Close
Faqja 11 prej 57 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 565
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Cfare turpi per nje kryeminister te mbaj fjalime te tilla - Le ta ruajne arkivat fjalen e Berishes qe mbas 100 vjetesh pasardhesit tane te kuptojne pse Shqiperia nuk eshte e zhvilluar njelloj si shtetet e tjera.

    Krahaso fjalen e hapjes se fushates elektorale te Berishes me nje fjalim te ndonje lideri evro-amerikan - cfare ndryshimi?

    Me vjen turp dhe keq qe Shqiperine e drejtojne njerez te tille.


    Berisha merret me jeten private te Rames

    E Diele, 21 Janar 2007


    Kryetari i Partise Socialiste, njekohesisht kryetar i Bashkise se Tiranes dhe kandidat per t’u rizgjedhur ne kete post, Edi Rama, ka qene ne qender te sulmeve personale te kryeministrit Sali Berisha. “Majlinda dhe Sokoli u moren me divorcet e tij, por ai nuk eshte burre dhe as grua, prandaj nuk ka pse te merrem me te”, ka deklaruar kreu i demokrateve. Numri nje i PD-se u shpreh se kandidatet e mazhorances se djathte parlamentare nuk paraqiten perpara elektoratit, “si ai (Rama) qe nuk ka familje dhe nuk vlereson vlerat e saj. Ai nuk ka shok, nuk ka asnjeri, per shkak te frikes. E quajne “Mister Boshi”. Jo, une e quaj “Mister Vetmia”, Edvin Vetmia”. Por sulmet arriten kulmin, kur Berisha shkoi me tej, duke thene s,e kur vellai i kryebashkiakut Rama do te martohej, ai (Rama) i ka prishur dasmen. “Edvin Rama ne rinine e tij i prishi dasmen vellait te tij. I theu enet, i prishi dasmen. Pse me merr nusen i thoshte”, ka thene me te forte kryedemokrati Berisha. Nderkohe qe zedhenesja e fushates se PD-se, Majlinda Bregu, kishte thene me pare se, “i vetmi lajm qe ai (Rama) u dha shqiptareve, ishte divorci i tij i katert”. Me theniet e djeshme, gjate mitingut te hapjes se fushates elektorale, duket se u zbulua njera nga elementet e fushates se demokrateve, sulmet personale ndaj kundershtareve politike, e cila pavaresisht Kodit te Etikes qe ka kerkuar Moisiu, nuk kane munguar fyerjet personale. E.GJ

    Korrieri

  2. #102
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Thumbs down ...tre mosketjeret...

    E nderuara zonjushe Majlinda si dhe vizioneri Olldashi ne vend qe te shpalosnin vizionin per Tiranen e ardhshme u moren me jeten private te Edi Rames, duke i permendur divorcet, apo “Por une dua te theme se Rama nuk eshte as burre e as grua, sia vlen te merremi me te, eshte i rrezikshem“, ka thene Berisha.
    Berisha, Majlinda, Olldashi ishin te paret qe thyen nje nga pikat te kodit te sjelljes te propozuara nga Presidenti Moisiu disa dite me pare.
    Mendoni, keta qe duan te drejtojne, ahh moj e mjera tirane mos rafsh ne doren e tyre.

    P.S Votoni per Olldashin, faturat e ujit do tju falen premtim largpames
    ...turp dhe vetem turp...


    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse edvini mos po merret me shkence..

    a nuk eshte edvini ai qe drejton industrine shpifse e demagogjike kunder majlindes e sokolit e berishes e nishanit e kujdo qe ja cenon minieren e arit.. bashkine..e tije personale.. qe e ka bere pashallëk te vetin..
    skini turp.. beni sikur nuk e njihni edvinon..

  4. #104
    Gazeta Kritika, 22/1/2007

    Kur Komunistet dhe Zagaret e Tyre Pellasin per Pushtet

    Politikat e deritanishme na kane dhene vazhdimisht, nje politike te servirur prej mushkes, megjithese jemi ne shekullin e super mekanikoelektronikes. Ne perseri, transportin per te ushqyer popullin e tejskamur, e bazojme ne ate te mushkes dhe te berit demokraci nga komunistet, ku ne Shqiperi privilegjin me te madh nga gjithe dokumentat ligjore, e gezojne certifikatat. Aaaaaahh ky dokument kokeforte qe nuk diti te respektoje rradhen!

    Politika e pluralizmit alla komunist Shqiptar,prej mese 16 vitesh, ja ka mohuar te drejten qytetareve te saj per tu paisur me nje karte indentiteti, gje te cilen e gezojne te gjithe qytetaret e vendeve te Europes se zhvilluar. Demokracia alla komuniste shqiptare, e projektuar dhe e udhehequr nga klanet me fanatike e kriminale te saj, si dje e sot, te inkuadruar ne drejtimin e politikave te saliramberishes dhe te fatosethanasnanos, s`lane gje pa bere vec te dominoje krimi, korrupsioni e varferia. Ku pronareve te ligjshem iu mohua e drejta e prones, ku ish te denuarve politik te diktatures komuniste akoma nuk i eshte dhene shperblimi i denimet ne kampin e mathauzenit komunist ne Shqiperi, dhe mbi te gjitha ku nje popull dhe nje vend u shkaterrua, mund te themi plotesisht.

    Eshte per te te ardhur keq, qe Shqiperia edhe gjate ketyre viteve, nuk e arriti demokracine e vertete, ate demokraci qe ky popull e enderroi gjate monizmit. Politika e deritanishme, s'èshte gje tjeter vec vazhdimi i politikes se mepareshme, qe drejtohet nga dy kanibale, te punesuar e te perzgjedhur nga politikanet e djeshem. Ata bashke me klanet e tyre i kane zbatuar dhe ndjekur me perpikmeri mesimet e Partise Meme, duke i realizuar me sukses Pllanet e Partise, me politiken e tyre, perca dhe sundo. Askush te mos t'à mendoje se keto dy kanibale dhe klanet e tyre do te largohen vete, se gjoja humben votat (sepse askush faktikisht nuk voton me per Ata). Perkundrazi, largimi i tyre do te behet, kur ti jape urdher punedhenesi, ose kur vete Ai popull tu thote nje JO te madhe ne votime, duke e mbrojtur voten e tij.

    Me kot u mundua Fatos Nano me 1998, (pas vrasjes se Azem Hajdarit, kur u arratis per ne Maqedoni), te deklaroje me te madhe se BINOMI NANO - BERISHA duhet te largohet nga skena politika, sepse ishin te deshtuar. Ai harroi se ato ishin te punesuar dhe se nuk mund te largoheshin sipas deshires se tyre, sepse ishin te varur nga punedhenesi dhe per kete duhet te prisnin urdherin. Ato jane te detyruar te udheheqin, derisa te zgjidhen DY te tjere, te afte si keta te dy, ne zbatimin e vijes se partise dhe te mesimeve te udheheqesit te tyre te dashur, diktatorit Enver.

    Eshte fatkeqesi e madhe qe Shqiperia vazhdon te udhehiqet dhe drejtohet nga politikane pa kultur demokratike. Atyre u duhet vene rruspa, duhen shkulul me rrenje.

    Ne Shqiperi, me sa me kujtohet, jane shtypur e jane ndrruar disa here passaportat per jashte shtetit, si ato te thjeshtat, diplomatiket e ato te sherbimit, pra jane harxhuuuuar e vjeeeedhur miljona dollare. Vetem per kartat e indentitetit nuk u fol prej politikaneve tane, qe te shtypeshin e te paiseshin me to, te gjithe qytetaret Shqiptare.

    Dhe keshtu zgjidhej njehere e mire ngerci i certifikatave. Por kjo gje nuk u intereson atyre.

    Cuditerisht, sa here qe afrojne votimet, klanet e saliramberishes e te fatosthanasnanos, kujtohen per certifikatat,(dhe jo karten e indentitetit sic e ka e gjithe bota e qyteteruar) dhe i'a kerkojne njeri tjetrit me kembengulje qe te paisen me ato, te gjithe qytetaret, te gjalle e te vdekur, packa se pasi e kane mare pushtetin, i lene ne harrese.

    Persa kohe qe politiken shqiptare do ta drejtojne klanet komunisto-kriminale te saliramberishes e te fatosthanasnanos, askush te mos shpresoj per dite me te mira......

    Po te shikohet me syrin dhe mendjen e popullit, takimi i para disa diteve, i binomit Saliramberisha e Fatosthanasnano, mban eren e jashteqitjes se kombit, sepse qelbesirat qelbesira projektojne, kursesi te ardhme....

    O popull, i jepni shkelmin ketyre dy klaneve komunisto-kriminale te saliramberishes e te fatosthanasnanos, qe me teorine e futbollit me dy porta, po ja thithin gjakun perdite ketij populli dhe po e mbajne peng demokracine Shqiptare.

    Jasht nga politikberja keto dy mostra e klane te komunizmit, se vetem keshtu NE mund te shikojme driten ne fundin e ketij tuneli, e populli te shpetoje nga ai mocal, qe keto laro e kane futur.

    O popull, thuani Jo me voten tuaj, atyre politikaneve te diskriminuar dhe te lidhur me krimin dhe mbrojeni voten tuaj, se vetem keshtu Ne shpetojme nga ai mocal i qelbur, qe serviri deri me tash politika komuniste, kriminale e fanatike Berisha- Nano, se vetem keshtu JU jeni pjese e Europes se cilivizuar, e asaj Europe qe JU keni enderruar.

    Keto klane mafjoze kane frike nga OPOZITA E VERTETE, sepse kane frike nga demokracia e vertete perendimore, ashtu sic kishte frike deri dje, udheheqesi i tyre, diktatori Enver Hoxha, qe persekutoi dhe masakroi nje popull te tere. Prandaj ato, opozites se vertete ia kane mohuar cdo te drejte, duke i perndjekur dhe perdorur te gjitha metodat kriminale.

    Fundi i tyre eshte i pa shmangshem, sepse ato vete do te mbyten ne mocalin, qe ata krijuan.

    Nga Patrioti

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    atyre qe bejne sikur nuk e dine qe edvinua i pari fillon e u ve bishta njerzve.. qe i sheh si rivale.. ose qe ai i fantazon te tille..
    pa u bere Lul basha as deputet as minister.. thjesht se u afrua ne KOP filloj edvini sharjet ndaj tije..
    Po keshtu ka bere me te gjithe..
    Ska ekran TV-je qe ai nuk eshte prezent cdo nate duke fyer Berishen e bashkpuntoret e tije..
    keshtu..

    --------


    gazeta 55

    Data: 23/01/2007, ora



    Edi Rama, vrasës pa gjak i dashurive

    “Një lider nuk ka jetë personale. Ajo hetohet nga të tjerët”


    Pas jehonës së tmerrshme të vrasjes së Denis Ginës, një vrasje makabre, për Rudina Magjistarin ra një periudhë heshtjeje, tronditjeje dhe sigurisht, kjo shou-girl e suksesshme, e dashur për spektatorin, e këndshme si ajo, plot entuziazëm e gjallëri, ndjehej si në fundin e një grope të zezë dhe për një çast, humbi nga sytë e gjindjes. U shkrua nëpër gazeta, u hodhën teza për vrasjen e të dashurit të saj, por çuditërisht, si në asnjë rast të kësaj natyre, ajo, pasi ishte zhytur në punën e vet, provoi një ringjallje lidhjesh. Pak nga pak, për shkak se lidhja e re ishte, as më shumë, as më pak, me kryebashkiakun e Tiranës, Denisi dhe vdekja e tij u harruan, spektaklet rishpërthyen, dhe sërish, shou-girl-i filloi të buzëqeshte ekraneve.

    Në të vërtetë, vajzat e spektakleve, në përgjithësi në botë lodrojnë në sukses sipërfaqësor dhe, shumë rrallë, ato janë të vëmendshme të ndalin përdorimin e tyre nga rrethanat-produkt i paraqitjes së tyre në televizion. Shumica e kësaj kategorie janë ashpërsisht të ngjashme me yllin që bie, ... e pastaj, s’është më! Por për këtë vajzë, jeta kish përgatitur një kurth që zbehte tragjedinë e mëparshme të saj, madje zbehte historinë dramatike të Mopasanit me balerinat e Parisit, madje zbehte fundin e Merlin Monrosë, i cili, siç dihet, është pengmbajtës edhe sot e kësaj dite te mijëra e mijëra adhurues.

    Asnjëherë nuk është më i zi fati i një vajze, sesa nisja shkëlqimtare e një lidhjeje bujëmadhe, siç ishte rasti i kryebashkiakut të Tiranës, që lëkundej në mes të opinionit shqiptar, herë i çuditshëm, herë interesant, herë i frikshëm, herë bastard, herë i dyshimtë, herë kështu e herë ashtu, gjithsesi, kryebashkiaku ia doli që, ndër njerëzit halleshumë të Shqipërisë, të legalizonte një figurë hipokrite, por të adhurueshme nga tërë gomerët me avull që flirtojnë me të majtën, të përdëllyer, pa e ditur që shndërrohen në kriminelë të vendit dhe të shoqërisë së tyre. Gjithsesi, kryebashkiaku ishte shndërruar, nga anekdotisti që bënte për të qeshur Fatos Nanon në mbledhjet e qeverisë, nga i tmerruari i 14 shtatorit, në një personazh politik që po shihte se, në partinë ku ishte, mund të synonte më shumë, pasi ata që kishte përqark i kishte lodhur, ca e shkuara, ca agjenturat lindore, ca vjedhja dhe ca kishin aq myk, sa nuk mund të vazhdonin më tutje. Kështu që, jo vetëm lidhja me kryebashkiakun, por edhe aspiratat e reja, egoizmi i ri politik i bashkiakut, i dhanë kësaj lidhjeje një përndezje që, gjithsesi, filloi ta ngushëllojë apo ta bëjë me shpresë shou-girl-in, e cila nuk e dinte që anija Rama që ishte afruar për ta shpëtuar në mes detit të vajit e të trishtimit, nuk ishte anije e Kryqit të Kuq, por një anije pirate, ku s’ka, as besë, as siguri, as ndjenjë, asnjë lloj kredie, vlere e morali, veç jetës të kapitenit pirat që do thesarin. Shou-girl-i nuk e kuptoi se ajo s’mund të ishte kurrë thesari i lidhjes së re. Natyrisht, edhe kryebashkiaku vinte nga një përvojë legale martesore, e cila, gjithashtu ishte jo më pak tragjike se vrasja e Ginës. Gruaja me të cilën Rama kishte lidhur martesë, një aktore brilante, me dy prindër intelektualë të kulturuar, kish përfunduar në çmendinë, duke lënë të pazbardhura motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, tronditëse. Vetëm imazhi i saj brun dhe loja psikologjike e thellë në disa filma vërtitej nëpër Tiranë në kujtesën e njerëzve, por heshtja informative për çka kishte ndodhur brenda asaj shtëpie, i lodhte njerëzit dhe tërhiqeshin, pa arsyetuar dhe kuptuar deri në fund, ndërsa ajo e zeza, jo rrallë u vinte rrotull dritareve të bashkisë, me një klithmë të mbytur, si dramat e memecit që flenë pa u shprehur. Në çdo vend perëndimor, në asnjë rrethanë, historia e çmendurisë së një bashkëshorteje dhe procesi gjyqësor i divorcit, nuk mund të liheshin pa kaluar në hetimin e shtetit të asaj që, në Amerikë, quhet FBI. Por njeriu i papunë që endej tërë ditën në zullaphane, për shkak të autoritetit të të atit, mbeti jo vetëm jashtë hetimit të shtetit, por edhe hetimit të shoqërisë, të miqve dhe të shokëve, të cilët s’kanë qenë kurrë të tillë realisht për vetë Ramën, por i kanë bërë atij shërbimin më të madh, duke pranuar të këqijat e tij dhe duke mbyllur sytë para bëmave të tij. E pra, shou-girl-i Magjistari po hynte në këtë lidhje me një gabim fillestar. Ajo duhet të investigonte historinë e mëparshme dashurore. Nuk dihet, nëse ka qenë kjo një marrëveshje që të dy të mos pyesin për dramat e mëparshme, por, nëse Rudina nuk pyeste ç’i ndodhi Makoçit, kjo ishte një përgjegjësi e saj dhe binte mbi vetë atë. Kurse kryebashkiaku, lojtar politik i rëndësishëm, nuk mund të ishte indiferent ndaj historisë së vrasjes së Ginës, madje as partia e tij, e cila, kur e ka brenda gjirizin, mbyll gojën në mënyrën më të verbër, më të çmendur, duke e çuar disa herë, këtë vend e këtë popull, në tragjedi. Gjithsesi, lidhja, me pakte apo pa pakte, apo me versione të tjera të mundshme, hyri në një fazë që, të ashtuquajturat mjedise intelektualo-politike, e pranuan dyshen e çiftuar pas dy veprash të rënda. Këtu, natyrisht, ne nuk po përmendim ndonjë lidhje tjetër të Ramës, që kalon nëpër këto histori si treni nëpër stacion, (stacione të pista) ku ka histori, detaje, ngjarje dhe vepra që, zor se i mbledh brenda, as Balzaku, as Gollsuorthi. Por të vështrojmë çiftin e ri...

    Vijon numrin e ardhshëm

    Fahri Balliu

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Data: 23/01/2007, ora

    Olldashi: Në 18 shkurt do të plotësojmë fitoren e 3 korrikut 2005

    Edhe kreu republikan, Fatmir Mediu, i cili shoqëronte Sokol Olldashin në prezantimin e bashkiakut të ardhshëm të Shijakut, Mehmet Rakipi, deklaroi dje se fitorja e zgjedhjeve të ardhshme vendore bazohet te aleanca e gjerë e koalicionit të djathtë, si dhe në vlerat e kandidatëve të përzgjedhur prej tij



    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe deputeti i zonës së Shijakut, njëherazi kandidat për Bashkinë e Tiaranës, Sokol Olldashi, kanë bërë dje në mbrëmje prezantimin e kandidatit të mazhorancës për kryetar bashkie në qytetin e Shijakut, Mehmet Rakipi, si dhe të kandidatëve për komunat e Xhafzotajt dhe Katundit të Ri, përkatësisht Agim Hoxha dhe Hilë Priska. Në takimin që u zhvillua në qytetin e Shijakut, deputeti Olldashi, pasi vlerësoi mbështetjen që zgjedhësit e kësaj zone i dhanë atij dhe Partisë Demokratike më 3 korrik të vitit 2005, theksoi se besimi për fitore në zgjedhjet për pushtetin vendor nuk buron nga forca çudibërëse e kandidatëve të djathtë, por nga mençuria e popullit të Shijakut për të bërë zgjedhjen e duhur. Olldashi tha se, gjatë 18 muajve, ai është përpjekur të justifikojë besimin e elektoratit dhe të mazhorancës së djathtë që i ngarkoi një detyrë të vështirë në luftën kudër krimit dhe në mbrojtje të ligjit. Më tej, ai foli për projektet që po konkretizohen në infrastrukturë dhe në fusha të tjera, në komunat e Xhafzotajt dhe Katundit të Ri, duke nënvizuar mungesën e plotë të bashkëpunimit të drejtuesve socialistë të Bashkisë së Shijakut, për realizimin e mjaft projekteve. “Më 3 korrik, ne kemi arritur gjysmën e fitores, të cilën do ta plotësojmë me fitoren e zgjedhjeve vendore më 18 shkurt të këtij viti”, përfundoi Sokol Olldashi, kandidati për kryetar bashkie i mazhorancës në Tiranë. Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes dhe kryetar i republikanëve, Fatmir Mediu, vlerësoi kontributin e elektoratit të zonës së Shijakut në fitoren e mazhorancës së djathtë në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Sipas tij, fitorja e zgjedhjeve të ardhshme vendore bazohet te aleanca e gjerë të koalicionit të djathtë, si dhe në vlerat e kandidatëve të përzgjedhur prej tij. Në qytetin e Shijakut, koalicioni i djathtë ka kandiduar për kryetar bashkie, biznesmenin Mehmet Rakipi, i propozuar nga PR. Ndërsa, në komunën e Xhafzotajt do të rikandidojë kryetari aktual Agim Hoxha e, në atë të Katundit të Ri koalicioni prezanton Hilë Priskën, aktualisht kryetar i zyrës urbanistike në këtë komunë.

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Data: 23/01/2007, ora

    Olldashi: Rama e futi Tiranën në kolaps

    Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, gjatë një takimi që zhvilloi ditën e djeshme me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas, u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor i futjes së Tiranës në kolaps dhe i mosmbajtjes së premtimeve. Po ashtu, ai kërkoi mbështetjen e tyre, duke theksuar se nuk po kandidonte për karrierë politike, por vetëm me synimin për ta zhvilluar Tiranën dhe për ta nxjerrë atë nga kolapsi, i cili, për vite me radhë, e ka mbërthyer



    Kandidati demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës, zoti Olldashi, gjatë paradites së djeshme, zhvilloi në ambientet e hotel “Tiranës”, një takim me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas. “Është kënaqësi mëse e veçantë të kem këtë takim me ju, me përfaqësueset dhe mbështetëset e Partisë Demokratike në Tiranë, mbështetëset e koalicionit tonë qeverisës. Kam marrë përsipër një mision të rëndësishëm dhe do të doja të kisha përkrahjen dhe aprovimin tuaj në misionin tim për ndryshimin e Tiranës”, tha ndër të tjera Olldashi. Po ashtu, gjatë fjalës së tij, kandidati Olldashi nuk e ka anashkaluar bilancin e punës së bërë në 6 vjet me radhë nga ana e kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit. Në lidhje me këtë, Olldashi u shpreh se Rama ka bërë një varg premtimesh në vitin 2000 dhe me tej, në 2003-shin, nga të cilat, po sipas Olldashit, nuk ka mbajtur asnjë. “Rama premtoi në 2000 se do të realizojë planin urbanistik të Tiranës, se do të krijojë parqe publike, çlodhjeje, argëtimi se do të ndërtojë shkolla, kopshte, çerdhe për fëmijët. Por, bilanci i tij është zero. Vetëm 0.02% të buxhetit të saj, bashkia e shpenzon për çerdhet. Vetëm 5600 fëmijë shkojnë në rrjetin e kopshteve shtetërore, sepse nuk ka kushte, nuk ka strukturë, nuk ka shërbime”, u shpreh ai. Ndërkohë që, po në këtë këndvështrim, Olldashi e akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të futjes së Tiranës në një kolaps urban, duke shtuar më tej se Rama nuk ka bërë asgjë për ujësjellësin për të cilin premtoi projektin me 102 milionë eurosh. Nga ana tjetër, në këtë takim, kandidati i koalicionit qeverisës për kreun e Bashkisë së Tirabës, i ftoi gratë e kryeqytetit ta mbështesin në kandidimin e tij, duke shtuar më tej se nuk e ndërmerr këtë mision për karrierë politike, por për të ndryshuar qytetin. “Unë nuk i kam hyrë këtij misioni për të bërë karrierë politike. Po të doja të bëja karrierë, nuk hiqja dorë nga dy mandate politike. Unë besoj se për këtë qytet mund të bëj shumë gjëra të mira, së bashku me ju”, u shpreh Olldashi. Në këtë takim, Olldashi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, nga deputetja demokrate Majlinda Bregu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

    gazeta 55

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Data: 23/01/2007, ora

    Olldashi: Rama e futi Tiranën në kolaps

    Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, gjatë një takimi që zhvilloi ditën e djeshme me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas, u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor i futjes së Tiranës në kolaps dhe i mosmbajtjes së premtimeve. Po ashtu, ai kërkoi mbështetjen e tyre, duke theksuar se nuk po kandidonte për karrierë politike, por vetëm me synimin për ta zhvilluar Tiranën dhe për ta nxjerrë atë nga kolapsi, i cili, për vite me radhë, e ka mbërthyer



    Kandidati demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës, zoti Olldashi, gjatë paradites së djeshme, zhvilloi në ambientet e hotel “Tiranës”, një takim me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Gruas. “Është kënaqësi mëse e veçantë të kem këtë takim me ju, me përfaqësueset dhe mbështetëset e Partisë Demokratike në Tiranë, mbështetëset e koalicionit tonë qeverisës. Kam marrë përsipër një mision të rëndësishëm dhe do të doja të kisha përkrahjen dhe aprovimin tuaj në misionin tim për ndryshimin e Tiranës”, tha ndër të tjera Olldashi. Po ashtu, gjatë fjalës së tij, kandidati Olldashi nuk e ka anashkaluar bilancin e punës së bërë në 6 vjet me radhë nga ana e kryetarit aktual të bashkisë së kryeqytetit. Në lidhje me këtë, Olldashi u shpreh se Rama ka bërë një varg premtimesh në vitin 2000 dhe me tej, në 2003-shin, nga të cilat, po sipas Olldashit, nuk ka mbajtur asnjë. “Rama premtoi në 2000 se do të realizojë planin urbanistik të Tiranës, se do të krijojë parqe publike, çlodhjeje, argëtimi se do të ndërtojë shkolla, kopshte, çerdhe për fëmijët. Por, bilanci i tij është zero. Vetëm 0.02% të buxhetit të saj, bashkia e shpenzon për çerdhet. Vetëm 5600 fëmijë shkojnë në rrjetin e kopshteve shtetërore, sepse nuk ka kushte, nuk ka strukturë, nuk ka shërbime”, u shpreh ai. Ndërkohë që, po në këtë këndvështrim, Olldashi e akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të futjes së Tiranës në një kolaps urban, duke shtuar më tej se Rama nuk ka bërë asgjë për ujësjellësin për të cilin premtoi projektin me 102 milionë eurosh. Nga ana tjetër, në këtë takim, kandidati i koalicionit qeverisës për kreun e Bashkisë së Tirabës, i ftoi gratë e kryeqytetit ta mbështesin në kandidimin e tij, duke shtuar më tej se nuk e ndërmerr këtë mision për karrierë politike, por për të ndryshuar qytetin. “Unë nuk i kam hyrë këtij misioni për të bërë karrierë politike. Po të doja të bëja karrierë, nuk hiqja dorë nga dy mandate politike. Unë besoj se për këtë qytet mund të bëj shumë gjëra të mira, së bashku me ju”, u shpreh Olldashi. Në këtë takim, Olldashi shoqërohej nga bashkëshortja e tij, nga deputetja demokrate Majlinda Bregu dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

    gazeta 55

  9. #109
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    meqe ketu u be e udhes, qe te sillen copa artikujsh gazetash, edhe une nuk po bej ndonje perjashtim dhe po sjell nje artikull nga Ardian Vehbiu
    __________________________________________________ _______________

    Apoteoza e profkave


    Nga Ardian Vehbiu
    23-01-2007



    Në filmin kult "Napoleon Dynamite" (2004), djaloshi Pedro Sanchez, bir imigrantësh meksikanë dhe nxënës tuhaf i një shkolle të mesme në Preston, Idaho, vendos të vërë kandidaturën për President të Këshillit të Nxënësve; me ç'rast edhe del të mbajë fjalim para zgjedhësve. I ndrojtur, i ngathët, mërmëritës dhe enigmatik, Sanchez hipën në podium, duke hequr këmbët zvarrë, pastaj, duke folur me theks të rëndë hispanik, u zotohet të pranishmëve: "Po të më zgjidhni mua, do t'ju realizohen edhe ëndrrat më të çmendura".
    Gjatë këtyre javëve të nxehta të dimrit, që u paraprijnë zgjedhjeve lokale në Shqipëri, e kur kandidatët e partive kundërshtare fortifikohen pas fjalësh të mëdha e premtimesh, madje edhe më të pagjasa se ai i meksikanit në film, herë pas here do të kthehem të pyes veten: I gënjeu Pedro Sanchez-i shokët e vet të shkollës? Do të gënjejnë të gjithë ata që, të përfshirë në vizione të së ardhmes, herë të sinqerta e herë të parashkruara, nuk do të kursejnë frymën, leksikun dhe retorikën, për ta bindur elektoratin t'ua japë votën?

    Politika, veçanërisht në fushatat elektorale, gjithnjë e toleron teprimin në zotimet e ligjëruesve, të nxitur e të ushqyer nga entuziazmi për t'iu afruar sa më shpejt së ardhmes. Sikurse reklamat e cigareve e të birrës, që rreken t'i bindin blerësit se konsumi i atyre produkteve do t'i transportojë sakaq në ishujt Maldive, ose në krahët e një biondeje pneumatike, edhe ligjërata e kandidatëve do të themelohet mbi hiperbolën, madje edhe kur organizohet rreth përbaltjes së kundërshtarëve. Çka vjen e zbehet, në këtë kontekst, është raporti i fjalës me realitetin, ose aftësia e gjuhës për t'iu përafruar së vërtetës.

    Gjysmë-gënjeshtrat, fjalët pa bukë ose flluskat retorike në ligjërim, shqipja do t'i quajë, sipas rastit, profka, gjepura, pallavra, dëngla, dokrra, të trasha, broçkulla, kopalla, gorrica, mufka, fjalë të bukura, përralla me mbret… Kur politikani ngjitet në podium, e fillon të flasë për "këtë popull trim e liridashës", "flamurin e larë me gjakun e të rënëve", "ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa", shumëkush në publik e kupton se tema e vërtetë e ligjëratës nuk është historia e popullit shqiptar, as shpjegimi etiologjik i ngjyrës së flamurit, as shpallja solemne e aspiratës mbarëshqiptare për t'iu afruar qytetërimit evropian: por, politikani vetë.

    Me fjalë të tjera e siç e kanë vërejtur studiuesit e ligjërimit, profkat rreken ta kthejnë publikun me fytyrë nga profkatari.

    Ligjërimi varur pezull midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, prej kohësh është analizuar nga studiuesit e reklamës tregtare, veçanërisht të mesazhit gjuhësor që shoqëron ose konstituon atë reklamë. Një parullë, si "Të gjitha lajmet që ia vlen t'i shtypësh", e të përditshmes amerikane "The New York Times", nuk ka të bëjë shumë as me përmbajtjen e gazetës, as me kriteret e përzgjedhjes që u bëhet materialeve të botuara; por vetëm synon t'ia gozhdojë publikut vëmendjen te malli përkatës. Gjatë dekadave të fundit, teknikat e konceptuara dhe të përpunuara, brenda reklamës tregtare janë adoptuar me sukses edhe nga politikanët në fushatat për të fituar zemra, dhe sidomos vota.

    Kjo don` të thotë edhe që demokracia vjen e modelohet sipas tregut.

    Filozofi amerika,n Harry G. Frankfurt u ka kushtuar profkave një ese të posaçme ("On Bullshit") ku me kujdes të madh, rreh t'i dallojë nga gënjeshtrat dhe rrenat standard. Gënjeshtari, vëren ky autor, e njeh të vërtetën dhe qëllimisht i largohet, duke e zëvendësuar me të pavërtetën; por nuk ndodh kështu me profkatarin. Pedro Sanchez nuk e kishte idenë se çfarë do të bënte, po të zgjidhej si President i Këshillit të Nxënësve; por duke u përpjekur t'ua fitonte votën, u ofroi shokëve të vet të shkollës, çka publiku normalisht do të priste prej politikanit kandidat: profka të kulluara.

    Profkat përvijohen, kësisoj, si zhargon i natyrshëm fushatash zgjedhore.

    Në një demokraci ideale, zgjedhjet lokale do të ishin rast i mirë për të filluar e shtjelluar një dialog midis politikanëve dhe komuniteteve, në emër të përmirësimit të punës së administratës lokale dhe të kushteve të jetesës së komuniteteve vetë. Partitë politike, nga ana e tyre, kanë qëllimet dhe strategjitë e veta, të cilat shpesh nuk kanë të bëjnë aq me realitetet lokale, sesa me raportin e forcave midis partive vetë. Në vende të sunduara nga partitokracia agresive, si Shqipëria, procesi politik degradon me shpejtësi në situatë zgjedhore permanente. Ky përçudnim sjell pasoja të rënda e të gjithanshme, por përsa i përket ligjërimit politik, përthyhet si apoteozë e profkës.

    Politikani që kërkon të jetë i suksesshëm me zgjedhësit, dhe njëkohësisht i integruar mirë në strukturat rreshtore autoritare të partisë së vet, e ka të qartë se rreth cilave furka duhet ta tjerrë fjalën e vet publike: populli sovran, investimet e huaja, institucionet e pavarura, fëmijët e ardhmja e kombit, nënat e motrat tona, tradita shekullore, demokracia, brezi i ri, Kosova e pavarur, integrimi, Evropa, Amerika, Zoti... I përfshirë në këto rite të automatizmit gjuhësor, folësi përfundon rob i klisheve të veta dhe vetë takimi i politikanit me publikun, procedon si liturgji ku riprodhohen raportet ekzistuese të pushtetit.

    Filozofi gjerman, Joseph Pieper, ka shpjeguar se kur fjala e humb marrëdhënien me realitetin dhe komunikimi nuk synon më të rrokë të vërtetën nëpërmjet dialogut, atëherë edhe ligjërimi kthehet në instrument të ushtrimit të pushtetit, ndërsa partneri i komunikimit, në objekt për t'u manipuluar. Ky manipulim, thekson Pieper, realizohet nëpërmjet miklimit, ose masazhimit ligjërimor të publikut, për të arritur një qëllim të caktuar, i cili mbetet përndryshe i fshehtë. Videoklipi i një banje ngazëllimtare të plakut Enver Hoxha, në vaskën e popullit të Gjirokastrës, i cili qarkullon hareshëm në YouTube, e shembëllzon përsosur teknikën e miklimit; pse atje mund të ndiqet hap pas hapi, si diktatori-orator e bën për vete miletin në mënyrë sa të natyrshme, aq edhe manipuluese.

    Miklimi rregullisht ia hap portat tiranisë, madje despotizmit, thotë Pieper.

    Politikani që kërkon të sigurojë votën e publikut s'e ka të lehtë të gënjejë, meqë gënjeshtra herët a vonë do të demaskohet, madje edhe në një kulturë politike amnezike, si ajo në Shqipëri. Nëse e vërteta është e hidhur ("me këtë infrastrukturë që kemi, asnjë firmë e huaj nuk afrohet") dhe gënjeshtra e rrezikshme ("Shqipëria do ta prodhojë energjinë që i duhet nga turbinat e erës"), atëherë profka mbetet rrugëzgjidhja më e pranueshme ("duam që e nesërmja të na buzëqeshë"). Pasi të gjithë duam që e nesërmja të na buzëqeshë, mesazhi politik homologohet dhe kandidatët e partive të ndryshme vijnë e dallohen prej njëri-tjetrit vetëm nga kushërinjtë e ndryshëm që kanë, boja e kravatave, ose marka e celularit përkatës.

    Ndryshe nga gënjeshtari i mirëfilltë, thotë Harry Frankfurt, profkatari tregohet indiferent e shpërfillës ndaj së vërtetës; duke i kaluar anash, e duke i rrokur problemet në mënyrë panoramike. Nuk shqetësohet të kumtojë të vërtetën, ose informacion për realitetin, por për ç'mendon publiku për atë vetë.

    Kur turmat e të pakënaqurve pushtuan ambasadat në Tiranën e 2 korrikut 1990, e kur regjimi komunist i Alisë e pa të udhës t'i përgjigjej kësaj krize politike të pashembullt me një miting "madhështor" në sheshin "Skënderbej", organizuesit e mitingut, i tmerronte mundësia që kallaballëku në shesh të kthehej kundër parisë rreshtuar në tribunën te Pallati i Kulturës, me gjithë praninë masive e kapilare të Policisë Sekrete, vullnetarëve të gjithfarshëm dhe mjekëve të tjerë të kufomës së diktaturës. Për ta neutralizuar rrezikun, në atë situatë tejet të nderë, do t'u mëshohej haptazi efekteve antipatriotike të krizës e do të nxirrej në pah shqetësimi i madh i politbyrosë shqiptare për "Kosovën", e cila dalkej e humbur nga këto zhvillime. E vërteta është se ajo profkë e stërmunduar, siç mund ta mbajnë mend të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në miting, funksionoi për bukuri dhe mëse një herë, oqeani i publikut në shesh u përfshi nga tallazet pavloviane të duartrokitjeve.

    Kosova ishte dhe mbetet klishé e preferuar e ligjërimit politik në Shqipëri; ose instrument i garantuar për t'i imponuar simpati publikut. E keqja me armë të tilla, është se kushdo mund t'i vringëllijë; sikurse kushdo mund të këputë të trasha për demokracinë, përfaqësimin, sovranitetin, të drejtën për një jetë më të mirë, tolerancën zero, kleptokracinë, zhvillimin ekonomik, prosperitetin, paqen. Të gjitha këto tema të super-sprovuara, duke u shkëputur nga konteksti konkret dhe nga realiteti vetë, shndërrohen në një masë opake tymi, e cila pluskon në mendjen kolektive të publikut, duke e narkotizuar.

    Mirëpo, kur procesi i bindjes politike ritualizohet duke u thjeshtuar në ceremoni të narkotizimit ligjërimor, kjo u shërben vetëm hierarkive ekzistuese të pushtetit politik.

    Për Frankfurt, profkat dallohen prej ligjërimit normal ngaqë janë kallpe. Për Pieper, fjala që i humbet lidhjet me realitetin, e humb dinjitetin dhe nuk ka më vlerë si instrument për t'i lidhur njerëzit së bashku. Si në një rast, ashtu edhe në tjetrin, ligjërimi i profkatarit synon jetërsimin e fjalës, ose falsifikimin e komunikimit, me qëllim fitimi të paligjshëm.

    Po a mund t'ia lejojë vetes fushata zgjedhore e tanishme në Shqipëri, luksin e shpërfilljes së të vërtetës?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Pas jehonës së tmerrshme të vrasjes së Denis Ginës, një vrasje makabre, për Rudina Magjistarin ra një periudhë heshtjeje, tronditjeje dhe sigurisht, kjo shou-girl e suksesshme, e dashur për spektatorin, e këndshme si ajo, plot entuziazëm e gjallëri, ndjehej si në fundin e një grope të zezë dhe për një çast, humbi nga sytë e gjindjes. U shkrua nëpër gazeta, u hodhën teza për vrasjen e të dashurit të saj, por çuditërisht, si në asnjë rast të kësaj natyre, ajo, pasi ishte zhytur në punën e vet, provoi një ringjallje lidhjesh. Pak nga pak, për shkak se lidhja e re ishte, as më shumë, as më pak, me kryebashkiakun e Tiranës, Denisi dhe vdekja e tij u harruan, spektaklet rishpërthyen, dhe sërish, shou-girl-i filloi të buzëqeshte ekraneve.

    U lidh ish-dashnorja e kapos se klanit "Gina" me Ramen apo Rama me "Kumbaren" e klanit, kjo pak rendesi ka.

    E tmerrshme eshte qe:

    1- Nga ajo kohe, parate e droges u kthyen ne pallate legale.
    2- Shume autokton Tiranas u shpronesuan me pistolet tek koka, per Edi Ramen, nga ushtaret e klanit "Gina"
    3- Kuti te tera votimi u vodhen ne 2003 nga klani "Gina", per ti dhene fitoren "Kumbarit".

Faqja 11 prej 57 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •