Close
Faqja 16 prej 57 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 565
  1. #151
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Lexoni o njerëz se çfarë manipulon Berishnikovi me kompani dhe partia e të ballit që ka mbetur në të njëjtën pozitë për tu shitur që nga koha e luftës së dytë botërore, kur luftonte krah për krah nazi-fashizmit

    Kërkesa për kandidim

    Në datë 16 Janar 2007, sipas një shkrese drejtuar KZQV-së së Bashkisë Tiranë, Akil Rama kërkon regjistrimin si kandidat për kryetar bashkie, në zgjedhjet e 18 Shkurtit. Kurse partia Balli Kombëtar Demokrat deklaron se pikërisht ky person do të jetë përfaqësuesi i saj zyrtar. Për adresë është shënuar vetëm Tiranë.
    Në fund të kërkesës është emri i Akile Ramës, kurse firma e tij ndryshon me atë të hedhur në dokumenta të tjerë.

    Mbështetja e kandidaturës

    Në një deklaratë tjetër të datës 17 Janar dorëzuar KZQV-së së Bashkisë Tiranë, deklaruesi Balli Kombëtar Demokrat ka deklaruar mbështetjen e kësaj partie për kandidaturën e Akil Ramës. Në shkresë thuhet se kjo mbështetje bazohet në nenin 79 pika 2/d të ligjit nr.9087 datë 19.06.2003 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar. Kjo deklaratë është firmosur nga kryetari i partisë, Artur Roshi.

    "Më c'regjistroni, nuk kam dijeni!"

    Në 27 Janar është pikërisht Akile Rama që i drejtohet KZQV-së së Bashkisë Tiranë me një deklaratë me të cilën kërkon të vërë në dijeni edhe KQZ. "Unë i nënshkruari, Akile Zaharija Rama, i datëlindjes 21 Gusht 1933, i lindur dhe banues në Tiranë, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se nuk kam dijeni për kandidimin si kandidat për kryetar i bashkisë Tiranë, i subjektit Partia e Ballit Kombëtar. Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument ligjor ku kërkohet kandidimi im nën subjektin e lartpërmendur, cfarëdo subjekti tjetër, apo si i pavarur. Për këtë arsye i kërkoj KZQV Bashkia Tiranë të cregjistrojë emrin tim si kandidat për kryetar i bashkisë Tiranë".

    Në po të njëjtën datë, me shkresë nr.rep 547, "Autentifikim shkrimi", noterja e Dhomës së Noterisë Tiranë, Mira M.Vukaj ka vërtetuar se "I lartëpërmendur është madhor me zotësi të plotë juridike për të vepruar (Por i sëmur dhe i pamundur për të lëvizur" i cili më deklaroi se: "Sa më sipër është një deklaratë e reduktuar në shtëpinë e tij nga ana e tij të cilën e pranoi dhe e nënshkroi me vullnet të plotë në shtëpinë time. Unë noterja, pasi u sigurova për identitetin e tij dhe pasi konstatove se i ka të gjitha aftësitë e ligjit, i vërtetove nënshkrimin e sipërm sipas ligjit".

    Certifikatë me prokurë

    Pranë njësisë bashkiake nr.2 në kryeqytet janë paraqitur të tjerë persona për të tërhequr certifikatën e Akile Ramës, të cilët sipas punonjësve të gjendjes civile të kësaj njësie kanë qenë të pajisur me një prokurorë për të mundur të tërheqin dokumentin. Por punonjëset mohojnë që certifikata të jetë marrë nga vetë personi.

    Kandidatura e rreme nga PBKD, për të ngatërruar votuesit

    Tiranë

    - Gjithë ky skenar, që nga vjedhja e emrit të një qytetari për ta cuar atë në KZQV si kandidat për kryetar bashkie pa dëshirën e tij dhe deri tek mashtrimet e tjera me letra dhe deklarata janë bërë, ka për qëllim të vetëm ngatërrimin e banorëve të kryeqytetit përpara fletës së votimit. Në këtë të fundit, i bie të ketë dy kandidatë me mbiemër të njëjtë, cka ka dëshmuar se është me të vërtetë një shkak për ngatërresë për votat e hedhura nga qytetarët. Përvec kandidatit të përbashkët të opozitës për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, pas regjistrimit në KZQV nga ana e Ballit Kombëtar Demokrat, edhe Akile Rama duhet të jetë një kandidat për të cilit duhet të votohet. Madje nuk përjashtohet mundësia që këta të jenë pranë njëri-tjetrit në rradhitje. Ky është një shkak i mjaftueshëm për konfuzion nga ana e votuesve, gjë që është provuar edhe më parë. Në zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, kandidati socialist për zonën 36 në Tiranë, Shpëtim Idrizi ka humbur të paktën 400 vota për shkak të një kandidati nga një parti tjetër në fletën e votimit, që kishte emër të njëjtë me të. Duke qenë se raste të tilla janë të njohura, nuk janë nguruar të përdoren nga Berisha dhe Olldashi, të cilët nuk kanë lënë asgjë pa shfrytëzuar për të vjedhur votat dhe shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve. Jo vetëm sepse ata nuk njohin asgjë tjetër përvec skemës së manipulimit, por sepse Tirana e dëshmon fort fitoren e kandidatit të vetëm që meriton të votohet. Pikërisht frika nga dështimi dhe humbja e pashmangshme po shtyn dyshen drejt skandaleve të tilla.

    Akile Rama i pamundur per te levizur

    Tashmë është në moshën 73 vjecare dhe shëndeti i është rënduar me sëmundje. Për shkak të tyre nuk është në gjendje as të lëvizë lehtësisht nga shtrati, jo më të drejtojë bashkinë më të madhe të vendit. Pamjet e Ramës së sëmurë janë xhiruar edhe nga emisioni "Fiks Fare" në Top Channel, menjëherë pas publikimit të tij si kandidaturë për kryetar bashkie në Tiranë, nga partia e Ballit Kombëtar Demokrat. Në këto pamje të filmuara duket se 73 vjecari kërkon gjatë gjithë kohës shërbimet e familjarëve, për shkak të shëndetit të rënduar. Në një gjendje të tillë, vështirë se një person mund të gjejë forcën për të patur pretendime të mëdha, si ai për drejtimin e Tiranës. Dhe kjo konfirmohet nga një deklaratë e vërtetuar edhe nga noterja, ku Akile Rama thotë se nuk ka asnjë lloj dijenie se ka kandiduar për kryetar bashkie në emër të PBKD, apo të cfarëdo lloj partie tjetër, qoftë edhe i pavarur. Ai është i sëmurë dhe jo në gjendje për të lëvizur, cka thuhet edhe në deklaratën e noteres që ka firmosur aktin e verifikimit të shkrimit, pas deklaratës së nënshkruar më parë
    nga Akile Rama, me vullnetin e tij të lirë

    Fallsifikatoret,Berisha,Olldashi,Karapici e Roshi

    Tiranë

    - Letrat zyrtare, ato të dorëzuara në KZQV-në e bashkisë Tiranë dhe deklarata e të regjistruarit si kandidat nga partia e Ballit Kombëtar Demokrat denoncojnë gjithë emrat e atyre që duhet t'i nënshtrohen ndjekjes penale për fallcifikim. Dy prej këtyre emrave kanë lënë edhe firmën e tyre në letra dhe këta janë kryetari i partisë, Artur Roshi si dhe deputeti i Partisë Demokratike, që deklaron në një prej shkresave të dorëzuara në KZQV se është anëtar i partisë së Ballit Kombëtar Demokrat. Ndërsa Roshi ka deklaruar se mbështet kandidaturën e një qytetari, që as nuk ka dijeni se ka kërkuar të jetë i tillë në fushatën për kryetar bashkie në Tiranë. Në të vërtetë pas këtyre emrave, janë të përhershmit e skemave të tilla, që nuk po lënë asnjë mjet dhe mashë pa lëvizur në cënim të zgjedhjeve të lira dhe votës së qytetarëve. Vetë kryeministri Berisha dhe ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi kanë bërë gjithë skenarin e regjistrimit të një kandidati tjetër me mbiemër të njëjtë me kandidatin e opozitës, pa pyetur për shkeljen e ligjit, fallcifikimet dhe mashtrimet, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre të lig.

    KZQV të ç’rregjistrojë kandidaturën false

    Tiranë

    - Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka deklaruar dje në një intervistë për mediat se kandidatura e paraqitur nga partia e tij për bashkinë e Tiranës ka kërkuar të dorëhiqet për arsye shëndetësore dhe partia do të respektojë vendimin e tij. Duket se Roshi e ka ndjerë fort rrezikun që i avitet për shkak të lojës ku është përfshirë. Në fakt, Akile Rama nuk ka patur dijeni në asnjë moment se është regjistruar si kandidat nga kjo parti. Për këtë arsye KZQV duhet të ndërmarrë menjëherë c'regjistrimin e tij nga lista e kandidatëve, duke mos e përfshirë në fletën e votimit. Ndërsa prokuroria, nga ana e saj, duhet të ndërmarrë menjëherë hetimet ndaj këtij skandali ku janë përfshirë zyrtarë që kanë dhënë deklarime të rreme dhe kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se e ka bere kte loje ki roshi i ballit turp te kete..

    po do jet ndonje spiun i rucit dhe ky i futur per kto dite.. si koplikat e tjere..



    kush mundet te sjelle artikullin e mero bazes ne tema.. me titull ""edi rama dhe sulmet ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-01-2007 më 04:23

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-01-2007 më 04:23

  4. #154
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Brari

    kush mundet te sjelle artikullin e mero bazes ne tema.. me titull ""edi rama dhe sulmet ..
    Ja ku e ke o Brar......

    Nga Mero Baze.......

    Deri më sot, nuk kemi asnjë
    sulm personal të kandidatit Sokol Olldashi ndaj rivalit Edi Rama, ndërkohë
    që ky i fundit po përpiqet ta fyejë atë publikisht me spote që kanë fabula
    jorealiste. Spotet negative janë një dimension i fushatave elektorale dhe
    ato nuk duhen përjashtuar, por ato duhet të mbështeten mbi fakte dhe
    ilustrime konkrete të jetës së kandidatëve ose veprës së tyre. Fjala vjen,
    nëse Rama do të kishte mundur të filmonte Olldashin si kandidat të
    Bashkisë së Tiranës, që fle çdo natë në një shtëpi në Pezë, mund të
    thoshte që Olldashi nuk jeton në Tiranë dhe se nuk e njeh dhe nuk e do
    Tiranën; nëse Olldashi do të kishte një jetë të shkatërruar, familjare me
    një grua të divorcuar dhe të çuar në psikiatri, me një jetë abuzive me dy
    të tjera dhe me një tjetër, të divorcuar për shkak të poshtërimeve publike
    që mund t’i bënte, natyrisht që mund të përdorej në fushatë, pasi katër
    gra janë shumë për ta pasur gjithmonë ato fajin. Nëse Rama do të kishte
    fjalime të Berishës kundër Olldashit, apo deklarata të deputetëve të tjerë
    të PD-së kundër figurës së Olldashit, natyrisht që mund t’i përdorte. Nëse
    Olldashi mund të filmohej në skena gjysmë të çmenduri në mitingje
    elektorale, duke thirrur: “O doooktor”, natyrisht që mund të përdoreshin.
    Por, natyrisht që stafit të Ramës këto i mungojnë në arkivën e vet dhe në
    rrethana të tilla, ai përpiqet të shpikë fabula fyese, të cilat, në të
    vërtetë, më shumë fyejnë autorin që i ka prodhuar dhe që i paguan për t’u
    shfaqur. Në këtë pikë, Rama ka rënë viktimë e provokimeve që i bëjnë zëra
    të veçantë nga shumica ose aktorë të rëndësishëm, politikë, për ta
    detyruar atë të zhvendoset në fushatë negative. Emisioni i fundit në “TV
    Klan”, i cili ishte një garë për të demonstruar banalitetin e kandidatit
    Rama, natyrisht që e ka motivuar atë dukshëm për të startuar i pari
    fushatën negative.
    Por, në këtë fushë ai ka një
    eksperiencë, së cilës i gëzohet heshturazi gjatë këtyre gjashtë viteve. Në
    gjithë historinë e fushatave elektorale në Shqipëri, i vetmi kandidat që
    është marrë me jetën personale, natyrisht duke shpifur për rivalin e vet,
    është Edi Rama. Në zgjedhjet e vitit 2000, në debatin me rivalin Besnik
    Mustafaj, ai e akuzoi atë në mënyrë direkte se “shkon me gratë e shokëve”,
    një akuzë e ulët, e cila, përveç dimensionit të trillimit, përmbante
    thelbin inferior dhe negativist të Edi Ramës në një fushatë elektorale,
    impotencën e tij. Ai jo vetëm që e ka bërë këtë sulm të ndyrë, por është
    lavdëruar për vite të tëra me këtë, si një gjetje e tij, e madhe. Tashmë,
    kur rivali i tij po vazhdon një fushatë të kulturuar dhe pozitive për
    projektin e Tiranës së ardhshme, ai po joshet nga zëra anësorë në PD, të
    cilët, natyrisht, jo pa qëllim, po e tërheqin Ramën në fushatën negative,
    atje ku ai ëndërron se mund të ketë sukses, por që trembet, nëse ia
    kthejnë me të njëjtën monedhë. Kjo dilemë e ka lënë fushatën e tij pa
    identitet. Si kudo, ai nuk e pranon garën. As në fushatën negative ai nuk
    do garë. Ai as guxon të bëjë një fushatë pozitive, as guxon të përballet
    direkt në debat me Olldashin, pikërisht nga makthet që ka prej jetës dhe
    perversiteteve të tij, personale. Ai mendon se ka fituar, duke shpifur
    ndaj jetës personale të rivalit të tij në vitin 2000, por është gati të
    ngrejë gjithë botën në këmbë, nëse i ribotohet dosja e tij e divorcit me
    akuza të përbindshme për origjinën e djalit dhe refuzimin për t’i paguar
    atij një pension qesharak prej 15 dollarësh në muaj. Ai ka qejf të
    lavdërohet me bëmat e fyerjeve të tij ndaj të tjerëve, por ka frikë dhe e
    zënë makthet, nëse dikush i përmend akuzat e familjes së tij, politike
    ndaj tij. Ai thjesht e ëndërron fushatën negative si një një lojë që luhet
    vetëm në portën e kundërshtarit. Nëse të gjithë e sigurojmë se s’do ketë
    fushatë negative ndaj tij, nëse Vasilika Hysi e Helsinkit e siguron se
    s’do lejojë askënd të ribotojë perversitetet e tij, të dokumentuara, nëse
    Shalsi e bind se është gati të pranojë të botohen historitë dhe dramat e
    familjes së tij për të shpëtuar ato të Ramës, nëse dhe Gonxhja e bind se
    është gati t’i dorëzohet drejtësisë, mjafton që Ramës mos t’i thonë se ka
    humbur taksidari i lejeve të ndërtimit, pra, nëse ndodhin të gjitha këto,
    Edi Rama natyrisht do të ishte në ekstazë për një fushatë negative ndaj
    kundërshtarit. Por, situata është krejt e ndryshme. Ai përveç fabulave
    fyese, të prodhuara nga mendjethatët që ka rrotull, nuk ka çfarë të
    përdorë për të baltosur kundërshtarin dhe në këtë dilemë ai ka mbetur
    thuajse pa fushatë, pa takime, pa mesazhe dhe pa identitet. Është thjesht
    një kandidat i trembur nga makthet e veta.

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Breshka
    Rama mendon se ka fituar, duke shpifur
    ndaj jetës personale të rivalit të tij në vitin 2000, por është gati të
    ngrejë gjithë botën në këmbë,
    nëse i ribotohet dosja e tij e divorcit me
    akuza të përbindshme për origjinën e djalit dhe refuzimin për t’i paguar
    atij një pension qesharak prej 15 dollarësh në muaj
    .



  6. #156
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Balli Demokrat, një tjetër Ramë për kryebashkiak

    E zbulon "Fiksi". Por 74-vjeçari tërhiqet



    Kandidati i Ballit Kombëtar Demokrat, Akil Rama, që u fut në garë nga kjo parti për
    të konkurruar me kandidatin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ka firmosur
    një deklaratë, sipas të cilës ai nuk ka dijeni për kandidimin e tij si kandidat për kryetar bashkie.
    "Fiks Fare" ka siguruar një kopje të deklaratës origjinale që ka firmosur
    kandidati i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Akil Rama. Sipas kësaj deklarate, drejtuar KZQV-së dhe KQZ-së, të cilën 74-vjeçari e ka firmosur në banesën e tij, zoti Akil Rama kërkon që të çregjistrohet emri i tij si kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës, pasi ai nuk ka nënshkruar asnjë dokument ligjor ku të kërkohej kandidimi për subjektin e lartpërmendur apo i pavarur.
    Deklarata është firmosur në orën 16:30 të datës 27 janar 2007 në prani të noteres Mira Vukaj.
    "Fiks Fare" siguroi kopjen e deklaratës origjinale të firmosur nga zoti Akil Rama në prani të noteres, si dhe kopjen e kërkesës për kandidimin e kandidatit të Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat.
    Edhe kjo e fundit që është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sipas personave që e kanë paraqitur, pretendohet se është firmosur nga kandidati Akil
    Rama. Por nëse krahason me sy të
    lirë të dyja firmat, lehtësisht vëren se firma në kërkesën e Ballit Kombëtar Demokrat të dorëzuar në KQZ nuk është e njëjtë me firmën që vetë zoti Akil Rama ka hedhur në deklaratën e tij për t‘u çregjistruar nga kandidatura për postin
    e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit. Kërkesa dhe deklarata për çregjistrim nuk janë firmosur nga e njëjta dorë.
    Firma e hedhur mbi deklaratën që është përpiluar në prani të noteres,
    duket që është hedhur nga dora e një të moshuari, i cili nuk është në gjendje të mirë fizike, kushte të cilat përputhen me gjendjen e vërtetë shëndetësore të 74-vjeçarit Akil Rama. Ndërsa dora që ka firmosur kërkesën për kandidim, duket që është më e sigurt.
    Pra, kuptohet lehtë që firma e zotit Akil Rama është falsifikuar dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është depozituar një kërkesë false. Kur pyesim kryetarin
    e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshin, ai deklaron me përgjegjësi se kandidati 74-vjeçar i partisë së tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka
    pasur dijeni për këtë kandidaturë. Por dje në mëngjes, sipas kreut të PBKD, "Zoti Akil Rama ka sjellë një dorëheqje të tij sot, në funksion të shëndetit të tij dhe ne do ta respektojmë verdiktin e tij". Ndërkohë që kërkesa e 74-vjeçarit Rama drejtuar KQZ-së dhe KZQV-së pranë Bashkisë së Tiranës, mban datën 27
    janar 2007, pra dy ditë përpara kësaj deklarate që dha kreu i PBKD, Artur
    Roshi.
    Kreu i kësaj partie është kontradiktor në ato që thotë përpara gazetarëve, pasi një herë deklaron se partia e tij është pjesë e koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike dhe si e tillë do të mbështesë kandidatët e saj dhe do të dalë me
    kandidatë më vete vetëm në komunat dhe bashkitë që do t‘u lerë bosh PD-ja, ndërsa nga ana tjetër deklaron se pikërisht në Tiranë kanë paraqitur edhe ata një kandidaturë, atë të Akil Ramës. Pra, nga njëra anë pranon se do të
    mbështesin kandidaturën e zotit Sokol Olldashi për kryetar bashkie të kryeqytetit dhe nga ana tjetër deklaron se edhe Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka një kandidaturë tjetër.
    Gjatë gjithë ditës së djeshme, familja e Akil Ramës është munduar që të mbajë larg gazetarët, duke gjetur si zgjidhje të vetme moshapjen e derës së shtëpisë
    për çdo person që trokiste.
    Gazetarët e "Fiks Fare" arritën që ta filmonin kandidatin 74-vjeçar të
    Partisë Balli Kombëtar Demokrat në banesën pranë shkollës "Ismail
    Qemali". I ulur në një krevat, pranë një sobe me dru, 74-vjeçari Akil Rama nuk ishte në gjendje që t‘i përgjigjej asnjë pyetjeje. Ndërkohë që kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat jepte deklarata për shtyp, ku theksonte dorëheqjen e kandidatit të kësaj partie për shkaqe shëndetësore.
    Një gjë është e qartë në Komisionin
    Qendror të Zgjedhjeve është
    depozituar një kërkesë me firmë të
    falsifikuar.

    Se kush do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë falsifikim, kjo do të
    zbulohet në të ardhmen, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka marrë
    tashmë në dorë një kopje të deklaratës së firmosur nga vetë zoti Akil
    Rama dhe dokumentet e paraqitura në emër të tij në Komisionin Qendror
    të Zgjedhjeve.

    E djathta propozoi si kandidaturë për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Akil Ramën, që mban të njëjtin mbiemër me atë të kryetarit aktual socialist, Edi Rama.
    Propozimi i së djathtës është dorëzuar në momentet e fundit në Komisionin
    Zonal të Qeverisjes Vendore nga Partia Balli Kombëtar Demokrat. Zgjedhja e emrit të Akil Ramës për të kandiduar për Tiranën ishte një truk për të ngatërruar votuesit shqiptarë të zgjedhjeve të 18 shkurtit në Tiranë.

    Deklarata e kreut të PBKD, Artur Roshi

    Ne do të jemi në koalicion ose në një
    marrëveshje me Partinë Demokratike.
    Atje ku ka kandidatë Partia Demokratike
    në mënyrë absolute, duke qenë që jemi
    në marrëveshje me Partinë Demokratike
    nuk do të ketë kandidatë nga ne, ne
    kemi kandidatët tanë atje ku na janë lënë
    bosh nga Partia Demokratike. Sigurisht,
    ne do të mbështesim kandidaturën e
    zotit Olldashi, si e vetmja kandidaturë
    serioze e koalicionit të djathtë. Ne, në
    fakt, në komisionin e zonës së Tiranës,
    KZZ-në e Tiranës kemi paraqitur fillimisht
    një kandidaturë tonën, zotin Akil Rama,
    mirëpo sot me një fjalë, me vullnetin e tij
    më ka ardhur një dorëheqje e tij nga ky
    kandidim, gjë që ne do ta parashtrojmë
    në kryesinë e partisë dhe këtë vullnet ne
    do ta respektojmë. Për sa i përket
    moshës së tij, besoj që nuk përben problem
    që është 73 vjeç, sepse ju e dini se
    sa vjeç e kemi Presidentin, kështu që
    nuk përbënte problem. Zoti Akil Rama
    ka sjellë një dorëheqje të tij sot, në funksion
    të shëndetit të tij dhe ne do ta respektojmë verdiktin e tij.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Lexoni o njerëz se çfarë manipulon Berishnikovi me kompani dhe partia e të ballit që ka mbetur në të njëjtën pozitë për tu shitur që nga koha e luftës së dytë botërore, kur luftonte krah për krah nazi-fashizmit
    ESHTE e vertet o shoku Lei Fen: Balli ,per ju eshte gjithcka qe simbolizon te keqen,nuk ke faj ti se ty ashtu te eshte servirur ng propaganda hibride per you me i lavdishem eshte shoku Dushan,shoku STALIN shokuLei fen se sa disa nga ata njereze kur shqiperia ishte vetem shprehje gjografike ata dhe pinjollet e tyre e ngriten nga hici,per ju figura e Mithat Frasherit, pinnjollit te frashellinjeve eshte nje tradhetar kurse dushani nje vella nje shok armesh
    ju jeni ai qeni qe hani te zotin ashtu sic beri ati shpirteror i juaji,Per ju Bedri Omari eshte nje tradhetar se kriminelin e coje dhe e shkolloj pavarsishte se erdhi pa diplome
    SHOKU XOXE kovaci maqedonas ishte me patriot dhe intelektual se sa Hysni Lepenica, i dipllomuar jashte .SHOKU PILO PO ASHTU NE POZITA ME TE LARTA SE ENVER RISILIA ,QE VINTE NGA BANGAT E AUSTRISE, EQEREM VLORA ,IMZOT ARAPI,VASIL ANDONI,HIL MOSI, XHAFER DEVA AGRANOM NE AUSTRI DR EDUARD LICO UNIVERSITETI I ROMES FEHMI KOKALARI ADEN HODO e shume e shum intelektual te tjere qe kosa komuniste , o i vrau o i largoj per gjithmone nga atedheu,
    Ju keto figura nacionaliste i sevendesuat me figura internacionaliste me PILO,e KICO
    NE kohen e tyre cdo gje blihej me flori shoku ,floriri u zevendesua me trisken e bukes jo per nje vite me me dekada ,vezen e ballit mos u mundoni ta beni edhe ju e dini qe eshte propagande ,por propaganda ashtu e do.
    Mos kini frik nga balli , o se nacionalizimi ata kane 60 vjete qe jane larguar nga shqiperia dhe ju per 60 vjete po aty keni ngel , aty ku ju lane,akoma nuk jeni te zotet te ndertoni shtet jeni pa uje e drita dhe kure skeni per ti rregulluar se zoti ju she keni pire gjak njerzishe nuk jua bene zoti mbar derisa akoma ne genet tuaja te egzistoje urrejtja ndaj kesoj klase .per ju me i mire eshte nje deputet i omonias o nje hajdut se sa kjo klase qe me te vertet u sakrifikua per ate vend breze pas brezi ,
    JU nuk u lene nemate e nenave qe i riten femijet jetim se burat ju ivrat ne menyre te pa bese,ashtu ka per te ngel shqiperia deri sa ajo te jete ne duart e RAMIZAVE TOSAVE RAMAVE hibrideve te njeriut te ri
    Edhe nje here mos kini frik nga balli ai tani eshte sistemuar diku ne Amerike Kanada Australi dhe jeton pa kokcarjet qe ju keni DHE KUR U SHEH ASHTU: THOT:"BARQET CAFSHI"

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama u zgjodh Kryetar me vota të vjedhura


    - Në fushatën tuaj, a nuk po bëni akuza të ngjashme me ato të Komisionit Hetimor anti-Rama?


    Unë kam vënë theksin mbi faktin që Edi Rama ka keqpërdorur pushtetin e tij gjatë qeverisjes së Bashkisë së Tiranës. Nuk kam dashur të merrem me çështjet e Komisionit Hetimor për një arsye shumë të thjeshtë, sepse i kemi depozituar dosjet në Prokurori dhe për sa kohë gjenden atje, unë do të respektoj institucionin e akuzës. Sigurisht, në kritikën se si është qeverisur Bashkia e Tiranës, unë do të përmend faktet që dihen, por jo në kuadrin e komisionit "Rama".


    - Rama thotë se preferon të ketë përballë tij zotin Berisha dhe përballë jush nxjerr Shalsin?


    Nuk më shqetëson kjo, mendoj se nuk është zgjedhja e duhur për të, por gjithsesi është punë për të. Unë nuk kam të bëj me të. Beteja ime, sfida ime është të fitoj besimin e qytetarëve për alternativën që ofroj. S'është betejë kalorësish, secili ka korsinë e tij dhe në këtë pikë, unë besoj se Rama ka një ngërç të madh, premtimet e pambajtura të 6 viteve. Ka premtuar se do të qeveriste me një plan urbanistik, investime shumëmilionshe dhe nuk e ka bërë. Ka premtuar sipërfaqe të gjelbra, metropol europian dhe ka krijuar një qytet kaotik, qeverisje të ndershme dhe ka sjellë qeverisje të korruptuar, si dhe trafik të lejeve të ndërtimit. Pra, një qytet në prag të kolapsit.


    - Të njëjtat akuza ka bërë edhe zoti Ngjela?


    Me të drejtë, sepse keqqeverisja e zotit Rama ka nisur që në vitin 2000.


    - Zoti Rama fitoi edhe në 2003…?


    Zoti Rama nuk është zgjedhur në 2003-in. Ka vjedhur votat. Së pari, ai prishi procesin në më shumë se gjysmën e qendrave të votimit. Përdori grupe kriminale për të detyruar komisionerët të firmosnin dhe mori në mënyrë të turpshme mandatin e tij të dytë.


    - Ku gaboi Ngjela dhe Mustafaj?


    Unë këmbëngul në vjedhjen e mandatit nga Rama në vitin 2003-in. Fakte të pakundërshtueshme e tregojnë këtë. Kjo duket në procesverbalet e zgjedhjeve.


    - Zoti Kelmendi dhe zoti Brojka, ç'përvojë përbëjnë këta për ju?


    Nuk mund të krahasohet Tirana e '92 dhe '97 me Tiranën e sotme. Është tjetër qytet sot, që nga të ardhurat, zhvillimi. Në Bashkinë e Kelmendit mund të gjesh shumë defekte, megjithatë s'mund të bësh krahasime mes këtyre dy periudhave. Kelmendi ka pasur më shumë një bashki ekzekutive, sesa reale.


    - Programi elektoral, cili është programi juaj fiskal? Si do të mblidhen taksat?


    Do të rritet eficienca në përdorimin e forndeve. Buxheti i Bashkisë është disa herë më i madh se shumë bashki të mëdha që drejtohen nga demokratë, Shkodra apo Durrësi. Ne paguajmë sot 300 administratorë që shpërndajnë ndihmat ekonomike në bashki, për të cilët shpenzojmë 230 milion lekë. Pra, shpenzohen 230 milion për të shpërndarë 150 milion. Shpenzimet operative në Tiranë, për metër katror, janë shumë të mëdha. Nëse i krahasojmë me Durrësin ka një diferencë 40%.

    Do të reformohet taksa mbi pasurinë, tatimi mbi biznesin e vogël, do të ndryshojnë marrëdhëniet mes qeverisë qendrore dhe lokale. Taksa që paguan biznesi i madh tek Ministria e Financave do të ndahet me bashkinë, pra do të ketë "ndarje taksash". Nga kjo do të përfitojmë 4 miliard.

    Taksa e qarkullimit dhe regjistrimit do të bëhet një taksë e vetme dhe të ardhurat do t'i marrë Bashkia. Nga kjo do të marrim 2 miliard lekë.

    Një tregtar që shet pak gjëra, paguan 6 mijë lekë për metër katror ose 200 mijë lekë në muaj, ndërkohë që miq të kryetarit paguajnë 100 euro në muaj për pallatet me mermer. Kjo situatë do të ndryshohet. Do të bëjmë ndryshim në taksën e biznesit të vogël. S'mund të futet i gjithë në një thes. Edhe një njeri që ka lokal në mes të Tiranës, edhe një që shet bukë në një humbëtirë. Duhet bërë një diferencim. Këta të dytët do të quhen shitës ambulantë.



    - Sa do të jenë investimet për arsimin?


    I pari është arsimi, është në gjendje skandaloze. Në Tiranë ka klasa me 58 nxënës, sa nuk i nxë fleta e regjistrit. Imagjino se ç'mund të ndodhë p.sh në gjimnazin "Ismail Qemali". Defekte serioze kanë edhe kopshtet e çerdhet. Në 2000- 2005, vetëm 0.02% e buxhetit të Bashkisë është investuar për çerdhet. Nga viti në vit ulen shpenzimet për arsimin. Vetëm 1/3 e shkollave kanë sisteme ngrohjeje dhe 4 gjimnaze. Brenda 2009 do të arrijmë në nivelin e 30 nxënësve për klasa. 75 milion euro nga qeverisja qendrore do të jepen për arsimin. Ka një vëmendje shumë të madhe.


    - Po investimet publike në infrastrukturë?


    Unaza e madhe e Tiranës është një nga projektet më të mëdha. Është një gjurmë që ekziston prej vitesh dhe zgjidhje për trafikun në Tiranë, që është kthyer në gangrenë dhe shkakton ndotjen e ajrit në Tiranë. Së dyti, hapja e aksit të Bulevardit "Zogu i Parë" do të vazhdojë paralelisht me hekurudhën, deri në kthesën e Kamzës, duke krijuar një zonë të re dhe mundësi për urbanizim.

    Të tjera projekte me problemin e parkimit, pasi është shumë stresant dhe shkakton edhe ndotje.


    - Zgjidhja?


    Vendosja e parkingjeve publike nga Bashkia dhe menaxhimi i mirë, dhënia me koncension dhe dhënia e licencave për parkime në zona të mëdha, qendra biznesi. Do të parashikohet ndërtimi i parkingjeve kur të jepen leje ndërtimi për projekte të mëdha, kryesisht qendra biznesi.


    - Rama ka thënë se është dhënë gjithnjë leja për parkingje, por Policia Bashkiake nuk ka funksionuar…?


    Unë kryetarin e kam parë me një matrapik në dorë duke prishur një pallat, por pallati kishte mbaruar së ndërtuari. Ky veprim ka një simbolikë të madhe.


    - Ju kemi kërkuar një reklamë elektorale për të balancuar kohën mes jush dhe rivalit tuaj?


    Do t'i them stafit tim t'jua sjell me urgjencë.


    - Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë. Ç'do të bëni ju për ta ndryshuar?


    Ky është konstatim i ekspertëve dhe jo i imi ose i Berishës. Bloza në ajër në Tiranë është 10 herë më e lartë se norma. Po kështu, edhe pluhuri në ajër është 10 herë më i lartë se norma e lejuar. Një person thith në Tiranë 73 kg pluhur në vit dhe kjo është statistikë e Institutit të Shëndetit Publik. Nga ana tjetër, në Sharrë digjen 292 mijë ton plera në vit, i djegim dhe këto mbetje na kthehen në pluhur mbi kokat tona.

    Por Tirana ka shumë mundësi të pastrohet, rrugët mund të pastrohen shumë kollaj, mund të lahen fare kollaj. Nga ana tjetër, Bashkia mund t'i detyrojë ndërtuesit të vënë rrjeta për të mos përhapur pluhurin e ndërtimeve në ambientin përreth. Po kështu, për Sharrën nuk është bërë asgjë në 6 vjet. Ndërsa me ardhjen në pushtet të qeverisë së re, pritet menjëherë të fillojë puna atje. Ndotja mund të eliminohet edhe me rregullimin e trafikut, parkimet dhe me pastrimin edhe nëpër lagje. Në Tiranë pastrohet vetëm Bulevardi dhe jo nëpër pallate. Ndërmarrja e Pastrimit nuk privatizohet, sepse aty vidhet. Aty harxhohen fonde të mëdha dhe askush s'e mat dot punën e tyre.


    - Keni të njëjtin projekt si Ngjela për ujin? Ç'do të bëni me të?


    Nuk jam në brendësi të detajeve të projektit të tij, por problemi i ujit është tërësisht i zgjidhshëm. Kjo sepse Tirana ka burime të mjaftueshme uji për frymë. Problemi është administrimi. Ndërmarrja e Ujësjellësit duhet të kalojë menjëherë në kompetencat e Bashkisë. Ne e kemi nisur këtë proces transferim tw ujwsjellwsit. Nga ana tjetër, skema e administrimit është e papërshtatshme. Ndërmarrja do të ndahet në 3 pjesë ku futen: burimet, shpërndarja dhe kanalizimet. 3 pjesët do të blejnë te njëra-tjetra. Shpërndarja mund dhe duhet të privatizohet, dhe më pas duhet të ndahet më vete pjesa e kanalizimeve, pjesë që duhet të modernizohet.

    Rrjeti është i mjaftueshëm, problemi i vetëm është administrimi. Rrjeti është i mirë dhe siguron akses nga të gjitha burimet e Tiranës. Ne harxhojmë 20 litra më shumë ujë për frymë sesa Berlini.


    - Keni premtuar se do të ulni çmimet e banesave në Tiranë. Si do ta bëni këtë?


    Unë nuk kam thënë që do të ul çmimet te Blloku, kam thënë që do të ul çmimet e banesave në Tiranë. E gjithë rritja e çmimeve vjen si pasojë e mungesës së planit urbanistik. Kjo e bën kryetarin e Bashkisë zot të ndërtimit në Tiranë. Plani i urbanizimit e zhvesh kryetarin nga kjo kompetencë. Kjo liberalizon menjëherë lejet e ndërtimit dhe kjo do të japë efektin e vet në ulje. Brenda një kohe të shkurtër mund të arrihet një ulje deri në 30%.


    - Po plani i francezëve për qendrën do të qëndrojë?


    Nuk është detyra ime ta modeloj planin e urbanistikës. Këtë e kanë në detyrë ekspertët.


    - Çfarë kompetencash plus do t'iu jepet minibashkive?


    Tirana duhet të jetë e decentralizuar. Duhet që minibashkitë të marrin pjesën e luanit dhe kjo nuk bëhet brenda një viti, do kohë. Me kohë, Bashkia e Madhe duhet të luajë rolin e një koordinatori. Këto minibashki janë të mëdha, mund t'u jepen kompetenca në vjeljen dhe administrimin e taksave. Ne duhet të delegojmë kompetenca, sepse ato aktualisht kanë funksione shumë të vogla. Kemi 6 vjet që nuk kemi bërë asgjë për decentralizimin. Këshilli Bashkiak do të jetë parlamenti i qytetit dhe minibashkitë do të kenë më shumë kompetenca.


    - Në 6 vjet të drejtimit të Ramës, shihni ndonjë gjë pozitive?


    Në 6 vjet ka investime, por është më shumë investim privat dhe jo i Bashkisë së Tiranës. Rrugët janë shtruar nga 4 herë me paratë e qytetarëve të Tiranës. Kjo ndodh edhe me urat dhe bulevardet. Ne kemi bërë investime pa cilësi dhe kostot janë shumë të larta. Bilanci i një kryetari bashkie duhet të jetë ky, duhet të kishte bërë më shumë gjëra dhe shumë më mirë.

    Në Tiranë ka 400 pallate pa hipotekë, ka mijëra shtëpi përsëri pa hipotekë. Kjo është një pasuri e paçmueshme që nuk është futur në asnjë sistem, sepse japin lekët për lejet e ndërtimit dhe më pas duhet të japin përsëri edhe për lejen e shfrytëzimit. Nga ana tjetër, sa shkolla janë bërë të reja në Tiranë gjatë 6 viteve? Po rrugë të reja? Edhe ato rrugë që janë, nuk janë bërë. Tirana është e madhe, ka njerëz që mbyten nga ujërat e zeza dhe që jetojnë në barraka. Tirana nuk është vetëm bulevardi. Ne kemi nevojë të shohim më shumë, që ta kuptojmë se si funksionojnë gjërat në Tiranë.



    - Buxheti i Bashkisë suaj, sa i ka të ardhurat dhe shpenzimet të balancuara?


    Janë të gjitha të kalkuluara, ekspertët e mi po punojnë me këtë plan.


    - A kanë qenë daljet e Nanos me ju mesazh që po ju mbështet në fushatë?


    Këto janë spekullime. Ka qenë vetëm një koinçidencë që ne jemi takuar në të njëjtin pub, ku ishte një grup muzikor. Unë nuk jam harbut që me një njeri që kam qëndruar 4 vjet në Kuvend të mos përshëndetem, nëse shihem në të njëjtin ambient. Unë përshëndetem me treçerekun e Grupit parlamentar të PS-së dhe kjo është mirësjellje.


    - Më 19 shkurt, nëse humbisni, do të ktheheni në Ministrinë e Brendshme?


    Unë, më 19 shkurt, do të jem në Bashkinë e Tiranës

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx breshka e porti per shkrimet..
    mos harro o porti te saktesosh se ku e ke marre artikullin..



    55
    --

    Data: 31/01/2007, ora

    Edi Rama, borxhliu i Tiranës



    Edvin Rama nuk po jep asnjë përgjigje për mashtrimet gjashtëvjeçare që ai u ka bërë zgjedhësve kryeqytetas. Duke nisur me të dëmtuarit nga shkatërrimet e para të vitit 2000, për të vijuar me gjobat e lejeve të ndërtimeve, përmbytjeve me leje të lagjeve të kryeqytetit dhe bllokimit të projekteve për ndërtimet e godinave për të pastrehët, Edi Rama është sot borxhliu më i madh i kryeqytetit e, gjatë shkurtit, ai është i detyruar t’ia kthejë detyrimet, me gjithë reston e kohës që i ka humbur kryeqytetit, në rrugën drejt shndërrimit të tij në një metropol europian



    Modeli i suksesshëm i një administratori të thjeshtë lokal, do të duhej parimisht të shihej, jo vetëm tek cilësia e shërbimeve normale ndaj komunitetit që e ka zgjedhur në krye, por mbi të gjitha, tek shlyerja të gjitha reparacioneve që shkaktohen nga reforma të ndryshme që, më së pari, verehen në urbanistikë, në përputhje me planin rregullues, që, si rregull, lipset të ketë një periodicitet rishikimi dhe aktualizimi në raport edhe me sfidat që janë përpara e, nuk mund të reduktohet kurrsesi vetëm në një subjekt elektoral, sa herë të duhet që të përballesh me elektoratin dhe tek vëren se nuk ke më fytyrë t’u kërkon besimin e tyre. Në rastin e një kryeqyteti që pretendon të renditet midis metropoleve të zhvilluar evropiane, skrupuloziteti supozohet të jetë shumë më i lartë. Megjithatë, Edi Rama, i ardhur pas një ekzili disavjeçar nga Parisi, 6 vite më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, me një tufë idesh futuriste që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin që ofronte kryeqyteti shqiptar, është shndërruar në modelin e një zhvatësi publik, të një borxhliu të madh publik. Ndryshe nga modeli i përgjegjshmërisë ndaj qytetarit dhe gjeneroziteti ndaj zhvillimit të lirë të sipërmarrjes private që patën ofruar për thuajse një vit dyshja Brojka-Meta në periudhën tetor 1999-tetor 2000, me të ardhur në krye të njësisë më të madhe vendore në vend, Edvini tregoi që në fillim “dhëmbët”, duke shfaqur të gjitha tiparet e një udhëheqësi të hekurt, jo ashtu si mund te mendohet, në funksion të disiplinës administrative, e lidhur ngushtësisht me rendimentin e punës dhe antikorrupsionit, por përkundrazi, të krijimit të një rrjeti të ngushtë njerëzish që, në verbëri të plotë, zbatonin urdhrat e dhënë nga lart. Dhe historia e borxhliut te madh Rama filloi që me prishjen e kioskave buzë Lanës, të cilën. edhe sot ai e përdor si kartën më të fortë, duke harruar se rreth e rrotull tij banon më pak se 20 përqind e gjithë popullsisë së Tiranës, e cila nuk ia pa në asnjë moment hajrin vizionit “kenedian” të piktorit në profesion të lirë, Edvin Rama. Në rast se deri pak kohë më parë, pronarët e këtyre ndërtesave kompensoheshin për dëmin metarial të shkaktuar nga ana e Bashkisë, këtë herë nuk morën asgjë në këmbim, edhe pse për vitin në vazhdim patën paguar licencat për akvitetet e bisneset e tyre që nuk do të mund të vijonin më. Vendin e premtimeve, qoftë edhe formale për dëmshpërblim, e zunë daljet butaforike të kryebashkiakut para kamerave, të shoqëruar nga mburrjet se këto aksione do të ishin preludi i një revolucioni të vërtetë në Tiranë. Akoma edhe më flagrante ishte sjellja e Bashkisë së Tiranës në përmbytjen e lagjeve të tëra në Tiranën e re, shtatorin e vitit 2002, kohë kur nënkryetari Blendi Gonxhe i la kopilin në derë eprorit të tij, që gjendej ato ditë në kryeqytetin kinez, duke ia mbathur në Selanik, duke i shpëtuar kështu edhe ballafaqimit me drejtësinë për përfitimin abuziv të milionave dollarë nga rrjeti nepotik e klientelist i lejeve të ndërtimit. Duke mos gjetur kokë turku, (një rremtar privat tek kodrat e liqenit), Edvini nxitoi që të lante duart si Ponc Pilati, duke u shprehur publikisht se ai nuk kishte personalisht asnjë përgjegjësi, duke mos u kujtuar fare për dhjetëra biznese të dëmtuara, banesa të dala jashtë funksionit, së bashku me qindra pajisjeje elektroshtëpiake të djegura. Madje, banorët fatkeqë të kësaj zone u mobilizuan vetë për të larguar ujin nga shtëpitë e tyre. Mijëra të pastrehë që kanë mbetur thuajse po aq, si rrjedhojë e harresës totale të Bashkisë së Tiranës, janë një tjetër dëshmi e sjelljes feudale të kryebashkiakut që paradokalisht, cilësohej nga lidershipi socialist si modeli i qeverisjes së tyre lokale. Për të mos përmendur këtu edhe qindra familje që jetojnë nën minumumin jetik e që çdo muaj kanë qëndruar në radhë te selia e Bashkisë për të marrë asistencën e premtuar e që u dukej vetja, as më shumë e as më pak se lypës, përballë një murit të ftohtë institucional të ngritur nga Rama. Apo nismat e dëshmuara që synonin t’u lehtësonin disa aspekte të jetës të moshuarve, e që përfunduan brenda javës së parë si tallja me e madhe kolektive e konsumuar ndonjëherë në Shqipëri, që nga koha e sistemit monist, ku ky femomen ishte një normë përgjatë 50 viteve. Së fundmi, Edvini është jo pak borxhli edhe ndaj dhjetërave ndërtuesve apo pronarëve të tokave në kryeqytet. Sistemi perfekt i taksidarit, ku gjithsesi komisioni hetimor, i udhëhequr në vitin 2003 nga kandidati aktual i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ia doli që të depërtonte e të denonconte një pjesë të mirë të këtyre fakteve tronditëse, zhvati për vite të tëra miliona euro që sot gjenden në bankat e huaja. Për të gjitha këto, Edvini mbetet borxhliu më i madh, jo vetëm i kryeqytetit shqiptar, por mbarë Shqipërisë. Ndëshkimi elektoral në 18 shkurt, sipas gjithë logjikës demokratike të funksionimit të një shteti ligjor, duhet të pasojë ndëshkimin ligjor. Vetëm në këtë mënyrë, kryeqytetasit do të jenë të sigurtë se janë divorcuar njëherë e mirë nga “mallkimi” që i sfiliti për 6 vite me radhë, me emrin Edvin Rama.

    Saimir Kola




    ---

  10. #160
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Si u falsifikua firma e Akil Ramës


    Anila Rama
    31-01-2007

    TIRANE
    - Historia e regjistrimit të 74 vjeçarit, Akile Rama, si kandidat i Ballit Kombëtar Demokrat për bashkinë e Tiranës është pasuruar dje me të tjera zhvillime. Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u shqyrtua kërkesa e PS-së për të rrëzuar vendimin e KZQV-së së Tiranës për regjistrimin e tij si kandidat, u paraqit një tjetër deklaratë e noterizuar e nënshkruar nga Akil Rama. Në këtë deklaratë, Akil Rama vinte në dijeni kryesinë e Ballit Kombëtar Demokrat se kishte vendosur të tërhiqej nga kandidimi. "Dëshiroj t'ju vë në dijeni se për arsye shëndetësore të pafavorshme vendosa të tërheq kandidaturën për kryetar në bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 18 shkurtit", - thuhet në aktin noterial të bërë në prani të noteres e cila vërteton se Akile Rama ishte paraqitur vet personalisht dhe kishte bërë këtë deklarim me vullnetin e tij. Një tjetër dokument shoqërues që i bashkëngjitej deklaratës në fjalë të kandidatit 74 vjeçar, ishte shkresa e ardhur nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, nëpërmjet së cilës pranohej kërkesa e kandidatit Akile Rama për t'u tërhequr nga gara. Kjo deklaratë e dytë e Akile Ramës, duket se është rrjedhojë e ndërhyrjes jo të pakët nga forcat e djathta apo vetë PBKD, pas deklaratës noteriale të shkruar më parë po nga ai vetë se, nuk ishte regjistruar ndonjëherë në garën për Bashkinë e Tiranës. E gjitha kjo, plotëson gjithë zhvillimet që pasuan këto ditë këtë ngjarje, ku bëri objekt mediatik një pensionist që lëngon në shtrat.
    Kontradita

    Të dyja dokumentet ishin depozituar dje në mëngjes në KQZ, nga PBDK-ja dhe u administruan gjatë mbledhjes si prova materiale. Ashtu si edhe më sipër, ajo që e bën më të çuditshme gjithë këtë histori është një deklaratë noteriale e nënshkruar po nga Akile Rama, para një tjetër notereje, në datën 27 janar, nëpërmjet së cilës ai konfirmon se nuk ishte në dijeni për kandidimin e tij si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, si përfaqësues i PBDK-së. Këtë deklaratë 74 vjeçari e ka bërë në prani të përfaqësuesve të PS-së që zbuluan mashtrimin që ishte bërë me regjistrimin e tij, me saktë me një deklaratë që nuk ishte bërë ai e shoqëruar edhe me një firmë fallco. "Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument ligjor ku kërkohet kandidimi im nën subjektin e PBDK-së, çfarëdo subjekti tjetër, apo si i pavarur. Për këtë arsye i kërkoj KZQV-së, Bashkia Tiranëtë çregjistrojë emrin tim si kandidat për kryetar bashkie",- thuhet në aktin noterial të nënshkruar nga Akile Rama në 27 janar. Pikërisht tek ky akt noterial është bazuar KZQV-ja e Tiranës në vendimin e marrë po në datën 27 janar për ta çregjistrojë Akile Ramën si kandidat nga gara e 18 shkurtit, vendim ky i marrë jashtë afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se tërheqja nga kandidimi bëhet brenda 24 orëve, pas vendimit të marrë nga KZQV-ja për regjistrimin e tij

    Vendimi i KQZ-së

    Ekzistenca e dy akteve noteriale me përmbajtje krejt të kundërt të nënshkruara nga 74 vjeçari Rama, krijoi jo pak konfuzion dje tek anëtarët e KQZ-së. Ndërkohë vendimi përfundimtar i KQZ-së 4 pro dhe 3 kundër, rrëzoi kërkesën e PS-së për të shfuqizuar vendimin 31 të KZQV-së së Tiranës për regjistrimin e Ramës, duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga KZQV-ja në datën 27 janar, i cili edhe pse nuk kishte fuqi juridike, pasi ishte marrë jashtë afateve, vazhdonte të kishte efektet e tij si akt administrativ, pasi askush nuk ishte ankuar për ta rrëzuar. Ky ishte argumentimi juridik që bëri para votimit të kërkesës së PS-së, kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata, i cili theksoi se tashmë me vendimin e datës 27 Akile Rama, ishte i çregjistruar dhe emri i tij nuk do të ishte më në fletën e votimit. Ndërkohë të tre anëtarët e opozitës në KQZ, kërkuan shfuqizimin e datës 25, pasi vendimi i datës 27 ishte i pavlefshëm.

    Deklaratat noteriale të Akile Ramës:

    Më 15 Janar

    Bazuar në një nga nenet e Kodit Zgjedhor deklaroj në përgjegjësinë time personale se gëzoj të drejtën e votës dhe të kandidimit. Për sa më sipër kërkoj: të regjistrohem si kandidat për zgjedhjet e qeverisjes vendore në Bashkinë e Tiranës.(Deklaratë e kontestuar nga opozita sepse nuk ishte ai firmëtari dhe deklaruesi i vërtetë)

    Më 27 janar

    Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument ligjor ku kërkohet kandidimi im nën subjektin e PBDK-së, çfarëdo subjekti tjetër, apo si i pavarur. Për këtë arsye i kërkoj KZQV-së, Bashkia Tiranë,të çregjistrojë emrin tim si kandidat për kryetar bashkie

    Më 29 janar

    Dëshiroj t'ju vë në dijeni se për arsye shëndetësore të pafavorshme vendosa të tërheq kandidaturën për kryetar në bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 18 shkurtit

    Deklarata nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat

    Më 30 janar

    PBDK, pasi mori në shqyrtim vendosi të respektojë vullnetin e kandidatit për kryetar bashkie Akile Rama për t'u tërhequr nga gara elektorale e 18 shkurtit 2007.

Faqja 16 prej 57 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •