Close
Faqja 15 prej 57 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 565
  1. #141
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ...

    Po te kesh lexuar shkrimet te bera nga une, nuk kam qene kunder politikaneve te rinj, perkundrazi kam ngritur zerin "Poshte Politika e vjeter" me ne krye Nanon dhe Berishen.

    Por, nese vendosim ne peshore Rama - Olldashi, te gjithe shqiptaret, pervec ndonje "tifozi" partie, ka bindjen dhe beson se Rama e meriton.

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #142
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Por, nese vendosim ne peshore Rama - Olldashi, te gjithe shqiptaret, pervec ndonje "tifozi" partie, ka bindjen dhe beson se Rama e meriton.
    Mos ngatarro zgjedhjet vendore me ato parlamentare.
    Rama - Olldashi eshte çeshtje e qytetareve te Tiranes.
    Por nuk me çudit fakti qe ndonje "tifoz" partie perpiqet ta beje çeshtje te gjithe shqiptareve
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #143
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Nuk dua te bej kunder-replike, pasi me duket sikur po lozim shkollash
    Mese e drejte, por nga shpejtesia, pasi ndonjehere kohen e kam te kufizuar, gjithsesi, e kisha fjalen per ato fshatare apo qytetare tironas

    Thnx per korigjimin.
    tung
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #144
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    Por, nese vendosim ne peshore Rama - Olldashi, te gjithe shqiptaret, pervec ndonje "tifozi" partie, ka bindjen dhe beson se Rama e meriton.
    PERSE????

    Na jep nje arsye pse nuk e meriton Sokoli??????
    Kuptohet, pervec urrejtjes tende per Saliu dhe PD...... !!!!
    Sharja e Tosit eshte bo si mode dhe as kalamajte nuk e hajne me.
    Ne se vertete je kunder politikes se vjeter na thuaj mendimet tuaja per: Gjinushin, Rucin, Mejdanin, Moisiun, Pellumbin, Milon, c'fare mendon ti per keto......????

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2005
    Postime
    24
    Përshëndetje shqiptarëve kudo që ndodhen.
    Për fat të keq tranzicioni në Shqipëri nuk ka për të kaluar ndonjëherë.
    Ju lutem vetëm të lexoni disa shkrime të botuara këtu në Forumin e shqiptarëve, që në pjesën më të madhe jetojnë jashtë kufijeve tokësorë të Shqipërisë.
    Lexoni dhe mendoni se sa janë emancipuar "të mërguarit tanë" në pesë, dhjetë apo 17 vjetë. Kjo është për të ardhur keq. Nuk dua të përmend as emra e as histori. Ka disa që shkruajnë me pasion, por duhet të mendohesh mirë se çfarë duan të thonë. As shqip nuk dinë të shkruajne dhe mundohen të bëjnë edhe politikë. Le të marrin mundimin dhe të shkarkojnë në kompjuterin e tyre "Drejtëshkrimin e gjuhës shqipe" dhe mbase do të jetë më lehtë për të shkruar të paktën një shqipe pa gabime.

  6. #146
    Mirse erdhe vlora59!

    Habere te keqija po na sjell,

    Për fat të keq tranzicioni në Shqipëri nuk ka për të kaluar ndonjëherë.
    Flet per drejtshkrim, por kjo me siper nuk eshte as mendim e as drejtishkrim.

    breshka kerkon llogari me pse te madhe,

    Na jep nje arsye pse nuk e meriton Sokoli??????
    Kuptohet, pervec urrejtjes tende per Saliu dhe PD...... !!!!
    Sharja e Tosit eshte bo si mode dhe as kalamajte nuk e hajne me.
    Ne se vertete je kunder politikes se vjeter na thuaj mendimet tuaja per: Gjinushin, Rucin, Mejdanin, Moisiun, Pellumbin, Milon, c'fare mendon ti per keto......????
    Sokoli, mor xhan, eshte kurbani i radhes i ylberit tend salis; ai eshte mashe ne duart e salis, instrumentalizoi takimin salis - fatos. Kur ti vije fundi i uvertures me tosin, apo kur te vendosi salis nje pakt me ramen, ahere ke per te pare ti se si do te perfundoje sokoldashi ...

    Perse te ha meraku per sharjet qe i behen tosit, apo pse e di mire qe sharjet qe i behen tosit, jane edhe per salis njekohesisht? A ka kalama ne Shqiperi qe nuk e dijne se salis e fatos jane pjelle e se keqes puniste, i sherbejne familjeve mafioze si kapaj, dhe jane shitur koke e kembe tek greku e serbi? Por kalamajte nuk kane se çfare te bejne, se kur u nda, aq na ra ... (e di ti kete, apo jo?)

    Çfare mendimesh do ti nga te tjeret per Gjinushin, Rucin, Mejdanin, Moisiun, Pellumbin, Milon, soj e sorollop? Ktheju akuzave programatike te salis, dhe aty i ke te gjitha, edhe per fatosin.

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Berisha: Meta i dhuroi Ramës prona kur ishte kryeministër

    Autori i Lajmit: Red.
    Një akuzë tjetër ka ardhur nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar dje ish-kryeministrin Ilir Meta se i ka dhuruar prona të qytetarëve të Tiranës Edi Ramës, në kohën kur Meta ishte kryeministër i vendit. “Një javë më parë, mora një letër nga një qytetar i Tiranës, ku më informonte se, aty nga fundviti 2001, Rama Xhunjor, Ilir Meta, paska bërë një vendim qeverie, ku i ka transferuar Edvin Ramës rreth 60 hektarë prona të qytetarëve të Tiranës dhe Edvini këto prona i ka shpërndarë tek njerëzit e tij, tek “gonxhet” e tij, etj. Ju jap fjalën se ai do të jetë një nga vendimet më të shpejta që do të anulohet dhe të gjitha pronat që ju takojnë”,- ka deklaruar Berisha. Më tej Kryeministri është shprehur se qeveria do të mbështesë fuqishëm të gjitha projektet e kandidatit Olldashi për Tiranën, duke shtuar se do të mbështesë fuqishëm urbanizimin më të mirë të këtij qyteti, Unazën e Madhe të saj si arteria kryesore e frymëmarrjes së Tiranës. “Qeveria do të mbështesë modernizimin e shkollave, të kanalizimeve, do të mbështesë përmirësimin e furnizimit me ujë dhe të gjitha kushteve të këtij qyteti. Por unë jam këtu për t u zotuar para jush, se Qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që pronat tuaja t i gëzojnë të zotët e merituar, t i gëzoni ju, t u kthehen ato dhe të kompensohen me vlerën e tregut”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë ka deklaruar dje se do t u japë fund njëherë e mirë problemeve të pronësisë. “Jam këtu tek ju për t u zotuar se do të përdor të gjithë forcën e ekzekutivit për t i dhënë përgjigjen më të shkëlqyer çështjes së pronësisë këtu në minibashkinë tuaj dhe në të gjithë Shqipërinë. Qyetarë të Tiranës, unë të gjithë përkushtimin dhe energjinë e gjej tek fibra juaj qytetare, tek besimi që kam në shpirtin tuaj qytetar. Ata që përpiqen të krijojnë kriza, ata sot dalin si donkishotër, sepse ju jeni antikriza dhe historia ka provuar se fibra qytetare, se përgjegjësia qytetare është më e fortë, më e fuqishme se çdo gjë tjetër”, - tha Berisha. Më tej Kryeministri shprehu besimin e tij për mbështetjen që kryeqyteti do t i japë kandidatit Olldashi. “Ne kemi para jush njerëzit e suksesit. Ju e dini se kemi qëndruar tetë vjet në opozitë, por në një vit e gjysmë kemi paraqitur tek ju njeriun më të sukseshëm të qeverisjes sonë. Ne jemi të bindur se Tirana e meriton plotësisht, jemi të bindur se Tirana do ta votojë tërësisht”, - tha Berisha.

  8. #148
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga PORTI_05
    Berisha: Meta i dhuroi Ramës prona kur ishte kryeministër

    Autori i Lajmit: Red.
    Një akuzë tjetër ka ardhur nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka akuzuar dje ish-kryeministrin Ilir Meta
    ... e kë la pa akuzuar ky derdimen që të paska bërë kaq përshtypje ty kjo akuzë e tij??!!
    Të thuash "akuzon" për Berishnikovin, do të thotë të shprehesh gabim, sepse Berishnikovi, nuk akuzon, por SHPIF.
    Ku i ka "akuzat" që i bëri për 8 vjet Nanos, Gjinushit, Cekës, Ramës, Majkos, Metës, Milos etj etj... ku i ka "faktet" zhurmëmëdha për vrasjen e Azem Hajdarit... po.rdhë me rigon.
    Ja ku ka fuqinë dhe është vetë ligj e vetë Maliq, përse nuk i denoncon në bazë të "fakteve" që ka??!!
    Të shkosh e të dëgjosh po.rdhët e një njeriu të disekuilibruar si ai, ti sjellësh si fakte të vërteta shpifjet e tij, nuk bën gjë tjetër, veçse tregon të njëjtat vese.

  9. #149
    Akuza kur nuk vertetohet, konsiderohet shpifje.

    Salis ben shpifje ne krie te detyres kryeministrore, por atij nuk i mjafton ajo per te plotesuar misionin qe i kane ngarkuar athin - beogradi.

    Ai kerkon plotfuqishmerine ndaj institucioneve, imponim ndaj individeve nepermjet shantazhit shpiferor, blerjes se atyre qe shiten shtrenjte, siç ishte rasti nano.

    Salis eshte duke e pasuruar kuorumin e nje denlinkuenti ordiner me petk qeveritar.

    Salis nuk jeton dot me ligjin, ne daç ne qeverisje, ne daç ne opozite.

    Sa vjen e me shume po behet si puna e atij mbretit lakuriq, qe oborrtaret i lavderonin veshjet jo-ekzistente, kur nje ze feminor nga turma (sigurisht nje xhumakist) therriti: "Shihni lakuriqin!"

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    ... e kë la pa akuzuar ky derdimen që të paska bërë kaq përshtypje ty kjo akuzë e tij??!!
    Të thuash "akuzon" për Berishnikovin, do të thotë të shprehesh gabim, sepse Berishnikovi, nuk akuzon, por SHPIF.
    Ku i ka "akuzat" që i bëri për 8 vjet Nanos, Gjinushit, Cekës, Ramës, Majkos, Metës, Milos etj etj... ku i ka "faktet" zhurmëmëdha për vrasjen e Azem Hajdarit... po.rdhë me rigon.
    Ja ku ka fuqinë dhe është vetë ligj e vetë Maliq, përse nuk i denoncon në bazë të "fakteve" që ka??!!
    Të shkosh e të dëgjosh po.rdhët e një njeriu të disekuilibruar si ai, ti sjellësh si fakte të vërteta shpifjet e tij, nuk bën gjë tjetër, veçse tregon të njëjtat vese.
    eshte e vertete c ka ti thau ,por edhe nje fakt tjeter ,jan po keta qe ti permend me larte avokatet me te devocem te ceshtjes Sallaku......po edhe ketu ne shkrimin poshte berisha ua ka fajin............ ????????????? "asegje nuk harrohet: Majko, “Sulltani” i ministrisë së Mbrojtjes
    Majko vë në siklet juristët
    Ministria e Mbrojtjes ka shumë gjyqe të humbura për shkak të firmës së gabuar të ministrit të saj. Juristët e dikasterit nuk kanë dëshirë të përballen me gjykatën sepse shpesh u ndodh që edhe pse gërmojnë në librin e ligjeve nuk gjejnë asnjë pikë apo gërmë për të mbrojtur firmën e titullantit...“Unë më i dituri i të diturve…/ Kështu them une, e kështu të bëhet”! Me këto fjalë fillojnë e mbarojnë të 38-të fermanët (urdhrat) e Sulltanëve të Turqisë dërguar gjatë sundimit të tyre në Shqipëri. Kjo logjikë funksionionte në Turqinë e asaj kohe që ishte shtet autokratik, ndërsa është absurde që pas më shumë se pesëqind vjetësh, sot tek ne që po përpiqemi të ndërtojmë shtetin ligjor gjen njerëz si Pandeli Majko që mendojnë e veprojnë si Sulltanë. Pse?
    ***
    Burimet njerëzore, këtë pasuri të çmuar (që për tu përgatitur në më të paktën duhen 18 vjet e për të pasur një kualifikim e eksperiencë pune duhen 22 e më shumë vjet), në ministrinë e Mbrojtjes Pandeli Majko e trajton si pronë ekskluzive të tij. Lexoni se çka ndodhur: Sapo Majko erdhi në këtë dikaster dëboi Drejtorin e Edukimit që jo vetëm e kishte të partisë së tij por me punën e vet kishte dhënë jo pak kontribut bashkëkohor. Në vazhdim të mandatit të tij ka ndëruar nënpunësit më të lartë civilë të institucionit, Sekretarët e Përgjithshëm, disa drejtorë të Drejtorisë Juridike kanë “dhënë dorëheqjen”, është larguar Drejtori i Shtypit dhe Informacionit, janë bërë “lëvizje paralele”, dhe asnjë nga drejtorët nuk e ka të sigurtë vendin e tij të punës.
    Ai ka bërë edhe një “shpikje” në fushën e burimeve njerëzore. Ushtarakë e civilë të rendësishëm, të cilët pasi kanë bërë kualifikimet e tyre në Perëndim kthehen në vend për të marrë detyra, nëse Pandeli Majko nuk i do nëpër këmbë i dërgon përsëri për kualifikime të tjera. Duke bërë akrobaci me hapsirën ligjore ndodh jo rrallë që midis tre konkurentëve të zgjedhur nga komisioni “ad hoc” të zgjedhë atë që ka më pak pikë. Lapsit të tij nuk i shpëtojnë as ata që e kanë fituar prej kohësh statusin e nënpunësit civilë sepse edhe ata mund të largohen nga vendi i punës duke kapërcyer shkallët e masave disiplinore që parashikon ligji.
    Ministria e Mbrojtjes ka shumë gjyqe të humbura për shkak të firmës së gabuar të ministrit të saj. Juristët e dikasterit nuk kanë dëshirë të përballen me gjykatën sepse shpesh u ndodh që edhe pse gërmojnë në librin e ligjeve nuk gjejnë asnjë pikë apo gërmë për të mbrojtur firmën e titullarit. Është e saktë kritika që një deputet kur Komisioni i Shërbimit Civil raporton për punën e tij në Kuvend, duke i bërë pyetje Majkos për shkeljen e ligjit “Statusi i nënpunësit civil”. Megjithse në bazë të rregullores dhe asaj që shkruhet në postbllok, ministri duhet të presë në zyrën e tij ushtarakë apo civilë që duan të komunikojnë drejtpërdrejtë me të, Pandeli Majko është i vetmi nga ministrat e pas ‘92-shit që e ka mbyllur këtë kanal komunikimi edhe për ushtarakët e gradave të larta. Rrjedhimisht nga mungesa e ballafaqimit shto edhe dëshirën e tij për të bërë përshtypje në opinion, apo për të fituar kredi politike, nxjerr urdhra të pabazuar në ligj gjë që kompromenton rëndë edhe diplomën e tij si jurist.
    Pretendohet se tani reduktimi i personelit në ushtri, ndryshe nga më parë, bëhet në bazë të ligjit 8670, neni 12, pika c, megjithatë ka ushtarakë që i shpëtojnë lirimit duke lënë te të tjerët një shije të hidhur sepse na dalka që jo të gjithë janë të barabartë para ligjit.
    ***
    Atëherë, nga sa thashë më lart, ku rendita disa shkelje të ligjit vetëm në fushën e burimeve njerëzore, më lind natyrshëm pyetja: Z Ministër, Ju kur morët pjesë në lëvizjen studentore për përmbysjen e komunizmit, luftuat që të ndërtonit një shtet ligjor apo që të bëheshit Sulltan? As posti politik e as përgjegjësia politike nuk justifikon shkeljet ligjore, sepse detyrat e mëdha nuk mund ti mbajë mbi supe një ministri qoftë edhe i ri në moshë, por i gjithë populli e klasa politike. Inkoseguenca përmban edhe urdhëri “Për reduktimin e personelit në ushtri”, 30 dhjetor 2002, ku thuhet se ushtarakët e liruar do të kenë mbështetjen e ministrisë së Mbrojtjes për punësim në firma të ndryshme për integrimin në ekonominë e trgut. Ky është një mashtrim ndërsa ministria e Punës duke zbatuar projektin ILO ka trajnuar shumë punonjës për ekonominë e tregut, ministria e Mbrojtjes nuk bëri asgjë. Falë dëshirës dhe vullnetit pjesa më e madhe e ushtarakëve të liruar janë integruar në ekonominë e tregut. Por për shkak të numrit të madh që arrinte në mijra dhe disa specialiteteve të paintegrueshme, një pjesë e tyre morën rrugën e dhimbshme të emigracionit. Të tjerët së bashku me shumicën e shqiptarëve jetojnë këtu në varfëri.
    Më të diskriminuarit janë të liruarit në vitet 1992-1996. Ndërsa kur ishte në postin e Kryeministrit Pandeli Majko, mbështeti artistët dhe plotësoi kërkesat e tyre absolutisht të drejta, pse tani nuk e shfrytëzon kompetencën që i jep posti i ministrit të Mbrojtjes për të ndërmarë iniciativa ligjore për të korigjuar padrejtësitë e gabimet që janë bërë në të kaluarën me ushtarakët e liruar? Duke vlerësuar me objektivitet të gjitha përparimet në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, ku ushtria jonë jo vetëm ka gjetur rrugën e drejtë të orientimit strategjik për anëtarësimin në NATO, por me repartet speciale të saj po kontribuon në çështjet e sigurisë në botë, nuk duhet të biem në eufori. Ngjarjet që ndodhën në 9 janar ku shumë shqiptarë humbën jetën, ngjarjet që ndodhën në Sarandë ku peshkatarët tanë brenda ujrave teritoriale rrezikojnë jetën, ngarkojnë me përgjegjësi të rëndë drejtuesit e ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket janë bërë hapa të nxituara në reduktimin e mjeteve të marinës tonë luftarake dhe të personelit të saj të cilët patën meritën që ruajtën të paprekur hapësirën detare të vendit tonë. Ja vlen të kujtojmë që shumë prej ushtarakëve të liruar së bashku me djemtë dhe mbështetjen e popullit mbrojtën bazën e Vlorës, duke kryer një akt atdhedashurie jo vetëm ndaj vendit të tyre, por duke i bërë një nder edhe NATO-s e fqinjëve tanë të saj, që po të kishin nën hundën e tyre një bazë ruse do të harxhonin miliona dollarë më tepër. E pra, këta specialistë ushtarakë thonë se ngjarja e 9 janarit mund të shmangej, prandaj z. ministër para se të shkoni ti merrni me arkivol djemtë e vajzat tona, për shkak të drejtimit të keq nga klasa politike ku bëni pjesë edhe ju, shkoni e vëzhgoni stërvitjet SAR (për kërkim e shpëtim në det), të cilat, siç duket janë bërë në nivel shumë të dobët me 1-2 ballë det, kur çdo ushtarak e di që stërvitjet bëhen në variantin më të vështirë e për rastin konkret 5-6 ballë.
    Siç ju kanë raportuar edhe komandantët, niveli kulturor i ushtarakëve të shërbimit të detyrueshëm është ulur shumë. Është fat të kesh 2-3 ushtarë me shkollë të mesme, shumica është me arësim 8-vjeçar e ka edhe nga ata që nuk dinë shkrim e këndim. Arti ushtarak dhe teknika bashkëkohore kërkojnë njerëz me nivel të mire arsimoro-kulturor, prandaj është detyra e drejtuesve të lartë të ministrisë së Mbrojtjes të marrin masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi, se do të duhet jo pak kohë sa ushtria jonë të kthehet në një ushtri rrogëtare.
    Media veçanërisht ajo e shkruar po bëjnë të ditur se Pandeli Majko e ka përdorur në rrugë jo korrekt me ligjin dhe buxhetin e mbrojtjes. E thënë më troç, duart e tij nuk janë të pastra pasi është i informuar nga vartësit e tij për shkeljet ligjore, por nga që mendja e dikton për së mbrapshti e nën refrenin sulltanor “Kështu them unë, kështu të bëhet”, as që e vënë ujët në zjarr. Duke dashur të përfundojë këtë artikull që më doli nga shpirti i pastër gjej rastin t’u drejtoj këtë thirrje shqiptarëve:
    Në situatën para zgjedhore populli ka shansin dhe përgjegjësinë për klasën politike që do të zgjedhë. Me siguri ai do të dijë të ndëshkojë ata që populli u ka dhënë votën për të bërë ligje e në praktikë i kanë shkelur ato duke u sjellë si Sulltanër. Ligji është imperative kategorik të cilit duhet ti bindemi për të ndërtuar një shtet demokratik.
    Albana DRINI
    Ish Punonjëse e ministrisë së Mbrojtjes/ Tiranë

Faqja 15 prej 57 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  4. Votëbesohet në parlament qeveria Berisha
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32
  5. Fushata për kreun e bashkisë së Tiranës
    Nga reporter në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 14:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •