhe asnjë qendër apo mbështetje
    sociale për këtë grup në nevojë nuk është ngritur që të ofrojë shërbim. Të
    gjitha shërbimet ekzistuese janë projekte të OJF-ve që mbahen nga donatorë
    të huaj)
    Siç e sheh pra Z. Rama, ju nuk keni bërë asgjë konkrete në lidhje me
    politikat sociale në sektorin e shërbimeve sociale në bashki. Për më tepër
    kjo është dhe kompetence e qeverisjes vendore, e miratuar me ligj nr.
    8652, dt 31.07 .2000, ‘Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes
    vendore’. Ekzaktësisht, neni 72 në Fushën e rendit dhe mbrojtjes civile,
    pika c), ku ju tregon juve se keni përgjegjësi direkte për kujdesin
    social, zbutjen e varfërisë, si dhe garantimin e funksionimit të
    institucioneve përkatëse. Apo ligji nr. 9355, dt 10.03.2005-së ‘Për ndihmë
    dhe shërbimet Shoqërore’ neni 1 pika 2, ku ju bën me dije ju si
    institucion përveç të tjerash, të krijoni mundësi për integrimin dhe
    sigurimin e një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e
    jetesës së komunitetit.
    Pra, deri më tani, nuk ka asnjë punë konkrete për parandalimin e dhunës
    në familje, në njësinë kundër dhunës ndaj grave, si pjesë e sektorit të
    barazisë gjinore në Bashki. Nuk ekziston asnjë qendër apo strehëz e
    ngritur nga Bashkia Tiranë, qendra këshillimi apo avokatie (detyrë e juaja
    kjo) që të ofrojë shërbime mbështetëse, mbrojtjeje për gratë e dhunuara,
    shërbime shëndetësore apo juridike në Tiranë. Nëse ka, janë vetëm 2
    shtetërore, njëra është Qendra për pritjen e viktimave të trafikuara-
    Shërbimi Social Shtetëror ,si dhe IOM- Qendra për integrimin e viktimave
    të trafikut.
    Çdo strehëz apo qendër për mbrojtjen e grave dhe vajzave në nevojë,
    janë projekte të OJF-ve me financime të donatorëve të huaj.
    Meqë, ju së bashku me gazetarin aspak profesionist, u morët rreth 7
    minuta me dilemën që ju kishte përfshirë të dyve, nëse jam apo jo një
    ish-miss, vendosët të kthenit një përgjigje, siç kurse keni bërë
    gjithmonë, duke fyer atë që keni përballë. Thatë se nuk kam aspak
    informacion për këtë çështje, (në fakt, po e shikoni sa informacion kam) u
    mjaftuat më këtë fyerje ndaj meje dhe vazhduat përrallën e zakonshme se ju
    jeni për barazi gjinore dhe si i tillë keni arritur të shtoni numrin e
    grave socialiste në radhët e partisë tuaj. Por gaboheni, i dashur, edhe
    pse nuk ishte kjo pyetja ime, ju më mirë se kushdo tjetër duhet ta dini,
    se sasia nuk përbën cilësi. Pas kësaj, ju mjaftoi edhe një buzëqeshje që
    kush e di se kush ju ka thënë se e keni edhe të bukur, së bashku me
    gazetarin që tregoi sa pak profesionist dhe i anshëm është, vazhduat si pa
    problem bisedën.
    I dashur zotëri, unë të them merre mbrasht atë buzëqeshje qe vetëm
    ushtarët tuaj në selinë rozë mund ta suportojnë, pasi unë nuk dua t`ia di
    se kush jeni ju në momentin që fyeni personalitetin, punën dhe sakrificën
    time. Fyeni një nga eksperiencat e mia më të bukura në kohën e
    adoleshencës, siç është marrja pjesë në një konkurs bukurie dhe që me
    krenari ju them se nuk më është dashur mua të zhvishem për të fituar votat
    e jurisë, paçka se në atë moshë gjithçka lejohet. Jeni ju ai që po
    përdorni fizikun, lakuriqësinë dhe ca dëshira të çuditshme dhe anormale,
    njerëzore në një moshë aspak të vogël, duke luajtur dhe rolin e viktimës
    si e si për të fituar votën e qytetarit tiranas.
    E pra, Z. Rama, jemi në vitin 2007-të dhe gjithkush nga ne ka patur
    shansin ta kalojë njëherë kufirin shqiptar. Asnjë shtet nuk e ka filluar
    evropianizimin e tij nga mbjellja e një parku, lyerja e ca palleve, apo
    vendosja e një stoli. Gjithçka fillon me komunikimin (që ju ju mungon),
    kujdesin social ndaj komunitetit që ju voton, kulturën dhe respektin që
    duhet të ketë një udhëheqës apo lider për qytetarin e vet


    Drejtuese e shoqatës “Gratë Mbështesin Gratë”

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Cfar gafe beri Olldashi qe degjoi Saliun dhe la mandatin dhe imunitetin e deputetit per nje mision te pamundur

    Brenda shkurtit do ta shihni me pranga

    Pastaj burgu per burrat eshte
    ja keni then ate muhabetin e sapunit???

  5. #355
    Qëllohet me arme zjarri shtabi elektoral i LSI-se ne Topoje te Fierit

    13:01 15/02/07




    Shtabi electoral i LSI i komunës Topojë në rrethin e Fierit ku kandidon per kryetar komune Sotir Zarka eshte qelluar me arme ne oret e para te mengjesit te se enjtes.

    Ngjarja ka shenuar keshtu nje tjeter incident ne ditet e fundit te kesaj fushate elektorale. Sipas Sotir Zarkes kandidat i LSI, i mbeshtetur nga gjithe opozita e bashkuara, keto sulme kane qellime politike dhe jane veper e rivaleve te tij ne kete gare.

    Zarka akuzon njerez te lidhur me kandidatin rival Vladimir Semini per presionin qe kane ushtruar gjate gjithe kesaj jave mbi mbeshtetesit dhe shtabin e tij elektoral.

    Kandidati Zarka dhe mbeshtetesit e tij jane qelluar me arme nga persona ende te paidentifikuar nga policia pasi kishin dale nga nje takim me nje nje prej drejtuesve te LSI, Dritan Prifti rreth mesnates duke u gdhire e enjte.

    A.P

    Uroj te mos kemi gjakderdhje per diten e votimeve pasi mesa duket gjendja eshte shume e nxehte nga te dyja palet.Po i bejn keto zgjedhje me keq se cpo behet per pavarsin e Kosoves.
    Turp dhe faqe e zez per te gjithe ne, dhe pastaj themi ''Proud to be Albanian'' mjer mejr.

  6. #356
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga Antimafia


    Mitingu i PD ne Lushnje me 14 Shkurt 2007
    Eshte puna e Olldashit, qe ben Lushnjen te dale me pleq e me kalamaqer per te duartrokitur qeverine antimafie.

    Po keta cfar kan qe duartrokasin dhe jan mbledhuar atje?Duartrokasin se skan drita?

    Lere antimafia as 20% sjan lushnjar aty.Maloket e Sales jan qe marin nga 20mije lek qe te mblidhen ku ka mitingje PD.
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403


    Kush e gjen se kujt i ngjan ky burri?

  8. #358
    Senior Member Maska e IL_DON
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    ne mal
    Postime
    163
    Me sa po shikoj shumica ketu shkruajne nga jasht shqiperise duke bere komentet e tyre. Do ishte mire qe keto qe jane jasht vendit as mos te perzihen fare ne keto muhabete politike sepse ato e kane "kryp djathin", drita 24/7 kane, uje 24/7 kane dhe shkruajne ketu ne forum duke bere copy-paste gazeta te djathta e te majta. Prandaj lereni qe debatin per kryetar bashkie ta bejne njerezit e qytetit te tiranes se ju qe jeni larg shqiperise dhe ato qe jane nga rrethet e tjera jane OUT ne kete debat politik.
    Dhe si perfundim "KU TA KENE" te gjithe politikaneve duke fillluar nga Sala e Fatosi e te tjere me rradhe.

    BOJKOTI DO ISHTE NJE GJE SHUME E MIRE PER TI THENE NJE HERE E MIRE POLITIKES SHQIPTARE QE ESHTE NJE POLITIKE "KÜRVÄSH" ( fus ne kete mes dhe ato militantet e te dy kraheve )
    GABIM 404

  9. #359
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga cipani

    Ka ndonjeri ndoje foto tjeter ,''like rama nudo'',psh me Meten o gjinushin se sdhe ata do ishin mja interresane.derri pjell derr ,,,,,,

    E KE TEKE GAZETA TEMA E DITES SE SOTME,KU DUKEN SHUME QARTE SE ESHTE NE PLAZHE PUBLIK KU PREVES EDUSHKA POZON NUDO,NEN KUJDESIN E GRUPIT POLITIK SOCJALLIST DHE TE FORUMISTAVE TE FORUMIT .

  10. #360
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga IL_DON
    Me sa po shikoj shumica ketu shkruajne nga jasht shqiperise duke bere komentet e tyre. Do ishte mire qe keto qe jane jasht vendit as mos te perzihen fare ne keto muhabete politike sepse ato e kane "kryp djathin", drita 24/7 kane, uje 24/7 kane dhe shkruajne ketu ne forum duke bere copy-paste gazeta te djathta e te majta. Prandaj lereni qe debatin per kryetar bashkie ta bejne njerezit e qytetit te tiranes se ju qe jeni larg shqiperise dhe ato qe jane nga rrethet e tjera jane OUT ne kete debat politik.
    Dhe si perfundim "KU TA KENE" te gjithe politikaneve duke fillluar nga Sala e Fatosi e te tjere me rradhe.

    BOJKOTI DO ISHTE NJE GJE SHUME E MIRE PER TI THENE NJE HERE E MIRE POLITIKES SHQIPTARE QE ESHTE NJE POLITIKE "KÜRVÄSH" ( fus ne kete mes dhe ato militantet e te dy kraheve )
    Ne ky forum na ka ngel; me sa di une ato qe jane jasht e drejtojne dhe e runnig; Pse jemi NE jasht kufijve hani ju aty brenda kufijve.
    Ty po nuk te pelqeu "merr salvaxhenten e dil ne breg", me nje fjale shko me na nji forum tjeter.
    Ne skemi ku shkojme ........ jemi stuck ketu........

Faqja 36 prej 57 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •