Close
Faqja 0 prej 57 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 565
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës

    Kryesocialisti Edi Rama, fton kryeministrin të garojë më 17 dhjetor

    Rama: Berisha të kandidojë përballë meje

    “Le të garojë Berisha për Bashkinë e Tiranës më 17 dhjetor dhe të shohim kush do të fitojë”

    A.Rama

    Rama fton Berishën në garë më 17 Dhjetor
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ftoi dje kryeministrin Sali Berisha të garojë përballë tij në sfidën e pritshme të 17 Dhjetorit. Edi Rama tha në fund të emisionit “Opinion”, se ai është i gatshëm dhe do të zbatojë vendimin e opozitës dhe anëtarësisë së PS-së për kandidimin në Tiranë. “Unë jam i gatshëm dhe pres vendimin përfundimtar të opozitës e të anëtarësisë së partisë për të konkuruar për bashkinë e Tiranës”, - tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mundësinë e kandidimit të tij të tretë për postin e kryebashkiakut. Ndërsa duke hedhur poshtë deklaratat e Berishës se ai ka frikë nga zgjedhjet, prandaj kërkon shtyrjen e zgjedhjeve ai tha “ Le të garojë Berisha për Bashkinë e Tiranës më 17 dhjetor dhe të shohim kush do të fitojë, kë do të votojë populli dhe të mbyllet një herë e mirë kjo histori.”
    Reformimi
    Gjatë debatit të zhvilluar me gazetarët e ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i PS-së, nënvizoi faktin se reformimi i partisë, duhet parë si një i tërë e jo i fragmentuar.
    Sipas tij, PS është një forcë politike e jo një ndërmarrje, që t’u thotë njerëzve të shmangen për të bërë reformën. “Reformimi është kapilar, nuk është ndërmarrje PS. Nuk mund t’i thuash tjetrit: “hapu ti”. Ne kemi bërë reformim esencial të PS-së në 10 qytetet kryesore”, - tha Rama për këtë çështje. Ashtu si edhe në daljet e tij publike të vazhdueshme, Rama ishte tepër i ashpër e kritik ndaj qeverisjes aktuale e sidomos ndaj kryeministrit Berisha. Ai theksoi se kur mori detyrën e kreut të PS-së, ka kërkuar falje publike për të gjitha ato që socialistët nuk mundën të bëjnë gjatë qëndrimit në pushtet. Por sipas Ramës, tashmë, pas 1 viti qeverisje nga demokratët, ai pohon me bindje të plotë se kjo qeverisje, as që mund të krahasohet me asnjë prej qeverive socialiste. Ndër të tjera ai i konsideroi të pasakta shifrat e publikuara nga Berisha gjatë analizës vjetore të qeverisë, duke i konsideruar ato të fryra dhe jashtë realitetit. Rama në thelb e konsideroi Berishën si gënjeshtar, e për këtë iu referua deklaratave që ai ka bërë para ardhjes në pushtet, dhe atyre që kanë ndodhur përgjatë 1 viti. “Anullimi i privatizimit të Albtelekomit, që konsiderohej privatizim kriminal, është gënjeshtër. Nuk është anulluar. Ngriti grupin e pavarur për të hetuar si është realizuar ky proces dhe sot raportin e këtij grupi nuk e njeh askush, as ata që punojnë në atë kompani. EFT, e ka akuzuar si kompani jo serioze, dhe tani ka lidhur kontrata me të. Kemi një kryeministër që në mënyrë të vazhdueshme i ka bërë atentate Kushtetutës. Nuk garantohesh ti si shtetas qe askush të mos vijë të cënojë në atë vend ku ti qëndron e punon prej 30 vjetësh. Presioni ndaj presidentit, hedh poshtë edhe ato shifrat, është pengmarrje. Kjo kompani akoma sot nuk ka një akt pezullimi. Shteti të merr peng dhe ti të mos kesh të drejtë apeli, këto ndodhin në regjime që nuk kanë të bëjnë me demokracinë”, - tha Rama duke renditur disa nga kritikat e tij për qeverinë. Ndërkaq nismën Shqipëria 1 euro, ai e cilësoi si ndër ato nisma që shpallen për të mbuluar dështimet.




    29/09/2006

    Shekulli

  2. #2
    «Berisha të kandidojë përballë meje »

    Nuk ka si ben perjashtim edhe Edvini, nuk mund te perballoje delirin e pushtetit.

    Por le ta sfidohet me tej Edvin djali: perse nuk pret te kandidoje per president?

    Ne kete menyre ai "zgjidh" disa enigma te 2007-es.

    Le ta provoje, apo prishen ballancat apo pazaret?

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Berisha eshte i veshur me pushtetin e kryeministrit te vendit, kurse Edvin Rama eshte nje kryebashkiak dhe i kerkon kryeministrit qe te dali perballe tij ne garen per bashkine e Tiranes?!

    Mjafton nje prononcim i tille per te kuptuar se sa thith Edvin Rama nga politika.

    Zgjedhjet lokale ne Tirane, jane zgjedhje per jete a vdekje per Edvin Ramen, pasi po humbi bashkine e Tiranes, ai del jashte politikes shqiptar si ai peshku ne zall. Ai do te ngelet kreu i Partise Socialiste, edhe pse nuk ka as nje karrige deputeti e as nje post administrativ.

    Nuk eshte cudi qe vete Fatos Nano te beje fushate per kandidatin e djathte ne zgjedhjet lokale ne Tirane, pasi duke larguar Ramen nga posti qe vete Nano e kandidoi, ai e largon Ramen njehere e mire nga politika shqiptare.

    Dallimi midis Nanos dhe Rames eshte se ai i pari ka nje karrige deputeti.

    Albo

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Topi : Basha, jo kandidat në Tiranë

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, shprehet kundër një kandidimi të mundshëm të ministrit të Transporteve në kryeqytet

    Topi: Basha, jo kandidat në Tiranë

    “Në rast se zoti Basha nuk futet në këto standarde që unë mendoj, nuk është i preferuari im për të qenë kandidat”

    D. Ndrenika

    TIRANË

    - Zyrtarë të Partisë Demokratike thanë se do të përzgjidhen me kujdes kandidaturat për drejtues të pushtetit vendor, duke nisur në nivelin më të lartë bashkiak, me theks bashkinë e kryeqytetit. Nënkryetari Bamir Topi, njëherit kryetar i grupit kuvendar, thotë se pavarësisht se cili do të jetë kandidat nga opozita, nuk ka dyshim në fitoren e shumicës në pushtet. Topi shton, se për të qenë fitues në garën vendore të ardhshme në Tiranë, bashkia më e rëndësishme në vend, maxhoranca duhet të ketë një kandidaturë me përvojë politike, duke mos anashkaluar qëndrimin për një kandidat, i cili do të përçojë kriteret politike të karrierës, përndryshe përvojës. Topi nuk ka shmangur gjithashtu vlerësimin për kandidaturën e mundshme të ministrit të Transportit, Telekomunikacionit dhe Punëve Publike, Lulzim Basha. Për kryetarin e deputetëve demokratë, Topi, ministri Basha nëse nuk përmbush këtë “kriter” të përvojës, atëherë nuk do të jetë i parapëlqyer i tij. “Si kandidat i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, duhet të jetë një njeri me një stazh të konsiderueshëm politik, të ketë staturë të qartë politike dhe ju siguroj, se në rast se zoti Basha nuk futet në këto standarde që unë mendoj, atëherë nuk është i preferuari im për të qenë si kandidat”,- tha Topi. Megjithatë, ai u tregua i kujdesshëm duke mos e paraqitur qëndrimin veçse në këndvështrimin personal, assesi partiak. Madje, duke lënë të kuptohet po kështu se nuk ka asgjë personale me ministrin Basha. “Unë edhe njëherë dëshiroj që të jem me një terren diskutimi principesh, por tek e fundit unë jam vetëm një nga anëtarët e kryesisë së PD-së që kam vetëm një votë të vetme”,- tha Bamir Topi. Mandej, në nivel krahasimor, përkundër cilësdo kandidaturë që do të mund të shpallë opozita, Topi ka dëshmuar bindjen e shumicës në pushtet për ta mposhtur atë në garën për Bashkinë e Tiranës, përfshi kryetarin në fuqi që prej 6-vjetësh, Edi Rama. “Cilido që të jetë kandidat nga krahu tjetër, mazhoranca e djathtë e ka projektuar fitoren e vet në Tiranë, kështu që, nga kjo lloj pikëpamje nuk ka asnjë lloj diference nëse do të jetë Rama, apo dikush tjetër”,- vijoi nënkryetari i partisë që qeveris pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme në 3 korrikun e 2005-ës. Bamir Topi, me kohë është përfshirë në emrat kandidatë më të mundshëm për kreun e bashkisë së Tiranës, por gjithashtu prej kohësh ai e ka përjashtuar kandidimin pavarësisht çdo gjykimi tjetër. Garimi për Tiranën mund ta shpjerë emrin e Partisë Demokratike drejt ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, i cili as e ka pohuar, as e ka mohuar mundësinë, ndërsa ka shtuar se vendimi i përket forumeve të partisë, sikundër edhe publikimi i emrit. Olldashi dhe Basha, janë menduar si ndër më të mundshmit për t’u përballur me kandidatin e së majtës në opozitës, fituese me thellësi votash në mandatet e viteve 2001-2003 dhe 2003-2006 me Edi Ramën. Ky i fundit, ftoi në mesjavë për ballafaqim në Tiranë, kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kreu i ekzekutivit u shmang duke ia kaluar përgjigjen atyre që i quajti “probleme” në PS të Ramës, me paraardhësin e tij.




    02/10/2006

    Shekulli

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Olldashi vs. Rama

    Tashme qe kandidatet per Bashkine e Tiranes jane bere te njohur,mendoj se ja vlen qe te hapet nje teme e tille diskutimi.

    Meqenese sot tek gazeta "Koha Jone" lexova ne intervisten e Nikoll Lesit, te njejtat mendime qe kam dhe une, vendosa te mos i shkruaj, por te tregohem me eficient me kohen



    Intervistë me deputetin Nikoll LESI

    ...

    Do të jeni në shtabin elektoral të Sokol Olldashit?

    Po. Tirana ka nevojë për një tjetër drejtues të saj, pasi zoti Rama, ndonëse ka bërë disa punë për kryeqytetin, nuk duhet të jetë më në krye të Bashkisë për arsyet e mëposhtme: Së pari, ai krijoi shembullin e keq të krijimit të një grupimi biznesmenësh të firmave të ndërtimit dhe pronarë mediash të cilët menaxhojnë për interesa private buxhetin e bashkisë.

    Të mos harrojmë se buxheti i kryeqytetit është në disa dhjetra milionë dollarë. Së dyti, dhe më kryesorja, zoti Edi Rama nuk e do më fitimin e Bashkisë së Tiranës për të bërë projekte apo punë për kryeqytetasit. Ai e do që ta ketë si një mburojë për ambiciet e tija politike si kryetar i PS‑së. E thënë paksa më në gjuhën populiste fitimi i bashkisë së kryeqytetit i duhet Ramës për të shpëtuar nga Fatos Nano, i cili do t'i marrë PS-në për t'ia kaluar një lidershipi të ri europian.

    Ai gjithashtu e do zyrën e Bashkisë dhe për t'i ikur drejtësisë për dosjet që janë në Prokurorinë e Përgjithshme prej disa milionë dollarë shpërdorime. Rama, nëse e fiton bashkinë, do të dalë e të thotë se "tani lekë nuk na jep qeveria e Berishës, prandaj të dalim në protesta". Qytetarët, mirë apo keq kanë votuar një herë me 3 korrik 2005 e duhet bërë edukatë qytetare që një herë në katër vite votohet për të ndërruar apo mbajtur pushtetin.

    Ndaj Tirana nuk fiton aspak, duke e parë edhe në sensin pragmatist, nëse voton për Edi Ramën. Nuk do të ketë kohë Edi të merret me Tiranën , pasi synon për karriken e tij politike, ashtu siç nuk do ti jepet asnjë lekë nga pushteti qendror i Berishës. Jemi në Shqipëri dhe për shumë vite këto metoda dominojnë në politikë.

    Së treti, Tirana ka nevojë për një drejtues të ri që ka një strategji të re për ta bërë kryeqytetin të jetohet 24 orë e jo vetëm 10 orë, Tirana edhe për nja katër vite ka nevojë për një buxhet shtesë që t'i vijë nga pushteti qendror. E dini se çdo të thotë një Bashki e Tiranës e marrë nga kreu socialist momental dhe një pushtet qendror deri në vitin 2009 me Sali Berishën?

    Asnjë investim më në Tiranë ! Edhe tullat që po vihen në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" do të mbarojnë në vitin 2009! Së fundi, çdo qytetar normal ka nevojë të ndërrojë fytyrën e Qytetarit numër Një të Tiranës, pasi laj‑thaj ai mbeti duke paguar 400 mijë dollarë të buxhetit të kryeqytetit vetëm që t'i reklamojnë portretin e tij çdo ditë në media.

    http://www.kohajone.com/

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nuk besoj se PD ka njeri me te mire se Sokol Olldashi per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Per mendimin tim, duke u nisur nga puna qe Olldashi ka bere ne ministri deri tani duhet te jete nje arsye me shume qe gjithe qytetaret e Tiranes te votojne ate.
    Shpresoj qe fushata do te jete e ndershme dhe ne interes te qytetareve jo e ploitizuar.

  7. #7
    Olldashi nuk ka te share, i ka te gjitha kapacitetet, ka ku e ku me shume pluse, Ed Ramen ai e mund.

    Por Berishes, per shume arsye, nuk i intereson qe te fitoje Olldashi.

    Takimi Selami-Olldashi e ka "percelluar" Berishen; ketu do te jeni, ka per ta "djegur" edhe Olldashin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ju keni hapur dy tema ndersa une kam nje mendim:

    Eshte fat i modh qe nuk voto as vlora dhe as kuksi per bashkine e tirones. Jane tironcit qe shofin dite per dite se kush puno. Shumica ktu qe shkruni jeni nga skajet e shqiperise dhe mendimi juaj vle vetem ketu ne forum dhe ska vlere vote.

    Tirana e ka pa e ka votuar dhe prape tirana do votoj ju ktu grini lakra.

    Sa per Oldashin duket ne surrat tip bufi. Qe te jesh kryetar bashkie duhet te jesh manager dhe Edi eshte manager i zoti. Ai e ka ekzekutuar kete pune me precizion gjerman. E ka ditur ku ta kap punen qe kur ka marr celsat e bashkise. Dhe pak nga pak e kthyer Tiranen qe shifni sot. Punet i shprendante dhe ne fund shkonte i kontrollonte dhe nuk priste te tjeret te vinin ti raportonin zyre.

    Shume nga ju ktu nuk e shikoni ndryshim e Tirones se skeni qene ndonje here ose keni kaluar transit por tirona e shef dhe ajo do te votoj ju ktu grini lakra kot.

    P.S. Ashtu flisnit dhe ne zgjedhjet e kaluara dhe u provua qe jeni te verber.

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mendoj se kandidaturat e dy partive kryesore ne Shqiperi per bashkine e Tiranes jane te dyja te gabuara dhe tregojne edhe nje here shterpesine e politikes shqiptare.Edi Rama mbas kaq vite ne kete detyre e ka shteruar bagazhin e tij intelektual dhe nuk mund te sjelli me asgje te re ne Tirane.Olldashi si ish-minister i Ministrise se Brendshme ka shume mundesi te sjelli ne Tirane ide strikte dhe ashpersi qe i jane molepsur si krye-polici i vendit.Keto dy parti tregojne edhe nje here se vlerat qe kane brenda tyre si psh.Topi apo Malaj etj ,i mbajne thjesht per nje shkelqim te jashtem dhe se ne keto parti mbizoteron fryma e terrorit dhe e autoritetit.

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sala per mendimin tim duhet ta ndryshoje ligjin, sidomos kur vjen puna tek hypja e PD-se ne pushtet. Ai(pra doktorri) qe fiton zgjedhjet(me hir e me pahir) duhet te jete automatikisht ne krye te cdo funksioni, nga nderrmarja qe merret me ujrat e deri tek presidenti. Me ket ligj heqim qafe dhe keto zgjedhje qe do na kushtojne aq shume pare, dhe vendosim njerez qe deri tani kane ofruar vizione shume te gjera e te gjata rreth rregullimit te Tiranes.

    Meqe ra llafi e keni pa se car planesh ka Olldashi per Tironen ? Yhyyyyy ka nja 3 vjet qe i shpalos, nuk krahasohet me Edin qe ska bo asgjo.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 57 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •