Close
Faqja 21 prej 57 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 565
  1. #201
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rama: Për 4 vjet e bëj Shqipërinë


    Intervistoi Gazmend Kapllani

    05-02-2007


    Edi Rama



    TIRANË
    - Simbol i artistit anti-pushtet dikur, sot Edi Rama është Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe Kryetar i partisë më të madhe të opozitës, Partisë Socialiste. Nesër, ndoshta, Kryeministër i Shqipërisë. I shkolluar, shik, veshur me rroba të shtrenjta, Edi Rama ndryshon shumë nga politikanët e tjerë shqiptarë. Magjeps të huajt dhe disponon "miq të fortë" në Perëndim. Sa për shqiptarët, ata janë ndarë në dy grupe: në ata që e adhurojnë edhe në ata që e urrejnë për vdekje. Ndoshta, sepse edhe vetë ai është njeri i skajeve...

    Jeni Kryebashkiak dhe njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë më të madhe të opozitës. Në një vend si Shqipëria, me kaq shumë probleme, arrini t'i kryeni që të dyja?

    Besoj se po. Janë dy gjëra që plotësojnë njëra-tjetrën. Pikërisht, sepse Shqipëria është një vend me probleme të mëdha. Bashkia më ndihmon të jetoj nga afër problemet e njerëzve. Ndërsa partia, është ajo që mund t'u japë zgjidhje problemeve të tyre. Por, mund të them se një ngarkesë e tillë, ka zhdukur plotësisht jetën time private...

    Jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës, për një mandat të tretë. Fitoni ose jo, do të mbeteni në histori si "bashkiaku që e bëri Tiranën një qytet të bukur". Me dorë në zemër, Tirana është vërtetë një qytet i bukur?

    Dikur, përpara shumë kohësh, jetova disa kohë në një provincë. Dhe mbaj mend një vajzë, që mua më dukej shumë e bukur. Erdhi një ditë një shoku im nga Tirana për të më parë. Ai filloi të qeshte, kur i thashë se ajo vajzë është nga më të bukurat që kisha parë. Dua të them me këtë histori, se e bukura është relative. Kështu, Tirana është qytet i bukur, po ta krahasosh me atë që ishte para se të bëhesha kryetar bashkie. Po ta krahasosh me qytete e bukura të Evropës, sigurisht që nuk ekziston në listën e bukurisë. Për mua personalisht, një qytet është i bukur, kur bën të mundur që njerëzit që jetojnë aty të ndjehen mirë. Në fund të fundit, qytetin e bëjnë njerëzit. Lidhjet ndërmjet tyre, qoshet, rrugët ku kanë jetuar dashuritë dhe dhimbjet e tyre... Prandaj, besoj se Tirana është një qytet që po bëhet i bukur.

    Ju, si do të donit të mbeteni në historinë e këtij qyteti: Si bashkiaku që bëri ato gjëra të cilat askush nuk i bëri, apo nuk guxoi t'i bënte?

    Nuk e quaja veten "Herkul" të Tiranës. Që të jem i sinqertë, një qytet kaq shumë i keqtrajtuar, siç e gjeta unë, ishte shumë e lehtë të bëje gjëra të cilat duken. Nga e gjithë përvoja ime, megjithatë, nxora një mësim politik. Asgjë nuk ndryshon nëse nuk e duan qytetarët. Tirana ndryshoi, sepse qytetarët e donin ndryshimin.

    Ajo që ju bëri të famshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte aksioni i fasadave të pallateve. I pikturuat me plotë kuptimin e fjalës. Ishte një kapriçio juaj artistike?

    As kapriçio dhe as trill artistik nuk ishte; siç duan ta paraqesin disa. Ishte thjesht e nevojshme. Ishte një veprim politik me ngjyra, jo me fjalë. Duhej të tregoja, që gjërat po ndryshojnë në Tiranë. Dhe ishte një ndryshim që mund të bëhej shpejt dhe pa shumë shpenzime. Gjërat kishin arritur në një shkallë të tillë, sa qytetarët kishin nostalgji për Tiranë e 1990, si vend parajsë. Kështu, paralelisht me aksionin për zhdukjen e maleve me plehra që ishin mbledhur përpara pallateve, u përpoqa që të grisja perden e pëlhurës dhe të trishtimit që kishte mbuluar qytetin.

    Disa ju akuzojnë se jeni politikan i sipërfaqes. Thonë p.sh, fasadat e pallateve ndryshuan, por skamja pas tyre mbeti po ajo që ishte...

    Përpara së gjithash, mendoj se e bukura është gjithmonë armik i skamjes. Gjithmonë dhe gjithkund. Të varfrit d.m.th, nuk kanë të drejtë për të bukurën? Se pas ngjyrosjes së fasadave të pallateve ekziston skamja, nuk do të thotë që fasada duhet patjetër ta pasqyrojë atë. Atyre që më akuzojnë, u kam thënë: "Provoni të përfytyroni botën, me vajza dhe gra të cilat nuk u pëlqen vetja dhe nuk zbukurohen! Si do të jetë një botë e tillë?". Për mua, Tirana ishte një grua që kishte rënë poshtë, e braktisur dhe e pistë. Dhe gjëja e parë që bëri, ishte të ngrihej, të krihej, të vinte buzëkuqin dhe të dilte xhiro. Dhe një gjë interesante. Të gjithë ata që më akuzojnë përse ngjyrosëm fasadat e pallateve, janë burra. Me të vërtetë, nuk kam dëgjuar asnjë grua që të ankohet përse i dhamë ngjyra qytetit...

    Nëse do tu kërkonte dikush që të jepni një përkufizim për Tiranën sot, si do ta përkufizonit?

    "Ëndrra Amerikane" e shqiptarëve. Disa shkuan dhe gjetën "ëndrrën amerikane" jashtë Shqipërisë. Të tjerët vijnë që ta gjejnë këtu...

    Në 1991, ju mbaj mend si një artist përballë pushtetit... Sot, gjendeni në qendër të pushtetit. Shndërrim i habitshëm...

    Erdhi koha që u lodha shumë duke folur, pa pasur mundësi të ndryshoj gjërat... Me fjalë të thjeshta: nga hapësira e të pamundurës, kalova në atë të së mundurës. Kalova këtu ku jam, ku gjërat jo vetëm thuhen, por edhe bëhen.

    Mundet që një artist i vërtetë, të jetë edhe njeri i pushtetit?

    Nuk jam njohës i gjithçkaje. Nuk kam përgjigje të gatshme. Personalisht, fakti që u mora për shumë kohë me artin, më ndihmon në mënyrën se si shoh politikën.

    Kishte ndonjë moment që u penduat për këtë ndryshim?

    Kurrë!

    Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Sali Berishën. Shumë e shikojnë konfliktin mes jush, si përplasje personale...

    Ekzistojnë epoka, ku e ardhmja dhe e shkuara mund të bashkekzistojnë në paqe. Në kohërat që ne jetojmë në Shqipëri, e kaluara dhe e ardhmja, nuk mund të bashkëjetojnë aq paqësisht. Konflikti im me z. Berisha, nuk është çështje personale. Është përplasja e të ardhmes me të kaluarën. Me pjesën më të keqe të së kaluarës që ka për të treguar ky vend: autoritarizmi dhe totalitarizmi.

    Ka shumë mundësi që nesër të jeni Kryeministër i Shqipërisë. Sa vite do ju duhen, si Kryeministër, që ta bëni Shqipëri një vend të vërtetë demokratik?

    "Shqipëria një vend i vërtetë demokratik", fjalë e madhe. Pastaj, ajo nuk mund të jetë premtimi i një njeriu. Duhet të jetë premtimi i një brezi. Por, them se mundem që për katër vjet, të bëj me Shqipërinë ato që bëra edhe me Tiranën. Ta bëj një shembull të respektueshëm.

    Ç'është Shqipëria sot, për një të huaj që nuk e njeh Shqipërinë?

    Një realitet i trazuar, me energji të jashtëzakonshme, me kaos dhe kontradikta... Një "Amerikë e vogël" në pelena do t'i thosha...

    Pozicionin e Shqipërisë në Ballkan, si e shikoni? Ka njerëz që shqetësohen për zhvillimet në Kosovë, për idenë e Shqipërisë së Madhe...

    Mendimi im është se shqiptarët në këtë shekull, do përbëjnë makinën e zhvillimit në Ballkan. E di, që zhvillimet në hapësirën shqiptare shkaktojnë frikë tek disa. Por unë i di gjërat nga brenda, prandaj po ju them se shqiptarët dëshirojnë vetëm një të ardhme evropiane për vete dhe për Ballkanin. Idetë për Shqipërinë e Madhe dhe një shteti të madh etnik, besoj se shqiptarët dhe ata që bëjnë politikën e tyre, i kanë kapërcyer. Këto ide i ka zhvleftësuar vetë realiteti evropian. Kush ndoqi idenë e atdhetarëve të mëdhenj në Ballkan, përfundoi në qoshe të historisë. Në Ballkan, ka ardhur koha që të shikojmë përpara dhe jo pas. Sfidat që kemi për t'u përballuar janë të tjera. Janë sfidat që na vë realiteti botëror dhe fshati global.

    Për sa i përket Greqisë, ka diçka më shumë që do të donit të bënit, nëse zgjidheni Kryeministër?

    Do të doja të bëja ndërmjet dy shteteve, atë që ndodh përditë ndërmjet njerëzve, grekë dhe shqiptarë. Dy popujt tanë, janë dy popuj shumë të afërt. Grekët dhe shqiptarët nuk janë gjetur asnjëherë kaq afër sa ndodhen sot. Sipas kësaj, duhet të bëjmë shumë më tepër. Që të dyja palët. Që të shikojmë një të ardhme ku nuk do bien kufijtë mes nesh. Dhe nuk do të jetë e largët ajo kohë...

    Kush është piktori i fundit për të cilin folët?

    Vetja ime. Hapa një ekspozitë me skica të bëra gjatë kohës që punoj në zyrë...


    Marrë e plotë, nga gazeta greke "Ta Nea"

  2. #202
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Intervistoi Gazmend Kapllani

    Edi Rama

    Kush është piktori i fundit për të cilin folët?

    Vetja ime. Hapa një ekspozitë me skica të bëra gjatë kohës që punoj në zyrë...
    hajde mendje hajde.... me skicat qe bente gjate kohes qe punonte ne zyre thote

    Po ti mor zoti Olldashi, ben skica kur punon ne zyre ti?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    jo Olldashi i bente kur kapte kriminelat

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Paradokset e urbaneve të Ramës


    Ylli XHAFERRI


    Rama po bën një fushatë tejet kontradiktore, dëshmi e panikut që e ka mbërthyer në rezultatin që e pret. Ai është hedhur në sulm, duke ndjekur me ngulm serialin e gabimeve administrative, ligjore dhe etiko-njerëzore, që ngjasojnë si dy pika uji me praktikën e drejtimit të tij 6-vjeçar. Për ta mbështetur, janë hedhur në aksion skuadrone me fatorino, sekserë, njerëz të dyshimtë që kanë mbushur duart dhe xhepat me abone për t'i shitur në tregun e zi. As nuk ruhen apo fshihen, këtë zeje të mbrapshtë e kryejnë në dritën e diellit, nëpër autobusët e linjave, në vendqëndrime autobusësh, apo sheshe kioskash që kanë detyrë të furnizojnë popullatën me abone. Por abonetë përfundojnë në tregun informal, ku në frëngjitë e kioskave të shitjes, me një shkrim analfabetik janë zhgarravitur në sportele me ambalazhe picash njoftimet "aBoNEt u MAruN". Këta njerëz, tregtinë e paligjshme, e bëjnë pa merak, pa iu trembur ndëshkimeve administrative, Kodit të Punës, moralit të shëndoshë shoqëror. Fare ashiqare, larg shqetësimit se mos i sheh kush, nga që pakti i lidhur me personat e sektorit përkatës në bashki i mbron, si pezhishka, larvën, i mbështjellë korrupsioni galopant që çdo ditë e më tepër rëndon gjendjen skandaloze të transportit urban që ka rënë në agoni të plotë.

    Shitja e aboneve nën dorë krijon një shije të hidhur tek qytetarët, të cilët presin që Bashkia t'ua lehtësojë udhëtimin e jo t'ua shtojë zinxhirin e mungesave dhe vuajtjeve. Linjat Kombinat-Kinostudio, Sahati-Porcelan, Uzina e Re Dinamo-Kombinat dhe Tiranës së Re janë të mbarsura me një mijë e një probleme. Ajo që është në dorën e stafit të kryebashkiakut Rama, është vendosja e rregullit në shitjen e natyrshme dhe të drejtë të aboneve. Ato nuk kanë pse të kthehen burim fitimi për veprimtari të paligjshme, për njerëz parazitë që shëmtojnë moralin e ditës. Ekonomia e njerëzve të thjeshtë nuk ka pse të rëndohet nga papërgjegjshmëria e stafit bashkiak dhe e njerëzve të saj, rrogëtarë të shtetit, që e kanë detyrë funksionale t'ua lehtësojnë. Abonetë duhet të kontrollohen që të përfundojnë në duart e atyre që iu shërben. Jo pak, por një mori punonjësish, bëjnë veten pis, përflasin institucionin, krijojnë konfuzion dhe padrejtësi tek qytetarët, të cilët janë lënë jetimë, e kush t'u dalë zot nuk ka. E keqja qëndron në faktin se këta njerëz përfitojnë nga fushata elektorale e kryebashkiakut. Atyre nuk u duhet lënë hapësirë të shijnë lëmë, pavarësisht se në mitingje dalin me foton e Ramës dhe flamujt e PS në valvitje. Këta njerëz e kanë bërë kurban transportin për interesat e tyre meskine që shkojnë sipas shijes së fushatizimit dhe strategjisë së Ramës. Krimi që ata bëjnë, përveçse ekonomik, është një padrejtësi ndaj shtresës më elitare të vendit, studentëve, mundësia financiare e të cilëve është e vogël, rëndon fuqishëm mbi buxhetet e familjeve të tyre anembanë Shqipërisë. Jo pak, por plot 700 lekë bënte aboneja studenti në tregun e improvizuar nga fansat e kryebashkiakut, nga çmimi i vërtetë 400. Një rritje dyfishe, jo, jo në periferi, por në mes të kryeqytetit, njëqind hapa larg godinës së Bashkisë. Nxirren përfitime të paligjshme nga studentët, nga ata që Rama u premton "eldoradon" socialiste. Një akt i keq mëson më shumë se sa një mijë fjalë. Shiten abonetë e studentit, plotësisht të verifikueshme. Cilido që ka kartë studenti e meriton, në të kundërt është e pavlefshme. Përse nuk ushtrohen kontrolle!? Sepse stafi është i zënë me fushatën e kryebashkiakut. Kur macen e zbojnë, - thotë një fjalë e urtë, - minjtë zënë e këndojnë. Kjo këngë duhet prerë një çast e më parë. Pikërisht këtë garanton kandidati Olldashi.

    Paradokset e (k)urbaneve të Ramës nuk kanë të sosur. Vendosja e linjës Uzina Dinamo e Re-Kombinat ishte një gjë e mirë, që u përshëndet ngrohtësisht nga të gjithë qytetarët. Por dardha e ka bishtin prapa, - thonë. Fatorinot, duart e të cilëve ishin mbushur me abone të përgjithshme (Vini re! Nëpër kioskat ku duhet të shiten, mungojnë. I tregtojnë ata që kanë për detyrë vetëm të bëjnë verifikimin e tyre në autobusë), thërrisnin me të madhe: "Kush nuk ka abone të përgjithshme, të zbresë!". Njerëzit e shkretë ç'të bëjnë, zbresin, shtypen e dërrmohen në autobusin e linjës Kinostudio-Kombinat, që rrjedh nëpër të njëjtën rrugë që sido e sado e kanë paguar, por nuk mundet ta përfitojnë nga vendimet absurde të stafit bashkiak. Në të njëjtën linjë, dy lloj çmimesh për abonenë (!) Përse, vallë!? A nuk duhet parë dhe zgjidhur në të mirë të udhëtarëve fatkeqë e jo në favor të atyre që mbushin xhepat me abonetë që shesin nën dorë? Kandidati Olldashi, në programin e tij, merr përsipër vendosjen e drejtësisë së munguar në këtë linjë problematike.

    Autobusët e këtyre linjave çdo gjë mund të rrezatojnë, vetëm kulturë dhe qytetari jo. Autobusët, duam apo nuk duam ne, janë një dekor lëvizës nëpër qytet, por pamja e tyre e jashtme është për të ardhur ndot. Gjendja teknike dhe xhenerike e tyre mundet të ketë probleme, se ka të bëjë me fonde publike, por larja, lyerja, xhamat e thyer, e të tjera dukuri, nuk kanë përse ta shëmtojnë qytetin dhe të na e vrasin syrin. Sapo hyn në urban, të mbyt era e keqe, pluhuri dhe të ngecin këmbët nëpër gropat e hapura nga ndryshku. Për t'i mirëmbajtur dhe pastruar edhe ato, ka një ekip të tërë punonjësish, me shefa e drejtorë. A nuk kanë sy këto? Apo ngaqë me fondet publike shijojnë komfort nëpër makinat private nuk u bie të udhëtojnë me "vulgun" (popullin) nëpër këto autobusë-araba. Populli ynë ka qenë i varfër, por pastërtinë, estetikën dhe rregullin i ka patur në gjak. Udhëtarët, çdo gjë mund të ta falin, por pisllëkun, pluhurin dhe zgjyrën e zhulit që ka pllakosur si epidemi linjat urbane, kurrë. Rama del nëpër mitingje e premton çudira, ta kishte filluar nga më të lehtat, ato që qytetari i thjeshtë, votuesi, përballet çdo orë e ditë dhe që, në fund të fundit, i paguan nga xhepi i tij. Çfarë bëjnë punonjësit e shërbimeve ndihmëse të transportit urban? Punojnë apo përdoren për fushatë. Cili ka për detyrë t'i kontrollojë e drejtojë, përveçse stafit përkatës në bashki? Kryetema e tyre duhet të jetë pastërtia, që, për fat të keq, na përfaqëson turpshëm para vetes dhe botës. Rama nuk ka mundësi, angazhimet e shumta i hanë kohë dhe energji që, për fatin e keq, i menaxhon sa dhe si duhet. Duke mos e votuar qytetari tiranas, do t'i japë vetvetes kënaqësinë e një jetese më të mirë, përfitimin e resurseve reale të qytetit-metropol, kryeqendrës shqiptare.

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama, aksident në krye të Bashkisë të Tiranës dhe të PS


    Dr.Arian STAROVA*


    Në emër të Bashkimit Liberal Demokrat dëshiroj të shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e afërt e të dendur që po zhvillojmë prej disa muajsh me partinë kryesore të koalicionit tonë të qendrës së djathtë, Partinë Demokratike, në të mirë të fitores sonë të madhe të 18 shkurtit. Jemi të bindur se, pas kësaj fitorje ne do t'i forcojmë më tej lidhjet tona 16-vjeçare të cilat, për hir të së vërtetës, vetëm ndërmjet dy partive tona nuk janë prishur asnjëherë, as përreth vitit të mallkuar 1997. Jemi të bindur se pas 18 shkurtit Bashkimi Liberal Demokrat do të jetë një ndër aleatët më të rëndësishëm të Partisë Demokratike e të koalicionit tonë të Qendrës së Djathtë.


    Zgjedhjet e 18 shkurtit, sfidë e dinjitetit të shqiptarëve


    Zgjedhjet vendore të këtij viti do të jenë të rëndësishme për disa arsye themelore. Ato do të jenë provë ndërkombëtare e aftësisë së shqiptarëve dhe të qeverisjes sonë të koalicionit të djathtë për të organizuar e realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, vlerësim popullor për qeverisjen e deritanishme të këtij koalicioni, ripohim i vullnetit të shqiptarëve për të ecur në rrugën e integrimeve të mëdha euroatlantike, shprehje e besimit të shqiptarëve te forcat politike të qendrës së djathtë dhe e interesit të tyre për pjesëmarrje sa më të madhe në vendimmarrjen politike vendore. Janë këto arsyet madhore që i bëjnë këto zgjedhje vendore të vështrohen si sfidë e dinjitetit të shqiptarëve përballë bashkësisë së vendeve demokratike. Më 18 shkurt Shqipërisë i duhet të tregojë se ajo është e të njëjtit mendim me Bashkësinë Ndërkombëtare për suksesin e qeverisjes së forcave të koalicionit të partive të qendrës së djathtë. Shqipërisë i duhet të tregojë se ajo është e vendosur të ecë në atë rrugë që e nisi më 3 korrik 2005.


    Rama, njeriu që bart në vetvete paradoksin më të vështirë të personalitetit të tij


    Beteja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme është përpjekja për të fituar Bashkinë e Tiranës, pas gjashtë vjet uzurpimi të këtij institucioni kaq të rëndësishëm nga Edi Rama, njeriu që e keqpërdori atë për hir të llogarive të veta politike e ekonomike. Tani, po ky njeri kërkon një mandat të tretë shpërdorimi në krye të Bashkisë së Tiranës. Fatmirësisht, qytetarët e Tiranës, nuk mund të mashtrohen më nga ky njeri që e zhgarraviti ose përleu Tiranën për hir të disa kapriçiove estetike të veta të lidhura vetëm me qendrën. Koha e këtij lloj kryebashkiaku ka kaluar, madje nuk ka qenë kurrë, sepse ai ka qenë aksident në krye të Bashkisë të Tiranës. Nuk do të ngurroja të thosha se, ai është aksident edhe në krye të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Socialiste. Ai është njeriu që bart në vetvete paradoksin më të vështirë të personalitetit të tij: Nga njëra anë, urren e tallet me çdo njeri, nga ana tjetër kërkon të bëhet udhëheqësi i këtyre njerëzve. Prandaj, atij njeriu, të gjithë ne së bashku, do t'i themi në 18 shkurt: Largohu e shko zhgarravit Partinë Socialiste po të pranoi më!


    Le të punojmë të gjithë për fitoren e zotit Olldashi!


    Kam kënaqësinë që të paraqes sot përpara liberal demokratëve kolegun e mikun tonë, kandidatin që përfaqëson edhe Bashkimin Liberal Demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës, njeriun që ka marrë përsipër punën gjigande e historike të shpëtimit të Bashkisë së Tiranës nga e keqja në krye të saj, zotin Sokol Olldashi. Më lejoni gjithashtu, t'ju kërkoj publikisht liberal demokratëve e simpatizantëve tanë në Tiranës të punojnë fort për një mbështetje sa më të madhe të zotit Sokol Olldashi.

    Në emër të të gjithë liberal demokratëve, shpreh besimin tim të palëkundur se zoti Olldashi është njeriu që do t'i sjellë Tiranës ndryshimin madhor të kërkuar nga qytetarët e saj.

    Ne na duhet të gjithëve një Tiranë e pastër, e zhvilluar dhe pa kontraste qendër-periferi. Na duhet një Tiranë tjetër. Prandaj, Ju ftoj të gjithëve të votojmë për zotin Sokol Olldashi, për njeriun që do t'u rikthejë qytetarëve të Tiranës kënaqësinë e jetesës në kryeqytetin e tyre!

    Vetëm në pak javë të fushatës zgjedhore, të gjithë ne kemi parë sesi thuajse çdo ditë, zoti Olldashi ka hedhur e përpunuar ide të reja për kryeqytetin tonë, çka tregon se ka pas vetes një grup ekspertësh nga më të mirët e nga të gjitha fushat. Në këto pak javë, ne kemi parë edhe mbështetjen e pakursyer të kryeministrit Berisha e të qeverisë së tij për zotin Sokol Olldashi si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës.

    Ç'duhet më shumë për të ripërtërirë Tiranën, përveç personalitetit të moralshëm e vizionar të Sokol Olldashit, mbështetjes së kryeministrit Berisha, aftësisë së grupit të punës që e rrethon dhe energjisë së madhe për të punuar?!

    Vota e qytetarëve të Tiranës!

    Le të punojmë të gjithë për fitoren e zotit Olldashi!

    Urime e Suksese zoti Olldashi!


    * Nga Fjala në takimin që BLD organizoi për Zgjedhjet Vendore të 18 Shkurtit 2007. (Hotel "Tirana International", 4 shkurt 2007, ora 11,00)

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Ramën e përzënë nga lokali në Kombinat
    Edvini dhe shpura e tij e rrugeçërve provokojnë biznesmenin


    Njeriu që pretendon të mbajë fronin e kryetarit të Bashkisë u përzu dje, si i padëshirueshëm nga një lokal në lagjen Kombinat të kryeqytetit. Rama i shoqëruar nga një shpurë militantësh rrugaçë krijoi shqetësime për klientët, ndërsa flisnin me zë të lartë dhe njerëzit e tij të armatosur me drunj të fashuar me lecka shkaktuan rrëmujë në ambjentet e lokalit. Dëshmitarë që ndodheshin në lokal thanë, se një prej militantëve të Ramës kishte kërkuar që të shërbehej "veresie" për shpurën e socialistëve.

    Kamarieri dhe pronari i lokalit i thanë Ramës se, nuk pranonin të ofronin shërbim, pasi Edvini dhe turma e rrugeçërve ishin të padëshirueshëm në biznesin e tyre. Ata i thanë Ramës se po presim me padurim 18 shkurtin që ta përzëmë nga zyra e Bashkisë, ndërsa merr guximin dhe vjen të abuzojë në pronën e tyre. Përbuzja dhe revolta ndaj Ramës dhe grupeve të rrugeçërve që ai mban me vete po shfaqet dendur kohët e fundit jo vetëm në kryeqytet, por ngado që ai bredh. Edhe më parë, Edvini dhe njerëzit e tij kanë provokuar biznesmenë të angazhuar me PD-në, duke tentuar që të zhvillojnë mitingje dhe shfaqje histerie politike në mjediset private, pa marrë aprovimin e pronarëve.



  7. #207
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Dark_Fighter
    Habitem se si paska njerez qe dashkan Sali Berishen.Saliu eshte shkatarrimi Sqiperise. Dhe pak sdo kemi fare drita dhe uj jemi ber me keq se Afganistani dhe vazhdoni dhe e doni. Epo mir tju behet Shqiptar se kaq e kaq ka ber Sala qe sdi as shqip te flasi.
    Por ju pasaniket e doni salen se vetem per ju ben.
    Dhe te tjeret qe e duan.Mir ti behet le te ndezin qirinjt ne vitin 2007.
    Turp kush e degjon.
    NGA FLETE ZOTROTE . NGA NDONJE BURGE I SIGURISE SE LARTE NE GREQI,NGA ZYRAT E KOMITETIT TE SHPETIMIT, O HYSNI MILLOSHIT,,,,,, DHE afganistan sta beri Saliu ty per 6 muaj shqiperine ,por ai e gjeti si gjeti Skenderbeu Krujen o shokuuu .KERKOJA NANOS DHE PS

  8. #208
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po mir kete po kur i kerkojne pse nuk ka uje drita etj etj sikur deri dje i kishim dhe sa erdhi Sala i hoqi,popull budall ata qe kerkojne qiqra ne hell,nejse po kur keto i kerkojne dhe politikanet qe deri dje kane qene ne pushtet te vjen ti biesh murit me koke qe te zgjohesh se nuk i beson vesheve.
    ta leme njehere 4 vjet dhe po se beri punen populli e heq prap me vote dhe jo me pushke si socialgrekoserbo komunistet ne 97 qe e ben kopilin dhe ja lane ne dere.
    ju qe jeni me te majten vetem mendoni prap nje vemje si Gjinushi Milo Nano apo ndonje tjeter qe sme kujtohet tashi te qeverisin prap SHQIPERINE dhe tu hyjne te dridhurat ne trup se per mendimin tim nuk ka fat me te keq qe keta plehra qe silleshin si gagstere tu vije rradha prap te qeverisin.
    un personalisht nuk jam me Berishen se dhe ai shum gabime ka bere por jam me te djathten se ata jane perspektiva e vendit tone.
    shpresoj qe Bamir Topi apo ndonje tjeter ti vije rradha shpejt qe te na qeverise por deri ne ate moment Dr Berisha eshte me i miri.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #209
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Manjola Zeka

    “Po xhaxhi Edi me Kolin pse nuk na sjellin ne ngrohëse këtu në kopshte, por vetëm dalin aty në televizion dhe flasin për njëri tjetrin. Kanë bërë shumë reklama, unë i kam parë. Me ato lekë do na blinin ne diçka, se ngrimë ftohtit”- tha një djalë i vogël, i cili për fat të keq i kishte mësuar të gjitha reklamat dhe anti-reklamat (edhe ato fyeset) e bëra këto ditë në televizione nga dy kandidatët për kryebashkiakë.


    Ndërsa një vajzë po qante me lot. Mu thanë këmbët, tha dje vogëlushja teksa dilte nga një kopsht shtetëror në kryeqytet. Nuk ishte në periferi, por shumë afër qendrës (dikur kopsht i preferuar nga njerëzit me pushtet). Iu ankua të ëmës se nuk shkonte më në kopsht, pasi nuk kishte ngrohëse dhe gjithë ditën ishte strukur në karrige…
    E, vetëm pas dy minutash, një nënë e moshuar, fut këmbët aty për të marrë mbesën. “Do e marr sot furnelën nuk kam ç’farë të bëj”- u tha ajo edukatoreve. Prej ditësh kishte sjellë një ngrohëse me tre tela në kopsht, pasi i vinte keq që fëmijët të ngrinin së ftohti. Por kaq kishte mundësi, I duhej dhe në shtëpi…

    Edukatoret nuk kundërshtuan, duke thënë se edhe aq kishte bërë mjaft…

    Urdhri që në kopshte të hiqet gazi ka bërë që situata të mos jetë dhe aq e mirë aty, pasi edhe fëmijët kanë shumë ftohte, por dhe edukatoret nuk janë rehat (në fund të fundit njerëz janë dhe ato).

    Meqenëse personat përgjegjës nuk menduan kur e dhanë urdhrin të hiqet gazi, se me çfarë do ngrohen fëmijët, ato menduan që të bëjnë vetë diçka. Do u kërkonin nga dy mijë lekë të vjetra prindërve, në mënyrë që të blinin ngrohëse. Të paktën dy. Më shumë nuk kanë ç’farë të bëjnë. Shpresojnë se gjithë ajo dhomë, të fitojë ngrohtësi. Fëmijët janë të vegjël, por kuptojnë. Me njëri-tjetrin kanë filluar të bëjnë “tifo” se cili kandidat do fitojë, megjithëse nuk kanë të drejtë vote. E, logjikojnë si të rritur. “Po fitoi Ky, apo Ai, çfarë do bëjnë për ne. Do jemi ngrohtë ne këtu në kopsht.

    Vitin tjetër unë nuk shkoj në shkollë, kam dëgjuar se do ngrenë kopshte të reja dhe shumë moderne, dua të shkoj atje ku është më mirë…

    E si për ironi të fatit kryebashkiaku aktual Rama ishte dje në kopshtin numër 52 duke festuar me fëmijët, pasi kopshti ishte rikonstruktuar. Madje u tregoi dhe përrallen me dhelprën. Fabula kishte shumë kuptime, por ata janë të vegjël për të ditur kuptimin….

    Vogëlushët duan të mësojnë, të lozin dhe të jenë ngrohtë aty ku shkojnë. Përrallat me mbret u pëlqejnë, por kur bëhen realitet, jo të mbesin vetëm përralla…

    E Marte 6 shkurt 2007

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nomenklatura enveriste grusht bashkuar rreth edvinos..

    e la pa borxhe enveri shqiperine thone enveristet..

    dhe kta tutkunet e saliut aman cja mbrojne erzin atyre qenave..

    ja nje lajm interesant.. qe eshte vetem maj aisbergu ne lidhje me humneren ku e futen enveristet shqiperine..

    --

    Borxhi ndaj Polonisë, do shlyhen 1,25 milionë USD

    Falen interesat nëse qeveria paguan këstet e huas në kohën e duhur


    Ministri i Financave nënshkroi paraditen e djeshme në emër të qeverisë shqiptare marrëveshjen për zgjidhjen e borxhit të trashëguar Republikës së Shqipërisë ndaj Republikës së Polonisë. Në emër të palës polake ka nënshkruar Artur Tomaszevski, i cili ka vlerësuar këtë moment si tepër të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. "Zgjidhja e borxhit i hap rrugën një bashkëpunimi më të mirë ekonomik mes dy vendeve dhe zhduk çdo pengesë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve", tha ambasadori polak. Ndërkohë ministri Bode tha se me gjithë marrëdhëniet e mira që kanë ekzistuar mes dy vendeve, ky hap krijon hapësira më të mira bashkëpunimi, sidomos pas anëtarësimit të Polonisë në BE.

    Borxhin prej 1,25 milionë USD është krijuar gjatë viteve 1986-1990 si rezultat i shkëmbimit të mallrave dhe pagesave. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Financave në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë do të transferojë në llogarinë e përcaktuar më parë nga Ministria e Financave e Republikës së Polonisë, në një këst shumën prej 1,25 milionë USD. Pagesa do të bëhet deri më 31 mars 2007. Interesat në shumën prej rreth 708 mijë USD do të falen me kushtin që kryerja e pagesës nga Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë të kryhet në shumën brenda afatit të përcaktuar në marrëveshje. Qeveria shqiptare ka marrë angazhim për të zgjidhur të gjitha borxhet e prapambetura që shteti shqiptar ka krijuar para ‘90-ës me vendet e tjera.




    gazeta shqip

Faqja 21 prej 57 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •