Close
Faqja 13 prej 57 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 565
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sondazhi.

    Demokratët udhëheqin në 80% të territorit. Fitore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Sarandë

    NDI: PD, fituese e zgjedhjeve të 2007-ës


    Instituti Demokratik Amerikan, NDI, publikoi dje një sondazh për mbështetjen e partive në elektorat, sipas të cilit Partia Demokratike vazhdon të kryesojë dhe ketë mbështetje maksimale në të gjitha bashkitë kryesore të vendit, duke filluar nga Tirana në Sarandë. Sondazhi konstaton se PD del fituese në zgjedhjet lokale në Durrës me 23 përqind më shumë, në Sarandë me 13 përqind më shumë, në Elbasan me 7 përqind më shumë, në Tiranë me 4 përqind më shumë, në Korçë me 3 përqind më shumë, ndërkohë që vetëm në Vlorë sondazhi tregon një diferencë në favor të PS-së. Në Durrës, Partia Demokratike kryeson me 51% të votave përballë vetëm 28% që ka PS, në Elbasan 53% e qytetarëve mbështesin kryeministrin Berisha, ku 51% prej tyre shprehen se puna e tij në krye të qeverisë është e shkëlqyeshme ose e mirë. Gjithashtu 53% e tyre mbështesin Partinë Demokratike. Në Korçë Partia Demokratike ka mbështetjen e 43% të zgjedhësve kundrejt 40% që ka PS. PD ka më shumë mbështetje tek të rinjtë dhe gratë dhe tek ata që janë në gjendje të mirë ekonomike. Ndërsa në Sarandë 66% e popullsisë vlerësojnë figurën e kryeministrit Berisha si shumë të favorshme, ndërsa 64% e tyre e konsiderojnë punën e tij si të shkëlqyer ose të mirë. Partia Demokratike kryeson me 46% të votave në Sarandë kundrejt vetëm 33% mbështetje që ka PS. Në Tiranë, Partia Demokratike kryeson me 44% të votave kundrejt 40% që ka PS, ndërkohë që kjo e fundit ka mbështetje tek mbi 50-vjeçarët. Ndërkaq vërehet një rritje e konsiderueshme e mbështetjes ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Sokol Olldashi. Sondazhi i NDI-së konstaton gjithashtu se optimizmi tek qytetarët shqiptarë është rritur krahasuar me dy vite më parë, ku në 6 qytetet e studiura, 56% e të anketuarave thanë se gjërat në Shqipëri po ecin në "drejtimin e duhur", ndërsa vetëm 40% thanë se po ecin në "drejtim të gabuar". Përbrenda këtyre prirjeve të përgjithshme, ka ndryshime të rëndësishme ndërmjet grupeve politikë dhe demografikë, ndërmjet komuniteteve dhe brenda komuniteteve. Ndryshimi më i dukshëm lidhur me këtë pikë kishte të bënte me mbështetjen ndaj partive politike. Në të gjashtë qytetet e studiuara, 85% e atyre që mbështesin Partinë Demokratike besonin se Shqipëria po ecën në "drejtim të duhur" përkundrejt 11% që thonin se po ecën në "drejtim të gabuar". Ndërsa shumica e atyre që u shprehën se Shqipëria po ecën në drejtim të gabuar ishin mbështetës të Partisë Socialiste. Brenda kategorisë së atyre që thonin se do të votonin patjetër, 61% mendonin se Shqipëria po ecën në "drejtim të duhur", përkundrejt 36% që mendonin se po ecën në "drejtim të gabuar". Mes atyre që thonin se, "nuk do të votojnë", 75% mendonin se Shqipëria po ecën në "drejtim të gabuar" përkundrejt 17% që thanë se po ecte në "drejtim të duhur". Ka ndryshime të mëdha nga një qytet në tjetrin. Në Sarandë, 73% e të anketuarve thanë se Shqipëria po ecën në "drejtim të duhur" krahasuar me 23% që thanë se po ecën në "drejtim të gabuar". Megjithatë në Shqipëri është rritur në progres gjeometrik edhe besimi tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Lidhur me zgjedhjet lokale, qytetarët shqiptarë mendojnë se ato do të jenë të drejta. Në të gjashtë qytetet e studiuara, 62% e të anketuarve besonin se zgjedhjet do të mbahen ose "shumë të drejta" ose "disi të drejta", ndërsa 27% thanë ose "jo aq të drejta" ose "aspak të drejta". Faktorë të tillë si përkatësia politike, mosha, vendbanimi dhe prirja për të dalë ose jo në votim, kishin ndikim mbi faktin se sa të drejta mendonin njerëzit se do të jenë zgjedhjet. Tirana tregoi nivelin më të lartë të besimit elektoral, me 76% të të anketuarve që thanë se zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen ose "shumë të drejta" ose "disi të drejta". Në Vlorë, 43% e të anketuarve thanë se zgjedhjet do të mbahen të drejta.

  2. #122
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    --------------------------------------------------------------------------------

    “Edi Rama ka grisur posterat elektorale te Olldashit”
    E Marte, 23 Janar 2007
    Partia Demokratike reagon lidhur me grisjen e posterave elektorale te kandidatit te PD-se per kryetar bashkie te kryeqytetit, Sokol Olldashit. Permes nje konference per shtyp, kandidati per njesine bashkiake numer 10 te kryeqytetit, Gerti Bogdani, ben pergjegjes kandidatin e opozites, Edi Ramen, per kete akt jashte normave te qytetarise. Sipas Bogdanit, Edi Rama eshte njeriu qe ka frike nga zgjedhjet, nga procesi demokratik, njeriu qe ka frike nga ballafaqimi me qytetaret, ndaj po kerkon ne menyre te dhunshme te pengoje alternativen fituese. “E ftojme Edi Ramen te qetesohet dhe te respektoje ne radhe te pare qytetaret e Tiranes, dhe te mos harxhoje energji per rrugaceri te tilla, por te dale para qytetareve dhe te jape llogari per kaosin dhe kolapsin qe i ka shkaktuar qytetit keto 6 vjet”, eshte shprehur Bogdani. Pas mitingut hapes te fushates per zgjedhjet e 18 shkurtit, kandidatet e te dy koalicioneve kane nisur fushaten elektorale fillimisht me ngjitjen e posterave elektorale. Nderkaq, vetem nje dite pas kesaj, sipas kandidatit per kryetar te minibashkise 10 ne kryeqytet, perfaqesues i PD-se, Gerti Bogdani, “pothuajse nje numer i madh posterash te PD-se dhe te kandidatit te saj, Olldashi, jane grisur dhe shkarravitur. Vetem kaq ka mjaftuar, qe Bogdani te denoncoje kete akt, duke e quajtur te pashembullt. Ende nuk ka pasur ndonje reagim nga ana e PS-se apo stafit te kandidatit te opozites, Edi Rama, ne lidhje me kete akuze, por duket se fushata eshte tensionuar pas perdorimit te gjuhes se ashper nga ana liderit te PD-se, Berisha, ne drejtim te kandidatit Rama, duke thyer te gjithe elementet e privatesise dhe duke treguar se politika shqiptare eshte thuajse ne nivelet fundore te rajonit. E.Prendi

  3. #123
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sondazhi, Rama, më i votuari në Tiranë


    Nevila Perndoj
    25-01-2007


    Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama



    TIRANË
    - Kryebashkiaku, Edi Rama rezulton të jetë më i votuari në Tiranë, për një mandat të tretë për kryeqytetin, sipas një sondazhi që publikoi dje Instituti Demokratik Amerikan. Sondazhi i NDI-së u zhvillua në gjashtë qytete, përfshi këtu edhe Tiranën, ku u pyetën 2,500 qytetarë shqiptarë, gjatë periudhës 15 dhjetor 2006-5 janar 2007. Në rast se do t'i hreferohemi tabelave të rezultateve në Tiranë, aty ku gara për kryebashkiakun pritet të jetë me e fortë se në çdo qytet tjetër, vërehet se për kryebashkiakun Edi Rama, kanë një mendim të favorshëm 54% e të anketuarve kundrejt kandidatit tjetër demokrat, Sokol Olldashi, për të cilin kanë një mendim të favorshëm 51% e të anketuarve. Megjithatë, në rast se do t'i hreferohemi këtyre rezultateve, gara për Tiranën pritet të jetë tepër e ashpër, nisur edhe nga toleranca e gabimit që, për votuesit e mundshëm, në Tiranë është +/- 4.6%. Kryebashkiaku, Edi Rama rezulton të jetë me i votuari, edhe për punën që ai po bën. 56% e të anketuarve mendojnë se Rama po bën një punë të mirë, ndërsa kandidati demokrat, Sokol Olldashi, është vlerësuar me 51%, nën cilësinë e ministrit të Brendshëm, pasi koha kur është bërë ky sondazh (15 dhjetor-5 janar), Olldashi vazhdonte të ishte në detyrë. Një mendim të favorshëm për shefin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë, Edi Rama, kanë edhe shumica e të anketuarve në qytetet Korçë, Elbasan, Vlorë apo edhe Durrës. Ndërsa kandidati demokrat, Sokol Olldashi është favorizues në qytetin e Sarandës, ndërkohë që është vlerësuar për punën që ai po bënte, në Korçë e Durrës. Të pyetur për ndershmërinë që e përshkruanin kryetarin e Bashkisë së tyre, kreu i Bashkisë, Edi Rama kishte vlerësimet më të larta të nivelit "shumë të ndershëm". Në këtë kategori përfshihej edhe Saranda, ndërsa Vlora dhe Korça kishin vlerësimet më të ulëta për këtë nivel.Gjetjet e sondazhit të opinionit publik, të përshkruara në këtë raport, tregojnë se garat e zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007 do të jenë shumë konkurruese. Ndërsa qytetarët janë përgjithësisht optimistë për drejtimin në të cilën po ecën vendi, ka një numër çështjesh prioritare, për të cilat qytetarët janë të shqetësuar dhe mbi të cilat partitë politike duhet të punojnë. Çështje të tilla, si energjia elektrike, korrupsioni dhe punësimi, ishin shqetësime madhore. Renditja e tyre sipas rëndësisë, ndryshonte në varësi të qytetit, moshës, arsimimit dhe gjendjes ekonomike personale. 47% thanë se energjia elektrike ishte shqetësimi i tyre i parë, ose i dytë, më i rëndësishëm. 36% thanë se ishte çështja e punësimit dhe 28% thanë se ishte korrupsioni. Sidoqoftë, në Sarandë, gjendja e rrugëve ishte shqetësimi numër një. "Mesazhi është i qartë",- tha Shaun McNally, drejtor Vendor i NDI/Shqipëri,- qytetarët janë thellësisht të shqetësuar për çështjet kritike me të cilat përballet vendi dhe ata presin që kandidatët t'i adresojnë këto shqetësime të tyre, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore". 88% e personave të intervistuar, thanë se ata ishin të prirur të dilnin në votim në zgjedhjet e ardhshme. Me gjithë vlerësimet e përgjithshme, të larta përsa i përket besimit në zgjedhje, kishte shqetësime shumë konkrete për standardet e zgjedhjeve të ardhshme, përfshirë çështje të tilla, si certifikatat e lindjes, listat e votuesve dhe parregullsitë në numërimin e votave.

    Kryebashkiaku Edi Rama është vlerësuar më shumë për punën që ai po bën, kundrejt kryeministrit Sali Berisha. Keshtu ne Tiranë, pyetjes se si e vleresojne qytetarët punën që Rama po bën, 56% e të anketurave janë shprehur se ai po bën një punë të shkelqyeshme. Ndërsa Berisha është vlerësuar më pak nga të anketuarit me 47% te votave. Një numer të konsiderueshem votash, Rama ka marrë nga të anketuarit për punën që ai po bën edhe në Elbasan me 59% të votave, kundrejt 51% te votave për kryeministrin Berisha. Ndërsa në Vlore, kryebashkiaku Edi Rama gezon një mbedhtetje thuajse te plote për punën që ai po bën me 65% të votave, kundrejt 33% të votave që janë dhënë per kryeministrin Berisha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 25-01-2007 më 07:24

  4. #124
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sondazhi i NDI: Rama 54-56%, Olldashi 44-46%

    Data e Publikimit: 24/01/2007

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Sondazhi i NDI: Rama mund Olldashin dhe Berishën në Tiranë. Rama 54%, Olldashi 51% dhe Berisha vetëm 49 % mbështetje

    Tiranë-
    Në Sondazhin e bërë nga Instituti kombëtar Demokrat, në një periudhë disa ditore, në lidhje me forcat politike, me personazhet politikë dhe se cilat janë më të favorizuarat nga këto, në të gjithë aspektet del se e majta dhe Edi Rama janë të fituar, dhe kanë për të fituar zgjedhjet e 18 shkurtit, që janë zgjedhjet vendore të rradhës në Shqipëri. Sondazhi i cili është botuar dje nga National Democratic Institute for International Affairs, Instituti Kombëtar Demokrat (NDI), publikoi gjetjet kryesore të sondazhit të tij në gjashtë qytete të Shqipërisë që u realizua midis datave 15 dhjetor 2006 dhe 5 janar 2007. Sondazhi u bazua në një numër total prej 2500 intervistash ballë për ballë në disa qytete si: Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Sarandë. "Mesazhi është i qartë," tha Shaun McNally, Drejtor Vendor i Institutit Kombëtar Demokrat, NDI në Shqipëri, që "qytetarët janë thellësisht të shqetësuar për çështjet kritike me të cilat përballet vendi dhe ata presin që kandidatët t'i adresojnë këto shqetësime të tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore". Energjia Elektrike, Punësimi dhe Korrupsioni janë shqetësimet më parësore të Qytetarëve në pesë nga gjashtë qytetet e studiuara. Mes qytetarëve të intervistuar në Sondazhin në gjashtë qytete, kur ata u pyetën se cilët ishin dy shqetësimet e tyre më të mëdha, 47% thanë se energjia elektrike ishte shqetësimi i tyre i parë ose i dytë më i rëndësishëm, 36% thanë se ishte çështja e punësimit dhe 28% thanë se ishte korrupsioni.

    Sondazhi i kryer pranë Berishës

    Sondazhi që është bërë në kryeqytet, tregon në të gjithë pikat që Edi Rama, është më përpara Sokol Ollashit, në këto zgjedhje dhe ka për ti fituar ato, pas asnjë dyshim, duke treguar kështu, se ai ka bërë vërtet një punë të mirë për ndryshimin e Tiranës, që prej momentit që ka marrë drejtimin e saj. Duhet të pranojmë se sondazhi është bërë për një periudhë 15 dhjetori deri më 5 janar të vitit 2007, ku tregohet se me forcat politike më të mbështetura nga qytetarët, është një sondazh, i cili është skenari më optimist për Partinë Demokratike D-në. Dihet se kush e bën këtë sondazh dhe kush është marrë edhe me të tjerët, ku nuk mund të fshihet se ish- Katedra e Ylli Pangos është ajo që vazhdon të merret me sondazhet e këtij lloji.

    Sondazhi i NDI për Tiranën, Rama 54 % lë prapa Olldashin me 51%

    Pavarësisht faktit se nga kush është bërë sondazhi dhe se sa të vërteta ka në të, dhe garancitë për vërtetësinë e tij, është më e qartë se kurrë, që socialistët kanë mbështetje përveçse si forcë politike, duke kryesuar mbi të gjitha partitë e tjera, që janë pyetur, pro edhe me kandidatin, që kanë për të patur si përfaqësues në zgjedhjet vendore të rradhës, që kanë për të zhvilluar më 18 shkurt, për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Megjithatë edhe në variantin më të keq për socialistët dhe të majtën tashmë të bashkuar, dhe më optimist për demokratët dhe të djathtën qeverisëse, Edi Rama në kryeqytet, kryeson mbi Sokol Olldashin në të gjitha drejtimet. Edhe Partia Socialiste kryeson mbi Partinë Demokratike në të gjitha drejtimet. Në testimin bërë për Favorizimin ndaj Figurave politike, qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes: A mund të thoni nëse keni një mendim të favorshëm apo të pafavorshëm, për shumë prej drejtuesve politikë në Shqipëri duke e nxjerrë me një përqindje shumë më ta lartë Edi Ramën, nga Sokol Olldashi. Kreu i Bashkisë së Tiranës është më i favorizuar se sa Sokol Olldashi, duke bërë në këtë mënyrë edhe një diferencë mes kandidatëve që pretendojnë të marrin drejtimin e Bashkisë më të madhe në vend, atë të kryeqytetit. Edi Rama ka marrë mbështetjen e 54 përqind të të anketuarve, duke e lënë prapa Olldashin, të gëzojë vetëm një 51 përqindësh.

    Keqqeverisja reflektohet në sondazh

    Është e pamundur që djathta të fitojë zgjedhjet vendore, të rradhës, në një kohë që nuk do të mund të mbajë në asnjë mënyrë rezultatet e tre korrikut të vitit 2005. nuk ka se si të ketë rritje nga zgjedhjet e tre korrikut me vota, por ka vetëm një ulje, në zgjedhjet e 3 korrikut e majta ishte 20.000 vota përpara, por në një kohë kur nuk ishte e bashkuar, ndërsa shumica, jo vetëm që nuk ka ngjitje, por ka minuse shumë të mëdha, nisur nga fakti që ka keqqeverisur që prej vitit 2005, duke sjellë pakënaqësi në një sërë çështjesh që janë ngritur nga qytetarët e pyetur në sondazh. Duke i ndarë në çështje kryesore dhe dytësore, ajo që është kërkuar më shumë nga qytetarët se cila mendoni se është gjëja më e rëndësishme që ju do të dëshironit që përfaqësuesit tuaj lokalë të zgjedhur në qytetin tuaj t'i jepnin zgjidhje ka qenë Energjia elektrike, Punësimi, Rrugët, Uji, Korrupsioni, Krimi dhe Taksat.

    Baza e sondazhit,dita më e zezë për socialistët, 3 Korriku

    Tiranë
    - Baza që është marrë si referencë në sondazhin e bërë nga Instituti Kombëtar Demokrat, është dita më e zezë për socialistët, që është ajo e zgjedhjeve të tre korrikut. Në rast se do të mbledhim gjithë votat që kanë marrë gjithë partitë e majta të koalicionit, që sot përbëjë Bashkimin për fitore, më tre korrik janë 20.000 vota mbi partinë Demokratike dhe të djathtën. Por nuk duhet harruar se në zgjedhjet e tre korrikut, opozita nuk ka qenë e bashkuar ashtu si po paraqitet në këto zgjedhje, unike dhe duke mbështetur kandidatët e përbashkët. Ashtu siç shprehet edhe vetë sondazhi shqiptarët që nga 3 korriku i vitit 2005, ku u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, e këtej, janë më shumë pesimistë sesa optimistë për probleme të cilat has shqiptaria, apo probleme që tregojnë se si ka keqqeverisur e djathta në katër drejtimet kryesore, që janë Energjia Elektrike, Punësimi dhe Korrupsioni. E gjithë kjo tregon se nuk ka asnjë lloj mundësie që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet vendore të rradhës. Pra nuk ka se si e djathta të ketë rritje nga zgjedhjet e tre korrikut me vota, por ka vetëm një ulje, prandaj themi që në skenarin më të keq për socialistët, Edi Rama kryeson me 7-8 pikë, pasi në skenarin e provuar është 20.000 vota përpara. Për pasojë në skenarin e pritshëm, ku opozita është e gjitha e bashkuar Edi Rama duhet të jetë nga 40.000 deri në 60.000 vota përpara rivalit të tij, Sokol Olldashit

    PAA e Xhuvelit,turpi i sondazhit

    Tiranë
    - Partia Agrare Ambjentaliste, ka qenë edhe turpi i sondazhit, që është bërë publik dje nga Instituti Kombëtar Demokrat, NDI. Nëse do ta vërejmë me vëmendje sondazhin që është bërë se cila nga forcat ka më tepër mbështetje nga qytetarët, vërehet se ka një pozicionim në favor të Partisë Agrare Ambjentaliste, duke pretenduar, që në këtë mënyrë të arrihet të barazohet edhe koalicioni i djathtë, me atë të majtë. Në këtë sondazh vërehet se nuk vihet Partia Socialdemokrate, apo partia Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe vihet partia Agrare. Pra edhe nga e djathta nuk janë renditur forcat që janë më pranë PD-së, si PDK etj, por ajo agrare. Thjesht dhe vetëm për të kaluar me 100% koalicionin. E megjithatë Partia Socialiste ka marrë jo pak por 54 % të të gjithë anketuarve si mbështetje, duke lënë pas partinë Demokrate me 47 përqind. PD është në të njëjtin nivel me LSI, duke u ndjekur nga Socialdemokratët me 43 përqind. Demokristianët, kanë arritur të marrin 28 përqind, Republikanët 46% dhe pastaj Partia Agrare Ambjentaliste ka marrë vetëm 18 përqind.

    Toleranca e gabimit për Tiranën 4.6 %

    Tiranë
    - Marzhi i Gabimit që lejohet në sondazhin e bërë publik dje në të gjitha mediat, është goxha i madh, duke lënë në këtë mënyrë hapësira për të qenë në mbështetje të Olldashit. Vetë në sondazh është thënë se në kryeqytet Toleranca e gabimit për votuesit e mundshëm në Tiranë është plus, minus 4.6. Por kjo tolerancë, është më e madhe se në kryeqytet dhe në pesë qytetet e tjera ku toleranca e gabimit është edhe më e madhe dhe arrin në plus, minus 5.7 përqind. E gjithë kjo hapësirë për tolerancën e gabimit në sondazhin në Tiranën, është bërë vetëm me një qëllim të caktuar, që edhe në humbje, kjo të thuhet se sondazhi ka qenë i qartë, por konstatimi, nuk është bërë i saktë, për shkak të tolerancës së gabimeve në të.

  5. #125
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Po te shikojme replikat apo kunder-replikat mes nesh jane te modelit “beteje per jete a vdekje“. Perse mos ta hedhim diskutimin ne tjeter dimension, se nese Rama fiton, e kam fjalen si koalicion, i pari qe humbet eshte Fatos Nano. Zgjedhjet i humbet Berisha, por do te jete Nano qe do te largohet njehere e mire nga skena e politikes shqiptare.
    Nese Edi Rama humbet, pra opozita, Nanos i vjen zogu per here te… ne dore, dhe do te riformohet tandemi i njohur.
    Une besoj se edhe ju jeni te vetedijshem per kete. Eshte momenti per ti dhene nje goditje politikes gjashtembedhjete vjecare te binomit Nano – Berisha.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #126
    About Girl Maska e Kacamistri
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    7
    Mendoj se keto zgjedhje jane vendimtare per kreun e Partise Socialiste pasi ai tani per tani ka vetem karrigen e Kryetarit te Bashkise, dhe nese humbet keto zgjedhje, sipas metodes qe eshte zgjedhur ne Partine Socialiste, qe kush humbet Zgjedhjet humbet postin e Kryetarit te Partise, Rama do dilte jashte skenes politike.

    Per mua Edi Rama nuk eshte nje person qe di te beje politika, ai me shume mund te administroje ndonje nderrmarje se sa per ne politike nuk eshte pjekur akoma, ai te jep pershtypjen e nje Adoloshenti ne pamje te pare, gjate intervistave te tij nuk ka kurfarre serioziteti por vetem thenie adoloshentesh, te cilat i perdorin gjimnazistet ne bisedat e tyre te perditshme, me pak fjale eshte nje person i papjekur nga pikpamja Politike.

    Jam dakort qe te thyhet binomi Nano-Berisha, por Rama eshte i pafuqishem per te thyer kete binom, duhet te ishte nje person tjeter qe ta bente kete, pasi kjo gje kerkon shume seriozitet e pikpamje te reja politike, risi te reja ne politiken Shqiptare, te cilat Rama nuk i ka sjelle.
    The Man Who Sold The World

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a e ka kush origjinal cka thot sondazhi se gazetat po thone sipas politikes qe ndjekin..

    55 -sa thot se sondazhi amerikanve jep shifra se fiton pd-ja.. kurse zp-ja e rames.. gsh-ja.. thot fiton edvini..

    nejse ..
    deri ne 18 kushedi c'kurdis ps-ja..

    55-sa shkruan:
    ---

    Data: 25/01/2007, ora

    Sondazhi amerikan: Berisha me 18 shkurt, fitore më të thellë se me 3 korrik



    Triumf i paralajmëruar i kandidatëve të mazhorancës në Durrës, Elbasan e Sarandë, ndërkohë që fitorja paralajmërohet edhe në Tiranë e në Korçë. Për herë të parë, zgjedhësit në të gjitha qytetet deklarohen se nuk e mbështesin drejtimin politik të Ramës e se duan të vazhdojnë me reformat e qeverisë Berisha. Rënie e fortë e popullaritetit të Edvinit në kryeqytet, koalicioni i të cilit është një pikë pas koalicionit që mbështet Sokol Olldashin. Pas shpalljes së rezultateve, heshtje varri në selinë e PS-së.



    Ka ardhur edhe certifikimi i parë i 500 ditë qeverisjeje të suksesshme si dhe i një plebishiti të ri elektoral për kursin politik që po ndjek kabineti i Sali Berishës. Instituti Demokratik Amerikan, i mirënjohur për testimin e publikut, por edhe i pagabueshëm në të shkuarën kur ka bërë vlerësime paraprake për situatat parazgjedhore, ka publikuar dje rezultatet e testimit në gjashtë qytete me një kampion prej 2500 qytetarësh, gjatë periudhës 15 dhjetor 2006 - 5 janar 2007. Sondazhi i porositur nga NDI dhe i mbështetur financiarisht nga USAID ka paralajmëruar triumfin e Partisë Demokratike dhe kandidatëve të koalicionit që ajo përfaqëson në 5 nga 6 qytetet e testuara. Në Durrës, Sarandë dhe Elbasan, kandidatët e mbështetur nga kryeministri Sali Berisha janë në distancë përpara atyre të së majtës, ndërkohë që rezultojnë disa pikë përpara edhe në Tiranë e Korçë, e janë prapa vetëm në qytetin e Vlorës. Shumica e qytetarëve në të gjashtë qytetet e anketuara besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të ndershme. Plot 85% e votuesve të mundshëm në secilin qytet kanë marrë një vendim se cilën parti politike ata preferojnë në zgjedhjet e ardhshme. Në të gjashtë qytetet e studiuara, 56% e të anketuarave thanë se gjërat në Shqipëri po ecin në “drejtimin e duhur”, ndërsa 40% thanë se po shkohet në drejtim të gabuar. Në të gjashtë qytetet e studiuara, 62% e të anketuarve besonin se zgjedhjet do të mbahen ose “shumë të drejta” ose “disi të drejta” ndërsa 27% thanë ose “jo aq të drejta” ose “aspak të drejta”.

    Vështrimi specifik i shifrave të sondazhit ka nxjerrë dritëshkurtësinë e politikës bojkotuese që ka ndjekur Edvin Rama dhe koalicioni i tij, pikërisht në kulmin e vet gjatë kohës kur po mblidheshin të dhënat e sondazhit. Sondazhe të tjera të porositura të Edvinit apo të forumeve testuese pranë tij, e kanë nxjerrë atë në një popullaritet prej rreth 70 përqindësh, por testimi i vërtetë e nxjerr atë me një besueshmëri përgjysëm, pra sipas teorisë së zgjedhjeve, në një pikiatë që do t’i shkaktojë pensionin politik me 18 shkurt, ende pa hyrë mirë në politikë. Në kryeqytet, politikani më popullor është Bamir Topi, shefi i shtabit elektoral të kandidatit të mazhorancës Sokol Olldashi, ndërkohë që në 5 politikanët më popullorë në kryeqytet, nga radhë te së majtës është vetëm kryebashkiaku në detyrë. Edhe më pikiatë ka regjistruar mbështetja e Partisë Socialiste në kryeqytet, këtë herë nën drejtimin ylberist të Besnik Bares. Vetëm 40 përqind është mbështetja për këtë parti, ndërkohë që Partia Demokratike gëzon 44 përqind të preferencave. Si mazhorancë shifrat i afrohen 50 përqindëshit me mbështetjen e PDK e PAA-së, ndërkohë që në krah të Edvinit, mund të merret vetëm mbështetja me rezerva e LSI-së, e cila konfirmohet si një forcë e rëndësishme në kryeqytet me 7 përqind të preferencave.

    Një triumf i vërtetë pas 3 korrikut, mund të konsiderohet mbështetja që të djathtët gëzojnë në bashkinë e dytë më të rëndësishme të vendit, atë të Durrësit. Partia Demokratike gëzon 51 përqind të përkrahjes së zgjedhësve, ndërkohë që si koalicion, mbështetja shkon deri në 55 përqind, ndërkohë që mbështetja e kandidaturës që do të dalë nga e majta, shkon vetëm në 25 përqind, pasi ish-kandidati i LSI-së mendohet se mund të garojë si i pavarur duke marrë 4 përqindëshin e hamendësuar të mbështetjes së Ilir Metës. Edhe në Durrës, në 5 politikanët më të preferuar në vend, 4 i përkasin mazhorancës: përkatësisht Topi, Berisha, Topalli e Olldashi. Disi më e ekuilibruar duket sipas shifrave përplasja mes dy koalicioneve në Elbasan e në Korçë, por sërish kandidatët e Partisë Demokratike gëzojnë përkrahjen e gjerë popullore të respektivisht 48 e 47 përqind të zgjedhësve, ndërkohë që rivalët e majtë marrin 40 dhe 43 përqind të preferencave. Në Elbasan janë sërish 4 politikanë të së djathtës në 5 të preferuarit e parë, ndërkohë që katërshja Topi, Berisha, Olldashi e Topalli janë ndër më të preferuarit edhe në qytetin e Korçës. Një surprizë dhe triumf për Edmond Gjokën mund të vlerësohet testimi për Sarandën, ku Partia Demokratike dhe koalicioni i saj me PBDNJ-në dhe PR-në merr 58 përqind të preferencave, kundrejt vetëm 35 përqind të kandidatit të paraqitur nga Edi Rama e Fatos Nano. Në mënyrë të çuditshme deputeti i zonës rezulton më pak i preferuari nga qytetarët që e zgjodhën me 3 korrik të 2005 (me vetëm 38 përqind të preferencave), ndërkohë që kryeministri Berisha është më i preferuari për 66 përqind të sarandiotëve. Ndër pesë politikanët e parë të preferuar për qytetin bregdetar rreshtohen më pas edhe Bamir Topi, Jozefina Topalli e Sokol Olldashi, duke e regjistruar Sarandën tashmë në një bastion të së djathtës shqiptare. Gjendja paraqitet e vështirë për të djathtët vetëm në bashkinë e Vlorës, e cila është drejtuar prej vitit 1998 nga socialistët. Koalicioni i majtë merr në këtë qytet rreth gjysmën e mbështetjes popullore, kundrejt 28 përqind të të djathtëve, të cilët i kanë orientuar shpresat e tyre tek kategoria e të pavendosurve, që aty është mjaft e lartë, rreth 15 përqind.

    Menjëherë pas shpalljes së sondazhit të NDI, ka pasuar heshtja prej varri e të majtëve si dhe reagimet e matura, por gjithsesi që shprehnin optimizëm për një përsëritje të 3 korrikut me 18 shkurt nga ana e drejtuesve të PD-së.

    Re. Po.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kush e njeh Edvinin , te pergatitet per ndonje qoke me rastin e humbjes se zgjedhjeve
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Megjithese ne mendjen time shkalla e besueshmerise se 55-es eshte me poshte se RD-ja dhe mund te lere pas vetem me ZP-ne, kjo tema qe ka kapur kete here eshte interesante. Gjermania ne 2001 refuzoi te bente trajner te kombetares nje person qe kishte perdorur kokaine. Tek ne rrezik ndaj nje kerkese te tille per personin qe meton te qeverise kryeqytetin dhe me pas tere vendin, rrezik te ngrihen OJQ-te, opinionistet dhe presidenti dhe ta quajne shkelje te te drejtave te njeriut si nderhyrje ne jeten private.

    Marre nga 55, 26.01.2007

    Rama refuzon të publikojë testin e antidrogës

    Politikanët që kërkojnë të qeverisin metropolin e kryeqytetit kanë detyrimin t’u ofrojnë zgjedhësve, garancitë morale se s’kanë kurrfarë varësie toksike e se gëzojnë shëndetin mendor për të shërbyer. Kandidati i mazhorancës, Sokol Olldashi, i është përgjigjur apelit të një organizate që mbron të drejtat civile për të kryer testin e pavarësisë nga substancat toksike, ndërkohë që Edvin Rama ka refuzuar t’i nënshtrohet kërkesës së publikut kryeqytetas

    Kategoritë morale në raport me qenie të ndryshme njerëzore kanë sigurisht, një vlerë të ndryshme në varësi të prejardhjes kulturore, besimit fetar, formimit në karrierë, etj, megjithatë, në rastin e personaliteteve publike që marrin përsipër të marrin përgjegjësine e qeverisjes së një komuniteti lokal apo të një entiteti shtetëror, këto raporte marrin një rëndësi shumë të veçantë. Në shumë raste ndodh që liderët, pavarësisht bindjeve të tyre vetjake, janë të detyruar që të bëjnë të vetin një model standard morali, tek i cili ndihet nevoja e sintetizimit të rregullave shoqërore të mbarë popullsisë. Në Shqipërinë e sotme, për shkak të mungesës së një hierarkie të mirëfilltë vlerash e krijuar në një masë të madhe nga shembja e një modeli hipokrit, të sponsorizuar nga realizmi socialist, opinioni publik demonstrohet shpeshherë, jashtëzakonisht morboz, përsa i përket vlerësimi të klasës politike në përgjithësi apo individëve të spikatur në veçanti. Rasti i kryebashkiakut të Tiranës e njëherësh, kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, është emblematik në këtë aspekt. Përkundër evidentimit të një sërë shkeljesh të rënda të administrimin e punëve publike, kthimin e kryeqytetit në një kryeqytet ku bizneset e mëdha janë trajtuar për një kohë të gjatë si feude, një pjesë e opinionbërësve kanë shitur në mënyrë të vetëdijshme, për vite të tëra, idenë, çka është përthithur më pas, në mënyrë kapilare, nga masa e militantëve, se nëse dikush vjedh shumë, por gjithsesi, bën diçka, nuk është e drejtë që të atakohet. Kjo kulturë korrupsioni ka arritur deri aty sa, disa, në inkoshiencën e tyre, e kanë parë në “suksesin” e paimagjiueshëm të Ramës në Tiranë, si realizim të ëndrrave të tyre të parealizuara e kësisoj, edhe përpjekjet për të vënë pak rregull në këtë xhungël korleonesh, kanalizohet thjesht si një sulm inatçor ndaj burrit që ia doli të mbërrijë ambicjet e veta. Të tjerat kalojnë në plan të dytë.

    Prej disa ditësh, Presidenti Moisiu dhe një tufë OJF-sh ngulmojnë që, ndaj kryebashkiakut të tregohet një nivel i caktuar etike. Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u kritikuar, madje, kreu i shtetit apo përfaqësues të disa OJF-ve, duhet të përgëzohen për këtë skrupolozitet ndaj disa parimeve moralo-etike, ndonëse, në shumë raste të tjera, kanë treguar të kundërtën. Megjithatë, këto filtra do të përdoren tanimë edhe për të gjithë kandidatët që, në 18 shkurt, do të kërkojnë votën e shqiptarëve. Kandidati demokrat, Sokol Olldashi, i martuar me dy fëmijë, me një karrierë të suksesshme si gazetar e më pas si ministër i Brendshëm që, jo vetëm nuk u tundua të bënte kompromise të pista me krimin e organizuar, por përkundrazi, i dha këtij të fundit një goditje vdekjeprurëse, që e detyroi vetë kryekomisionerin e BE-së, Jose Manuel Barroso, të dërgonte konsideratat më të larta, në përpjekje për të vënë në siklet një kryetar opozite cinik, që kishte shndërruar forcën e tij politike në një kapanon të stërmadh për çetën e të korruptuarve ish-zyrtarë të lartë të administrative socialiste, ka realisht se çfarë cilësish të vërë në peshore, madje edhe që të kryejë testin e drogës. Në kontrast me të, kryebashkiaku Rama ka pas shpine dy divorce dashurish (e dyta pastërtisht e një lloji kontraktual), pa asnjë alibi të mirëqenë, një mal me mëkate mbi shpinë që, për fatin e tij të keq, kanë mbetur vitin e fundit të fiksuar në memorien e mbarë qytetarëve të Tiranës, të djathtë e të majtë, të qendrës apo pa parti, shumica e të cilëve, të ndëshkueshme ligjerisht. Pikërisht, Edvini duket se e ka refuzuar kategorikisht idenë e bërjes së testit të narkomanit. Dhe në këtë ngulmim të tij, nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, çka hedh hije të shumta dyshimi mbi atë çka realisht fsheh, mbi ilaçin çudibërës që e bën që të punojë me “orare të stërgjata” e të dalë të “inspektojë” rrugë, edhe në orën 12.00 të natës. Edvini ka shfrytëzuar pikërisht këtë rrënim të normave shoqërore në vend, duke mos u kujdesur, për asnjë moment, për kozmetikën e jetës së tij private. Megjithatë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston një klauzolë e veçantë kushtetuese kur, për shkelje të rënda të etikës shoqërore, në rastin e Presidentit te vendit, hapet nje hetim i posaçëm, duke mbërritur deri tek shkarkimi i tij, është koha që edhe në vendin tonë të fillojë të zbatohet një “impeachment” elektoral, ku votuesit të vënë në balancë imazhin mediatik të kryebashkiakut të palodhur dhe vlerave morale, të cilave ata u qëndrojnë fort në familjet e tyre. Kandidati i mazhorancës, Sokol Olldashi, prej kohësh ka paraqitur kredencialet e tij morale para zgjedhësve e i është përgjigjur edhe apelit të një organizate në mbrojtje të të drejtave civile, për t’ia ofruar publikut edhe këto karakteristika të shëndetit, mendor në radhë të parë. Edvini, vazhdimisht ka mohuar t’i ofrojë publikut arsyet e vizitave të vështira në QSUT, pas orës 12.00 të natës, për të cilat, ndoshta, mjekët në kohën e drejtimit të Mihal Tases, do të mund të jepnin ndonjë të dhënë e, po ashtu, edhe mungesat javore në Vjenë, por tani, ka rastin të paraqesë para publikut se s’ka kurrfarë varësie “shëndetësore apo nga ndonjë ilaç i caktuar”, përveç votës së elektoratit.

    Re. Po.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #130
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Po te shikojme replikat apo kunder-replikat mes nesh jane te modelit “beteje per jete a vdekje“. Perse mos ta hedhim diskutimin ne tjeter dimension............
    Dhe pastaj thua....

    Eshte momenti per ti dhene nje goditje politikes gjashtembedhjete vjecare te binomit Nano – Berisha.
    Domethene "votoni per Ramen"

    Ku eshte ky dimensjoni tjeter?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 13 prej 57 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •