Close
Faqja 3 prej 57 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 565
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Per mendimin tim Tirana ka nevoje per Olldashin dhe vizionin e tij per te. Edi Rama pati gjithe kete kohe ne dore dhe megjithese kishte dhe qeverine socialiste kaq mundi te beje, mos valle mendoni se do te beje me shume me qeveri Demokratike. Mqs koken i vume Demokratike (Qeveria) mire eshte ti veme dhe krahe(pushtetin lokal) Shqiponjes qe te mund te fluturoje se po qene nje ashtu nje ashtu asgje nuk do te behet. Do ca kohe me shume qe Shqiperia te arije ne nivelin e Europes apo Amerikes persa i perket funksionimit te shtetit pavaresisht nga dominimi i pushtetit nga nje force apo nje tjeter.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tahir shalsi ..mo u nxe..
    pellumbi ka vrare njerez .. kurse i vellai ..lirimi ka futur ne burgje dynjane..


    ---


    ja sipunon policia me olldashin ne krye:

    shekulli

    Gëzim Lulo është arrestuar dje në Follorinë të Greqisë nga një grup i përbashkët shqiptaro-grek

    Kapet i akuzuari për vrasjen e parukieres

    Alibia e Lulos : Kam qenë në Greqi natën e vrasjes. Prençi : Së shpejti ekstradimi i autorit

    Bardha Nergjoni

    ELBASAN-Gëzim Lulo, i dyshuari kryesor për vrasjen e Trëndafile Omerit dhe plagosjen e kunatës së saj është rrethuar gjatë gjithë natës dhe ka përfunduar në pranga, në orët e para të mëngjesit në lagjen e quajtur Klitro të Follorinës në Greqi. Operacioni është zhvilluar nga një grup agjentësh të policisë shqiptare, në bashkëpunim me një patrullë greke. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se të shtunën, një grup oficerësh, nën drejtimin e drejtorit Shemsi Prençi janë nisur për në Greqi, ku mësohet se qëndronte i akuzuari kryesor për vrasjen e ndodhur në afërsi të fshatit Skroskë të Librazhdit. Dëshmia e të mbijetuarës, Klodiana Omeri ka ndihmuar policinë të bëjë verifikimet e duhura, duke konfirmuar se mbrëmjen e krimit Gëzim Lulo kishte kaluar së bashku me bashkëshorten në Greqi, pa e ditur se një prej femrave që kishte sulmuar ishte gjallë. Duke mos u arratisur, por duke qëndruar pranë familjes, Lulo mësohet se ka ngritur një alibi për qëndrimin e tij në Greqi, në kohën kur është kryer krimi. Megjithatë, policia e Elbasanit zotëron provat dhe dëshminë kryesore që vërteton autorësinë e tij në vrasjen e parukieres Trëndafile Omeri.
    Arrestimi
    Drejtori i policisë së Elbasanit, Shemsi Prençi, ka ndjekur vetë aksionin e zhvilluar për kapjen e Lulos në Follorinë të Greqisë. Sipas tij, Gëzim Lulo është kthyer mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.00 në banesën ku qëndronte familja e tij dhe gjatë gjithë natës, kjo banesë ka qëndruar e rrethuar në distancë nga efektiva të policisë shqiptare e greke. Aksioni ishte organizuar për kapjen e Lulos si dhe ishin llogaritur të gjitha rrugët e mundshme për tentativën e arratisjes. Gjithashtu, është marrë parasysh fakti se mund të ishte i armatosur dhe të reagonte ndaj policisë. Rreth orës 7.00 të mëngjesit të djeshëm, policët kanë hyrë në banesë dhe kanë arrestuar 47-vjeçarin, i cili nuk ka bërë rezistencë. Prençi ka deklaruar dje për mediat se ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
    Dëshmia
    “Kot më keni kapur, pasi unë nuk kam bërë asgjë. Ditën që ju thoni se ka ndodhur vrasja, unë kam qenë me familjen time, këtu në Greqi”,-ka qenë alibia e Gëzim Lulos për policinë, në momentin e arrestimit. Prençi deklaroi se 47 -vjeçari është shoqëruar në Kozanë, ku do të bëhet një seancë gjyqësore për ekstradimin e tij dhe më pas policia e Elbasanit do të sjellë në Shqipëri të dyshuarin kryesor për vrasjen e 25- vjeçares Trëndafile Omeri dhe plagosjen e kunatës së saj, Klodianës. Kjo e fundit konsiderohet si dëshmitare kryesore, pasi ka mundur ta njohë atë pasi I ka hequr maskën. Sipas zv. drejtorit Viktor Agaj, kapja e autorit do të thotë një rezultat mjaft pozitiv për policinë e Elbasanit. Brenda këtij viti, janë mundur të zbulohen të gjitha krimet e rënda. Kështu, 8 vrasjet e regjistruara kanë tashmë autorët e indentifikuar dhe pjesa më e madhe janë arrestuar.





    29/11/2006

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Avash o patriot,
    Si e krahason Tiranen me qytetet evropiane.

    Edi Rama nuk kishte per detyre qe ta bente Tiranen Evrope brenda 6 viteve. Jo per gje por qyteteve evropiane u jane deshur dekada te tera per te ardhur ketu ku jane sot. Plus Tirana e filloi nga zeroja zhvillimin duke konsideruar Tiranen e 92-shit. Rama kishte per detyre ta nxirrte Tiranen nga llumi edhe pastaj ta nisi per ne rrugen drejt Evropes. Per te arritur Evropen do na duhet ca kohe edhe shume pune. Si mendon ti?
    Une besoj se Rama ka bere nje pune shume te mire deri tani.

    Me qe ra fjala kush eshte ky Olldashi?
    A e njef njeri kete person?
    Cfare vizioni paska ky?



    Citim Postuar më parë nga skampin
    po ti çne me Edi Ramen o patriot(e) apo kujton se ke ba nai gja te mire Edi atje?
    po ta krahasosh Tiranen me qytetet evropiane nuk ka asgja te perbashket se jan ndertuar gjerat pa plan dhe kjo do ti kushtoje ne te ardhmen.ma mire ta kishte lan me kioska se hiqen me nje aksion se sa ashtu si e ka ba ai palla.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po çar te mendoj pallate pa garazhe lagje pa lulishte ndertime pa plan pislluk i madh etj etj.un nuk thashe se per 6 vjet do behej evrop po te pakten te hidhen bazat per nje qytet modern por ky palla ka ndertuar kot me kot(ka dhene leje ndertimi)dhe kur te vije koha qe te prishen nuk do jete si me kjoskat por do ti djegi mire shtetit dhe popullit bashke.un kam blere shtepi aty dhe nuk kam letra se ai qe ka ndertuar pallatin ka bere dy kate ma teper dhe sja japin hipoteken,kjo eshte Tirana,dhe sa per ato gjera qe mund te kete regulluar jane sa per sy e faqe se gjith ai lek qe eshte dhene duhet justifikuar apo jo.dhe tjetra ai ka fituar dy here por ne jemi mesuar qe ne kohe te xhaxhit te shofim nja 10 fytyra gjithe jeten ne poshtet.prandaj un jam i mendimit qe te qerohet ai dhe disa te tjere si puna atije palles me fjalor rruge nga pushteti se na e kan ça ......
    Olldashi duket shume energjik dhe kam shprese se do beje diçka me mire se ky homsi qe eshte bere dhe kryetar i ps

  5. #25
    Student
    Anëtarësuar
    07-02-2003
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    15
    Duhet te jemi krenar qe kemi keto pushtetar se duke pare mendimet qe ka ky popull normale qe na pershtate. Une mund te kuptoj pafajsin e popullit te thjeshte qe jane pak a shume te paditur dhe shkojne nga shko turma, po qe te lexoj keto mendime nga njerez qe jane te shkolluar dhe dine te lexojne dhe te perdorin kompjuterin eshte per te ardhur keq.
    Gjuha qe perdoret eshte prej militatesh njeri me lart thote qe eshte mafioz Edi Rama se ka lyer pallatet ngjyra ngjyra?! Te pakten tani i shef me sy ato pallate keq mir i shef me perpara as nuk i hidhje syte me i pa.
    Pastaj sa per Olldashin eshte shpejt akoma te flasim per arritjet e tij por vetem nje gje duhet te kemi parasysh per deklarten e tij qe mbeshte kanditaren e Fatos Nanos per president ky eshte kulmi thame se e shporrem njehere e pergjithmon por nuk besoj se do jete e thjeshte perderisa ka akoma politikan qe mendojne per kete popull dhe na e bejne prape dhurate.
    Pastaj dhe nje gje tjeter qe doja tju kujtoja me Olldashin para me shume 3 vjetesh Olldashi kryesoj nje komision parlamentar per te gjykuar punen e Edi Rames dhe kush e ka ndjekur e di shume mire cilat ishin rezultate e atij komisioni dmth 0. Ishin vetem llafe dhe nuk arriten me vertetu asgje. Ky na qeka personi qe doni per Tiranen ?!
    Shpresoj se Tironsit do dijne te votojne me mend kesaj rradhe dhe jo si votuan ne 2005 qe ishte vote kunder Fatos Nanos dhe jo per te ve ne krye te vendit Dr. Berishen nje person qe na ka premtu parajsen po po na co ne ferr.
    Njeriu i edukuar mire, rri tek e dashura edhe vdes tek gruaja e tij.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja kush do votoj per Olldashin:

    1- Te gjithe ata qe votuan me 3 Korrik per aleancen e Djathte
    2- Pjesa me madhe e atyre qe perfitojne nga legalizimi, por qe deri me sot nuk e kishin emrin ne listen ose e kishin ne cepin tjeter te Tiranes dhe nuk e dinin.
    3- Pjesa me e madhe e emigranteve nga Greqia, qe ne saje te Berishes po fitojne lejeqendrimet ose dyshtetesine, te cileve greku ju ka lejuar te vijne per festa nga 15 Dhjetori deri me 31 Janar , pa frike se mos humbasin dokumentat
    4- Te gjithe ata te majte qe po presin dhe po punojne per rikthimin e Nanos ne krye te PS
    5-Pjesa me e madhe e pensionisteve, qe per here te pare do shkojne te terheqin pervec pensionit te deritanishem edhe gjith krenari nje gjeldeti pothuajse 10 kg (rreth 50$).
    6- Le te themi 500-1000 Xhuveliste dhe 1000-2000 grekofon

    -------------------------------------------------------------------------------------
    Shuma e pergjithshme: Olldashi fiton me 5000 vota diference


    Hajt Tung

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 30/11/2006, ora


    Kryetari i zi i Natës së Bardhë



    Për të fundit herë, Edvini i bashkisë demaskohet si Kryetari i Zi i kryeqytetit, i cili s’u del dot qytetarëve përballë ditën, por kërkon t’i marrë peng në zdërhallje si mish për top kundër reformave. Me trashëgiminë e Haxhi Qamilit, ai mori mbrëmë peng kryeqytetin dhe e mbushi me kaos, ndalesa e vija të bardha, por pensionistët, të pastrehët, veteranët dhe rinia nuk i janë bashkuar apelit për orgji antiqeveritare të Kryetarit të Zi. Dje ishte hera e fundit e një feste mashtruese të stilit sovjetik për kryeqytetin shqiptar. Por edhe për abuzimet e djeshme, zgjedhësit do të duhet t’ia kërkojnë faturën kryetarit të zi në detyrë.



    Dikur, komandanti legjendar i ithtarëve të sotëm flokëbardhë të Edvinit, i priste ata në ditën e “festës të çlirimit” në sarajet e uzurpuara dhe i nxiste “shkeleni qylymin pa droje, se i Vërlacit është...”. Duke imituar tabiatet e idhullit të tij, Edvini ka ftuar të njëjtin takëm “shkelësish” dhe pjellën e tyre që të vizitojnë sarajet e pushtetit, simbolikë me të cilën synon t’u japë zemër që të bëjnë të pamundurën për të përjetësuar pushtetin e tij në bashkinë që është shndërruar në çifligun më të majmë për të pjellë pasuri. Ndërkohë që në Serbi, ish-partizanët e Rankoviçit pijnë shlivovicë dhe këndojnë këngë me thirrje-tekste vrastare, apo këngët e Goran Bregoviçit me kallash në vend të kitarës, veteranët e Edvinit këndojnë të njëjtat këngë ndërsa dixhejtë e bashkisë përcjellin të njëjtat këngë për nipat dhe mbesat e po të njëjtëve shallkuqa. Ata që dikur vranë Shaban Polluzhën bashkë me partizanët e Rankoviçit, dje nderuan Adem Jasharin, tw tubuar nga Edvini!

    Gjatë kremtimeve tw “Natws sw bardhw”, të binte në sy fakti se për muzikë popullore në shumicë u servir muzikë sllave me tekste të shqipëruara, që u shit për muzikë popullore tradicionale. Gjithkund shihje ylberistë në kërkim të shiringave dhe rrëzave. Sponsorizimet pa fund nuk e zbardhnin dot fytyrën (politike) të kryetarit të zi të kryeqytetit tonë, atij që iu numëruan në parlament gjatë 2003-it të gjitha zullumet e kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë, atij që na blatoi moduli i korrupsionit, si një sistem që funksionoi për ta zhdukur krejt hapësirën e gjelbër të kryeqytetit dhe për ta shndërruar në një bunker betoni i cili jepet me qira gjobash. Kryetari i zi i kryeqytetit nuk zbardhet dot gjatë ditës, pasi nuk del dot përpara të pastrehëve që i ka mashtruar për gjashtë vjet me radhë, nuk del dot para pensionistëve që i mashtroi disa vite rresh me autobusët që s’u bënë kurrë falas e me kafetë 200 lekëshe që u dhanë vetëm ditën kur Edvini vetë i shoqëroi. Ky kryetari i zi nuk e ka shumë për zemër ditën, pasi spikat me nxirjen që u ka bërë xhepave të Tiranës, prandaj edhe zezonën përpiqet ta funksionalizojë me Natën e Bardhë, simbolikën tipike sovjetike, të cilën e kanë përvetësuar edhe disa bashki perëndimore, por me nocionin e festimeve të përbashkëta dhe jo me nocionin e përdorimit politik të zbardhjes. Duhen hetuar e gjithë tipologjia e sjelljes së Kryetarit të Zi në Natën e Bardhë të mbrëmshme të kryeqytetit. Në filozofinë e kaosit të përgjithshëm që mbolli, e cila nuk kishte kurrfarë lehtësie festive, e vetmja gjë e bardhë e Natës së Bardhë, ishin vijat e bardha të ndalesave, për njerëzit, makinat dhe rrjedhjen normale të jetës. Tipologjia e Natës së Bardhë, si përballje me institucionet, me strukturat shtetërore, merrte shembull nga të gjitha lëvizjet haxhiqamiliste të shekullit të kaluar, është një përpjekje për të lidhur një aleancë të poshtër me masën amorfe, që shumë vonë mund ta kuptojë se është përdorur. Mbrëmë kryetari i Zi mori dështimin e parë, kur s’mundi ta përdorë popullin e kryeqytetit si mish për top në përballjen e vet me qeverinë, kur s’mundi ta maskojë fytyrën e vet nën duhmën e zdërhalljes, e natyrisht edhe kur s’mund të fshehë synimet e vërteta përtej trupimit të natës festive. Filozofia haxhiqamiliste pasqyrohet si një filozofi organike e kryetarit të Zi të Tiranës, prandaj edhe Nata e Bardhë e mbrëmshme ka kryer një funksion mirëfilli pozitiv: atë të një demaskimi të mbramë të kryetarit të zi të kryeqytetit.

    Re. Po.

    Data: 30/11/2006, ora

    Përkujtimi i ditëve të zeza me “natë të bardhë”



    Pak javë më parë, kur në Pezë organizohej një aheng i madh me rastin e 16 shtatorit, një televizion i Tiranës që merret gjithë ditën me lajme, intervistoi një të ri, që festonte, duke e pyetur se çfarë ishte dita e 16 shtatorit. I riu dha një përgjigje të menjëhershme, duke thënë se kjo datë ishte “çlirimi i Pezës”. Thënë ndryshe të gjithë ata që merrnin pjesë në ahengun e Pezës, përfshi këtu fjalimin e ndonjë politikani që ngjallte nostalgjitë për Enver Hoxhën, as që e kishin idenë për çfarë ishin mbledhur aty.

    E njëjta gjë po ndodh prej dy vjetësh edhe me atë që quhet “natë e bardhë”. Pjesëmarrësit as që e dinë se ç’është dhe ç’kuptim ka ajo. Qëllimi kryesor mbeten mbizotërimi i një grupi shoqëror mbi një tjetër. 28 nëntori – dita e krijimit të shtetit shqiptar, nuk përkujtohet sa duhet, ndërsa kërkohet që patjetër të ngelet 29 nëntori – dita e vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

    PKSH, gjatë luftës, nuk mendoi për ndarjen e pushtetit me forcat e tjera politike, pasi për komunistët, pushteti është mbi gjithçka. Ajo që duket të vihet në vend është saktësimi i disa termave që përdoren, të mbetur nga regjimi i kaluar. Për fat të keq, në Shqipëri, asnjëherë nuk ka pasur luftë nacionalçlirimtare. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të mohohet nga askush, pasi luftë nacionalçlirimtare do të thotë që, në të gjithë hapësirën etnike shqiptare, të niste një luftë që të synonte krijimin e një shteti etnik shqiptar, kundër shteteve që i kundërshtonin këto synime. Dhe një luftë e tillë mund të ishte më e përshtatshme jo në kushtet e një lufte të përbotshme. Për fat të keq, shqiptarët nuk kanë rast të tillë që, sigurisht, mund të sillte krenari kombëtare!

    Lufta tjetër është ajo ideologjike. Komunistët, gjatë luftës ishin hakmarrës edhe ndaj kundërshtarëve politikë, duke e shndërruar luftën, thjesht në një luftë ideologjike, ku ylli i kuq nuk i shqitet dot, as sot e kësaj dite.

    29 Nëntori është një datë historike për jugosllavët. Më 29 nëntor 1943, është mbajtur mbledhja e dytë e AVNOJ-t, ndërsa më 29 nëntor 1945, është shpallur Republika Popullore Federative Jugosllave nga Asambleja Kushtetuese Jugosllave. Kjo, sepse më 11 nëntor 1945 kishin organizuar zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të Jugosllavisë, ndërsa më 3 janar 1946, u përcaktua edhe fati përfundimtar i Kosovës. Kushtetuta e Republikës Socialiste të Serbisë doli në vitin 1947 dhe përcaktonte organizimin e qarkut autonom të Kosovës.

    Edhe vetë 29 nëntori u caktua me vonesë si ditë feste në Shqipëri. Në një mbledhje të Kryesisë së KANÇ-it për festat zyrtare, të datës 22 majit 1945, u injorua 29 nëntori si ditë feste, ndërsa shpalleshin të tilla, 16 Shtatori, 10 Korriku dhe 24 Maji (“Gazeta Zyrtare”, 16 qershor 1945). Vetëm në një mbledhje të 7 nëntorit 1945, u caktua si festë zyrtare 29 nëntori 1944.

    S'ka dyshim që, prej marsit 1944, ushtritë gjermane filluan të tërhiqeshin nga Ballkani dhe rrjedhimisht, edhe nga Shqipëria. Kjo e shpjegon edhe faktin pse jugu u vendit ishte braktisur kohë më parë nga kjo ushtri. Sigurisht, ushtria në fjalë nuk mund të qëndronte vetëm në Shqipëri. Çështja e vetëlargimit të një ushtrie të caktuar përveç në të gjitha kushtet kur ka ndodhur nuk është se përbën ndonjë krenari apo gjë tjetër të kësaj natyre.

    Në nëntor 1944, komunistët vendosën përfundimisht me dhunë pushtetin e tyre në Shqipëri dhe 29 nëntori është festë e tyre dhe jo e Shqipërisë. Si e tillë ajo mund të përbëjë "gëzim" për komunistët, duke qenë tragjedi për Shqipërinë. Vendosja e regjimit komunist këtë kohë e orientoi Shqipërinë nga lindja, duke i humbur 50-vjet kohë dhe duke i sjellë pasoja që nuk mund të korrigjohen as sot. Në këtë mënyrë për Shqipërinë filloi një ditë e zezë, që u pasua me muaj e vjet, për të sjellë që moment kur po kërkohet të përjetësohet me një "natë të bardhë", synimi i vetëm i të cilës është të mbajë lart nostalgjinë komuniste, si nostalgji krenarie.

    Teza e përhapur rëndom se fitorja e komunistëve i shërbeu radhitjes së vendit në radhën e fitimtarëve, nuk ka bazë. Kjo gjë ka si tregues të qartë, pranimin e Shqipërisë në OKB, 10 vjet pasi ishte vendosur regjimi komunist. Disa herë bëri përpjekje qeveria komuniste të anëtarësohej në OKB në vitet 1945 - 1955 dhe as ndihma e Baba Stalinit nuk bërë efekt për të anëtarësuar vendin në këtë organizëm.

    Do të ishte sesioni i 10-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 20 shtator 1955, që do merrte në shqyrtim kërkesën e vjetër të qeverisë komuniste. Ky rishqyrtim vinte pas disa ndryshimeve që kishin ndodhur, si vdekja e Stalinit, vizita e Hrushovit në Beograd, si dhe pas festimeve për 10-vjetorin e OKB-së, në qershor 1955, ku fuqitë e mëdha kishin lënë të kuptohej se ishin të gatshme të bënin kompromis për pranime të reja në OKB, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Çështja u rivotua më 14 dhjetor 1955 dhe votuan "pro" Shqipërisë, Brazili, Franca, Irani, Zelanda e Re, Peruja, Turqia, BS, dhe Britania e Madhe, ndërsa abstenuan Belgjika, Tajvani, e SHBA. Së fundi, projektrezoluta u miratua edhe në tërësi. Shqipëria u pranua në OKB, së bashku me Jordaninë, Irlandën, Portugalinë, Hungarinë, Italinë, Austrinë, Rumaninë, Bullgarinë, Finlandën, Cejlonin, Nepalin, Libinë, Kamboxhian, Laosin e Spanjën ("Bashkimi", 16 dhjetor 1955).

    Mund të shihet qartë se çfarë pozite kanë pasur këto shtete pas luftës.

    Vite më vonë, kur nuk kishte më nevojë të përdoreshin parullat demagogjike, Enver Hoxha do të pranonte publikisht, të vërtetën e madhe të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Në mbledhjen jubilare të zhvilluar me rastin e 40-vjetorit të krijimi të Frontit Demokratik të Shqipërisë, në sallën e Kuvendit Popullor, Enver Hoxha do të mbante fjalën e tij, ku do të theksonte:

    "Lufta nacionalçlirimtare dhe revolucioni, kishin për qëllim kryesor marrjen e pushtetit. Fati i Shqipërisë varej se kush do të merrte pushtetin. Pushtetin, ishim të bindur se do ta merrte populli, nën udhëheqjen e Partisë dhe të askujt tjetër" ("Zëri i Popullit", 16 shtator 1982).

    Re. Po.





    Data: 30/11/2006, ora

    Edhe Edi Rama e ka pranuar luftën civile



    Kryetari i sotëm i PS-së Edi Rama në vitet 1991 – 1992 ka qenë shumë i ashpër në qëndrime kundrejt viteve të luftës dhe diktaturës komuniste në Shqipëri. Në periudhën në fjalë kur as që mendohej që Edi do të ishte pasardhësi i Ramiz Alisë dhe Fatos Nanos në krye të PS-së, ai nuk ka nguruar të thotë se lufta kishte qenë një luftë civile, se Kongresi i Përmetit nuk ishte ai që thuhej deri atë çaste, se “Zërin e Popullit” ishte thjeshtë një “papagall”, etj. Por vitet do të bënin të vetën. Edi Rama do t’i ndryshonte mendimet e tij kur do të udhëhiqte tashme Partinë Socialiste, dhe për rrjedhojë duhet ndryshuar përsëri historia. Tani Edi na flet për “natë të bardhë”, pikërisht për natën që i solli Shqipërisë ditë të zeza, që i solli sundimin e një force mbi të tjerat, që i rrëzoi regjimin kapitalist dhe i solli regjimin komunist, që e largoi nga perëndimi dhe e degdisi në lindje. Me pak fjalë, në pjesën e mëposhtme, mund të shihet sesi ka menduar Edi Rama në kohën kur nuk ishte në krye të PS-së.



    Rama: Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha

    Ndërmjet atyre që morën pjesë në Luftën Civile si front antikomunist dhe u vranë, u arratisën ose u burgosën më pas, dallohen plot demokratë, ashtu siç dallohen të tillë edhe në frontin partizan-komunist. Pajtimi Kombëtar, për të cilin po flitet kaq shumë, pikërisht aty duhet të fillojë, të Lufta Civile. Kjo është një ide fisnike që e kanë hedhur vetë ish-pjesëmarrës në luftën çlirimtare dhe në atë vëllavrasëse. Kushdo që do t’u shpëtojë hijeve të së kaluarës duhet ta mbështesë pa asnjë ngurrim këtë ide. Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, njëkohësisht duhet shuar çdo ndjenjë revanshi prej ngadhënjimtari ose të munduri. ...Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci. Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik. Për këto arsye nuk mund të ishim dakord që në fillim me faktin që në opozitën e ligjëruar nuk përfaqësohej as opozita e hershme shqiptare, as opozita e mëvonshme e kalbur nëpër burgje dhe kampe pune, as përfaqësues të emigracionit politik.

    ...Nga ato që njiheshin pak a shumë prej të gjithëve, dilte se kishim të bënim me trinitetin e krimit ndaj kombit dhe- në kohën kur lëvizja komuniste nga poshtë kërkonte shtetin ligjor- duhej të luftohej me të gjitha mjetet demokratike për nxjerrjen e dy të parëve jashtë ligjit dhe për pezullimin e menjëhershëm të Sigurimit të Shtetit, për të cilin nuk ka pasur kurrë asnjë dekret apo ligj. Ky trinitet organizoi më 21 shkurt një grusht shteti që i dha fund shpërthimit demokratik të një dite më parë dhe vendosi në fuqi Këshillin Presidencial, ose më saktë Këshillin e Regjencës. Megjithëse regjentët nxorën tanket në rrugët e Tiranës (u dhanë ndoshta frymëzimin edhe puçistëve mediokër të Kremlinit), ata përsëri morën miratimin e opozitës zyrtare që vetiu e njohu “ligjshmërinë“ e tyre. Tani që pamë se ç’ ndodhi në rrugët e Moskës pyesim: A nuk do të kishte qenë burrëria e vërtetë e liderëve të opozitës që të hipnin në tanke ashtu siç kërkonte populli dhe jo t’ i dërgonin njerëzit e zhgënjyer nëpër shtëpi? Në tribunat që u takonin qytetarëve hipën, hipën për pasojë vullnetarët e Milloshit. Edhe një herë fitoi psikoza e frikës nga një gjoja luftë civile, psikozë që e ushqeu muaj me radhë Partia e Punës me papagallin e vet “Zërin e Popullit”...

    Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme. Edhe fakti që Socialistë dhe Demokratë bashkërisht po i kthehen me një rreptësi të paparë kujtimit të monarkisë dhe disa zgjatimeve të saj sot, po e shtrijnë periudhën e diktaturës në Shqipëri nga 47 në 65 vjet, tregon se mungon dëshira për të folur hapur mbi të gjitha çështjet e historisë dhe të sotshmes sonë. Tregon njëkohësisht njohje të përciptë të historisë dhe inkoshientin e birërisë komuniste. Kemi mendimin se për këtë problem po ndodhemi sërish te një dëshirë e pakontrolluar për pushtet; pikërisht tek ajo që siç thamë më lart i shtyu komunistët në 1942-43 të nxisnin luftën civile. Nisur nga kjo, me të drejtë çdo demokrati i mbetet të denoncojë rrezikun e njohur të degjenerimit të demokracisë në demagogji. Në qoftë se deklarohemi për demokracinë pa kufij, atëherë sigurisht kemi parasysh respektimin e pakufishëm të së drejtës. Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me një referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike. Në regjimin despotik të Enver Hoxhës nuk njohëm se ç’ishte as monarkia kushtetuese as republika. Prandaj kjo çështje na lë të ftohtë. Por për arsyet që përmendëm, nuk lejohet t’ i heqësh askujt të drejtën, që pas një regjimi të dhunshëm të vendosë në mënyrë demokratike për formën e shtetit të tij. Një referendum i tillë është mbajtur edhe në shtetet fqinje më të vjetra në demokraci sesa ne, si në Itali e në Greqi.

    (“Refleksione“, Tiranë 1992, faqe 179 – 185, marrë me shkurtime).

    Re. Po.




    ................

    Trim ky RE PO..

    Kush di te na flase pak per kte tribun te se vertetes me nick RE PO..?

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Olldashi: Jap dorëheqjen pas zyrtarizmit të kandidaturës

    Kryesia qendrore e PD mblidhet pas dekretit të Moisiut për datën e zgjedhjeve

    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, njëkohësisht edhe rivali i Edi Ramës për Bashkinë e Kryeqytetit, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, menjëherë sapo figura e tij si kandidat për bashkinë e Tiranës të zyrtarizohet nga Kryesia qendrore e Partisë Demokratike. "Sapo të zyrtarizohem nga Kryesia qendrore e PD-së si kandidat për Bashkinë e Tiranës, do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm", tha ministri Olldashi. Kreu i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se largimi nga posti që zotëron nuk do të bëhet fshehurazi, por publikisht menjëherë pas zyrtarizmit të tij si kandidat të PD për bashkinë e Tiranës. Sipas tij, partia në pushtet do t‘i lërë disa minibashki në Tiranë edhe aleatëve të saj gjatë zgjedhjeve lokale. Konkretisht nga negociatat mësohet se Partia Republikane ka kërkuar 2 minibashki, Partia Demokrate e Re vetëm një minibashki dhe demokristianët po sërish një minibashki në kryeqytet. "Është një grup kandidaturash për çdo minibashki, dhe brenda pak ditësh do të dalë një listë me emra për secilën prej minibashkive të Tiranës", tha Olldashi, gjatë vizitës në panairin "Klik ekspo grup". Sipas tij, "e gjithë struktura e kandidimit do të jetë negociatë me partitë aleate dhe sigurisht që do të synojë që të zgjidhen vlerat më të mira". Veç postit të ministrit, Olldashi pritet të largohet edhe nga mandati i tij si deputet në zonën e Shijakut. Në ditën e çlirimit, Olldashi ka preferuar të zhvilloj një takim me biznesmenë të ndryshëm, për fushatën e tij elektorale. Disa ditë më parë, kreu i Ministrisë së Brendshme është takuar me të gjithë drejtorët e institucioneve shtetërore në Tiranë, larg syrit të medias, ndërsa dje ai ka zhvilluar para mediave një takim me përfaqësues të firmave në Shqipëri. Fushata e Partisë Demokratike do të organizohet nga një kompani e huaj amerikane. Ministri i Brendshëm, Olldashi, gjatë panairit ka qenë i shoqëruar edhe nga këshilltari për mediat i Kryeministrit, Neritan Sejamini. Në mesditën e djeshme, ai është takuar edhe me biznesmenë dhe përfaqësues të firmave dhe investitorë të huaj, që merrnin pjesë në panair. Kandidati i mazhorancës për Tiranën ka theksuar se biznesi duhet të ndjehet i lirë si nga politika, ashtu edhe nga krimi. "Një nga prioritetet ku është fokusuar Ministria e Brendshme është pastrimi i biznesit nga banditë dhe trafikantë, që vishen me kostumin e biznesmenit, dhe që prishin rregullat e lojës duke vendosur monopole në treg, apo duke përdorur politikën ose forcën e grupeve kriminale", tha ai.

    Duke ftuar biznesin e huaj të investoj në Shqipëri, Olldashi, duke iu referuar funksionimit të strukturave të sigurisë u shpreh se "jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe dhe besoj se kemi pasur sukses, të krijojmë një ambient më të sigurt në tërësi për biznesin, gjë që është shumë e rëndësishme për aktivitetin tuaj".

    Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm theksoi se tashmë biznesi duhet të ndihet më i lirë për të ushtruar aktivitetin e tij, i lirë si nga politika, ashtu edhe nga krimi
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kundershtari i Olldashit kandidoi si minister kulture ne tetor 2000 pa dhene doreheqjen nga posti i ministrit, ne mos gaboj. Ne keto kushte veprimi i Olldashit eshte per tu pershendetur sepse perben nje precedent, sado episodik, ne funksion te gares se barabarte.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ja me cfar "Vizioni" per Tiranen 2007 do te dal Rama ne fushate:

    Po te fitoj une ne Tirane, ateher nga janari 2007 dhe deri ne veren 2007 nuk do me shihni as edhe nje dite ne Bashki, por vetem ne seline e PS dhe ne te kater anet e Shqiperise.
    Puna kolosale qe do bej per fuqizimin e pushtettit tim ne PS dhe pergatitja per zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duhet tju jap kenaqsi edhe ju qytetar te Tiranes.

    Me pas do vijne nja dy muaj lufte politike per zgjedhjen e presidentit. Hajde qejf o qejf. Si lum ju qe do i perjetoni.

    Por qefi do jete me i madh po nuk u zgjodh presidenti. Fushate elektorale 60 dite rresht. Debate, zhurme, ofendime, sharje, kontestime, ankimime, vendime gjykate. Diku nga janari 2008 mblidhet parlamenti i ri. Urrrrrrrrrrrrraaaaaaaaa.

    Tani vjen embelsira e "Vizionit" tim.
    Po qe se asnjeri krah politik nuk i ben pas ketyre zgjedhjeve dot 84 deputet, ateher ne shkojme prap ne zgjedhje.

    A nuk eshte kjo e mrekullueshme???? He mo nuk jam hata fare?

    Perseri fushate elektorale 60 dite rresht
    Perseri debate, zhurme, ofendime, sharje, kontestime, ankimime, vendime gjykate dhe diku nga Mai 2008 mblidhet parlamenti "akull" i ri

    Deri atehere jemi bere para botes, qe jo vetem NATO qe nuk na pranon, por edhe Traktati i vdekur i Varshaves rrotullohet ne varr kur degjon per ne.

    Vision ore jo shaka.

    Cfar the ti gazetarja? Prap Shalsi do drejtoj bashkine 2 vjetet e ardhshme, apo do vij trojka Velia-Nano-Stefani?
    Ik mi prostiitut. Pse nuk punon te semafori po vjen ketu si gazetare dhe me ben keshtu provokimesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 30-11-2006 më 21:07

Faqja 3 prej 57 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •