Close
Faqja 17 prej 57 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 565
  1. #161
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Të afërmit: Një mënxyrë, ndaj Akile Ramës


    L.Cela
    31-01-2007



    TIRANË- Tre ditë më parë askush nuk do të kujtohej që një 74-të vjeçar po shtyn ditët e fundit të jetës në një banesë të vjetër tiranase. Akile Rama do t'i gëzohej atyre pak ditëve që i kanë mbetur në heshtje të plotë nëse nuk do të përfshihej në listat e garës më të ethshme elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. E që prej tre ditëve emri i 74-të vjetarit, të cilin as fqinji i tij më i afërt nuk e njihte përflitet në të gjithë zonën e sheshit "Avi Rustimi" në Tiranë. Për Akile Ramën, banor pranë shkollës "Ismail Qemali" të tregojnë menjëherë sapo pyet me saktësi banesën e tij. E ndërsa në zonën gjithkund flitet për kandidatin e dalë nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat,Akile Rama nuk pranon të bëjë asnjë koment për kandidimin e tij për kreun e bashkisë së kryeqytetit. Njerëz të afërt të tij thonë se 74- vjeçari është rëndë nga gjendja shëndetësore, ndërkohë që bashkëshortja e tij nuk pranon të japë asnjë prononcim. I vetmi që flet për të është i afërmi i tij, Alqi Kareco, dirigjenti dhe orkestruesi i njohur i muzikës. " Akilia është tepër rëndë dhe nuk mund të flasë më askënd. Po kështu edhe e shoqja nuk ka asgjë për të thënë pas asaj mënxyre që i kanë bërë. Është në ditët e fundit të jetës dhe ju e kuptoni që asgjë tjetër nuk i intereson jo më të japë deklarata për median"- të thotë në prag të derës dirigjenti i njohur. Nga ajo sa thotë Alqi Kareco duket se kandidimi për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës ka qenë e tëra një sajesë. Prej kohësh 74 vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërkohë që personi i vetëm që kujdeset për të është gruaja e tij me profesion mësuese, por që tashmë të dy pensionistë.

  2. #162
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PS, ndjekje penale per falsifikatorin e firmes te Akile Rames


    a.rama
    31-01-2007



    TIRANË
    - Zbulimi i mashtrimit me dokumentet e regjistrimin të kandidatit Akile Rama për të garuar për postin e kreut të bashkisë së Tiranës, nuk do të mbetet vetëm me vendimin e marrë nga KQZ-ja për çregjistrimin e tij nga kjo garë. Partia Socialiste do të kërkojë ndjekje penale për nismëtarët e këtij veprimi të paligjshëm, ku duken qartë se janë konsumuar elementë të veprës penale. Përfaqësues ligjor i PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Genci Gjonçaj tha dje se kësaj çështjeje do t'i shkohet deri në fund. "Ne do të denoncojmë çdo fakt që zbulojmë dhe që është tentativë për manipulimin e votave. Por i takon KQZ-së si institucion zgjedhor që të ndërmarrë hapat ligjorë, pasi u paraqitën fakte të qartë që vërtetonin falsifikimin e dokumenteve në regjistrimin e kandidatit Akile Rama", - tha Gjonçaj. Ndërkaq në mbledhjen e KQZ-së u hodh poshtë me shumicë votash kërkesa e anëtares Dëshira Subashi, për të bërë ekspertizën e dokumenteve që përmbante dosja me ankesën e ardhur nga PS-ja. Subashi kërkoi që të bëhej në laboratorin kriminalistik, ekspertiza e nënshkrimeve të Akile Ramës në dy dokumente të ndryshme, një në deklaratën ku pranonte kandidimin për kryetar bashkie në Tiranë, dhe firma tjetër në aktin noterial ku ai deklaronte se nuk kishte asnjë dijeni për kandidimin e tij në zgjedhjet e 18 shkurtit. Por edhe mendimi i hedhur gjatë shqyrtimit të çështjes në fjalë nga anëtari tjetër i opozitës në KQZ, Fatmir Kumbaro, i cili theksoi seinstitucioni zgjedhor duhet të inicionte në organet përkatëse vënien para përgjegjësisë për autorët e këtij falsifikimi, nuk u mor në konsideratë. "Është përgjegjësi penale falsifikimi dokumenteve, ne si KQZ na takon të inicojmë ndjekje penale në organet kompetente kundrejt subjektit që ka mashtruar", - tha Kumbaro. Por vendimi i marrë nga KQZ-ja për të rrëzuar kërkesën e PS-së për të shfuqizuar vendimin e datës 25 janar të KZQV-së së bashkisë së Tiranës për regjistrimin e Akile Ramës si kandidat në garën zgjedhore, dhe lënia në fuqi e vendimit tjetër të KZQV-së të datës 27janar, ku ishte miratuar kërkesa e kandidatit në fjalë për t'u çregjistruar, lë pak mundësi për të ndërmarrë një ndjekje penale kundrejt personave që plotësuan dokumentet e kandidimit në emër të 74 vjeçarit Rama.

  3. #163
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Ed Baba me dyzet hajdute

    Shoqata e ndërtuesve akuzon ish-kryebashkiakun e Tiranës për bllokimin e qëllimshëm të lejeve


    Biznesi: Rama, i papërgjegjshëm mban peng ndërtimet


    Vështirësitë e shkaktuara nga Bashkia e Tiranës, me të cilat janë përballur ndërtuesit janë vënë në qendër të diskutimeve, në aktivin vjetor të mbajtur nga Shoqata e Ndërtuesve, ku një nga pengesat kryesore u vlerësua bllokimi i KRRT-së nga kryetari i Bashkisë, Rama. Drejtori Ekzekutiv i kësaj shoqate, Shkëlqim Bumçi, nënvizoi se gjatë vitit 2006 në Tiranë, zhvillimi i sektorit të ndërtimit është frenuar dhe kjo si rezultat, i mbajtjes peng të KRRT-së nga Rama. Sipas Bumçit, gjatë vitit 2006 kanë dështuar në mënyrë të njëpasnjëshme mbledhjet e Këshillit Rregullues të kryeqytetit, dhe kjo është bërë qëllimisht nga Bashkia. "Sektori i ndërtimit, vazhdon të jetë ndër sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare, por ndërtuesit po mbahen peng në aktivitetin e tyre, për shkak të mungesës së lejeve dhe shesheve të ndërtimit që duhet të miratohen nga KRRT e Tiranës. Edhe pse është tentuar të zhvillohen këto mbledhje, ato janë penguar qëllimisht nga Bashkia e Tiranës", u shpreh Bumçi. Sipas tij, një tjetër dështim i shënuar nga Bashkia e Tiranës është mungesa e planit rregullues të kryeqytetit. Bumçi deklaroi se, për të gjitha këto pengesa të krijuara nga Bashkia e Tiranës, biznesi i ndërtimit po paguan fatura në vlera të pallogaritshme. "Mosfunksionimi i KRRT-së, mungesa e përpjekjeve serioze nga Bashkia për hartimin e planit rregullues të Tiranës, është një papërgjegjshmëri kjo e treguar në çdo prag mandati. Në të gjithë këtë kuadër ekonomik të ndërlikuar neve, pa qëllim nga politika, kemi qenë dhe jemi aktorë dhe spektatorë, por në çdo rast ne kemi paguar faturat e shpenzimeve. Ndërtuesit kanë kapacitete të mëdha financiare të bllokuara dhe mungesa e lejeve të ndërtimit po u shkakton dëme të pallogaritshme, nënvizoi Bumçi. Sipas Bumçit, Shoqata e Ndërtuesve gjatë vitit 2006 ka ndihmuar biznesin e ndërtimit për të zgjeruar aktivitetin edhe në ndërtimin e akseve rrugore dhe objekteve ekonomike, duke kërkuar njëkohësisht edhe bashkëpunim më të frytshëm me ministritë e linjës për pjesëmarrjen e më shumë firmave shqiptare në tenderat konçensionare.

    Duke vlerësuar rolin e ndërtuesve në zhvillimin e ekonomisë në vend, Bumçi kërkoi në mënyrë të veçantë nga ndërtuesit respektimin e ligjeve të urbanistikës, rritjen e cilësisë dhe standardeve të punimeve. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, vuri theksin që gjatë vitit 2007, të përshpejtohen proçedurat e legalizimit, të thjeshtohen problemet burokratike me Hipotekën, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet më tej. Në këtë aktiv Kombëtar i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ndërtuesit analizuan aktivitetin e sektorit të ndërtimit për vitin 2006 dhe rritjen e cilesisë së ndërtimeve. Aktualisht sektori i ndërtimit zë mbi 10% të prodhimit të brendshëm kombëtar, ndërkohë që parashikohet një rritje e mëtejshme e fluksit të kapitalit në këtë sektor, një pjesë e madhe e të cilave janë investimet publike në rrugë.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Edi Rama-ky “Babë Myslym”i Tiranës
    Kabil Bushati


    Në kupolën rozë, si në përrallën e Borëbardhës, janë mbledhë të gjithë xhuxhmaxhuxhët. Të gjithë pothuajse janë nga një metër e një qebap të gjatë. Përjashtim bën vetëm Edi Rama, sa një katallá. Më i gjati në kupolë. Dominant mbi të tërë.Të gjithë xhuxhët e tjerë rrijnë zus përpara tij, u bën rreshtore sa herë të dojë se në të kundërt njëri po doli nga rreshti ai e zhdëp në grushta e në shqelma. Të njëjtin fat pësojnë edhe gazetarët dhe spikeret e Top-chanelit nëse ndonjië ditë do të guxonin të mos u bindeshin urdhërave të ditës që nxjerr Edi Rama.
    Kohët e fundit ai po tenton të hyjë edhe në Historinë e PP-së plakë duke u munduar të imitojë deri në plagjiaturë Babë Myslymin. I mungon vetëm “valteri” i madh në brez si i Babës dhe komisari politik i çetës, Vasil Shantoja. Ndërsa për nga “trimëria” ia ka kaluar Babë Lymit, ku Babë Lymi e ku Edi Rama që të merr gjak në vetull e po sjell mbrapsht një vend. Bile, për të krijuar sa më afëri me personazhin në fjalë, Edi ka shkuar e është akomoduar me kuç e maç në Pezë, në shtëpinë e Babës, që të bëhet më trim.
    Mirpo shqiptarët dita ditës po konstatojnë se Edit po i bie kallaji. Ai është frikësuar deri në palcë nga zgjedhjet lokale që i kërcasin në derë. Nuk pranon të hyjë ne votime nga frika se i humb, e nuk do të ketë telebingo që ta shpetojë. Dhe këtë ai e di mirë, si bukën që ha e ujin që pi. Ndaj nxjerr njëmije e një sebepe për të shtyrë në pafundësi datën e zgjedhjeve. Tashti na tund kartën e çertifikatave si Vezën e Kolombit. I ka hyrë frika në zemër e i dridhen leqet e këmbëve nga çertifikatat. E në Shkodër thojnë një fjalë të urtë:”basi-kujtuesi”. Me sa duket socialistët me ne krye Fatos Nanon për 8 vite që ishin në pushtet, zgjedhjet na i paskan “fituar” me çertifikata, e të ia paskan dredhë PD-së vëndçe. Ndaj i dridhen këmbët Edi Ramës për të hyrë në zgjedhje. Por moti i mirë duket në nadje thojnë përsëri shkodranët. Sokol Olldashi nuk ka nevojë të përdorë çertifikata fallso siç paskan përdorë rozalinjtë për vite me radhë. Olldashi, ky ministër i suksesshëm i Partisë Demokratike i ka të fituara zgjedhjet në Tiranë ashtu siç i ka Lorenc Luka në Shkodër. Dhe këtë Edi Rama e di mirë ndaj tenton të zgjasë në pambarim datën e votimeve. Sinjifikativ për këtë është edhe fakti se sa herë PS-ja ka tentuar të grumbullojë njerëz në Tiranë muajt e fundit ka dështuar, nuk i kanë shkuar më shumë se 100 vetë. Gjithsesi Edi duhet të gëzohet se ata 100 vetë që sot i shkojnë në miting, janë “100 petrita”.
    Ndërkohë Edi vijon daljet nëpër ekranet televizive…por pa “valterin” e Babë Myslymit.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama, mashtrim me shifrat e rrugëve


    Zëdhënësja e fushatës zgjedhore në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi dje se, Edi Rama ka risjellë në vëmendje të qytetarëve të Tiranës planin e tij të vitit 2000 dhe premtimet e pambajtura gjatë 6 viteve të drejtimit të bashkisë së kryeqytetit. Ajo evidentoi faktin se, ndonëse Rama e ka projektin e tij për 4 vjet, premtimet i ka vetëm për 2 vjet. "Sot, Edi Rama, ka dalë për të prezantuar projektin për Bashkinë për 4 vitet e ardhshme, por premtimet i bëri vetëm për 2 vjet, dmth deri në 2009. E para, Rama guxon të kërkojë një mandat të tretë, s'ka nga t'ia mbajë në fakt, dhe premton punë deri në 2009 vetëm për gjysëm mandati", u shpreh Bregu, e cila i cilësoi si mashtrime të hapura deklaratat e Ramës për shtrimin e rrugëve në kryeqytet. "Rama thotë se, ka shtruar 1 milion metër katror rrugë për 6 vjet. Në gjithë metrikën botërore, rrugët maten me km, në praktikën "vjedh e punoj" me m2. Për të gjithë ne që dimë të llogarisim edhe në km, i bie që të jenë shtruar 100 km rrugë në 6 vjet. Gjithnjë, duke i besuar kutit të Ramës, ai ka shtruar 18 km rrugë në vit", theksoi më tej zëdhënësja e fushatës në partinë kryesore të vendit, duke shtuar se, Rama nuk shpjegon se ku i ka rrugët që pretendon se i ka shtruar. "Ndërkohë që Rama nuk thotë dot, se, pse kosto e rrugëve në Bashkinë e Tiranës është 40% më e lartë se e çdo bashkie tjetër e majtë e djathtë në Shqipëri. Tirana rritet me 150-200 ha në vit. Rama nuk thotë dot se ç`rrugë të reja ka hapur për të përfshirë në Tiranë dhe këto zona të reja. Pra, nuk ka rrugë të reja që t`i paraprijnë zhvillimit të qytetit, përveç gjatësisë së Lanës e Bulevardit, që ende s`po mbaron", tha Bregu. Ajo fajësoi Ramën për nivelet katastrofike të ajrit në Tiranë, duke shpjeguar se keqmenaxhimi i trafikut dhe hapja e menjëhershme e disa rrugëve, çoi në rëndimin e paparë të trafikut në kryeqytet. "Tirana sot ka rreth 100 mijë automjete dhe asnjë metër katror parkim të shtuar nga bashkia. Të gjitha këto, bashkë me keqmenaxhimin e trafikut e hapjen e menjëhershme të disa rrugëve të çojnë në një problem tjetër madhor që është ndotja e qytetit, të cilën Rama lan duart e ia përcjell përgjegjësinë qeverisë. Sa më i vështirë trafiku, aq më shumë shtohet koha që automjetet kalojnë në një pikë, për pasojë më i lartë shkarkimi i blozës dhe i elementëve të tjerë ndotës në këtë pikë", tha Bregu, duke nënvizuar se tërësia e rrugëve të hapura shoqërohet me pluhur masiv, i cili përhapet në atmosferë, duke sjellë një ndotje katastrofike të ajrit. Rama, tha më tej ajo, nuk mban përgjegjësi për asnjë nga këto arsye, të cilat e kanë rënduar së tepërmi situatën mjedisore të Tiranës, aq sa kanë shtuar 30% sëmundjet me pasoja vdekjeprurëse. Lidhur me gjelbërimin, Bregu saktësoi se, Rama deklaron se ka shtuar 390 m katror sipërfaqet e gjelbërta, por sipas saj është fakt, Tirana ka 4 herë më pak gjelbërim se sa kryeqytetet e tjera të botës, 11 fusha sporti më pak dhe arritja e Ramës në 6 vjet është se preu çedrat në gjysmën e jetës së tyre e mbolli qeparizë. Preu shelgjet lotues e i zëvendësoi me qipariza të tjere. "Se pse e ka këtë lidhje me qeparizat, ai vetë e di", u shpreh Bregu, duke theksuar habinë për lidhjen e çuditshme të Ramës me pemën që është simbol i zizë dhe mbillet nëpër varreza. Ajo gjithashtu i cilësoi demagogji të paskrupullt premtimet e Ramës, se shkollat në 2009 do të jenë me 30 nxënës e të gjitha me ngrohje. Bregu kujtoi se, të njëjtën gjë Rama premtoi edhe para 6 vitesh, por realiteti dëshmon krejtësisht të kundërtën. "Sot, ndër shkollat 9-vjeçare vetëm 11 nga 54 prej tyre kanë sistem ngrohjeje, ndërsa nga shkollat e mesme nga 23 vetëm 4 prej tyre kanë sistem ngrohjeje, ndërsa nxënësit janë 55 në klasa. Nga 15 blloqe banimi në 6 vjet, pretendon 60 në 4 vjet. Një diferencë e thellë matematikore dhe premtim elektoral që as ai vetë nuk e kupton çdo të thotë", tha zëdhënësja e fushatës në Partinë Demokratike, duke theksuar se, meqë Rama shpalli projektin e tij për 4 vjet, të shtrirë në 2 vjet për Tiranën shumëngjyrëshe, d.m.th, që do të vazhdojë të ngjyejë pallatet, le të bëjë një konferencë për shtyp e të na thotë se si e ka ndarë mendjen këtë radhe, pallatet do t'i bëjë nga para apo nga pas.


    Ylber Drazhi

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Rama i servir Tiranës planin e vitit 2000


    Kandidati i koalicionit qeverisës për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, premtoi dje çlirimin e biznesit të vogël të kryeqytetit nga korrupsioni dhe arbitrariteti i taksidarëve të Bashkisë së Ramës. Ai theksoi se, tregtarët e Tiranës nuk do të jenë të detyruar më të paguajnë nga 10 euro taksë për m2, në një kohë kur miqtë e Ramës paguajnë vetëm 1 euro/m në qendër të qytetit. Olldashi premtoi partneritet dhe transparencë të plotë të Bashkisë së Tiranës ndaj biznesit, duke e konsideruar atë si një element të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit. "Ne do t`i krijojmë biznesit të vogël, që është motori i zhvillimit të Tiranës, pasi gati 70% e banorëve të Tiranës punojnë në këtë nivel. Së pari, do ta shpëtojmë këtë biznes nga korrupsioni i Bashkisë që nënpkupton se tregtarët e vegjël të Tiranës nuk do të paguajnë më nga 10 euro për m2 siç paguajnë sot, ndërkohë që miqtë e Edi Ramës paguajnë 1 euro/m në mes të qytetit. Ne do ta shndërrojmë bashkinë jo në një tufë taksidarësh, që sa herë mbeten keq shkojnë e fusin duart tek thesi i biznesit paditur se çfarë marrin dhe pa ditur se sa marrin, por do ta shndërrojnë në një partner të biznesit për të zhvilluar këtë qytet të gjithë bashkë", deklaroi Olldashi, duke premtuar heqjen e barrës së arbitraritetit, duke i dhënë mundësi që të begatohet vetë dhe të begatojë edhe qytetin. Lidhur me paraqitjen e të ashtuquajturit projekt të qytetit nga ana e Ramës, kandidati i shumicës e cilësoi këtë si një fotokopje të planit të vitit 2000 dhe që kishte të bashkangjitur edhe premtimet e pambajtura të Ramës në këto 6 vjet. "E dëgjova sot kryetarin e Komunës së Pezës të paraqiste një, që ai e quajti plan. E dëgjova me kujdes dhe vura re vetëm një gjë, është plani i vitit 2000 me të gjitha premtimet e tij të pambajtura, as nuk do t'i duhet ai plan le ta marrë me vete kur të ikë nga zyra mos të harrojë gjithmonë të marrë dhe breshkat", theksoi Olldashi, gjatë mitingut entuziast me pjesëmarrës të shumtë në zonën e "21 dhjetorit". Duke vijuar më tej me prezantimin e projekteve të tij për biznesin, Olldashi theksoi se, bashkia e ardhshme nuk do t'i shikojë njerëzit e biznesit si persona që mund të vilen për interesat e përditshme të kryetarit të bashkisë, por si partnerë në zhvillimin e qytetit, duke vendosur marrëdhënie solide ku bashkia t`i ofrojë biznesit përkushtim, transparencë dhe duar të pastra dhe të kërkojë prej tij investime dhe pjesëmarrje në rritjen e qytetit. "Ne nuk mund ta lëmë më qytetin të vazhdojë të qeveriset në bazë të humorit të mirë apo të keq të një njeriu të vetëm , ky nuk është qyteti i kryetarit, nuk është qyteti i njëshit, është qyteti i qytetarëve të tij", vijoi më tej kandidati i koalicionit të madh që drejton vendin. Ai premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do ta kthejë Tiranën në një qytet miqësor me të gjithë banorët e tij, pavarësisht nga mosha apo profesioni, duke e shkëputur njëherë e mirë nga krizat e Edi Ramës. "Ne do ta shndërrojmë këtë qytet nga Republika e krizave të Edi Ramës në një kryeqendër të qytetarëve të Tiranës", theksoi Olldashi, duke shpjeguar se Tirana ka një të ardhme të sigurtë, pasi siç u shpreh ai, kryeqyteti ka potenciale ekonomike shumë të mëdha dhe të pashfrytëzuara. Gjithashtu, Olldashi nuk ka anashkaluar abuzimet e vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që sipas tij, kanë përfunduar në xhepat e drejtuesve të bashkisë dhe jo në shërbime për qytetarët. "Nga viti 2000 deri më sot, buxheti i Bashkisë së Tiranës është 7 fishuar, ndërkohë që shërbimet vazhdojnë të mbeten në nivele primitive siç kanë qenë. Një qytet pa shërbime për qytetarët, një qytet që i armiqëson banorët e tij në çdo hap të tyrin", u shpreh ai, duke nënvizuar faktin se zhvillimi i Tiranës vazhdon të mbetet primitiv, pavarësisht se ajo ka sot një qarkullim 40 herë më të lartë se Shkodra, 7 herë më të lartë se Durrësi dhe 9 herë më të lartë se Vlora.

  7. #167
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Shoqata e ndërtuesve akuzon ish-kryebashkiakun e Tiranës për bllokimin e qëllimshëm të lejeve


    Biznesi: Rama, i papërgjegjshëm mban peng ndërtimet


    Vështirësitë e shkaktuara nga Bashkia e Tiranës, me të cilat janë përballur ndërtuesit janë vënë në qendër të diskutimeve, në aktivin vjetor të mbajtur nga Shoqata e Ndërtuesve, ku një nga pengesat kryesore u vlerësua bllokimi i KRRT-së nga kryetari i Bashkisë, Rama. Drejtori Ekzekutiv i kësaj shoqate, Shkëlqim Bumçi, nënvizoi se gjatë vitit 2006 në Tiranë, zhvillimi i sektorit të ndërtimit është frenuar dhe kjo si rezultat, i mbajtjes peng të KRRT-së nga Rama. Sipas Bumçit, gjatë vitit 2006 kanë dështuar në mënyrë të njëpasnjëshme mbledhjet e Këshillit Rregullues të kryeqytetit, dhe kjo është bërë qëllimisht nga Bashkia. "Sektori i ndërtimit, vazhdon të jetë ndër sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare, por ndërtuesit po mbahen peng në aktivitetin e tyre, për shkak të mungesës së lejeve dhe shesheve të ndërtimit që duhet të miratohen nga KRRT e Tiranës. Edhe pse është tentuar të zhvillohen këto mbledhje, ato janë penguar qëllimisht nga Bashkia e Tiranës", u shpreh Bumçi. Sipas tij, një tjetër dështim i shënuar nga Bashkia e Tiranës është mungesa e planit rregullues të kryeqytetit. Bumçi deklaroi se, për të gjitha këto pengesa të krijuara nga Bashkia e Tiranës, biznesi i ndërtimit po paguan fatura në vlera të pallogaritshme. "Mosfunksionimi i KRRT-së, mungesa e përpjekjeve serioze nga Bashkia për hartimin e planit rregullues të Tiranës, është një papërgjegjshmëri kjo e treguar në çdo prag mandati. Në të gjithë këtë kuadër ekonomik të ndërlikuar neve, pa qëllim nga politika, kemi qenë dhe jemi aktorë dhe spektatorë, por në çdo rast ne kemi paguar faturat e shpenzimeve. Ndërtuesit kanë kapacitete të mëdha financiare të bllokuara dhe mungesa e lejeve të ndërtimit po u shkakton dëme të pallogaritshme, nënvizoi Bumçi. Sipas Bumçit, Shoqata e Ndërtuesve gjatë vitit 2006 ka ndihmuar biznesin e ndërtimit për të zgjeruar aktivitetin edhe në ndërtimin e akseve rrugore dhe objekteve ekonomike, duke kërkuar njëkohësisht edhe bashkëpunim më të frytshëm me ministritë e linjës për pjesëmarrjen e më shumë firmave shqiptare në tenderat konçensionare.

    Duke vlerësuar rolin e ndërtuesve në zhvillimin e ekonomisë në vend, Bumçi kërkoi në mënyrë të veçantë nga ndërtuesit respektimin e ligjeve të urbanistikës, rritjen e cilësisë dhe standardeve të punimeve. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, vuri theksin që gjatë vitit 2007, të përshpejtohen proçedurat e legalizimit, të thjeshtohen problemet burokratike me Hipotekën, në mënyrë që ky sektor të zhvillohet më tej. Në këtë aktiv Kombëtar i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, ndërtuesit analizuan aktivitetin e sektorit të ndërtimit për vitin 2006 dhe rritjen e cilesisë së ndërtimeve. Aktualisht sektori i ndërtimit zë mbi 10% të prodhimit të brendshëm kombëtar, ndërkohë që parashikohet një rritje e mëtejshme e fluksit të kapitalit në këtë sektor, një pjesë e madhe e të cilave janë investimet publike në rrugë.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 01/02/2007

    Kontrata e Ramës – leje për vjedhje të reja



    Gjashtë vjet mashtrime as nuk e skuqin e as nuk e zverdhin kampionin e rrenës në Bashkinë e Tiranës. 55 minuta mashtrime të reja me kontratë prej Edvinit, me ftesën për ta lejuar të vjedhë edhe katër vjet të tjera. Sërish propozime për lyerje fasadash, këtë radhë nga prapa, si dhe shtrim rrugësh, të cilat maten në mënyrë qesharake, jo me metra, por me metra katrorë.



    Vetëm pak minuta pas mbarimit të fjalës së Ramës në prezantimin e projektit të tij për Tiranën e katër viteve të ardhshme, fjalë e cila zgjati 55 minuta, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, në këtë reagim thuhet se Rama doli per te prezantuar projektin per Bashkine, per 4 vitet e ardhshme, por premtimet i beri vetem per 2 vjet, domethënë deri ne 2009. “E para, Rama guxon te kerkoje nje mandat te trete, (s’ka nga t’ia mbaje ne fakt) dhe premton pune deri ne 2009, vetem per gjysem mandati. E dyta, Rama thote se ka shtruar 1 milion meter katrorë rrugë, per 6 vjet. Ne gjithe metriken boterore, rruget maten me km, ne praktiken “vjedh e punoj” me m2. Per te gjithe ne qe dime te llogarisim edhe ne km, i bie qe te jene shtruar 100 km rruge ne 6 vjet. Gjithnje, duke i besuar kutit te Rames, ai ka shtruar 18 km rruge ne vit”, thuhet në reagimin e PD-së. Po ashtu, në reagimin në fjalë, thuhet se nderkohe qe Rama nuk shprehet dot pse kostoja e rrugeve ne Bashkine e Tiranes eshte 40% me e larte se e çdo bashkie tjeter te majte a te djathte ne Shqiperi. Sipas Partisë Demokratike, Tirana rritet me 150-200 ha ne vit. Ndërkohë që, nga ana tjetër, kreu aktual i bashkisë së kryeqytetit nuk thote dot se ç’rruge te reja ka hapur ne Tirane dhe ne keto zona te reja. Pra, nuk ka rruge te reja qe t’i paraprijne zhvillimit te qytetit, perveç gjatesise se Lanes e bulevardit, qe ende s’po mbaron. “Tirana sot ka rreth 100 mije automjete dhe asnje meter katror parkim, te shtuar nga bashkia. Te gjitha keto, bashke me keqmenaxhimin e trafikut e hapjen e menjehershme te disa rrugeve, te çojne ne nje problem tjeter madhor, qe eshte ndotja e qytetit, me te cilen Rama lan duart e ia percjell pergjegjesine qeverise. Sa me i veshtire trafiku, aq me shume shtohet koha qe automjetet kalojne ne nje pike, per pasoje, me i larte është shkarkimi i blozes dhe i elementeve te tjere ndotes ne kete pike”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike. Sipas kësaj force politike, teresia e rrugeve te hapura shoqerohet me pluhur masiv i cili perhapet ne atmosfere, duke sjelle nje ndotje katastrofike te ajrit. “Rama nuk mban pergjegjesi per asnje nga keto arsye, te cilat e kane renduar se tepermi situaten mjedisore te Tiranes, aq sa kane shtuar 30% semundjet me pasoja vdekjeprurese. Persa i perket gjelbërimit; thote qe ka shtuar 390 m katror siperfaqet e gjelbra. Dmth, 60 m katror ne vit. Fakti eshte se sot, Tirana ka 4 here me pak gjelberim se sa kryeqytetet e tjera te botes, 11 fusha sporti më pak dhe arritja e Rames ne 6 vjet, eshte se preu cedrat ne gjysmen e jetes se tyre, e mbolli qiparise. Preu shelgjet lotues e i zevendesoi me qiparisë te tjere. Se pse e ka kete lidhje me qiparisët, ai vete e di. “Shkollat, ne 2009-n, do te jene me 30 nxenes e te gjitha me ngrohje”, thote Rama. Kete e premtoi edhe para 6 vitesh. Sot, nder shkollat 9-vjeçare, vetem 11 nga 54 prej tyre kane sistem ngrohjeje, ne shkollat e mesme, nga 23, vetem 4 prej tyre kane sistem ngrohjeje, ndersa nxenesit jane 55 ne klasë. Nga 15 blloqe banimi, ne 6 vjet, pretendon 60 ne 4 vjet, nje diference e thelle matematikore është një premtim elektoral qe as ai vete nuk e kupton ç’do te thote”, shprehet më tej Partia Demokratike, në reagimin e saj. Sipas saj, meqenëse Rama shpalli projektin e tij per 4 vjet, te shtrire ne 2 vjet per Tiranen shumengjyreshe, domethënë që do te vazhdoje te ngjyeje pallatet, le te beje nje konference per shtyp e të thote se si e ka ndare mendjen kete radhe, pallatet do t’i beje nga para, apo nga pas.

    Re. Po.

    55

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Vargjet e këngës nga Ermal Mamaqi:

    Ma kthe qytetin tim...

    Ti me thua eja dalim
    Diēka aty do të gjejmë
    Rrugëve të këtij qyteti
    Kërkojmë stolin nën një pemë

    S'njohim rrugët, s'gjejmë dot pemët
    Hutuar si zogjtë në prill
    Dy të marrë që vrasim kohën
    Rrugëve vetëm për një trill

    Refreni

    Duam stolin dhe dy gërma
    Duam pemën me dy zogj
    Një gërvishtje me dy zemra
    Ky qytet nuk ma jep dot

    Si dallëndyshe je hutuar
    Që strehën tënde më nuk gjen
    Qerpikët nuk kanë të ndaluar
    Mbi sytë e zbrazur si ky liqen

    Mbi sytë e zbrazur si ky liqen….
    Mbi sytë e zbrazur si ky liqen

    Kot më pyet më tej
    Kërkon arsye për gjithēka
    Edhe stoli ynë dhe pema,
    siē do gjë quhen "Para"

    Janë zhdukur s'di se ku
    Pas fasadash portokalli
    Imitojnë vjeshtën e largët
    Fyejnë vjeshtën që më dhe ti

    Qyteti i kthyer në fjetore
    Në asnjë ëndërr s'më del ti
    Këtu të rriturit s'kujtojnë dot
    Fëmijët s'kanë më fëmijëri.

    Ē'të bëjmë për atë stol të vjetër?
    T'ia kthejmë qytetit përsëri
    S'dua fasadat dhe shiritat
    Qyteti im, me duhesh ti!

    Refreni

    Duam stolin dhe dy gërma
    Duam pemën me dy zogj
    Një gërvishtje me dy zemra
    Ky qytet nuk ma jep dot

    Si dallëndyshe je hutuar
    Që strehën tënde më nuk gjen
    Qerpikët nuk kanë të ndaluar
    Mbi sytë e zbrazur si ky liqen

    Gërmat e zhdukura në stol
    Gërvishtur në një natë me hënë
    Më mbajnë të lidhur me qytetin
    Siē lidhen buzët me një këngë

    Eja bashkë të zgjojmë qytetin
    Qe fle poshtë hekurash si në qeli
    Ky qytet s'do të jetë i lirë
    Pa gjetur gërmat unë dhe ti

    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim

    Ma kthe, ma kthe qytetin tim

    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ma kthe, ma kthe qytetin tim
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 01-02-2007 më 19:20

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga PORTI_05
    Vargjet e këngës nga Ermal Mamaqi:

    ...

    Qyteti i kthyer në fjetore
    Në asnjë ëndërr s'më del ti
    Këtu të rriturit s'kujtojnë dot
    Fëmijët s'kanë më fëmijëri.

    ...

    "Një qendër kulturore në Kombinat është shndërruar në bingo, kazino, motel. Aty ku dikur duhej dhe prodhohej kulturë, sot prodhohet vetëm bixhoz. Kjo është oferta që Bashkia i ka dhënë në 6 vite kryeqytetit dhe kjo është situata aktuale që ne e hasim përditë. Kjo është një situatë që ne do ta ndryshojmë", deklaroi Olldashi. Sipas tij, Tirana është një qytet që po tenton drejt 1 milion banorëve, prandaj duhet që çdo zonë të ketë ambiente publike, sportive dhe kulture. Olldashi, gjatë fjalës së tij, bëri një krahasim të Tiranës së sotme me qytetet e tjera evropiane, duke u shprehur se nuk ka asnjë kryeqytet në Evropë ku të mos ketë asnjë ofertë kulturore dhe sportive për banorët e vet. "Paralelisht me shpërndarjen e qytetit në disa qendra, ne do të riaktivizojmë infrastrukturën e kulturës dhe sportit për ofertën publike, që, krahas ofertës private, e cila ka qenë një kompensim për këtë periudhë", tha Olldashi dhe shtoi se kjo mund të bëhet fare kollaj me fare pak kosto. Sipas tij, mjafton vetëm dëshira e mirë për t'i bërë gjërat. "Mjafton vetëm dëshira e mirë për të kuptuar se njerëzit nuk kanë nevojë vetëm për beton. Kanë nevojë edhe për ajër, edhe për një vend ku të vrapojnë, kanë nevojë edhe për një sallë ku të shkojnë dhe të argëtohen. Nuk mund të jetë jeta e një kryeqyteti sikurse është sot, vetëm punë, shtëpi dhe i vetmi argëtim i këtij qyteti sot janë kafetë dhe lojërat e fatit", deklaroi Olldashi. Në vijim, ai u shpreh se nëse themi që Tirana sot është një metropol, duhet që ajo të jetë një qendër e madhe sociale. "Unë jam i bindur që kjo arrihet dhe jam i vendosur që ta bëj. Duhet të ndryshojë perceptimi dhe konceptimi që kemi në mënyrën se si rritet ky qytet. Ky qytet sot është një fjetore e madhe, një konvikt i madh ku njerëzit vetëm flenë", tha Olldashi. Në gjykimin e tij, ajo që ka munguar gjithë kësaj kohe është vëmendja, sepse Bashkia, deri më sot, është fokusuar të gjejë fusha bosh për të ndërtuar pallate.

Faqja 17 prej 57 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •