Close
Faqja 44 prej 57 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 565
  1. #431
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me politik te re edvini quan ate qe.. altin arapi apo gjolek caushi apo kateshi .. nuk do ket nevoje te ike me vrap nga bulevardi kur te vrase ata qe piketon edvini.. por i qete te shkoje e te ulet ne taivani.. e aty te pije me police prokurore e ministra e zp-ista e pastaj te gjithe bashke te presin shefin e gjate te vij ti pergezoje per aksionin..

    kte lloj demokracie do edvini dhe PS-ja e ketu i prish pune politika e "vjeter" .. dhe i vjetri berishe..

    prandaj e urrejne..


    kjo eshte filozofija edvino arapo shtyto cekoiste..
    dhe milua me ta mbeti gjer ne fund.. i ri kerkon te mbese..

    altincaush me kollare armani..

    por Zonja Rise (qe po i njeh cdo dite e me mire kelishet polpotiste te enverstalinit.. ) nuk do ta leje kte popull ne dore te ktyre te "rinjve"..

  2. #432
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Zonja rise ja coj raportin e Bandave Shekullit ta botoj kater dit para zgjedhjeve
    pse kujton se e beri
    qe ti jap fund bandave pavarsisht se me ka parti jane
    Ti Brari mendon se duhet te zhdukim vetem kriminelet e Ps kurse keta te Pd duhet ti lem te na pine gjakun
    Jo mor djal se ka ardh koha ti heqim nga qafa gjith kriminelet se na pin gjakun
    Neser do heqim bandat e shijakut
    Pasneser bandat e tjera
    Mos harroni te mos mungoni neser qe ti japim nje paralajmerim te fort politikes se vjeter te mashtruesit te korruptuar dhe te lidhur me bandat e krimit Sali Berisha

  3. #433
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ziso.. ke pasqyre..
    shikohu te lutem.. se cforme te merr surrati kur mashtron..
    cthot altin arapi ..idoli yt..

  4. #434
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Idoli im esht Faik Konica kurse i yti Sali Berisha kaq mjafton qe ti ne krahesim me mua je si te kkrahesosh orangutangun me nje njeri te shekullit XXI

  5. #435
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    PO si mund ti mbrosh bandat e Olldashit more Brar
    vetem po te jesh dhe ti i inkriminuar me bandat e 97 dhe ke ik nga shqiperia se ke ber ndonje krim dhe po te kthehesh o te hedhin prangat o te heqin koken
    ashtu si miu do rrish ter jeten brar vllai .. Por po pate vend te sigurt merre dhe Olldashin me vete se dhe ti ndonje kopil komunisti do jesh sic eshte ai kopili i Beqir Ballukut

  6. #436
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Tirana meriton nji lider si Edi Rama dhe pa diskutim e meriton te qendroj, kurse ju qe skeni jetu asnjehere ne Tirane me mire shkoni votoni ne Shijak dhe futeni prap aty Olldashin, se Tiranen tone nuk duam tja japim nji matufi ta prishi.

  7. #437
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Llafollogjia e Rames per Shekullin

    Ne jemi e ardhmja, ata janë e shkuara!

    Pas disa orësh Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojnë "Bashkë për të Ardhmen"! Pas disa orësh Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojnë me fuqinë e bashkimit për një politikë të re, për më shumë rrugë, më shumë punë, më shumë cilësi jete në këtë vend ku ne, socialistët dhe progresistët, kemi misionin historik t'i japim fund tranzicionit rraskapitës dhe të hapim një faqe të re në historinë tonë të përbashkët.

    Pas disa orësh Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të votojnë me fuqinë e ndryshimit ndarjen me politikën e vjetër të së shkuarës duke i dhënë bashkimit tonë të madh bekimin e popullit të nëpërkëmbur nga kjo politikë pa shpirt e pa skrupuj moralë, e cila nuk mund dhe nuk do ta mbajë dot më peng të ardhmen tonë.
    Votat e disa orëve më vonë kanë të bëjnë me gjithçka duam nesër për vetveten, për familjet tona, për qytetin dhe atdheun tonë. Ja pse unë dua që në qiellin e hapur të kësaj mbrëmjeje të shohim së bashku të ardhmen . Le të nisemi kështu siç jemi në një udhëtim që sa hap e mbyll sytë na çon në vitin 2011 dhe le të shohim në retrospektivëgjithçka që ne do të realizojmë me mandatin e ri të 18 shkurtit.

    Katër vjet më vonë, unë do të jem në këtë foltore duke parë bashkë me ju ndryshimet e mëdha të këtij mandati të ri, rrugët e reja, blloqet e banimit të sistemuara e të furnizuara rregullisht me ujë, me lulishte e kënde lojërash, shkollat, kopshtet e çerdhet tona të rindërtuara tërësisht, qindra apartamentet e ndërtuara me programet tona të strehimit social, autobusët urbanë që shkojnë në të gjitha lagjet e reja të periferive pasi ka përfunduar edhe procesi i legalizimeve dhe familjet në ndihmë ekonomike që përfitojnë prej integrimit në programet e punës në dobi të komunitetit.

    Me sytë e vitit 2011 ne sot mund të shohim progresin tonë të jashtëzakonshëm falë votës popullore të 18 shkurtit 2007, e cila na dha mundësinë që mbi themelet solide të dy mandateve të para të ndërtojmë dyfishin e rrugëve. Në këto rrugë lëvizin të lirë qytetarët tanë, rritet e lirë sipërmarrja, qarkullojnë të lira idetë tona, merr frymë lirisht shoqëria jonë.Dhe në këtë hapësirë lirie në zhvillim të pandalshëm ne shohim kudo fuqinë e ndryshimit në veprim.

    Por nuk janë vetëm rrugët. Ne kemi vazhduar të shtrijmë rrjetin e ndriçimit publik, duke i bërë trotuaret dhe rrugët tona të sigurta për qytetarët që lëvizin të qetë në këmbë edhe në orët e vona të natës. Tirana e zhytur në pusin e zi errësirës, pa ndriçim publik e pa siguri në rrugët e saj me të perënduar dielli, është një hije e largët në kujtimet tona.

    Ne kemi përmirësuar thelbësisht shërbimin e ujit të pijshëm – jo thjeshtnë sasi por edhe në cilësi, duke parandaluar sëmundjet që shkaktonte ndotja e ujit kur politika e vjetër e së shkuarës e kishte katandisur ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve në një çerdhe të paaftësh që mbanin karriget me teserën e partisë në pushtet. Edhe sistemi i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm duke përmirësuar cilësisht jetën për të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht në ish-zonat informale.

    Por edhe më të rëndësishme se këto, janë ndryshimet që ne kemi bërë duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët e njerëzvepërmesrritjes së punësimit, edukimit dhe drejtësisë sociale në Tiranë.

    Ne kemi promovuar dritën e diturisë duke rindërtuar 30 shkolla të qytetit, të cilat janë shtuar me hapësira të reja klasash, laboratorësh, mjedisesh sportive, dhe duke ndërtuar 10 shkolla krejtësisht të reja, të gjitha të standardeve të Bashkimit Evropian.Këto hapësira të reja edukimi iu shtuan atyre që realizuam në vitet 2004-2006 kur përgjegjësia për infrastrukturën parauniversitare kaloi në duart e qeverisë vendore.

    Nuk ka investim më të sigurt se ky për të ardhmen e qytetit tonë. Sepse nuk ka asgjë më të rëndësishmesesa t'i pajisim fëmijët tanë me çelësat që do t'u hapin dyert e suksesit në jetë. Nga njëra anë duhet t'i mësojmë ata sesi të mendojnë, të lexojnë, të bëhen të ditur, por nga ana tjetër duhet t'u hapim horizontin e formimit si qytetarë të mirë.Qytetarë të Tiranës, qytetarë të Shqipërisë, qytetarë të botës.

    Ne u dhamë këtyre qytetarëve të rinj të botës mundësinë të lidhen me internet jokabllor në çdo pikë të qytetit, nga qendra në periferi. Ata mund të ulen jo vetëm në një bibliotekë shkollore apo bashkiake, por edhe në një park e të lidhen me internet duke jetuar në kohë reale me botën që na rrethon.
    Tirana e vitit 2011 është qyteti më i pastër i Shqipërisë, ne e arritëm objektivin tonë duke dyfishuar burimet tona financiare në shërbim të pastrimit të qytetit, por edhe duke rritur vetëdijen dhe pjesëmarrjen qytetare në mbajtjen pastër të qytetit tonë.

    Ne rritëm ndjeshëm hapësirat e gjelbra duke përmbushur standardin 7m 2 gjelbërim për banor.Parku ynë i Liqenit ka dalë nga gjendja jo e mirë e vitit 2007 dhe është kthyer në një oaz të madh të gjelbër ku bashkëqytetarët tanë të të gjitha moshave vrapojnë, luajnë, shëtisin, bëjnë banjo dielli, drekojnë e pushojnë në fundjavë. Por edhe parqet e qytetit janë risistemuar e pasuruar me bimësi dhe aktivitet, ashtu sikundër janë sistemuar plot mikroishuj të gjelbër nëpër lagjet e qytetit tonë.

    Ne u dhamë zgjidhje qindra e qindra të pastrehëve jo duke ngritur pallate të shëmtuar prej banorësh të dorës së dytë, sikundër ndodhte përpara sesa në janar të vitit 2005 ne të merrnim me ligj përgjegjësinë e trajtimit të të pastrehëve. Por duke krijuar hapësira banimi model si ish-Uzinën Traktori, ku qytetarët që deri katër vjet më parë i rrisnin fëmijët në kushtet e rënda të fabrikave të degraduara, sot jo vetëm kanë një strehë dinjitoze për familjet e tyre, por kanë pranë shtëpisë edhe çerdhen, kopshtin e shkollën. E të mos harrojmë që ne jo vetëm u dhamë shtëpi qytetarëve të pastrehë, por edhe u mundësuam kthimin në shtëpinë e gjyshërve të gjithë atyre ish-pronarëve që padrejtësisht, pas 17 vjetësh liri e demokraci, vazhdonin të endeshin gjyqeve pa gjetur as mbështetje e as zgjidhje nga politika e vjetër e së shkuarës.

    Ne krijuam programe të reja sociale për të moshuarit, gratë e vetmuara me fëmijë dhe për të rinjtë në rrezik sepse vëllezërit dhe motrat tona në kushte të vështira meritojnë kujdes dhe respekt. Qendrat tona komunitare në të gjithë territorin e qytetit u ofrojnë këtyre bashkëqytetarëve tanë mbrojtjen e përkrahjen e familjes së madhe kryeqytetase.

    Ne kemi forcuar identitetin tone evropian dhe e kemi modernizuar Tiranën nëpërmjet ideve të reja, mënyrave të reja të të menduarit dhe të kuptuarit të sfidave e të mundësive të pafundme që qyteti ynë paraqet.Puna jonë e madhe ka dëshmitare vetveten.

    Gjithë lëvizja e këtyre vitevedrejt së ardhmes është dëshmi e fuqisë së ndryshimit.Ne e kemi shfaqur këtë fuqi shumë e shumë herë duke shkuar larg e më larg dhe duke e lënë pas e më pas politikën e vjetër të së shkuarës. Dhe bashkë me të edhe Tiranën e dikurshme të kapërcyellit të shekullit të 21-të.
    Një qytet i nxirë nga pluhuri i dembelizmit, mungesa e lidershipit dhe vdekja e shpresës.Një qytet ku karakatinat e teneqeve e të betonit rrinin ngjitur njëra pas tjetrës në çdo park e çdo hapësirë mes godinave të banimit, një qytet me rrugë të çara dhe shkolla të rrënuara.Një qytet ku qytetarët nuk kishin asnjë rol në jetën publike dhe ku bashkia ishte një godinë e dalë boje, me grila të shkatërruara, mbushur me tarafçinj dhe tym duhani.

    Shqipëria hyri në mijëvjeçarin e ri me një kryeqytet të pafuqishëm për të qëndruar në këmbë përballë kaosit dhe anarkisë që e kishin vënë përfund.
    U desh fuqia jonë e ndryshimit për të rilindur shpresën përmes dashurisë dhe punës për qytetin tonë. Tirana u bë falë nesh modeli i ri qeverisës i shqiptare, shembulli për t'u ndjekur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, objekti i bisedave entuziaste të të gjithë familjarëve tanë në emigracion, destinacioni turistik i të rinjve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, lajmi i mirë që gazetarët e huaj përçuan prej vendit tonë në çdo kontinent.

    Si cdo model suksesi e ndryshimi rrënjësor Tirana pati edhe kundërshtarët e saj, ndër të cilët përfaqësuesin më tipik të politikës së vjetër të së shkuarës, kryeministrin e dikurshëm Sali Berisha. I cili si të gjithë pensionistët e Tiranës së vitit 2011, ka sot mundësinë të pleqërojë në një qytet që u ofron më të moshuarve plot vende të qeta ku të mund të kalojnë kohën e lirë apo të shëtisin fëmijët e fëmijëve të tyre.

    Ne e bëmë Tiranën evropiane falë fuqisë së ndryshimit që ka pamjen tuaj, energjinë tuaj, vendosmërinë tuaj.Fuqia e ndryshimit është fuqia e njerëzve, është fuqia juaj, në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë!

    Ne u bashkuam për një atdhe më të drejtë e solidar, për një politikë të re që sheh me sytë e njerëzve, që ndjen me zemrën e njerëzve dhe mendon me mendjen e njerëzve, për qytete e komunitete që trajtojnë në mënyrë barabartë të gjithë qytetarët. Fuqia jonë e ndryshimit është fuqia e komunikimit me zemër, fuqia e mundësive të barabarta për të gjithë, fuqia e pushtetit të qytetarëve. Me këtë fuqi ne kemi ndërtuar një qeverisje vendore moderne dhe transparente, një institucion modern të respektuar nga të gjithë dhe një sistem ku puna e ndershme ka fituar mbi korrupsionin, ku shërbimi ndaj qytetarëve ka arritur standarde evropiane, ku veprat flasin vetë ngado të kthesh kokën. Ne i kthyem kurrizin cinizmit dhe kalbësirësdhe guxuam të ëndërrojmë se ëndrra jonë është e arritshme.

    Sot arrijmë ta shohim të realizuar një pjesë të saj ndërkohë që në horizontin e këtij realiteti të transformuar sytë tanë lexojnë një Tiranë plot ngjyra, shpresa dhe mundësi të reja. Puna ime si kryebashkiak, ashtu si puna ime si artist, është diskutuar shpesh në terma të ngjyrave. Sepse fuqia e ndryshimit tonë spikat tek jeshilja që kemi shtrirë mbi parqet tona, tek ngjyrëqielli që hreflekton në ujërat e shatërvanëve, tek e verdha, leilaja apo portokallia që mbulojnë muret e ndërtesa të qytetit tonë.Në ngjyrat e Tiranës bubërrojnë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve të saj.

    Ky qytet është sot përfundimisht i prirur drejt krijimit, drejt ndërtimit, drejt mbledhjes e vënies krijuese në përdorim të lëndës së parë që gjen rreth e rrotull, drejt përpunimit dhe shndërrimit të tij të vazhdueshëm. Ky qytet është sot ajo çka ne jemi e përfaqësojmë si qytetarë të tij me vështrimin nga e ardhmja. Në Tiranën e sotme ne mundet jo vetëm të shohim atë që është, por edhe të parafytyrojmë atë që do të jetë.

    Fuqia e ndryshimit nuk është një forcë vjen vetvetiu. U desh një vendosmëri e madhe, një punë e gjate dhe një rrugë plot pengesa për t'u shkëputur nga inercia e diktaturës, nga kthetrat e politikës së vjetër të së shkuarës, nga duart e pengmarrësve të së ardhmes sonë të përbashkët. Ne sot jemi të gjithë përgjegjës për t'i dhënë ndryshimit jetë nga jeta jonë dhe për ta bërë Tiranën e të gjithë Shqipërinë vendin ku çdo shqiptar të thotë, "Po, ky është vendi ku dua të jetoj!". Im atë më ka mësuar se nuk ka asgjë më me vlerë sesa të lësh një emër të mirë pasvetes.Për një kohë të gjatë shqiptarët qenë të kërcënuar nga politika e tyre e vjetër e së shkuarës, madje te paralizuar prej saj. Këto dite tashme i takojnë të kaluarës dhe sot, në vitin 2011, ne vazhdojmë të krijojmë një histori shprese dhe mundësish.

    Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të lemë pas vetes një Tiranë dhe një Shqipëri më të mirë për fëmijëttanë dhe fëmijët e kundërshtarëve tanë. Duke u kthyer nga ky udhëtim në të ardhmen dhe duke ju folur në të sotmen unë dua t'ju them të gjithë kryeqytetasve dhe të gjithë shqiptarëve se, vetëm ne, Bashkë për të Ardhmen, mund të garantojmë që nesër, fëmijët e socialistëve dhe të demokratëve, të jetojnë në një vend të lirë e të mirëqenë, sepse, ndryshe nga kundërshtarët tanë, ne jemi njerëz të lirë dhe për ne kundërshtari nuk është një armik për t'u linçuar, po një vlerë e lirisë sonë.

    Unë ndjehem krenar që kam mbështetjen tuaj, Ju jam mirënjohës për kontributin tuaj, dhe pres me padurim të vijojmë së bashku punën për të ardhmen, për më shumë rrugë të reja, më shumë vende pune, më shumë cilësi jete për të gjithë, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Unë vij nga e ardhmja, kundërshtarët e mia nga e shkuara! Ne jemi e ardhmja ata janë e shkuara! Në 18 shkurt zgjedhja juaj dhe e të gjithë shqiptarëve është e thjeshtë, një zgjedhje mes të ardhmes dhe së shkuarës. Në 18 shkurt duhet të trokisni në derën e çdo fqinji, miku, të afërmi dhe duhet ta ftoni të marrë pjesë në këtë betejë mes dy botëve duke votuar për botën tonë pa armiq, pa urrejtje, pa kërcënime, shpifje e fyerje dhe kundër botës së tyre të sundimit personal, të klaneve tribale në krye të bashkive e të komunave, të shantazheve e të denigrimit të çdo shqiptari që nuk rri gatitu përpara pushtetit të një njeriu të vetëm! Në 18 shkurt duhet të kërkoni dhe mbroni çdo votë për të ardhmen e këtij vendi dhe të çdo fëmije që lind e rritet në këtë vend!

  8. #438
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e pengonte edvinin ti jepte fund tranzicionit raskapites..sic e quan ai.. ne 8 vitet kur ai militonte ne Ps e ishte minister ne qeveri e 6 vjet kryetar bashkie me qeverrine ne dispozicion te plote..
    Vetem dje ai dha simbolikisht nje hyrje dhom e guzhin nje shtetasi te thjeshte.. ne 6 vitet e tije si kryetar i tiranes ..

    Te rroje 50 vjetshi i enver hoxhes per edvinin qe instaloj ne cdo qoshe te tiranes cobanet vampire nga an e anes.. dhe ata me këlisherine e tyre do votojne enverin e tyre te ri.. e po nuk fituan do jabejne fora si me 97-te..
    Kjo eshte e reja e edvinit.. Kanibalizem ne 2007.. me altinet e metat e vampiret e ruc gjinushit..
    Edvini eshte me i vjeter dhe se enveri e Spiro Koleka.. e me gjakatar se ata..
    Enveri ja bente nje gjyq fallco me aranitet e tije e Benetat e tije "armiqve " te partise.. kurse Edvini i bie me shkurt..
    Ai piloton Altin Arapet dhe vret Gencat ne mes te Rruges dhe i thot Prokurorit.. Po cfletove dosjen time.. ja cte pret.. plumbi ne goje nga trimat e mi te stervitur ne dhjetra vrasje..

    Kete perbindesh do e votoje Neser Armata Kanibale ne Tirane..

    Le ta Votojne..
    Populli Do Votoje djemte e Saliut ..atij qe ja solli demokracine..

  9. #439
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Edvin Rama neperjet Mrike Kodhelit filloj te transmetoj mesazhe qesharake per manipulime te zgjedhjeve. Kjo tregon se Rama tashme e di se ka mbaruar. Megjithate thone se shpresa vdes e fundit.

  10. #440
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Fushate elektorale me te shpifur nuk eshte bere ndonjehere. Berisha le te fitoj por jo ne kete menyre. Por Berisha sdi te beje fushate te paster se ashtu e di sfiton dot. Edhe te fitoj ska njerez te kualifikuar te drejtojne Shqiperine. Programi dhe premtimi i Sali Berishes keto zgjedhje kane qene fotografite e Edit dhe akuza ndaj Rames si homoseksual.


    Brar gjak te kullon goja ca tip kryegjakatari je. Ke vite vetem hedh parrulla per gjak, vrasje, krime, perbindesha, kanibal e vampira. Nuk e di si flet me ato femijet e tu nese ke. Cfare edukate u jep?

    Shkodrane ske pse i sjell nje mije here ktu ...i kemi pa ... apo....te na tregosh se ja kane mbulu me gjethe Edi. Do jete me mire te angazhohesh ne Shkodren tate. Ka 16 vjet qe e drejto Shkodren klika Berishjane dhe sot eshte qyteti me i shperdoruar. Si ste ka bo pershtypje qe Shkoder locja qyteti me me tradite ne Shqiperi po vuan varferine me te skajshme por te bo pershpje bilbili i Rames?

Faqja 44 prej 57 FillimFillim ... 34424344454654 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •