Close
Faqja 12 prej 57 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 565
  1. #111

    Ja çfare po ndodh ende ...

    Apoteoza e profkave

    Kur procesi i bindjes politike ritualizohet duke u thjeshtuar në ceremoni të narkotizimit ligjërimor, kjo u shërben vetëm hierarkive ekzistuese të pushtetit politik.

    Miklimi rregullisht ia hap portat tiranisë, madje despotizmit

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pershtypjet e mia personale nga Tirana fundvitin qe shkoi ishin dy. Trafiku kaotik dhe rruget e lene pergjysem ku behj sikur punohej dhe me keq akoma ajri, apo me mire pluhuri, qe thithin perdite qytetaret e Tiranes. Dy caste qe me kane ngelur ne mendje: perballe piramides ku rete e pluhurit nuk te linin te shikoje qarte ma teper se 50 metra dhe kur kam zbritur njehere tek kryqezimi i 21-shit kur fillimisht mu duk sikur do mbytesha nga pluhuri dhe pastaj mu deshen rreth 10 minuta te ambientohesha. Kushdo qe te fitoje duhet te rregulloje sigurisht trafikun por me urgjentisht se trafiku, qe ne fund te fundit eshte ceshtje teknike te ciles i dihet zgjidhja, duhet te rregulloje cilesine e ambientit. Jam i bindur qe nese do kishim statistika te sakta e te besueshme ato do tregonin nje rritje te tmerrshme te semundjeve qe kane te bejne me frymemarrjen. Te masin numrin e rasteve te kancerit te mushkerive dhe ajo tregon se ne cfare shkalle jemi.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki ardian vehbiu kurre nuk vuri pika mbi i..
    gjithmon kodra mbas bregut..

    me kerkoj edvini 1 milion dallers.. tha inxhinier fratari.. hapur publikisht..
    cme grin sallat ki vehbiu ..

    ---

    Fahri Balliu




    Data: 24/01/2007, ora


    Don Zhuani fals, Edi Rama



    Pjesa e dytë e këtij vrasësi pa gjak të dashurive.

    Si u përkujdes Edi Rama të përhapte në Shqipëri, historitë e gënjeshtërta të dashurive në Perëndim, keqpërdorimi i gjermanes në vitet ‘97-‘98 dhe justifikimet që ai përdori në vitin e parë të lidhjes së dështuar me Rudina Magjistarin



    Çifti i ri u shfaq pak në mënyrë eterike, me thënie e kundërthënie si komente rreth tij, pasi Rama, bashkë me një kostum jeshil, kishte përkrah një zonjë gjermane, e cila shfaqej rëndom përkrah ministrit të Kulturës dhe, ashtu siç u shfaq, pa gojë, enigmatike, si një histori më shumë e shkuar, ajo edhe u zhduk, pas një trajtimi që populli i saj mund ta kishte provuar në kohën postromake. Rama i kishte treguar gjermankës, se populli i saj, dikur barbar, s’ishte asgjë përkrah barbarisë së tij dhe “motra gjermane”, një paradite të mjegullt, iku në Rinas, duke lënë pas, jo “Gjermaninë, një përrallë dimri”, të Hajnes, por “Shqipërinë, një barbari reale”, të ushtruar më zi akoma, nga vetë ministri i Kulturës së një populli. Të paktën të kishte qenë ministër i Uzinave, Kovaçëve, Traktorëve, të kishte patur një ministri të dhunshme, por kishte atë të Kulturës... ku u kthye në një matrapik që e lemerisi gjermankën e shkretë! Mirëpo, përkundrazi, zotëria në fjalë, jo vetëm që nuk pranonte komente dhe analiza rreth kësaj çështjeje, por na krijonte përshtypjen, rreth e rrotull ambientit, se këto gjermankat e rrahura e të dhunuara, linin kokën pas tij e, ky vetë, vishej me një vello Don Zhuani, por të zezat femra, e dinin se ai ishte qesharak në çastin e nevojës së burrit, sa nuk e kishte modelin, as në Perëndim, as në laboratorët psikanalitikë, as në lukuninë e pacientëve me nevojë për seanca psikologjike.

    Gjithsesi, shou girl-i i tij, e sapopeshkuar, pak timide, pa krenari, relativisht e urtësuar (ajo ngjan më shumë nga i ati, i cili kështu paraqitej dikur, burrë i urtë), me intuitën e femrës, - mbase edhe për faktin se në atë kohë punonte si kontabiliste, - mendoi se do ta çonte mirë me këtë njeri që, gjithsesi, ishte futur në fushën e karrierës politike. Vajza ishte mësuar me karrierë politike, babai i saj kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ndërsa babai i këtij tjetrit, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kështu që, në këtë çështje, ishin në të njëjtën gjatësi vale.

    Në fakt, nga njohja tek lidhja e tyre ka shumë detaje, motive, raste, fakte, të cilët e kanë shtyrë, afruar, zgjatur, kohën e bashkimit. Por gjithsesi, Rama ishte në një moment euforik, në përgjithësi. Ai ishte hazdisur lart e poshtë, herë duke i dalë Zogut për ta pritur në Itali, herë si fashist me këmishë të zezë, herë si eremit, kur shkruante se shtynte gjithë ditën m... (botuar në revistën “Përpjekja”), dhe tani kish gjetur karar, përmes rrugës që përshkoi me zotin Nano, nga Parisi, në Tiranë. Rrëfenjat për jetën dhe ditët e tij në Paris, poshtë urave, në këndin e shitjes së pikturave, në bredhjet e rrezikshme për të gjetur klientë për ikonat, në shtëpinë e Liri Begesë, tani, nga posti i ministrit, shndërroheshin në aventura të suksesit plot ngjyra hollivudiane, pa i lënë të tjerët të dëgjonin, të mendonin dhe të kuptonin se kishin përpara një njeri me të kaluar përmes veprash kriminale, antihumane, antiqytetare, antiligjore, që nuk mund t’i maskonte, as vathi në vesh, as ekcentrizmi i tij. Por tani, në mbrëmjet me verë, rrethuar nga servilë, interesaxhinj, pa mungesën e Dash Pezës dhe Blendi Gonxhes, ky njeri sa s’shpërthente si vullkan, për të treguar se po i sillte shoqërisë shqiptare një model të paparë, gjë që s’ishte hiç e vërtetë, sepse ky model është karakteristik dhe tmerrësisht i përhapur në shumë karriera e jetë njerëzish delinkuentë e me vese, që strehohen pas demagogjish dhe përralla partish.

    Në tymnajën e lezeteve të para, Magjistari e kuptoi që magjistari do të ishte ai dhe, asaj s’duhet t’i shkonte ndërmend të bënte magji. Ndonjë nervozizëm të tij, që pastaj maskohej me një tiradë të gjatë fjalësh, ajo e justifikonte nga gjasme ngarkesa e punëve, nga ngarkesa e projekteve të mëdha, e rreziqeve dhe e luftës brenda llojit. Zotëria i lidhte dhe i komentonte mirë këto, për të ndërtuar një vrundull ere me shi, që viktima të mos guxonte të kërkonte shpjegime.

    Politikanët s’kanë jetë private; nuk ka pasur jetë private për kolonelin Hant, i cili u largua nga gara presidenciale për një aventurë rinore; figurës gjigante të Klintonit iu qepën dhe i zbërthyen një episod që ishte një kurorë brilante e burrërisë, ndërkaq, Presidenti i Izraelit është nën hetim për një çështje që ndodh rëndom në Ballkan.

    Por ky, Edushka, kërkon për të tjerët të hulumtojë dhe të mbrohet pas tezash impotente, lidhur me jetën private. Dhe në përgjithësi, ka pasur shumë fat, se sulen turlisoj farë grarucësh apo djalkash që të flasin për etikën, kur e kanë monstër të adhuruarin e tyre, Edi Ramën. Ky njeri që, qoftë në të bërat, qoftë në të thënat, u përket basifondeve të moralit dhe shprehjeve më banale, përkëdhelet sikur të ishte shqerrkë kur, një gazetareje fare të re, të pambrojtur, nga ato që i janë qepur jetës për ekzistencë, i tregonte semaforin, me kamera përpara, duke qenë vetë semafor.

    Se këtu harrohet që, nga ’91-shi e deri më sot, është vrarë Azem Hajdari, janë vrarë Brocët, kemi 9 janar, kishim banditë si miq të çdo ministri dhe politikani të majtë dhe na flasin për etikë e përpiqen të na e paraqesin kandidatin për kryetar bashkie, Edi Ramën, si një qytetar normal, kur vetë themeluesi i së majtës dhe ustai i tij, Fatos Nano, e quajti një zhuls thonjpaprerë. Dhe këta, të etikës, na i harrojnë fjalimet e Edi Ramës kundër brekëve të Violeta Manushit, apo oturakët e pensionistëve. Prandaj, ai që mbledh komisionin e etikës, le t’i mbrojë pak pensionistët nga urrejtja e Edi Ramës për veteranët, ku legalizoi banalitetin dhe marrëdhëniet me publikun e vartësit. Batutat e ndyra të përdorura prej tij, në shumë raste janë pre e barcoletave.

    Por këtë aspekt, nuk mundej kurrë ta lexonte e porsagjetura bashkëshorte e tij, si për të kuptuar se ku e kishte ajo vendin. Vetëm ajo gënjehej nga ora në orë, nga dita në ditë, me ndonjë hakërrimë të tij kundër ndonjë shoku të vet, pse ishte sjellë keq me Rudinën, pse nuk e respektonte atë, dhe Rudina, këtë e përdorte në vend të përkëdheljes, e përkthente si përkushtim, dashuri... dhe pastaj... po vinte prapë stuhia...

    Fahri Balliu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 24-01-2007 më 04:30

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Portret i nje politikani demagog qe i ben te gjitha..

    55

    gazeta 55

    Data: 23/01/2007, ora



    Edi Rama, vrasës pa gjak i dashurive

    “Një lider nuk ka jetë personale. Ajo hetohet nga të tjerët”


    Pas jehonës së tmerrshme të vrasjes së Denis Ginës, një vrasje makabre, për Rudina Magjistarin ra një periudhë heshtjeje, tronditjeje dhe sigurisht, kjo shou-girl e suksesshme, e dashur për spektatorin, e këndshme si ajo, plot entuziazëm e gjallëri, ndjehej si në fundin e një grope të zezë dhe për një çast, humbi nga sytë e gjindjes. U shkrua nëpër gazeta, u hodhën teza për vrasjen e të dashurit të saj, por çuditërisht, si në asnjë rast të kësaj natyre, ajo, pasi ishte zhytur në punën e vet, provoi një ringjallje lidhjesh. Pak nga pak, për shkak se lidhja e re ishte, as më shumë, as më pak, me kryebashkiakun e Tiranës, Denisi dhe vdekja e tij u harruan, spektaklet rishpërthyen, dhe sërish, shou-girl-i filloi të buzëqeshte ekraneve.

    Në të vërtetë, vajzat e spektakleve, në përgjithësi në botë lodrojnë në sukses sipërfaqësor dhe, shumë rrallë, ato janë të vëmendshme të ndalin përdorimin e tyre nga rrethanat-produkt i paraqitjes së tyre në televizion. Shumica e kësaj kategorie janë ashpërsisht të ngjashme me yllin që bie, ... e pastaj, s’është më! Por për këtë vajzë, jeta kish përgatitur një kurth që zbehte tragjedinë e mëparshme të saj, madje zbehte historinë dramatike të Mopasanit me balerinat e Parisit, madje zbehte fundin e Merlin Monrosë, i cili, siç dihet, është pengmbajtës edhe sot e kësaj dite te mijëra e mijëra adhurues.

    Asnjëherë nuk është më i zi fati i një vajze, sesa nisja shkëlqimtare e një lidhjeje bujëmadhe, siç ishte rasti i kryebashkiakut të Tiranës, që lëkundej në mes të opinionit shqiptar, herë i çuditshëm, herë interesant, herë i frikshëm, herë bastard, herë i dyshimtë, herë kështu e herë ashtu, gjithsesi, kryebashkiaku ia doli që, ndër njerëzit halleshumë të Shqipërisë, të legalizonte një figurë hipokrite, por të adhurueshme nga tërë gomerët me avull që flirtojnë me të majtën, të përdëllyer, pa e ditur që shndërrohen në kriminelë të vendit dhe të shoqërisë së tyre. Gjithsesi, kryebashkiaku ishte shndërruar, nga anekdotisti që bënte për të qeshur Fatos Nanon në mbledhjet e qeverisë, nga i tmerruari i 14 shtatorit, në një personazh politik që po shihte se, në partinë ku ishte, mund të synonte më shumë, pasi ata që kishte përqark i kishte lodhur, ca e shkuara, ca agjenturat lindore, ca vjedhja dhe ca kishin aq myk, sa nuk mund të vazhdonin më tutje. Kështu që, jo vetëm lidhja me kryebashkiakun, por edhe aspiratat e reja, egoizmi i ri politik i bashkiakut, i dhanë kësaj lidhjeje një përndezje që, gjithsesi, filloi ta ngushëllojë apo ta bëjë me shpresë shou-girl-in, e cila nuk e dinte që anija Rama që ishte afruar për ta shpëtuar në mes detit të vajit e të trishtimit, nuk ishte anije e Kryqit të Kuq, por një anije pirate, ku s’ka, as besë, as siguri, as ndjenjë, asnjë lloj kredie, vlere e morali, veç jetës të kapitenit pirat që do thesarin. Shou-girl-i nuk e kuptoi se ajo s’mund të ishte kurrë thesari i lidhjes së re. Natyrisht, edhe kryebashkiaku vinte nga një përvojë legale martesore, e cila, gjithashtu ishte jo më pak tragjike se vrasja e Ginës. Gruaja me të cilën Rama kishte lidhur martesë, një aktore brilante, me dy prindër intelektualë të kulturuar, kish përfunduar në çmendinë, duke lënë të pazbardhura motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, tronditëse. Vetëm imazhi i saj brun dhe loja psikologjike e thellë në disa filma vërtitej nëpër Tiranë në kujtesën e njerëzve, por heshtja informative për çka kishte ndodhur brenda asaj shtëpie, i lodhte njerëzit dhe tërhiqeshin, pa arsyetuar dhe kuptuar deri në fund, ndërsa ajo e zeza, jo rrallë u vinte rrotull dritareve të bashkisë, me një klithmë të mbytur, si dramat e memecit që flenë pa u shprehur. Në çdo vend perëndimor, në asnjë rrethanë, historia e çmendurisë së një bashkëshorteje dhe procesi gjyqësor i divorcit, nuk mund të liheshin pa kaluar në hetimin e shtetit të asaj që, në Amerikë, quhet FBI. Por njeriu i papunë që endej tërë ditën në zullaphane, për shkak të autoritetit të të atit, mbeti jo vetëm jashtë hetimit të shtetit, por edhe hetimit të shoqërisë, të miqve dhe të shokëve, të cilët s’kanë qenë kurrë të tillë realisht për vetë Ramën, por i kanë bërë atij shërbimin më të madh, duke pranuar të këqijat e tij dhe duke mbyllur sytë para bëmave të tij. E pra, shou-girl-i Magjistari po hynte në këtë lidhje me një gabim fillestar. Ajo duhet të investigonte historinë e mëparshme dashurore. Nuk dihet, nëse ka qenë kjo një marrëveshje që të dy të mos pyesin për dramat e mëparshme, por, nëse Rudina nuk pyeste ç’i ndodhi Makoçit, kjo ishte një përgjegjësi e saj dhe binte mbi vetë atë. Kurse kryebashkiaku, lojtar politik i rëndësishëm, nuk mund të ishte indiferent ndaj historisë së vrasjes së Ginës, madje as partia e tij, e cila, kur e ka brenda gjirizin, mbyll gojën në mënyrën më të verbër, më të çmendur, duke e çuar disa herë, këtë vend e këtë popull, në tragjedi. Gjithsesi, lidhja, me pakte apo pa pakte, apo me versione të tjera të mundshme, hyri në një fazë që, të ashtuquajturat mjedise intelektualo-politike, e pranuan dyshen e çiftuar pas dy veprash të rënda. Këtu, natyrisht, ne nuk po përmendim ndonjë lidhje tjetër të Ramës, që kalon nëpër këto histori si treni nëpër stacion, (stacione të pista) ku ka histori, detaje, ngjarje dhe vepra që, zor se i mbledh brenda, as Balzaku, as Gollsuorthi. Por të vështrojmë çiftin e ri...

    Vijon numrin e ardhshëm

    Fahri Balliu




    Data: 24/01/2007, ora


    Don Zhuani fals, Edi Rama



    Pjesa e dytë e këtij vrasësi pa gjak të dashurive.

    Si u përkujdes Edi Rama të përhapte në Shqipëri, historitë e gënjeshtërta të dashurive në Perëndim, keqpërdorimi i gjermanes në vitet ‘97-‘98 dhe justifikimet që ai përdori në vitin e parë të lidhjes së dështuar me Rudina Magjistarin



    Çifti i ri u shfaq pak në mënyrë eterike, me thënie e kundërthënie si komente rreth tij, pasi Rama, bashkë me një kostum jeshil, kishte përkrah një zonjë gjermane, e cila shfaqej rëndom përkrah ministrit të Kulturës dhe, ashtu siç u shfaq, pa gojë, enigmatike, si një histori më shumë e shkuar, ajo edhe u zhduk, pas një trajtimi që populli i saj mund ta kishte provuar në kohën postromake. Rama i kishte treguar gjermankës, se populli i saj, dikur barbar, s’ishte asgjë përkrah barbarisë së tij dhe “motra gjermane”, një paradite të mjegullt, iku në Rinas, duke lënë pas, jo “Gjermaninë, një përrallë dimri”, të Hajnes, por “Shqipërinë, një barbari reale”, të ushtruar më zi akoma, nga vetë ministri i Kulturës së një populli. Të paktën të kishte qenë ministër i Uzinave, Kovaçëve, Traktorëve, të kishte patur një ministri të dhunshme, por kishte atë të Kulturës... ku u kthye në një matrapik që e lemerisi gjermankën e shkretë! Mirëpo, përkundrazi, zotëria në fjalë, jo vetëm që nuk pranonte komente dhe analiza rreth kësaj çështjeje, por na krijonte përshtypjen, rreth e rrotull ambientit, se këto gjermankat e rrahura e të dhunuara, linin kokën pas tij e, ky vetë, vishej me një vello Don Zhuani, por të zezat femra, e dinin se ai ishte qesharak në çastin e nevojës së burrit, sa nuk e kishte modelin, as në Perëndim, as në laboratorët psikanalitikë, as në lukuninë e pacientëve me nevojë për seanca psikologjike.

    Gjithsesi, shou girl-i i tij, e sapopeshkuar, pak timide, pa krenari, relativisht e urtësuar (ajo ngjan më shumë nga i ati, i cili kështu paraqitej dikur, burrë i urtë), me intuitën e femrës, - mbase edhe për faktin se në atë kohë punonte si kontabiliste, - mendoi se do ta çonte mirë me këtë njeri që, gjithsesi, ishte futur në fushën e karrierës politike. Vajza ishte mësuar me karrierë politike, babai i saj kishte qenë anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ndërsa babai i këtij tjetrit, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kështu që, në këtë çështje, ishin në të njëjtën gjatësi vale.

    Në fakt, nga njohja tek lidhja e tyre ka shumë detaje, motive, raste, fakte, të cilët e kanë shtyrë, afruar, zgjatur, kohën e bashkimit. Por gjithsesi, Rama ishte në një moment euforik, në përgjithësi. Ai ishte hazdisur lart e poshtë, herë duke i dalë Zogut për ta pritur në Itali, herë si fashist me këmishë të zezë, herë si eremit, kur shkruante se shtynte gjithë ditën m... (botuar në revistën “Përpjekja”), dhe tani kish gjetur karar, përmes rrugës që përshkoi me zotin Nano, nga Parisi, në Tiranë. Rrëfenjat për jetën dhe ditët e tij në Paris, poshtë urave, në këndin e shitjes së pikturave, në bredhjet e rrezikshme për të gjetur klientë për ikonat, në shtëpinë e Liri Begesë, tani, nga posti i ministrit, shndërroheshin në aventura të suksesit plot ngjyra hollivudiane, pa i lënë të tjerët të dëgjonin, të mendonin dhe të kuptonin se kishin përpara një njeri me të kaluar përmes veprash kriminale, antihumane, antiqytetare, antiligjore, që nuk mund t’i maskonte, as vathi në vesh, as ekcentrizmi i tij. Por tani, në mbrëmjet me verë, rrethuar nga servilë, interesaxhinj, pa mungesën e Dash Pezës dhe Blendi Gonxhes, ky njeri sa s’shpërthente si vullkan, për të treguar se po i sillte shoqërisë shqiptare një model të paparë, gjë që s’ishte hiç e vërtetë, sepse ky model është karakteristik dhe tmerrësisht i përhapur në shumë karriera e jetë njerëzish delinkuentë e me vese, që strehohen pas demagogjish dhe përralla partish.

    Në tymnajën e lezeteve të para, Magjistari e kuptoi që magjistari do të ishte ai dhe, asaj s’duhet t’i shkonte ndërmend të bënte magji. Ndonjë nervozizëm të tij, që pastaj maskohej me një tiradë të gjatë fjalësh, ajo e justifikonte nga gjasme ngarkesa e punëve, nga ngarkesa e projekteve të mëdha, e rreziqeve dhe e luftës brenda llojit. Zotëria i lidhte dhe i komentonte mirë këto, për të ndërtuar një vrundull ere me shi, që viktima të mos guxonte të kërkonte shpjegime.

    Politikanët s’kanë jetë private; nuk ka pasur jetë private për kolonelin Hant, i cili u largua nga gara presidenciale për një aventurë rinore; figurës gjigante të Klintonit iu qepën dhe i zbërthyen një episod që ishte një kurorë brilante e burrërisë, ndërkaq, Presidenti i Izraelit është nën hetim për një çështje që ndodh rëndom në Ballkan.

    Por ky, Edushka, kërkon për të tjerët të hulumtojë dhe të mbrohet pas tezash impotente, lidhur me jetën private. Dhe në përgjithësi, ka pasur shumë fat, se sulen turlisoj farë grarucësh apo djalkash që të flasin për etikën, kur e kanë monstër të adhuruarin e tyre, Edi Ramën. Ky njeri që, qoftë në të bërat, qoftë në të thënat, u përket basifondeve të moralit dhe shprehjeve më banale, përkëdhelet sikur të ishte shqerrkë kur, një gazetareje fare të re, të pambrojtur, nga ato që i janë qepur jetës për ekzistencë, i tregonte semaforin, me kamera përpara, duke qenë vetë semafor.

    Se këtu harrohet që, nga ’91-shi e deri më sot, është vrarë Azem Hajdari, janë vrarë Brocët, kemi 9 janar, kishim banditë si miq të çdo ministri dhe politikani të majtë dhe na flasin për etikë e përpiqen të na e paraqesin kandidatin për kryetar bashkie, Edi Ramën, si një qytetar normal, kur vetë themeluesi i së majtës dhe ustai i tij, Fatos Nano, e quajti një zhuls thonjpaprerë. Dhe këta, të etikës, na i harrojnë fjalimet e Edi Ramës kundër brekëve të Violeta Manushit, apo oturakët e pensionistëve. Prandaj, ai që mbledh komisionin e etikës, le t’i mbrojë pak pensionistët nga urrejtja e Edi Ramës për veteranët, ku legalizoi banalitetin dhe marrëdhëniet me publikun e vartësit. Batutat e ndyra të përdorura prej tij, në shumë raste janë pre e barcoletave.

    Por këtë aspekt, nuk mundej kurrë ta lexonte e porsagjetura bashkëshorte e tij, si për të kuptuar se ku e kishte ajo vendin. Vetëm ajo gënjehej nga ora në orë, nga dita në ditë, me ndonjë hakërrimë të tij kundër ndonjë shoku të vet, pse ishte sjellë keq me Rudinën, pse nuk e respektonte atë, dhe Rudina, këtë e përdorte në vend të përkëdheljes, e përkthente si përkushtim, dashuri... dhe pastaj... po vinte prapë stuhia...

    Fahri Balliu

  5. #115
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Ky shkrimi lart eshte gjeja me e neveritshme, qe mund te lexosh.
    Jo se kam ndonje simpati per Ramen, por per mendimin tim te merresh me jeten private te tjetrit dhe te shpifesh eshte gjeja me e ulet qe mund te beje nje njeri.
    Nje gje e tille jemi mesuar ta degjojme vetem nga gojet e grave te perdala, te cilat mblidhen bashke me nje filxhan kafe dhe merren me thashetheme, duke marre ne goje dhe duke share gjithe dynjane. Dhe ne kete e siper harrojne qe vete jane prostituta te paskrupuj.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #116
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Ajo qe une po shikoj ketu eshte se askush nuk jep mendimin e tij, por kapeni pas disa artikujve, kur e dime shume mire se si eshte shtypi ne Shqiperi, edhe nese kerkon te maresh nje info te sakte te duhet te blesh tre gazeta ku i njejti artikull e gjen ne tre versione te ndryshme, e jarebi te arrish ne nje konkluzion te sakte.

    Bashkohem me folesin me lart, as une nuk kam simpati as per Edi Ramen dhe per Olldashin, por ama te meresh me jeten private per hir te plotikes, atehere me ben qe te ndryshoj qendrim, qofte i majte apo i djathte.

    Mendova qe kjo teme tu shoqeronte me replika, pasi ne ditet e sotme cdo debat, i çfardo qofte, ne te cilin mund te perplasemi pa reshtur, por qetesisht e ne menyre civile (pa hedhur "peshtyme") ide e qendrime.

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2007 më 18:34
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e G....
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Vendndodhja
    Torino IT
    Postime
    68
    PO JU KUJT DO JA JEPNIT VOTEN?????

    po shikoj ketu qe diskutohet kush DUHET te fitoje dhe kush DUHET te humbase por realiteti nuk perputhet

    une mendoj se shumica ne Tirane (flas per moshat e reja) kane besim se Rama eshte nje kryebashkiak me i mire se Olldashi, kete e treguan dhe statistikat e sondazheve

    pavaresisht nga ajo qe duam ne (flas per te djathtet), Rama ka shume mundesi ti fitoje prape zgjedhjet

    Te pakten Rama ka nje gje pozitive, ai nuk eshte masha e Nanos
    ndersa Olldashi fle nen hijen e karizmes se Berishes dhe nuk ka nje identitet te mirefillte lideri, kjo ben qe ai ta filloje me handikap fushaten elektorale

    Sidoqofte, kushdo qe te fitoje keto zgjedhje besoj se shume pak gjera mund te ndryshoje ne te ardhmen e kryeqytetit sepse loja e piset politike qe po luhet nga liderat e partive kryesore nuk mund te sjelle ate ekuiliber politiko-social qe i duhet vendit tone per nje zvillim economik te shendetshem

    RESPEKTE
    ME MIRE NJE VEZE SOT
    SE NJE PULE NESER

  8. #118
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Ky shkrimi lart eshte gjeja me e neveritshme, qe mund te lexosh.
    Jo se kam ndonje simpati per Ramen, por per mendimin tim te merresh me jeten private te tjetrit dhe te shpifesh eshte gjeja me e ulet qe mund te beje nje njeri.
    Nje gje e tille jemi mesuar ta degjojme vetem nga gojet e grave te perdala, te cilat mblidhen bashke me nje filxhan kafe dhe merren me thashetheme, duke marre ne goje dhe duke share gjithe dynjane. Dhe ne kete e siper harrojne qe vete jane prostituta te paskrupuj.
    Eshte neveri per ty sepse jane te neveritshme veprimet e personit qe ti admiron e suporton, por vetem kaq, sepse jane krejte normale per nje njeri qe do te marre post publik. Qe cke me te votuesit duhen te dine jeten personale te kandidatit 100%. Si mund te jete ndryshe???? ti kerkon qe te paguesh me parate tona (taksat) dhe ne te mos dime kujt do tja japim parate........ mjere shqiperia per votues qe ka.....
    Bushit i nxorren qe kishte ngare makinen i pire 30 vjet me pare......
    Bushit i nxorren se kishte munguar pa leje ne zbor 35 vjet me pare......
    Bushit i nxorren ne fotografi vajzat qe tentonin te hynin ne bar me identitet falco....
    Te shoqes se Bushit i thane qe je parazite e ske punuar kurre........
    Bill Clintonin per pak sa nuk e hoqen si president kur moren vesh se i kishte dhene "puro" Monikes........
    Celsi Klintonin e pyesnin per dashnorin sapo dilte ne publik..........
    Kerrit, i nxorren te gjitha makinacionet per martesen me multi milioneren e salces....
    Ky thote e neveritshme.......puhhh.....
    I neveritshen eshte edi juaj, per te gjitha ato qe ka bere e ben........ e neveritshme eshte qe ta votosh perseri dhe kur pislleqet e rifurxhuve ai i tregon vete..... dhe ca si ju qeshin e quajne garip dhe i japin voten.
    E neveritshme eshte te jeshe pa moral, kjo eshte neveri........

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Breshka shume mir e ke tene se po na lodhin koken me llafe keta te komitetit te jelcinit.njerezit duhet ta dine se per ke votojn se neser na behet krieminister tjetri dhe na fut ligjin e martesave te te njejtit seks dhe pastaj ta shofin sa mire do i duket.ku e gjeti nderin dhe sedren nje njeri qe si puna Edes qe po te kishte qene ne kohe te xhaxhit do e kishin fut 7 vjet ke vendi vetem per prirjet e veçanta seksuale qe ka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 24-01-2007 më 14:22

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pastrueset e Ramës grisin posterat e Olldashit


    Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama duket se po përdor me të gjitha mënyrat Bashkinë për të penguar fushatën e rivalit të tij demokrat Sokol Olldashi. Pikërisht ndërmarrja e pastrim gjelbërimit duket se ka marrë në dorë anti-fushëtën e Ramës kundër Olldashit. Forcat e policisë të Tiranës kanë vënë në pranga dje dy pastruese të rrugëve, të cilat për t’i shërbyer sa më mirë fushatës së shefit të tyre, kanë nisur të grisin posterat e fushëts së Olldashit, të cilat ishin vendosur në afërsi të Birra Tiranës.Kështu nga shërbimet e policisë së komisariatit numër 4 janë vënë në pranga Mimoza Çelmeta dhe Thëllëza Hasa, të dyja pastruese të ndërmarrjes së partim-gjelbërimit. Të dyja gratë kanë nisur edhe detyrën e grisjes së posterave, e cila me sa duket është shërbimi më i fundit që bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Edi Rama i ofrojnë qytetarëve të tyre. Me sa duket tashmë fushata, jo vetëm që nuk ka asnjë kod etike dhe mirëkuptimi, por tashmë është katandisur të kthehet në një fushatë totalkisht banale, aq sa Rama ka nisur të përdorë edhe mënyrat më fëmijënore të bërjes së anti-fushatës. Edhe pse dje kërkoi respektimin e kodit btë Etikës, Rama ka nisur të përdorë të gjithë arsenalin e tij, ku policët bashkiakë apo edhe gratë e pastrim gjelbërimit ndërhyjnë për të marrë në dorë të gjithë situatën e nderë që është krijuar tek gara për Bashkinë e Tiranës. frika e Ramës në përballjen me Olldashin duket se ka degjeneruar tashmë edhe në përdorimin, jo vetëm të manipulimeve të diskutuara gjatë gjithë zgjedhjeve në vend, por edhe në përdorimin e fshesave të shqopës, të cilat kanë grisur në masë posterat, të cilët megjithatë, duket se kanë një kuptim më të madh kur janë gjysmake. Policia dje ka shoqëruar dy gratë, të cilat kanë grisur posterat duke rekrutuar në shërbim të Ramës edhe tre lypës të mitur, të cilët kanë poërfunduar gjithashtu në qeli, por janë lënë të lirë pikërisht për shkak të moshës së tyre. Me sa duket, situata e rëndë politike ka precipituar dhe ka degjeneruar deri në atë farë mase, sa ka lënë të kuptohet se fushata do të jetë shumë e ndezur dhe niveli i saj moral do të lërë shumë për të dëshiruar. Në kushte të tilla, situata e rëndë do të jetë prezente edhe pse Rama kërkon respektimin e Kodit të famshëm të Etikës. Por sipas Ramës, kodi duhet respektuar vetëm nga kundërshtarët, dhe në të kundërt ai vetë duhet të përdorë edhe policët e Bashkisë edhe pastrueset për të marrë atë që tashmë po ndien se po e humb, Bashkinë e Tiranës.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=

Faqja 12 prej 57 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •