Close
Faqja 22 prej 57 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 565
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kryehajduti i Tiranes i dhuron Dash Pezes nje rrugen te Tiranes, qe te ndertoj pallat.

    Pervec disa qindra milion dollare qe Rama ka futur ne xhepin e tij dhe pervec kthimit te bandave te droges ne biznesmen ndertimi, sot doli dhe nje fakt i ri.

    Sokol Olldashi paraqiti para medjas lejen e ndertimit te leshuar nga Rama, per nje pallat tashme 13-katesh. Ky pallat i ndertuar nga djali i Lym Pezes, Dashi, eshte ndertuar mbi nje rruge lagjeje. Pra kryehajduti as burre dhe as grua (si Enver Hoxha Fiks-Fare) nje rruge te Tiranes ja dhuron mikut te tij te ngushte, a thua se ja kishte lene Kristaq Rama dhe jo te jete prone e qytetit Tirane.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------------------------



    TIRANE (6 Shkurt)- Kandidati i PD Sokol Olldashi ka qene sot ne nje zone ne qender te Tiranes ku qytetaret ankohen se po ndertohet nje pallat mbi nje rruge. Ka qene nje kerkese e banoreve dhe biznesmeneve, qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne njesine nr. 9, e njohur si zona pas Hotel Tirana Internacional, te cilet jane ankuar se jane te bllokuar ne aktivitetin e tyre te perditshem per shkak te mbylljes se rruges, vendin e se ciles e ka zene nje pallat shumekatesh. Olldashi deklaroi se ky eshte nje rast korrupsioni i Bashkise se Tiranes dhe se ndertuesi eshte mik i ngushte i kryetari Edi Rama

    "Pra, nga nje shqetesim qe erdhi nga banoret e zones, dolem ne nje rast tipik te korrupsionit te Bashkise se Tiranes, rast i cili perben kulmin e abuzimit me pushtetin, te nje praktike te turpshme qe rrugen e shnderron ne nje godine 13 kateshe per miqte e kryetarit dhe njerezit pengohen pa patur nje rruge. Nje rruge per truall, kjo eshte praktika qe ka ndjekur deri tani Bashkia e Tiranes", tha zoti Olldashi.

    (News24/Balkanweb)

  2. #212
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kryepolici fushate per Olldashin

    Data e Publikimit: 06/02/2007

    Autori i Lajmit:
    A.K.

    Tiranë
    - Skandali i rradhës është zbuluar në lëvizjet e partisë Demokratike, lidhur me kandidaturat që janë propozuar për në zgjedhjet vendore të rradhës, që do të zhvillohen vetëm pas 12 ditësh. Sipas të gjitha informacioneve që kemi mbledhur kryekomisari kandidon për Partinë Demokratike. Me këtë lëvizje të fundit që ka bërë kryeministri dhe Sokol Olldashi, kandidat i shumicës parlamentare për Bashkinë e Tiranës, janë shkelur të gjithë rregullat, që policia duhet të jetë e depolitizuar. Kështu, KELTIS Kruja është në listën e këshilltarëve për Partinë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, duke qenë një ndër të propozuarit e Sokol Olldashit, që ka qenë ministër Rendi, dhe që de fakto është ende, pasi nuk ka një që ta zëvendësojë në këtë detyrë. Propozimi i këtij emri nuk do të përbënte asnjë problem në rastin më të mirë, kur ai do të kandidonte, pa patur një funksion të lartë në polici dhe në Ministrinë që Olldashi ka drejtuar deri para disa ditësh. Nga ana e partisë Demokratike thuhet se KELTISi është anëtar i forumit rinor të Partisë Demokratike. Ky person që është jo më shumë se në moshën 24 vjeçare, është për momentin drejtori i inspektimit në ministrinë e Brendshme, ka gradën kryekomisar, ndërkohë që nuk ka punuar asnjë ditë në administratë shtetërore. U emërua në këtë post thjesht sepse ishte shoku i ngushtë i djalit të kryeministrit Sali Berisha. Pra, Kruja është shefi i asaj që është quajtur deri tani Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, në sturkturë shumë e rëdnëisshme. Dhe ky ndëkrorhë që ka këtë gardë policore, nuk ka ans statusin e nëpunësit civil, është në një funksion të lartë policor dhe duke qenë në këtë status, përzihet në një historie politike të mirëfilltë, duke shkelur statusin e depolitizimit të policisë. Kjo është tërësisht kriminale, dhe në asnjë mënyrë nuk është një veprim i ligjshëm, sepse kandidimi i tij bie ndesh me postin që ai mban në ministrin e Brendshme, por që e mori vetëm se ishte shoku i djalit të Berishës.

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Mesazhi tiranas për Ramën: Na u zhduk sysh


    Vjen edhe përgjigjja kryeqytetase për njeriun që ka gjashtë vjet që mashtron ditën e, natën arratiset për në Pezë. Në një lokal të periferisë, Edvini është nxjerrë përjashta, duke u quajtur si shkaktari i bllokimit të Tiranës dhe i gjobave që kasnecët e bashkiakut marrin lart e poshtë. Asnjë vend për reflektim, vetëm kërcënime paranojake se, pas 18 shkurtit, do ta shohin Ramën e dhunshëm



    Qytetarët përzënë Ramën nga lokalet e tyre. Askush nuk e duron më dot kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, të cilit nuk i kanë mbetur më shumë se dy javë në detyrë. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fushatës së tij elektorale në lagjen Kombinat, teksa Edvini ka tentuar të pijë një kafe në një bar të kësaj zone, është përballur me pronarin: “Në këtë lokal nuk shërbehet për ju, prandaj dilni jashtë sa më parë!” Ramës, menjeherë i është kthyer patologjia e njohur dhe, i çakërdisur është ngritur si i çmendur nga karrikja, duke i thënë: “Ta tregoj unë pas datës 18 shkurt”. Por, historinë e tij, Rama nuk e ka mbyllur me kaq. Ai ka bërë presion edhe mbi median, me anë të truprojave të tij, duke u munduar të gjejë ndonjë operator që mund ta kishte filmuar skenën. Më pas, Rama ka bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe është larguar me bisht ndër shalë. Historia e djeshme e Ramës nuk e kish pasur zanafillën në bindje politike. Madje, i zoti i lokalit kishte kohë që e kishte pritur këtë ditë, për përgjigjen e tij. Tatimorët e Ramës ia kishin nxirë jetën me taksa e me gjoba, për të cilat, ky i fundit u shpreh se nuk i ka merituar. Kërcënimi se “ta tregoj unë ty, pas 18 shkurtit!”, me sa duket, nuk i ka bërë shumë përshtypje pronarit të lokalit, i cili ka përsëritur edhe një herë, më zë të lartë dhe duke bërë me gisht nga dera “Dil jashtë të thashë!”. Edi Rama është njeriu i cili 6 vjet më parë nuk la qytetar të Tiranës pa takuar, duke klithur se ishte “i dërguari i Nanos”, Rama erdhi në karriken ku është sot, nën zhgunin e të tjerëve, por u identifikua si njeriu që nxit urrejtje. Si askush politikan apo njeri publik, cinizmi i tij shkon në ekstrem. Ai është i vetmi ekzemplar i llojit të tij, që ka guximin të thotë në mes plehrave se është në lulishte, në mes baltës dhe gropave se është në asfalt, dhe mes ujërave të zeza, se ndodhet në të thatë. Ja se kush është njeriu që sot kërkon pushtet, që kërkon votën e qytetarëve që u tall me ta për 6 vjet me radhë. Hiena dymetroshe vërdalloset akoma qytetit të Tiranës. Që herët në mëngjes, ai zbret nga Peza, ku edhe kalon natën mes maktheve të tij dhe mundohet të gjejë pak qetësi në zyrë. Por, me sa duket, as aty nuk e gjen dot. Njëri prej atyre që i sillet pas ditë e natë, zëdhënësi i tij, Saimir Tahiri, ia ka bërë gati axhendën dhe ai duhet ta zbatojë, duhet të përballet me mashtrimet e tij. Nuk ndjen fare turp, por i hipën makinës së tij luksoze të paguar nga tenderë dhe pazarllëqe të tjera. Por dje, ai nuk e donte veten, ai dje nuk kishte nga t’ia mbante. Gjithmonë në nervat e tij, kishte qarkulluar vetëm një mendim, se qytetarët janë budallenj. Sipas tij, përderisa shqiptarët kanë duruar për 6 dekada një diktator, kjo është një provë e mjaftueshme që nëntë vjet të durojnë edhe Ramën, të cilit i dukej vetja më i mirë. Por në këtë pikë, llogaritë e Ramës ishin bërë gabim. “Ik, se s’të duroj!”, është hera e parë që Ramës i është thënë në sy. Morali i tij, tashmë ka rënë përtokë. Ai nuk ka më as guxim, as fytyrë të dalë para qytetarëve. Ramës së gjatë, pasi edhe mund të ngatërrohet me një tjetër Ramë, me sa duket, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të bëjë vetëm rrugën nga Peza në selinë rozë dhe anasjelltas, mundësisht natën, që të mos e shohë njeri. Dhe kjo është koha e “artë” e një kryetari mashtrues e të dështuar...

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Berisha: Rama po takohet me gomerët, atje ku kishte premtuar tramvaj


    Gjatë një takimi që kreu i qeverisë ka zhvilluar me banorët e Kamzës pasditen e djeshme, ka ironizuar kreun aktual të bashkisë së Tiranës duke thënë që ai në po takohet me gomerët, aty ku kishte premtuar se do të kishte shërbim tramvaj për qytetarët. “Fjala e dhënë është gjë e madhe për moralin e njeriut. Sot, para se të vija tek ju, po shikoja lajmet, shikoja Edvin Ramën në bulevardin e Kombinatit. Po ecte pash më pash bulevardit të Kombinatit dhe takon papritmas, në mes të bulevardit, një gomar. Aty ku ju kishte premtuar se do të kalonte tramvaji, po kalonte sot vetëm veshgjati për ta përshëndetur ish-kryetarin. Dhe rastisi tamam ashtu siç duhej, sepse e gjeti në vendin e mashtrimit, aty ku tre vjet më parë u kishte premtuar banorëve se këtu do të kalojë tramvaji më modern. Pas 3 vitesh, takohej me veshgjatin në të njëjtin vend”, tha Berisha. Pas kësaj batute, Berisha bëri prezantimin e kandidatit demokrat për Bashkinë e Kamzës zotin Xhelal Mziun, duke u shprehur me tej se ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë. “Kam ardhur sot për t’u zotuar solemnisht para jush se, së bashku me ju, së bashku me zotin Mziu, do ta shndërrojmë Kamzën, në një nga bashkitë më të zhvilluara të Shqipërisë. Jam këtu për t’ju siguruar se qeveria do të financojë të gjitha projektet e zotit Mziu, për asfaltimin dhe gjelbërimin e rrugëve dhe të rrugicave të Bashkisë së Kamzës, për furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike të kësaj bashkie, për shkolla moderne dhe shërbimet sociale më të mira”, tha Berisha. Duke folur në lidhje me legalizimet, Berisha i informoi ata se javën që vjen fillon legalizimi i zonës së parë me 50 ha. “Para mediave, para jush dhe të gjithë shqiptarëve, dorëzohen lejet e para të legalizimit, legalizohen banesat. Unë, këtu, shpreh mirënjohje të thellë ndaj jush, sepse, me një shpejtësi dhe besim të madh, brenda 5 muajve, mbi 400 mijë familje shqiptare, në Kamzë dhe kudo, aplikuan dhe dorëzuan dosjet për legalizimin e shtëpive të tyre. Ne, jo vetëm nisim javën e ardhshme dorëzimin e tapive dhe të lejeve të legalizimit, por javën e ardhshme instalojmë sistemin më model, sistemin në të cilin, ju, në internet, do të tërhiqni të gjitha dokumentet që ju duhen”, tha Berisha. Më pas ai renditi disa nga arritjet e qeverisë që ai kryeson. Më shumë e vuri theksin në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, Berisha përmendi edhe rritjen e pensioneve, uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë elektrike 33 deri në 45 përqind, uljen e sigurimeve shoqërore deri në 32 përqind. “Ndaj dhe le të votojmë për Xhelal Mziun dhe unë ju jap fjalën se, të gjitha premtimet e tij, të gjitha premtimet e mia, do t’i shndërrojmë në realitet. Ta bëjmë Kamzën një nga bashkitë më të zhvilluara, më të bukura të Shqipërisë”, tha në fund të fjalës së tij Berisha.

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Olldashi: Që të këndosh, duhet të punosh dhe të ushqehesh, por Rama s’do t’ia dijë për këtë


    Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, z.Sokol Olldashi zhvilloi dje një takim me banorët e komunitetit rom në zonën e Tiranës së Re, ne rrugen "Irfan Tomini". Z.Olldashi theksoi se për vite me radhë ky komuntet është lënë në mëshirë të fatit nga Bashkia e Tiranës, e cila minimalisht duhet t'ju siguronte një strehë sociale. “Bashkia, teksa bëri Lanën, ka pasur detyrimin që të sistemonte në radhë të parë njerëzit që jetojnë buzë këtij lumi, t'i rregullonte në ndërtesa sociale, t'u gjente një strehë. Këta njerëz kanë nevojë për një strehë, për të mos jetuar mes baltës, erës e pluhurit. Këta njerëz jetojnë në terren të hapur dhe duhet të kesh paturpësinë e z.Rama, që të vish t'ju trokasësh në derë dhe t'ju thuash na bëni pak aheng", theksoi z. Olldashi, duke theksuar se komuniteti rom është lënë të jetojë në kushtet më të rënda që mund të ekzistojnë. Sipas tij, këta njerëz,duhet të ndihen në radhë të parë qytetarë të kryeqytetit dhe të kenë mundësi të rrisin dhe të shkollojnë fëmijët si të gjithë banorët e tjerë. " Këta njerëz kanë nevojë për një shtëpi dhe jo për baraka, kanë nevojë të çojnë fëmijët në shkollë, që ata të edukohen, të kenë një të ardhme më të mirë se ajo e prindërve të tyre dhe në radhë të parë të ndihen qytetarë të Tiranës", deklaroj z.Olldashi. Në kuadrin e edukimit dhe shkollimit të fëmijëve të këtij komuniteti, z. Olldashi përgëzoi nismën e biznesmenes rome Selvie Rushiti, e cila ka krijuar me të ardhurat e saj një strehë të sigurtë për fëmijët romë. "Kemi ardhur në qendrën "Zemra e Nënës", në një ambient ku edukohen, mësojnë dhe ushqehen rreth 70-80 fëmijë rom dhe duhet falenderuar biznesmenia Selvie për këtë sipërmarrje private që i ka dhënë një mundësi më të madhe këtyre fëmijëve që meritojnë kujdesin e duhur", theksoi z.Olldashi, duke theksuar se romët nuk mund të shihen më vetëm si njerëz të ahengut, por njerëz që kanë nevojë për një jetesë normale. Në takimin me banorët e komunitetit rom, z. Olldashi u shoqërua nga zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, deputetja Majlinda Bregu.

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama ka zhdukur 15 milion dollarë nga buxheti i Bashkisë

    Zëvendësministri i Brendshëm dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës reagon për shpërdorimet e kryebashkiakut


    Zëvendësministri i Brendshëm dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni, deklaroi dje se Edi Rama ka zhdukur mbi 15 milon dollarë nga buxheti i Bashkisë, për shkak të mosrealizimit të projekteve. Gjatë një prononcimi për median, zëvendësministri Poni denoncoi edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak të thirrur nga Rama në fshehtësi. "Rama, në një takim sa fatkeq, aq dhe të turpshëm dhe mjeran, njoftoi se në fshehtësi të plotë kishte marrë disa vendime që gjoja lehtësokan barrën e biznesit në Tiranë. Së pari, do të doja të bëj transparent faktin se formalisht nuk ka patur asnjë mbledhje këshilli të thirrur zyrtarisht me ftesë nga kryetari dhe e njoftuar për rendin e ditës dhe së dyti, pra është në kundërshtim me nenin 31 të ligjit 86/52. Së treti, aktet e marra nga ky këshill edhe formalisht janë në kundërshtim gjithashtu me Ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", neni 305, ku kërkohet domosdoshmërisht për këto akte kaq të rëndësishme fillimi i një konsultimi i këshillit me bashkësinë dhe grupet e interesuara të biznesit apo të qytetarëve të Tiranës", u shpreh Poni.

    Më tej, Poni tha se, "unë mendoj se sado haluçinacione të ketë ish-kryetari Rama, ai nuk mund të zëvendësojë Mimi Kodhelin apo enturazhin tjetër të tij fatkeq me grupet e interesit në Tiranë. Ai nuk mund të zëvendësojë Eva Allushin apo kandidatët që do të mbeten kandidatë për minibashkinë e Tiranës me biznesmenët që i ka vjelë dhe shfrytëzuar për 6 vjet me radhë. Besoj se qytetarët e Tiranës e kanë parasysh se Rama paraqet simbolin e njeriut antibiznes në Tiranë, sepse ai ka qenë ndoshta nga të vetmit lider të së majtës shqiptare që e ka kundërshtuar me forcë aktin e guximshëm, por dhe mjaft liberal të qeverisë "Berisha" për përgjysmimin e taksës të biznesit të vogël. Besoj se Rama mbahet mend shumë mirë dhe do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët dhe si përfaqësuesi i grupeve monopol, përfaqësuesi i grupeve që kanë urdhëruar në politikën e Bashkisë së Tiranës për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me to apo në vendosjen dhe mosvendosjen e taksave".

    "Unë besoj se qytetarët e kanë shumë të qartë se Rama do të mbahet mend si evazori më i madh në buxhetin publik të Bashkisë së Tiranës, për arsye se ai, vetëm në vitin 2006, për shkak të mosmbledhjes së taksave dhe politikës së tij në shërbim të grupeve monopoliste në Tiranë, nga mosvjelja e tatimit mbi ndërtesat, i shkaktoi një dëm publik Bashkisë së Tiranës prej mbi 5 milion dollarë, nga të cilat u dëmtuan projektet për strehimin, nuk pati shtëpi për të pastrehët, projektet për qarkullimin, projektet për shkollat, për rrugët, në këtë vlerë. Të gjitha së bashku në Tiranë kapin shifrën e humbjes së buxhetit në Bashkinë e Tiranë për më shumë se 15 milion dollarë", u shpreh zëvendësministri Poni.

    Poni tha se Rama mbahet mend edhe si shembulli i vetëm sharlatanesk dhe donkishotesk i diktatorit lokal, që qoftë dhe për mënyrën si është zgjedhur dhe si duhet formuluar një i zgjedhur lokal, ai është në kundërshtim me gjithçka me frymën e ligjit. "Është i vetmi diktator lokal që e ka nënshtruar mazhorancën e tij fatkeqe dhe të mjerë në këshill, në vegël të bindur të tij, saqë të mos kuptojë që ai dhe politika e mbrapshtë ndaj qytetarëve ka mbaruar, ka filluar era e politikës "Olldashi". Do të jetë mazhoranca demokratike në këshill ajo që do të vendosë politika të reja liberalizuese, politika të reja me frymëmarrje, politika të reja për menaxhimin efektiv të buxhetit të Bashkisë së Tiranës. Këtë duam t'ua themi të gjithë qytetarëve të Tiranës, këtë duam t'ua themi edhe mendjeshkurtërve dhe dritëshkurtërve të tipit Rama", përfundoi zëvendësministri Ferdinand Poni.

    R.POLISI

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Projekti i kryeqytetit në 254 faqe të "Kontrata me Tiranën"

    6 Shkurt Olldashi publikon librin me strategjinë e tij për nderimin e Tiranës Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë publike platformën e tij për zhvillimin e kryeqytetit. Kështu, Olldashi ka publikuar të gjithë projektin për ndryshimin e Tiranës, sipas vizionit të tij, në një libër të titulluar “Tirana ç’do bëhet“. Libri në të cilin mbizotëron ngjyra blu dhe një foto e madhe e Olldashit dhe në anën tjetër të kopertinës një foto e tij me familjen, ka rreth 254 faqe, të cilat ai i ka titulluar “Kontrata me Tiranën”. Olldashi e prezantoi kontratën e tij me kryeqytetin dje para specialistëve që asistuan në publikimin e këtij libri, akademikëve dhe medias. Gjatë fjalës së tij, Olldashi është shprehur se ka zgjedhur ta publikojë programin në një libër, që çdo premtim të mbetet në letër dhe qytetarët e Tiranës të mund të verifikojnë realizimin brenda afateve të caktuara të këtyre premtimeve.

    Strategjia

    Kështu strategjia për zhvillimin e Tiranës, sipas Olldashit, është parashikuar në 10 pika kyçe. Së pari, Tirana do të jetë një qytet me ekonomi të fuqishme dhe forcë konkurruese, një qytet i rëndësishëm në Evropë, do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i vendit dhe qendra e një rajoni me më shumë se 1 milion banorë. Do të jetë një qytet me cilësi të lartë të jetës shoqërore, me një shoqëri të hapur dhe një vend i mirë për të jetuar. Sipas Olldashit, Tirana do të jetë një qytet me cilësi të lartë të mjedisit urban në harmoni mes qytetit dhe natyrës, një qytet i pastër dhe i shëndetshëm. Një qytet me infrastrukturë moderne të transportit dhe komunikimit, në shërbim të cilësisë së jetës dhe mjedisit urban. Tirana do të jetë një qytet policentrik, që zhvillohet në të gjithë hapësirën me një zhvillim të balancuar. Dhe pika e fundit e strategjisë parashikon që Tirana të qeveriset me demokraci, transparencë dhe përfshirje.

    Objektivat

    Ndër objektivat kryesore të programit të Olldashit është parashikuar hartimi i planit të përgjithshëm i zhvillimit të qytetit, që do të jetë i integruar, që ruan trashëgiminë dhe identitetin. Olldashi jep zgjidhje për transportin, i cili do të jetë me kosto të ulët. Do të ketë siguri në rrugë dhe do menaxhohet trafiku, si dhe do rriten mundësitë për parkim nëpërmjet një plani afatgjatë. Një tjetër pikë është ulja e ndotjes së ajrit nëpërmjet një programi për përmirësimin e cilësisë së ajrit, nëpërmjet pastrimit të qytetit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. Ndërtimi i tregjeve agro-ushqimore dhe garantimi i sigurisë ushqimore, ndërtimi i tregjeve të fruta-perimeve, kafshëve të gjalla, produkteve blegtorale etj., janë pjesë e librit të Olldashit. Një nga objektivat e kandidatit demokrat përfshihet edhe rritja e nivelit të arsimit dhe shkencës si dhe rritja e veprimtarive jashtëshkollore, futja në masë e teknologjisë së informacionit. Politikat dhe shërbimet sociale për një qytet human dhe solidar, kujdesi për fëmijët, mbrojtja dhe kujdesi për gruan, është një tjetër objektiv. Olldashi ka vendosur të nxjerrë në pah edhe Tiranën turistike, duke nxitur vizitat në muze, rritjen e aktiviteteve kulturore, aktivitetet sportive dhe jeta e natës. Përsa i përket politikave fiskale, është menduar një sistem fiskal ndryshe, i cili do të jetë shumë transparent. Mendohet të ketë decentralizim financiar dhe rritja të performancës së menaxhimit të shpenzimeve publike. Kandidati demokrat propozon dhe një model të ri të Policisë Bashkiake. Librin e Olldashit të interesuarit mund ta marrin falas te selia e PD-së.

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    jo olldashi nuk e meriton as bashkine dhe as postin qe ka. I ka ikur koha olldashit. Ai per mendimin tim ben mire te largfohet nga politika menjehere pas zgjedhjeve. Berisha po ashtu. Tani qeverisja u takon te rinjve me ne krye edi ramen. Mjaft me me berishe a nano. Jane konsumuar. Le ti largojme fare nga politika keta figura te konsumuara.

  9. #219
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga brooklyn
    I ka ikur koha olldashit. Ai per mendimin tim ben mire te largfohet nga politika menjehere pas zgjedhjeve. Berisha po ashtu.
    Kjo qenka strategjia juaj e zgjedhjeve? Prisni qe ata te largohen nga politika?
    prisni prisni

    E di ç'me vjen keq mua? Qe PD nuk ka nje opozite te hajrit.

    Akoma nuk e keni kuptuar qe rroli i opozites ne qeveri eshte po aq i rendesishem sa ai i pozitzes?

    tung
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #220
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    Citim Postuar më parë nga brooklyn
    jo olldashi nuk e meriton as bashkine dhe as postin qe ka. I ka ikur koha olldashit. Ai per mendimin tim ben mire te largfohet nga politika menjehere pas zgjedhjeve. Berisha po ashtu. Tani qeverisja u takon te rinjve me ne krye edi ramen. Mjaft me me berishe a nano. Jane konsumuar. Le ti largojme fare nga politika keta figura te konsumuara.
    Sa diskutim naiv . Po Olldashi tani filloi karieren e politikes , kur u be ai kaq i vjeter ?

    Ai eshte vetem 34 vjec dhe Edi Rama me duket se eshte 40 e kacafiu. Per mendimin tim Edi nuk meriton me post ne bashki . Atij nuk i ka ngel me pik autoriteti . Dhe neper mitingje kur flet , nuk di te lidhi dy fjale . Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe politika e majte Shqiptare te bie kaq poshte e te vej ne krye nje person si Edin Ramen . Shumica e popullit te Tiranes Edin e shohin si nje psikopat , nje uligan qe vetem di te shaj te flasi me ironi . Jo me shume se dje nje qytetar i Tiranes i tha : se ti vjen e na sheh vetem kur ke nevoj per vota , dhe Edi ju pergjigje me Ironi duke murmuruar neper dhembe fjale tipike te natyres "Edvine".
    Per ju militantet Socialiste ju sugjeroj te shikoni reklamin qe eshte ne Top -Chanel extra per Edin , ku shetit me sopate ne dore ne mes te Tiranes , ku therret me uligalizmin e tij neper mitingje "DOKTORRRRRRRRR", ku ofendon median etj etj . Per mendimin tim Edi Rama duhet te kontrollohet sepse nuk eshte fare mire nga gjendja mendore . Deri me sot ne te gjithe boten nuk pashe nje politikan qe te jete moster e Edi RAMES . Edi Rames nuk i gjindet mostra .

    Per me teper lexoni kete artikull se ju tregon qarte se kush eshte Edvin Rama .


    Mesazhi tiranas për Ramën: Na u zhduk sysh


    Vjen edhe përgjigjja kryeqytetase për njeriun që ka gjashtë vjet që mashtron ditën e, natën arratiset për në Pezë. Në një lokal të periferisë, Edvini është nxjerrë përjashta, duke u quajtur si shkaktari i bllokimit të Tiranës dhe i gjobave që kasnecët e bashkiakut marrin lart e poshtë. Asnjë vend për reflektim, vetëm kërcënime paranojake se, pas 18 shkurtit, do ta shohin Ramën e dhunshëm



    Qytetarët përzënë Ramën nga lokalet e tyre. Askush nuk e duron më dot kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, të cilit nuk i kanë mbetur më shumë se dy javë në detyrë. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fushatës së tij elektorale në lagjen Kombinat, teksa Edvini ka tentuar të pijë një kafe në një bar të kësaj zone, është përballur me pronarin: “Në këtë lokal nuk shërbehet për ju, prandaj dilni jashtë sa më parë!” Ramës, menjeherë i është kthyer patologjia e njohur dhe, i çakërdisur është ngritur si i çmendur nga karrikja, duke i thënë: “Ta tregoj unë pas datës 18 shkurt”. Por, historinë e tij, Rama nuk e ka mbyllur me kaq. Ai ka bërë presion edhe mbi median, me anë të truprojave të tij, duke u munduar të gjejë ndonjë operator që mund ta kishte filmuar skenën. Më pas, Rama ka bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe është larguar me bisht ndër shalë. Historia e djeshme e Ramës nuk e kish pasur zanafillën në bindje politike. Madje, i zoti i lokalit kishte kohë që e kishte pritur këtë ditë, për përgjigjen e tij. Tatimorët e Ramës ia kishin nxirë jetën me taksa e me gjoba, për të cilat, ky i fundit u shpreh se nuk i ka merituar. Kërcënimi se “ta tregoj unë ty, pas 18 shkurtit!”, me sa duket, nuk i ka bërë shumë përshtypje pronarit të lokalit, i cili ka përsëritur edhe një herë, më zë të lartë dhe duke bërë me gisht nga dera “Dil jashtë të thashë!”. Edi Rama është njeriu i cili 6 vjet më parë nuk la qytetar të Tiranës pa takuar, duke klithur se ishte “i dërguari i Nanos”, Rama erdhi në karriken ku është sot, nën zhgunin e të tjerëve, por u identifikua si njeriu që nxit urrejtje. Si askush politikan apo njeri publik, cinizmi i tij shkon në ekstrem. Ai është i vetmi ekzemplar i llojit të tij, që ka guximin të thotë në mes plehrave se është në lulishte, në mes baltës dhe gropave se është në asfalt, dhe mes ujërave të zeza, se ndodhet në të thatë. Ja se kush është njeriu që sot kërkon pushtet, që kërkon votën e qytetarëve që u tall me ta për 6 vjet me radhë. Hiena dymetroshe vërdalloset akoma qytetit të Tiranës. Që herët në mëngjes, ai zbret nga Peza, ku edhe kalon natën mes maktheve të tij dhe mundohet të gjejë pak qetësi në zyrë. Por, me sa duket, as aty nuk e gjen dot. Njëri prej atyre që i sillet pas ditë e natë, zëdhënësi i tij, Saimir Tahiri, ia ka bërë gati axhendën dhe ai duhet ta zbatojë, duhet të përballet me mashtrimet e tij. Nuk ndjen fare turp, por i hipën makinës së tij luksoze të paguar nga tenderë dhe pazarllëqe të tjera. Por dje, ai nuk e donte veten, ai dje nuk kishte nga t’ia mbante. Gjithmonë në nervat e tij, kishte qarkulluar vetëm një mendim, se qytetarët janë budallenj. Sipas tij, përderisa shqiptarët kanë duruar për 6 dekada një diktator, kjo është një provë e mjaftueshme që nëntë vjet të durojnë edhe Ramën, të cilit i dukej vetja më i mirë. Por në këtë pikë, llogaritë e Ramës ishin bërë gabim. “Ik, se s’të duroj!”, është hera e parë që Ramës i është thënë në sy. Morali i tij, tashmë ka rënë përtokë. Ai nuk ka më as guxim, as fytyrë të dalë para qytetarëve. Ramës së gjatë, pasi edhe mund të ngatërrohet me një tjetër Ramë, me sa duket, nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të bëjë vetëm rrugën nga Peza në selinë rozë dhe anasjelltas, mundësisht natën, që të mos e shohë njeri. Dhe kjo është koha e “artë” e një kryetari mashtrues e të dështuar...

    Saimir Kola

Faqja 22 prej 57 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •