Jo olldashi por dhe nje dash apo dele katundi te jete kryetar bashkie eshte 1200000 here me e dobishme se te jete aty ajo bande vampiresh sikurse edvin rama mimi bizhga e tash se fundi dhe ky krokodili sadist shalsi..
ku e ka gjetur aq te ndyre..
mjeshter eshte edvini..
nejse..
suksese sokol olldashit..
---
rd
--
Ministri i Brendshëm deklaron se qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga pranvera e vitit 2007
Olldashi firmos lehtësimin e vizave me BE
Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje se të gjithë qytetarët shqiptarë do të përfitojnë nga lehtësimi i vizave me Bashkimin Europian, duke filluar që nga pranvera e vitit 2007. Olldashi e cilësoi këtë si një nga rezultatet konkrete të luftës që ka bërë Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafiqeve të të gjitha llojeve. Anëtari i kabinetit qeveritar theksoi se Shqipëria ka një pozicion të kënaqshëm, pasi tashmë ajo ka nënshkruar marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm, e cila është një nga kërkesat kryesore të BE-së për këtë proces. Olldashi shprehu gatishmërinë e administratës shqiptare për të përmbushur brenda pranverës së vitit të ardhshëm kushtet për të përfituar nga kjo marrëveshje. Ne gjendemi në një pozitë të kënaqshme, për shkak të faktit se Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e riatdhesimit, që është shumë e rëndësishme për kërkesat e BE-së, ndërkohë që unë besoj se do të jetë angazhimi i duhur i administratës shqiptare për t`i mbyllur negociatat brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm. Mund të duket optimiste që do të arrijmë t'i mbyllim këto negociata brenda vitit 2007. Nga kjo marrëveshje përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm kategori të veçanta", deklaroi mes të tjerash Olldashi. Duke u ndalur në lehtësirat që do të krijohen për qytetarët shqiptarë, ministri i Brendshëm theksoi se ato do të përqëndrohen kryesisht në shkurtimin e afatit të pajisjes me vizë, e deri tek marrja e vizave disa funksionale, me një afat të gjatë deri në 5-vjeçar. "Shkurtohet afati i aplikimit, shkurtohet afati për të marrë vizën. Ato bëhen të ripërsëritshme, në rast se nuk thyen procedurën e parë dhe në afatet shumë më të gjata. Pra, nëse ke marrë herën e parë një vizë tremujore dhe e ke respektuar brenda kritereve kohore këtë vizë, viza e dytë është në afat 6-mujore apo 1-vjeçare dhe procedon deri në një vizë 5-vjeçare. Vizat lehtësohen ndjeshëm për studentët, biznesmenët dhe për të moshuarit që mund të kenë fëmijë apo të afërm për të vizituar në vendet e BE-së", u shpreh më tej ministri i Brendshëm. Gjatë një konference për shtyp me ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëspresidenti i KE-së, Franco Frattini, ka vlerësuar individualisht rezultatet e muajve të fundit të Shqipërisë kundër trafikut dhe kontrabandës, si dhe punën e policisë shqiptare. Ai ka theksuar se strategjia e BE-së me lehtësimin e vizave është e lidhur ngushtë me sigurinë e dokumentave të identifikimit, pasaportat biometriike dhe parandalimin e krimit, kontrabadës dhe trafiqeve të çdo lloji.
Ylber Drazhi
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian vlerëson reformat e qeverisë "Berisha"
Frattini: Shqipëria, progres në lutën kundër krimit dhe trafiqeve
Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Franco Frattini, vlerësoi dje se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafiqeve të drogës dhe qenieve njerëzore. Frattini, gjithashtu, shtoi se arritje të rëndësishme janë bërë edhe në aftësimin e forcave policore shqiptare për parandalimin e akteve kriminale. Numri dy i KE-së, njëkohësisht edhe Komisioner përgjegjës i BE-së për Drejtësinë, Sigurinë dhe Lirinë, i bëri këto komente gjatë takimit që zhvilloi me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sokol Olldashi, i cili ishte në Bruksel së bashku me katër homologët e tij të Ballkanit Perëndimor në raundin e parë të negociatave për lehtësimin e procedurave të vizave. "Dëshiroj të vlerësoj arritjet e fundit në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe kontrabandës me drogë, si dhe forcimin e aftësive të policisë shqiptare për të parandaluar veprimet keqbërëse. Muajt e fundit, Shqipëria ka arritur suksese të rëndësishme në këto fusha", u shpreh Frattini për median menjëherë pas takimit. Përfaqësuesi i lartë i KE-së vlerësoi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit mes Shqipërisë dhe BE-së për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, dhe shtoi se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera të rajonit. Raundi i parë i negociatave ka rezultuar i suksesshëm dhe në fund të takimit, Frattini theksoi se Brukseli ka vullnetin për të përshpejtuar kohën dhe për të lejuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes brenda vitit 2007.
Megjithatë, ai është shprehur se një gjë e tillë është në dorën e vendeve negociatore të Ballkanit Perëndimor, të cilat, siç u shpreh ai, duhet të përforcojnë sigurinë e dokumentacionit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Frattini theksoi se është e rëndësishme që Brukseli dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të luftojnë së bashku emigracionin ilegal. Sipas tij, e rëndësishme, gjithashtu, është edhe lëvizja e studentëve të këtyre vendeve nëpër Europë. "Sa më shumë studentë të Ballkanit të vizitojnë Europën, aq më shumë kur të kthehen në vendet e tyre do të marrin me vete kriteret dhe vlerat europiane", ka nënvizuar Frattini, duke mos lënë mënjanë edhe çështjen e lëvizjes së lirë të biznesmenëve për shkëmbimet tregtare të Ballkanit Perëndimor dhe atyre europianë. Komisioni Europian filloi dje negociatat me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, për lehtësimin e procedurave të pajisjes me vizë për udhëtime në vendet e BE-së. Negociatat vijnë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së i hapën dritën jeshile Komisionit Europian për fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Komisionerit europian për Drejtësi dhe Liri, Franco Frattini, vendet anëtare të BE-së do të adoptojnë një regjim të ri vizash për vendet e këtij rajoni. Në bazë të kësaj marrëveshjeje pritet të përfitojnë një sërë kategorish të qytetarëve të këtyre vendeve, ndërkohë që pritet të ulen ndjeshëm edhe çmimet e vizave.
-----------
Krijoni Kontakt