Close
Faqja 20 prej 57 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 565
  1. #191
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Ajo qe ne prisnim nga Olldashi ishte nje falenderim qytetar per ate qe ka bere Edi Rama deri tani ...
    "Ju" nga njera ane prisni qe Olldashi te falenderoje Ramen.

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    "NE" qe i dhame voton pozites sot me besimin...
    Nga ana tjeter i paskeni dhene voten pozites!

    Ne çike kontradiktore, apo jo?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 02/02/2007

    Tirana e Ramës më e shtrenjtë se Manhatani



    Kur kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u pyet gjatë një emisioni televiziv sesi e shpjegonte ai rritjen dramatike, brenda 4-5 viteve të fundit, të ccmimeve të apartamenteve apo të hapësirave të lira, ai është përgjigjur thatë me togfjalëshin standart se “kjo është logjika e tregut”, duke lënë të nënkuptohej se këtej e tutje ai që dëshiron të vijë të Tiranë duhet të sigurohet që ka në llogarinë e tij bankare një shumë të majme. Megjithatë vetë ndërtuesit kanë pohuar dy ditë më parë se problemi qëndron pikërisht tek Bashkia e Tiranës, e cila në kushtet kur sistemi klientelist që i siguronte Edvinit dhe një grushti të besuarish të tij miliona euro fitime, prej muajsh të tërë nuk po ecën si duhet, mban qëllimisht të bllokuar qindra leje ndërtimi. Sipas këshilltarëve të djathtë në Bashki vetëm në një rast të vetëm, Edi Rama kishte lënë kapicë plot 280 dosje me leje ndërtimi. Këto dhe dhjetëra dosje të tjera që dergjen prej vitesh në sirtarët e këtij KRT së Bashkisë Tiranës pa asnjë përgjigje qoftë për mosdisponueshmërinë e të interesuarit për të paguar harracin e detyrueshëm (në rastin e bizmemenit Hajredin Fratari, gjoba e Ramës ishte përcaktuar në 1 milion euro), qoftë për shkak të ndërthurrjes së interesave mafioze që në mjaft raste kanë nulifikuar të drejtën e pronarëve të ligjshëm për të poseduar e më pas tjetërsuar pronën e tyre. Manovra të tilla që nuk kanë të bëjnë aspak me “konceptin merkantil” të Edvinit, kanë dhënë tanimë efektet e tyre, të cilat nuk mund të zbehet nga premtimi se shumë shpejt në filozofinë “të shkuara të harruara”, procedurat burokratike do të mund të ndiqen në mënyrë elektronike. Ccmimet minimale edhe ne periferi i kalojnë 400 eurot për metër katror, mesatarja luhatet tek 800-900 euro për metër katrorë, ndërsa nuk është ccudi që në disa nga Barra fiskale tejet e ngarkuar për qytetarët e thjeshtë është një tjetër aspekt që e rendit Tiranën mes qyteteve të më shtrenjtë në botë duke rivalizuar denjësisht edhe me zonën elitare të Nju-Jorkut, Manhatanin. Në stilin copy-paste nga modelet e kryeqyteteve të mëdha në Perëndim që në vitin 2000, kryebashkiaku futi në veprim disa taksa të reja ku përvecc asaj të banesës, spikaste ajo e gjelbërimit, pastrimit, parkimit etj, për të cilat nuk ka patur asnjehërë një transparencë se ku kanë përfunduar, pasi hapësirat e gjelbra jo vetëm që nuk janë shtuar, janë rrudhur me një shpejtësi të frikshme paralelisht me përparim e shpejtë të procesit të betonimit. Madje për ironi i vetmi trend pozitiv gjatë këtij mandati të dytë qeverisës, ka qenë zgjerimi i ambjenteve të vetë Drejtorisë së Gjelbërimit, koston e së cilës 3 vite më parë e pagoi Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës që u zbua nga godina e vet pranë Shkollës së Mesme Ekonomike si dhe një familje e pastrehë që u rrikthye nga “arsyeja edviniane” në indentitet. Sipërmarrje e vogla dhe të mesme kanë qenë nën presion të vazhdueshëm financiar për shkak të sistemit të ngarkuar të taksave ccka reflektohej në mënyrë direkt edhe tek ccmimet që ato i ofrojnë konsumatorëve, të afërmit e të cilëve që prej vitesh jetojnë në emigrim kanë shprehur jo rrallë të fantaksur nga luksi që duhet të zotërosh për të frekuentuar normalisht pube apo bare të njohura në kryeqytet. E në të vetim rast kur u premtoghej një reduktim sado minimal i kësaj barre cilido biznes, ashtu sikurse vepruan pronarët e disa lokaleve dhe bareve në zonën e Tiranës së Re, do të ishte i gatshëm që ti atashohej nismave në thelb positive si “Pleqëri pa vetmi” që përfunduan në një parodi të vërtetë për mijëra pensionistë. Nëse kostot marramendëse financiare ditore të një qytetari të thjeshtë në Tiranë përpos privacioneve të detyrueshme si rrrjedhojë e përgjithshme e nivelit të të ardhurave për frymë në Shqipëri, janë të kalkulueshme, dëmet shëndetësore të shkaktuara nga ndotja tej normave e ajrit që në disa zona maksimalisht të populluara të Tiranës, është kthyer në një pikë negative referimi për disa nga Institutet me emër në Evropë qe merren me problemet ekologjike, janë të pallogaritshme. E kuptueshme kjo po të kesh parasysh faktin se nga një përllogarritje e përafërt 400 vetë humbin jetën ccdo vit nga kjo gangrenë. Tirana e sotme pra nuk ka asnjë të përbashkët me Tiranën e “Shekullit të Ri” që prezantoi vetëm disa ditë më parë kryebashkiakut Edi Rama. Madje është vetë ky i fundit që ka një fobi nga katrahura që vetë ka gatuar duke zgjedhur të banojë në Pezë.

    Re. Po.



    55

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Amerikani i fushatës së Ramës, homoseksual i martuar me një burrë

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=

    Që kreu i Socialistëve Edi Rama, njihet për shijet e tij shpesh të tepruara kjo është e njohur, por që lidhjet e tij me homoseksualët të ishin tepër të forta, kjo nuk dihej nga të gjithë. Dhe Rama nuk ka ngurruar ta, publikojë sërish shijen e tij ekstravagante dhe tepër të dyshimtë. Kjo pasinë krye të fushatës së tij erdhi një homoseksual amerikan, i cili për më tepër është mjaft i përfolur edhe në Shtetet e Bashkuara. Arthuj J. Finkelstein, është amerikani homoseksual që udhëheq të majtën në luftën e saj për të fituar zgjedhjet.Finkelstein është martuar para rreth dy vjetësh me një burrë, me të cilin ka kurorëzuar në altar historinë e tij 20-vjeçare të dashurisë. Martesa e famshme u bë në Masacusets, shtet i cili lejon martesat me homoseksualëve, dhe krijoji shumë polemika mes qarqeve politike amerikane. Madje edhe ish-presidenti Klinton reagoi ndaj kësaj martese, duke e quajtur të turpshme. Lajmi se Frankelstein është martuar me një burrë është publikuar në një shkrim në New York Times, të cilin gazeta e boton të plotë. Dhe Rama e ka sjellë si njeriun më të mirë të mundshëm për të drejtuar fushatën e tij. Madje Rama e ka prezantuar homoseksualin amerikan si çelësin e fitores së tij dhe të së majtës në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës dhe si kyçin e suksesit në zgjedhjet lokale. Por suksei i vetëm i Finkelëstein është martesa e tij me të dashurin që kishte prej 20-vjetësh. Pasi sipas New York Times, edhe republikanët amerikanë, me të cilët ishte tepër i lidhur nuk e kanë mbajtur më në gjirin e tyre pas martesës homoseksuale më të përfolur në Amerikë. Me sa duket edhe vetë Rama ka zgjedhur imazhin e tij për sa i përket fushatës dhe i bie që ai të jetë një homoseksual, që ka pranuar publikisht te martohet me një burrë dhe të marrë edhe bekimin dhe urimet për një lumturi të përjetshme. Por duket se përveç Ramës, Finkelstein ka dobësi edhe për kreun socialist të Tiranës, Besnik Bare. Sipas deklaratave të Finkelstein, Bare është një politikan me bagazh dhe me shumë kapacitet. Sinjalet e dashurisë politike të Finkelstein dhe Bares janë vërejtur menjëherë pas mbërritjes së tij në Tiranë për të kontaktuar nga afër me krerët socialistë, të cilët ka vendosur t’i trajnojë në mënyrë që të arrijnë rezultate mjaft të larta në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit. Rama ka kthyer sërish shijet e tij homoseksuale të cilat i ka manifestuar edhe më parë në festa të çuditshme tek MJAFT apo edhe në shkrime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Pra tashmë kreu i selisë rozë, ka zgjedhur të mbajë për imazhin e tij, ikonën e homoseksualëve politikanë në SHBA, të cilin pikërisht për një fakt të tillë e përjashtuan nga fushata e Republikanëve dhe e hodhën në rrugë. Të cilin edhe demokratët nuk e deshën, pasi Klinton e sulmoi pas akuzave që Finkelstein bëri në adresë të ish-presidentit amerikanë në lidhje me marrëdhëniet e tij me të shoqen Hillary. Tashmë Finkelstein, është në Tiranë për të zhvilluar fushatën e të majtëve në përpjekje për të fituar zgjedhjet. Madje ndoshta e tij është edhe slogani që Rama po përdor: “Edi Rama, fuqia e ndryshimit”. Një ndryshim që nis me homoseksualin e martuar me burrë, Arthur J. Finkelstein.

    Arthur J. Finkelstein, këshilltari pranon martesën e tij homoseksuale
    Nga ADAM NAGOURNEY
    New York Times
    Arthur J. Finkelstein, këshilltar republikan shumë premtues, i cili ka drejtuar disa fushata politike për të zgjedhur konservatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael për më shumë se 25 vitet e fundit, tha që është martuar me partnerin e tij mashkull në një ceremoni në shtëpinë e tij në Massachusetts. Finkelstein, 59 vjeç, i cili ka bërë një praktikë për të sfiduar demokratët duke u përpjekur për t’i akuzuar ata si liberalë, deklaroi në një intervistë të shkurtër që është martuar me partnerin e tij 40-vjeçar për t’u siguruar që çifti do të kishte të njëjtat përfitimet sikurse çiftet e tjera heteroseksuale. "Unë besoj që të drejtat tona për t’u vizitur, përfitimet e kujdesit shëndetësor dhe kontratat e tjera të marrëdhënieve humane, që janë të garantuara, do të jenë të vlefshme për të dy partnerët”, tha ai. Ai bëri një koment të shkurtër për dasmën që u zhvillua në dhjetor. Disa nga bashkëpunëtorët e Finkelsteinit thonë që kishin filluar të mësonin që ky konservator amerikan ishte martuar me një mashkull, veçanërisht në një kohë kur shumë liderë republikanë, përfshi këtu presidentin Bush, kanë bërë fushatë kundër martesës së të njëjtit seks. Finkelstein kishte bërë prej kohësh aleancë me republikanët, të cilët kishin kundërshtuar me krenari masat për të drejtat e homoseksualëve, duke përfshirë senatorin Jesse Helms nga Karolina e Veriut dhe ka qenë objekt sulmi nga aktivistët e të drejtave të homoseksualëve, të cilët e kishin akuzuar atë për hipokrizi. Ai ishte identifikuar si homoseksual në një artikull të një gazete amerikane në vitin 1996. Njëra nga shoqatat Finkelsteinit, duke cituar Finkelstein lidhur me dëshirën që ai kishte shprehur për jetën e tij privat thotë që Finkelstein nuk e ka parë martesën e tij si një deklaratë politike dhe kishte vendosur të bënte një ceremoni civile, më mirë se sa një fetare. Kjo shoqatë pohoi për më shumë se njëzet vjet, Finkelstein e ka identifikuar veten si liberal dhe një oponent të qeverisë së madhe, duke e distancuar veten nga konservatorët socialë të cilët kanë fituar pushtet në parti. Shoqatat e Finkelstein nuk e bënë të ditur emrin e personit me të cilin ai u martua. Ai u martua në shtëpinë e tij me një homoseksual në mënyrë zyrtare, emir dhe zyra e të cilit nuk u bë e ditur. Në ceremoninë ishin të pranishëm të afërm të të dy bashkëshortëve, disa miq dhe një këshilltar. Ishin të pranishëm nëntë nga klientët politikanë shumë të mirënjohur, ndër të cilët George E. Pataki nga Njy Jorku dhe ish senatori Alfonse M. D'Amato i Nju Jorkut. Disa nga shoqatat politikane afatgjata thonë që se ai nuk kishte treguar për dasmën dhe ata kishin mësuar nga një reporter. Dasma u zbulua nga një shoqatë e Finkelsteinit dhe më pas ai e konfirmoi në një intervistë. Finkelstein është kritikuar shpeshherë për të drejtat e grupeve të homoskesualëve për përfaqësimin e politikanëve që kanë qenë të zellshëm për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Ai ka ndihmuar në krijimin e një kalibri për një linjë sulmesh kundër demokratëve, përfshi këtu Mario M. Cuomo nga Nju Jorku, duke e përshkruar si liberal. Në Izrael, Finkelstein përdori sulme të njëjtë lundër partisë Laburiste si një këshilltar për kryeministrin Ariel Sharon dhe si këshilltar për fushatat e humbura të Benjamin Netanyahu, ish-kryeministër. Finkelstein e kishte përshkruar rregullisht veten e tij si liberal që përkrah të drejtat e martesa dhe të aborteve të partnerëve me të njëjtin seks duke dalë kundër qeverisë. Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv” pas zgjedhjeve amerikane vitin e kaluar, ai kritikoi partinë republikane se po shtohej me evangjelistët kristianë, të cilët e dëmtojnë rëndë atë. Detajet për marrëdhëniet e Finkelstein u paraqisnin rregullisht për shumë kohë me radhë, ashtu siç bëri në një artikull të revistës së Bostonit, i cili raportoi që Finkelstein jetonte me partnerin e tij dhe dy fëmijët në Ipsuich, Mass. Ende, disa miq konservatorë thonë që martesa e Finkelstein do të turbullonte konservatorët. "Vitet e fundit, Arthur nuk kishte pretenduar të ishte një konservator social," thotë një konservator, i cili citon versionin e Finkelsteinit në reklamë duke refuzuar identitetin.

  4. #194
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Prokuroria, hetim politikës për zgjedhjet vendore

    "Verifikim kandidatëve për bashki dhe komuna"



    Prokuroria e Përgjithshme po verifikon çdo kandidat për zgjedhjet vendore. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Inteligjent Shqiptar (SHISH) çdo kandidatë për bashki dhe komunë do të kalojë në "sitë". Gjithashtu, organi i akuzës do të mirëpres çdo kërkesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për verifikimin e emrave që do të garojnë më 18 shkurt për zgjedhjet vendore. Lajmi bëhet i ditur nga burime nga akuza qendrore. Sipas saj, me urdhër të kreut të akuzës shqiptare, pas takimit me Presidentin Moisiu, kandidatët do të verifikohen, nëse kanë pasur dosje penale.

    Hetimet e fushatës

    Gjatë fushatës elektorale, prokuroria do të japë verdiktin të disa përplasjeve politike midis mazhorancës dhe opozitës. Në dyert e prokurorisë janë paraqitur ministra, zv/ministra, ndërsa pritet që të japin deklarime edhe deputetë apo kryetarë partish, për të verifikuar edhe akuzat e ndërsjella. Prokuroria ka regjistruar disa kallëzime penale, brenda një kohe të shkurtër, ndërsa ka filluar verifikimi i tyre, dhe në ditët në vazhdim pritet që të merren të pandehur edhe njerëz të politikës. Sipas burimeve, rezulton se një dosje penale është depozituar edhe nga Partia Socialiste ndaj ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, për çështjen e certifikatave. Ndërsa zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, po hetohet për urdhrin e tij. Gjithashtu kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, po hetohet nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

    Dosjet e "Politikës"

    Prokuroria e Tiranës tha dje se çështja në ngarkim të zv/ministrit të Brendshëm, Ferdinand Pone, në lidhje me nxjerrjen e urdhrit për pajisjen me certifikata për zgjedhje, do të hetohet në një kohë rekord. Shkas është bërë situata zgjedhore në Shqipëri. Kryeprokurori Theodhori Sollaku i ka kërkuar vartësve të hetojnë në një kohë rekord të gjitha denoncimet "politike", duke evituar edhe përplasjet. Prokuroria e Tiranës disa ditë më parë ka marrë kallëzimin e Partisë Socialiste për zv/ministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni. Hetuesit janë të detyruar që brenda 10 ditëve të vendosin nëse do të fillojnë ose jo procedimin penal ndaj zv/ministrit, në lidhje me urdhrin për pajisjen me certifikata. Në rast hapjeje të mundshme të hetimeve nga ana e prokurorisë, zv/ministri Poni do të përballet me akuzën e "shpërdorimit të detyrës", vepër kjo e konsumuar pas urdhrit të lëshuar më 23 janar të këtij viti. Akuza qendrore filloi hetimin ndaj Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Një grup hetimor është ngritur për të verifikuar dokumentacionin e paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për kandidatin Akile Rama. Një grup hetimor kanë shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për sekuestrimin e dokumenteve të paraqitura nga PBKD-ja, për kandidimin e Akile Ramës. Tri ditë më parë, Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës padinë për falsifikim të dokumenteve të Akile Ramës, për kryetar të bashkisë së kryeqytetit. PS-ja ka akuzuar Partinë Balli Kombëtar Demokrat për falsifikim, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe kandidatin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.


    LSI: Boja që do të përdoret për të ngjyrosur gishtin e votuesve fshihet me raki


    Marrëveshja që rrezikon zgjedhjet


    Erjon Ajazi

    "Procesi zgjedhor ndodhet në rrezik". Ky është alarmi i lëshuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në lidhje më daljen jashtë funksionimit të KQZ, më datën 11 shkurt, datë kjo e cila përkon me mbarimin e mandatit të kryetarit të saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të punojë ende me 7 anëtarë, ndërkohë që përbëhet nga nëntë anëtarë. Sipas anëtarit të Kryesisë së LSI, Spartak Braho, KQZ e ka të pamundur të zgjedh kryetarin e ri të institucionit më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. "Kjo krizë, e cila lidhet direkt me zvarritjen e pakuptimtë dhe të qëllimshme të zgjidhjes së dy anëtarëve të rinj të KQZ-së, përfaqësuesit të LSI-së dhe të PDK-së, është preludi i asaj që pritet të ndodhë, për faj të Kuvendit, të Kryesisë së tij dhe të Kryetares së Kuvendit, e cila nuk thërret seancën plenare për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të KQZ-së", tha Braho. Sipas tij, arsyet e kësaj krize dhe e këtij rreziku të madh për procesin zgjedhor lidhen edhe më përfundimin e mandatit të kryetarit dhe nënkryetarit të KQZ-së, çka do të thotë se Çlirim Gjata dhe nënkryetari i KQZ ulen në plate dhe këtë institucion nuk ka kush e drejton më. Prej shtatë muajsh, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar propozimin përkatës për anëtarin e ri të KQZ-së. "Jo vetëm LSI-ja, por edhe PDK-ja ka dorëzuar kandidaturën e saj. Absurdi i kësaj çështjeje është tek argumentet apo pengesat artificiale që nxirren, duke kërkuar që këto dy subjekte politike të sjellin dy kandidatura", tha Braho, duke sqaruar se neni 22 i Kodit Zgjedhor thotë shprehimisht se propozimet nuk mund të jenë më shumë se dy për çdo vend vakant. Në orët e pasdites së djeshme, Kryeministri Berisha ka pritur në zyrën e tij, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për të biseduar në lidhje me seancën e ditës së hënë për pranimin e dy anëtarëve në KQZ, të PDK dhe LSI-së.

    Shqetësimi i LSI

    Një tjetër çështje, që përbën shqetësim për LSI gjatë ditës së votimit, është ngjyrosja e gishtit të votuesve. "Nga të dhënat paraprake që disponojmë, rezulton se boja që do të përdoret për të identifikuar zgjedhësit fshihet me raki", tha Braho. Sipas tij, kjo është një nga arsyet që ata nuk pranojnë t`ua japin përfaqësuesve të LSI bojën identifikuese. "Skandali i radhës i KQZ-së është Akile Rama, një turp për këtë institucion, i cili pret të përdorë në zgjedhjet vendore një solucion që është jashtë përdorimit", tha Braho, duke shtuar se me gjithë insistimin e përfaqësuesve të LSI-së për të analizuar vlefshmërinë e këtij elementi, kryetari i komisionit dhe vet administrata e këtij komisioni nuk vë në disponim këtë ngjyrosës, i cili do përdoret në zgjedhje.

    PDK

    Pas thirrjes së Presidentit të Republikës ndaj partive politike për të përmbushur detyrimin ligjor për përcaktimin e 2 anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokristiane ka pranuar se ditën e hënë do të dorëzojë në parlament emrin e ri të anëtarit të KQZ-së. Kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, ka deklaruar se "nuk ekziston ndonjë konflikt midis PD dhe PDK në lidhje me anëtarin e ri të KQZ-së". Partitë politike ranë dakord në marrëveshjen e 30 gushtit për të bërë ndryshimin kushtetues që çon numrin e anëtarëve të KQZ nga shtatë anëtarë në nëntë, ku dy anëtarët duhet të propozoheshin nga LSI dhe PDK-ja. Dy forcat politike, sipas Kuvendit, duhet të çojnë dy kandidatë alternativë, të cilët duhet të hidhen në votim njëkohësisht.

  5. #195
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Banorë të Njësisë Bashkiake nr. 2 në Tiranë, pritën dje në mënyrë spektakolare kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi. Numri i shumtë i pjesëmarrësve, brohoritjet e pafund në mbështetje të kandidatit të mazhorancës, fishekzjarret dhe flamujt e shumtë të koalicionit të djathtë, e kthyen në një manifestim takimin e Olldashit me banorë të zonës së Saukut.
    Patjetër që do pritej në mënyrë "spektakolare" sepse nuk janë të pakët në numur studentët e Akademisë së Rendit në Sauk që duan apo nuk duan, NXIRREN të "përshëndesin" ish ministrin e tyre, në këto ditë të vështira për të. LOL



    Minibashkia Nr. 2. “Askush nuk e do Olldashin në zonën tonë”


    Qani Hamzaj

    Zgjedhjet lokale të shkurtit në Minibashkinë Nr. 2 në Tiranë vijnë mes premtimeve dhe sloganeve nga dy kampet kryesore politike për zgjidhjen e plotë të problemeve në një zonë me 150 mijë banorë dhe 56 mijë votues të regjistruar.
    Zona elektorale më e madhe në Tiranë, ku kandidon për Partinë Demokratike Bujar Brovina dhe për atë Socialiste Përparim Bodinaku, është ndër zonat më problematike në kryeqytet. Në një vëzhgim në brendësi të zonës hasëm reagime të ndryshme nga banorët përsa i përket besimit te zgjidhja e halleve dhe problemeve të tyre që nuk janë pak. “Është i Partisë Demokratike ky Olldashi, askush nuk e do këtë këtu, por dhe ndonjë zgjidhje nuk presim edhe nga këta të majtët. Ne duam rrugë dhe drita, ndërsa këta dalin gjithë ditën në televizor”, - kështu deklaron një i moshuar, duke grisur disa nga posterat e kandidatit demokrat. Ankimet e qytetarëve për ujë, drita, shkolla, hapësira të gjelbërta e shumë probleme të tjera i gjejmë të shkruara në letër nëpër zyrat elektorale të kandidatëve të dy kampeve kryesore politike në vend. Kandidati socialist për Minibashkinë Nr. 2, Përparim Bodinaku, deklaroi për “Albania”-n: “Gjatë punës sime deri tani në këtë zonë, unë kam realizuar shumë projekte në shërbim të banorëve të kësaj zone.
    Kam realizuar deri tani rreth 20 rrugë të reja, pesë shkolla, nga këta një është e mesme, një kopsht, dy çerdhe dhe një qendër shëndetësore. Gjithashtu, në premtimet e mia elektorale është edhe një shkollë e mesme e shumë rrugë të reja për të ndërtuar”, - tha ai. Zona Nr. 2 në kryeqytet është një nga zonat më të populluara nga të ardhurit. Rreth 4500 banesa janë në pritje për t’u legalizuar. Bodinaku deklaroi: “Në projektet e mia me zgjedhjen si kryetar i minibashkisë janë që të krijoj një zonë të një standardi të lartë jetese, duke punuar në grup me të gjitha zonat e ndara të kësaj minibashkie”.
    “23 zonat e ndara të Minibashkisë Nr. 2 janë në konsulencë të përditshme me mua në lidhje me punët publike apo kërkesat që ata kanë për t’u shërbyer banorëve. Në një të ardhme të shpejtë do të mundësojmë që këtyre zonave t’u japim më shumë kompetenca vendimmarrjeje në kuadër të decentralizimit të pushtetit. Dmth unë do të rris rolin e ndërlidhësve”, - deklaroi ai. Kjo, - tha ai, - nuk do të ngelet në letër por me një fond prej 2.7 miliardë lekësh, që do të investohet në këtë zonë në të ardhmen, do të mund të realizojmë shumë investime në shërbim të çdo shtrese popullsie që i përket kësaj njësie. Ajo që unë kam në plan të realizoj së shpejti në këtë zonë është shtimi i punonjësve socialë për rritjen e shërbimeve për të moshuarit e vetëm në shtëpi. “Do të punësojmë rreth pesë punonjës socialë, të cilët do të shërbejnë me një fond të veçantë në shtëpitë e të moshuarve që nuk mund të kryejnë shërbimet për veten e tyre dhe ne kemi menduar të shkojmë t’u shërbejmë në shtëpi. Në zonën time aktualisht ka rreth 50 familje që kanë nevojë për një shërbim të tillë”.


    1 Shkurt 2007

  6. #196
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Moisiu: “Ndëshkim falsifikatorëve të zgjedhjeve”


    Kreu i shtetit, Alfred Moisiu, ka thirrur në ndihmë të mbarëvajtjes së procesit elektoral organet e ndjekjes penale në të gjithë Republikën. Në një takim të zhvilluar dje me drejtuesit kryesorë të prokurorisë është diskutuar mbi rolin e saj në procesin e ardhshëm zgjedhor, ku në mënyrë të veçantë Moisiu është ndalur në kujdesin që duhet treguar gjatë kësaj periudhe zgjedhore për të zbatuar me korrektësi dhe paanshmëri detyrimet ligjore që prokurorët kanë në ushtrimin e funksioneve të tyre. Në këtë kontekst, presidenti Moisiu kërkoi përgjegjshmëri maksimale të prokurorëve dhe të Policisë Gjyqësore në përmbushjen me shpejtësi dhe korrektësi të detyrave që burojnë nga ligji, vlerësim me objektivitet të rasteve që i paraqiten, ndëshkim të falsifikatorëve si dhe evitimin e deklarimeve, apo qëndrimeve që krijojnë tek qytetarët mendimin se prokurorët ndikohen nga politikat e çastit. Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore për të ardhmen e vendit, Presidenti i Republikës nënvizoi se organi i prokurorisë ka një kontribut të posaçëm për normalitetin e tyre. Në vijim, z.Moisiu vuri në dukje angazhimin dhe punën që duhet bërë në mënyrë që prokuroria për të realizuar sa më mirë detyrimet e tyre në këtë periudhë, po ashtu dhe për t’iu përgjigjur me korrektësi, pa ngurrim dhe me shpejtësi situatës zgjedhore. Në emër të pjesëmarrësve u shpreh prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili, pasi ndau me kreun e shtetit të njëjtin shqetësim, vuri në dukje se prokurorët do të punojnë intensivisht për të qenë në lartësinë e duhur në këtë periudhë zgjedhore, duke ushtruar funksionet e tyre në mënyrë korrekte dhe të ligjshme.

    1 Shkurt 2007

  7. #197
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Prokuroria: “Do të hetojmë Ferdinand Ponin”


    Prokuroria e Përgjithshme ka bërë dje ndërhyrjen e vet në procesin elektoral të 18 shkurtit. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, duket të jetë objekt i hetimit që ka nisur dje si pasojë e transmetimeve televizive që dëshmonin shpërdorimin në gjendjet civile të Tiranës lidhur me lëshimin e certifikatave. Në këtë kuadër, Poni do të përballet me një proces hetimor të nisur kryesisht duke vlerësuar kështu si jo shumë të përshtatshme me ligjin edhe urdhrin e tij të datës 23 janar për liberalizimin e lëshimit të certifikatave. Sipas këtij urdhri, një shtetas që kërkon të pajiset me certifikatë mjafton të depozitojë një fotografi, si dhe certifikatën e vjetër për t’u pajisur me një të re, çka shënon një hap prapa në drejtim të sigurimit që ofronte detyrimi për pasjen e nje dokumenti shtesë iudentifikimi.



    1 Shkurt 2007

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Amerikani i fushatës së Ramës, homoseksual i martuar me një burrë


    http://www.sot.com.al/index.php?opti... emid=1&lang=

    Që kreu i Socialistëve Edi Rama, njihet për shijet e tij shpesh të tepruara kjo është e njohur, por që lidhjet e tij me homoseksualët të ishin tepër të forta, kjo nuk dihej nga të gjithë. Dhe Rama nuk ka ngurruar ta, publikojë sërish shijen e tij ekstravagante dhe tepër të dyshimtë. Kjo pasinë krye të fushatës së tij erdhi një homoseksual amerikan, i cili për më tepër është mjaft i përfolur edhe në Shtetet e Bashkuara. Arthuj J. Finkelstein, është amerikani homoseksual që udhëheq të majtën në luftën e saj për të fituar zgjedhjet.Finkelstein është martuar para rreth dy vjetësh me një burrë, me të cilin ka kurorëzuar në altar historinë e tij 20-vjeçare të dashurisë. Martesa e famshme u bë në Masacusets, shtet i cili lejon martesat me homoseksualëve, dhe krijoji shumë polemika mes qarqeve politike amerikane. Madje edhe ish-presidenti Klinton reagoi ndaj kësaj martese, duke e quajtur të turpshme. Lajmi se Frankelstein është martuar me një burrë është publikuar në një shkrim në New York Times, të cilin gazeta e boton të plotë. Dhe Rama e ka sjellë si njeriun më të mirë të mundshëm për të drejtuar fushatën e tij. Madje Rama e ka prezantuar homoseksualin amerikan si çelësin e fitores së tij dhe të së majtës në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës dhe si kyçin e suksesit në zgjedhjet lokale. Por suksei i vetëm i Finkelëstein është martesa e tij me të dashurin që kishte prej 20-vjetësh. Pasi sipas New York Times, edhe republikanët amerikanë, me të cilët ishte tepër i lidhur nuk e kanë mbajtur më në gjirin e tyre pas martesës homoseksuale më të përfolur në Amerikë. Me sa duket edhe vetë Rama ka zgjedhur imazhin e tij për sa i përket fushatës dhe i bie që ai të jetë një homoseksual, që ka pranuar publikisht te martohet me një burrë dhe të marrë edhe bekimin dhe urimet për një lumturi të përjetshme. Por duket se përveç Ramës, Finkelstein ka dobësi edhe për kreun socialist të Tiranës, Besnik Bare. Sipas deklaratave të Finkelstein, Bare është një politikan me bagazh dhe me shumë kapacitet. Sinjalet e dashurisë politike të Finkelstein dhe Bares janë vërejtur menjëherë pas mbërritjes së tij në Tiranë për të kontaktuar nga afër me krerët socialistë, të cilët ka vendosur t’i trajnojë në mënyrë që të arrijnë rezultate mjaft të larta në zgjedhjet lokale të 18 shkurtit. Rama ka kthyer sërish shijet e tij homoseksuale të cilat i ka manifestuar edhe më parë në festa të çuditshme tek MJAFT apo edhe në shkrime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Pra tashmë kreu i selisë rozë, ka zgjedhur të mbajë për imazhin e tij, ikonën e homoseksualëve politikanë në SHBA, të cilin pikërisht për një fakt të tillë e përjashtuan nga fushata e Republikanëve dhe e hodhën në rrugë. Të cilin edhe demokratët nuk e deshën, pasi Klinton e sulmoi pas akuzave që Finkelstein bëri në adresë të ish-presidentit amerikanë në lidhje me marrëdhëniet e tij me të shoqen Hillary. Tashmë Finkelstein, është në Tiranë për të zhvilluar fushatën e të majtëve në përpjekje për të fituar zgjedhjet. Madje ndoshta e tij është edhe slogani që Rama po përdor: “Edi Rama, fuqia e ndryshimit”. Një ndryshim që nis me homoseksualin e martuar me burrë, Arthur J. Finkelstein.

    Arthur J. Finkelstein, këshilltari pranon martesën e tij homoseksuale
    Nga ADAM NAGOURNEY
    New York Times
    Arthur J. Finkelstein, këshilltar republikan shumë premtues, i cili ka drejtuar disa fushata politike për të zgjedhur konservatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael për më shumë se 25 vitet e fundit, tha që është martuar me partnerin e tij mashkull në një ceremoni në shtëpinë e tij në Massachusetts. Finkelstein, 59 vjeç, i cili ka bërë një praktikë për të sfiduar demokratët duke u përpjekur për t’i akuzuar ata si liberalë, deklaroi në një intervistë të shkurtër që është martuar me partnerin e tij 40-vjeçar për t’u siguruar që çifti do të kishte të njëjtat përfitimet sikurse çiftet e tjera heteroseksuale. "Unë besoj që të drejtat tona për t’u vizitur, përfitimet e kujdesit shëndetësor dhe kontratat e tjera të marrëdhënieve humane, që janë të garantuara, do të jenë të vlefshme për të dy partnerët”, tha ai. Ai bëri një koment të shkurtër për dasmën që u zhvillua në dhjetor. Disa nga bashkëpunëtorët e Finkelsteinit thonë që kishin filluar të mësonin që ky konservator amerikan ishte martuar me një mashkull, veçanërisht në një kohë kur shumë liderë republikanë, përfshi këtu presidentin Bush, kanë bërë fushatë kundër martesës së të njëjtit seks. Finkelstein kishte bërë prej kohësh aleancë me republikanët, të cilët kishin kundërshtuar me krenari masat për të drejtat e homoseksualëve, duke përfshirë senatorin Jesse Helms nga Karolina e Veriut dhe ka qenë objekt sulmi nga aktivistët e të drejtave të homoseksualëve, të cilët e kishin akuzuar atë për hipokrizi. Ai ishte identifikuar si homoseksual në një artikull të një gazete amerikane në vitin 1996. Njëra nga shoqatat Finkelsteinit, duke cituar Finkelstein lidhur me dëshirën që ai kishte shprehur për jetën e tij privat thotë që Finkelstein nuk e ka parë martesën e tij si një deklaratë politike dhe kishte vendosur të bënte një ceremoni civile, më mirë se sa një fetare. Kjo shoqatë pohoi për më shumë se njëzet vjet, Finkelstein e ka identifikuar veten si liberal dhe një oponent të qeverisë së madhe, duke e distancuar veten nga konservatorët socialë të cilët kanë fituar pushtet në parti. Shoqatat e Finkelstein nuk e bënë të ditur emrin e personit me të cilin ai u martua. Ai u martua në shtëpinë e tij me një homoseksual në mënyrë zyrtare, emir dhe zyra e të cilit nuk u bë e ditur. Në ceremoninë ishin të pranishëm të afërm të të dy bashkëshortëve, disa miq dhe një këshilltar. Ishin të pranishëm nëntë nga klientët politikanë shumë të mirënjohur, ndër të cilët George E. Pataki nga Njy Jorku dhe ish senatori Alfonse M. D'Amato i Nju Jorkut. Disa nga shoqatat politikane afatgjata thonë që se ai nuk kishte treguar për dasmën dhe ata kishin mësuar nga një reporter. Dasma u zbulua nga një shoqatë e Finkelsteinit dhe më pas ai e konfirmoi në një intervistë. Finkelstein është kritikuar shpeshherë për të drejtat e grupeve të homoskesualëve për përfaqësimin e politikanëve që kanë qenë të zellshëm për të mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Ai ka ndihmuar në krijimin e një kalibri për një linjë sulmesh kundër demokratëve, përfshi këtu Mario M. Cuomo nga Nju Jorku, duke e përshkruar si liberal. Në Izrael, Finkelstein përdori sulme të njëjtë lundër partisë Laburiste si një këshilltar për kryeministrin Ariel Sharon dhe si këshilltar për fushatat e humbura të Benjamin Netanyahu, ish-kryeministër. Finkelstein e kishte përshkruar rregullisht veten e tij si liberal që përkrah të drejtat e martesa dhe të aborteve të partnerëve me të njëjtin seks duke dalë kundër qeverisë. Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv” pas zgjedhjeve amerikane vitin e kaluar, ai kritikoi partinë republikane se po shtohej me evangjelistët kristianë, të cilët e dëmtojnë rëndë atë. Detajet për marrëdhëniet e Finkelstein u paraqisnin rregullisht për shumë kohë me radhë, ashtu siç bëri në një artikull të revistës së Bostonit, i cili raportoi që Finkelstein jetonte me partnerin e tij dhe dy fëmijët në Ipsuich, Mass. Ende, disa miq konservatorë thonë që martesa e Finkelstein do të turbullonte konservatorët. "Vitet e fundit, Arthur nuk kishte pretenduar të ishte një konservator social," thotë një konservator, i cili citon versionin e Finkelsteinit në reklamë duke refuzuar identitetin.

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 05/02/2007

    Absurdi, “vrasësi” i dashurive shfaqet prapë si mashtrues, si padrino i të dashuruarve



    Çdokush, duke filluar nga kalimtarët e rrugës, apo të tjerët, përmes kamerave televizive, do të kenë krijuar dje, - kur kanë parë kryebashkiakun Edi Rama të celebronte lidhjen e një çifti të rinjsh, - për një moment, iluzionin se kryeqyteti shqiptar nuk ka edhe aq probleme akute sa ç’mund të pretendojnë çdo ditë qytetarët e tij nëpër prononcime sporadike apo vox pop-i ka kaluar në të vërtetë, sa edhe marrja me ceremoni të tilla do të ishte ndoshta gjëja më sublime dhe më me vlerë që Rama do të mund të bënte në mbyllje të një mandati të dytë qeverisës, për t’u harruar për shumë, arsyet e së cilës momentalisht mund të gjenden pa shumë vështirësi në të gjitha zonat e Tiranës. Dje, Bashkia e Tiranës nisi në mjediset e lulishtes “3 vëllezërit Frashëri”, zbatimin e projektit të iniciuar disa ditë më pare, për mbjelljen e pemës së dashurisë të çdo çifti që celebrohet në këtë bashki, me qëllimin e mirë për të shtuar hapësirat e gjelbra. Në këtë kuadër, Rama ka premtuar se edhe problemin e stolave ka ndërmend ta zgjidhë, e të përdorë sërish simbolikën e një njeriu që, sa po largohet nga kjo botë. E megjithatë, përveç një inovacioni që ngjan jo pak pervers në kushtet kur vetë kryebashkiaku pranoi dy ditë më parë se Tirana ka aq shumë probleme akute, sa nuk mund të mendohej më parë për mbrojtjen dhe ruajtjen e parkut tek Kodrat e Liqenit, (që Ramën e ka ndihmuar të ndërtohet vizualisht në sytë e opinionit të gjerë publik, si një njeri që robtohet, pa patur aspak dijeni për prapaskenat e shumta, që fillonin nga episodet e përplasjeve banale me gazetarët, e deri tek skandalet e lejeve të ndërtimit, nuk ofron asnjë garanci për një rendiment që nuk varet domosdoshmërisht nga sasia e operatorëve që e shoqërojnë atë, në çdo event të tillë. Për më tepër, përdorimi i simbolikës së një çifti të ri sot, apo një grupi pensionistësh nesër, ngjan shumë i padrejtë. Disa ditë më parë, Edvini premtoi se do të strehojë për 5 vitet në vijim, 3000 të pastrehë, duke theksuar madje se, në defterët e tij është marrë me këtë, por nuk bëri të ditur se sa çifteve të reja u ka plotësuar kërkesat për strehim në 6 vite, se çfarë lehtësirash u ka krijuar për fillimin e jetës së tyre bashkëshortore, etj. E njëjta gjë, edhe për shtresën e pensionistëve, me nisma të dështuara për kafe dhe urban falas, apo ndërtimin e qendrave sociale. Shpërfaqja e Ramës dje në rolin e njeriut që bashkon dy zemra, tingëllon jo pak paradoksale për “vrasësin pa gjak të dashurisë” së tij me aktoren e njohur Matilda Makoçi. Kësisoj, emocionet që përjetonte dje çifti i ri, teksa mbolli edhe një pemë, nuk mund të kishin asnjë mirëkuptim nga kryebashkiaku.

    Re. Po.

  10. #200
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    Habitem se si paska njerez qe dashkan Sali Berishen.Saliu eshte shkatarrimi Sqiperise. Dhe pak sdo kemi fare drita dhe uj jemi ber me keq se Afganistani dhe vazhdoni dhe e doni. Epo mir tju behet Shqiptar se kaq e kaq ka ber Sala qe sdi as shqip te flasi.
    Por ju pasaniket e doni salen se vetem per ju ben.
    Dhe te tjeret qe e duan.Mir ti behet le te ndezin qirinjt ne vitin 2007.
    Turp kush e degjon.
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

Faqja 20 prej 57 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •