Close
Faqja 33 prej 57 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 565
  1. #321
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Lexoni kete artikull, eshte me qesh me lot.

    Lexoni kete artikull, eshte me qesh me lot.

    http://www.shekulli.com.al/news/49/A...007-02-13.html

    Me sa duket Shekulli ka humbur fare shpresen se Rama mund te fitoj.

    Ne artikullin e mesiperm, jo vetem qe bazohen mbi forumet ne internet per te terhequr konkluzione statistikore mbi zgjedhjet lokale te Republikes se Shqiperise, por ngaqe as aty nuk gjejne ndonje rezultat pozitiv per Ramen, deformojne faktet.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #322
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga drity
    Lexoni kete artikull, eshte me qesh me lot.
    http://www.shekulli.com.al/news/49/A...007-02-13.html
    Citim Postuar më parë nga Gazeta SHEKULLI
    Interesante ishte situata edhe në Forumin Shqiptar, një forum i kontrolluar nga njerëz pranë kryeministrit Berisha dhe i cili shpesh akuzohet nga anëtarët e vet, se censuron shkrimet që nxjerrin në pah dobësitë e qeverisjes aktuale (sidomos ato që lidhen direkt me Berishën). Në këtë forum, PD kryesonte me 45.83% ndërkohë që në sondazhin për votimet në qytetin e Tiranës, Edi Rama kryesonte me 50.6% të votave. Pas publikimit të fotove nudo dhe deklarimeve të pasdites lidhur me këtë, rezultatet u përmbysën dhe u thelluan dukshëm. Ajo që ndodhi më pas, ishte shumë interesante: Në këtë forum pati mbi 50 komente që dënonin botimin e fotove, si një veprim të pastudiuar dhe me mendësi komuniste. Sapo u vu re fluksi i mesazheve kundër botimit të fotove dhe përmbysja e rezultateve në votim, një temë e hapur për këtë qëllim u fshi nga forumi ditën e hënë, ndërkohë që sondazhi u mbyll dhe u bë i pavotueshëm.
    .............................

    Kjo nuk eshte e vertete o SHEKULL. Tema per fotot nudo eshte ende hapur.
    Ja lidhja: Gazeta Sot publikon foto nudo në plazh të kryetarit të PS Rama
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    me duket se e ka fjalen per sondazhin Sokol Olldashi kunder Edvin Rames.
    Ndersa per ate punen e fshirjes ka te drejte plotesisht
    Lexoje mesazhin e meposhtem sa pa u fshire perseri

    Tema juaj u transferua në një forum tjetër
    Tungjatjeta KastroZiso99,

    Tema më poshtë që ju keni hapur u transferua në një forum tjetër nga stafi i forumit pasi nuk ishte hapur në vendin e duhur ose ishte në kundërshtim me rregullat e forumit.

    ----------
    Tema: Berisha fillon te merret me ZOGUN e Rames(jo me zogun e Zi se me ate mbaroj pune)
    Destinacioni: Koshi i forumit
    ----------

    Faleminderit për mirëkuptimin,
    Albo

  4. #324
    zot i vetes
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    rome, itali
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    duket se traumat e monizmit qe ke perjetuar e tregojne me semiri agresivitetin tend qe ti shfaq gjate debatit.mbase dhe nostalgjia e teprume qe ke per komunizmin te shtyn ty qe te varesh per poturet e Edvinit!
    e kuptoj drejt pozicionin tend mjeran ku je katandisur,mbase e ke nga sindromat depresive qe te kan mberthyer,sa qe nuk qenke ne gjendje te lexosh ashtu sic duhet!je shum mrapa qe te me diktosh a po qortosh ti ne lillje me gabime gjoja autografike ne citimet e mia!!
    Normalisht nuk do te ishte normale te te replikoja...por per hir te deshires se madhe qe kam ne kete ore te vone per te bere pak gallate duke lexuar xhevahiret qe leshon zotrote prej gojes dhe per te replikur...atehere po e bej...Ti aludon se nuk beke gabime ortografike....AHAHAHAHAHAH... ...e po ti ja shkrep vetes dhe kompromentohesh me fjalet e tua...une nuk kam cfare te bej, thjesht po ti ve ne dukje...Ja tek i ke me rradhe:
    Ti ke shkruar..............Shkruhet
    me semire..................me se miri
    mrapa........................mbrapa
    a po(te me qortosh).....apo
    lillje............................lidhje
    malsi..........................malesi
    thermu.......................therrmuar (me rr te forte)
    llene..........................dhene
    tejera........................te tjera
    shance......................shanse
    ka dhe te tjera, po ec mo se po i quaj dialektizma dhe po ti fal.
    Nga shkrimi yt verej se qenke dhe nje fallxhor i deshtuar, dhe kjo per disa arsye...
    1.Per fatin tim te mire dhe tendin te keq, une nuk e kam perjetuar kohen e monizmit pasi kam qene kalama, shkollen fillore e kam filluar ne vitet '90.Ndaj dhe nuk vuaj nga ato trauma dhe sindroma per te cilat ti flet.
    2.Te keshilloj te lexosh dhe nje here repliken time te meparshme.Dhe te lutem te me thuash se ne c'moment perdoret emri i z.Rama? Replika ime nisi thjesht nga kersheria e te lexuarit te nje post-i plot gabime qe tregonin nivelin e personin qe e kishte shkruar.
    3.Sa per informacion: Studioj per mjekesi (jam ne vitin e 5-te) ne universitetin me prestigjos te Italise "La Sapienza", dhe besoj se do ta kuptoja ne qofte se do vuaja nga DEPRESIONI, apo s'mendon keshtu.Ne qofte se je akoma i bindur per Depresionin tim je i lutur te me japesh simptomat qe "ke pare" tek une(si fa per dire, sepse ti as qe me ke pare)
    Nga keto qe thashe a me shpjegon dot se nga mund te linde nostalgjia ime per komunizmin...dhe ku e pe kete gje ti ne post-in tim?


    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    gjithsesi po te kisha fatin tend prej nje psikopati injorant ndoshta mund te perfundoja dhe atje ku thua ti ne malsi per te thermu gur,por tani per tan jeta dhe shkolla me kan llene tejera shance!e jo te perfundoj si puna jote duke pastru halet e komshive si brenda dhe jasht vendit!
    te uroj qe nje dite te ndihmosh dhe edvinin duke pastru rruget e jo ne bashki!
    Sa per shkollimin tend dyshoj shume...niveli yt i ulet ne diskutim e deshmon me se miri qe ti me zor e me shqelma do kesh mbaruar tete-vjecaren, me miq e pare mund te kesh mbaruar gjimnazin, dhe sa per universitet jam kurioz te di se ku e ke blere diplomen, se me sa duket ne po lodhemi kot duke e bere shkollen nga A-ja deri ne Zh-ja.

    P.S: Te keshilloj te blesh nje sfere te kristalte tjeter se kjo qe ke nuk punoka shume mire...ta kane futur me duket...
    Ndryshuar për herë të fundit nga B-16 : 13-02-2007 më 21:47
    se c'e` rimedio perche' ti incazzi, se non c'e` rimedio perche' ti incazzi?
    ciucciati il calzino :^Globi

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Davius
    .............................

    Kjo nuk eshte e vertete o SHEKULL. Tema per fotot nudo eshte ende hapur.
    Ja lidhja: Gazeta Sot publikon foto nudo në plazh të kryetarit të PS Rama
    Kush ka kaq guxim te kritikoje Forumin apo dhe ti jape ngjyra partiake? Me befasojne idiotizmat qe bejne njerzit gjate fushatave elektorale.
    Nejse, ne nga anet tona themi "Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara" vazhdoni me punen e mire qe beni per Forumin.

    Me respekt,
    Ed

  6. #326
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Edi Drama harron pervjetorin e shpalljes se Tiranes kryeqytet

    Amnezia e Edvinit për festën e Tiranës, prelud i lamtumirës së tij nga Bashkia



    Këtu e 87 vjet më parë, Tirana caktohet kryeqytet i Shqipërisë dhe, pikërisht më datën 11 shkurt 1920. Por, a u festua? Në Tiranë nuk kishte asnjë shenjë feste. E kjo është, as më pak e as më shumë se sa një kosto e fushatës që historia duhet ta mbajë mbi shpatulla. Është një kompetencë e bashkisë për të organizuar aktivitete me këtë rast. Atëherë, përse kryebashkiaku më i “mirë” nuk bëri asgjë? Mos vallë harroi?! Kjo është e pamundur, se është edhe nga Tirana. Rama dje duhet të kishte bërë diçka për qytetin e tij. Të paktën të kishte vënë ca flamuj, të paktën të kishte bërë një aktivitet kulturor, se Rama merr vesh nga arti! Të paktën të kishte përshëndetur qytetarët! Apo Rama njeh vetëm si festë vetëm “Natën e tij të bardhë” që nuk ka lidhje, as me Tiranën, as me Shqipërinë e ndoshta, shumë pak edhe me Europën. Po Rama, ku ishte? Mos vallë e kishte mbuluar turpi i ca fotove qe ia kishin treguar të gjitha dhe nuk kishte më fytyrë të dilte para tiranasve?! Mos vallë Rama ishte në Pezë dhe po mendonte se ç’dreqin iu desh të merrej me politike, se në këtë drejtim nuk vlen asnjë lek?! Apo Rama po mendonte se çdo e priste të nesërmen. Jo, jo. Rama kishte dalë që pa gdhirë nga Peza e tij, kishte dalë dhe kishte marrë rrugët, duke bredhur sa në një cep në një tjetër, për të parë se çfarë kishte bërë, sa kohë që kishte qenë në pushtet. Eh, halle të mëdha ka mbi supe, kishte harruar datën e caktimit të Tiranës kryeqytet, Tiranës së tij, Tiranës që e do aq shumë, qe e respekton aq shumë, po aq shumë ama, sa e do të gjithën për vete! Aq shumë e do, sa është i gatshëm të lërë çdo gjë për të, do ta kete të sigurt, do ta betonoje se ka frike se i ikën. Por Rama harroi se Tirana ka qenë e lirë, se ka qenë Tiranë, para se Edi Rama të ishte Edvin Rama e, shumë para se ai të ishte Edvin Kriza. Por Rama, me sa duket, e ka mësuar keq matematikën, vetinë e thjeshtimit nuk e di shumë mirë, nuk e di Rama që te ata s’kanë vlera, vlera merr dimension më të lartë pa praninë e mbetjeve, që edhe këto nuk kanë vlerë, sepse janë nën zero. Mos vallë, Rama e dinte se dy ditë më parë, pikërisht më 11 shkurt 1920, Tirana u caktua kryeqytet i Shqipërisë…?! Këtë s’e dimë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga murik : 13-02-2007 më 23:06

  7. #327
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Psikopatia klinike dhe Edvini


    Prof.Agim JANO


    Duke ndjekur nga afër sjelljet dhe reagimet e kryetarit aktual të PS në marrëdhënie me shoqërinë, e ndjeva si një detyrë profesionale të shpjegoj disa nga këto sjellje të tij, të cilat janë të njohura për psikologët, por në momentet në të cilat po kalon vendi, është një detyrim për ne që këto të vërteta shkencore t'i bëhen të ditura edhe opinionit. Kjo për vetë faktin se kemi të bëjmë jo me një njeri të izoluar, por një person që pretendon se është një lider politik dhe që mendon të udhëheqë vendin. Por, sa do të ishte i vlefshëm një lider i tillë, nëse sindromat që ai shfaq e paraqesin atë si një njeri me probleme, për të cilat një ditë, nëse ne psikologët do të heshtim, atëherë do t'i vuajë e gjithë shoqëria, sikurse ka ndodhur edhe me shoqëri të tjera, në kohëra të tjera.

    Një person me cilësitë e kryetarit aktual të PS mund ta gjeni fare lehtë në faqen 257 të tekstit të "Psikiatrisë Klinike". Jam munduar që në një vështrim të përgjithshëm të argumentoj përfundimin se kemi të bëjmë me një pacient të rëndomtë. Shumë nga përqasjet dhe komentet më të hollësishme po i lë në dorën e lexuesve. Më poshtë po citoj paragrafin e psikopative, marrë nga teksti "Psikiatria Klinike" e Fakultetit të Mjekësisë.

    Psikopatitë janë formë patologjike mendore që shprehen me tipare patologjike të karakterit, me çrregullime e disharmoni të personalitetit. Termi psikopat në mjekësi nuk është i njëjtë me atë që përdorim në jetën e përditshme, duke e quajtur të marrë, por nënkupton çrregullime të sjelljes dhe emocioneve. Intelekti gjatë psikopatisë nuk preket, por psikopatët me nivel intelektual janë më të rrezikshmit, sepse nuk janë në gjendje kurrë të korrigjojnë karakterin e tyre dhe kryejnë shpesh veprime shoqërisht të rrezikshme.

    Psikopatia shfaqet me çrregullime të sjelljes dhe emocioneve, ndryshime të shpejta të humorit, aspak të motivuara. Një pjesë e psikopatëve janë impulsivë dhe mitomanë (gënjeshtarë).

    Psikopati e ka të vështirë të përshtatet në punë dhe në shoqëri, të frenojë dëshirat, të nxjerrë mësime nga përvoja vetiake, të kuptojë se të tjerët kanë të drejtë, ndërsa ai gabim. Ata nuk e durojnë dot disiplinën. Ndërrojnë disa vende pune dhe profesioni. Një shenjë dalluese mund të jetë mania për të krijuar fjalë të reja nga bashkime fjalësh me dhe pa kuptim. Shenja të tjera që duhet të tërheqin vëmendjen e mjekut gjatë bisedës me një psikopat, është koprolalia dhe onanizmi.

    Koprolalia është mania për të thënë fjalë të ndyra.

    Onanizmi është tendenca e të sëmurit për të masturbuar në prezencë të të tjerëve. Psikopatët thyejnë normat që ka vendosur shoqëria. Karakteri i shtrembër i tyre mund të jetë i fshehur dhe pa shenja ose shprehur mirë, me shenja të qarta klinike. Janë maniakë për rregullin dhe disiplinën, por u japin të njëjtën rëndësi problemeve madhore dhe atyre të dorës së dytë. Kanë të shprehur maninë e verifikimit dhe të kontrollit të veprimeve që bëjnë. Bëjnë arsyetime boshe për probleme abstrakte ose të jetës së tyre të përditshme. Shenjat kryesore të një psikopati histerik janë: egocentrizmi, sjellja teatrale, mitomania, sugjestibiliteti i ngritur, falsifikimi i realitetit, papjekuria dhe paqëndrueshmëria emocionale.

    Histerikët, duke qenë egocentrikë, kanë dëshirë dhe ndjenjë, nevojë, të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së të tjerëve. Ata torturohen nëse vënë re braktisje nga shoqëria. Duan që njerëzit të flasin vazhdimsiht për ta, qoftë për mirë a për keq, sëmuren kur mendojnë se janë harruar.

    Skenat me pasion, akuzimet, lotët, protestat, pajtimet, janë situata që dëshirohen shumë prej tyre. Luftojnë pa u lodhur për simpati dhe vëmendje, dyshojnë për vlerën e tyre vetiake dhe duan t'i sigurojnë të tjerët për vlerat e tyre. Ata e ndjejnë veten mirë kur njihen e vlerësohen si njerëz interesantë. Karakteristikë e psikopatisë është sjellja teatrale që shfaqet në të veshurit, të sjellurit, të folurit, mendimet e tyre. Çdo fjalë e tyre është e llogaritur për publikun, për të bërë efekt. Vishen në një mënyrë ekstravagante dhe me rroba shumëngjyrëshe.

    Psikopatët mbajnë qëndrime prej megallomanie dhe me shprehjet e fytyrës dhe gjestet përpiqen të imitojnë njerëzit e dëgjuar. Karakteristike është sjellja feministe në të veshur, me ngjyra të ndezura. Psikopatët histerikë herë vishen më seriozë, siç e kërkon rasti, e herë kalojnë në ekstremin e kundërt.

    -Mitomania (Gënjeshtaria) është gjithashtu një shenjë e rëndësishme e kësaj psikopatie. Të sëmurët falsifikojnë vazhdimisht marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Trillojnë ngjarje të paqena, që pastaj zënë i besojnë dhe vetë, dhe lumturohen kur e shohin se janë bërë "epiqendra" e shoqërisë.

    - Tipike është papjekuria dhe paqëndrueshmëria emocionale, që shpesh i vë vulën gjithë veprimtarisë së tyre psikike. Entuziazmi që shfaqet zhduket shpejt, të qeshurat janë kumbuese, ata ndjejnë shumë nevojën e nënave nga të cilat janë të varura plotësisht.

    - Në veprimet e tyre të përditshme udhëhiqen nga emocionet e jo nga logjika. Po këta të sëmurë thuhet se kanë "logjikë afektive". Tipar tjetër i psikopatit është papjekuria seksuale ose deformimi sektual në drejtim të seksit të kundërt.

    - Janë persona të mbyllur, me shije të veçanta e ëndërrime abstrakte. Bëjnë çmos të shmangin kontaktet me njerëz, shpesh rrinë në familjet e tyre, lidhen me njërin nga prindërit dhe heqin dorë nga martesa e jeta seksuale në përgjithësi. Janë të paqëndrueshëm, prishin disa martesa dhe karakterizohen nga tërheqja seksuale, kryesisht ose plotësisht, e të njëjtit seks me ta. Kur psikopati degjeneron drejt skizofrenisë, shenjat rëndohen, sjella e tyre bëhet tekanjoze, ngulin këmbë në gjërat e vogla dhe manifestojnë sjellje të çuditshme. Qajnë e qeshin pa shkak, prishin pa arsye fejesat e bien në mënyrë të çuditshme në dashuri të re.

    Ndjenja antipatie e armiqësie shfaqin kryesisht ndaj mjekëve. Ju duket se ata janë fajtorë për gjithçka dhe nuk bashkëpunojnë kurrë me mjekët. Kjo ndjenjë armiqësie vjen edhe nga fakti se mjeku rrezikon t'u nxjerrë në shesh të vërtetën. Kanë monoide obsesive patologjike, arsyetime patologjike, absurde e të pafrytshme. Kundërshtojnë të vizitohen nga mjeku dhe fillojnë të preokupohen shumë për trupin e tyre, ngaqë mendojnë dismorso, fobitë (u duket se kanë hundë të deformuar, ballë të vogël, organe gjenitale të pazhvilluara, etj.,) "Psikiatria Klinike".

    Një numër psikopatësh kanë sindromën e depersonalizimit dhe derealizmit. Ata ndjejnë një varg ndryshimesh në trupin dhe psikikën e tyre. Kanë përshtypjen se ata kuptojnë më mirë e më thellë botën rrethuese. Në këtë periudhë fillojnë e filozofojnë në mënyrë të sëmurë për artin, psikologjinë, fenë, shkencat shoqërore, etj. Janë optimistë, mendimet u vërshojnë pa rreshtur, ndaj flasin pa pushuar, lidhen nga një ide me tjetrën (fuga ideore dhe rrëfimi i ideve), por pa e humbur lidhjen logjike të tyre. Jo vetëm kaq, por shpejtësia e këmbimit të ideve e bën psikopatin tërheqës e të mprehtë në bisedë.

    Ai ka veprimtari të shtuar dhe dëshiron të marrë pjesë në gjithçka që sheh, dëgjon a mendon. Botën e percepton të bukur, me ngjyra dehëse, jetën më të lumtur se kurrë. Biseda e tij të bën për vete, shokët i ka me lezet dhe shpesh bëhet më i dashuri i shoqërisë. Në këtë periudhë të sëmundjes, ai punon pa ndjerë lodhje, madje mund të jetë dhe prodhimtar.

    Por, nëse i bën vërejtje ose kritikë, ai irritohet shpejt, deri në agresivitet. Merr pjesë në veprimtari të shumta profesionale, politike e publike.

    Ai e ndjen veten të ditur, të fuqishëm, të bukur, fantazon plane madhështore që i duken krejt të realizuara. Në projektet që bën, ai sheh vetëm anët pozitive, pa vlerësuar vështirësitë dhe pengesat që ka përpara. Sjellja e tyre e papërmbajtur optimiste, madhështia dhe mungesa e kritikës, i çon ata në veprime shoqërisht të rrezikshme nga ana ekonomike dhe familjare.

    Në këtë fazë, ata përdorin ngjyra të ndezura e të çuditshme në veshje, perdorin tualet provokues, falin sende dhe para nga të familjes, flasin me zë të lartë e pa pushuar, përdorin lodra fjalësh e krijojnë fjalë të reja, bëjnë vërejtje therrëse, tregojnë pa ndroje anekdota që elektrizojnë mjedisin. Kur shtohet akoma eksitimi, fillojnë haluçinacionet dhe idetë delirante, veçanërisht ato të madhështisë. I sëmuri e quan veten shkrimtar apo piktor të madh shpikës, udhëheqës me talent ose person me paraardhës të dëgjuar. I sëmuri dëgjon zëra, të cilat i thonë atij se ka një mison të veçantë, të cilin ai duhet ta arrijë me çdo çmim.

    Sipas "Psikiatrisë Klinike", këto zëra mund ta shtyjnë atë deri në tentativë suicidale (vetëvrasje) kur nuk arrin qëllimin.






    .

  8. #328
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Rama, betonieri i Tiranës

    Sot shumica e shqiptarëve është në një dilemë të madhe për zgjedhjet vendore sepse të dëgjosh ish‑kryetarin e bulevardit me premtimet që i bën popullit është me të vërtetë për të ardhur keq. Ka të tillë që mendojnë se Tirana ka ndryshuar, por në të vërtetë të dashur qytetarë nuk ka ndryshuar vetëm Tirana, por i gjithë rruzulli tokësor.

    Ti bësh një analizë të vogël Edvin Ramës shikon që në radhë të parë është korrupsioni ai që e ka mbuluar totalisht këtë ish‑kryetar. Edvin Rama i ka premtuar tiranasve ujë të pijshëm për 24 orë dhe në krahun tjetër e ka katandisur infrastrukturën e kryeqytetit duke ndërtuar pallate pa planimetri për qëllime korrupsioni dhe sot ai kujtohet të thotë që ujësjellesi nuk është nën varësi të tij.

    Kioskat e prishura të dashur qytetarë nuk janë shembur për të miren e qytetit ose për pastërtinë e ambjentit siç thotë ai, por për t'i liruar vende Edvinit që të ndërtojë pallate dhe për t'i kthyer parqet dhe vendet publike në betone. Edvin Rama është shprehur se është krenar për problemet që përballet sot Tirana, por të shprehesh në këtë mënyrë para qytetarëve do të thotë të jesh me aftësi të kufizuara mendore.

    Sot qytetarët e Tiranës nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre, sepse balta e rrugëve të prishura ose të lëna përgjysmë shkon deri në gjunjë dhe për këtë situate ish‑kryetari është 'krenar'. Sot 85% e qytetarëve të Tiranës që nuk kanë automjete janë të detyruar të mbyllen në shtëpitë e tyre ose të përshkruajnë me orë të tëra në këmbë rrugët e pista të qytetit dhe ish‑kryetari për këtë gjë është 'krenar'.

    Gjithashtu ata që kanë fëmijë nuk dinë ku t'i çojnë të miturit e tyre, sepse t'i hedhësh një sy shkollave, kopshteve, çerdheve është me të vërtetë për të ardhur keq dhe për këtë situatë të mjerueshme Rama përsëri është 'krenar'. Sot 100% e qytetarëve të Tiranës thithin ajrin më të ndotur në Europë, pavarësisht se kjo gjë mund të ketë një fund fatal për jetën e njerëzve dhe përsëri 'betonieri' Rama është 'krenar'.

    Edvini flet sot për politikën e re të së ardhmes dhe akuzon mazhorancën për politikë të vjetër të së shkuarës. Një pyetje kisha për Edvinin, cila është zoti Rama politika e re e së ardhmes që ti ofron' Mos është gjë bojkoti i zgjedhjeve, mos është gjë zvarritja e procesit zgjedhor' Qytetarët e zgjuar të Tiranës duhet të zgjedhin një njeri i cili është me experiencë të duhur politike dhe një njeri i cili me të vërtetë ofron fytyrën e re të Tiranës, por gjithashtu ofron politikën e re pa acarime konfliktuale politike, që dëmtojnë të ardhmen e vendit.

    Evio Paparisto

  9. #329
    Raporti "Olldashi", lidhjet me krimin

    08:51 14/02/07




    Pjesa e pare / Emra dhe rrethana konkrete, për lidhjet direkte me deputetin-ministër

    Raporti në duart e amerikanëve: Sokol Olldashi, i implikuar rëndë me botën e krimit në Shijak

    Fillimi i raportit...:

    Rexhep ARAPI, banor në Katund Sukth, me nofkën "KEPI" ka një listë penale si më poshtë:

    Në vitin 1991 (në mars), ka vrarë në Portin e Durrësit, për shkaqe gjakmarrjeje, qytetarin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth; është arrestuar për këtë krim në 1994 dhe është liruar për mungesë provash.

    Në Prill 1997, në bashkëpunim me Gëzim Aleksin, banor i Katër Rrugët e Shijakut (i arrestuar për vjedhje me armë dhe i dënuar me 12 vjet burgim, është në proces gjykimi si anëtar i Bandës së Kanunit) kanë rrëmbyer me qëllime përfitimi ortakun e biznesit, Lul Alimadhi (Firma e Këpucëve në Qendër Sukth) dhe e kanë liruar mbasi kanë marrë shpërblimin prej 150 milionë lirash italiane.

    Në Prill 1997, bashkë me Zamir Çyrbe nga Katundi Sukth, ka vrarë nipin e çim Xhijes (ortaku i Lul Alimadhit), i cili ishte në të njëjtën kohë truproja e Lulit; vrasja është kryer në Qendër Sukth, e pazbuluar.

    Nga 1998 deri në 2001, ka qenë një nga organizatorët kryesorë të trafikut të grave me qëllim prostitucioni, që vinin nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik; në 1999 është hetuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier dhe gjatë kërkimit, në magazinat e tij përgjatë autostradës në Fermë Sukth, janë gjetur të strehuara dy vajza nga Moldavia.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Fier, e mbylli çështjen.

    Në 2003, bashkë me bandën e tij kriminale, u përpoqën të vrisnin qytetarin Xhevdet Plaku, banor i "Lagjes 15" në Durrës, në afërsi të vendbanimit të tij, për shkak se ky i fundit kishte vrarë vëllanë tjetër të Kepit, në Torino, për shkaqe droge.

    Armët e krimit janë gjetur dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, po e ndjek çështjen.

    Ai është një nga trafikuesit kryesorë të femrave, armëve dhe drogës që kalojnë nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe Holandë.

    Ai tashmë i ka shkatërruar magazinat përgjatë autostradës në Fermë Sukth dhe po ndërton një objekt gjigant shumëkatësh, me anë të përfitimeve nga aktivitetet e trafikimit të lartpërmendur.

    Ka të dhëna në këto momente, se Interpoli Spanjoll ose Portugez, ka botuar fotografinë e tij, si person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar droge.

    Ai është një nga miqtë më të ngushtë të Ministrit të Punëve të Brendshme, S. Olldashi, të cilin e takon të paktën dy herë në javë, kur darkojnë bashkë ose në shoqërinë e anëtarëve të tjerë të grupit.

    Ata mbahen në kontakt nëpërmjet shoferit të Olldashit, Lali, njeriu i tij më i besuar.

    Ky person është i rrezikshëm dhe i dëmshëm, i regjistruar në arkivat e policisë si person me tendenca të rrezikshme kriminale, si vrasje dhe trafikim droge e prostitucioni.

    Klani "XHAKJA", me vendndodhje në Katund Sukth, kanë një listë penale si më poshtë:

    Në 1994, qytetari Ilir Xhakja ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, është arrestuar, por më tej është liruar.

    Gëzhojat e gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj; çuditërisht, e pazbuluar.

    Në 1998, banda Xhakja (Ilir, Agim etj.) kanë vrarë në fshatin Hamallaj qytetarin Gentjan Gjoka (nip i Dash Gjoka) dhe Petrit Lyti, mik i Gentit, të dy nga Hamallaj; ngjarje e pazbuluar.

    Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës "Xhakja".

    Ai po hetohet për këtë vrasje.

    Z. Olldashi po kujdeset personalisht që kjo çështje të mbyllet, si shpërblim për ndihmën që ka dhënë klani "Xhakja" gjatë zgjedhjeve të 2005. Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish-oficerët e policisë, Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15-vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve; ky i fundit është emëruar nga Olldashi, si drejtor i Rezervave Shtetërore në Durrës, si shpërblim për nderin e bërë.

    Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë, në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali.

    Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik.

    Të dy ish-policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.

    Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azem, Ilir, Bardhi - zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë.

    Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave.

    Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi.

    Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.

    Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahini nga Katundi Sukth në Sallmone, për t'u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit).

    Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998.

    Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.

    Të gjithë anëtarët janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

    Shumica e klanit "Xhakja" kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.

    Në Mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos.

    Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës.

    Ata kanë marrë me qira një klub me emrin "Fosfor Club", i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente, sepse ky klan dhe anëtarët e tij, njihen si miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të M.B. S., Olldashi.

    Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si një "Mercedes" kabriole, gri, me targa italiane, një "Mercedes" blu, me targa DR 5255 D, një "Mitsubishi Pajero" me targë Durrësi etj.

    Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion, dhe janë të vjedhura në Itali.

    Dashamir GJOKA dhe klani i tij, me banim në fshatin Sallmone, kanë një listë penale si më poshtë:

    Në vitin 1996, D. Gjoka ka vrarë një qytetar nga Shkodra me mbiemër Zefi, në Itali, duke i prerë kokën për shkak trafikimi femrash.

    Ai është larguar menjëherë nga Italia dhe është kthyer në Shqipëri; nga ajo kohë, nuk është kthyer më në Itali; është marrë me ndërtimin e Supermarketit të Sallmone. Shkodranët kanë ardhur disa herë në Shijak, me qëllim për ta vrarë.

    Në 1998, në bashkëpunim me qytetarin Arben Haki Tollja, banor në Fermë Xhafzotaj (njihet me nofkën "Zjarrmi", tashmë i arrestuar për shumë përdhunime studentesh në Tiranë) kanë vrarë vajzën e vëllait të qytetarit, Zyrafet Murati (nga Kusi) dhe qytetarja Silvana Murati nga Shijaku, është plagosur rëndë (ajo tashmë punon si pastruese dhe si prostitutë, për miqtë VIP pranë Supermarketit "Gjoka"), është arrestuar në 1998, por është liruar mbas 11-muajsh burgim, për shkak të mungesës së provave.

    Në 1999, D. Gjoka, në bashkëpunim me klanin e tij, kanë qëlluar një mjet në pronësi të Ilir Xhakajt në fshatin Sallmone, ku si pasojë, qytetari Veli Rexha është vrarë dhe vëllai i tij është plagosur rëndë.

    Të dy këta, janë banorë të Katundit të Ri dhe vëllezër të Qamil Rexhës.

    Kjo është ngjarje akoma e pazbuluar, pavarësisht se provat ishin të shumta.

    Nipërit e tij, Beonard dhe Mandrin Hyqmet Gjoka, janë shpërndarësit kryesore të drogës në qytetin e Shijakut, Fermë Sukth, Durrës dhe Tiranë, dhe mbajnë edhe disa vajza që punojnë për `ta në Itali.

    Njëkohësisht, Mandrini është arrestuar në 2004, si i dyshuari kryesor për vjedhje me armë në fshatin Xhafzotaj, ngjarje që rezultoi në vdekjen e qytetarit Jaho Smoqi.

    Ai qëndroi në burg, për rreth një muaj dhe tashmë Gjykata e Krimeve të Rënda po shqyrton çështjen e tij në gjendje të lirë.

    Fatbardh Xhakaj u arrestuar për këtë çështje dhe qëndroi në burg për dy javë, pasi emri i tij u përmend nga Fatos Balla, personi fajtor për krimin, i cili tani është në paraburgim.

    Beonard është dënuar në Itali, në qytetin e San Benedetto, për trafikim droge dhe femrash. Në këtë moment, me anë të përfitimeve nga shitja e drogës, është duke ndërtuar një vilë trekatëshe në fshatin Sallmone.

    Ai ishte anëtar i Komisionit të Qendrës Zgjedhore nr.1406 në Sallmone, për z.Olldashi.

    Të dy vëllezërit, tashmë lëvizin duke mbajtur armë në makina të vjedhura dhe të viteve të fundit, duke shpërndarë drogë në Durrës dhe Shijak, si dhe transportojnë drogë në Itali përmes personave të tjerë.

    Mandrini shpesh shkon në Itali për të tërhequr paratë, meqë Z. Olldashi i ka siguruar një vizë Schengen gjermane.

    Gjithashtu, ata janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit, si kontingjent i rrezikshëm kriminal me tendenca të theksuara kriminale si: Vrasje, Drogë dhe Trafikim Prostitucioni.

    D. Gjoka ka qenë dhe është një nga trafikantët më të mëdhenj të femrave, me qëllim prostitucioni, për në Itali. Shefi i vajzave në Itali, ka qenë një vajzë nga Vlora, me emrin Linda, tashmë gruaja e Dashit dhe ata kanë dy fëmijë.

    Vëllai i saj, Miri, punon te Supermarketi si shefi i llogarisë. D. Gjoka është regjistruar nga Policia e Shtetit për Trafikim Ndërkombëtar Droge dhe Femrash, me qëllim prostitucioni, vrasje, etj.

    Supermarketi "Gjoka" është qendra kryesore e trafikimit të drogës që vjen nga Turqia dhe Maqedonia, dhe është baza e shpërndarjes për shumë grupe kriminale në Durrës dhe Tiranë, dhe është gjithashtu vendi ku furnizohen makinat që transportohen në Itali.

    Dashi është pronar i një mjeti të blinduar, me targë DR 51 90 C.

    Duhet të theksohet se Dash Gjoka është burimi kryesor për furnizuesit e drogës për të gjithë Shqipërinë, sepse është i njohur si një mik i ngushtë dhe mbështetës financiar i M.B. S. Olldashi.

    Ky i fundit, takohet me Gjokën gati çdo javë. Shpesh, deputetët e PD-së, Bamir Topi, Ridvan Bode dhe S. Olldashi, shkojnë të darkojnë ose të furnizohen pranë këtij Supermarketi, meqë janë miq të ngushtë të Dashit.

    Ushtari kryesor dhe më besnik i tij është shoferi i tij, qytetari Artan Rami Bode, banor në Xhafzotaj, nipi i deputetit Ridvan Bode.

    Gjithashtu, duke qenë figurë kryesore ai kryen porosi të Olldashit, në lidhje me trafikun e drogës dhe femrave.

    Artani, bashkë me vëllanë më të madh të Dashit, Nazmiun (i quajtur Nexhi) bëjnë kontrabandë mallrash në Portin e Durrësit; të dy kanë qenë anëtarë të Komisionit të Qendrës së Votimit nr.1402 për z.Olldashi.

    Gjoka, ka edhe disa lidhje të tjera miqësore, si Hekuran Hoxha (Roni) dhe Fundim Dedja, të dy të dënuar në Itali dhe në vende të tjera, për trafik droge, drejtuar për në territorin italian.

    Tani, Gjoka është kryetari i zonës Komunë Xhafzotaj-Shijak dhe më gjerë, ku të gjithë shpërndarësit e drogës furnizohen nga ai.

    Prova të shumta dëshmojnë për një arsenal armësh të sofistikuara të ndodhur në banesën e tij, si dhe për një kasafortë të sigurisë së lartë, që mban miliona euro në valutë.

    Duhet theksuar, se droga e Gjokës kalon përmes Portit të Durrësit dhe Vlorës, dhe gati çdo ngarkesë që ndalohet në Itali është e Gjokës, dhe të gjithë personat e arrestuar punojnë për të.

    Vëllezërit Gëzim dhe Besnik Sijoni, banorë të fshatit Xhafzotaj, kanë një listë penale si më poshtë:

    Në vitin 1994, G. Sijoni është përpjekur të vrasë qytetarin Pëllumb Hoxhaj, por arriti vetëm ta plagosë në këmbë.

    Ai nuk është arrestuar as sot; kjo çështje nuk është ngritur kurrë në familjen Pëllumbi, apo të afërmit e tyre.

    Në vitin 1997, G. Sijoni bashkë me vëllanë e tij, Besnik, janë përpjekur të vrasin ish-kunatin e tyre (vëllanë e vogël të Arben Vorës, pasi ai kishte lënë motrën e tyre, pasi ishin fejuar) në mes të qytetit të Shijakut.

    Çështja u hap; dy personat në fjalë u identifikuan dhe u shpallën të kërkuar nga policia, por ata nuk u arrestuan kurrë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, e mbylli çështjen.

    Në 1997, vëllezërit Sijoni kanë marrë me armë "Filanton" dhe kanë fituar shuma të mëdha parash për ruajtjen e saj; ata e ruajnë edhe sot.

    Për këtë qëllim, Gëzim ka marrë lejen për krijuar Polici Private, me ndihmën e mikut të tij S. Olldashi.

    Të dy vëllezërit Sijoni merren me trafikim droge për në Itali dhe mbajnë tre vajza që punojnë për ta si prostituta në Itali (një nga `to është nga Burreli).

    Ata gjithashtu janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në Tiranë, ku kanë lidhje të ngushta familjare.

    Të dy vëllezërit janë dënuar në Itali për trafikim droge, por urdhrat e Italisë nuk janë zbatuar, pasi ata janë miqtë e ngushtë të S. Olldashit, si dhe mbështetësit kryesorë të fushatës së tij.

    Ata gjithashtu janë vënë në dukje nga Policia e Shtetit, si kontingjent me tendenca të rrezikshme kriminale si: Vrasje, Trafik Droge dhe Prostitucioni.

    Tani, bashkë me vëllezërit Tusha, ata lajnë para përmes projekteve të ndërtimit të zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës. VIJON NESER...

    Kush eshte burimi i raportit "Olldashi"?

    Ky qe po botojme sot, pa nderhyrje redaksionale, është një raport konfidencial, i cili ndodhet tashmë në zyrat e CIA dhe FBI Amerikane, si dhe në Ambasadën Amerikane në Tiranë, i dërguar gjithashtu për vetë Olldashin nga shqiptaro-amerikani i njohur, Geri Kokalari.

    Zoti Kokalari, bashkëngjitur me këtë raport që kompromenton rëndë ministrin e Brendshëm të vendit dhe njëkohësisht kandidat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashin, ka dërguar një letër konfidenciale për Olldashin, pjesë nga e cila "Shekulli" botoi dje.

    Kokalari thotë në letrën e tij, që ky raport shumë i hollësishëm për lidhjet mes klaneve të Shijakut dhe deputetit të zonës Olldashi, është i dyti në radhë. Një raport i mëparshëm (ku flitej për të dhëna korruptive të ish-kryeministrit Nano) i është dhënë z.Kokalari nga një këshilltar i Berishës dhe i eshte derguar gjithashtu prej Kokalarit, Olldashit.

    Kokalari i shkruan Olldashit: "...Në 3 dhjetor 2006, në vijim të komenteve të tua publike në mbështetje të kandidaturës së F. Nanos për President, ju kam dërguar disa materiale të bashkëngjitura, të përgatitura nga një këshilltar i Berishës...". Dhe më tej në e-mailin e tij për Olldashin, Kokalari shkruan: "...kam mundur të siguroj një tjetër raport, i cili është i bashkëngjitur këtu, në mënyrë që ju të mund ta lexoni.

    Ky raport, i ngjashëm me atë që Këshilltari i Berishës kishte përgatitur, rendit gjithashtu një sërë akuzash...". Pra, autorësia e raportit të parë kompromentues, është e qartë: Një këshilltar i Berishës.

    Po ky raport i dytë, që tashmë ndodhet në zyrat e amerikanëve, nga kush është përgatitur?

    Redaksia u lidh via email me z.Kokalari, për ta pyetur atë, se cili është burimi i raportit të dytë dhe si ka rënë ai në duar të tij.

    Përgjigja e shqiptaro-amerikanit të njohur edhe për mbështetjen e tij në fushatën opozitare te Berishës, u përgjigj: "..Raporti "Olldashi" më është dhënë në koenfidencë...".

    Më tej në pergjigje, duke cituar raportin e parë për Nanon, ai shton: "..Ndaj, pyetja që kam për Olldashin, është: E konsideron Saliun burim të sigurtë…?".

    Shekulli/ G.S.


    Komente (1)

    Andon shkruan:
    14/02/07 09:19

    Vetem Shqiperia dhe Irani kane Minister te Brendshem qe nuk del dot jashte shtetit sepse e arreston Interpoli.

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #330
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68

    Olldashi fton në debat publik Edi Ramën

    Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ka ftuar dje rivalin e tij, Edi Rama, për të zhvilluar një debat publik. Këtë ftesë, Olldashi e bëri gjatë një takimi që ka zhvilluar me banorët e njësisë bashkiake numër 11 në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi". “Do të doja të ftoja nga ky takim ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës që të vijë përballë qytetarëve dhe të përballet me përgjegjësinë e tij për 6 vjet, e ftoj të debatojë para qytetarëve dhe, nëse ka frikë nga ata, të debatojë në media dhe, nëse ka frikë edhe nga kjo, jam i gatshëm të shkoj të debatoj me të edhe në Kryesinë e PS-së”, është shprehur Olldashi, ndërsa ka bërë të ditur se ai ndihet fitues përballë platformës së Ramës. Gjatë ditës së djeshme, Olldashi ka bërë publike dhe platformën e zhvillimit ekonomik të Tiranës gjatë një takimi me biznesmenë të kryeqytetit.

    Platforma

    Olldashi ka bërë të ditur se strategjitë për zhvillimin e Tiranës janë të ndara në 12 ndarje strukturale. Në platformën ekonomike për "Zhvillimin Ekonomik të Tiranës", Olldashi pretendon që ta shndërrojë Tiranën në një qytet të rritjes së vrullshme ekonomike, nëpërmjet nxitjes së iniciativës së lirë të çdo qytetari. Ai gjithashtu synon që Tirana të jetë një qendër e madhe ekonomike nëpërmjet qarkullimit ekonomik, i cili në kryeqytet është disa herë më i lartë se në qytetet e tjera të vendit. Nëpërmjet këtij projekti, Olldashi synon që në buxhetin e Bashkisë të futen nga 400 milionë që është sot, në 2 miliardë lekë në vit. “Ne synojmë shndërrimin e Tiranës në një qytet të rritjes së vrullshme ekonomike dhe iniciativës së lirë të çdo qytetari, një qytet i punës dhe karrierës, një qytet i konsumit, por edhe i çmimeve të arsyeshme”, është shprehur Olldashi.

    Strategjia

    Një pikë e rëndësishme e programit të paraqitur prej tij ishte edhe mënyra se si do të ndërhyjë bashkia për të investuar në kapitalin njerëzor dhe sociale. “Vëmendja do të përqendrohet në investimin dhe reformat që do të ndërmerren në arsimim, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zgjerimit dhe nxitjes së shkollave profesionale. Ndërsa lidhur me mjedisin urban si zgjidhje më e efektshme shihet ndërhyrja në uljen e ndotjes së ajrit, krijimin e sipërfaqeve të gjelbëruara, largimi dhe trajtimi i mbetjeve urbane”, është shprehur Olldashi. “Ajo që ne kemi marrë përsipër në mënyrë konkrete e që i përket vitit të parë të mandatit, është përshtatja e buxhetit të 2007-ës dhe forcimi i disiplinës fiskale, përgatitja e reformimit të buxhetit dhe adoptimi i rregullave që sigurojnë një menaxhim efektiv, efiçent, transparent dhe përfshirës të buxhetit", tha Olldashi. Ai gjithashtu është shprehur se duke iu referuar të ardhurave të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2006, rezultojnë me një mosrealizim me 30%.
    SHQIPTAR

Faqja 33 prej 57 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •