Close
Faqja 34 prej 57 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 565
  1. #331
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    Mire do ishte sikur ti shihnim "balle per balle" si i thone, edhe te degjonim drejt per drejt se cfar mendimesh kan per Tiranen edhe mbare rrethet e shqiperise.

    Eshte per tu habitur Tani qe eshte Edi Rama kryetar Bashkie, ne zonat ku ka fituar Partia Demokratike, as edhe nje grope e vogel nuk eshte rregulluar, kurse ne zonat qe ka fituar PS jan shtruar rruget etj etj.

    Cfar do te thote kjo?? Qe voten tma mare me dhune Edi Rama?? Se kshu si ben ai do te thote qe: OSE ME VOTO MUA, OSE JETO NE LLUCE.

    Po kjo nuk quhet demokraci, Quhet Diktature.

    Do isha kurioz ti shikoja balle per balle kto te dy, ishalla organizohet ndonje ballafaqim i drejte per drejte.
    SHQIPTAR

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky eshte si raporti i oreve te mehdiut..

    pra duket dora e gsh-se ..e top chanellit te klos edvin meto braho shijaks londonit..

    qe don te thote.. aman moj ambasade amerikane se me vota nuku do fitojme dot.. po na jep nje dore si me 97 -ten me marizen lino te mejdanit e tu bejme nje 97 tjater ketire olldashve.. e te jemi ne pushtet perseri ne vampieret causho gjinusho altino meto kodhel-shytat..

    shijaks.. sa e paguani kte kokolarin ..
    ti ja con parate apo i vellai i edvinos.. apo sigurimi i metes..

    trego..

  3. #333
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 14/02/2007

    Sovjetët, në mbrojtje të Edvinit - skalionin e fundit e drejtojnë i riu Erion dhe plaku Çapajev



    Çirret maska e organizatave që bënin sikur mbrojnë të drejtat e njeriut. Dje, ato u turrën me tërbim kundër mediave dhe klithën njëzëri “E duam kryetarin pa brekë!”, duke mos u shqetësuar për përmasat e skandalit me hije pedofilie. Censorja më e madhe, Vasilika Hysi, ia kaloi edhe të shoqit, ish-drejtorit të burgjeve, i cili dukej ëngjëll para saj



    E kanë hedhur edhe skalionin rezervë të fundit sovjetikët që mbeten në politikën shqiptare. U rreshtuan dje, njëri pas tjetrit dhe thanë se ishte sakrilegj të sulmohej pse Rama kishte dalë vullnetarisht lakuriq, faqe gjithë botës, së pari faqe fëmijëve. Janë ringjallur sovjetikët e kanë dalë në skenë, duke dekonspiruar luftën që çojnë skutave për të kthyer shoqërinë shqiptare të sovjetizuar. Duhet në fakt, një shpjegim i shkoqur për avoketërit e djeshëm të lakuriqësisë. Përgjatë sistemit komunist në farsën që servirej shpesh në lidhje me shoqërinë demokratike, organizatave komuniste apo Bashkimeve Profesionale u jepej virtualisht një hapësirë e madhe në propagandimin e ideve të reja të internacionalizmit kombëtar, si dhe demaskimin e fenomeneve borgjeze që shfaqeshin brenda kolektivit të ndërmarrjes. E duke përfituar nga kjo hapësirë tejet e kontrolluar pushteti, gradualisht, njerëz pa kurrfarë vlerash të veçanta, por të shquar për zellin e tyre ndaj shefave, u shndërruan në protagonistët kryesorë të jetës komunitare, duke dhënë madje, përshtypjen se këto organizata pararojë ndaj dhunës institucionale që drejtohej nga lart, kishin fituar vetë një status të veçantë, që nuk përpiqej gjithsesi të amortizonte rolin e “udhëheqësit shpirtëror”, Enver Hoxhës. Në një version më pak butaforik, trashëgimtarët e sovjetikëve të dikurshëm, Vasilika Hysi e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Çapajev Gjokutaj, në cilësinë drejtuesit te Fondacionit “Shoqëria e Hapur” (Soros) dhe Erion Veliaj, përfaqësues i organizatës rinore dhe të minoriteteve të shijeve “Mjaft!”, shpërfaqën dje të njëjtin stil sjelljeje ndaj skandalit më të fundit që ka përfshirë kryebashkiakun Edi Rama e që, këtë herë, ka të bëjë jo vetëm me shkelje të normave ligjore, por edhe me ato morale. E ndërsa shumëkush priste që Hysi apo Gjokutaj të nxirrnin nga arkivi fjalimet e dikurshme e tipike dhe të demaskonin “degjenerimin borgjez” dhe “sjelljen dekadente” të Edvinit, u zhgënjyen. Ato vërtetë i përdorën me një përmallim të dukshëm, megjithatë, në një sens të kundërt, ndaj mediave që publikuan perversitetet e njeriut që pretendon të qeverisë për 4 vite të tjera kryeqendrën e vendit, si dhe ndaj mazhorancës aktuale e kryeministrit Berisha që, pa asnjë fakt, akuzohet se ka grabitur shtëpinë Ramës e mes tyre, edhe fotot nudo të tij në një plazh publik në Francën jugore. Është mjaft paradoksale që avokati të tilla ndaj akteve që në cilindo vend të botës (dhe për këtë, fatmirësisht shembujt janë të shumtë dhe shumë më pak spektakolarë sesa skandali i fundit në Shqipëri) do të shkaktonin një furtunë të vërtetë për protagonistin e saj që, së fundmi, do të vihej me shpatulla pas murit për të mbajtur një qëndrim publik e jo si ndodhi realisht për të dhënë shoun e radhës prej garipi që nuk ia ndien për askënd në kryeqytet, ku ai është mësuar përgjatë viteve të fundit të bëjë shesh e përshesh, pa i hyrë gjemb në këmbë, vijnë nga organizata që nominalisht, por edhe nga ana strukturale, do të duhej të përqafonin vlerat më të mira perëndimore. Përkundrazi, dje dozat e sovjetizimit ishin të papërmbajtshme tek apologjia pasionante e Veliajt, Hysit dhe Gjokutajt, që të tre të lidhura me anë të fijeve të ndryshme, por në tërësi, pjesë e të njëjtit ingranazh që është i destinuar të çojë ujë në mullirin në avari e sipër të Edvinit. Dhe nuk ka të bëjë edhe aq risku që këto OJF morën përsipër dje, ndaj bjerrjes së mëtejshme e të pashmangshme të një popullariteti që tanimë merr oksigjen vetëm nga kronikat e paguara në televizione të ndryshme, duke patur parasysh që një pjesë e drejtuesve të tyre janë edhe anëtarë nderi dhe firmosin çdo muaj në borderotë e këtyre organizmave, sesa stereotipi negativ që ato mbartin me vete. Ndonëse, kur shkojnë jashtë shtetit flasin me superlativa për lirinë që duhet që të ketë shtypi, në Tiranë sillen si reaksionarë të mirëfilltë. Ka ardhur koha që këto bashkime profesionale të atashohen zyrtarisht si struktura ad hoc pranë selisë rozë. Kjo e fundit do të ketë shumë nevojë për konsulencë e trajtim special pas humbjes së pritshme këtë të diel që vetëm sovjetiku në pension Çapajev Gjokutaj dhe ndjekësi më i ri, Veliaj, mundet që t’ia japin. Çifti Gjokutaj-Veliaj flet qartë për interesat që mbrojnë këta njerëz. Për sovjetizmin e Çapajevit, i certifikuar kushedisaherë, askush nuk ka dyshime, rrjedhimisht kuptohet qartë edhe se ç’mbron Erioni, i cili dukej më i lumtur dje, kur kishte zbuluar se politikani pa brekë ishte lideri i tij i dëshiruar, sesa më herët kur mbronte më me takt interesat e kryesocialistit. Sa për Vasilika Hysin, të vetmen ngatërresë e kemi me të shoqin, ish-drejtorin e burgjeve, Engjëll Hysi, i cili, me gjithë zezonën që shkaktoi kur ishte në post, duket ëngjëll i vërtetë para gruas së shndërruar në censore të çdo vlere morali që rrekemi të mbrojmë nga regjimi që po përflasin majtistët. Dje, sovjetikët dolën në shesh, nën parimin “Kryetari në rrezik” e dolën bash peshat e rënda, për të kuptuar se situata është me të vërtetë e dëshpëruar. Puna është që karavidhet sovjetike duhet t’i bashkohen ekzilit të pritshëm të nudistit politik, pasi, të kalcifikuar siç janë, po e dëmtojnë rëndë edhe shoqërinë civile.

    Alket Goce




    55

  4. #334
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Edvini e ka te vulosur deshtimin e tija si humbes ne zgjedhjet e 18 shkurtit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 14-02-2007 më 09:04

  5. #335
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga B-16
    Normalisht nuk do te ishte normale te te replikoja...por per hir te deshires se madhe qe kam ne kete ore te vone per te bere pak gallate duke lexuar xhevahiret qe leshon zotrote prej gojes dhe per te replikur...atehere po e bej...Ti aludon se nuk beke gabime ortografike....AHAHAHAHAHAH... ...e po ti ja shkrep vetes dhe kompromentohesh me fjalet e tua...une nuk kam cfare te bej, thjesht po ti ve ne dukje...Ja tek i ke me rradhe:
    Ti ke shkruar..............Shkruhet
    me semire..................me se miri
    mrapa........................mbrapa
    a po(te me qortosh).....apo
    lillje............................lidhje
    malsi..........................malesi
    thermu.......................therrmuar (me rr te forte)
    llene..........................dhene
    tejera........................te tjera
    shance......................shanse
    ka dhe te tjera, po ec mo se po i quaj dialektizma dhe po ti fal.
    Nga shkrimi yt verej se qenke dhe nje fallxhor i deshtuar, dhe kjo per disa arsye...
    1.Per fatin tim te mire dhe tendin te keq, une nuk e kam perjetuar kohen e monizmit pasi kam qene kalama, shkollen fillore e kam filluar ne vitet '90.Ndaj dhe nuk vuaj nga ato trauma dhe sindroma per te cilat ti flet.
    2.Te keshilloj te lexosh dhe nje here repliken time te meparshme.Dhe te lutem te me thuash se ne c'moment perdoret emri i z.Rama? Replika ime nisi thjesht nga kersheria e te lexuarit te nje post-i plot gabime qe tregonin nivelin e personin qe e kishte shkruar.
    3.Sa per informacion: Studioj per mjekesi (jam ne vitin e 5-te) ne universitetin me prestigjos te Italise "La Sapienza", dhe besoj se do ta kuptoja ne qofte se do vuaja nga DEPRESIONI, apo s'mendon keshtu.Ne qofte se je akoma i bindur per Depresionin tim je i lutur te me japesh simptomat qe "ke pare" tek une(si fa per dire, sepse ti as qe me ke pare)
    Nga keto qe thashe a me shpjegon dot se nga mund te linde nostalgjia ime per komunizmin...dhe ku e pe kete gje ti ne post-in tim?



    Sa per shkollimin tend dyshoj shume...niveli yt i ulet ne diskutim e deshmon me se miri qe ti me zor e me shqelma do kesh mbaruar tete-vjecaren, me miq e pare mund te kesh mbaruar gjimnazin, dhe sa per universitet jam kurioz te di se ku e ke blere diplomen, se me sa duket ne po lodhemi kot duke e bere shkollen nga A-ja deri ne Zh-ja.

    P.S: Te keshilloj te blesh nje sfere te kristalte tjeter se kjo qe ke nuk punoka shume mire...ta kane futur me duket...
    sinqerisht po mendoja te jepja pergjegje te sinqerta per te gjitha ato qe ti parashtron pak me siper.
    vetem shprehja jote ne paragrafin e fundit te citimit tuaj eshte konfirmimi me i mire per te nxjerre ne pah edukaten, kulturen, inteligjencen qe ty te karakterizojne!me shprehjet tuja konfirmove me se miri se,nuk je as me pak as me shum vetem nje person qe mund te kesh degjuar emrin e universitetit La sapienza!aq me teper qe une shpreh shum dyshime ne aftesite tuja ne cdo aspekt
    tendin!pa lere me qe ne universitete kadegoria jote nuk mund te deportojne!
    P.S;duke marr shkas nga citimi juaj,dote sygjeroja te jesh pak me i kujdeshem ne shprehjet tuja,mos mendo se te gjith mund ta pesojne ate qe ti ke pesuar,e kisha fjalen per sferen e kristalte,kujdes her te tjera me qense paske nje pervoj te hillur!kurse per te tjerat nuk e shikoj me vend qe tja vleje per te dhene pergjegje ty,me qense nuk ke aftesi per te kuptuar me shume hollesi gjerat!

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Ore ne Shqiperi apo ne Kine jetoni ju
    Nuk e keni pare sa i ka ren entuziazmi Pd
    Se pat sa i trembur ishte Olldashi

    Aldo Bravo qe e ke fshehur kaq mir raportin e CIA-s per Olldashin
    Sigurisht te jap plotesisht te drejte qe shqiptaret jane shum me te interesuar se ai qe i organizon fushaten Rames eshte komoseksual i marrtuar me nje burr sesa se Ministri i tyre i brendshem ka lidhje te ngushta me boten e krimit

    Edhe njehere urime

    P.S. Braro se mos e kan vrar keta miqt e Olldashit shoferin e Sollakut

    Ah Pd e shkret qe ka ren ne dore te komunistave ne doren e djemve te atyre femrave hafije qe na dergjen njerzit burgjeve e internimeve ne duart e kopilave te Beqir Ballukut
    Tung

  7. #337
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Aldo Bravo qe e ke fshehur kaq mir raportin e CIA-s per Olldashin
    nuk eshte raport i CIA-s more i paudhe, por raporti i jot qe ti ke derguar ne CIA

    sa mungese kreativiteti qe keni or aman, do ta falimentoni Shqekullin po vazhduat keshtu
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #338
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Ore ne Shqiperi apo ne Kine jetoni ju
    Nuk e keni pare sa i ka ren entuziazmi Pd
    Se pat sa i trembur ishte Olldashi

    Aldo Bravo qe e ke fshehur kaq mir raportin e CIA-s per Olldashin
    Sigurisht te jap plotesisht te drejte qe shqiptaret jane shum me te interesuar se ai qe i organizon fushaten Rames eshte komoseksual i marrtuar me nje burr sesa se Ministri i tyre i brendshem ka lidhje te ngushta me boten e krimit

    Edhe njehere urime

    P.S. Braro se mos e kan vrar keta miqt e Olldashit shoferin e Sollakut

    Ah Pd e shkret qe ka ren ne dore te komunistave ne doren e djemve te atyre femrave hafije qe na dergjen njerzit burgjeve e internimeve ne duart e kopilave te Beqir Ballukut
    Tung
    ...dhe tre dite jete ....... Kokedhima ka blere 4000m katrore ne shijak per $2000 dollare.....hahahah e di ai qe do ta paguaj, gruan e divorcoje per hire te bisnesit, por tashti c'do c'fare do beje ai kopuk.....

    CIA-it i kishin cuar te dhena se Sadami kishte arme kimike...... opingen gjeten......dhe Tenet-it i kushtoj karrigen..........
    Nuk i duhen CIA-as shpifjet e Kokedhjerit......... po duroni dhe 3 dite........
    Pastaj mblidhuni tek klubi i "gjetheve te fikut"........

  9. #339
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Breshka
    ...dhe tre dite jete .......
    Tik Tak Tik Tak.....................................Tik....... ....................
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    u.s.a
    Postime
    22

    Ka ndonjeri ndoje foto tjeter ,''like rama nudo'',psh me Meten o gjinushin se sdhe ata do ishin mja interresane.derri pjell derr ,,,,,,

Faqja 34 prej 57 FillimFillim ... 24323334353644 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •