Close
Faqja 32 prej 57 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 565
  1. #311
    Le te shikoj Tirana se cilin ka per kandidat Bashkie.

    Raporti për Sokol Olldashin, në zyrat e CIA

    08:54 13/02/07


    Gjashtë fashikuj për klanet Shijak-Durrës. Ekzistenca e raportit, zbulohet nga një letër e Geri Kokalarit, për Olldashin dhe Berishën.

    Një nga akuzat: "Olldashi siguroi dokumente udhëtimi, për 2 të kërkuar për drogë"

    Një raport i hollësishëm që kompromenton figurën e ministrit të Brendshëm dhe kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ndodhet tashmë në zyrat e CIA-s amerikane dhe në tryezën e Ambasadores Amerikane në Tiranë.

    Raporti në fjalë përmban 6 fashikuj (me mesatarisht 7 emra dhe dosje konkrete për secilin argument) dhe përqendrohet në survejimin dhe hetimet e kryera për veprimtari kriminale kryesisht në zonën e Shijakut, Durrësit dhe lidhjet me disa qytete të tjera.

    Hetimi (i nisur për veprimtari kriminale të regjistruara që në vitin 1991), përfshin të paktën 5 familje të fuqishme të zonës, të cilat, në raportin në fjalë, identifikohen me termin "klane", mes të cilave (sipas fashikujve) Xhakja, Arapi, Gjoka, Sijoni, Xhafzotaj etj.

    Pjesa më e rëndë e raportit, citon lidhje mes personash me begraund të fortë kriminal dhe PD-së, duke hipotetizuar në shumë pjesë të tij, për vitet e fundit, lidhje mes personave të cituar (të gjithë me precedentë të rëndë penalë) dhe Sokol Olldashit.

    Ekzistenca e raportit dhe qenia e tij tashmë në duart e amerikanëve, është vënë në dukje këtë fundjavë, gjatë një dërgese elektronike të një shqiptaro-amerikani të njohur, i cili ka shkruar lidhur me këtë raport, dhe akuzat konkrete të ngritura në të, vetë Olldashit dhe Berishës.

    Më poshtë po citojmë pjesë të kësaj letre, që zbulon ekzistencën dhe rëndësinë e raportit në fjalë.

    Letra dhe materiali bashkëngjitur janë shpërndarë në adresat elektronike VIP, të hënën (dje). Letra ka për autor shqiptaro-amerikanin e njohur, Geri Kokalari.

    Në pjesën ku njeh Olldashin me ekzistencën e raportit, ai i drejtohet atij drejtpërdrejtë, duke i shkruar:

    "Me datë 3 dhjetor 2006, në vijim të deklaratës tuaj publike se do të mbështesnit kandidaturën e z.Nano për postin e Presidentit, ju do të vëreni se ju kam dërguar disa materiale të bashkëngjitura, të përgatitura nga një këshilltar i Berishës, material i cili, implikonte Fatos Nanon dhe anëtarët e qeverisë së tij në aktivitete kriminale.

    Siç dihet tashmë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, Berisha premtoi se do të dërgonte në ndjekje penale të gjithë zyrtarët e korruptuar të qeverisë Nano.

    Në postin tuaj të ministrit të Brendshëm, ju duhej të kishit luajtur një rol vendimtar në këto hetime.

    Më konkretisht, çfarë keni bërë ju për të ndjekur penalisht ato persona, të cilët janë akuzuar nga Berisha për korrupsion?

    Ju duhet të jeni në dijeni që kam mundur të siguroj një tjetër raport, i cili është i bashkëngjitur këtu, në mënyrë që ju të mund ta lexoni.

    Ky raport, i ngjashëm me atë që Këshilltari i Berishës kishte përgatitur, rendit gjithashtu një sërë akuzash për qytetarë shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale të tilla, si prostitucion, trafik narkotikësh, vrasje, trafiqe të mishit të bardhë etj.",- thuhet në letër.

    Në pjesën e fundit të letrës, duke cituar raportin, nga autori shtrohen me pika të veçanta, disa nga akuzat që ai përmban.

    Kokalari (i njohur për oponencën politike dhe ndihmën e ish-opozitës Berisha, me raporte dhe shifra që zbulonin korrupsionin e ish-qeverisë Nano, në fushën e telekomunikacioneve) i shkruan Olldashit:

    "Duke marrë në konsideratë kandidaturën tuaj për t'u bërë Kryetar Bashkie i Tiranës, është tej mase e rëndësishme të nënvizohet fakti se disa nga akuzat më të rënda që përmban ky material, implikoheni ju dhe bashkëpunëtorët tuaj më të afërt për pjesëmarrje në aktivitete kriminale, duke përfshirë:

    1. Një nga personat e përmendur në raport, mendohet të jetë në kërkim nga autoritetet policore spanjolle dhe portugeze, nën akuzën e trafikut të drogës.

    Gjithashtu raporti përmend se ky person është një nga miqtë tuaj më të afërt, me të cilin ju takoheni çdo javë.

    2. Raporti përmend një klub nate në Durrës, i cili thuhet se është qendër e trafikut të drogës, dhe sipas raportit, policia nuk ndërhyn sepse klubi është nën mbrojtjen tuaj.

    3. Në raport thuhet se ju i keni siguruar dokumenta udhëtimi dy vëllezërve të implikuar në trafik droge, midis Italisë dhe Shqipërisë.

    4. Raporti gjithashtu thotë, se një treg në Tiranë, shërben si qendër shitje droge ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zotërohet nga një individ, i cili thuhet se është një prej financuesve tuaj.

    5. Në raport ka akuza, të cilat flasin për lidhje midis jush dhe kriminelësh shqiptarë dhe se ju bashkëpunoni me ta në mënyra të ndryshme.

    "Këto janë akuza shumë të rënda. Unë nuk e di nëse janë të vërteta, do të shpresoja që jo.

    Por janë aq të rënda, saqë duke marrë parasysh pozicionin tuaj aktual dhe dëshirën tuaj për t'u bërë Kryetar Bashkie, këto pretendime meritojnë së pari, një prononcim publik nga ana juaj",- thuhet në fund të letrës.

    Shekulli/ G.S.

    P.s. Kjo qeverri mbase eshte e denje apo jo per te qeverrisur, kete gje nuk mund ta themi me nje bindje te plote por ajo cka mund te themi me bindje te plote eshte se: asnje shtet apo fqinj tjeter nuk e perkrah kete qeverri mesa duket, mbase do ishte me mire per kete popull qe keta qeverritar t'i leshonin vendin disa personave te tjere ose nje partie tjeter pasi te vetem nuk kan per te dal me asnje cep, mendoj.Dhe po deshtoj serish kjo parti qe qeverris sot eshte mese e sigurt se nuk ka per te marr vota nga ky popull deri diten qe te largohen keta qeverritar nga kjo parti dhe te zen vendin e tyre disa te rinj.

  2. #312
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Dhuna publike e Edi Ramës ndaj jetës

    Mero Baze
    Fillimisht, një e përjavshme
    prestigjioze e Sarajevës, pastaj gazeta më e madhe, kroate dhe një e
    përditshme në Tiranë, e afërt me një ish-ministër socialist, publikuan
    para dy ditësh foto të zhveshura të Edi Ramës në një plazh ende të
    paidentifikuar. Në foto shihet qartë se Edi Rama ka pozuar me shumë
    dëshirë së bashku me një femër para një të treti dhe para fëmijëve e grave
    që janë në sfond, të cilët, për ironi, janë të veshur. Pozimi me dëshirë
    në një plazh publik dhe pastaj përpjekja e tij, banale për të fshehur
    kohën, vendin dhe pasojat e këtij gjesti, po hapin një debat të madh në
    Shqipëri mbi jetën private dhe dhunën seksuale, publike që ky njeri ka
    ushtruar me këto foto.
    Pika e parë, e qartë është se këtu nuk
    bëhet fjalë për jetë private. Foto të jetës private të Edi Ramës
    ekzistojnë me shumicë dhe kanë ekzistuar prej kohësh. Unë kam në
    kasafortën time foto orgjish të tij, apo foto që vënë në dyshim
    integritetin e tij, njerëzor, por ato janë pjesë e jetës së tij, private,
    e cila, kur bëhet fjalë për një njeri që pretendon të udhëheqë Shqipërinë,
    duhet të njihet mirë në çdo skutë. Megjithatë, askush nuk i ka botuar këto
    foto. Jo se është e panevojshme të botohen, por, se me gjestet e tij,
    publike duket se ky njeri nuk ka më të ardhme në politikën shqiptare. Jeta
    private e kandidatit për kryeministër të Shqipërisë dhe e kandidatit për
    kryetar Bashkie të Tiranës duhet të njihet në çdo skutë, pasi ne do t’i
    besojmë atij fatin e fëmijëve tanë dhe edukimin e tyre. Sidoqoftë, çështja
    s’ka mbërritur ende deri këtu. Edi Rama e ka bërë të thjeshtë fare
    skandalin e tij. Ai ka pozuar nudo dhe shumë i gëzuar para kamerës dhe
    para syve të fëmijëve që ka rrotull. Ai ka ushtruar dhunë seksuale mbi ta.
    Kjo nuk është jetë private. Ky është perversitet publik dhe askush nuk
    mund t’i besojë më fjalët e tij për shkolla dhe edukim fëmijësh në këtë
    vend. Më tej, jeta e tij, private duhet doemos të kalojë në një shoshë dhe,
    nëse ka ndonjë person, ndaj të cilit duhet të kryhen zyrtarisht hetime për
    jetën private, është pikërisht ky, pasi është një qenie shoqërisht e
    rrezikshme.
    Së dyti, pasi pranon fotot, ai përpiqet
    të gënjejë publikisht. Gënjen për kohën, kur janë bërë fotot. Pamjet e Edi
    Ramës në vitin 1995-së, 1996-të, kur ai pretendon se i ka bërë ato, janë
    krejt të ndryshme nga pamjet e sotme. Çdokush që iu hedh një sy, e shikon
    se Edi Rama maksimumi ka dalë në foto një vit më parë, ose verën e shkuar.
    Problemi i tij është se ka një femër të përhershme, me të cilën ka pas
    bërë orgji dhe e cila është bërë shkak për një dhunë fizike ndaj tij në
    vitin 1996-të, dhunë që iu faturua qeverisë së atëhershme të zotit Meksi
    dhe Shërbimit Informativ. Në të vërtetë, është e njëjta femër, me të cilin
    ai bënte orgji në shtëpinë e tij dhe provokonte fqinjët. Fakti që ai
    përpiqet të fshehë kohën, kur janë bërë fotot, ka të bëjë me faktin se ai
    do të thotë se, kur ka bërë këto perversitete, nuk ka qenë politikan. Në
    të vërtetë, ka qenë politikan, ka pas konkurruar edhe për kryetar të
    Partisë Socialiste dhe në foto ka pas dalë, pasi ka bërë dhe një operacion
    për heqjen e qeskave poshtë syve, aty nga viti 2005-së.
    Megjithatë, problemi më i rëndësishëm që
    po mbërthen debatin është përpjekja e Ramës dhe e militantëve të tij që
    kontrollojnë Helsinkin apo organizata të tjera të të drejtave të njeriut
    për ta paraqitur këtë si shkelje të privatësisë. Unë, sinqerisht, jam i
    frikësuar nga ideja se në Shqipëri, një personaliteti politik, që
    përfaqëson gjysmën e vendit, mund t’i tolerohet të dalë me dëshirë në
    publik me organe seksuale pozuar para kamerës. Nëse do të kishim rastin e
    kundërt, nëse, fjala vjen, Erjon Braçe do të kishte një foto të Sali
    Berishës edhe me pantallona të shkurtra, do të çirrej se ka kapur një
    skandal. Edi Rama është treguar njeriu më i zi për të përdorur
    thashethemet për jetën private të kundërshtarëve dhe jo më faktet. Ai ka
    akuzuar Besnik Mustafajin në fund të debatit televiziv duke shpifur për të
    dhe është mburrur gjatë me këtë trimëri. Tashmë që miqtë e orgjive të tij
    e kanë tradhtuar dhe i kanë dorëzuar shtypit botëror filmat dhe fotot e
    orgjive të tij, ai përpiqet të paraqitet si viktimë. Ka dhjetëra raste në
    botë, kur personalitete të tilla, politike, pasi iu kanë ndodhur skandale
    të përafërta si kjo, janë larguar nga politika dhe as iu ka shkuar në
    mendje të paraqiten si viktima. Ky është padyshim skandali më i madh në
    botë, pasi bota nuk ka asnjë rast që një politikan të vetëfotografohet me
    gëzim me organe seksuale zbuluar. Ky është rast unikal dhe mund të hyjë në
    ngjarjet e shekullit. Unë nuk e di sesi mund të guxojë më një njeri pas
    kësaj të mendojë se qytetarët mund t’i besojnë të ardhmen e vendit të tyre,
    të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Nuk e di sesi Monika Kryemadhi do t’i
    besojë edukimin e tre fëmijëve Edi Ramës si kryeministër, nuk di sesi
    gratë socialiste, së paku të moshës 25 deri 55 vjeç, do ta bënin me të
    njëjtën qetësi këtë gjest me burrat e tyre në plazhe publike, nuk di sesi
    të moshuarve socialistë iu duket normale që kryetari i tyre t’iu tregojë
    organet seksuale fëmijëve në një plazh, por di të them se shqiptarët nuk
    ka rënë ende aq poshtë sa t`i bëjnë për budallenj disa njerëz të
    papërgjegjshëm që duan të shpallin si vlerë çdo perversitet. Kjo është një
    ngjarje e rëndë që nuk mbaron as më 18 shkurt të këtij viti, as pas 50
    vjetësh. Çdo qytetari të këtij vendi dhe të botës, sa herë të dëgjojë
    emrin e Edi Ramës dhe të ketë diçka që s’i pëlqen, i lind e drejta t’i
    thotë pervers dhe i papërgjegjshëm dhe t’i botojë këto foto. Çdo
    kryeministër i botës që do tentojë ta takojë atë, mund të ndeshet me një
    grup njerëzish që mund t’i mbajnë këto pankarta në duar. Ky është një krim
    publik që ai ka bërë ndaj qytetarisë sonë dhe dinjitetit të vendit tonë
    dhe kjo nuk është një lakuriqësi që mbulohet jo më nga fjalët, por as nga
    trupi i tyre që duan t’i dalin zot në këto ditë të këqija Edi Ramës.
    Për ta përfunduar, duhet të përsëris se
    jemi në një rast historik dhe të papërsëritshëm. Jeta publike e kryetarit
    të Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dhunuar jetën private të qytetarëve
    dhe fëmijëve tanë. Do të vijë koha ndoshta të hetojmë mirë edhe jetën e
    tij, private, por kjo që ka ndodhur, është përtej saj. Kjo është dhunë
    publike e Edi Ramës ndaj jetës private të qytetarëve. Dhe për këtë duhet
    të paguajë dhe jo të akuzojë.

  3. #313
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Po ku fitojne pederastet zgjedhje.Le te shkojne te hajne makarona.Foto nudo te Rames i ka nxjerre Fatosi per ta rrezuar nga kryetar partie.Prisni se kane per te dale dhe gjera te tjera.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #314
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Unë e kam parë shqetësues Ramën si politikan

    Fatos Lubonja

    Komenti im i parë lidhet me fushatën
    negativiste të forcave politike, që unë nuk e konsideroj pozitive, pasi i
    ka tejkaluar të gjitha format. Është një fushatë që zhvendos problematikat
    e mëdha që ka vendi te personat. Vendi nuk është se vuan për shkak të
    personave, por për shkak të një kulture dhe sistemi korrupsioni që është
    ngritur dhe mendoj se korrigjimet që mund t’i bëhen vendit janë në drejtim
    të këtij sistemi dhe jo pjesë të një personi. Në këtë aspekt, kritika ime
    është për të dy palët dhe në këtë kontekst, Edi Rama nuk mund të
    konsiderohet si një viktimë e pafajshme, përkundrazi është një nga
    strategët e luftës politike nëpërmjet denigrimit të personave, kemi një
    vit e gjysmë që PS-ja e ka përqendruar fushatën e saj mbi një person, Sali
    Berishën, dhe në përgjithësi, ky denigrim i tij dhe konfliktualiteti i
    madh që ka krijuar gjithë kjo, ku padyshim, edhe Edi Rama bie viktimë e
    strategjive të tij. Por, nga ana tjetër, kjo duhet frenuar, se krijon
    pasiguri dhe negativitet në jetën politike. Më kujtohet një thënie e
    famshme e Havelit, i cili, kur ka ngritur problemin se, nëse politikanët
    përfaqësojnë popullin e tyre, apo e kundërta; ai ka një rrugë të mesme,
    kur thotë se, “Varet çfarë stimulon politikani te populli”. Në rast se një
    politikan stimulon pjesët pozitive te populli, atëherë ai është pasqyrë e
    pjesëve më pozitive dhe kjo ndihmon. Por, në qoftë se politikani tenton të
    pasqyrojë pjesët më negative te populli, atëherë rezultati është ai që
    dihet, del vetë e keqja më e madhe. Në këtë aspekt, unë mendoj që politika
    jonë në gjithë këtë fushatë po stimulon pjesët më negative të shoqërisë
    shqiptare.
    A ju duket normale që një person në këto pozita politike dhe publike të pozojë me dashje nudo
    Ky problemi i normales është pak i
    koklavitur, varet se çfarë kuptojmë me normale. Përgjithësisht normalja
    nënkupton atë që i pështatet shumicës në ambient dhe anormal quhet një
    individ që nuk i përshtatet këtij ambienti. Pra, çështja e normales është
    shumë relative do të thoja. Përgjithësisht, me sa di unë, nga eksperienca,
    nuk e di a mund të konsiderohet, por në atë kohë kur janë bërë këto
    fotografi, unë iu besoj të dhënave të Ramës, që nuk ka qenë politikan, por
    ka qenë artist, intelektual. Por sërish në këtë pikë shtrohet çështja e
    normales apo anormales. Në kuptimin se artistët e kanë provokuar shoqërinë.
    Përdorimi i trupit nudo në art është i njohur, ka artistë që lyejnë trupin
    e tyre nudo me bojë dhe e lënë gjurmë atje dhe kjo konsiderohet si një
    vepër arti. Dhe problemi i asaj që quhet lakuriqësi, është sesa kjo
    shoqëri është e adaptuar me problemin e lakuriqësisë. Pra, çështja e asaj
    që është apo jo normale kjo punë, ka shumë aspekte. Ka edhe në perëndim,
    në rast se do shohim aty, se ka dhe vende si Gjermania apo bota skandinave,
    apo në ndonjë vend jugor të Italisë, që mund të jetë më anormale po të
    zhvishesh, po gjithsesi, bota për të respektuar të tjerët, ka zgjedhur
    plazhet nudo dhe plazhet publike. Unë nuk i kam parë mirë ato fotografi,
    por thuhet se janë në një plazh publik dhe në këtë kuptim, mund ta shikosh
    si artist, si provokim, por këto janë gjëra private dhe është shumë
    komplekse do thoja unë që të përcaktoja normalitetin apo anormalitetin, se
    varet nga fakti se ku janë bërë dhe është pak anormale që të jenë bërë në
    një plazh publik. Por, megjithatë, unë mund të thoja se janë normale dhe
    ka dashur ta provokojë, ose dhe si individ që do të provokojë atë shoqëri.
    Sigurisht, kur vjen problemi te shoqëria shqiptare, është problem i madh,
    se këtu kemi të bëjmë me një lider politik dhe politika në përgjithësi
    është më konservatore.
    Për të mbetur përpikmërisht këtu, a ka
    problem që ky njeri të ketë përgjegjësi politike
    Unë, personalisht, nuk kam probleme të
    mëdha me lakuriqësinë. Mua më shqetëson më shumë ajo çka tha Pango,
    ekzibicionizmi që ai përmendi. Padyshim, këto foto tregojnë një sindromë
    ekzibicionizmi, pra është prirja për të tërhequr vëmendjen, ose për t’u
    dukur me çdo kusht. Prirja për t’u dukur me çdo kusht ka shkallët e veta,
    çdo kush e ka, artistët e kanë më të theksuar. Arrin pika më ekstreme, kur
    njerëzit zhvishen lakuriq për të tërhequr vëmendjen. Por unë problemin e
    kam te Tirana, te qyteti. Pra, kur një njeri i tillë merr përsipër të
    drejtojë qytetin, mundet që prirja e ekzibicionizmit të më dëmtojë qytetin.
    Për shembull, ngjyrat e pallateve, që unë i kam kundërshtuar, janë
    sindromë ekzibicioniste. Por edhe plani francez me tetë kullat me nga 25
    kate, tërësisht të panevojshme me këtë popullsi që ka, është frymë
    ekzibicioniste dhe njëkohësisht, kjo prirje është dhe diktatoriale, kur
    për të tërhequr vëmendjen eliminon të gjithë të tjerët.
    Unë e kam parë
    shqetësues Ramën si politikan dhe mund ta konsideroja pozitiv si
    intelektual që provokon shoqërinë, të dyja bashkë nuk bëhen dot dhe ky
    është problemi në thelb, sipas meje.

  5. #315
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    BRESHKA cfar paska ber Edi qekan gabim?
    Dhe ngjyrat e pallateve dhe kullat qe do te bej dhe ura dhe rregullimi i lames?
    PRA SIPAS JUSH PSE BOTA E NXORRI SI KRYETARI I BASHKIS ME I MIR NE BOT?
    KOT RE?
    APO JENI ME TE ZGJUAR SE ATA JU?
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

  6. #316
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Personalisht nuk jam fare dakort me menyren qe ka zgjedhur Olldashi dhe PD-ja per te mundur Ramen.. Jo foto nudo jo foto me budalleqe, jo pjese fjalimesh etjetj. Po thuaj populli esht turme e nga ti terheqesh. E degjova dje Edi Ramen ne ate emisionin e Babaramos te vizioni dhe mu duk shume korrekt e i matur perkundrejt opozites..per aq sa e degjova sperdori asnje lloj fyerje ndaj Olldashit&co . Sot duhet folur me fakte e jo kuturu.
    Kushdo qe te vije me shume do shohe xhepat, po une them me mir Rama me xhepat gjysem plot, qe do me teper fame dhe nje Tirane me te mire tashme, sesa Olldashi qe i ka bosh e do mendoj vetem veten
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  7. #317
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Dark_Fighter
    BRESHKA cfar paska ber Edi qekan gabim?
    Dhe ngjyrat e pallateve dhe kullat qe do te bej dhe ura dhe rregullimi i lames?
    PRA SIPAS JUSH PSE BOTA E NXORRI SI KRYETARI I BASHKIS ME I MIR NE BOT?
    KOT RE?
    APO JENI ME TE ZGJUAR SE ATA JU?
    !!!!!!!!!!!!!!?????????
    C'pune ka Breshka ketu; thuaj Fatos Lubonjes.
    Personalish une nuk votoj per nje prevert! Dhe do ishte ne nderin e socialisteve qe te perzenin me dru nje te semure te pa ndreqshem.
    E doni Edin, shume mire , behuni fan-na te tije, krijoni dhe klube per fillozofine e tij; shkoni dhe ju e nxirrni hallatet dhe zogun e zi, por kjo nuk i jep asnje benefit familjes shqiptare, dhe me shume femijve shqiptar.
    Syte ju jane errur juve; ju keni humbur llogjiken dhe pranoni gjithcka qe ai prevert ben e ka bere, dhe gjeni 1000 justifikime qe ti jipni voten.
    Jepjani, kjo do na tregoje se sa poshte jemi. Shpresoj te mos jene shume si puna juaj........... qe ne te fillojme te ngrihemi..... me se fundi.

  8. #318
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    do ishte injoranca me e malle qe per hiri te bindjeve partiake te biesh pre e degjenerimit apo degradimit te Edvin Nudos, duke i mbrojyur xhestet e tija shtazarake!TURP!TURP!TURP!!

  9. #319
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75

    Olldashi ne listen e krimit te CIA

    *

    Raporti për Olldashin, në zyrat e CIA
    Shekulli
    13-02-2007


    Sokol Olldashi
    Mbrapa - Para

    Gjashtë fashikuj për klanet Shijak-Durrës. Ekzistenca e raportit, zbulohet nga një letër e Geri Kokalarit, për Olldashin dhe Berishën. Një nga akuzat: "Olldashi siguroi dokumente udhëtimi, për 2 të kërkuar për drogë"

    Një raport i hollësishëm që kompromenton figurën e ministrit të Brendshëm dhe kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ndodhet tashmë në zyrat e CIA-s amerikane dhe në tryezën e Ambasadores Amerikane në Tiranë.

    Raporti në fjalë përmban 6 fashikuj (me mesatarisht 7 emra dhe dosje konkrete për secilin argument) dhe përqendrohet në survejimin dhe hetimet e kryera për veprimtari kriminale kryesisht në zonën e Shijakut, Durrësit dhe lidhjet me disa qytete të tjera.

    Hetimi (i nisur për veprimtari kriminale të regjistruara që në vitin 1991), përfshin të paktën 5 familje të fuqishme të zonës, të cilat, në raportin në fjalë, identifikohen me termin "klane", mes të cilave (sipas fashikujve) Xhakja, Arapi, Gjoka, Sijoni, Xhafzotaj etj. Pjesa më e rëndë e raportit, citon lidhje mes personash me begraund të fortë kriminal dhe PD-së, duke hipotetizuar në shumë pjesë të tij, për vitet e fundit, lidhje mes personave të cituar (të gjithë me precedentë të rëndë penalë) dhe Sokol Olldashit.

    Ekzistenca e raportit dhe qenia e tij tashmë në duart e amerikanëve, është vënë në dukje këtë fundjavë, gjatë një dërgese elektronike të një shqiptaro-amerikani të njohur, i cili ka shkruar lidhur me këtë raport, dhe akuzat konkrete të ngritura në të, vetë Olldashit dhe Berishës.

    ***

    Më poshtë po citojmë pjesë të kësaj letre, që zbulon ekzistencën dhe rëndësinë e raportit në fjalë. Letra dhe materiali bashkëngjitur janë shpërndarë në adresat elektronike VIP, të hënën (dje). Letra ka për autor shqiptaro-amerikanin e njohur, Geri Kokalari. Në pjesën ku njeh Olldashin me ekzistencën e raportit, ai i drejtohet atij drejtpërdrejtë, duke i shkruar:

    "Me datë 3 dhjetor 2006, në vijim të deklaratës tuaj publike se do të mbështesnit kandidaturën e z.Nano për postin e Presidentit, ju do të vëreni se ju kam dërguar disa materiale të bashkëngjitura, të përgatitura nga një këshilltar i Berishës, material i cili, implikonte Fatos Nanon dhe anëtarët e qeverisë së tij në aktivitete kriminale. Siç dihet tashmë, gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, Berisha premtoi se do të dërgonte në ndjekje penale të gjithë zyrtarët e korruptuar të qeverisë Nano. Në postin tuaj të ministrit të Brendshëm, ju duhej të kishit luajtur një rol vendimtar në këto hetime. Më konkretisht, çfarë keni bërë ju për të ndjekur penalisht ato persona, të cilët janë akuzuar nga Berisha për korrupsion?

    Ju duhet të jeni në dijeni që kam mundur të siguroj një tjetër raport, i cili është i bashkëngjitur këtu, në mënyrë që ju të mund ta lexoni. Ky raport, i ngjashëm me atë që Këshilltari i Berishës kishte përgatitur, rendit gjithashtu një sërë akuzash për qytetarë shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale të tilla, si prostitucion, trafik narkotikësh, vrasje, trafiqe të mishit të bardhë etj.",- thuhet në letër.

    ***

    Në pjesën e fundit të letrës, duke cituar raportin, nga autori shtrohen me pika të veçanta, disa nga akuzat që ai përmban. Kokalari (i njohur për oponencën politike dhe ndihmën e ish-opozitës Berisha, me raporte dhe shifra që zbulonin korrupsionin e ish-qeverisë Nano, në fushën e telekomunikacioneve) i shkruan Olldashit:

    "Duke marrë në konsideratë kandidaturën tuaj për t'u bërë Kryetar Bashkie i Tiranës, është tej mase e rëndësishme të nënvizohet fakti se disa nga akuzat më të rënda që përmban ky material, implikoheni ju dhe bashkëpunëtorët tuaj më të afërt për pjesëmarrje në aktivitete kriminale, duke përfshirë:

    1. Një nga personat e përmendur në raport, mendohet të jetë në kërkim nga autoritetet policore spanjolle dhe portugeze, nën akuzën e trafikut të drogës. Gjithashtu raporti përmend se ky person është një nga miqtë tuaj më të afërt, me të cilin ju takoheni çdo javë.

    *2. Raporti përmend një klub nate në Durrës, i cili thuhet se është qendër e trafikut të drogës, dhe sipas raportit, policia nuk ndërhyn sepse klubi është nën mbrojtjen tuaj.

    3. Në raport thuhet se ju i keni siguruar dokumenta udhëtimi dy vëllezërve të implikuar në trafik droge, midis Italisë dhe Shqipërisë.*

    4. Raporti gjithashtu thotë, se një treg në Tiranë, shërben si qendër shitje droge ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe zotërohet nga një individ, i cili thuhet se është një prej financuesve tuaj.

    5. Në raport ka akuza, të cilat flasin për lidhje midis jush dhe kriminelësh shqiptarë dhe se ju bashkëpunoni me ta në mënyra të ndryshme.

    "Këto janë akuza shumë të rënda. Unë nuk e di nëse janë të vërteta, do të shpresoja që jo. Por janë aq të rënda, saqë duke marrë parasysh pozicionin tuaj aktual dhe dëshirën tuaj për t'u bërë Kryetar Bashkie, këto pretendime meritojnë së pari, një prononcim publik nga ana juaj",- thuhet në fund të letrës.

  10. #320
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Jam gati për debat publik me Ramën!"


    Kandidati i mazhorancës për Tiranën, shprehet i bindur dhe i sigurt për përballjen në TV

    "Ftoj Edi Ramën në debat që të përballet më përgjegjësitë"
    "Do të doja të ftoja ish‑kryetarin e Bashkisë së Tiranës që të vijë përballë qytetarëve dhe të përballet me përgjegjësinë e tij për 6 vjet. E ftoj të debatojë para qytetarëve, dhe nëse ka frikë nga ata, të debatojë në media, dhe nëse ka frikë edhe nga kjo, jam i gatshëm të shkoj të debatoj me të edhe në kryesinë e Partisë Socialiste", deklaroi dje publikisht kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, Sokol Olldashi.

    Gjatë një mitingu elektoral në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, Olldashi theksoi se "ne kemi nisur sot javën e fundit të fushatës elektorale dhe kemi vetëm një fjalë për të thënë: fitore".
    "Në më shumë se 1 muaj ne ukemi treguar banorëve të Tiranës se cilat janë problemet e vërteta të kryeqytetit dhe cila është perspektiva, e ardhmja e qytetit ku ne jetojmë, sepse ne kemi vendosur për të ardhmen", tha ai Olldashi.

    Zgjidhjet
    Në këtë drejtim ai vuri në dukje se "kemi sjellë zgjidhje për problemet e mëdha të Tiranës, për problemet e mëdha të zhvillimittë kësaj qendre të madhe të shqiptarëve, për perspektivën e saj që nuk mund të jetë ndryshe veçse një perspektivë europiane".

    "Ne do ta tregojmë në 18 shkurt metodën e mashtrimit të Edi Ramës, do ta detyrojmë të japë përgjigje para qytetarëve të Tiranës se përse i gënjeu, përse i ka shkaktuar këtë kaos të tmerrshëm trafikut ku duhet 45 minuta për të ecur në 1 km rrugë, pse i gënjeu kur u premtoi pastërtidhe për 6 vjet u dha kryeqytetin europian të ndotjes, kostoja e Tiranës për këtë është 3 vjet jetë për secilin prej nesh", tha Olldashi.

    Në këtë drejtim, ai theksoi se "do t'i kërkojmë llogari për mashtrimin e tij për ujin e pijshëm, ka 6 vjet që gënjen dhe mundohet të gënjejë përsëri,për kanalizimet, ku do t'i kujtojmë Kodrën e Priftit që mbytet nga ujrat e zeza,sepse Tirana ka halle dhe probleme, sepse Tirana nuk është fasada e Bashkisë".

    Llogaridhënia
    "Edi Rama do të na japë llogari për padrejtësinë e tij kundrejt biznesmenëve që i detyron të paguajnë nga 7 euro për metër katro, do t'i kërkojmë llogari për kafen e mashtrimit për të moshuarit dhe do t'i tregojmë se ku rrijnë të moshuarit e Tiranës në trotuaret e kryeqytetit, duke luajtur domino, pasi kjo është ajo çka Rama u premtoi dhe u dha", tha Olldashi.

    Gjithashtu, ai u shpreh se "do të kërkoj llogari edhe për strehimin, pasi Edi Rama mashtroi për 6 vjet dhe ndërtoi zero, ndërkohë që nëkryeqytet ka akoma geto, ka geto te shkolla e partisë, në Kombinat, te Bathorja, që janë banorë të Tiranës po aq sa janë edhe ata që banojnë nëqendra".

    "Ne do t'i tregojmë Edi Ramës mashtrimin e tij me shkollat,me të ardhmen e këtij qyteti,do t'i tregojmë se si ndërtohen 3 milionë e 800 mijë metra katrorë pallate me leje të shitura nga Blendi Gonxhe dhe ndërkohënuk ndërtohen 20 shkolla dhe 10 shkolla të mesme", tha Olldashi.

    Premtimi
    Në këtë drejtim ai premtoi se "do ta ndryshojë këtë situatë, duke filluar nga e diela, për t'i dhënë Tiranës gjithçka që meriton, për t'i dhënë Tiranës jo fitoren e Sokol Olldashit, por fitoren e qytetarëve të Tiranës që kërkojnë të jetojnë në një qytet të denjë". "Unë ju ftoj edhe për gjëtë fundit. Na ndajnë edhe 5 ditë nga zgjedhjet, ndaj duaqë secili prej jush fitoren që ka në shpirt ta çojë në çdo cep të këtij kryeqyteti, në mënyrë që fitorja e Tiranës të jetë fitorja jonë e përbashkët", tha Olldashi në përfundim të fjalës së tij.

    E Marte 13 shkurt 2007

Faqja 32 prej 57 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •